• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Shpërfytyrimi i shqiptarëve

August 2, 2015 by dgreca

Ideologjia islamike është nacionalizëm arabë, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus. Ç’kanë shqiptarët fatkeq më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pre e klasave politike kriminale. Arabët e mendësisë mesjetare me nacionalizmin islamik duan ta mobilizojnë popullatën kundër perëndimit, ndërsa ne jemi në taborin e Perëndimit./
Shkruan: Gani MEHMETAJ/
Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa “falja” e Bajramit të madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën xhamitë e teqetë. Tirana nuk pipëtinte, u ndal lumi i veturave, rrugët u braktisen, si të pritej hyrja e hordhive të Xhingis Kanit. Tiranasit mbyllen dyer e dritare, fëmijët s’hapnin gojë, shihnin me tmerr përtej grilave ritualin e pazakonshëm, të paparë në qytetërimin evropian. Edhe më të habitur ishin ata që nuk e dinin hilenë e bashkësive fetare myslimane: mendonin se u ngrysën Evropë, por me ndihmën e këtyre myslimanëve mesjetarë u gdhinë Azi. Në tërë këtë ritual të pazakonshëm të mijëra njerëzve, që ngriheshin e përkuleshin, mungonin vetëm devetë (gamilet) e beduinëve. Nuk kishte as shpata të lakuara arabe, shami beduinësh e rekuizita të tjera luftarake. Arabë pati, ata ishin instruktorë e urdhërdhënës që u tregonin “beduinëve shqiptarë” se si të rreshtoheshin në formacion lufte.
Atmosfera mesjetare e kohës së xhihadit ishte aty, në Sheshin Nena Terezë: sa e frikshme aq anakronike. S’ta kapte mendja që mund t’u ndodhte kjo hata shqiptarëve, nuk e shpjegoje se si mund të shpërfytyroheshin në atë shkallë. Mungonte vetëm akti final: pas faljes së “sabahut” zakonisht hordhi beduinësh mësynin kështjellat e qafirëve që t’i bëjnë rrafsh me tokë. Çuditërisht vjelësit e kësaj traditë beduinësh nuk mësyn godinat qeveritare, nuk u derdhen rrugëve të Tiranës që të kapnin qafirët për zverku, nuk pushtuan as kështjella kaurësh, ndërsa do të duhej, që të mos u shkonte falja huq. Kur i lejojnë hordhitë e tilla të dalin në rrugë si në shkretëtirat arabe, në vend se të falen atje ku e ka dhënë Zoti i myslimanëve, atëherë duhet të pritet çdo gjë: rrënim objektesh qeveritare, republikë islamike, pushtim i të gjitha poreve të shoqërisë shqiptare nga hordhitë islamike. Kur qeveritarët tolerojnë në mënyrë kriminale që feja islame të pushtojë jetën publike, institucionet qeveritare, policinë, shërbimin e fshehtë, shkollat, rrugët, sheshet, madje edhe dhomat tona të fjetjes me zërin e çjerrë e në kupë të qiellit të altoparlantëve që ta plasin timpanin e veshit, atëherë pse të mos sfidohen këta qeveritarë të squllët që e lejojnë terrorin? Vitin tjetër beduinët në Sheshin kryesor, Nëna Terezë, nuk do të mjaftohen me falje bajrami, nuk u quhet “sevapë” po nuk e ndoqën traditën islamike të sulmit rrënues mbi godinat e qafirëve (qafirë janë ata që nuk e besojnë islamin e nuk u nënshtrohen ligjeve të sheriatit).
A kapën fondet islamike majat e shtetit?
Kështu, në shekullin XXI një grusht mercenarësh të financuar nga fonde të dyshimta, ta imponojnë primitivizmin e skajshëm. Një grusht mercenarësh të shitur, bëjnë rrëmujë sa që shqiptarët në vend se të merren me problemet fondamentale, e shpenzojnë energjinë për t’iu kundërvënë fushatës rrënimtare të këtyre islamikëve. Një grup islamikësh mercenarë po na e zënë frymën, bëjnë si të duan e ku të duan, pa përfillur të drejtat tona kombëtare, pa u brengosur që po na i shkelin liritë individuale. Disa parti politike janë kapur nga fondet e dyshimta islamike, prandaj i kanë futur në Kuvend deputetët me prejardhje aziatike, të cilët fyejnë e mohojnë kombin e atdheun e shumicës. Një grup islamikësh të ardhur nga Anadolli e shtetet arabe ua kanë mësuar arsyetimin prej idiotësh disa partive tona, kinse po e tolerojnë agresionin islamikë për hir të votave të besimtarëve, ndërsa duan ta fshehin arsyen e vërtet: fondet islamike e blenë kreun e disa partive politike e të institucioneve, i blenë votat për deputetët aziatik që po e përdhosin Kuvendin e shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe shqiptarët e mjerë heshtin para këtyre aziatikëve ardhacak.
Shpërfytyrim më të frikshëm të shqiptarëve nuk është parë as në kohën e pushtimit më të egër të Perandorisë turke. Kjo shëmti nisi njëzetë vjet më parë në territoret etnike (Maqedoni e Kosovën lindore), vazhdoi me intensitet në Kosovën e pas çlirimit, ndërsa u përhap si kancer në Shqipëri. Sa më të zëshëm bëhen shqiptarët për bashkim me Perëndimin, aq më të dhunshëm tregohen shoqatat islamike, në përpjekjet për të na kthyer në mesjetën e tyre. Maskarada e ditës së Bajramit të madh këtë synim kishte.
Duhet ta kujtojmë se sprovat e para për dalje në rrugë të beduinëve shqiptarë pati fillimisht në Prishtinë, mirëpo policia u tregua efikase dhe, ua ngjeshi më kërbaç shpinës. Ndërkaq, në Tiranë tri vjet radhazi e provuan beduinët derdhjen në rrugë, bllokimin e trafikut e të jetës së qytetit. Sigurisht, po nuk i pengoi dikush sërish do të provojnë ritualin shkretinor. Dje e bllokuan arterien kryesore të kryeqytetit, nesër mund ta bllokojnë shtetin. Varet a kanë interes Serbia, Turqia, Irani e shtetet arabe. Në Tiranë, ditën e Bajramit vdiq shteti laik.
Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?
Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marr lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar protestonte, kurse disa emisarë i kërcënonin natën, apo i thërrisnin me telefonata të fshehta ditën. Policia nuk i mbrojti nga kërcënimet e shantazhet. Komunitetit në vend të xhamive të cilat i kishin me tepri, kërkonte shkolla, ambulanca, kopshte fëmijësh e qendra rekreative. Por për këto gjëra askush nuk pyeste, atyre ua ndërtonin xhaminë para syve. Ka ndodhur në dhjetëra raste kur planifikohej ndërtimi i shkollave, mirëpo derisa pritej leja e zyrtarëve të korruptuar të komunës, islamikët e ndërtonin xhaminë në të njëjtin vend pa pyetur askënd, apo mbase jepnin para nën dorë në komunë.
Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar? Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?
Rast i njëjtë ka ndodh edhe në lagjen e autorit: u ndërtua xhamia e paligjshme, në vendin e shkollës së ligjshme. Kërkesa e financuesit ndërkombëtar për ndërtim të shkollës nuk u tumir, ndërsa u tolerua ndërtimi i xhamisë disa qindra metra vijë ajrore larg xhamisë tjetër. Një grusht zyrtarësh të korruptuar u joshën nga fondet e dyshimta islamike, duke i marr në qafë mijëra fëmijë, të cilët mbetën pa shkollën e tyre. Madje duke kaluar rrugën kryesore për të shkuar në shkollën “Gjergj Fishta” dy kilometra larg, disa fëmijë ranë kurban të xhamisë, sepse i shtypën veturat. A i zë gjumi ata zyrtarë komune dhe ata islamikë që u bënë shkaktarë të këtyre fatkeqësive?
Bashkësitë islame nga Tirana, Turqia e Arabia Saudite ndërtojnë me dhunë xhami në Kosovë, ndërsa zyrtarët e korruptuar në Prishtinë, Pejë, Gjilan e disa qytete të tjera nuk i pengojnë, ose ua shkelin syrin të vazhdojnë ndërtimin ilegal. Tirana që nga koha e qeverisë së Mustafa Krujës e të ministrit Ernest Koliqi nuk e ndërtoi asnjë shkollë në Kosovë a në territoret etnike, ndërsa ndërtoi dhjetëra xhami! Çfarë shpërfytyrimi! Disa qarqe janë tejet aktiv në shkombëtarizim, ndërsa tmerrësisht pasiv në fuqizimin e kulturës kombëtare.
Nga xhamitë ikën mbi 100.000 shqiptarë të Kosovës
Nëpër katunde e qytete myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin qytetarëve, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë. Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.
Aty ku janë ndërtuar xhami njerëzit janë duke i shitur banesat e shtëpitë gati falas, që të ikin nga altoparlantët terrorizues. Ndërtimtarët kanë rënë në pikë të hallit, sepse banesat u kanë mbetur zbrazët: askush nuk do të blejë apartamente a shtëpi afër xhamisë që ua prish gjumin pa lind dielli dhe nuk e le as njëherë të bëjë gjumin e pas ditës.
Nga xhamitë ikën mbi njëqind mijë shqiptarë të Kosovës dhe mbi pesëdhjetë mijë shqiptarë të Shqipërisë, duke kërkuar shpëtim në vendet e kishave. Qeveritarët e korruptuar e islamikët e kriminalizuar menduan se me xhami do t’ua heqin mendjen nga stomaku i zbrazët. Xhamitë i braktisën edhe miliona fatkeq arab për të kërkuar shpëtimin në Evropën Perëndimore. Jemi bërë të krahasohemi me arabët fatkeq fal qeverive tona të kriminalizuara. Bota e qytetëruar ua merr kapitalin vendeve islamike, ndërsa ne morëm “instruktorët” fetarë nga Arabia Saudite, Turqia e Irani. Ata në vend të fesë mbollën përçarjen fetare, në vend të durimit tradicional, kultivuan urrejtjen fetare vrasëse. Dhe frytet e punës së tyre kriminale po i vjelim të gjithë.
Kosova, Shqipëria e territoret etnike janë bërë poligon qitjesh e eksperimentesh nga më të shëmtuarat. Shpërfytyrimit i ndihmuan institucionet shtetërore që nuk e arrestuan dhe nuk e burgosën asnjë hoxhë dhëmbë palarë e analfabet që shkumëzonte kundër historisë kombëtare e nxiste përçarje fetare. Kështu i trimëruan analfabetet, të cilët për një lirë turke e arabe lehin kundër Skënderbeut e personaliteteve historike. Dhe asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë, por i ardhur në Kosovë në kohën e Perandorisë turke.
Islamizmi do të shkërmoqet mu si komunizmi
ShBA-të do ta shkërmoqin islamizmin, ashtu sikurse e shkërmoqen para tridhjetë vjetësh komunizmin e Bashkimin Sovjetik. Deri atëherë shqiptarët do të pësojnë nga islamizmi, ashtu sikurse pësuan nga komunizmi. “Evropa do të bëhet islamike”, çirren ca mercenarë shqiptarë mu sikur serbët e shqiptarët dikur për komunizmit që u bë hi e pluhur.
Prandaj, duhet ta kërkojnë me urgjencë ndihmën e SHBA-ve e të Evropës Perëndimore në mënyrë që ta luftojmë islamizmin që po i shpërfytyron shqiptarët. Na shpëtuan nga Serbia le të na shpëtojnë nga islamizmi. Ne duhet të integrohemi në BE jo me refugjatë që po e frikësojnë Evropën gati sa islamikët, por duke i zgjidh problemet e popullatës me fabrika e vende pune, në vend të xhamive koti. Problemet nuk zgjidhen nëse përpiqemi t’i dendim me hashashin islamik pjesën e varfër të popullatës, duke i bërë mish për top për luftëra fetare arabe, apo skllevër të turqve. Duhet të kërkojmë nga SHBA-të, NATO e Bashkimi Evropian të na çliroj nga Turqia, Arabia Saudite e Iranit.
Por së pari duhet të kërkojmë të na çlirojnë nga klasat jonë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gani mehmetaj, Shpërfytyrimi i shqiptarëve

Kosova një teatër tragjikomik!?

August 2, 2015 by dgreca

Opinion nga Homer KOSOVA/
Fati i Kosovës plagëmadhe, është edhe më tej një teatër tragjikomik, tragjikomike është edhe Kuvendi i Kosovës që nesër ditë e hënë date 3 gusht 2015, në ora dhjetë do të mbajë seancën për
riprocedimin e amandamenteve kuhtetuese që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Që ka mbështetjen nga trinia, PDK-LDK-LISTA SERPSKA, ndërsa e kanë kundërshtruar tri partite
shqiptare, VETVËVENDOSJA-AAK-NISMA.
Mbase tejet tragjikomike është edhe pritja e pafund e zgjidhjes së çështjes shqiptare. Por, këtë se ka menduar kurrë qytetari shqiptar pas tri luftërave çlirimtare, pas atyre që dhanë më
të shtrenjtën jetën, pas atyre që mbetën pa gjymtyrët e trupit, pas atyre që u masakruan mizorisht nga foshnja e deri te plaku, nga barbaria ushtarake serbe.
Sikur u harrua derdhja e gjakut nëpër shekuj nga sundimtar të huaj, sikur u harrua ku ishim dje dhe çka duam sot, dhe çfarë të ardhme duhet ndërtuar, sikur u harrua intelektualizmi kombëtar,
dhe u hodh vrapi pas krijimit të liderëve të rrejshëm, si dje, ashtu edhe sot, sikur u harrua se jemi të vonuar dhe, vonesat po na kushtojnë shtrenjtë, jo! jo! s’duem më humbë më, mjaft kemi
humbur, mjaft na kanë shfrytëzuar të huajt, NUK DUAM GJYKAT SPECIALE NE QË LUFTUAM PËR LIRI E TË DREJTA KOMBËTARE.
Kjo mi kujton vargjet e Migjenit në poezinë e tij revoltuese thoshte:
S’duem për hir, të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,të zhytemi prap në pellgun e mjerimit, që të vajtojmë prap këngën e trishtimit, këngën monotone, të pa shpirt, të skllavnis.
E tillë është pafytyrësia e klasës sunduese politike PDK-LDK, dhe, ndërkombëtarëve në Kosovë.
Nga kjo Vetë-Qeverisje janë bërë premtime të rrejshme gjatë fushatave elektorale të më hershme, kjo kronologji mashtrimesh po duket edhe gjatë këtyre muajve të fundit për GJYKATËN SPECIALE, e cila do duhej themelohej në Serbi, se regjimi serb, ka kryer krime e gjenocid ndaj popullit të pafjshëm shqiptar.
Pse duhet edhe pas lufte populli ynë, të jetoi me një përkeqësim të mirëqenies së qytetarit shqiptar?!
Pse, është bërë poshtërimi, degradimi i luftëtarit të lirisë?!
Ky devijim u bë në dëm të çështjes shqiptare nga regjimi antidemokratik i UNMIK-ut dhe, liderëve tanë servile. Padrejtësia e radhës që po bëhet ndaj UÇK-së dhe popullit, që e mbështeti luftën e saj të drejtë,
ku në ndihmë na doli edhe NATO. Kjo lufte speciale mbase po bëhet, për pushtet dhe jo për shtet.
Andaj me të drejtë ju Organizata të dalura nga lufta çlirimtare, Vetëvendosja-AAK-Nisma, dhe plot subjekte tjera jo qeveritare kanë dalë hapur kundër Gjukatës Speciale. Sepse kur popullit i
mohohet sovraniteti shtetëror, liria dhe e drejta për vetëvendosje, imponimi me dhunë i kësaj Gjykate nuk është e drejtë. Këta sundues të padrejtë, kanë sjellë mjerimin social, shëndetësor,
degjenerimin politik moral, këta kanë vjedhur bukën tone, mirëqenien tone, me mundin dhe djersën e qytetarit shqiptar, janë pasuruar, janë veshur me lukse tepër të shtrenjta, ndërsa populli po vuan edhe për bukën e gojës, e tani po ja sjellin edhe një fatkrqësi atdheut me këtë fare Gjykate Speciale.
Me këtë ju pushtetar të pandërgjegjshëm, me ata ndërkombëtarët, po na e vjedhni lirin e fitur me gjakun e derdhur të dëshmorëve, mjaft na vjedhët pasurin tone kombëtare, tani po na e vidhini
shpresën tone, shpresën tone të tanishme dhe atë të ardhmen.
Me gjitha këto drama e tragjedi, shqiptarët për habi nuk shfaqin një revoltë të fuqishme kundër kësaj të keqeje të madhe. Ndoshta mijëra shqiptarëve kjo paudhësi politikë po u zien përbrenda
por që nuk u duket në horizont ku ata jetojnë të nëpërkëmbur dhe nuk i pyet askush.Ka të atillë që nuk munden!? Ka të atillë që nuk duan!?Ka të atillë që s’dinë të bashkohen për të protestuar kundër kësaj paudhësie e pabesie të udhëheqësve politik në vend.
Ka të atillë që mblidhen për të protestuar kur u preket sedra dhe interesi personal, por, nuk mlidhen e nuk bashkohen ku preket interesi nacional.
Deri kur kështu?!
Tani është koha e vetëdijesimit të qytetarit shqiptar. Forcat progresiste dhe atdhetare, duhet të punojnë pa u lodhur për ta ndryshuar këtë gjendje tragjikomike, që të arrihet me çdo kusht Bashkimi Kombëtar Shqiptar, le të buçasë zëri i bijve të shekullit të ri vetëm një komb dhe një Shqipëri.

Me, 02 gusht 2015.

Filed Under: Featured

Kah po shkon Kosova?

August 2, 2015 by dgreca

KËTU KULTIVOHET POLITIKA E TJETËRSIMIT…, E PAAFTËSISË PËR TË VETËVENDOSUR!
Isuf B.Bajrami/
“Njeriu nuk është armik i njeriut, por bëhet nga sistemi i keq i Qeverisjes.”- Thomas Pein/
Në Kosovë, Zoti e di kur do të zgjohet ky popull, për ta kuptuar çfarë gabimi historik ka qenë marrëveshja e Rambujesë – Parisit dhe çka përmban Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Marrëveshjet e shumta të Hakerupit me Çoviqin, Korniza, etj…, nuk janë aspak jashtë marrëveshjeve të sipërcituara, për të cilat, prapë ”fajin” (ndoshta) do ta kenë fuqitë e mëdha apo Evropa edhe pse aktet e tyre i kanë nënshkruar “politikanët e tanë”: Kuaj-Buaj e shumë bujë e mushka të tjerë. Me një politikë të tillë “largpamëse” dhe të hollë (Esadiste).
Kosova e sotshme mund të njihet si vatër kryesore e paradoksit, që ecë mbi dy këmbë: që flet shqip, magjypisht, serbisht, tamilisht, banglladisht… por prapë se prapë mbetet e ngërthyer brenda “nacionalna dërzhaves” serbosllave.
Kosova, në kohën kur nuk është vu asnjë gurë themeli, po zihet në anarkinë e liberalizmit pluri-par-titist. Mungon sistemi elementar i vlerave, baza elementare për rend e stabilitet. Anarkia, veprimet pa kritere apo kriteret e rrejshme, po gërryejnë thellë e më thellë jetën e popullit, po ngufasin frymëmarrjen e lirë të Kosovës.

– Këtu rrugaçët, kapadainjtë, kllosharët, kafexhinjtë, po shumohen sibretkosat në moçal.
– Këtu, brenda natës, lypësi bëhet princ e princi lypës.
– Këtu jetohet si në lagjet e hipikëve dhe drogerëve të perëndimit: vendësit e mpirë nuk janë të vetëdijshëm për pasojat (bëjnë qejf e mburren duke menduar se po bëjnë punë të vlefshme).
– Këtu, në emër të demokracisë, qetësisë, stabilitetit e progresit, zhvillohet autokracia e re e mafiozitetit.
– Këtu, hipokrizia e demagogjia vlerësohen virtyte, ndërsa vendosja e regjimit të ri neokolonialist shpëtim e fitore.
– Këtu kultivohet politika e tjetërsimit, e urrejtjes së vetvetes, e ikjes nga liria, e paaftësisë për të vetëvendosur.
– Këtu edhe një ”misionar” i pa gdhendur sillet si babaxhan, si në shtëpi të vet, si në pronë të vet.
– Këtu lulëzon servilizmi absurd ndaj ndërkombëtarit, qoftë ai mediokër dhe megalomania tragjikomike ndaj intelektit kosovar.
– Këtu një pjesë e misionit të ndërkombëtarëve sillen si klouni, sikur “gjeneral de fantaisie”.
– Këtu vlerat injorohen dhe antivlerat fitojnë peshë.
– Këtu shqiptarit i zihet fryma me identitetin e vet të cenuar, vihen në lojë përçmuese emocionet e tij, injorohen virtytet dhe vlerat nacionale të tij.
– Këtu atë që pushtuesi agresiv serbomadh nuk e ka arritur (të shtyp ndjenjën dhe idealin e shqiptarit për pavarësi e shtet), po arrihet çuditërisht me misionin e strategjisë së shantazhit, duke e shndërruar misionin në demision denigrues, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e larta të demokracisë amerikane të Willsonit e pasuesve të tij.
– Këtu shkelet paturpësisht gjaku i dëshmorëve, vepra madhore e SHBA-së dhe NATO-së, solidariteti i bashkësisë demokratike ndërkombëtare.
– Këtu bëhen të qarta e kuptimplote thëniet e Thomas Pein-it: ”Njeriu nuk është armik i njeriut, por bëhet nga sistemi i keq i qeverisjes”.
– Këtu edhe impotentët, perversët dhe filistët e të gjitha llojeve, shiten Don Juanë të perëndimit, duke shfrytëzuar streset e pas luftës dhe varfërinë.
– Këtu gazetari më i thjeshtë mund të bëhet agjent dhe ekzekutor.
– Këtu paguhet vetëm dëgjueshmëria.
– Këtu rrogat tejkalojnë proporcionin 100:1.
– Këtu ngritët aristokracia e re konformiste ndaj një qeverie të rreme, ndërsa ndrydhet origjinaliteti dhe kualiteti i vendësit.
– Këtu qeverisja e rremë bazohet në deklaratat e fraza të përgjithësuara të rendit të ri e progresit, ndërkaq mbytet çdo iniciativë progresive e vendësit.
– Këtu qeverisja e rremë ka vendosur kriteret e veta të shitjes së vullnetit të intelektit vendës.
– Këtu liria humb kuptimin real, ajo po kalon në abstraksion, sepse masa duhet bindur në lirinë e kushtëzuar.
– Këtu bashkim vëllazërimi ish-jugosllav është zëvendësuar me brohoritjet për “lirinë” e sjellur, të cilën papagallët vendës e trumbetojnë orë e çast.
– Këtu injorohet e përçmohet kriza sociale e pjesës dërrmuese të masës,të verbëruar nga premtimet hipokrite dhe udhëheqësit e pavendosur ose konformistë, të zhytur në moçalin e konfrontimeve destruktive.
– Këtu epshet për të fituar kanë sjellë verbërinë kolektive, ndërsa spekulimet kanë fituar hapësirë të pakufizuar, nga të cilat në fund shumica kosovare do të mbesin me xhepa bosh.
– Këtu lider bëhet numri, fitimi qeveri.
– Këtu po krijohet shoqëri e re egoiste, e dëshpëruar, e pashpirt. Kjo shtresë në rritje e sipër, do të rindrydhë inteligjencën kreative të vendësit, mëvetësinë intelektuale, gjeneratën e re.
– Këtu rekrutohen oficerë të rinj të intrigave dhe zbatues të skenarëve kundër gjithë atyre që kanë për synim ruajtjen e identitetit, të karakterit autokton të vendësit, të mëvetësisë nacionale.
– Këtu po zhvillohet e zbatohet strategjia e denigrimit dhe poshtërimit, metë cilën vendësi me dorën e vet gjykon e dënon vetveten, e shtyrë nga dora e “padukshme”e qeverisjes së rremë.
– Këtu liberalizmi aktual, me produktet e saj, anarkinë dhe kaosin, po shndërrohet në metodë të ushtrimit despotik të qeverisjes së rremë, ndërsa monopolizimi i ndihmës ndërkombëtare, strategji hipokrite e shantazhit dhe e nënshtrimit të vendësve.
– Këtu përgjegjësia për dështimin i takon vetëm përfaqësuesve vendës, nëse ata nuk i nënshtrohen strategjisë së qeverisjes së rremë.
– Këtu, qeverisja e rremë zgjedh udhëheqësit vendës sipas shkallës së servilizmit, sepse ajo ka liderët e vet (“liderët“ vendës duhet të jenë spiunë në shahun e specialistëve të shkolluar e me përvojë misionesh afatgjata në lojërat strategjike në botë).
– Këtu shitet modernizimi si më e ëmbla ëmbëlsirë e botës; të cilën shumica nuk e shijojnë fare, ndërsa individët përfitojnë.
– Këtu pëlqehet se stimulohet vetëm shtypi që kontrollohet nga qeverisja e rremë.
– Këtu mediat duhet të rrejnë në frymën e qeverisë së rremë, përndryshe duhet të ndërmerren masat adekuate ndëshkuese.
– Këtu nga ana e qeverisë së rremë preferohet gazetarë(e), e kaluara e të cilit(ës) di të dëshmojë se ka qenë i(e) nënshtrueshëm(e) (ata do t’i nënshtrohen “solidaritetit” të qeverisë së rremë, sepse janë të pajisur me mjerimin, boshllëkun dhe mburrjen. Kështu, shpirtrave të vërtetë kreativ e të panënshtrueshëm, do t’i mbyllen dyert e ndikimit).
– Këtu, në emër të ristrukturimit në ekonomi, po spekulohet me sistemin bashkëkohor të organizimit, duke ndërtuar sistemin e profitit ekonomiko-komercial të individit a grupit, kuazibisnesin primitiv.
– Këtu investimet kapitale nga jashtë transformohen në rezultate minore, në improvizime jetëshkurtra.
– Këtu ndihma e vërtetë profesionale nga jashtë injorohet apo bllokohet, nga mediokri i qeverisë së rremë dhe kooperuesve servilë të tij.
– Këtu qeveria e rremë fiton opinionin, duke ushqyer e shfrytëzuar kontradiktat, për të humbur masën vendëse në labirinte të reja, duke dobësuar fuqinë e mendimit politik vendëse në labirinte të reja, duke dobësuar fuqinë e mendimit politik vendës, sepse vetëm qeveria e rremë duhet të vendosë.
– Këtu nuk ka institucione por funksione, ato të qeverisë së rremë, të cilat nuk kanë bazë, ose për bazë kanë rezoluta apo rregullore, me të cilat, suma sumarum, nuk definohet asgjë, sepse nuk duhet të definohet gjë, përpos dëgjueshmërisë, durimit e pritjes nga vendësit.
– Këtu ata që i kundërvihen strategjisë së qeverisjes së rremë duhet të suspendohen, të japin dorëheqje ose, nëse e cenojnë atë, mund edhe të dërgohen në gjumin e përjetësisë.

Kini mendjen se ç’po bëni o K… e Buaj, sepse ai gjak i cili është derdhur do të ju nevojitet për pasardhësit tuaj që ta shkruajnë gjuhën shqipe.

Filed Under: Analiza Tagged With: Isuf B.Bajrami, Kah po shkon Kosova?

KËRKESË PUBLIKE KRYESISË DHE POSAÇËRISHT KRYETARIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TE AMERIKES”VATRA” /

August 2, 2015 by dgreca

Ju kërkojmë të reflektoni për situatën aktuale në anarkisë së pronës në Shqipëri/
Shkruan:Ing. Isuf Bodo,pronar autokton i fshatit Dukat, Vlorë/
Unë quhem Isuf Bodo, jam nga pronarët autoktonë nga fshati Dukat i Vlorës, që mbetm pa prona sepse na I kinfiskoi diktatura, por nuk po na I kthen as demokracia. Unë jetoj në Shqipëri dhe në rradhë të parë ndjej detyrim moral të falenderoj redaksinë e gazetës “Dielli”, si shtyp i lirë që na jep mundësinë të komunikojmë dhe shprehim lirisht mendimet tona. Gazeta “Dielli” ka botuar me korrektësi të gjitha shkrimet kritike per problemin e pronave, adresuarj Qeverive shqiptare të majta e të djathta. Redaksia “Dielli” ka në themel profesionalizmin dhe ky është model për të gjithë gazetat që botohen në Shqipëri, të cilat në fakt janë pjesërisht të lira sepse realitetin ato e modifikikojnë nën këndvështrimin e interesave të drejtuesve të politikës.
Nëpërmjet këtij shkrimi të hapur i drejtohem publikisht Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Panshqiptare Vatra dhe posaçrisht kryetarit aktual z. Gjon Buçaj .
Zotëri të nderuar, Kanë kaluar 25 vjet kur populli shqiptar e përmbysi diktaturën komuniste që në 45 vjet krahas gjërave të mira që realizoi me punën e popullit, si organizim ishte maskim i interesave pansllave.
Në 1991 Shqipëria rrëzoi Monumentin e Diktatorit dhe me Dispozitat Kryesore Kushtetuse pranoi respektimin e lirive dhe të Drejtave themelore të Njeriut, pranoi parimet e Helsinkit, pranoi respektimin e konventave ndërkombëtare etj. Në 1991 në programin e parë të Partisë Demokratike, ku kam qenë present, perfshihej kthimi i pronës tek i zoti. Ishte gabim fatal i Sali Berishës që e si “me urdhër të peshkut” ndryshoi programin e PD dhe sot situata është edhe më e rëndë se në kohën e diktaturës. Konkretisht : Neni 8 i ligjit nr 7501 I miratuar me datë 19.07.1991 “Për tokën” thotë: “Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparëshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit” Praktikisht jo i gjithë ligji por këto dy fjalët mohuese NUK dhe AS janë virusi vdekjeprurës për demokracinë dhe popullin shqiptar. Mohimi I pronës, ju interesoi deputetëve në 1991 dhe vazhdon ti mbajë ata me gojën mbyllur edhe sot . Këto dy fjalët mohuese janë burimi i kriminalizimit të administratës shtetërore, të gjyqësorit dhe pastaj e keqja zhvillohet dhe pëhapet kudo në çdo sector të shoqërisë sipas ligjit shkak-pasojë .
Tani pas 24 vjet pluralizëm, nga ambasadori i SHBA z. Donald Lu, nga ambasadore e BE znj Romana Vlahutin dhe nga të gjithë drejtuesit e politikës shqiptare konstatohet një realitet i hidhur: – shteti shqiptar rezulton i korruptuar, i kriminalizuar. Pra monumenti i Enverit u përmbys në 1991 por demokacia është mohuar, sepse diktatura është transformuar në korrupsion vertikal. Këtë periudhë 24 vjeçare, njerëzit e pandershën, të papërgjegjegjshëm që ju futën politikës e shfrytëzuan atë për të plotësuar interest e tyre personale. Shqipëria po denatyrohet, shqiptarët po vriten ndërmjet tyre. Është publikuar se janë mbi 8000 të vrarë dhe mijëra familje të ngujuar për shkak të ligjit 7501. Kete e ka deklaruar vete kryeministri Edi Rama, ish kryeministri Pandeli Majko, vetë Sali Berisha dhe shumë deputetë te tjerë, që ja lene fajin pales kundershtere, pa bërë asgjë konkrete. Për ju zoti Buçaj që keni kulturën demokratike të SHBA është e qartë se pa respektetuar titujt e pronësisë ashtu siç thote Kushtetuta dhe siç ndodh në SHBA të gjithë botën demokratike, nuk mund te kete investime te huaja nuk mund te kete pranim të Shqipërsisë ne Bashkësinë Europiane. Shoqata e pronarëve prej vitit 1991 ka luftuar pa kompromis për zgjidhjen e problemit të pronës dhe gjithnjë ka kërkuar të njëjtën gje: zbatimin nga shteti të detyrimeve kushtetuese . Në 2013 Shoqata ka paraqitur për diskutim projekligjin që eshte në përputhje me kushtetuten. Projektligji shoqatës parashikon qe shteti të mos tallet me pronarët dhe me Kushtetutën, por të hapi rregjistrat e shtetëzimeve që bëri Enver Hoxha dhe dhe kërkohet që të jenë strukturat shtetërore që secilit trung familjar ti kthejë pronën e tij të trashëguar. Për pronat që në periudhën 1945-1991 janë tjetërsuar për nevojat publike ligji i propozuar nga shoqata parashikon kompensim. Nëse kjo detyrë merret përsipër nga Qeveria, e gjithë procedura mbyllet benda pak javëve dhe pa kosto financiare, duke realizuar kërkesën urgjente që ka vendosur BE para qeverisë Shqiptare. Praktikisht ne kërkojmë që Qeveria rë marri përsipër detyrimin të zbatoje kushtetutën dhe të çlirojë tokat e pushtuara nga interesat e popitikanëve grykës. Por kjo kërkesë e shoqatës nuk ju pëlqen politikanëve shqiptarë, që vazhdojnë ti koruptojnë ose ti mashtrojnë nderkombëtaret, duke përdorur termin kompensim. Qeveria ka një muaj që orvatet të ofrojë një variant projektligji që është dështim pasi është vazhdimësi e rrugës së gabuar te filluar në vititn 1991, process, që vetë Sali Berisha në 2013 e deklaroi te gabuar. Lidhur me mungesën e dështirës së politikaneve shqiptare për zgjidhjen e problemit, sqaroj se edhe në takimin e fundit të datës 31 Korrik 2015 të Minstrit të Drejtësisë z. Nasip Naço, me shoqatat e pronarëve,për zgjidhjen e problemit të pronave, ku pronarët kërkonin zbatim të Kushtetutës d.m.th kthimin fizik të pronës dhe kompensim për pronat e zëna per nevoja publike, vetë Ministri i Drejtësisë, ju përgjigj pronarëve se… “ ju jeni pak, ne nuk mund të plotësojmë kërkesat tuaja, por ne si forcë politike po marrim përsiper të kompensojme me teper nga sa bëri Sali Berisha …”. Në fakt ai dhe stafi tij kërkojnë të imponojnë nje projektligj që të gjitha grabitjet e pronave të bëra në zonat turistike nga politikanët e postkomunizmit të mbyllen me një kompensim që është i papranushëm për ne.. Ne kërkojmë ndihmën e shoqatës Vatra sepse nuk duam ta shesim tokën e të parëve tanë, prona është atdheu për secilin nga ne . Siç u tha edhe në takim me Ministrin kjo nuk ndalon askend që nuk ka më interes për pronën që pasi prona të çlirohet nga pushtimi nga të fortët e politikës dhe ti kthehet fizikisht, ai, pra vetë pronari ta shesi pronën e tij. Në takimin e dt. 31 Korik 2015 drafti i Qeverisë u refuzua kategorikisht si i papranushëm, nga të gjithë pjesëmarësit që insistuan për detyrimin e shtetit për të zbatuar detyrimet kushtetuese, për kthim fizik të pronës që ju është konfiskuar dhe kompensimi të parashikohet për pronat që janë tjetersuar për nevoja publike. Të gjitha këto janë thënë edhe më parë në takime, në gazeta, në TV e kudo nga zoti Rrapo Danushi kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi” nga z Niko Nesturi kryetar i shoqatës “Bregdeti” dhe nga z. Axhem Ymeri, kryetar i shoqatës “Krahina Jonë Dukat Tragjas Radhim” por zeri dhe argumentat e tyre bien ne veshin e shurdhër të politikanëve shqiptare. Në takimin e datës 31 korrik 2015, por edhe në takimin e mëparshëm gazetarët dhe TV u ndaluan të hynin në sallë dhe të asistonin, prandaj këto zhvillime nuk janë bërë të njohura për publikun. Në takimin e dt 31 Korrik, Kryetari i Shoqatës “Krahina Jonë“ z. Axhem Ymeri por dhe pjesëmarës të tjerë në bisedime, i kërkuan Ministrit të Drejtësisë, që nëse nuk mundet ta mbrojë Kushtetutën, është më mirë të tij si person dhe për të gjithë vendin, të bëjë dorëheqjen.
Sot më shumë se kurrë populli shqiptar dhe demokratizimi I vendit ka nevojë për ndimën patriotike nga Shoqata Vatra. Ju keni dijeni më të plota dhe në gjirin e Vatrës ka intelektualë të shquar e patriotë që mund të sugjerojnë një fjalë me senatorë e kongresmenë që përpiqen me gjithë shpirt për të mirën e demokracisë në Shqipëri, por që nuk i njohin realisht problemet tona. Prandaj ju drejtohem posaçrisht ju zoti Gjon Buçaj, kryesisë së shoqtes panshqiptare Vatra, që të konkretizoni patriotizmin tuaj duke sqaruar në politikëbërësit e SHBA dhe DASH se problemi më shqetësuar për popullin dhe te ardhmen e stabilitetit social në Shqipëri është korigjimi i anarkisë që prodhohet nga dy fjalët mohuese në nenin 8 të ligjit 7501, dy fjalë djallëzore që korruptojnë pushtetarët dhe Shteti praktikisht nuk e respekton Kushtetutën. Të sqaroni gjithashtu se kompensimi për prona që janë transferuar në mënyrë të paligjshme është mashtrim dhe se këto dy fjalë në nenin 8 të ligjit 7501 dhe të gjitha prapësitë e tjera të bëra me pronat në kohën e postkomunizmit i korigjon projektligji i shoqatës,që politikanët e mbyllin ne sirtar. Këtë projektligj cilido që është i interesuar e gjen ne shqip dhe në anglisht në faqen e internetit të shoqatës www.defendingproperty.com

Shpreh bindje të plotë për mirkuptimin tuaj dhe në shpirtin patriotik të shqiptaroamerikanëve
Me respekt
Ing. Isuf Bodo,
pronar autokton i fshatit Dukat, Vlorë

Filed Under: Vatra Tagged With: Isuf Bodo, Kryetarit te Vatres, Leter nga Shqiperia

MANIFESTIMI I 1 GUSHTIT “ALPET SHQIPTARE 2015”

August 2, 2015 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj/
Manifestimi 1 Gushtit, në Vuthaj është një nder manifestimet ma të rëndësishme kulturore që organizohen në Plavë Guci, është manifestim ku me vite të tëra gjegjësisht që nga viti 1997 organizohet me qëllimi të promovimit të traditës dhe kulturës autoktone të shqiptareve nga krahina e Plavë Gucisë. Me kalimin e viteve është arritur që sado pak ky manifestim të masovizohet dhe shndërrohet në një dite të veçantë që bashkon pa dallim Plavë Gucinë dhe trevat shqiptare, si një ditë ku bashkohet diaspora dhe vendlindja dhe si një ditë ku rinia jonë e rritur në mërgim takon rrënjët e origjinës pra vlerat që ka vendlindja e prindërve të tyre Plavë Gucia. Është kjo një dite ku qenia shqiptare prezanton traditën dhe krenarinë kombëtare përmes programeve te llojllojshme artistike nga shoqëritë artistike kulturore vendore dhe njëkohësisht edhe me pjesëmarrje të të ftuarve si në aspektin kulturor dhe po ashtu personalitete të ndryshme vendore dhe kombëtare.
Megjithatëse vlerësojmë se ky manifestim duhet që të jetë në krye të detyrës dhe rolit që duhet të luaj në fushat e cekura ma lartë duke e masivizuar, shndërruar dhe adaptuar programe artistike për qindra të rinjtë qe nga diaspora vijnë me kënaqësi për tu argëtuar dhe shijuar bukurit dhe vlerat e Plavë Gucisë. Është imperativ i kohës që ky manifestim kulturor të jete gjithëpërfshirës duke mbizotëruar logjika e afrimit dhe unitetit dhe unifikimit dhe gjithë përfshirjes sepse ky manifestim i rëndësishëm duhet të jetë në shërbim të të gjithëve dhe të dal nga mentaliteti i ngurtë izolues që mbizotëron tek individet.
Esad Gjonbalaj
New York 2 Gusht 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: “ALPET SHQIPTARE 2015”, Esad Gjonbalaj, MANIFESTIMI I 1 GUSHTIT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT