• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Përfundon restaurimi i kalasë së Lezhës

September 15, 2015 by dgreca

 nga Megi Zonja 

Kalaja e Lezhes 1 Te marten, me 15 shtator, ora 11.00, ne kalanë e Lezhës do të organizohet konferenca për shtyp e Ministrisë së Kulturës, me rastin e përfundimit të restaurimeve në kalanë  e Lezhë, me pjesemarrjen e ministres se Kultures, Mirela Kumbaro.

Burime nga Ministria e Kultures bejne te ditur se restaurimet u kryen në kuader të projektit ADRIFORT, një rrjet i Adriatikut për trashëgiminë e fortifikimeve. ADRIFORT lind nga ndërgjegjësimi i vlerave të përfaqësuara nga trashëgimia historike kulturore arkitekturore e fortifikimeve në zonën bregdetare të Adriatikut, ne gjendje te jape përfitime edhe në aspektin social dhe ekonomik.

Filed Under: Featured Tagged With: Kalaja e Lezhes, restaurimi

Viti i Ri Shkollor- 120 klasave inteligjente në 60 shkolla

September 15, 2015 by dgreca

nga Zina Tosku/ 

Digitalizimi ne shkolla (3)Tiranë, 14 Shtator/ATSH/-Me fillimin e vitit të ri shkollor, nis edhe për herë të parë aplikimi i projektit për klasat inteligjente.

Sikurse u bë me dije që në muajin prill të këtij viti, në muajin shtator do të niste edhe aplikimi i projektit për klasat inteligjente, ku mësuesit dhe nxënësit do të mund të operojnë gjatë një ore mësimi nëpërmjet tabletave dhe stilolapsave elekronikë.

Ky ishte projekti i lançuar për herë të parë nga Ministria e Arsimit, në muajin  prill, projekti cili do të aplikohet në 60 gjimnaze ku do të mund të trajnohen 8000 mësues në 120 klasa inteligjente.

Nëpërmjet këtyre klasave inteligjente që sot do të ndërveprojmë në 5 kurrikula mësimore. Shkollat e përzgjedhura janë 60 , ku 43 prej tyre janë në qytete të mëdha ndërsa 17 janë në zona dhe komunitete të vogla.

Klasat dixhitale konsistojnë në modernizimin e 4 sistemeve teknologjike si : regjistër elektronik, laboratorë shkencor mësimdhënie dhe mësim në klasë. Nëpërmjet sistemit dixhital do të mund aplikohen teste onile dhe mjaft programacione të nevojshme për një mësimdhënie cilësore, por jo më si një orë tradicionale mësimi por bashkohore.12003334_10153213307926523_211736890779771804_n

Përveç të tjerave, klasat dixhitale do të mund të krijojnë një raport të rip rind-mësues-nxënës, pasi transparenca do të jetë më e lartë për shkak të aplikacioneve online që do të jenë, ku do të kenë akses, nxënës, mësues dhe prindër.
Implementimi dhe përzgjedhja e 60 shkollave të sistemit dixhital është bërë në bazë të kritereve që lidhen me profesionalizmin e mësuesve, nivelin e nxënësve, të trajnimit të mësuesve por edhe në gjithpërfshirje duke e implementuar thuajse në tërë Shqipërinë.

Klasat Inteligjente do të jepen nga Ministria Arsimit 4800 tableta, 200 laptopë, 120 laboratorë që do krijohen në 60 shkolla. Në secilin tablet dhe laptop do të jetë programi i manaxhimit të mësimdhënies si dhe në çdo klasë do të këtë wirless , për të ndërvepruar klasat me njëra-tjetrën dhe nxënësit midis tyre.

12009670_10153213309186523_2657029275804186736_nProgramet: Autoring tool, E-portal (SITOS), E-diary-regjistër, E-përmbajtje dixhitale, janë në funksion të mësimdhënies dhe nxënies në këto klasa.

Një nga elementët më të rëndësishëm të këtij projekti, është krijimi i regjistrit elekronik. Nëpërmjet tij, prindërit, nxënesit dhe mësuesit do të jenë në dijeni të plotë të ecurisë së nxënësve dhe fëmijëve të tyre.
Në tabletat dhe laptopët do të jetë edhe një sistem i quajtur “sokrates” i cili do të japë informacione për çdo nënës dhe mësues.

Si do të zhvillojë një mësues në orë mësimi në klasat inteligjente?

Sikurse ndodh në çdo orë mësimi, çdo mësues organizon orën e mësimit mbi bazën e kontrollit të dijës, më pas një testim dhe në përfndim më shpjegimin e orës së re të mësimit. Nëpërmjet tabletave, do të mund të kontrollohen dijet përmes disa pyetjeve të cilat do ti përgatisë mësuesi për të gjithë nxënesit dhe do të kontrollen përgjjigjet në mënyrë të shpejtë. Në këtë moment do të hyjë në funksion dhe elementi i anketimit, i cili nëpërmjet 2 apo 3 pyetjeve në kohë të shpejtë do të klikohet mbi përgjigjen dhe mësuesi do të marrë në kohë reale përgjigjen, pa ngritur duart fare nxënësi.Sami Frasheri 14 Shtator

Një tjetër element i cili do të mund të ndihmojë mësuesit është edhe mënyra e zhvillimit të provimeve. Pas letrave të pafund të provimeve që mësuesit përgatisin për nxënësit dhe korigjimit në shumë kohë, tanimë falë provimit elektronik do të shpërndahet testi i provimit për të gjithë nxënsit. Mësuesi ka avantazh sepse mund të shohë nëse ka lënë ndonjë nxënës pa i dërguar testin e provimit dhe bashkë me të do të jetë e vendosur edhe kohëzgjatja e provimit.

Korrigjimi i testit do të bëhet automatikisht pas përfundimit të provimit, pasi vetë mësuesi do ti ketë shënuar edhe përgjigjet e pyetjeve më parë në sistem. Ndërkaq, këto rezultate do ti dergohen edhe nxënësve në tablet edhe prindërve njëkohësisht.

12003299_10153213309051523_1395474302787245312_nKlasat inteligjente do të mund të krijojë dhe profilin apo ecurinë e çdo nxënësi dhe mësuesi, nëpërmjet statistikave që do të krijohen ne sisteme, në këtë menyrë do të mund të evindentohen mangësitë.

Mësues të pranishëm në aktivitet, pas përfundimit të takimit dhe njohjen e mënyrës sesi këto klasa do të funksionojnë, u shprehën se kjo është një sfidë për arsimin shqiptar sepse ambjentet dhe kushtet nëpër shkolla lënë për të dëshiruar.

Krahas saj, mësuesit vlersuan implementin e këtij projekti si dhe avantazhet për mësuesit dhe nxënësit që kjo mund të sjellë. Ky projekt që nis të zbatohet sot praktikisht, do të zgjasë 3 vjet.

Filed Under: Reportazh Tagged With: 120 klasave inteligjente në 60 shkolla, Viti i Ri shkollor

DEKLARATË E FEDERATËS VATRA PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE NË LUGINËN E PRESHEVËS

September 14, 2015 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” përshëndetë vendimin e këshilltarëvet shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët, simbas mjeteve të informimit, me votë unanime miratuen Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Serbi. Ky Asociacion krijohet si reciprocitet me Asociacionin (“Zajednica”) e komunavet me shumicë serbe në Kosovë, miratue nga qeveritë e Kosovës e të Serbisë muejin e kaluem.

Qendrimi i “Vatrës” ka qenë gjithnji që shqiptarët në Luginën e Preshvës duhet të kenë, së pakut, të njajtat të drejta që Serbia kërkon për pakicat serbe në Kosovë. Por për të arrijtë këte, përveç vullnetit dhe angazhimit të vetë shqiptarëve që banojnë në trojet e veta autoktone në Luginë, e cila i asht marrë Kosovës pa të drejtë dhe pa i pyetë banorët, “Vatra” mendonte se duhej edhe angazhimi i qeverisë së Kosovës në rend të parë, si edhe i asaj të Shqipnisë.

Angazhimi i dy qeverive për njohjen e Asociacionit, që do t’ishte instrument legjitim për emancipimin dhe fuqizimin e shqiptarëve të Luginës, nevojitet sidomos tash e mbas, pse përjetsimi i Asociacionit do të jetë nji proces i vështirë dhe me pengesa të mëdha. Serbija kërcnohet dhe, me anë të Ministrit të Jashtëm, shqiptarëvet “Ua tërheq vërejtjen që të mos bajnë ndonji paralele me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ua tërheq vërejtjen të mos luejnë me zjarrin….”.  

Nga ana e Bashkimit Europian, përmendet se Asociacioni i Komunavet serbe në Kosovë asht arritë me negociata në mes Prishtinës e Beogradit, dhe se “niveli i autonomisë së vetqeverisjes mbrenda vendit asht vendim sovran i nji vendi kandidat per BE”, këtu asht fjala për Asociacionin e komunave të Luginës së Preshevës.   

Qeveritë shqiptare duhet të solidarizohen me bashkëkombasit që diskriminohen në pikpamje ekonomike, kulturore e kombëtare dhe rrezikohen nga spastrimi etnik në mënyrë të vazhdueshme. Ato duhet të jenë megafon i fuqishëm për të pohue se “Evropa nuk mund të veprojë me dy standarde, ndryshe për serbët e Kosovës dhe ndryshe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”. Shqiptarët atje shpresojnë se jeta dhe të drejtat e tyne do të përmirsohen në nji status me Asociacionin e Komunavet.

Suksesi i kësaj nisme mëvaret shumë nga veprimi i përbashkët i të gjitha forcavet politike shqiptare. Nji nga titujt: “Lugina e përçarë themeloi asociacionin” e ulë entuzjazmin e lajmit për aktin historik të djeshëm. Prandej bajmë thirrje vllaznore me shpresën se interesi i përbashkët dhe kujtimi i atyne që atij interesi ia kanë kushtue edhe jetën, do të sjellin frymën e bashkëpunimit dhe suksesin.

Nju Jork, 13 shtator 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: Asociaoni i Komunave, deklarate, federata Vatra, Presheve

Shqiptaro-amerikani Zef Përgega prezanton në Tiranë librin “Shqiponjat fluturojnë lart”

September 14, 2015 by dgreca

Këto ditë mbushet një vit nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri. Gazetari Zef Përgega sapo ka botuar një libër mbi këtë ngjarje, ku përfshihen mesazhet e Papës dhe një mori detajesh dhe fotosh nga ajo vizitë. Ai pohoi gjatë paraqitjes së botimit në katedralen e Shën Palit në Tiranë se edhe pse kaloi një vit nga ajo vizitë, mesazhet e Atit të Shenjtë janë aktuale dhe me rëndësi afatgjate. Gazetari Zef Përgega publikoi sot mes një grupi autorësh, miqsh dhe gazetarësh librin e tij më të fundit “Shqiponja fluturojnë lart” kushtuar vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri. Libri përmban gjithë materialet e asaj vizite me rëndësi për Shqipërinë, mesazhet që u dhanë nga papa Francesku dhe mendimet e personaliteteve të ndryshme mbi këtë ngjarje të rëndësishme. Botimi “Shqiponjat fluturojnë lart” u paraqit sot në një takim te katedralja e Shën Palit në Tiranë, ku morën pjesë, bashkë me pjesëmarrës të tjerë edhe nunci apostolik i Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkv Ramiro Moliner Inglés. Autori tha se e ka ndjekur nga afër vizitën e papës, duke ardhur në Tiranë nga SHBA, ku edhe jeton prej disa vitesh. Botuesit dhe studiuesit që morën pjesë vlerësuan këmbënguljen e autorit Zef Përgega për hartimin e librit kushtuar Papa Franceskut. Në këtë libër është përfshirë edhe një kapitull i vecantë mbi historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë në shekuj. Vizita e Papa Franceskut një vit më parë në Shqipëri pati jehonë të gjerë në shtypin botëror për mesazhet e saj në favor të paqes dhe bashkëjetesës ndërfetare. Ajo ishte vizita e parë që Papa Francesku kreu në një vend europian dhe në meshën e tij deklaroi se Shqipëria është një shembull i madh për gjithë botën me tolerancën dhe harmoninë fetare të besimtarëve. Papa Francesku u kujtoi dëgjuesve që shqiponjat shqiptare vërtet fluturojnë lart, por ato gjithmonë kthehen në folenë e tyre, duke ruajtur lidhjet me tokën. Ky mesazh është në titull dhe në qendër të librit të gazetarit Zef Përgega.

Filed Under: Komunitet Tagged With: fluturojne, promovim ne Tirane, shqiponjat, Zef Pergega

Skënderbeut –Beshiktash! Korçaret ndezin motoret.

September 14, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

Skënderbeu do te luaje diten e enjte ndeshjen e pare ne Ligen e Europes. Perballe korcareve do te jete skuadra e njohur turke Beshiktash. Kjo eshte hera e pare qe nje skuader futbolli shqiptare merr pjese ne ndeshjet e vlevshme per fazen ne grupe te Liges se Europes. Skënderbeu eshte ne Grupin H, ku marrin pjese Beshiktash (Turqi), Lokomotiva e Moskes (Rusi) dhe Sporting i Lisbones (Portugali).

Tekniku i Skënderbeu Mirel Josa do te kete ne dispozicion ne kete takim edhe sulmuesin e Kombetares Shqiptare Hamdi Salihi. “Shkodrani” qe ka vendosur qe ne kete sezon te luaje me Skënderbeu u demtua gjate takimit Vllaznia- Skënderbeu 0-2. Tekniku Mirel Josa ende nuk eshte shprehur per kete ndeshje. Por presidenti i Skenderbeut Takaj shprehet optimist:” Beshiktashi eshte nje emer i madh ne futbollin turk, por ne do ta befasojme. Kam shume besim ne kete qe po them dhe nuk e bej per tu dhene zemer lojtareve. Ata jane profesioniste dhe e dine mire punen e tyre, nderkohe qe ne presim edhe mbeshtetjen e tifozeve tane te mrekullueshem”.  “Dëshiroj t’iu konfirmoj se do të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim për ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League ndaj Beshiktashit. Rikuperimi ka ecur mjaft mirë dhe jam riaftësuar plotësisht” thote vete Hamdi Salihi gjate nje postimi ne faqen e tij ne Facebook.

Nga ana tjeter mesohet se Beshiktashi ne kete takim do te kete kater mungesa kryesore.Ne takimin e fundit ne Kampionatin Turk u demtua mesfushori i talentuar  Özyakup Oğuzhan. Por jashte planeve te tekniku te Beshiktashit  Senol Gunes jane edhe futbollistet, Tolgay Arslan, Veli Kavlak dhe Ramon Mota. Me skuadren turke luan edhe lojtari i njohur  gjerman Mario Gomes, i cili ne kater ndeshje ka shenuar dy gola. Gomes u dha ne forme huazimi per kete sezon nga Fiorentina. Kapiten i skuadres eshte Veli Kavlak, qe per kete ndeshje eshte ne listen e te demtuarve. Beshiktash ka ne gjirin e saj futbolliste te tille si argjentinasi Jose Sosa, portugezin Ricardo Quaresma, brazilianet  Motta dhe Rhodolfo. Klubi i Beshiktashit eshte krijuar 112 vjet me pare, me 19 Mars 1903.  Uniforma e Beshiktashit eshte bardhezi. Beshiktash zbret ne stadiumin “Elbasan Arena”  duke mbajtur mbi supe 13 tituj Kampion, 9-te Kupa te Turqise dhe 8 Super Kupa.

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT