• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2015

Guri kilometrik i një ekonomije pa treg

May 16, 2015 by dgreca

Nga Marjana Bulku- New York/
Cfarë mundet ta shpëtojë jetën që rënkon në kushtet e një crregullimi të gjatë të ekonomisë, edukimit, sigurisë?
Kush do mundë ta shërojë politikën e sëmurë që duhet të orjentojë ,duhet të krijojë kushte që konceptet e mësipërme të zhvillohen?
Kur flasim kaq shumë për dosjet e të kaluarës a nuk do ishte mirë që të shqyrtonim këto të së tashmes, të përditshmërisë tonë ku individi shfaq karakterin ,atë që formësohet nga historia familjare por më shumë sesa kaq , nga veprat e tij .
Me një kujtesë normale mundemi ti hedhim një sy jo historisë së shkuar,por asaj që jetojmë aktualisht … Kur sistemi 50 -vjecar dështoi duke na lënë në varfëri shpirtrore e materiale ,me po kaq varfëri tentuam tregun, atë që planifikimi i centralizuar e kishte zvetënuar dhe shndërruar në një sistem të mbyllur ,shterpë. Dikush në ”liri” ndërtoi shtesa pallati që u ngjanin arnave , u pushtuan ato pak hapësira të gjelbërta që varfëria -rastësi kishta rezervuar për ne,të tjerë me fantazinë e burgosur ndërtuan lokale, hotele, motele… sa pak biblioteka, librari qendra komunitare e shërbimi në qytetet tona!
Të tjerë u larguan nga Shqipëria për të jetuar perëndimin e ëndërruar…
Ata që qëndruan ,ata që ndërtuan jo si uzurpatorë por si vizionarë duke hedhur gurët kilometrikë në kushtet e një ekonomije ku tregu dhe konkurenca e lirë pothuajse nuk ekzistojnë, janë pak, ndoshta shumë pak sepse liria pakufi e tjetrit e mbyt lirinë individuale ,atë që rregullin e konsideron LIRI. Me një shikim të vemendshëm e arsyetim të kthjellët gjithkush mundet ta bëjë këtë studim sipërfaqësor. Ta shohësh tjetrin si produkt i kontributeve të veta në kushtet kur individualizmi kolektiv dhe mobilizimi politik i masave fsheh vlerat reale, jo ato që të bëjnë nderi i qyteteve tona ( të tillë ka shumë),por ato qe u bëjnë vërtet NDER qyteteve me vyrtytshmëri ,punë dhe vlera.
Shteti garant, shteti spektator , jorregullator ,shteti partner, i manipuluar dhe manipulues…kur humb rolin e vet dhe tregun e shndërron vetëm në një imazh , gurin kilometrik-mirazh ,në një sistem ekonomik” të lirë ”thuajse utopi…janë panorama e pashpresë ku janë zhytur qytetet tona. Aty ku unë kërkoj të gjej lagjen e vjetër , atë historike të qytetit midis identitetit të humbur dhe uzurpimit fatal të cdo hapësire të lirë . Më kot kërkoj parqe të gjelbërta apo sado pak sipërfaqe ku fëmija të marrë ajër dhe argëtim…Kujtesa e fortë më con nëpër premtime të harruara me kinema , 3D,,,Por po, nëpër qytetet tona ka ideatorë, ka edhe nga ata që idetë i shndërruan në produkte pune dhe djerse me qëllim ndërtimin dhe përmirësimin e jetës, ka edhe nga ata që hodhën themelet e sipërmarrjes së lirë duke konkretizuar edukimin dhe profesionalizmin e ndertuar eksperienca që flasin,,, a do ti lëmë të flasim???? Qytetarët heshtin… Mediat inekzistente janë shndërruar në kronikanë festash apo ekstremitetesh ,opinioni publik thuajse nuk ekziston sepse në shoqëritë ku roli i lidershipit i atribohet vetëm kryetareve partiake publiku manipulohet,,, Lidershipi si definicion është ”MUNDESI INDIVIDUALE PER TE NDIKUAR ,MOTIVUAR TE TJERET PER TE KONTRIBUAR DREJT EFEKTSHMERISE DHE SUKSESIT TE ORGANIZATES APO GRUPIMIT KU ATA BEJNE PJESE”
A kemi të tillë në shoqërinë tonë ??? A kanë ato kapacitete dhe mundësi të ndikojnë në realitetin problematik shqiptar ?
Ne flasim për dosjet e së kaluarës për padrejtësi e dëme njerëzore , mirë bëjmë dhe pse nuk i faktojmë dot kurrë, por kujdes, m’u përpara syve tanë e tashmja vret njëlloj si dje…janë po ato akte dhunimi në sisteme kur të mohohej e drejta për të studjuar (jetike ) ndërsa sot ajo për të punuar ,(po aq jetike)me qëllim përqëndrimin e saj nëpër kupolat e regjimeve që nga të vjetra u meremetuan si qytetet tona pa dashuri, me babëzi.
E përsëri në fund të këtij casti meditimi që kurrë nuk mbaron më vjen pyetja fillestare, CFARE MUND TA SHPETOJE JETEN QE RENKON???????
Karakteri, historia familjare dhe veprat njerëzore ,,,sa tablo e gjërë për të studjuar individin,,,këtë kurban të totalitarizmit të të gjitha kohërave!

Filed Under: Analiza Tagged With: Guri kilometrik, i një ekonomije, Marjana Bulku, pa treg

NA ISHTE DIKURË BESA E SHQIPTARIT!


May 16, 2015 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
 Disa ditë më parë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani vizitoi kryeqytetin e shtetit të New  York-ut,  Albany,  ku ishte ftuar për të marrë pjesë në ceremonitë që u zhvilluan nga legjislatura e New Yorkut — ku tani bën pjesë edhe Shqiptaro-Amerikani Mark Gjonaj,  i cili ndihmoi në organizimin e këtij manifestimi prestigjoz — për të nderuar Besën e shqiptarëve dhe rolin që shqiptarët luajtën gjatë Luftës së dytë Botërore në shpëtimin e hebrejve gjatë asaj periudhe.   Presidenti Nishani, në rolin e tij të kryetarit të shtetit shqiptar mori pjesë në këto ceremoni që në të vërtetë e pasqyruan kombin shqiptar në dritën ma pozitive që është e mundur, falë rolit që kanë luajtur disa familje shqiptare në shpëtimin e hebrejve gjatë luftës së Dytë Botërore.  Me të drejtë dhe me krenari u tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë i cili kishte më shumë hebrenjë në mbarim të luftës se sa në fillim të luftës dhe kjo iu atribua faktit se shqiptarët jo vetëm mbrojtën hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por strehuan edhe të tjerë që po arratiseshin nga vendet e tjera europiane. Ishte ky me të vërtetë një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, por sidomos për ne që jetojmë në Shtetet e Bashkuara, për faktin se vendi ynë i adaptuar e gjënë rastin dhe merr kurajon për të njohur këtë traditë morale me vlerë të shqiptarëve, që i ka dalluar ata gjatë shekujve — Besën e dhënë. 
  Besa e dhënë, nderi, dhe burrënia së bashku me mikpritjen janë veti morale që e kanë dalluar dikurë kombin shqiptar nga të tjerët.  Besa ishte e pandarë nga vetitë e tjera të shqiptarit: nderi e burrënia.  Kur thehej besa, humbej edhe nderi edhe burrëria.  Këto veti pra, ishin dikurë dëshmi e një superioriteti moral të shqiptarëve që i kishte dalluar ata ndër shekuj dhe i jepte nder kombit, si përballë miqëve ashtu dhe nga armiqtë.  Këto veti ishin parime të prera,  karakteristika në bazë të cilave jetojshin dhe zhvillonin aktivitetet gjyshërit dhe stërgjyshërit e shqiptarëve. 
  Ishte Besa, pikë së pari në Zotin, natyrisht secili në fenë e vetë.  Bazuar në traditën gojëdhanore, vetitë kombëtare si besa, së bashku me nderin dhe burrërinë i bashkonte shqiptarët me njëri tjetrin, pa marrë parasyshë dallimet.  Bazuar në këto parime, ata gjatë shekujve kishin gjetur një bashkjetesë të nderëshme me njëri tjetërin. 
 
Besa ndaj vetvetes dhe besa ndaj njëri tjetrit!  Megjithëse të varfër, besa, nderi dhe burrënia bënin që bashkjetesa dhe respekti për njëri tjetrin të lulëzonin megjithë rrethanat e vështira nën të cilat jetonin shqiptarët. Shërbenin që të vendoseshin dhe të ruheshin lidhjet dhe miqësitë midis tyre, pa marrë parasyshë ndryshimet politike, fetare ose krahinore.  Besa ishte besë, fjalë e dhënë e fjalë e mbajtur!   “Burri lidhet për fjalet, e kau për brinash”.  Dikur, por edhe sot ndër malet tona bëhet be, ”Për besë” dhe kur takoheshin dy burra përshëndesnin njëri tjetrin: “A je Burrë? Me fjalë të tjera, “A je burrë i besës?    
 
Pastaj na erdhi “progresi” i ideologjive të huaja, imponuar nga të huajt me qëllim për të ndryshuar njeriun shqiptar, me misionin që me çdo kusht duhej krijuar “njeriu i ri”. Në rend të parë duke hedhur poshtë dhe duke i përbuzur këto veti tradicionale autoktone të shqiptarëve, përfshirë Besën e dhënë — nevoja këto shpirtërore dhe morale të kombit, mbi të cilat ishte bazuar jeta dhe veprimtaria e shqiptarit, brez pas brezi.  Për një gjysëm shekulli ideologët komunistë i kanë cilësuar ato veti shekullore të shqiptarëve si të kalbura, të një shoqërie të prapambetur dhe sipas tyre, tradita këto të pa asnjë vlerë që nuk i shërbejnë përparimit mdoern dhe  të cilat kanë shkaktuar vetëm një fosilizim të jetës së kombit.
 
Mirëpo, ceremonitë në legjislaturën e New Yorkut dhe pjesmarrja e kryetarit të shtetit shqiptar, Bujar Nishanit në ato ceremoni këtë muaj, tregojnë se traditat që i kanë dalluar shqiptarët ndër shekuj, siç janë Besa, Nderi, Burrënia dhe Mikpritja, e bëjnë krenar kombin shqiptar, jo vetëm me veten e vet, por dhe para të tjerve të cilët i vlerësojnë këto veti njerëzore — vlera këto të cilat janë një trashëgimi stërgjyshore që siç u pa edhe nga ceremonitë në Albany, meritojnë të vlerësohen edhe nga bota e sotëme e qytetëruar perëndimore. 
 
Duke folur me një mik timin për nderin dhe respektin që ligjvensit e New Yorkut u bënë shqiptarëve që shpëtuan dhe strehuan hebrenjtë nga ndjekjet naziste gjatë luftës, ai më tha se megjith krenarinë që ndjejmë të gjithë nga njohja që iu bë shqiptarve në kryeqytetin e New Yorkut në Albany, ai shtoi se ka bindjen se e kemi shtrydhur mjaft këtë limon, siç u shpreh ai — duke iu referuar strehimit të hebrenjeve nga shqiptarët 70-vjetë më parë, në saje të besës së dhënë shqiptare — dhe se ka ardhur koha që t’i tregojmë botës se shqiptarët dhe prijsat e tyre politikë, të pasqyrojnë, sidomos në marrëdhënjet me njëri tjetrin se ata edhe sot janë bartës të denjë të kësaj tradite.

A ka njerëz të besës dhe fjalës së dhënë sot ndër shqiptarë? 
 
Unë jam dakort me mikun tim se strehimi i hebrejnëve nga shqiptarët gjatë Luftës së dytë Botërore, ndonëse një akt humanitar dhe heroic që ka tërhequr vëmendjen e botës dhe për të cilin të gjithë ne jemi krenarë — i takon historisë dhe pajtohem me mikun tim se ky limon nuk qet më lëngë dhe se duhet që shqiptarët, e në radhë të pare, udhëheqsit e sotëm politikë të kombit shqiptar, sidomos në marrëdhënjet me njëri tjetrin, ti tregojnë mbarë kombit dhe botës se ata dhe mbarë kombi shqiptar posedojnë ende karakteristikat e fisit të vjetër shqiptar — sidomos besën e nderin, por edhe burrëninë dhe mikpritjen — si baza themeltare të trashëgimisë brez pas brezi dhe në bazë të cilave përpiqen të zhvillojnë veprimtaritë e tyre.
 
Është e natyrshme që jemi krenarë për brezat e mëparshëm, për familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë, vepra humanitare e të cilëve u njoh dhe u lavdërua nga legjislatorët e shtetit të New Yorkut.  Por ka ardhur koha që shqiptarët të mburren me veprat që kryejnë sot ata vetë, si individë dhe si shoqëri, në marrëdhënjet me njëri tjetrin dhe si grup në shoqëri dhe në marrëdhënjet me kombet e tjera, duke u bazuar në Besën tradicionale dhe në Nderin e shqiptarit –vlera këto të tradicionalizmit klasik të kombit, të cilat gjithmonë i kanë dalluar për mirë shqiptarët edhe në sytë e botës,  ashtu siç u shpreh gjatë ceremonive në Albany edhe fotgrafi i njohur dhe i mbijetuari i holokaustit nazist Norman Greshman, kur tha se  “Shqipëria, ka një eksport të shkëlqyer. Nuk është frut, as zarzavate. Quhet Besa”. 
  Dëshira e këtij shqiptari (tradicionalist) përtej oqeanit është që ashtu si dikurë, Besa dhe Nderi të jenë përsëri karakteristikë e krenarisë së kombit shqiptar, sidomos në marrëdhënjet e shqiptarëve me njëri tjetrin pa dallime politike, krahinore ose fetare. I takon këtij brezi që me veprimtarinë e tij ta dallojë kombin shqiptar nga të tjerët, duke përqafuar këto veti tradicionale dhe historike, në atë çerdhe  të përbashkët e quajtur Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, pasi dëshiroj t’i shoh shqiptarët të lidhur Besa Besë me njëri tjetrin, me qëllim të realizimit të interesave kombëtare dhe si rrjedhim të jenë të nderuar dhe të respektuar nga të tjerët për Besë, Nder, Burrëni dhe Mikpritje, ashtu siç u nderuan në New York shqiptarët e shekullit të kaluar për një veprimtari humane para 70-vitesh, falë këtyre karakteristikave.

Filed Under: Analiza Tagged With: Besa e shqiptarit, Frank shkreli

Sot luhen dy “finalet” e vogla. Lushnja-Bylis dhe Terbuni-Beselidhja.

May 15, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Kater skuadra Lushnja-Bylis dhe Terbuni-Beselidhja do te luajne  sot 90 minuta per “jete a vdekje”. Ne fund te ketyre takimeve do te percaktohen dy skuadrat qe do te luajne sezonin e ardhshme ne Kategorine Superiore.
Grupi A.
Pas 26 javesh Terbuni Puke udheheq grupin A me 66 pike i ndjekur nga Beselidhja Lezhe me 65 pike.  Per teknikun e Terbunit Elvis Plori:”skuadra eshte gati per takimin qe percakton edhe fatin e sezonit”. Plori ka kerkuar nga futbollistet qe te jene te kujdeseshem dhe te qete gjate gjithe 90 minutave. Puka eshte pregatitur te festoje nje nga ngjarjet me te medha ne historine sportive te ketij qyteti. Nje fitore apo edhe barazim ne kete takim do te bente qe pukjanet te preknin historine duke luajtur per here te pare ne Kategorine Superiore. Nga ana tjeter pukjanet kane vendosur nje rekord me vete kete sezon ne Kategorine e Pare duke regjistruar 20 fitore, gjashte barazime dhe asnje humbje. Tekniku shkodran Elvis Plori thote se:”Puka ka futbolliste kualitative dhe cilesore. Ata kane vite qe luajne bashke dhe e njohin mire lojen e njeri tjetrit. Skuadra eshte mobilizuar per te dhene maksimumin ne ndeshjen e fundit”. Nga ana tjeter Beselidhja edhe ajo ka nje ender gjashte vjecare te rikthimit ne eliten e futbollit shqiptar. Sipas drejtueseve te Beselidhjes,:” skuadra pukjane eshte me e favorizuar sepse luan ne fushen e saj, por ne perfundim te 90-te minutave do te jete skuadra lezhjane ajo qe do ti buzeqeshe rikthimit ne elite”.

Grupi B

Lushnja eshte shume prane rikthimit ne Kategorine Superiore. Skuadra Lushnjare ka 3 pike me shume se Bylisi dhe cdo fitore apo barazimin ne kete perballje direkte, do ti jepte mundesi  lushnjareve te luajne sezonin e ardhshem ne Superiore. Sipas drejtueseve lushnjare :”pas nje sezoni shume te mire jemi te mobilizuar per te kaluar me sukses edhe duelin e fundit me Bylisin”. Lushnja do te perpiqet te shfrytezoje edhe faktorin fushe pasi ndeshja luhet ne stadiumin “Roza Haxhiu”. Duke pare rendesine e ndeshjes presidenti i Bylisit Agron Kapllanaj ka vendosur nje shperbilim per 30 mije dollaresh per ekipin. Bylist i ben pune vetem fitorja ne kete takim duke patur parasysh se ka golavarazhin me te mire se Lushnja. Skuadra ballshiote fitoi takimin me Butrintin 10-0, ne nje ndeshje qe u perfol shume per shkak te rezultatit te thelle. Bylisi i kerkoi FSHF per kete takim gjyqtare te huaj. Por duke pare pamundesine e gjykimit te ketij takimi nga nje treshe e huaj, klubi i Bylisit ka kerkuar gjykuar korrekt. Nga ana e saj FSHF ka marre masa qe keto dy ndeshje “finale” qe percaktojne fatin e kater skuadrave te kalojne pa incidente duke kerkuar nga policia e shtetit qe stadiumet te monitorohen edhe nga forcat speciale.

Filed Under: Sport Tagged With: Finalet e vogla, Gerbuni-Beslidhja, Lushnaj -Bylys

Preshevarja nga Chikago fitoi Cmimin e presidentit

May 15, 2015 by dgreca

Gresa Mustafa,ndër nxëneset e përzgjedhur të Obamës/
CHICAGO ILL: Gresa Mustafa,18, nga Presheva është nje ndër të paktat nxënëse të shkollave të mesme amerikane e cila merr cmimin prestigjioz, në konkursin që cdo vit në SHBA, hapet nga Presidenca e SHBA’s në Uashington.
Gresa Mustafa nxënëse e “Glenbard North High Schol” në Chikago, e zgjedhur edhe si nxënëse e ekselencës në shkollë, pjesën më të madhe të ditës e kalon në teatër, ndryshe njihet edhe si interpretuese në shumë role në shfaqjet e Tetatrit të të rinjëve në qytetin e Chikagos, informon INA.
Pas suksesit të arritur në shkollë, sikur dhe ndarja e cmimit prestigjioz “Academic Exellence” nga presidenti Barak Obama, në adresë të Gresa Mustafës kanë ardhur shumë bursa studimi nëpër Univeristetet më të njohura në SHBA.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gresa, ndër nxëneset e përzgjedhur, te obames

Dera e mbyllur e BE nuk hapet me përralla nga lashtësia

May 15, 2015 by dgreca

Nga Gavrosh Levonja-New York/
Ishte emri i Edi Ramës nën titullin “Dora e Evropës, dora e zemrës” arsyeja e vetme që më nxiti kërshërinë për të lexuar përmbajtjen e asaj që ishte botuar nën titullin e mësipërm. Kjo pasi në aspektin letrar ato që shkruan apo thotë kryeministri i Shqipërisë më japin një kënaqësi të vecantë. Gjithcka e shoqëruar me figura letrare të gjetura, me fraza të bukura e intriguese, produkt i fantazisë dhe imagjinatës së një artisti. Rama, në mënyrë të padiskutueshme është i paarritshëm nga politikanët e tjerë shqiptarë, kur vjen puna për të ambalazhuar produktin e tij politik kur e paraqet në publik, madje dhe artistikisht, mund ta radhis ndër autorët më të pëlqyer të letërsisë së sotme shqiptare. Nuk u zhgënjeva; edhe pse nuk ishte një shkrim i mirëfilltë por që të përdishmet, e kishin botuar si të ishte shkruar enkas për to, edhe pse në të vërtetë ishtë vëtëm një fjalim përshëndetës në një ceremoni të organizuar me rastin e “Ditës së Evropës” mund të them se nuk i linte gjë mangut një ese-je. Natyrisht edhe tek të pranishmit, e kam fjalën kryesisht për ata të huaj, ndërsa dëgjonin Ramën atje, në Butrintin antik, nuk ka si të mos i kenë rritur kuotat e vlerësimnit për Ramën, si publicist apo si mjeshtër i fjalës. Nga ana tjetër duke gjykuar nga përmbajtja e atyre që u tha Rama të ftuarve, por edhe nga rrethana të tjera duke filluar nga ato që mund të cilësohen si butaforike, fut këtu dhe vetë përzgjedhjen e Butrintit si vend për zhvillimin e kremtimit të ditës së Evropës, të cojnë në përfundimin se kryeministri i Shqipërisë kishte planifikuar ta shfrytëzonte “Ditën e Evropës” për t’i u ankuar evropianëve të akredituar në Shqipëri për moshapjen e dyerve të BE. Kjo dukej qartë në atë pjesë të fjalimit të Ramës ku i mëshohëej asaj që në lashtësi, territori i Shqipërisë së sotme, kishte pasë qenë teatër ku janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme për kontinentin. Rama, si një mjeshtër i publicitetit, për ta bërë më të efektshme ankesën e tij për lëninen jashtë Evropës të popullit shqiptar, kishte përzgjedhur atmosferën dhe mjedisin antik të Butrintit si skenë ku përfaqsuesit e vendeve të BE të dëgjonin recitimin e esesë ankesë të tij. Mirëpo, dyert e Evropës nuk hapen me fakte historike apo faktorë të tjerë që mund të lidhen me historinë e këtij apo atij vendi dhe Edi Rama besoj se e di shume mirë një gjë të tillë. Me shoë-n e tij në Butrint, ai mund të ketë rritur kuotat për veten e tij tek të huajt, por ndikimi që këta të venë “dorën në zemër” për t’i hapur derën Shqipërisë pa dyshim ka qenë zero. Nuk dihet ndonjë rast që ndonjë vend të jetë pranuar në BE falë historisë së tij të lashtë apo të “lavdishme”. Duke i u kthyer paksa historisë Shuman, Adenauer e De Gasperi që vunë themelet e Bashkimit Evropian fillimisht e nisën si një organizatë me karakter ekonomik. Jo më kot emërtimi fillestar ishte “Tregu i Përbashkët Evropian”ndonëse anëtarë të tij ishin vetëm gjashtë vende; Gjermania Perëndimore, Franca Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Italia, në kohën që më shumë vende ishin grupuar në atë që quhej “Zona e Tregtisë së Lirë”. Shumë vonë, vetëm pas rritjes së numrit të antarëve, krahas institucioneve të tjerë me karakter kontinental si “parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës, Tregu i Përbashkët Evropian do të kthehej në “Bashkim Evropian” duke u shndërruar në një organizëm politiko-ekonomik. Megjithatë , orientimi i aktivitetit tëi tij do të diktohej më së pari nga interesat ekonomike. Edhe kur filloi zgjerimi me shtete nga Evropa Lindore pas rënies së komunizmit vendet e para ishin Cekia, Polonia e Hungaria, të cilat kishin një ekonomi shumë më funksionale e të rregullt se Rumania apo Bullgaria. Si pasojë e krizës ekonomike që filloi nga fundi i dekadës së kaluar kërkesat me karakter ekonomik ndaj vëndeve që kërkojnë të bëhen pjesë e BE, janë forcuar së tepërmi, gjë që e bën edhe më të largët shpresën e këtyre të fundit. Vendet e BE tashmë, pas rastit të Greqisë, tregohen skrupulozë për të mos paguar faturat e Greqive të tjera që kërkojnë të hyjnë në familjen e tyre. Tani, duke u kthyer tek Shqipëria, politikanët shqiptarë vazhdimisht i mëshojnë faktit që “Shqipëria është pjesë e Evropës”, madje “kërthiza e Evropës” dhe jo periferia, sic u shpreh Rama në fjalimin e Butrintit. Por, duhet të kihet parasysh se nuk bëhet fjalë në aspektin gjeografik, por flitet për mënyrën si funksionon shteti, jetën politike, ekonominë etj, dhe këtu, shoqëria shqiptare është shumë më pranë vendeve të Azisë Qëndrore apo Afrikës së Veriut. Tashmë është bërë e qartë se celësi që mund të hapë derën e BE është i lidhur kryekëput me faktorë ekonomikë. Kjo duket dhe nga kushtet e vendosura për Shqipërinë. Lufta kundër korrupsionit, pavarësia dhe reforma në sistemin e drejtësisë, janë të lidhura ngushtë ekonominë. Kjo për faktin se si korrupsioni ashtu dhe një drejtësi jo funksionale shkatërrojnë rregullat e lojës në bazë të të cilave vepron tregu i lirë duke cënuar në radhë të parë konkurencën. Duke pasur parasysh realitetin shqiptar, jo Rama, por kushdo qoftë në pushtet e ka të vështirë t’u flasë të huajve për parametra, shifra, trende zhvillimi etj. Për më tepër, kur Brukseli e njeh gjendjen e Shqipërisë ndoshta më mirë se vetë politikanët shqiptarë. Ekonomia informale, papunësia , korrupsioni e krimi I organizuar që si emërues të përbashkët kanë rikthimin në përmasa të frikshme të synimit të shqiptarëve për të ikur në vende të tjera, janë në nivele të tilla, sa edhe të paktën pas një dekade tjetër Shqipëria besoj se do të jetë akoma duke trokitur në dyert e BE. Njësoj, edhe përpjekjet e autoriteteve për të penguar largimin e qytetarëve, tregojnë se qeveria e ndërgjegjshme senuk është në gjendje t’u sigurojë atyre një minimum jetese normale duke u ngjallur shpresën për një të ardhme më të mirë e gjen të udhës t’ u nxjerrë pengesa artificiale në pikat e kalimit kufitar apo duke u kërkuar vendeve të BE “të shkurtojnë procedurat” për të kthyer sa më shpejt azilkërkuesit shqiptarë. Vetëm, pasi të jetë ndalur në mënyrë të natyrshme ky eksod ekonomik zyrtarët shqiptarë mund të kenë të drejtën për t’u kërkuar evropianëve hapjën e dyerve të BE. Athere, edhe për Edi Ramën nuk do të lindë nevoja t’u lexojë të huajve esse a hartime që lidhen me lashtësinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dera e mbyllur e BE nuk hapet me, Gavrosh Levonja, nga lashtesia, Perralla

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT