• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

Fan Noli the 50th Year of Repose-Remembrance Liturgy, Digital Exhibit and Symposium

October 22, 2015 by dgreca

Saint George Cathedral/
Albanian Archdiocese Fan Noli Library
Fan Noli the 50th Year of Repose/
2015 Commemoration Closing Events/
November, 22, 2015/
Remembrance Liturgy, Digital Exhibit and Symposium/
10­ 11:15 AM­ Remembrance Liturgy and Presentation
The 50th Year of Fan Noli Repose: Digital Display at the Altar
11:15 ­11: 45­ Coffee Pause at the Reception Room
Lidiana Morcka, pianist: from Bethowen
Valentin Veizi, composer: Albanian Pop Music Variety
Olsa Papandili, vocalist: Albanian Pop Songs
Symposium Program
11:45am ­ 2pm
Speech time: 10 min
Greetings: 2 min
Songs: 3­4min
1­ Ver Rev. Fr Liolin speech
2­ Worcester group speakers
3­ “Vatra” Speakers
Music: Bashkim Pacuku song
4­ A. Alibali: on Noli’s Government before 1924 in Boston
5­ Prof Repishti
Reading extracts from Noli’s English Books
6­ Prof N. Pano
Music: Olsa Papandili
7­ R. Moisiu : “Fan Noli ndermjet botes njerezore dhe hyjnore”
8­ Yllka Filipi, Ph D, “Fan Noli between Albania and America: The Symbol of
Self Sacrifice for the Sake of National Interests”
Intermezzo Reading verses in Albanian from Noli’s poems
­Music: Laberia Song
9­ Fan Noli Library on the Digitizing Work
10­ Maas Besa Greetings
After 2PM: Fan Noli Remembrance Dinner

Filed Under: Komunitet Tagged With: and Symposium, Digital Exhibit, noli, Remembrance Liturgy

Kosova: Vendimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s fuqizim i subjektivitetit ndërkombëtar

October 21, 2015 by dgreca

-Jahjaga: Lajm fantastik nga UNESCO. Mustafa: Kosova në UNESCO, do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Veseli: Falënderoj në emër të Kuvendit të Republikës. Thaçi: Një hap shumë i madh përpara per Kosovën/
-Në ditët e ardhshme na presin lajme të mira nga Brukseli për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Tetor 2015/ Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi Rezolutën që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO, bën të ditur nga Parisi shefi i dipolomacisë kosovare, Hashim Thaçi. “Një hap shumë i madh përpara per Kosovën”, thekson ai.
“Lajm fantastik nga UNESCO”, shprehet Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. “Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s rekomandon kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Kërkesa tani i drejtohet Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor për votën e anëtarësimit. Vazhdojmë tutje me përkushtim për të avancuar vlerat, harmoninë dhe progresin e vendit tonë”, thekson Presidentja e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet: “Falënderoj në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Kroacinë dhe Shqipërinë, për angazhimin maksimal që vendi ynë të bëhet pjesë e UNESCO-s”.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sapo deklaron se, vendimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s është fuqizim i subjektivitetit ndërkombëtar.
Në deklaratën e dërguar nga qeveria e Kosovës thuhet se, Bordi Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka votuar me shumicë votash që të pranojë kërkesën e Republikës së Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, ndërsa shpresojmë që vendimi përfundimtar në favor të Kosovës do të merret nga Konferenca e Përgjithshme e kësaj organizate.
Përkrahja për shtetin e Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, është dëshmi e fuqishme se axhenda Euro-Atlantike e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme ndërkombëtare është një proces që po fuqizohet çdo ditë.
Parimet themeltare të UNESCO-s janë që të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes arsimit, shkencës dhe kulturës dhe për të çuar përpara respektimin universal për drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut, së bashku me liritë themelore të shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Këto parime janë fundamentale për një shoqëri demokratike, për të cilat është orientuar Kosova me një konsensus të plotë shoqëror dhe kulturor.
Procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO po bëhet me një punë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera kompetente dhe nuk është e drejtuar ndaj asnjë shteti fqinj dhe as kundër ndonjë bashkësie etnike në Kosovë.
Nëpërmes anëtarësimit në UNESCO, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie ose religjioni dhe do të avancohet edhe më tutje bashkëjetesa, si një traditë qe e kemi ruajtur dhe kultivuar ndër shekuj.
Vendimi i Bordit të UNESCO-s për pranim në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është edhe një vendosmëri e shtetit të Kosovës për të ndërtuar partneritet të fuqishëm me miqtë tanë ndërkombëtarë. Shteti i Kosovës dhe shoqëria në përgjithësi nuk do ta keqpërdor këtë përkrahje dhe besim, përkundrazi, do të jemi edhe më rigoroz në respektimin e të drejtave për arsim, shkencë dhe kulturë, të të gjithë qytetarëve, konform standardeve më të larta ndërkombëtare.
Në ditët e ardhshme na presin lajme të mira nga Brukseli për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj, përfundon deklarata nënshkruar nga Isa Mustafa, kryeministër i Republikës së Kosovës.
Ministria kosovare e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e vlerëson ditë të shënuar për Kosovën hapin e parë të Kosovës, të bërë sot, drejt anëtarësimit në UNESCO.
Në deklaratën e dërguar thekson se, votimi i sotshëm i Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm të rëndësishëm të OKB-së, është vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe historik për Kosovën, për historinë dhe kulturën e saj, me të cilën po hapen rrugë të reja për anëtarësim në struktura relevante ndërkombëtare.
Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, i cili pritet të ndodhë gjatë punimeve të Asamblesë, muajin që vjen, është edhe një dëshmi e sukseseve të Kosovës, njohjes dhe pranimit të saj në arenën ndërkombëtare.
Kosova, me trashëgiminë e pasur kulturore, të evidencuar që nga Antikiteti i hershëm e gjer në historinë e re, ka çfarë t’i ofrojë botës, ndaj njohja e këtyre vlerave, shtron para nesh standarde ndërkombëtare, të cilat duhet t’i përqafojmë pa asnjë rezervë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e përkushtuar që të punojë maksimalisht për ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe diversitetin kulturor, si vlera të përhershme të shoqërisë sonë, duke njohur dhe pranuar veçantitë e trashëgimisë, si dhe statusin kushtetues të saj.
Me anëtarësimin në UNESCO, Kosova do të rrisë standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore, përshirë respektimin e statusit, të trashëgimisë dhe të pronës së Kishës Ortodokse Serbe.

Filed Under: Komente Tagged With: fuqizimi i sub nderkombetar, UNESCO, Vendimi i bordit Ekzekutiv

Kosova drejt UNESCO-s: 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenime

October 21, 2015 by dgreca

-Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s miratoi propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës /
-Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën/
-Mbetet që Asambleja e Përgjithshme, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Tetor 2015/ Nga Parisi, MPJ kosovare, në njoftimin e dërguar thekson se, sot, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Bordi Ekzekutiv i kësaj agjencie të specializuar të KB-së ka miratuar me 27 vota për, 14 kundër dhe 14 abstenime, propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën.
Pas votimit, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se rezultati i votimit të sotëm në UNESCO është rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të shtetit të Kosovës, miqve dhe qytetarëve të saj.
“Vlerësoj se votimi i sotëm përbën një hap të jashtëzakonshëm për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. I falënderoj miqtë, partnerët tanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në kuadër të këtij procesi. Kosova e meriton t’i bashkohet UNESCO-s”, ka thënë Thaçi pas kumtimit të rezultatit të votimit.
Zëvendëskryeministri Thaçi nënvizoi se Kosova e meriton që të anëtarësohet përfundimisht në UNESCO. “Ky zhvillim do të ndikojë që Kosova të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për avancimin e arsimit dhe shkencës. Kosva është shtet multietnik, vend që i takon të gjithë qytetarëve të saj. Dëshiroj t’iu falënderoj të gjitha vendet që votuan në favor të Kosovës, por edhe shpresoj se edhe vendet që kanë abstenuar dhe ato që kanë votuar kundër do të reflektojnë dhe do të inkurajohen që të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, theksoi Thaçi.
Ndërsa, mbetet që Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: drejt UNESCO-s, Ja votimi, kosova

Vendimi i Manush Myftiut më 1966: Do internojmë nga Tirana 272 familje

October 21, 2015 by dgreca

Sot ekskluzivisht në “Gaze ta Shqiptare” po publikojmë të plota, faksimilet e një dokumenti origjinal të Komitetit Qendror të PPSH-së, të datës 14.VII.1966, të firmosur nga Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës dhe anëtari i Byrosë Politike, Manush Myftiu, i cili njëkohësisht ka pasur edhe postin e Kryetarit të Komisionit të Internim- Dëbimeve deri në fundin e regjimit komunist. Do të ishte pikërisht ky komision që për vite me radhë, “do të kishte në dorë” fatin për jetën e qindra-mijëra familjeve shqiptare të cilësuara si kundërshtare të regjimit. Komisioni i Internim-Dëbimeve, përgjatë viteve 1944-1990 do të degdiste – sipas statistikave zyrtare – rreth 25 mijë persona në zonat të cilat ishin piketuar nga regjimi i kohës si ambiente izolimi për këtë kategori shoqërore. Për të internuarit nga rajoni i jugut u përdorën zonat e Fushë- Krujës, Zadrimës dhe disa fshatra në veriperëndim të Tiranës. Ndërsa, për të dëbuarit nga zona e veriut u rekomanduan rrethet e Lushnjës, Mallakastrës dhe Tepelenës. Me qindra do të ishin relacionet e Komisionit të KQ të PPSH (ashtu siç do të paraqitet në këtë shkrim), të cilat përgjatë 48 viteve do të vulosnin fatin tragjik të qindra-mijëra fatkeqëve. Njëkohësisht do të botojmë dhe letrën e Sekretarit të Parë të Fierit, Sofokli Papavasili, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së, për qëndrimin armiqësor që mbanin Nafiz Bezhani, Vlash Gjergji dhe Dhimitër Miçaço, të cilët ishin të internuar në atë rreth.

PARTIA E PUNES E SHQIPERISE
Tepër sekret
KOMITETI I PARTISE I QYTETIT Ekzemplar. Nr. 1 TIRANE
Prot. Nr.852 Tiranë, më 14.7.1966 Lënda: Dërgohet relacioni mbi disa masa që duhet të ndërmerren ndaj disa elementëve armiq dhe të deklasuar
KOMITETIT QENDROR TE PP SE SHQIPERISE Shokut Ramiz Alia, Tiranë
Bashkëngjitur ju dërgojmë një relacion “Mbi disa masa për transferimin nga Tirana të disa elementëve armiq dhe të deklasuar” Për sa më sipër jemi në pritje Sekretari I i KP të qytetit të Tiranës (Manush Myftiu) 22.12.1966
MBI DISA MASA PER TRANSFERIMIN NGA TIRANA TE DISA ELEMENTEVE ARMIQ DHE TE DEKLASUAR RELACION
Në qytetin e Tiranës dhe në periferi të qytetit banojnë mjaft elementë të deklasuar, ish-kulakë, ish-krerë të reaksionit dhe ish- të burgosur politikë. Nga një studim që kemi bërë, kemi arritur në këto konkluzione:
1. Një pjesë e tyre janë banues të vjetër të Tiranës. Këta janë kryesisht ish-funksionarë të lartë të Zogut, të pushtuesve fashistë dhe të organizatave tradhtare: një pjesë tjetër (dhe këta përbëjnë shumicën) janë të ardhur nga rrethe të tjera, të cilët kanë ikur për të fshehur gjurmët. Mënyrat se si kanë ardhur janë të ndryshme, me një mijë dallavere, duke përfituar nga ligjet tona për strehimin, nga përkrahjet, hatëret, ryshfetet etj. Disa prej tyre nuk punojnë pasi janë pleq, por këta kanë fëmijët në punë të ndryshme. Një pjesë tjetër janë kryesisht ish-kulakë, kanë ndërtuar shtëpi përreth qytetit dhe punojnë si bujq në fermat ose si punëtorë krahu në ndërtim etj. Ka edhe një pjesë tjetër që punojnë në zyra dhe sektorë të ndërmarrjeve shtetërore.
2. Një pjesë e tyre zhvillojnë aktivitet armiqësor dhe përbëjnënjë rrezikshmëri për kryeqytetin, jo vetëm se janë një bazë për elementët armiq, por dhe se janë kthyer në të vërtetë në qendra të përhapjes së parullave politike armiqësore, të infektimit me ideologjinë borgjeze e shfaqjeve të huaja, të organizimit të vjedhjeve, aktiviteteve të vagabondazhit, imoralitetit e korrupsionit. Pothuajse në të gjitha rastet, fijet të çojnë në këto qendra infektive. Si armiq klase ato përbëjnë bazën sociale të këtyre fenomeneve negative, që në qytetin e Tiranës janë bërë me të vërtetë një fenomen shqetësues.
3. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e tyre, vendet prej nga kanë ardhur dhe kohën kur kanë ardhur në Tiranë, duke pasur si kriter bazë të kaluarën e tyre dhe aktivitetin që zhvillojnë aktualisht, ne mendojmë se një pjesë e tyre, rreth 272 familje, të largohen nga Tirana dhe të shkojnë në rrethet e tjera.
Konkretisht:
Në Shkodër 16
Në Kukës 2
Në Pukë 2
Në Peshkopi 3
Në Krujë 4
Në Burrel 2
Në Durrës 2
Në Elbasan 6
Në Lushnjë 1
Në Fier 16
Në Berat 13
Në Skrapar 11
Në Pogradec 13
Në Korçë 21
Në Ersekë 15
Në Vlorë 27
Në Tepelenë 7
Në Përmet 25
Në Gjirokastër 36
Në Sarandë 20
—————-
Gjithsej 244
Përveç këtyre, janë edhe 28 specialistë dhe nëpunës të ndryshëm, që duhet të transferohen nga dikasteret në rrethet e tjera. Ne e kuptojmë se ky është një problem i vështirë: E para, sepse janë 272 familje, rreth 2000 njerëz, dhe nuk është e lehtë për t’i lëvizur, e dyta: krijohet një problem politik, sepse këto njerëz kanë të afërt, lidhje gjinie etj., dhe në fakt preken më shumë se 2000 vetë. Por sidoqoftë, mendojmë se kjo është një masë e drejtë që duhet marrë. Për të zbatuar këtë plan ne mendojmë kështu:
1. Një pjesë të largohen në fshatrat prej nga kanë ardhur. Këto përbëjnë shumicën dhe punojnë në fermë ose ndërtim. Këtyre do t’u themi të shkojnë në fshatrat e tyre, prej nga kanë ardhur. Atyre që kanë ndërtuar shtëpi këtu, shteti do t’u bëjë shtëpitë. Fshati duhet t’u japë një farë baze ekonomike, shtëpitë e tyre dhe tokë.
2. Një pjesë tjetër, për arsye se janë në zonat kufitare, nuk do të shkojnë në fshatrat e tyre, por do të largohen në zonat fushore. Me një fjalë, këta dëbohen nga Tirana për në zona të tjera. Sigurisht, këtyre u duhet krijuar ndonjë bazë jetese ose punë atje ku do të shkojnë.
3. Një pjesë, këta janë disa nëpunës dhe specialistë, do të transferohen nga dikasteret dhe do të largohen nga Tirana. Ne e kemi parasysh se rretheve të tjera këto kontingjente u shkaktojnë telashe, por në këtë rast nuk po bëhet gjë tjetër veçse po u kthejmë kontingjentet e tyre. Nga ana tjetër, mendojmë se atje në rrethe ka mundësi që atje të jenë nën mbikëqyrje më të fortë. Në qoftë se Komiteti Qendror do të jetë dakord, pasi të njoftohen rrethet, mendojmë të ngarkojmë Komitetin Ekzekutiv të K.P. dhe Degën e Punëve të Brendshme të Qytetit të Tiranës, që në marrëveshje me Kryeministrinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të dërgojnë njerëz nëpër rrethe për t’u marrë vesh, konkretisht dhe të fillojmë nga puna menjëherë.
Nga ana tjetër, përveç kësaj mase administrative për likuidimin e disa qendrave infektive, Komiteti i Partisë ka menduar që të marrë disa masa të tjera politike për izolimin e qendrave të tjera të kësaj natyre të cilat mbeten, si dhe të disa elementëve të tjerë të kësaj kategorie.
1. Çdo qendër pune, si drejtori (Zyrat e Kuadrit) dhe disa organizata bazë, duhet të jenë në dijeni të plotë për njerëzit e këtyre kategorive që kanë në qendrat e tyre të punës. Neve na rezulton se në shumë ndërmarrje, si p.sh. në kombinatin “Josif Pashko” ku ka shumë elementë të tillë, as drejtoria dhe as organizata bazë nuk di gjë për ta. Disave u kanë ngarkuar edhe detyra në vende drejtuese, dhe si pasojë, lufta e klasave atje është përtokë. Kjo gjendje duhet dhe do të marrë fund.
2. Organizata bazë e Partisë duhet të ketë kujdes për këta njerëz, t’i kontrollojnë dhe të jetë në dijeni për veprimtarinë e tyre, t’i izolojë dhe t’i demaskojë hapur kur ata veprojnë. Mendojmë se disa prej tyre nuk duhet të jenë anëtarë të Bashkimeve Profesionale. Në asnjë mënyrë nuk duhet t’u besohen punë me përgjegjësi. Të ndiqet, jo vetëm aktiviteti politik i tyre, por edhe ai moral etj.
3. Organizatat bazë të Partisë të përgjigjen për këta njerëz, jo vetëm për aktivitetin e tyre në qendrën e punës, por edhe në lagje dhe në jetën e tyre private, duhet të bëjnë që ata të jenë të padëmshëm.
4. Me këtë rast shtrojmë edhe çështjen e disa të përjashtuarve nga Partia. Në qytetin tonë ka 726 të tillë, një pjesë e të cilëve, rreth 221 vetë, janë përjashtuar për çështje politike. Kemi vërejtur se organizatat bazë nuk janë përherë në dijeni për këta njerëz dhe nuk ndjekin veprimtarinë e tyre. Kjo gjendje duhet të ndryshojë: organizatat bazë duhet ta trajtojnë edhe këtë çështje me frymën që u tha më lart, me gjithë vëmendjen dhe mprehtësinë e luftës kundër elementëve armiq të partisë.
5. Këto masa duhet të ndihmojnë përgjithësisht punën që kemi filluar për të përmirësuar gjendjen e brendshme në kryeqytet, për të forcuar luftën klasore dhe vigjilencën e organizatave bazë të partisë, për t’u mbyllur rrugën fenomeneve negative që vërehen në jetën e disa njerëzve në qytetin tonë, si vagabondazhi, imoraliteti, degjenerime të llojeve të ndryshme. Këto masa do të përmirësojnë gjendjen dhe luftën e partisë. Ne jemi të vendosur që t’i çojmë ato deri në fund, prandaj e ngremë këtë çështje para Komitetit Qendror dhe kërkojmë ndihmën e tij.
SEKRETARI I i KP të QYTETIT TE TIRANES (Manush Myftiu)
Shënim: U bisedua me shokun Sofokli Papavasili që ta zgjidhë këtë çështje me Gjykatën e Lartë sipas rregullave dhe konform ligjeve. 9.12.1966, Lefteri (Goga)

LETRA NGA FIERI PER DEBIMIN E AVOKAT NAFIZ BEZHANIT

Por gjatë periudhës së regjimit komunist, në drejtim të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Komisionit të Internim-Dëbimeve, që kryesohej nga Manush Myftiu, vinin edhe mjaft propozime nga të gjitha rrethet e vendit. Një prej tyre është dhe ky relacion që po botojmë në këtë shkrim, ku sekretari i parë i Fierit, njofton Komitetin Qendror të PPSH-së mbi çështjen e tre të internuarve që ndodheshin në atë rreth, duke i propozuar që t’i largonin që andej, pasi konsideroheshin persona me të kaluar armiqësore, që vinin nga familje reaksionare dhe vazhdonin të mbanin qëndrim të keq edhe aty në internim. Një prej tyre është Nafiz Bezhani, avokati dhe jurist i njohur që në vitet 1998 kryesoi për disa vjet Komisionin Shtetëror për Pastërtinë e Figurave.
PARTIA E PUNES E SHQIPERISE “SEKRET” KOMITETI I PARTISE SE RRETHIT Fier, më 4.10.1966 Nr. Prot. 594 Ekzemplar. Nr. 1 KOMITETIT QENDROR TE PP TE SHQIPERISE (Sektorit të kuadrit) TIRANE
Në rrethin tonë ekziston një grup avokatësh, shumica e të cilëve janë me përbërje të keqe politike. Plus atyre që kishim, kohët e fundit kanë ardhur dhe dy të tjerë, të cilët janë akoma dhe më të këqij. Konkretisht:
1. Vlashi Gjergji, i dënuar me burgim të përjetshëm me grupin e deputetëve, dhe liruar para afatit. Kohët e fundit erdhi në Fier i transferuar nga rrethi i Përmetit. Me sa kemi dëgjuar, edhe në burg, edhe në Përmet, ai nuk ka mbajtur qëndrim të mirë.
2. Nafiz Bezhani, ka ardhur nga Tirana këtë vit. Me sa dimë (sepse nuk kemi asnjë dokument për ta), është element i përjashtuar nga partia. Gjatë kohës këtu ka pëshpëritur “më zuri plumbi i burokracisë”. Mban qëndrim shumë të keq në gjyq, duke luftuar që me fraza të bukura dhe me pasion të fitojë klientë. Në një gjyq të hapur në Libofshë, lidhur me një vrasje, me qëllim që të fitonte nam gjatë mbrojtjes së kriminelit, u mundua që ta diskreditonte viktimën, duke arritur në banalitete dhe absurditete në sy të masës. Bile bëri çmos që të diskreditonte edhe trupin gjykues dhe mjekët e ekspertizës.
3. I tillë element i keq është dhe avokat Dhimitër Miçaço (ka qenë që më parë), sepse asnjë mbrojtje të ligjës nuk mund të pritet prej tyre. Me këtë rast dëshirojmë të shprehim mendimin tonë, se na duket e padrejtë që këta, pa pyetur dhe pa marrë pëlqimin nga asnjë organ i partisë apo pushtetit në rreth. (Për dy të parët që kanë ardhur këtë vit, nuk na ka vënë asnjë në dijeni.)
SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE SE RRETHIT (Sofokli Papavasili) (IV KALOCI)

Filed Under: Komente Tagged With: internimet, Manush myftiu

KOMUNITETI SHQIPTAR NE USA- ME 25 NENTOR DO TE NGRIHET FLAMURI SHQIPTAR NE HARTFORD

October 21, 2015 by dgreca

Njoftim/
Njoftohet komuniteti shqiptar se me rastin e 103 Vjetorit te Pavaresise, 28 Nentorit Historik, Dites se Flamurit Kombetar Shqiptar,do te organizohet ceremonia e ngritjes se flamurit ne Legistative Building,ne 300 Capitol ne Hartford, CT. Ceremonai festive do te organizohet ne daten 25 Nentor 2015 nga ora 11:00am deri ne oren 3:00 pm.
Te gjithe shqipetaret dhe dashamiresit jane te ftuar te marrin pjese dhe te behen pjese e kesaj ceremonie festive.
Ne cermoni jane ftuar personalitete te shtetit te Connecticut the personalitete Shqiptare.
Nga komuniteti Shqiptar
Hartford, CT
Per me shume informacion
860 977-6051
860 970-4458

Filed Under: Komunitet Tagged With: DO TE NGRIHET FLAMURI SHQIPTAR, KOMUNITET- ME 25 NENTOR, NË HARTFORD

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT