• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2015

“LUMENJTË KTHEHEN NË SHTËPI” …ME POETIN E KOPESHTIT LIRIK TE PORADECIT

April 4, 2015 by dgreca

Poeti kontemporan Dhimitër Pojanaku në bisedë me gazetaren Raimonda Moisiu./
Ai është i njohur si një nga poetët më të mirë në letrat shqipe. Talent i lindur, përkushtimi ndaj artit të të shkruarit, vitaliteti, pasioni, dhe intimiteti që karakterizon vargun e tij, hulumtojnë të gjitha aspektet dhe përvojat jetësore në ecejakjet e vetë “rrudhave” të jetës, universet e saj të humbjes e ngritjes, dashurisë dhe dhimbjes, bukuria shpirtërore e një shpirti të lirë, mes të përditshmes e të bukurës njerëzore. Dhimitër Pojanaku është poeti i shquar i lirikës shqiptare, poeti që ka ngritur parkun kombëtar poetik, poeti që shkruan me aq dhimbje për njerëzit, poeti që dashuron cmëndurisht botën e letërsisë dhe të librave. Dhimitër Pojanaku është Poet! Poet nga kampi poetik i lulishtes pranverore të Poradecit e Kutelit. Eshtë autori i gjashtë vëllimeve poetike, Laureat i shumë Çmimeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Ndërkohë , POJANAKU është fitues i çmimit letrar “Penda e Argjendtë”, akorduar nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve, për librin “Gurët zbardhin natën”, në dhjetor 2003,me motivacionin:“Si një zë poetik i veçantë, tek i cili përjetimet emocionale dhe situatat shpirtërore shprehen përmes metaforash origjinale, mikrofabulash të goditura dhe një gjuhë lakonike dhe sugjestionuese”. Ja si shprehet Patriarku i Poezisë Shqipe, poet i shquar kosovar, Azem Shkreli , në një letër këmbim me poetin contemporan Pojanaku, në vitet 90-ë; “Lirika e poetit Dhimitër Pojanaku, është një lirikë që shkruhet vetë, rrjedh vetë”. Ndërsa shkrimtari Dr.Ardian_Christian Kyçyku, shprehet se pas leximit të lirikës së Pojanakut, na bind se autori dhe uni i tij poetik shndërrohen në Zë. Një zë që nuk mbart fort parasysh gjeografinë, shtypjen e ushtruar nga tekat e historisë, dhe që zgjatet deri në kufijtë e mbramë të shqipes, aty ku rrijnë të ngujuara fjalët e ndaluara dhe hapësirat e këtyre fjalëve.” Ndërsa , poeti, filozofi dhe studiuesi, Bujar Plloshtani, i cili është njëkohësisht edhe kritiku dhe studies i penës poëtike të Pojanakut shprehet se;-Poezia e poetit Pojanaku është një gur i çmuar, i fshehur në brendësinë e tij si të jetë me vakum, duke rrezatuar natën, ndritjen e arsyes së fjalës. Poezi e thellë, bindëse, kurajoze, e ngjashme me vetveten. Poezia e Pojanakut është natyrë e gjallë që mishëron një qiell që shkoqit terrin verbues ndaj çdo trupi të humbur, është një traktat intelekti prej poeti filozof.
Në këtë bashkëbisedim me Poetin e mirënjohur të vargjeve lirike shqiptare, Dhimitër Pojanaku , të cilin unë pata fatin ta zhvilloj në shtëpinë e poetit aty në rrugicën e bukur e karaktristike pogradecare ku ka jetuar dhe hedhur vargjet poetike, Lasgushi i Madh. Pojanaku ndan me lexuesit e dashamirësit e poezisë së tij, sfidat estetike dhe personale që përballet një krijues letrar. Çfarë është talenti dhe pasioni që të jesh poet. A është poeti në thelb i ndryshëm nga njerëzit e tjerë dhe a ka një vend për poetët në botën moderne, pa kompromentuar integritetin e tyre poetik, muzën dhe shpirtin e lirë? Me modesti, dhe përgjigje të admirueshme, Poet i njohur i lirikës shqiptare, pasardhësi i denjë i Lasgushit e Kutelit, -Dhimitër Pojanaku na rrëfen udhëtimin e universit të shpirtit poetik.
Bisedoi: Raimonda MOISIU
-Përse “Lumenjtë kthehen në shtëpi”? Ky është titulli i vëllimit poetik që doli në Panairin e Librit 2014,-ë. Si lindi ideja e këtij titulli?
Pranë shtëpisë sime rrjedh një lumë.Edhe kur jam i mërzitur edhe kur jam i gëzuar, ai rrjedh, nuk ndalon asnjë sekondë. Nuk ka kohë as të krijojë as të ruajë kujtime. Më vjen keq….Dua të pushojë ca çaste…Është për të ky titull.
-Duke lexuar CV-në tuaj jashtëzakonisht mbresëlënëse, vërej se jeni i vlerësuar me cmime kombëtare e ndërkombëtare, në Shqipëri, Itali, Francë, Maqedoni, Rumani, Greqi . Gjithashtui jeni vleresuar edhe brenda vendit, me “Pendën e Argjendtë për vëllimin poetik “Gurët zbardhin natën”. Si ndjeheni për këto vlerësime?
Kam frikë mos bie në përsëritje të ndonjë interviste të mëparshme dhe kjo nuk dua të më ndodhë sidomos me ju, një poete me shpirt të madh edhe pse sot jeni me statusin e gazetares. Më pyetet si ndjeheni nga vlerësimet? E kush nuk do ndjehej mirë kur të prekin telat e zemrës? Rrallë të jepet ajo që meriton,sidomos në art. Unë i doja këto vlerësime, ose më saktë i donte poezia ime, që është pjesë e shpirtit tim, në mos vetë shpirti im! Në mos vetë, jeta ime!
– Ju vetë vini nga ndonjë familje shkrimtari dhe artisti? A ka qenë letërsia një interes shumë i hershëm i juaji apo diçka që lindi si pasion e dëshirë më vonë?
Artistë në shpirt, po!Gjyshja nga nëna, i përkiste familjes se Kyçykëve. Ajo,që në fëmijëri më lexontë përralla, një libër fort i trashë. Prej andej,besoj e kanë marrë edhe artin e letrave, kushërinjtë e mij të parë Kopi Kyçyku,emër mjaft i njohur në letrat shqipe, dhe Adrian Kyçyku, i cili në moshë aq të re, ka zënë vend kyç në letërsine e sotme bashkëkohore. Por edhe gjyshja nga babai, Athinaja, nuk mbetet pas në trashëgiminë time letrare. Ishte tepër ironike,e përdorte me lezet e terezi ironinë. Fillimet e para poetike i kam nga fundi i fillores.Mbaj mend se në kampin e pionierve, në Durrës, pata zënë vendin e parë në një konkurs poetik. Kjo “fitore”, do ishte si një qelizë për ambiciet e mia poetike të mëvonshme.
– A ju kujtohet kur ju së pari këni shkruar një poezi, tregim apo ndonjë gjini tjetër dhe i keni thënë vetes: Ja dola! Kam krijuar dicka që është me të vërtetë krijimi im. Kur ka ndodhur kjo, herët apo më vonë?
Fillimet e para poetike i kam nga fundi i fillores. Pyetja juaj është tepër interesante. Jo gjithmonë, jo në mbarim të çdo poezie thuhet; “Ja dola”. Pa thënë këtë, poezia ime nuk mbaron, ose nuk quhet e mbaruar. E punoj, ditë e natë, më rri si peng, dhe kur muza tekanjoze vjen përsëri dhe unë gjej pa kuptuar atë që më mungonte, atëhere po them:- ja kam arritur, atëhere i dua edhe miqtë edhe armiqtë.
– Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?
Oh, kjo është një pyetje tepër e veshtirë.Nuk e di, nuk e di. Nuk e di kë të rendis apo nëse ka ndonjë renditje. Muzën ma ka falur Zoti, pastaj gjithkush që të rrethon, ai i vë gishtin dhe e lejon të bëhët “pre” e magjisë, pjesë e krijimit tënd! Pra, me pak fjalë, gjithkush rreth meje, pa e ditur, ka një vend në poezinë time, sepse poezia është jetë, ajo duhet të marrë frymë,dhe vetëm brenda katër mureve, fytyra e saj do ishte gjithnjë e verdhë. Dikush me të drejtë do thoshte, po ti Dimitër i këndon qa bukur vetmisë, trishtimit, si kështu? Po, më pëlqen vetmia dhe trishtimi.Por që ato të bëhen muzikë në poezi, duhët dalë jashtë, merr tharmin e jetës, dhe hyrë brenda,nëse do! Atëhere po,vetmia bëhet muzikë në poezi!
– Disa vëlllime me poezi. Po citoj disa tituj; “Shiu lexon trishtimin tim”,1991, “Mëngjes dhe pak natë”,1993, “Xhindet kërcejnë polka”,1999 , “Gurët zbardhin natën”,2002, “Shtëpia ime rrotullon qiellin”, 2000 Rumani , “Pylli lëviz në muzg”, botim në Athinë në gjuhën Greke 2012,”Lumenjtë kthehen në shtëpi”,2014-ë. Si keni mundur Ju të arrini deri aty?
Mendoni vërtet se kam shkuar larg? Nuk është tepër larg, por as edhe afër. Si kam shkuar? Si një fëmijë që sapo fillon të ecë.Kam rënë,jam ngritur, kam qarë, jam gëzuar. Në poezi,një ecje e tillë nuk mbaron asnjeherë! Muza të hedh nga lëndina në thellësi,të jep një valë a dallgë, jo krejt detin, të jep pakëz nga fundi i malit, jo majën! Atje,duhet të shkosh vetë! A nuk është kjo një rrugë e gjatë, pambarim?A nuk është kjo jeta e një poeti?
-Kur i botuat poezitë e para? Po librin e parë?
-Poezitë e para i kam botuar te gazeta “Zëri i Rinisë”, kur isha në gjimnaz, nën kujdesin plot dashuri poetik të mësueses së letërsise, Ana Jovanit. Për vite rresht, kjo gazetë do bëhej pasqyra e poezisë sime, ku Dilaver Baxhaku dhe Skënder Duka, do të vinin në Pogradec, edhe në çastet e mia të dyshimeve poetike, duke m’i marrë me aq mjeshtëri krijimet e duke më dhënë zemër, që pak redaktore e bëjnë. Librin e parë e kam botuar tek shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Ka qënë “Shiu lexon trishtimim tim”,viti 1991-ë. Para botimit kaloi në dhjetra kalvare, dhjetra konsulentë e redaktorë. Ndihmë të paçmuar në botimin e tij ka dhënë aktorja e madhe, Justina Aliaj. Më pas, redaktori Ilir Yzeiri, me fjalët e tij të mençura, i dha një rrugë krejt tjetër poezise sime, rrugën e lirikës moderne.

-Kujt ja keni rrëfyer poezitë e para?
Në shkollën tetëvjeçare mbaheshin konkurse poetike mes klasave.Atje ka qënë rrëfimi i parë. Dëgjuesit e parë kanë qënë shokët e mi të fëmijërisë Josif Laçka dhe Andon Çobani. Më pas, redaktorë të pashpallur kam pasur Antoneta Vreton dhe Bardhi Hykën.Vazhdoj ende të kem Kastriot Ramollarin,të cilit nuk rri dot pa i treguar krijimet e mia. Fjala e tij ka peshë tek unë, është erudit, ka një bibliotekë të pasur, dhe gjithnjë më dërgon sete librash që unë duhet të lexoj. Dhe gjithnjë qëllon në shënjë, ato libra më hapin dritare të reja krijimi. Kam pasur redaktore të pashpallur,”të rreptë”, mësuesen Meri Lalaj. Për shumë kohë shtëpiza e saj ishte streha e rrëfimit tim poetik. Ka qënë e prerë, nuk dinte lajka, se nuk ka sipas saj dhe me të drejtë, poetë të vjetër apo të rinj. Misioni i poezisë nuk ka moshë. Në e bën dot, ec, nëse jo, mos krijo rafte pluhuri! ”Verdiktet” e saj mbi poezinë time, kanë rritur kërkesat e mia për një poezi, që duhet të mbetet, jo të rrëshqasë si gjethet e vjeshtës.Nuk mund të rri pa përmenduar miken time sa të vjetër aq të re të poezisë sime Mariana Shkurtin! Ajo gjithnjë i jep një ritëm të çuditshëm poezisë sime! Sa e do aq e reciton, kaluar aktorëve më me emër!!
– Ku qëndron forca e inteligjencës tuaj për të ecur drejt së ardhmes -është ambicje , sfidë apo të dyja bashkë?
Kam thënë diku dhe ndoshta është e udhës ta përsëris “Poeti pa ambiciee është si princ pa kurorë”. Ambiciet për të sjellë një poezi që u mbetet kohrave, një poezi që përcjell mesazhe për të gjithë, një ambicie e tillë ka sfidën për mikeshë! Bukur pyete apo më saktë pohouat, ambicia e vërtetë rri tok me sfidën!
– Cili është elementi më i rëndësishëm dhe interesant, për të shkruar një libër të sukseshëm me poezi? Cmund të na thoni për këtë eksperiencë interesante e profesionale?
Sikur të kishte një sekret dhe një fornulë e cila mund të çonte dikë edhe tek çmimi Nobël, do e jepja. Por këtu kush mund të gjejë sekretin? Ai mund të fshihet pas një ylli që sapo ngrihet apo sapo bie,pas një fije bari të pikuar me vesë, pasi një syri vëngërosh në rrugë,pas një dashurie apo dhimbje të madhe,e kush e di…
-A shkruani edhe prozë? Në rast se po, – si ju lindi ideja të bëni novelë dhe roman?

Në prozë ende jo! Kam një kumt të quajtur tani për tani” Avokati dhe Unë”!Mendoj të jetë tepër interesante si për avokatët, klientet e tyre, e pse jo edhe për drejtësine në përgjithësi. Po më thoni t`u lexoj diçka? Tani, në sekondë! Mos po rrëmbehem? Nuk e di, nuk më kish ndodhur të më pikasnin kaq përnjëherë padurimin kur dua të them diçka të re nga krijmtaria ime! Me kohë po filloja të kuptoja se avokati ruante një gong për çështjen, një gong fitoreje. Për të ruajtur atë gong ai nuk pyeste për ankthin tim, edhe pse e dinte se ky ishte një çmim tepër i shtrenjtë. Herë-herë i shpëtonte ndonjë premtim, sidomos për të qetësuar zemërimin tim, por ditën tjetër, premtimi nuk përmendej më, tretej në boshllëk, kthehej në fjalë për miqësinë, motin, jurispendncën europiane në përgjithësi. Ai donte një fitore të pastër, sa e pavëreteta të shurdhohej, të digjte gjuhën e vet me mashë të prushtë, që në atë rast do ish fjala e tij, mbrojtja e tij.Po a kish zgjedhur armët e duhura për betejën?!
– Sa kohë ju merr shkrimi i një libri, qoftë me poezi apo prozë, dhe si e siguroni Shtëpinë Botuese?
Koha e një libri nuk ndalon kurrë, si lumi që rrjedh pranë shtëpise sime! Edhe kur e boton, mund t`i rikthehesh sa herë të duash, aq herë mund edhe të ndryshosh, të krijosh “Variante”, pa e cënuar poezinë e mëparshme. Libri “Lumenjtë kthehen në shtëpi, më morri gati 12 vjet. Nuk doja të përsërisja qoftë edhe një “folje”! Po nuk të pëlqeu lexuesi botimi është si një fitore në një luftë pa kundërshtar! Tani, nuk më duhet më të kërkoj shtëpi botuese. Jo, të mos mendoni se po cfaq shënja deliri. Jo, aspak! Fjala është se tani do kem shtëpinë time botuese. E kam ende projekt! Emri do të jetë “Zgalemi”,është zog i liqenit tim! Zog që qëndron mbi çdo stuhi me kokën drejt qiellit! Nuk po flas më tepër se mos më kërkoni ndonjë taksë publiçiteti.(Të qeshura)
– Si ka mundësi që Ju shkruani kaq shumë, mbani mend vargje e poezi pambarim dhe nuk konfuzoheni aspak ?
Ka kohë, aq kohë sa nuk e mbaj mend. Vargu është bërë njësh me rrahjet e zemrës sime. U ka ndodhur të dëgjoni rrahjet e zemrës aq fort sa duket se po i dëgjon edhe dikush pranë jush? Unë ashtu dëgjoj vargun tim, ndaj nuk ka se si të mos di përmendësh gjithçka shkruaj, është njësoj sikur të harroj se zemra rreh që të jetojë!
-Pse shkruan Dhimitër Pojanaku?

Për macet e zeza që nuk sjellin ters, por tersin e sjell pabesia e fshehur pas tyre, për dashurinë që lind si rrufe derisa shuhet si urrat e zjarrit në netët e vona të dimrit, për fatin e një guri të çmuar hedhur në pellg nga një dorë e nëmur, për gëzimin që vdes po jetoi gjatë pa një dhimbje, për lopët që kthehen në muzg nga kullota, e tek hidhen nga njëra anë e fushës tek tjëtra/bëjnë paradë mode para shoferëve”. Për gjithçka që quhet jetë merr apo nuk merr frymë!
-Ka kritikë në Shqipëri?
Nëse flisni për atë kritikë, ku poezia të merret si lëndë e parë dhe të ndërtohet tablloja, pra poezia të jetë ngjyrat mbi kavalet dhe kritiku t`i kombinojë me talent, fantazi për të përcjellë mesazhe me tablonë e tij, ka fare pak kritikë. Nëse me kritikë do kuptojmë, të citosh vargje pas vargjesh, t`i komentosh ato vetëm me fabulën e figurat e poetit, pa vendosur asnjë armë nga arsenali tuaj, këtu ka kritikë me bollëk.
Mund të veçoja këtu professor Shaban Sinani, parathënësit e vëllimeve të mia poetike, “Shtëpia ime rrotullon qiellin”(Botuar në Bukuresht,Rumani) dhe “Gurët zbardhin natën”, ribotim nga Shtëpia Botuese “Pushkin”,Tetovë, Maqedoni, përkatësisht prof.doctor Adrian Cristian Kyçyku dhe Bujar Plloshtani. Këto parathënie i lexoj shpesh, sepse më lejojnë të shoh horizonte tq treja poetike, të prek gati-gati, të paprekshmen ,të arrij të paarrirën .
-Në librin tuaj më të fundit “Lumenjtë kthehen në shtëpi”, po lexoj dedikimin tuaj në hyrje: “ Për më të dashurit e mij, Adel, Eris, Pjer”. Madje secilit prej tyre ka në libër një poezi të vetën. Këto janë dashuritë tuaja më të mëdha?
E kush mund të jetë tjetër? Adelina, bashkëshortja ime, që ka kohë që në poezi njihet me emrin “Adel”, mbetet një muzë e rrallë për mua! Ajo nuk fal vetëm dashuri, ajo di të ngrihet lart si ai zgalemi që u fola kur fryjnë stuhitë, ka fuqi të dalëe mbi dhimbjen, të mjekojë palgë në mënyrën e vet shëronjëse. Fëmijët e mij, tashmë të rritur, kanë qenë dhe mbeten një dashuri e madhe, një dashuri që kurrë nuk peshohet, kurrë nuk matet. Ata janë rritur dhe në duart e mia mbetën si sfera të kristalta, që nuk dua të pësojnë asnjë gërvishtje! Por jeta kalon dhe unë ende nuk e kuptoj se janë tashmë ata, që me ruajnë mua kaluar sferës së kristaltë!
– Si jeni ndjerë përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit?
Ju ende pambaruar pyetjen me krijuat një tabllo të frikshme të të gjitha këtyre bëmave të përziera së bashku. Mund ta përshkruaj me një poezi nga libri i fundit, ç`më ndodh kur mu sulën të gjitha këto? Mundem?
-Po Patjetër!
Ju falenderoj për Po-në. Ja vargjet: “Këtu,era lind e fryn brendazi trupit/Nga rrahja e mendimeve/Me gogolin e dyshimeve/Shtjellat/Lindin erë/Era rreh brinjët/I drithëron si fletë/Pendë/Pështjellon/Turfullon/Shkulmon/ S`ka nga shkon/Fugë/Vërtitet nëpër trup”.
-Autorët tuaj më të preferuar…
Filozofët e çdo kohe!
Ju faleminderit
Bisedoi:Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: “LUMENJTË KTHEHEN NË SHTËPI” …, E KOPESHTIT LIRIK, ME POETIN, Raimonda Moisiu, TE PORADECIT

Actor and Martial Artist Klement Tinaj Cast in “Fast & Furious 7”

April 3, 2015 by dgreca

By Ermira Babamusta/
Klement Tinaj is an actor, director, producer and martial artist. His latest major films include “Fast & Furious 7”, “The Second Coming of Christ” and 4Got10. Tinaj initially worked in various roles in theatre impressing the audience with his remarkable characterization of the characters and his profoundly moving performance. While pursuing his acting career he trained in Tae Kwon Do and teaches students at different levels. His love for martial arts led him to create two action films, “The Attacker” and “Bad Fate”, which he wrote, directed, produced and starred in. Tinaj directed, produced, and fight choreographed the play “Some Kind of Love Story” written by Arthur Miller, which opened in the Dix Hills Performing Arts Center and at Producers Club Theatres in NY.
In 2014 Klement Tinaj finished filming “Fast & Furious 7”. Furious 7 is an American action film directed by James Wan and produced by Michael Fottrell, Vin Diesel, and Neal H. Moritz. Klement Tinaj is credited for Furious 7 as the “Race Wars Racer”. Tinaj had a chance to meet, greet, and work with Vin Diesel, Michelle Rodriguez and Iggy Azalea. Tinaj said, “sharing the big screen with some of the biggest action stars such as Jason Statham, Dwayne Johnson and Tony Jaa was a dream come true”. Furious 7 is now in theaters everywhere.
Klement Tinaj admits the film premier was both beautiful and emotional as he and the cast miss Paul Walker and are reminded what an amazing person and actor he was.
“The premiere for Furious 7 was on April 1st in the Chinese Theater in Hollywood Blvd. I attended the premiere with my best friend and my co-worked Roman Xing. I cried twice when I saw the film. Growing up watching Pawl Walker in all Fast & Furious films and knowing that this is going to be the last Furious for Paul was really sad. I feel very blessed to have been part of the Furious 7 family,” said Klement Tinaj, cast member of Fast and Furious 7.
“The scenes that I am in where shot in a racing track in California. It was the desert and it was super hot. What I like about the cast and crew is that no one ever complained because everyone had one goal about this film – to make Paul Walker proud!” added Tinaj.
Klement Tinaj is also excited about the upcoming film “The Second Coming of Christ”, where he plays the role of the “Captain”. It is a brilliant feature film coming out late this year, directed by Daniel Anghelcev, featuring Tom Sizemore, Jason London, Al Sapienza, Natalie Burn and Quinto Aaron. Tinaj said, “what made this film fun and more special is that I got to work with both of my friends Roman Xing and Leandro Simozza”.
Klement Tinaj just finished filming “4Got10” directed by Timothy Woodward Jr, featuring Hollywood action stars Dolph Lundren and Danny Trejo. Tinaj plays the role of the “Detective”. On February 23, 2015 Status Media & Entertainment announced that Dolph Lundgren, Vivica Fox and Danny Trejo joined Michael Paré and Johnny Messner in their latest action/thriller “4GOT10”.
“Director Timothy Woodward Jr.’s vision created a modern, semi-western style which he’s described as “Django Unchained” meets “Memento”. In addition to his talent, Timothy is known for giving his actors the freedom to improvise, and encourages their creative input to help the scenes flow organically.” (www.statusmedia-ent.com). This feature film is expected to be released in 2015.
The multi-talented Klement Tinaj has also been busy writing, acting and producing his own films aside from playing supporting roles in major films. Klement Tinaj acted, produced and co-wrote “Helping Hand” with George McGrath who was nominated for an Emmy Award “Pee-wee’s Playhouse in 1986”.
Tinaj wrote, acted and produced both “Helping Hand” and “Last Chance”. Both films will premiere in New York City on April 12, 2015 at 6:00 pm in Producer Club Theater (www.klementtinaj.com).
“Since I received my MFA I haven’t been back to New York so I am super excited for the April 12 screening. Not just because of my film premieres but also to see my family and friends. I want to extend my thanks and appreciation to my agent Chris and my management for all their hard work and support,” stated Klement Tinaj.
Tinaj received his B.F.A in Theatre Arts in December 2012 and his MFA in Acting for Film in January 2015. Tinaj dreams of making it big as an action hero. As an actor he has the elements that make an action star. He is also great with martial arts choreography and it is natural for him to write, act and direct.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Actor and Martial artsit, Ermira Babamusta, Klemnt Tinaj

Mjegulla e dendur fsheh dritën-Zgjohu shqiptar!

April 3, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti*/
Zgjohu shqiptar! Ti nuk mund të ndryshosh të kaluarën. Mëso të lidhesh me historinë tënde, si dhe formësimin e të tashmes dhe të ardhmes në mënyrë që jeta jote të jetë më në përputhje me jetën që ti me të vërtetë duash ta jetosh.
***
Liria e pakontrolluar dhe e pakufi shndërrohet në anarki. Edhe më keq në një shoqëri ku nuk sundon ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.
Mediumet shqipfolëse janë të mbushura me historia amorale seksiste dhe kriminale, praktikohet mënyrë jo-kritike ndaj fenomeneve negative të importuara nga jashtë që janë duke kontribuar në një prirje në rritje të gjuhës eksplicite, seksit dhe dhunës në film, TV, kulturës popullore. Këto pseudo-mediume (të financuara nga armiqtë tanë) përveç që botojnë lajme të rrejshme (kinse shtetet perëndimore kërkojnë punëtorë nga trojet shqiptare, dhe mashtrojnë nevojtarët ta braktisin vendin) etj, janë edhe në shërbim të degjenerimit të qytetarëve. Propagandojnë “vlerat” e njerëzve të prishur, të fëlliqtë, të korruptuar, pedofilë, krijesa të shëmtuara pa asnjë normë morali, ngatërrestarë, mafioz e kriminel me veprime të shkathëta por dredharak e tinëzarë që me dinakërinë e tyre i nxjerrin kokëçarje Kombit dhe Atdheut.
Është tragjikomike kur një kanal TV, që pretendon të jetë serioz e kombëtar, nuk merret me gazetarinë kritike dhe hulumtuese, por është duke shpenzuar lek në programet televizive banale: “Big Brother”, “Kallashi”dhe pisllëqe tjera të këtij soji. Marrëzi totale, degjeneruese për rininë etj që i shikojnë këto plehra, dashurohen në to, i bëjnë model jetese. Situata e ngjashme edhe me mediumet tjera, portalet elektronike ose botimi i shtypur. Absurditet zhurmëmadh.
**
Duket se ekstremistët e të gjitha llojeve ndajnë një ndjenjë të humbjes dhe pafuqisë
Fjala është për ndikimin e amoralit në rekrutimin e ekstremistëve, terroristëve.
Duhet biseduar për terroristët e tanishëm, terroristët e ardhshëm, dhe ideologjive që i bën ata së bashku dhe shkakton agresionin e tyre.
Terroristët, pavarësisht nga ndryshimet në kombësi, gjuhë, religjion, ideologji, racë, profesion, kontinent, shtetësi, kanë shumë të përbashkëta dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë veten – dhe të tjerët. Ata ndajnë një ndjenjë të pafuqisë dhe humbjes, që shoqëria thjesht nuk do t’u japë atyre (dhe njerëzve të tyre) pozitën që ata besojnë se me të drejtë e meritojnë. Megjithatë, duket më shumë personale kur dikush planifikon të shkatërrojë veten dhe të tjerët.
***
Shoqëria moderne perëndimore ka edhe shumë dobësi, shpërblen aftësinë fizike, karizmin, pasurinë, bukurinë dhe shkëlqimin seksual. Shumë prej atyre të cilët mendojnë se nuk mund të konkurrojnë në këto arena, marrin një alternativë tërheqëse në ideologjinë dhe në fenë e politizuar, që përmbajnë veti të tjera. Atje mund të jetë një mbrojtës i palëkundur dhe pa kompromis i një çështjeje, rastit apo mbrojtësit të besimit që jep statusin dhe sigurinë. Ata që bëhen zëdhënës për një grup me qëndrimet që shumica i perceptojnë si ekstreme, mund të gëzojnë një vëmendje të re. Papritmas, ata përjetojnë të ulen në tribuna. Ata demonstrojnë dhe marrin mikrofona të drejtuara në drejtim të tyre nga reporterët serioz. Ata janë parë. E ndejnë veten krenar, të rëndësishëm.
Ata që shohin të tjerët të përfshirë dhe të vlerësuar, por jo veten, tentojnë për të fajësuar një shoqëri të degjeneruar që vlerëson karakteristika të rreme. Këtë e bëjnë zakonisht përmes një grupi ideologjik të themeluar si shpjegim. Dhe, kjo është depresion.
Dhe, pastaj është seksi. Çlirimi seksual nuk ka qenë i çliruar për të gjithë. Shumë shpërthime të dhunshme kriminele rrjedhin nga burrat që kanë humbur një marrëdhënie dashurie, apo duke luftuar për të gjetur. Mediat janë të mbushura plotë me protagonistë në gjendjen e sëmurë, vrasës, mashtrues, maniak dhe pervers të cilët janë në kundërshtim me rrethinat dhe reagojnë duke ngritur veten si një mostër për mënyrën se si njerëzit duhet të jenë. Ata përfundojnë në izolim, në një errësirë, prej së cilës jo gjithmonë nxirren jashtë.
***
Forcat kryesore në luftën kundër ekstremizmit të gjithëllojshëm duhet të jenë ata burra dhe ato gra të sigurta me autoritet, të cilët punojnë në kopshte fëmijërore, shkolla, universitete. Ndoshta duhet të kemi më shumë prej tyre edhe në segmentet tjera të jetës, për shembull në shoqatat-klubet sportive etj. Ndoshta ata mund të ndihmojnë fëmijët për t’u parë dhe në fillim të ndjehen të vlefshëm, jo për shkak të bukurisë së tyre trupore (e cila në shumë raste trashëgohet dhe nuk varet prej tyre) por t’i bëjë ata të vetëdijshëm se ka gjithmonë mundësi për të bërë diçka me veten e tij dhe pastaj edhe me botën.
Tani është koha që të ngriheni dhe le të shndritë drita juaj!
Thirrja ime që të ngriheni dhe të lejoni shkëlqimin e dritës së juaj është një inkurajim për secilin prej jush për të udhëhequr Atdheun në një kauzë të fuqishme – për të ngritur flamurin – dhe të çojë këtë brez në virtyt. Nëse ju doni të bëni një ndryshim pozitiv në botë, ju duhet të jeni të ndryshëm nga ajo pjesë e botës së degjeneruar.
A keni ndonjë gjë në jetën tuaj që ju duhet për të ndryshuar? Po. Ju mund ta bëni atë. Ndonjëherë rruga është e vështirë, gjithashtu nganjëherë mund të duket sikur një mjegull e dendur fsheh dritën.
**
Qysh në fëmijërinë e hershme kam filluar ushtrimet me (Mixed Martial Arts) që përbëhet nga një numër të elementeve nga disa disiplina të ndryshme të artit luftarak, kurse në moshën 14 vjeçare prindërit e mi zbuluan se isha edhe një notar i talentuar. Notova prej bregdetit në një ujdhesë në kohë rekord 4 orë dhe 25 minuta. Duke dashur një sfidë, më vonë (në moshën 17 vjeçare) u përpoqa për të notuar nga brigjet e Kalifornisë në Santa Catalina Island – rreth 34 km.
Në këtë udhëtim notimi unë u lodha shumë pas notit prej 15 orësh. Erdhi një mjegull e dendur dhe shkatërroi, pengoi shikimin në vijën bregdetare. Prindërit e mi, trajneri, gjyshi dhe dy ungjit, të hipur në një anije familjare, gjithmonë ishin pranë meje, dhe unë i thash babait tim se nuk besoj se do arrijë të realizoj. Babai dhe trajneri më inkurajonin të vazhdojë, por e gjithë që unë mund të shihja ishte mjegulla. Unë hoqa dorë nga ai udhëtim noti, duke u arsyetuar se shkaku ishte uji i ftohët, por kur hipa në barkë, zbulova se isha dorëzuar vetëm më pak se 2 km nga bregu. Pas disa ditësh e pranova se nuk ishte ujë i ftohtë dhe nuk ishte distanca shkaku për të hequr dorë. Unë u munda nga mjegulla.
Më vonë u përpoqa për të notuar përsëri dhe përsëri erdhi një mjegull e dendur duke ma penguar shikimin. Por këtë herë unë qëndrova dhe arrita bregdetin. Kur kësaj radhe më pyetën se çfarë bënë dallimin, përgjigja ime ishte se unë kisha një imazh mendor të bregdetit në mendje përmes mjegullës së dendur dhe gjatë gjithë notit.
Për mua, vija bregdetare ishte qëllimi im. Ndërkaq, tani, për secilin prej nesh, një Shqipëri Natyrale, e pastruar nga fëlliqësitë, është qëllimi ynë i përbashkët.
***
Shqiptarë, mbajeni fokusin! Përmbushni normat! Mos e humbni prej syve qëllimin e juaj shekullor. Mos lejoni mjegullën e dendur të ndotjes së moralit dhe zërat devijues të dashakeqëve të ju ndalojnë nga arritja e qëllimeve, notimin përmes detit të trazuar deri në bregdet.
Shqiptarë! Zgjohuni dhe çohuni nga pluhuri!
Kjo është koha e juaj, dhe puna e juaj ka filluar! Tentimet e armikut për të na shkatërruar për së brendshmi – thellësinë e ndjenjave tona, do të dështojnë. Tani është koha për të qenë të denjë…
Të vrasësh diçka shpirtërisht të gjallë është më vështirë se të sjellësh në jetë diçka të vdekur.
* USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, fsheh driten, Mjegulla e dendur

Intelektualët dhe patriotët elbasanas, vlera të qytetit të lashtë

April 3, 2015 by dgreca

Historiku i familjes Çiftja/
Nga ARTUR AJAZI/
Mes dhjetra e dhjetra familjesh të qytetit të lashtë të Elbasanit, padyshim edhe familja e njohur Çiftja, mbetet dera nga ku dolën intelektualët dhe patriotët që i dhanë vlera të padiskutueshme rrethit të tyre familiar e shoqëror, qytetit, dhe pse jo edhe vendit. Duke folur mbi origjinën, historikun dhe episodet e kësaj familje, pasardhësit e Çiftjes, tregojnë fragmente nga historia e xhybes së qëndisur me ar për Hrushovin dhe violina e tyre, dhuratë për gazetarin Ehremburg. Nga Tasim Çiftja, i cili shpëtoi Mitrush Kutelin në kënetën e Maliqit tek Riza dhe Hektor Çiftja që rrëfejnë historinë e familjes para dhe pas viteve ’45 . Çiftet e Elbasanit me historinë e tyre pak të shkruar, por shumë të dëgjuar, bëjnë pjesë tek ato familje që trashëguan pasurinë, kontribuan si patriotë, por pësuan burgun dhe persekutimin në komunizëm.Shekujt për këtë familje kanë qenë me mjaft ngjarje, por pjesa më e hidhur mbetet ajo pas çlirimit, ku disa prej tyre u burgosën, të tjerë u vunë në shënjestër dhe pak mundën t’i shpëtojnë furtunës që përfshiu të pasurit e Elbasanit në luftën e klasave. Nga gjiri i Çifteve ka kontribues për Pavarësinë e Elbasanit, mbështetës të Shkollës Normale, bamirës për qytetin e fenë.Ndër breza ka shumë mësues e shkrimtarë, të gjithë me Normalen e Elbasanit. Kjo familje, që ka ende një nga shtëpitë e vjetra në anë të Kalasë, ruan histori të veçanta që lidhen me Hrushovin, Kutelin dhe Ehremburgun.Riza Çiftja, një ndër trashëgimtarët e kësaj familjeje, gjithashtu edhe Hektor Çiftja, pedagog i Universitetit të Elbasanit, sjellin detaje të historisë së kësaj familjeje para vitit ’45 dhe persekutimin dhe mënjanimin pas regjimit komunist.

Familja Çiftja para shekullit XX

Familja Çifta ka një histori shumëshekullore. Nga kjo familje ekzistojnë disa dyer dhe rrjedhin nga i njëjti trung. Një varr 500-vjeçar i Çifteve ka qenë i vendosur në varrezat e vjetra të qytetit (aty ku ndodhet parku Rinia sot). Rizai, i biri i Aliut, një prej pasardhësve të kësaj familjeje tregon pak nga historia e trashëguar gojarisht në familje.”Katragjyshi im ka qenë një tregtar i madh për mëndafshin. Në kohën e Turqisë, tregtarët e Shkodrës u lidhën me të për mallrat e mëndafshit. Katragjyshi im i mblidhte dhe ata vinin i merrnin me shumicë. Në një kohë të caktuar, ai punoi për ta, por më pas linjën e tregtisë e ndoqi vetë. Merrte mallin me kafshë, e dërgonte në Shkodër, nga Shkodra në Raguzë.Merrte mall në Raguzë, shkonte në Venedik, në Gjenovë, më pas në Aleksandri të Egjiptit, kthehej në Stamboll, nga aty në Manastir dhe më pas kthehej në Elbasan. Kjo rrugë zgjaste deri në tri vjet dhe udhëtimi ishte me rrezik. Në shumë zona duhej të paguante doganë, pasi s’e linin të kalonte. Dilte me një fitim 20-30 mijë lira turke në atë udhëtim.
Kur kthehej, bënte një festë të madhe me miqtë, sepse ishte kthyer shëndoshë e mirë. Më pas, për disa breza nuk dihen gjurmët e tij deri tek Hasan Çiftja, kryetar bashkie, prefekt dhe mbështetës i lëvizjeve patriotike gjatë pavarësisë. Hasani pati 5 djem dhe tri vajza: Aliun, Xhaferrin, Qamilin, Kadriun (që vdiq në Austri kur ishte student) dhe Qazimin (që vdiq në Manastir po gjatë kohës që ishte student).Familja Çiftja ishte e vendosur përballë murit të Kalasë (Skampis sot) ku banonte familja e Dervish Bej Biçakçiut. Rizai tregon se të parët e tij kanë ndërtuar urën e Zaranikës. “Katragjyshi im kontribuoi për ndërtimin e urës së vjetër të Zaranikës.Fillimisht, në tentativën e parë ndërtimin e mori uji i rrëmbyeshëm i përroit dhe shumë filluan ta vinin në lojë për idenë e dështuar, por ai nuk u ndal.Sapo mblodhi edhe një herë paratë, nxori tellallin (kasnecin) dhe tha se kush do të nxirrte një gur nga Zaranika për urën, do të paguhej 5 mexhide ose një lirë turke (për atë kohë mbante një familje për një javë). Atëherë të gjithë shkuan për të nxjerrë gurët, madje edhe ata që e vunë në lojë.Para se t’u jepte paratë, ai u tha se ishin bërë tashmë shërbëtorët e tij, pasi më parë e kishin tallur duke thënë se ura nuk do të qëndronte. Pasuria që krijoi, u nda nga shtatë familje elbasanase që lidhën miqësi me Çiftet, ndër të cilat mbiemra shumë të njohur në Elbasan.Kur erdhën ushtarët e Austro-Hungarisë, ura që u ndërtua nga katragjyshi u dëmtua. Hasan Çiftja, gjyshi im, si stërnip i ndërtuesit të parë, e riparoi me shpenzimet e veta dhe kontribuoi edhe për ndërtimin e xhamisë së Gurabardhes.Ura ka qenë në këmbë deri vonë. Udhën e të atit e ndoqën të bijtë. Madje, kur hyri Haxhi Qamili në qytet, të gjithë pasanikët që nuk kishin kontribuar për fenë myslimane u përballën me burgim e keqtrajtim.Aqif Pashës i dogjën shtëpinë dhe shumë të tjerë i keqtrajtuan në mes të qytetit. Pasi e arrestuan shoqëruesit e Haxhi Qamilit gjyshin, e pyetën se çfarë kishte bërë për fenë. Ai u tregoi për xhaminë e Urën që mbanin emrin Çiftja. Kjo vepër e shpëtoi nga pushkatimi.

Si patriotë
Hasan Çiftja ishte ndër elbasanasit e pasur që kontribuoi për arsimin. “Hasani, gjyshi im, ishte djalë i vetëm. Është firmëtar i deklaratës së Pavarësisë në Elbasan më 25 nëntor 1912. Kur u bë Kongresi Arsimor i Elbasanit, Hasani bashkë me të birin Aliun, u caktuan në komisionet për ngritjen dhe mbarëvajtjen e Normales.Në vitin e parë të Normales, kur mbaroi, u bë një ceremoni për popullin dhe u bënë shumë dhurata. Hasani dorëzoi një sahat për nxënësit e Normales. Ndërkohë, Aliu ishte një ndër organizatorët e mitingut që është bërë në Elbasan për alfabetin latin të gjuhës shqipe.Ai kontribuoi për çështjen kombëtare. Vëllezërit Çiftja ishin edhe ndër organizatorët kryesorë gjatë protestës për të mos lejuar transferimin e Normales nga Elbasani. Familja Çiftja renditej ndër paritë e Elbasanit në atë kohë.Aq e vërtetë është kjo, sa ushtria hungareze kur do të ikte, mori parinë elbasanase si mburojë që të mos sulmohej nga vendasit. Nga familja jonë u mor Xhaferr Çiftja, djali i madh i Hasanit. Nga kjo ngjarje është edhe një foto e vjetër që dëshmon se paria e qytetit është renditur krah një gjenerali të Austro-Hungarisë gjatë largimit.

Historia e violinës së Ehremburgut

Hasani dërgoi të birin, Kadriun, në Austri në shkollë. Atje ai u vendos në një dhomë me Ethem Haxhiademin, pasi familjet tona ishin të lidhura në krushqi. Kadriu vdiq në Austri prej të ftohtit dhe trupi erdhi i balsamosur për shkak të kohës që duhej për të mbërritur.
Babai im, për nder të Kadriut shkoi tek Aleksandër Xhuvani dhe pagoi për një periudhë kohe konviktin dhe ushqimin e nxënësve të Normales që vinin nga rrethet.Fjalimin në varrimin e Kadriut e ka mbajtur Adem Jahja, si shok i ngushtë i tij dhe violina që Kadriu e kishte blerë në Austri, iu fal atij. Në atë kohë vjen për vizitë gazetari rus më me famë i asaj kohe, Ilija Ehremburg.Qenë vitet ’45-’47 dhe për nder të tij orkestra e Shtëpisë së Kulturës e udhëhequr nga Mit’hat Sejdini, ku bënin pjesë disa violina, luajti një pjesë për të. Më ka treguar e bija e Adem Jahjes se Ehremburgu kishte kërkuar pikërisht violinën e ardhur nga Austria për ta blerë. Mit’hat Sejdini ia dhuroi Ehremburgut pasi ia mori Adem Jahjas, duke i kërkuar që të blejë një tjetër.Ndër shumë histori të kësaj familjeje është edhe Xhybja e famshme që iu dhurua Hrushovit gjatë vizitës në Elbasan. Rizai tregon se kjo xhybe iu fal për pajë një prej vajzave të birësuara në familjen e tij.

“Gjyshi im ka pas blerë edhe një xhybe të Bushatllinjve të Shkodrës, të qëndisur me fije ari. Xhyben e ka mbajtur e shoqja dhe ia dha pajë njërës prej vajzave që e rriti familja jonë dhe më pas është marrë nga Komiteti këtu për t’iu dhuruar Hrushovit si një simbol i çmuar shqiptar në vizitën e tij në Shqipëri në vitin 1959.Në familjen Çiftja janë rritur shumë vajza, të cilat ishin të varfra dhe kishin mbetur pa njeri. Familja i rriste si vajzat e veta, iu bënte pajën dhe i martonte. Ky fenomen ka ndodhur edhe në familjen e Aqif Pashës.

Hasan Çiftja, si u bë kryebashkiak

Hasani nuk ishte as me Vërlacin, as me Aqif Pashën. Në një periudhë kur Elbasani mbeti pa kryetar bashkie, e vendosin përkohësisht pasi ishte i pranueshëm për të dyja palët. Ishte koha kur ishte formuar qeveria e Durrësit dhe u formua dhe ajo e Lushnjës.Në këtë periudhë i vjen letër nga Durrësi: “Elbasani me kë qeveri është?” dhe Hasani Çiftja mbledh këshillin për ta vendosur këtë, ndërsa vetë ikën për të mos u përfshirë në vendim. Kur përgjigjja u bë e detyrueshme, Hasani deklaroi se zgjidhte qeverinë më të vjetër, duke dhënë një përgjigje të zgjuar. Duhet të dini që një qeveri e preferonte Aqif Pasha, ndërsa tjetrën Vërlaci. Ai gjithashtu ka qenë edhe prefekt i Elbasanit.Hasani do të kujtohet edhe si një ndër kryebashkiakët për t’u marrë shembull, pasi në kohën e një krize për bukë, kur çmimi ishte rritur në mënyrë artificiale nga tregtarët, ai arriti të ulë çmimin. I mblodhi të gjithë prodhuesit, u kërkoi të ulnin çmimin dhe kur ata nuk pranuan, hapi dy furra me paratë e veta dhe prodhoi bukë me çmim real. Të gjendur përballë kësaj, prodhuesit e ulën çmimin.Lidhjet mes familjeve të Elbasanit ishin të ndërsjellta. Rizai tregon se mbiemrat e njohur të Elbasanit ishin të lidhur me Çiftet. Vajza e parë e Hasanit është dhënë tek Qazim Matraxhiu, prefekt i administratës së Fan Nolit dhe vëllai i gazetarit Emin Matraxhiu.Vajza e dytë ishte dhënë tek Kamber Sejdini, oficeri që përfaqësoi qeverinë shqiptare pranë oficerëve holandezë të ardhur për ndihmë. Ndërsa vajza e tretë u dha tek Hafyz Musa Basha, i biri i Haxhi Aliut që ka qenë drejtues i Komitetit Mysliman Shqiptar dhe kontribuoi për lëvizjen nacional-çlirimtare.Dhe djemtë po ashtu morën nuse nga dyer të njohura. Babai im, Aliu, ka marrë vajzën e Ali Kopilit, një prej tregtarëve më të mëdhenj në Elbasan, ndërsa gruan e dytë në familjen e njohur Hastopalli. Ndërkohë një nga djemtë, Xhaferri, merr vajzën e Emin Haxhiademit”. Kjo familje ka shkëmbyer edhe me familjen Bungo.Aqif Pasha ishte nuni i Qamil Çiftes dhe marrëdhëniet familjare ishin mjaft të afërta. Rizai tregon se me djepin e familjes së tij është rritur edhe djali i Aqif Pashës. “Më ka treguar babai që Ibrahim Biçakçiu, që do të bëhej edhe kryeministër, është përkundur në djepen tonë. Aqif Pashës i lindën dy vajza, por nuk po lindte djalë. Gratë, nisur nga bestytnitë, meqë në shtëpinë tonë kishte 5 djem, morën djepen tonë. Ndoshta ishte rastësi, por më pas lindi Ibrahimi, djali i vetëm i Aqif Pashës”.Kamo Sejdini, burri i hallës sime, është vrarë me kolonel Tompsonin. Kur komisioni ndërkombëtar caktoi ushtarë holandezë të drejtojnë ushtrinë shqiptare, Zogu caktoi Kamo Sejdinin, një ndër ushtarakët e shkolluar që të përfaqësonte ushtrinë shqiptare.

Persekutimi
Por pas çlirimit filloi persektimi për familjen Çiftja. Djemtë e Hasanit pësuan fate të ndryshme. Kështu, Qamil Çiftja dhe një tjetër qytetar elbasanas u bënë barinj derrash me qëllimin e vetëm diskretitimin e tyre. Qamili kishte alergji fetare për derrat.Një ditë në sheshin midis bashkisë së vjetër (sot ndërtesa e re) dhe Komitetin Ekzekutiv (sot Prefektura), përgjegjësi i tyre qëllimisht largohet dhe takon tek dera e Komitetit Ekzekutiv një kuadro dhe i lë dy rojtarët bashkë me derrat. Derrat s’po përmbaheshin; sa largohej njëri me një anë, të tjerë merrnin vrapin në anën tjetër të sheshit të kalldrëmtë.
Me thupër në duar rendnin pas derrave që largoheshin nga tufa. Ndërsa rojtari tjetër humbi ndjenjat nga kjo situatë, Qamili ndonëse vetëm, s’e prishi terezinë. Lë derrat dhe shkon fill tek përgjegjësi e i thotë: “Derrat s’po bëhen zap. Mos kemi mbledhje dhe duhet t’i bie dhe t’i fusim brenda….?!” Përgjegjësi e kuptoi ironinë dhe ia kthen: “Hajt nisi shpejt për nga rruga e Fushës së Sportit të Vjetër..!”Tasim Çiftja, nipi i Hasanit, djalë i Xhaferrit, u arrestua pasi u cilësua pjesë e një grupi armiqësor kundër Shqipërisë, ndër të cilët edhe Salim Ceka, që përktheu Shopenhauerin. Gjyqi ishte fals dhe me akuza absurde.Pas vendimit me burg Tasimi u dërgua në Maliq, ku qëndroi bashkë me Makensen Bungon, Virtyt Gjylbegun dhe Hamza Tushën nga Fushë-mbreti në punë ekstreme për tharjen e kënetës. Teksa punonin me kokë ulur në kënetë, të rinjtë dëgjojnë të bërtiturat e gardianëve ndaj Dhimitër Paskos. Pakkush e dinte kush ishte, pasi ai njihej me emrin Mitrush Kuteli, por dëgjonin sesi në çdo kohë e torturonin për normën që duhet të përmbushte.Ata kishin si komandant për shkak të fizikut më të fuqishëm dhe punës më të madhe të shkojë e të marrë Dhimitër Paskon për ta kaluar në brigadën e tyre. Hamzai arrin ta sjellë dhe djemtë i thonë të mos merakosej më për normën, se do t’ia realizonin ata. Kështu arriti të shpëtonte Mitrush Kuteli për shkak se në kënetë rreziqet ishin shumë të mëdha, mund të përfundoje në baltë e të vdisje.E kush do ta besonte se pikërisht Tasim Çiftja që në vitin 1943 në një artikull në gazetën “Bashkimi i Kombit” do të botonte fejtonin “Si i thurte tregimet z. Mitë”, do ta shpëtonte pak kohë më vonë në kënetën e tmerrshme të Maliqit shkrimtarin e madh. Tasimi shkruante dhe ka lënë libra, të cilat Hektor Çiftja i ruan me dëshirën për t’i botuar. Ai si një intelektual i përgatitur nuk i shpëtoi rrebeshit kundër familjeve të pasura dhe intelektuale.Virgjil Çiftja, djali i vogël i Xhaferrit, u arrestua si armik kur ishte vetëm 13 vjeç. Në vitet 1947-’50 ai ndiqte shkollën shtatëvjeçare “Bardhyl Popa”. Kur ishte në klasën VII i ndodh një ngjarje që do të shënonte jetën e tij: u bë disidenti më i ri në Elbasan. Sipas disa të dhënave, në muret e shkollës ishte shkruar shprehja: “Çohu o popull, se na shtypi Rusia” dhe kjo shprehje, pasi ishte krahasuar shkrimi, kishte rezultuar e Virgjilit.Ai, vetëm 13 vjeç, i mbërthyer nga dy persona futet në një xhip dhe s’u mor vesh se ku e çuan. Që prej asaj dite Virgjili, për 6 muaj rresht, pasi u torturua në birucat e nëndheshme të Hotel Grandit (sot turizmi i vjetër), u dërgua në shkollën e riedukimit (koloninë) në Tiranë, ku qëndroi plot 3 vjet.
Pasi e lirojnë, e dërgojnë ushtar në brigadën e punës në “Rrapin e Treshit” në Tiranë, i vetmi formacion ushtarak i ngritur qëllimisht për të rinjtë me biografi të keqe. Në repart për tre vitet e shërbimit ushtarak në vend të pushkës pati kazmën e lopatën. Me mbarimin e ushtrisë, Virgjili punoi punëtor krahu në ndërmarrjen e Bonifikimit. Vdiq i ri nga azotemia për shkak të punëve të vështira që bëri dhe torturave që pësoi për shumë vite.

Riza Çiftja, si i shpëtoi burgosjes

Në atë periudhë ishte koha e miqësisë së madhe me Jugosllavinë. Në libër ishte një shprehje për Kosovën që mësuesi na e kish thënë ta fshinim, por ne nuk e fshimë. Në kohën kur arrestojnë disa të rinj në Normale, mua më lajmërojnë që do të arrestohesha dhe largohem për në Tiranë.Fillova shkollën atje, por nuk aplikova për burse, sepse e dija që nuk do e merrja. Drejtor patëm Shemsi Totozanin, ndërsa mësues gjuhe Zeaudin Kodrën, i cili filloi t’i pëlqente komentet e mia dhe i lexonte. Mbarova shkollën dhe u emërova në Tepelenë në Koshtan, 9 orë larg. Varfëria ishte ekstreme.Ushqimet gjendeshin me triska. Ne morëm dy dhi, i bëmë pastërma. Zienim patatet, i prisnim, i thanim dhe i ruanim për t’i zier sërish kur do t’i hanim. Komiteti i Partisë në Elbasan dërgon një shkresë në Tepelenë që unë të pushohem nga puna dhe më pushojnë. Rikthehem në arsim në vitin ’55 në Laç, në një katund. Më çojnë në Fushë-Milot. Më trasferojmë e më çojnë në katunin Gramëz. Kështu kaluan vitet e mia në arsim, derisa dola në pension.Brezat e familjes Çiftja vazhdojnë. Rizai ka një djalë dentist dhe një vajzë nëpunëse në Itali ku jeton bashkë me familjen e saj, ndërsa djali i Tasim Çiftes, Hektori, është pedagog i gazetarisë në Universitetin e Elbasanit. Kjo familje që njohu shkëlqimin e pasurinë para Çlirimit, do të njihte shtetëzimin e saj, persekutimin dhe një jetë të vështirë më pas deri në demokraci.Hektori tregon se forma që kishin zgjedhur djemtë dhe vajzat Çiftja për t’i shpëtuar varfërisë intelektuale dhe vështirësive të ditës ishte një konkurs që bëhej mes tyre sa herë që mblidheshin me njëri-tjetrin.Të kthyer në punëtorë krahu bashkoheshin në mbrëmje në shtëpi dhe recitonin vargjet e Dantes dhe shumë autorëve botërorë duke bërë konkurs me njëri-tjetrin për të mos rënë në gjendjen e vështirë dhe për t’i shpëtuar realitetit tragjik që nuk kurseu familjet e pasura, edhe pse njiheshin për kontributin e tyre patriotik dhe ishin të gjithë të shkolluar nga Normalja, Universiteti i Parë Shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: Familja Ciftja, Intelektualët dhe patriotët elbasanas, vlera të qytetit të lashtë

ÇIKAGO:SHSHA NË PËRKRAHJE TË ÇËSHTJES SHQIPTARE ORTODOKSE NË MAQEDONI

April 3, 2015 by dgreca

Shkruan:Skënder Karaçica/
Me rastin e promovimit të librit të prof.dr.Branislav Sinadinovski në Çikago dhe në qendrat tjera në Amerkikë,SHSHA-ja në Çikago përkrah pa rezervë nismën kombëtare që ka filluar në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme të Dibrës për të ringjallur shpirtin kombëtar të popullit të ndaluar në shekullin XIX dhe në të gjitha orët e golgotës antishqiptare në Jugosllavi dhe në Maqedoninë e sotme.Dihen rrethanat historike të kohës që rëndonin ndaj popullit shqiptar në këtë pjesë të Shqipërisë së Mesme dhe luftërat ballkanike e zvogluan numrin e shqiptarëve ortodoksë në hapësirën e vet etnike për të kaluar në shkallën e popullit të ndaluar.Nëpër këtë kohë të jesh apo të mos jesh,populli shqiptar ortodoksë përmes dokeve e zakoneve ruajti drejtpeshimin e vet kombëtar si gjuhën shqipe,traditat,doket e zakonet,veshjet dhe këngët.Mirëpo,ata të përbashkët me maqedonasit kishin vetëm fenë ortodokse,ndonëse në orët historike të kohës se e dinin se janë shqiptarë,për arsyet e asimilimit,pranojnë para pushtetit se janë maqedonas(!).
SHSHA-ja në Çikago përkujton kohën e Serbisë kur pas luftërabe ballkanike bëri terror dhe gjenocid të paparë ndaj shqiptarëve myslimanë në Maqedoni
si dhe në Kosovë,kur u orvat me egërsinë vrastare ti kthente ata në të krishterë,duke shpallur fshatra të tëra ortodokse dhe duke ua venën kryqin në hyrje të tyre si në Ravenit dhe të Qafës në Gostivar ,kur vriste e digjte të gjallë dhjetra e qindra shqiptarë myslimanë në fshatrat Simnicë dhe Gjenovicë të Gostivarit.,ndërkaq për shqiptarët ortodoksë krijoj statusin për emërtimin e tyre ,,serb,,(!).

Për fat të keq të njëjtën politikë e ndoqi edhe pushteti i Maqedonisë së sotme.Ploja e jetës së vështirë për shqiptarët ortodoksë në tokën e vet etnike nuk ndryshoi aspak,ndonëse në pushtetin e ri nga ,,serb,,tashti u bënë,,maqedonas,, dhe në vend të serbishtës filluan të mësonin maqedonishtën.Regjimi maqedonas çështjen shqiptare ortodokse e bëri tabu,ku askush nuk guxonte të bënte fjalë qoftë edhe në rrethanat e ngushta familjare.Trysnitë politike krijuan vijat e ndarjes në mes shqiptarëve myslimanë dhe ortodoksë si dy ,,entitete,,të ndryshme pa guxuar të flasin dhe të dalin në mbrojtje të kauzës kombëtare shqiptare .Orët historike shqiptare në Maqedoni tregojnë se skenarët e asimilimit dhe të denigrimit për shqiptarët artodoksë deri në shkallë të popullit të ndaluar po zgjat tash e nëntëdhjetë vjet dhe e ka bërë të vetën.

Është detyrë kombëtare e historike për çastin aktual,thekson SHSHA-ja në Çikago,që inteligjencia shqiptare,bota akademike,universitare,partitë politike,institucionet fetare,shoqëria civile dhe bashkësitë fetare në Maqedoni të ngrejnë zërin se nuk është ende vonë të dalin në mbrojtje të çështjes shqiptare ortodokse me shenjën e saj dalluese të kombësisë dhe pjesë e popullit shqiptar të ndaluar e të asimiluar padrejtësisht.Popullit shqiptar ortodoksë u duhet thënë për çdo ditë e vërteta se ata janë mashtruar me skanarët e regjiemeve antishqiptare serbo-maqedonase,sepse kombin e bëjnë gjaku i njëjtë,gjuha ,traditat,doket,zakonet,folklori e jo besimi fetar.

Pas publikimeve të një varg botimesh shkencore për çështjen shqiptare ortodokse në Maqedoni,SHSHA-ja i bënë thirrje të gjitha subjekteve relevante kombëtare shqiptare që dalin sa më parë me nismën e ndryshimeve të Kushtetutës,ku me ligjet me standardet e BE-së dhe të mekanizmave tjerë ndërkombëtar të abancohet barazia kombëtare e populit të dytë shumicë shqiptar në shtetformues që kombësia shqiptare ortodokse të marrë udhën e vet për të drejtën demokratike jo popull i ndaluar dhe i asimiluar.Në thirrjen tonë nga Amerika që në Rekën e Epërme të nisë jeta shqiptare ortodokse dhe të shpallet zyrtarisht se në Maqedoni jeton pjesa e kombit shqiptar pjesa e besimeve tona fetare që sipas Pashko Vasa,,nuk ka pasur kurrë urrejtje të rrënjosura,as armiqësi shekullore,,.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ÇIKAGO:SHSHA NË PËRKRAHJE, ne Maqedoni, S Karacica, TË ÇËSHTJES SHQIPTARE ORTODOKSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT