• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

Gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, seanca ndërpritet në nisje

October 23, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Opozita ka bllokuar edhe sot seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me “rrethim” të kryesuesit e foltores, të nisur me vonesë dhe të ndërprerë për “pushim njëorësh” të dhënë nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Pranë zyrës së tij, para seancës deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës, i cili është shpërndarë në ambientet e tjera të Kuvendit. Ndersa para ndërtesës së Kuvendit ka grumbullime të aktivitëve të opozitës – qyetarëve protestues dhe është hedhur mjet tymimi me ngjyrë.
Kryetari i partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj, në një deklaratë pas ndërprerjes, tha se para se të fillonte seanca i kishte kërkuar koalicionit qeverisës “të gjejnë një mënyrë për anulimin e marrëveshjeve” të 25 gushtit me Serbinë dhe të demarkacionit me Malin e Zi. “Pa anulim të marrëveshjeve, nuk ka kushte të mbahet seanca e Kuvendit”, u shpreh ai.
Pas hedhjes sot të gazit lotsjeës, LVV deklaroi se, “protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”.
AAK në njoftimin e dërguar shprehet se, “e kemi konsideruar krejtësisht të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të pasditës, dhe u kemi bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo seancë të mos mbahet. Mirepo ato nuk kanë dashur t’i përfillin kërkesat e opozitës dhe arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave të reja”.
Në një situatë të tillë, vijon AAK, opozita nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përpos që të përdorë mjete të pazakonshme për pëngimin e kësaj seance.
“Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë atyre kanë urdhëruar mbajtjen e seancës, që të tërhiqen nga një veprim i tillë krejtësisht i paarsyeshëm, dhe ta përfillin kërkesën e opozitës dhe të shoqërisë civile për shtyerjen e seancave të reja. Ndryshe cdo esaklim i situatës në Kuvend ose jasht tij, është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë urdhër që të mbahet seanca e sotme”, shprehet AAK.
“Ne kemi forcën e argumentit, kurse pushteti ka vetëm argumentin e forces”, shprehet Donika Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në deklaratën e dërguar pas orës së paraparë për fillimin e seancës së Kuvendit.
“Sot barikaduan Kuvendin për t’i burgosur deputetët dhe mund ta bëjnë, madje mund ta burgosin edhe krejt opozitën. Por, nuk mund të mposhtin forcën e argumentit tone”, shprehet ajo.
Ajo vijon se, jemi të vetëdijshëm për barrën e rëndë të përgjegjësisë në ketë proces jo të lehtë. Mirëpo, përkushtimi për të mos lejuar humbjen e tokës dhe humbjen e resurseve tona kombëtare na shtynë të vazhdojmë, pavarësisht sfidave dhe çmimit në rrugën tonë të drejtë.
“Si deputetë, jemi betuar që do t’i shërbejmë vendit. Sot vendi po rrezikohet nga këto vendime. Prandaj, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve. E therrasim kryeministrin që, ndërmjet interesave të Serbisë dhe kërkesave racionale të qytetarëve tanë, të përcaktohet për këtë të fundit dhe t’i hapë rrugë kthimit të normalitetit në vend dhe Kuvend. Tërheqje ose Dorëheqje!”, përfundon Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të AAA-së.
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është ftuar nga Kryesia e shefat e grupeve parlamentare, pa përfaqësuesit e opozitës, për në sot orën 16:00. Derisa Kuvendi nuk ka arritur të përfundojë asnjë seancë plenare ka më shumë se një muaj nga fillimi i sesionit vjeshtor, ndërsa në bllokimet nga opozita të ndërprera edhe me hedhje gazi lotsjellës e të vezëve, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, edhe mes fërshëllimash e fjalori të ashpër, Presidentja e Republikës i ka ftuar “për dialog politik partitë parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, ka takuar ndaras liderët e opozitës dhe opozitës, dhe sot priteshin përpjekje që t’i takojë “përfundimisht, në mirëbesim, në tryezë të përbashkët”, para seancës së Kuvendit.
***
Kosovë-njoftimi zyrtar: Nuk filloi mbledhja e Kuvendit/
PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Në njoftimin në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur: As sot nuk ka filluar mbledhja plenare e Kuvendit. Deputetë të partive opozitare bllokuan serish foltoren e Kuvendit dhe më pas u hodh gaz lotsjellës.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ndërpreu mbledhjen për një pauzë dhe ftoi mbledhjen e Kryesisë. Ai i luti posaçërisht partitë opozitare që të jenë të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë dhe të diskutojnë për tejkalimin e gjendjes.

Filed Under: Komente Tagged With: Gaz Lotsjelles, në Kuvendin e Kosovë, në nisje, seanca ndërpritet

John Withers merr Çelësin e Tiranës

October 23, 2015 by dgreca

Ish ambasadori amerikan në Shqipëri vlerësohet nga Bashkia e kryeqytetit/
Ish ambasadori amerikan në Shqipëri John Withers, mori sot në Tiranë, Çelësin e qytetit, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë prej tij gjatë viteve të ushtrimit të detyrës për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë, sic u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit Erion VeliajAmbasadorit Withers iu dorëzua Celësi i qytetit gjatë një ceremonie të posacme në sallën e Këshillit Bashkiak. Zoti Veliaj u shpreh se “shumë shqiptarë e ndjejnë ambasadorin, jo thjesht si përfaqësues i një vendi mik dhe partneri strategjik por si njeri që përjetonte problemet e shoqërisë shqiptare e që ishte i përkushtuar ndaj transformimit demokratik të Shqipërisë”. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi gjithashtu se ambasadori Withers “ka qenë gjithmonë një kritik i ashpër i dukurisë së korrupsionit në elitën politike shqiptare”.Duke shprehur falenderimet për ceremoninë dhe dorëzimin e simbolit të kryeqytetit shqiptar zoti Withers tha se ndjehej “shumë i përulur” dhe “vecanërisht mirënjohës”. Ai deklaroi se për të përbënte një nder të vecantë marrja e Çelësit të kryeqytetit të një vendi, që sic tha ai, ishte shumë i dashur për të. Në ceremoni u vu re se nuk kishte përfaqësues të së djathtës. Kryetari I grupit të këshilltarëve demokrat Leonard Olli I tha Zërit të Amerikës se ata nuk kishin patur asnjë dijeni për ceremoninë e sotme.

Filed Under: Kronike Tagged With: John Withers, merr Çelësin e Tiranës

FMN : Kosova është duke shënuar përparim

October 23, 2015 by dgreca

-Kosova është duke shënuar përparim të mirë në kuadër të programit të saj ekonomik. Pas një ngadalësimi ekonomik të vitit të kaluar, rritja pritet të rimëkëmbet afërisht 4 përqind në vitin 2015, e shtyrë kryesisht nga kërkesa vendore e nxitur nga të hyra të forta të remitancave dhe rritja në huadhënie bankare. Rritja pritet të përshpejtohet në 3.8 për qind më 2016, mbështetur nga realizimi i investimeve në qendrën skitare të Brezovicës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Tetor 2015/ Kosova është duke shënuar përparim të mirë në kuadër të programit të saj ekonomik, u tha sot në Prishtinë në konferencën për shtyp me rastin e përfundimit të vizitës së delegacionit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Jacques Miniane vizitoi Prishtinën në periudhën 12 – 23 tetor për të kryer rishikimin e parë të programit ekonomik të Kosovës të mbështetur me Marrëveshjen Stand By (MSB).
“Për vitin 2015 kemi një vlerësim të përbashkët, se janë përmbush kriteret e parapara në Programin me FMN-në dhe janë përmbushë me një margjinë shumë të kënaqshme, sa i përket bilancit bankar që është shumë i mirë krahasuar me vitin e kaluar, edhe për shkak të performancës shumë të mirë të të hyrave tatimore, mbikëqyrjes shumë të mirë të shpenzimeve buxhetore si dhe kontrollit strikt që kemi vendos që nga janari i këtij viti. Ky është rishikimi i parë që i bëhet programit ekonomik që kemi ne si qeveri me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të aprovuar në muajin korrik nga Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar”, tha ministri Avdullah Hoti.
Ai bëri të ditur se gjatë vizitës së Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, janë pajtuar në çështjet sa i përket buxhetit, rritjes ekonomike dhe reformave strukturore që kanë ndodhë deri tash, që do të ndodhin gjatë këtij viti si dhe reformat që do të ndodhin gjatë vitit 2016.
“Rritja ekonomike e Kosovës sivjet ka shënuar trende shumë pozitive krahasuar me vitin e kaluar, vlerësimet e Ministrisë së Financave janë që kjo rritje të jetë 3.8% që është mjaft e lartë krahasuar me vitin e kaluar, dhe presim që vitin e ardhshëm, në 2016, të shkojmë afër 4 % rritje ekonomike. Reformat strukturore që kemi ndërmarrë gjatë këtij viti besoj se kanë dhënë rezultatet e tyre siç është Pakoja fiskale, e cila ka hy në fuqi në muajin shtator dhe prek edhe anën buxhetore por edhe zhvillimin ekonomik si dhe aspektet sociale të popullsisë”, shtoi ministri Hoti .
Ministri bëri të ditur se janë dakorduar me FMN-në për reformën e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike. “Janë dy çështje shumë madhore në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, është klauzola e investimeve që neve na mundëson të hyjmë në kredi të buta ndërkombëtare tek Institucionet Financiare Ndërkombëtare me kushte të volitshme për të financuar projekte të mëdha zhvillimore, që nuk mund ti përballojmë me buxhetin e shtetit”, tha ai.
Ministri Hoti tha se, kemi bërë progres shumë të mirë dhe kjo është shpreh edhe prej FMN-së, sa i përket fushës së Prokurimeve ku kemi aprovuar edhe Ligjin e Prokurimeve si dhe jemi dakorduar me FMN-në për prokurimet e centralizuara ku për herë të parë kemi nënshkruar 2 kontrata për prokurimet e centralizuara.
“Jemi pajtuar në parim për objektivat që do ti arrijmë gjatë vitit 2016, sa i përket ruajtjes së qëndrueshmërisë fiskale, të cilën veç e kemi arritur në këtë vit dhe do ta fuqizojmë në vitin që vjen, për të përmirësuar strukturën e buxhetit, gjithashtu dhe për shumat për alokimet, për zëra të veçantë por edhe për strukturën e tyre. Jemi pajtuar në parim që të fillojmë zbatimin e plotë të Ligjit për skemat pensionale, ku kemi vendosur dhe jemi pajtuar me FMN-në që të rrisim alokimin për këtë skemë nga 68 milionë euro sa është sivjet në 98 milionë euro”, bëri të ditur ai.
Ministri Hoti duke falënderuar misionin e FMN-së për konstruktivitetin e treguar gjatë këtyre diskutimeve të cilat nuk kanë qenë të lehta, tha se janë pajtuar për reformat e nevojshme që duhet të ndërmarrim si qeveri.
“Kemi marrë sugjerime shumë të mira, shumë konstruktive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për reformat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar ambientin për biznes, për të rritur transparencën dhe efiçencën e qeverisjes. Kemi vendos tragete të arritshme sa i përket të hyrave buxhetore për Dogana dhe për Administratën Tatimore të Kosovës”, theksoi ministry Hoti.
Ndërsa, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza bëri të ditur se sektori financiar ka pasur disa kritere, sa i përket rishikimit të parë të Marrëveshjes, të cilat si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me FMN-në dhe si rezultat edhe i kontributit të tyre profesional kanë arritur që t’i përmbushin para afatit të paraparë.
“Sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë stabil, mirë i kapitalizuar dhe fitimprurës”, theksoi ai.
Në fund të kësaj vizite, udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Jacques Miniane, falënderoi autoritetet dhe bashkëbiseduesit e tjerë për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer, diskutimet tejet cilësore dhe mikpritjen e ngrohtë.
“Misioni ka arritur marrëveshje në nivel të stafit me autoritetet, që do t’i nënshtrohen aprovimit nga menaxhmenti dhe Bordi Ekzekutiv i FMN-së, lidhur me një varg politikash të cilat janë të nevojshme për ta përmbyllur rishikimin e parë në kuadër të MSB-së. Shqyrtimi nga ana e Bordit Ekzekutiv është planifikuar të mbahet më 16 dhjetor. Përfundimi i rishikimit do t’i mundësojë 28.1 SDR (35 milionë euro) në dispozicion të Kosovës”, tha Miniane.
Ai bëri të ditur se, performanca në kuadër të programit deri më tani ka qenë e mirë. “Autoritetet i kanë përmbushur me lehtësi caqet për muajin gusht në kuadër të programit të mbështetur nga FMN-ja, si për balancën fiskale ashtu dhe për mbulesat e parasë së gatshme të qeverisë. Gjithashtu, ato kanë bërë përpjekje të lavdërueshme për të frenuar shpenzimet aktuale joproduktive, që është veprim i rëndësishëm për lirimin e hapësirës së duhur për shpenzime kapitale dhe përmirësimin e perspektivave për rritje afatgjate. Të hyrat tatimore janë realizuar mirë, por autoritetet duhet të sigurojnë që disa të hyra të njëhershme, nga agjencia e privatizimit dhe nga shitja e licencave të telekomunikacionit, të materializohen ashtu siç parashihet në buxhet”, thekdoi Miniane.
“Kosova është duke shënuar përparim të mirë në kuadër të programit të saj ekonomik. Pas një ngadalësimi ekonomik të vitit të kaluar, rritja pritet të rimëkëmbet afërisht 4 përqind në vitin 2015, e shtyrë kryesisht nga kërkesa vendore e nxitur nga të hyra të forta të remitancave dhe rritja në huadhënie bankare. Rritja pritet të përshpejtohet në 3.8 për qind më 2016, mbështetur nga realizimi i investimeve në qendrën skitare të Brezovicës. Në periudhën afatmesme, nevojitet një rritje më e lartë dhe më përfshirëse për t’i ngritur të ardhurat, për të zhvilluar një sektor privat më produktiv dhe për të krijuar vende pune. Ne përshëndesim hapat e ndërmarra nga autoritetet në drejtim të përmbushjes së këtyre objektivave”, tha Miniane.
Sipas udhëheqësit të Misionit të FMN-së Jacques Miniane, sutoritetet janë duke lëvizur me shpejtësi drejt avancimit të ligjeve të rëndësishme që do të fuqizojnë politikën fiskale dhe do të ndihmojnë nxitjen e rritjes. “Së pari, një ndryshim në dispozitën për investime në rregullën fiskale do të ndihmojë në sjelljen e projekteve kapitale shtesë të financuara nga agjencitë shumëpalëshe dhe dypalëshe. Elementet e rëndësishme të inkorporuara në këtë ndryshim kanë për qëllim rritjen e transparencës në procese dhe mbajtjen e borxhit publik në nivel të ulët dhe të qëndrueshëm. Së dyti, miratimi i rregullës për pagat e sektorit publik do të ndihmojë që ndarjet e ardhshme buxhetore për paga publike të rriten në përputhje me trendet e përgjithshme në ekonomi dhe do ta bëjnë Kosovën më konkurruese”, tha ai.
Miniane gjithashtu theksoi se, në këtë kuptim kemi vërejtur, me një shkallë shqetësimi, se javët e fundit aktivitetet parlamentare kanë ngecur.
“Një gjë e tillë po vonon miratimin e ligjeve të rëndësishme, disa prej të cilave janë kruciale për reformat ekonomike qeveritare dhe zbatueshmërisë se programit të Kosovës të mbështetur nga Fondi. Më së rëndësishmi, situata në parlament rrezikon cenimin e besimit të investitorëve, përfundimisht në dëm të të gjithë qytetarëve”, tha udhëheqës i Misionit të FMN-së Jacques Miniane.
Ai shtoi se, bankat kosovare qëndrojnë mirë, janë mirë të kapitalizuara, likuide dhe profitabile, kreditimi është rritur dhe kualiteti i aseteve ka vazhduar që të përmirësohet këtë vit, ku rritja e kredive është 7.8 përqind deri në fund të gushtit dhe kreditë e këqija mbesin në nivelin prej 7.5 përqind. “Autoritetet gjithashtu kanë shënuar progres të mirë në mbështetjen e stabilitetit financiar dhe identifikimin e masave për të nxitur ndërmjetësimin bankar dhe qasjen në kredi që i duhet Kosovës për të mbështetur një ekonomi më të fuqishme”, theksoi Miniane.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, FMN : Kosova është duke, shënuar përparim

Komuniteti Shqiptar ne SHBA- ARIZONA, NISIN PERGATITJET PER KREMTIMIN E PAVARESISE SE SHQIPERISE

October 23, 2015 by dgreca

KOMUNITET-SHQIPTARET E ARIZONES NISIN PERGATITJET PER KREMTIMIN E DITES SË PAVARESISE SE SHQIPERISE/
NGA LULZIM MULLIQI/
Si gjithmone te bashkuar ne festat tona kombetare dhe kulturore edhe kete vit shqiptaret e Arizones,do te festojne ne menyre dinjitoze 103 vjetorin e shpalljes së Pavaresise së Shqiperise.Jehona e pergatitjes së kesaj feste kombetare ka filluar te ndjehet kudo ne mesin e bashkeatdhetareve tane me banim ne shtetin e larget te Arizones.Per kete qellim anetaret e palodhshem te Bordit Drejtues te Shoqates
“Shqipe e Arizones” keto dite mbajten mbledhjen e radhes ne njeren nga zyrat e “All State Insurance Company”,prone e bashkeatdhetares tone,Paulina Kalaj.Me kete rast kryetari i Shoqates,Burim Gashi shpalosi programin e punes së Bordit Drejtues te Shoqates lidhur me pergatitjet qe duhen bere me rastin e festen së 28
Nentorit-Dites së Pavaresise së Shqiperise,qe kjo feste e rendesishme e historise së kombit tone te festohet ne menyre sa me madheshtore nga ana e Komunitetit
Shqiptar te Arizones.Ne fillim te mbledhjes kryetari i Shoqates,Burim Gashi Propozoi dy pika te rendit te dites.1)Kompletimi i rregullores së punes me perfshirejen e propozimeve te reja ne Statutin e Shoqates dhe 2)Pergatitjet me rastin e festes së Pavaresise së Shqiperise.Rreth pikes së pare te rendit te dites u angazhua me diskutimin e tij,ushtruesi i detyres së sekretarit te Shoqates,mr.Lulzim Mulliqi,i cili theksoi së hartimi,ndryshimi dhe plotesimi i Statutit te Shoqates eshte bere ne harmonizim dhe konform propozimeve te reja te bera nga anetaret e Bordit Drejtues te Shoqates ne disa ceshtje thelbesore statutare sic ishin:Anetaresia dhe kriteret per anetaresim,organizimi i rregullt i mbledhjes së Bordit Drejtues te Shoqates dhe anetaresise së gjere te Komunitetit,
pastaj plotesimi i vendeve te lira ne Bordin Drejtues te Shoqates dhe kohezgjatja e mandatit te anetareve te Bordit Drejtues dhe Kryetarit.Me pas ushtruesi i detyres së sekretarit,mr.Lulzim Mulliqi,nenvizoi së te gjitha ndryshimet e bera me propozimet e reja do te jene nje aneks i vecante ne kuader te Statutit te Shoqates “Shqipe e Aarizones”.Ne vijim te kesaj pike te rendit te dites,Burim Gashi kryetar i Shoqates premtoi qe sa me pare do ta beje edhe regjistrimin e Shoqates prane organeve kompetente ne Bashkine e Feniksit.Me pas u kalua ne piken e dyte te rendit te dites,qe kishte te bente me pergatitjet intensive te Komunitetit shqiptar te Arizones per 103 vjetorin e shpalljes së Pavaresise së shtetit shqiptar,e cila do te festohet ne menyre dinjitoze edhe nga ana e Komunitetit shqiptar te Arizones.
Lidhur me vendin e organizimit te mbremjes festive pati propozimet te ndryshme nga ana e anetareve te pranishem ne mbledhje te kesaj Shoqate.Me pas te pranishmit me shumice votash vendosen qe mbremje festive e Pavaresise te organizohet ne njeren nga hotelet e rezervuara vetem per mbremjet festive.
Ne vijim te mbledhjes,Paulina Kalaj-financiere e Shoqates i informoi te pranishmit me disa nga cmimet e hoteleve dhe kushtet e ushqimeve dhe sherbimeve qe mund te ofrohen nga disa Qendra lokale hoteliere.Njera nga ceshtjet me te diskutuara ne kete mbledhje ishte percaktimi i cmimi te biletes per femije dhe per te rritur.Rreth kesaj ceshtje diskutuar disa nga anetaret e Bordit si:Avni Hasani,Ahmet Sahiti,Dhimiter Rrera etj,te cilet theksuan së percaktimi i cmimit te biletes per femije 35 dollare dhe per te rritur 65 dollare eshte opsioni me i arsyeshem dhe konkurrues per mbremjes festive te 28 nentorit.Me pas u vendos qe gjate periudhes dy javore,dy anetaret e Bordit,Paulina Kalaj dhe Zak Gashi do te angazhohen per gjetjen e hotelit (lokalit) per organizimin e mbremjes festive te Pavaresise së Shqiperise.Per ceshtjet organizative dhe muzikore te angazhimin te kengetareve ne naten festive diskutuan anetaret,Avni Hasani dhe Ndue Frroku,te cilet informuar së ne mbremjes festive ne Arizona do te jene te pranishem kengetaret:Manjola Nallbani,Edmond Nikolla dhe instrumentisti i talentuar,Astrit Dungu.Nga anetaret e Bordit Drejtues te Shoqates “Shqipe e Arizones” u vendos qe mbremje festive per Pavaresine e Shqiperise te mbahet me daten,26 nentor,2015.Ketij evenimenti do t’i paraprije edhe Pikniku tashme tradicional I Pavaresise qe mbahet nga komuniteti shqiptar I Arizones per nder te Pavaresise së Shqiperise dhe organizohen lojrave sportive si ne:Futboll,basketboll dhe shah.
Ne fund u vendos qe mbledhja e radhes së Bordit Drejtues te Shoqates”Shqipe e Arizones” te mbahet me 4,nentor 2015.Duhet te permendim së Pavaresia e Shqiperise eshte ngjarja me e rendesishme qe ka madheshtine me te cilen shenohet historia me e ndritur dhe me e lavdishme e popullit shqiptar.Kjo date na bene te gjithe neve ne mergaten shqiptare te Amerikes,te jemi krenare dhe me te vetedijshem per origjinen, kombin dhe Atdheun tone shqiptar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Lulzim Mulliqi, Nisin përgatitjet, per Pavaresine e Shqiperise

Kukan: Dekriminalizimi, kusht për negociatat

October 23, 2015 by dgreca

Lulzim Basha i kërkoi grupimit politik europian ku bën pjesë, Partive Popullore Europiane, që të mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm Shqipërinë, sepse – sipas tij, – Qeveria e Tiranës po shkel standardet themelore demokratike dhe po bashkëqeveris me persona të inkriminuar.
Edhe në takimet me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe të Komisionit Europian, që i përkasin Partive Popullore Europiane, Lulzim Basha denoncoi zvarritjen e dekriminalizimit nga qeveria dhe pasurimin e klaneve kriminale nëpërmjet fondeve dhe pasurive publike.
Shqetësimin e Lulzim Bashës e reflektoi Eduard Kukan, që ndërmjetësoi 10 muaj më parë marrëveshjen e dekriminalizimit. “Dekriminalizimi duhet të merret shumë seriozisht dhe të zgjidhet. Kjo ishte marrëveshja, që ne ndërmjetësuam. Ne nuk duhet të lejojmë, që çështja e dekriminalizimit të harrohet. Zoti Fleckenstein është sot në Tiranë. Kur të kthehet, ne do të diskutojmë së bashku sesi mund të ndihmojmë për këtë proçes, për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri që të trajtojnë këtë çështje. Fatkeqësisht, ju keni gjithnjë nevojë për mbështetjen nga jashtë. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar, sepse duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit. Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Si gjithnjë ka përpjekje për të gjetur justifikime për ngadalësimin e procesit. Duhet t’i jepet fund njëherë e mirë”, tha eurodeputeti Kukan. Pothuajse një vit pas marrëveshjes ende të pazbatuar për dekriminalizimin, Eduard Kukan mbështeti qëndrimin e Gjermanisë se, dekriminalizimi është një kusht i panegociueshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Ndaj unë thashë se Shqipëria mund të ecë përpara, vetëm nëse zgjidhet dekriminalizimi. Jo në mënyrë të pjesshme, por tërësore dhe sistematike. Është shumë e rëndësishme, që Gjermania mbështet përmbylljen e çështjes së dekriminalizimit. Nëse zgjidhet çështja e dekriminalizimit dhe reforma e drejtësisë, atëherë kjo do të jetë vërtet një hap përpara për Shqipërinë dhe, atëherë ambiciet e Shqipërisë mund të jenë të larta dhe asnjë nuk do të bëhet pengesë në këtë rast”, deklaroi eurodeputeti Eduard Kukan.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kukan: Dekriminalizimi, kusht për negociatat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT