• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Dekriminalizimi i pushteteve dhe administratës publike, çështje madhore

December 15, 2015 by dgreca

TIRANË, 15 Dhjetor, /-Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) përshëndet arritjen e marrëveshjes politike pozitë-opozitë për projekt-ligjin e dekriminalizimin që pritet të miratohet me unanimitet në seancën e radhës të Kuvendit.

Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat, thuhet se “KSHH shpreson se ky ligj, jo vetëm të miratohet, por dhe të zbatohet me korrektësi, me qëllim që të largohen, sa më parë personat e inkriminuar nga organet publike, të të gjitha niveleve”.

Në vijim thuhet se “pavarësisht marrëveshjes, nuk mund të harrojmë se klasa politike është faktori që e krijoi këtë situatë dhe se shtetasit janë ata që kanë vuajtur rëndë pasojën e krijuar nga penetrimi i personave të inkriminuar në pushtetet shtetërore dhe administratën publike. Korrektësia, serioziteti dhe ndershmëria e trajtimit të kësaj çështjeje, deri në fund, do të kthejë besimin e lëkundur të popullit tek organet e pushtetit shtetëror dhe partitë politike, që janë votuar për t’i krijuar ato”.

Me këtë rast KSHH dëshiron të theksojë se, dekriminalizimi i pushteteve dhe administratës publike, si një çështje madhore, që garanton forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin e vendit dhe respektimin më të mirë të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, nuk është, e nuk mund të jetë çështje vetëm e klasës politike

Filed Under: Kronike Tagged With: Dekriminalizimi, KSHH, pozite opozite

Obama: Pranimi i imigrantëve tradita më e vjetër amerikane

December 15, 2015 by dgreca

UASHINGTON, 15 dhjetor  – Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh sot në favor të imigracionit, më të vjetrës traditë amerikane, sipas tij, në një moment kur kjo çështje ka zënë një vend të veçantë në fushatën presidenciale, pas deklaratave të diskutueshme të kandidatit republikan, Donald Trump.

“Pjesa më e madhe e vendeve në mbarë globin i pranojnë imigrantët, por ka diçka të veçantë në SHBA, ne nuk presim thjesht imigrantë, ne jemi lindur nga vetë imigrantët, kjo është ajo që ne përfaqësojmë”, tha presidenti gjatë një ceremonie natyralizimi në Arkivat Kombëtare në Uashington.

“Ne duhet të angazhohemi për të dënuar në mënyrë të vazhdueshme ndjenjën e urrejtjes dhe intolerancës në të gjitha format e saj”, u shpreh ai, disa orë nga debati i pestë i primareve republikane në Las Vegas, ku çështja e imigracionit duhet të zërë një vend të veçantë.

Deklaratat e Donald Trumpit për mbylljen në mënyrë të qartë e të thjeshtë ndaj hyrjes në territorin amerikan të shtetasve myslimanë, ka ngjallur një reagim të menjëhershëm në Shtëpinë e Bardhë duke e cilësuar manjatin e pasurive të patundshme të “skualifikuar” nga gara presidenciale.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Obama, pranimi i emigracionit, tradite ne amerike

JA CFARE U THA SHQIPTAREVE AMBASADORI LU NE DISKUTIMIN ONLINE

December 15, 2015 by dgreca

Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej  politikanëve me precedentë penalë.

Pyetje: Zoti Ambasador, Amerika ka sjelle demokracine ne shume vende te botes, perse ketu ne Shqiperi Amerika eshte indiferente?

Donald Lu: Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ-të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palet, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.

Ndryshimi i Shqipërisë nis dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit

Pyetje: I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojmë nga konstetimi te veprimi?

Donald Lu: Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

Kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit

Pyetje: Luften ndaj korrupsionit nuk mund ta bejne ata qe jane prane ne kuvend me kriminele dhe hajdute dhe qe i kane vene vete. Duhet ndergjegjesohet ky popull qe te mos shese voten per vaj e miell. Pavaresia drejtesise eshte kryesore.Deputeti qe shtiu me arme doli nga burgu,kurse ata qe priten plumbat u futen ne burg.A nuk mbane ere qe shteti vazhdon ben pazare me krimin?

Donald Lu: Në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.

Më 8 dhjetor u përdor dhunë politike

Pyetje: “Nese nuk miratohet kjo reforma e drejtesise do te izoloheni? Si do ta kryeni kete izololimin? E dyta keni folur per dhunen ne proteste. Une isha ne ate proteste dhe nuk e shikova dhunen. Cfare u dhunua? E treta flisni se u shkaterrua prona publike. Une dua te di, vertete besoni nje bunker i ndertuar fringo i ri eshte prone publike, kur ai eshte cilesuar qe ne krye te heres si provokues?

Doland Lu: Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa në çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi.

Gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.

Non grata” SHBA eshte duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri

Pyetje: Zoti Ambasador, a nuk do te ishte shume e vlefshme nga ana juaj qe disa politikane majtas dhe djathtas, gjyqtare, prokurore dhe shtetare te larte te korruptuar dhe te inkriminuar te shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithe vendet perendimore?

Donald Lu: Në fakt, ekziston një urdhër presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit te Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët e korruptuar, gjykatësit dhe prokurorët nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Siç kemi thënë më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse ata duhet të ndalohen te hyjne në SHBA në bazë të këtij urdhri presidencial.

Ndjekim me vemendje ceshtjet e komunitewtit ne Himare

Donald Lu: Ka, kam pasur mundësinë të vizitoj Himarën në korrik dhe të takohem me disa udhëheqës të komunitetit etnik grek në Shqipëri. Kam dëgjuar nga të gjithë ata në lidhje me konfiskimin e paligjshëm të pronës dhe mohimin e të drejtave. Ne i ndjekim çështjet e këtij komuniteti me shumë vemendje. Ne e bëjmë këtë gjatë zgjedhjeve dhe sa herë që ka një krizë. Ne gjithashtu kemi anëtarë të stafit që e vizitojnë rajonin rregullisht. Nëse shqiptarët kanë shqetësime individuale lidhur me të drejtat e njeriut, ata mund ti drejtojne ato në Ambasadën e SHBA dhe zyrën e Avokatit të Popullit të Shqipërisë.

Nuk është puna e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë

Pyetje:  A mundet USA te na asistoje ne hetimin e dekriminalizimit te njerezve me pushtet dhe bashkepunim ne sistemin e drejtesise sepse tek sistemi jone populli ka humbur besimin?
Doland Lu: Në fund të fundit, unë nuk mendoj se është puna e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.

Sot në Shqipëri zyrtarët e lartë nuk kanë frikë se mund të shkojnë në burg

Pyetje: Pyetje per korrupsion ?? ahhahhahahhahahah ,ne sa me te korruptuar te jene ,me shume i ngreme ne detyre .Qeverisemi nga blloku dhe nga baba Taku …

Doland Lu: është e vërtetë që shumë vende përballen me korrupsionin e lartë, por gjithashtu shumë vende edhe e kanë luftuar korrupsionin në nivele të larta. Zyrtarët e lartë duhet të kenë frikën se mund të përfundojnë në burg. Sot, në Shqipëri, ata nuk kanë frikë se do të hetohen, por nëse reforma në drejtësi do të zbatohet, ata do të kenë frikë.

Ne bote te korruptuarit fshehin parate jashte, ne Shqiperi i ekspozojne, kjo më çudit

Pyetje: Do the state department take in consideration in relations with goverment of albania the fact that polititians are corrupted and reflect that for those whom send their dirty many of shore?

Doland Lu: Po, lufta kundër korrupsionit është prioritet madhor i Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe i Departamentit të Shtetit. Ne sigurisht e konsiderojmë korrupsionin në aspektin e marrëdhënieve tona dypalëshe me Shqipërinë. Kjo është çështja kryesore e ngritur gjatë takimeve tona të nivelit të lartë. Çfarë shpesh me çudit mua është se në vende të tjera me nivele të larta të korrupsioni, personat e korruptuar i fshehin paratë e tyre jashtë shtetit në Ishujt Kajman. Në Shqipëri, gjyqtarët e korruptuar, zyrtarët dhe biznesmenët e shfaqin pasurinë e tyre në mënyrë që të gjithë mund ta shohin se sa të korruptuar janë ata. A mund dikush të më shpjegojë se pse ata e bëjnë këtë?

 

Shpresoj në 2016 te shihni zbatimin e reformes ne drejtesi

Pyetje: Zoti Ambasador,kur do kete drejtesi vendi yne,prokuroria,gjykata e koruptuar ,shendetesia nuk funksonon ,arsimi, i dobet administrata,jashte funksionit hipoteka,e koruptuar pronat, kur do te jene te pronari legjitim ,25 vjet zvaritje neper gjygje , cdo instutucion, shtetror,eshte i koruptuar,gangren, e shoqerise, shqiptare.
Donald Lu: Unë shpresoj që në vitin 2016, ju dhe çdo qytetar tjetër shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisje e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës kryesore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.

Shpresoj se në pranverë ndryshimet kushtetuese të jenë të miratuara

Pyetje: Përse po shtyhet reforma ?! A ka dijeni “Departamenti i Shtetit” për këtë zvarritje ?! Ju kujtoj që jemi në dhjetor dhe duhet të kishin kaluar ndryshimet kushtetuese .

Doland Lu: Unë nuk mendoj se do të thoja se reforma gjyqësore është vonuar. Kjo është një reformë e rëndësishme dhe komplekse që meriton një bisedë të plotë brenda shoqërisë shqiptare. Kjo kërkon kohë. Unë besoj se Komiteti Ad Hoc ishte e mençur në dërgimin e projekt-amendamenteve të Komisionit të Venecias për komente. Këtë muaj ne presim mendimin paraprak të Komisionit të Venecias. Kjo, e kombinuar me komentet e marra nga 19 tryezat e rrumbullakëta publike, duhet të ndihmojë ekspertët të bëjnë ndryshime për të përmirësuar draftin aktual. Unë shpresoj se në pranverë do të shohim këtë grup të ligjeve dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara.

Pajtimi i reformes eshte sfide

Pyetje: Pse besoni qe me reformimin e ligjit do luftohet korrupsioni ne Shqiperi? Kush do e bej kete kur nga parlamenti deri tek roja ne zyren me te pa rendesishme ne fshatin me te humbur te Shqiperise eshte i korruptuar. Ku do gjenden njerez per te zbatuar keto ligje?

Donald Lu: Skepticizmi juaj është i kuptueshem. Reforma në gjyqësor do të jetë e vështirë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta mohuar këtë. Unë pajtohem se zbatimi i kësaj reforme do të jetë një sfidë e madhe. Për shembull, një pjesë e rëndësishme e propozimit të tanishëm të reformave është rishikimi i te shkuares se personave, kualifikimeve, vendimet dhe pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Ekspertët propozuan në kete reformë që ky proces shqyrtimi të kryhet nga ekspertë shqiptarë ligjore (të propozuar nga Avokati i Popullit dhe të miratuar nga Kuvendi) me monitorim aktiv nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Unë, personalisht, jam i bindur se ka njerëz të nderuar në Shqipëri që mund ta bëjnë këtë detyrë të vështirë.

Korrupsionin do ta luftojnë qytetarët e rregullt

Pyetje: Mire zotnia do pergjigjet po korrupsjonin kush do ta luftoj ne këte vend?

Doland Lu: Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.

Pyetje: Ju lutem qe ta vazhdoni presionin tuaj dhe te qeverise suaj per pastrimin e politikes shqiptare nga kriminelet dhe nga analfabetet qe po mbajne peng fatin e shqiptareve

Donald Lu: Ne kemi parë shumë zhvillim në procesin e dekriminalizimit gjatë këtij viti. Shqiptarët duhet të jenë krenarë. Ata iu bënë ballë këtyre kriminelëve dhe treguan se nuk do ti tolerojnë ata në Parlament apo qeverinë lokale. Ka akoma shumë punë për të bërë, por ky është një fillim i mbarë.

Kemi sugjeruar bërjen publike të pasurisë së politikanëve

Pyetje: A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?

Donald Lu: Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.

Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion

Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë.

Pyetje: A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.

Donald Lu: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.

Mos e humbni shpresën

Pyetje: Can you find good real Albanian people , even if you pull them from USA to manage Albanian government and economy?!!! So we can vote this government out? People of Albania are in 25 years democracy, 30 years back and poorer then comunisem times?? Help Albania please take this government out

Donald Lu: Mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë të ndershëm, dhe njerëz punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës prodhon të diplomuar të shkëlqyer që vazhdojnë për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm mund të gjenden për të udhëhequr Shqipërinë.

Mos prisni që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin

Pyetje: Kriza e besimit eshte me e rende se varferia dhe kjo paralizon aksionin e shoqerise civile. E keqja riciklon te keqen, dhe si popull jemi te ftuar gjithmone te zgjedhim te keqen me te vogel. Do me interesonte te dija vizionin tuaj se si mund te dilet nga kjo situate?

Donald Lu: Ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.

 

Në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë

Pyetje nga Saimir Allmuça  Une personalisht e denoj korrupsionin se eshte cenim dinjiteti . Por e cuditshme eshte qe ne Shqipri korrupsioni eshte perligjur edhe nese nuk je pjes e grupit perjashtohesh . Keshtu me ka ndollur Mua personalisht ku kam punuar dhe dhene kontributin tim ne nje Institucion ne vartesi te Kryeministrit por pranova te jem gardian i ligjit dhe me perjashtuan per motive politike.

Donald Lu: Saimir më vjen keq që ju keni humbur vendin tuaj të punës për arsye politike. Kjo i ka ndodhur mijëra njerëzve. Fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë vetëm për periudhën e ndryshimit të qeverisjes në vitin 2013, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005. Bashkimi Europian kërkoi një ligj që mbronte nënpunësin civil por fatkeqësisht ka shumë pak nënpunës civil dhe në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë. Unë shpresoj që ju të punoni për të sjellë ndryshimin në këtë fushë.

Kini shpresa, reforma ne drejtesi eshte e mundur

Pyetje: Zoti ambasador shqipetare kan shum besim tek ty por kur te shofim se me cin do ta beni dhe uleni ne tryezen per rreformen ne drejtesi te len shum per te deshiruar . o Po nuk ndryshuan kodin penal qe eshte si pacavure arna arrna nuk ka zgjidhje

Donald Lu: Eshtë e vërtetë që dënimi për korrupsion në Shtetet e Bashkuara është shumë i ashpër. Unë mendoj që shqiptarët duhet të kenë shpresa që reforma në drejtësi është e mundur. Sot ka një dialog publik të vërtetë. Ju po merrni ndihmë nga miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Kini besim. Ndryshimi po vjen.

Jam i sigurt se shqiptarët mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë

Pyetje: Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?

Donald Lu: Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato te cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja.

Gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme

Pyetje: Z.Ambasador, problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane 4 – 5 politikane qe pasi u bene te pasur me droge dhe prostituta me pas hyne ne politike, pasi kaq i gjejme dhe ne Amerike, por jane pothuajse e gjithe pjesa tjeter e tyre dhe Gjykates e Prokurore, qe sipas te madhit Gjergj Fishta, i hyne politikes “pa breke” dhe te nesermen u gdhine milardiere

Donald Lu: Unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.

Gjykatësit dhe prokurorët duhet të japing llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre

Pyetje: Kur do kemi drejtësinë reale dhe të pavarur në Shqipëri? Korrupsioni luftohet vetem me ndershkim dhe kete e bejne vetem prokuroret dhe gjykatat e pavarura.

Donald Lu: Institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre.
Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.

Partive politike u duhet reformë për t’i bërë ato më demokratike

Pyetje:  C’ mund te beje aleati yne i madh per te na ndihmuar per vendosjen e demokracise se vertete ne Shqiperi? Vecanerisht problematike eshte demokratizimi i partive politike si baza e demokracise se nje vendi.

Donald Lu: Unë pajtohem me ju se partive politike u duhet reformë për t’i bërë ato më demokratike. Udhëheqësit e partive sot mund të marrin të gjitha vendimet pa konsultim apo zgjedhje. Unë shpresoj se reforma zgjedhore mund t’i adresojë këto çështje. Ndoshta duke folur në lidhje me këtë çështje publikisht, ju mund të ndihmoni.

Unë merakosem nese bej foto apo shtrengoj doren me zyrtare, gjykatës dhe prokurorë te njohur te korruptuar

Pyetje” An Albanian proverb says: “peshku prishet nga koka”, is there a similar one in US or do you share the same?

Donald Lu: Mbaj mend qe kam mësuar “peshku prishet nga koka”, kur isha duke studiuar shqip në Washington, DC. Unë nuk mendoj se ne kemi të njëjten shprehje në gjuhën angleze. Unë mendoj se ka korrupsion të nivelit të lartë në Shqipëri. Korrupsioni ekziston në çdo vend në botë. Pyetja e vërtetë është cfare bëjmë ne për t’u marrë me korrupsionin. Në shumë raste në Shtetet e Bashkuara, kur ka akuza për korrupsion, ata hetoen, dhe nëse është e vërtetë, njerëzit ndëshkohen. Unë personalisht I konsideroj personal me te cilet punoj me standarte të larta etike pune, dhe në vende të tjera në të cilat të kam shërbyer, kam pushuar nga puna ata të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Persa i perket pyetjes se si unë personalisht veproj kur takoj dikë që është i korruptuar, do të jem i sinqertë: unë merakosem nese bej foto apo shtrengoj doren me zyrtare, gjykatës dhe prokurorë te njohur te korruptuar. Askush nga ne nuk duhet të shikojmë nga ana tjeter dhe të injorojmë korrupsionin kur e hasim atë në jetën tonë të përditshme.

Sistemi i kontrollit dhe balances funksionon dobët

Pyetje: Will be possible in Albania to take out the law books the system “Check and Balances” and make it practicable in the Albanian system of government? I think that will be a long term solution for Albania. How can we do that possible mr. Ambasador?

Donald Lu: Jam i gëzuar qe degjoj se ju ndjeheni se taksat tuaja janë duke u shpenzuar si duhet. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme për interesat amerikane që ne të mbështesim aleatët e NATO-s si Shqipëria në luftën e saj kundër korrupsionit. Ju keni prekur një çështje të rëndësishme. Sistemi i kontrollit dhe balances funksionon dobët kur ju keni institucione me aq shumë nevojë për reforma, si pershembull në sistemin gjyqësor shqiptar dhe Kuvendi. Çfarë është e rëndësishme tani është që këto institucione të jenë të reformuara, që parimet e kontrolleve dhe balancave të janë të përforcuara me institucione të pavarura dhe të përgjegjshme.

Prokurore amerikane ne ndihme te prokuroreve shqiptare per disa dosje të rëndësishme anti-korrupsioni

Pyetje: Mr. Ambassador, About 6 months ago, US Justice Dept brought a US Persecutor in Albania to help Albanian Persecutors with corrupted ex-Ministers, ex-Prime Minister and his family. Can you tell us , what case is he working? Did he close any persecution? Albania need help, because all criminals are free.

Donald Lu: Kolegu im nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë po punon fort për të siguruar mbështetje teknike për prokurorët shqiptarë në zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë qenë duke punuar në disa raste të rëndësishme anti-korrupsioni sëbashku. Unë duhet të jem i qartë, gjithsesi, të gjitha këto raste janë duke u udhëhequr dhe ndjekur penalisht nga prokurorët shqiptarë. Ekspertët e Shteteve të Bashkuara veprojnë vetëm në një rol këshillues.

Dyshoj se do me kërkohet të flas në Parlament, jo vetëm gjyqtarët e dinë se populli sheh makinat e tyre

Pyetje: You might have bitter some faces and even scared mostly of our “honorables judges” (how ironic) at the Judiciary Conference, but outside the room the Albanians cheered and applauded your speech. As everyone knows unfortunately the judges are not the only corrupted officials in Albania. Given the chance: would you hold the same speech from the Albanian parliament where the focus of your speech are Albanian MP-s?

Donald Lu: Unë dyshoj të më kërkohet të flas në parlamentin shqiptar së shpejti. Unë mendoj se nuk janë vetëm gjyqtarët të cilët e kuptojnë se populli shqiptar eshte duke parë cilat makina ata vetë kane, apo bizhuterite qe ata veshin dhe cilat vila në bregdet ata blejnë. Populli shqiptar është i zgjuar dhe është i lodhur me këto teprica.

Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë

Pyetje: Z.Ambasador je njeri i shkelqyshem,me pelqen jashte zakonisht nderyrjet e tua ne politiken Shqiptare je shume orgjinal dhe i pa kursyer

Donald Lu: Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin e kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.

 

Duaje atdhen, si shqiponja folene”

Pyetje: Kemi nje thenje popullore qe thote: “duaje atdhen, si shqiponja folene”, amerikanet gjene me te shtrenjte kane Ameriken. Meqe deshironi te ndihmoni shqipetaret per luften kunder korrupsionit,
pyetja ime eshte: A nuk mendoni se autoriteti juaj do ishte i nje vlere te jashtezakonshme, nese do organizonim nje propagande dashamirese per te ngritur larte dashurine e shqipetareve per atdheun dhe krenarin per prejardhjen e tyre te lashte?!

Donald Lu: Mua më kanë thënë se shqiptarët kanë një shprehjë, “duaje athdeun si shqiponja folenë.” Unë mendoj se shqiptarët janë shumë besnikë ndaj Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo nuk zbatohet me të njëjtin angazhim në luftën kundër korrupsionit apo bizneseve të ndershme.

E ardhmja juaj eshte BE

Pyetje: When will Albania join EU?

Donald Lu: Kur Shqipëria luftoi për t’u future ne NATO, Shtetet e Bashkuara mbështetën hyrjen e saj, por edhe ndihmuan Shqipërinë për të përfunduar reformat e nevojshme për t’u kualifikuar për anëtarësim. Tani unë shoh se BE-ja është duke bërë të njëjtën gjë. Unë jam i bindur se Shqipëria do të bashkohet me BE. Kjo është e ardhmja e saj. Pyetja e vetme është se kur.

Ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë

Pyetje: A eshte inicimi i kesaj reforme (e cila nuk besoj se do realizohet ndonjehere) per ti treguar kesaj kase politike qe eshte totalisht e deshtuar ne implementimin e nje demokracie te vertete dhe duhet te largohet, pra a mos eshte me mire te thuhen gjerat me troc qe kjo kase po fundos Shqiperine?

Donald Lu: Unë e kuptoj që ju dhe shumë shqiptarë të tjetër jeni të irrituar. Unë ju kërkoj që të mos dorëzoheni. Ne, pa dyshim, nuk jemi dorëzuar. Unë besoj se ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë. Sot në Shqipëri, unë shoh se populli kërkon veprime të prera kundër korrupsionit dhe reformë sistemin e tyre të drejtësisë. Ashtu si thoni edhe ju, a mund të mbështetemi tek politikanët për këto reforma ndërsa disa prej tyre po përfitojnë nga sistemi aktual. Po, ne mund të mbështetemi nëse populli e kërkon këtë.

Te ngrihet problemi i pages se ulet te mjekeve

Pyetje: Un jam mjek dhe po ju them qe rreth 50% e mjekeve ne Shqiperi me pagat qe marrin mezi mbyllin muajin. Pyetja eshte: A ndodh qe ne Amerike nje person me profesion mjeke te mbylli muajin me mundim

Donlad Lu: Unë jam shumë i lumtur që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria punuan së bashku me 150 shtete të tjera për të arritur marrëveshjen historike mbi ndryshimet klimaterike. Nipërit tanë do të na falenderojnë. Unë jam takuar me disa doktorë dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë qëkur kam ardhur në Shqipëri. Keni shumë të drejtë kur thoni se pagat për stafin mjekësor të kualifikuar janë shumë të ulta. Tani ka edhe shumë diferencë midis stafit mjekësor në spitalet publike krahasuar me stafin e spitaleve private. Edhe në Shtetet e Bashkuara ekziston i njëjti problem. Është e rëndësishme që ky problem të ngrihet dhe të punohet që doktorëve, infiermiereve dhe profesionistëve të tjerë t’u jepen rroga të drejta.

Pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.

Pyetje:  A mendoni se me keto politikane qe kemi ne, do arrjim ta luftojme korrupsionin dhe te anetaresohemi ne BE ne 5 vitet e ardhshme apo jo?

Donald Lu: Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti.  Ajo që unë di është se BE-ja është serioze në lidhje me kërkesat që Shqipëria të bëjë progres kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore përpara fillimit të negociatave.  Dhe po, ju keni të drejtë se pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.

Mos u dorezo behu gazetar i ndershem

Pyetje: TE LODHUR .te rraskapitur e te zhgenjyer ,. por me teper te penalizuar nga guri dhe arra qe ata kane ne duar ,. Forcen ligjin dhe shtetin qe eshte i rrembyer per te na rrembyer e varferuar ne eme r te ligjit ,.. Kush dhe si duhet te ngreje zerin ??

Donald Lu: Mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.

Koha e sotme s’mund të krahasohet me komunizmin

Pyetje: Z.ambassador ,25 vite demokraci kan kaluar mendoni qe shqipetaret sot Jan me mire se ne vitet e komunizmit , dhe doja te Dija qe politika shqipetare do ket edhe ajo gjykimin e saj ne gjykat per rastet e shumta qe ka

Donald Lu: Mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet Balltike ishin të vetmet vende ish komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me vitin 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar .

Nje parti politike anti-korrupsion, eshte ide interesante

Pyetje: Korrupsioni ne Shqiperi eshte problem i kthyer tashme ne”normale”dhe pershtypje bejne vetem ata qe nuk i nenshtrohen ketij normaliteti dhe rrjedhimisht duke”rene ne sy”nxirrenjashte nga ky sistem. Pyetja ime eshte,a mundeni ju te nxisni dhe perkrahni njerezit qe nuk nenshtrohen politikisht ne menyre qe ata minimalisht te krijojne “polin e trete”?
Per mua korupsioni fillon qe ne rekrutimin è pa shmangshem politik te profesionisteve ne te gjitha fushat a ndani ju te njejtin mendim?

Doland Lu: Kjo është një ide interesante që të ketë një parti politike anti-korrupsion. Unë mendoj se është puna e çdo opozite për të kritikuar qeverinë, kur ata kanë prova të korrupsionit. Në kushtet e një partie të veçantë te përqëndruar në anti-korrupsionin, mendimi im është se partitë politike duhet të jenë në favor të diçkaje, jo vetëm kundër diçkaje. Sa për rekrutimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të përditshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj) ne do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë jam në favor të rekrutimit të udhëheqësve nga njerëz nga të gjitha fushat.

Ligji per dekriminalizimin largon politikanet qe kane denime por nuk i konfiskon pasurine

Pyetje: Rruga me e mire eshte ti sekuestrohen pasurite atyre qe i kane vene nepermjet korrupsionit dhe ti ndalohet te vendosen ne postet publike. Per mua futja thjesht ne burg eshte e gabuar se do na duhet te shpenzojme perseri taksat per ti mbajtur ne burg.
Donald Lu: unë mendoj se versioni aktual i ligjit për dekriminalizimin përpiqet që të ndalojë shumicën e njerëzve të dënuar që tëkandidojnë sërish. Ky ligj do të largojë gjithashtu edhe politikanët që kanë dënime kriminale. Megjithatë, nuk i konfiskon pasuritë e tyre. Mbase ju mund të sygjeroni këtë gjë.

 

 

Transparenca e pasurive dhe buxheteve me rendesi, flet per komunitetin rom

Pyetje: Cila do te ishte nderhyrja me e mire per te ulur korrupsionin e larte dhe permiresuar aksesin e barabarte ne sherbimet publike per komunitetin Rom ?

Donald Lu: Përvoja ime është se disa prej njerëzve me të drejta te pakte në shoqëri janë më të prekshem ndaj korrupsionit. Disa nga iniciativat aktuale mbi anti-korrupsionin jane portalet e internetit dhe transparenca e pasurive dhe buxheteve. Në kontekstin e komunitetit rom, ne kemi besuar gjithmonë se një nga pengesat kryesore për qasjen e shërbimeve dhe përfitimeve është mungesa e dokumenteve të identitetit. Disa foshnja janë lindur në komunitetet rome në Shqipëri, por lindjet nuk janë të regjistruara. Kjo mund të shkaktojë një problem jetesor se si ky fëmijë rritet në moshën madhore pa dokumente identifikimi. Ministria e Brendshme dhe OJQ-te lokale janë duke punuar në mënyrë aktive, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, për të edukuar familjet rome për të drejtat e tyre dhe sherbimet duke përfshirë të dhënat e lindjes dhe dokumentet e identifikimit, sipas ligjeve shqiptare. Pyetje e mrekullueshme.

Mos u dorëzo

Pyetje: Kush është aksioni që duhet të ndërmarrë cdo qytetar në nivel personal për të ndryshuar në drejtimin e duhur situatën në Shqiperi?

Donald Lu: Mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.

 

Studentet te kene pritshmeri te medha

Pyetje: As a student I am what can I do to see my country tomorrow as better place to live cause is said that the youths can make the change?
Cause in general most of my friends and the comunity also are all disapointed that nothing can be done even more when they do see the politicians cases included in corruption affairs…

Doland Lu: Unë besoj se gjëja më e mirë qe nxënësit mund të bëjnë është që të kene pritshmeri të mëdha – për udhëheqësit e tyre, komunitetet e tyre dhe veten e tyre. Jam shume i lumtur kur takoj të rinj, sepse ata janë të padurueshëm për ndryshim. Ata duan që vendi i tyre të ketë të njëjtën ekonomi dhe politikë si në vendet më të zhvilluara të Europës. Dhe ata e duan këtë menjëherë. Ata kanë të drejtë dhe duke kërkuar këtë ata do ta çojnë Shqipërinë në një të ardhme më të mirë.

Ka korrupsion në administratë, në parlament, në gjykata dhe në media

Pyetje: Kam nje pyetje, nese me pergjigjet Z.Lu, apo nje tjeter, kam shkruajtur disa here por skam mare pergjigje.Po ne administraten e ambasades qe punojne shqiptare, a ka korrupsion?.Une them se po.A e deklatojne pasurine punonjesit e zyres se prokurimeve?, une them qe jo.A duhet qe keta punonjes te deklarojne pasurine, une them se duhet.

Donald Lu: unë mendoj se ka korrupsion në administratë, në parlament, në gjykata dhe në media. Pyetja e vërtetë është çfarë mund të bëjmë ne që të heqim personat e korruptuar dhe për të parandaluar personat e korruptuar të hyjnë këto institucione. Deklarimi i pasuroive është një mjet. Një tjetër është auditimi ndërkombëtar i institucioneve, partive politike, mediave dhe OJQ-ve. Së fundi, gazetaria e mirë investigative është një mjet i rëndësishëm për të zbuluar korrupsionin.

 

Detyrat e nje studenti

Pyetje:  Pyetja ime është se çfarë është detyra e studentëve që kanë studiuar jashtë shtetit në këtë moment dhe si mund të japim kontributin nga këtu ku jemi ose të kemi rol aktif në këtë periudhë ndyshimesh

Donald Lu: Unë mendoj se ata të cilët kanë pasur mundësi që të marrin një edukim të shtrenjtë ( përfshirë edhe mua) kanë një detyrim të veçantë për të dhënë përsëri në shoqëri. Unë shpresoj se në çfarëdo komuniteti ku jetoni apo në çfarëdo profesioni që keni zgjedhur, ju po ndihmoni për të krijuar një kulturë të diskutimit aktiv dhe debatit rreth korrupsionit, reformën gjyqësore dhe mënyrat për të përmirësuar Shqipërinë.

Sistem i integruar dixhital

Pyetje: A mendoni se duhet nje sistem i integruar Dixhital ne te gjitha institucionet qe tu vihet ne sherbim qytetareve per te ulur nivelin e korrupsionit ne shqiperi?

Donald Lu: Sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin në nivelin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Partnership (Partneritet i Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji midis qeverisë kombëtare dhe vendore.

Filed Under: Interviste Tagged With: Ambasadori Donald LU, diskutim online, fb

Presidenti Nishani: Reforma në drejtësi do të desha që të ishte proces konsensual

December 15, 2015 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë në emisionin “Shih Programin” në TVSH, te Enkel Demit ka folur për një sërë çështjesh të aktualitetit politik si reforma në drejtësi, raporti me shumicën në pushtet, dekorimi i ish-Presidentit Berisha, protestat e opozitës dhe djegia e bunkerit një javë më parë.

Pyetje: Në një letër që i keni dërguar Kuvendit pak kohë më parë keni shprehur rezerva për hartimin e amendamenteve kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi. Tani që flasim janë mbyllur këshillimet publike me grupet e interesit rreth kësaj reforme priten dhe përgjigjia nga Komisioni i Venecias. A i qëndroni ende kritikave apo pakënaqësive që kishit parashtuar në letrën tuaj?

Nishani- Mund të quhet edhe pakënaqësi në kontekstin e pritshmërive dhe nevojës për reformën në drejtësi. Sistemi i drejtësisë ka nevojë shumë të madhe për t’u sjellë në funksionim normal. Përveç reformës ligjore, ky sistem ka nevojë për një reformë themelore, si në infrastrukturë, në gjykata, në komunikim dhe në shumë elementë që garantojnë, barazi para ligjit, seriozitet, efiçencë. Të gjithë aktorët e shoqërisë sonë janë të gatshëm të mbështesin këtë reformë. Meraku im ka qenë në lidhje me përfshirjen e aktorëve të ndryshëm. Unë gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar zëra nga njerëz të paftuar në këto tryeza mendimin e tyre profesionist dhe se si e shikojnë ato këtë reformë. Unë kam sjell shqetësimin për të gjithë këta zëra profesionistë që munguan në debatet e para. Unë dëshiroj të theksoj se nga pozicioni i kreut të shtetit që reforma në sistemin e drejtësisë duhet të ketë dy objektiva: e para të nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët, prokurorët e korruptuar, të paaftët dhe e dyta të parandalohet kalimi i sistemit të drejtësisë në duart e zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.

Pyetje- Ambasadori amerikan Lu në mënyrë shumë të thjeshtë deklaroi se kush ka një orë më të shtrenjtë se makina e tij është i korruptuar dhe duhet të largohet para se të përfundojë në burg. Pse është kaq e vështirë të shquhen të korruptuarit brenda sistemit të drejtësisë?

Nishani- Nuk është e vështirë të identifikohen të korruptuarit. Unë i kam ndjekur deklaratat e vazhdueshme të ambasadorit amerikan, si për reformën në drejtësi, ashtu për dekriminalizimin dhe roli e ndjeshmëria e tij dhe e disa ambasadorëve të tjerë është për t’u vlerësuar maksimalisht. Thjeshtësia e adresimit të problemit prej tij është një gjetje shumë pozitive. Por, a kemi ne si shtet mekanizma për të treguar të korruptuarit? Po, natyrisht që kemi. Kemi ligje dhe institucione për të bërë matjen e të ardhurave dhe pasurisë, por që ky proces të jetë i vërtetë duhet të jetë i paanshëm, gjithpërfshirës, jo me standarde të shumëfishta.

Pyetje- Keni një koment për këmbanat e alarmit të diplomatëve të huaj në lidhje me reformën? Sipas tyre dështimi në këtë reformë mbyll dyert për në Bashkimin Europian.

Nishani- Duhet të bindemi se çështjet e arritjeve të standardeve janë një nevojë për jetën tonë, për familjet, brezat që do të vijnë. Integrimi shtyn dhe nxit reformat, është e vërtetë se nëse nuk ndryshojmë standardin e drejtësisë nuk do të arrijmë as integrimin. E shikoj të lidhur pazgjidhshmerisht nevojën e qytetarëve për të marrë drejtësi, me nevojën për të arritur standardin e saj më të mirë.

Pyetje- A ka gjasa që kësaj here politika shqiptare të bëhet bashkë për të mos e humbur këtë mundësi? Apo referendum mund të jetë një tjetër zgjidhje?

Nishani- Reforma në drejtësi do të desha që të ishte proces konsensual, nëse nuk do të jetë i tillë do të kthehet në çështje politike. Dhe sa herë kthehen çështje të tilla nuk rezultojnë të sukseshme. Vlen të kujtoj për të konkretizuar këtë rast procesi i ndarjes dhe njohjes së pronës. Ai që në fillim u kthye në një çështje ndasie politike dhe nuk gjeti zgjidhje për 25 vjet. Nëse nuk do të jetë proces konsensual unë kam rezerva për jëtëgjatësinë e këtij procesi dhe kësaj reforme. Nëse miratohet në Kuvend ose referemdum për mua nuk ka rëndësi, I rëndësishëm është konsensusi. Ka mundësi që procesi të jetë konsensual me kushtin e vetëm që përmes transparencës të jetë bindës, se nuk po bëhet për të goditur kundërshtarët politikë.

Pyetje- Drafti i kësaj reforme e largon kreun e shtetit nga kreu i Këshillit të Lartë i Drejtësisë. Keni një koment?

Nishani- Në aspektin formal nuk kam asnjë shqetësim. Në përmbajtje kam një shqetësim që ia kam bërë me dije dhe komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi dhe ekspertëve të huaj. Shqetësimi është kushtetues. Nese miratohen amendamentet është parashikuar që të prishet balancimi aktual i pushteteve. Problemi që unë kam është mosdhënia e mekanizmit të ri të funksionimit. E marr të mirëqenë mosfunksionim aktual, por nuk jepet zgjidhja për balancën e re të pushteteve. Çfarë do të ndodh me këtë balancë? Ky për mua është shqetësim kushtetues.

Pyetje-A ka kreu i shtetit konflikt interesi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë? Presidenti dekreton emërimet, shkarkimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por njëkohësisht është edhe kreu i KLD-së. Juve si e shihni këtë çështje?

Nishani- Për të shmangur konfliktin e interesit Presidenti është i mënjanuar nga vendimarrja në KLD-së. Në vendimet më të rëndësishëm, si ato të emërimit, shkarkimit, promovimit të gjyqtarëvë në nivelet më të rëndësishmë të sistemit gjyqësor, Presidenti është i përjashtuar nga votimi, nuk lejohet te marrë pjesë, sepse ka dekretimin si detyrë. Ka patur raste edhe gjatë kohës që unë kam drejtuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë ku janë marrë vendime për të promovuar gjyqtarë, madje dhe anëtarë të KLD-së dhe janë refuzuar nga ana ime për t’u dekretuar. Pra, nuk ka konflik interesi, sepse këtë e ka zgjidhur ligji.

Pyetje-Si shpjegohet mosbesimi tek sistemi i drejtësisë?

Nishani- E para, ka të bëjë me përdorimin e pushtetit të madh që ka një gjyqtar, sepse ai ka shkopin e ligjit dhe keqpërdorimi për afera korruptive ka sjellë mosbesimin. Qytetari drejtohet në gjykatë për çështje fondamentale të jetës së tij, prona dhe jeta. Në rastet kur gjyqtarët dëmtojnë interesat e këtyre dy çështjeve sjellin mosbesim shumë të madh. E dyta ka të bëjë me vetë sistemin, gjykata e ndan të drejtën tek njëra palë, në një konflikt gjyqësor kemi gjithmonë një fitues dhe një humbës, por nëse gjykata do të jetë transparente dhe efiçente dhe do ta kenë tërësisht të argumentuar vendimin  do të sillte edhe mirëkuptimin e palës humbëse në një proces.

Pyetje- Proceset në vendin tonë zgjaten shumë dhe nuk ka masa ndaj gjytarëve që zvarritin…

Nishani- Zgjatja është një ndër problemet më të mëdha të sistemit tonë të drejtësisë dhe një ndër elementët që të bë të dyshosh për elementë korrupsioni. Reforma në drejtësi për mua duhet të nisë nga Gjykata e Lartë. Nëse reformojnë këtë gjykatë dhe e kthejmë në efiçente dhe shumë të përgjegjshme, sistemi i drejtësisë pëson një çtendosje të jashtëzakonshme. I kam kërkuar me ngulm kësaj gjykate që një ndër praktikat duhet të jetë unifikimi në vijimësi të çështjeve gjyqësore. Fjala vjen nëse brenda një viti Gjykata e Lartë unifikon 20 raste të çështjeve të pronave, nuk ka gjykatë në vend që mund ta zgjidhë ndryshe, se në momentin që e zgjidh ndryshe, ai gjyqtar është automatikisht i larguar nga puna, nuk e shpëton dot më askush. Nëse ndodh unifikimi i çështjeve gjyqësore mund të zgjidhen shumë raste. Unë besoj se 1 vit është kohë e mjaftueshme për të unifikuar 20 çëshje civile dhe 10 çështje penale. Pse nuk bëhet kjo punë? Pikërisht, sepse ne edhe kur bëjmë ligje të reja nuk i mbyllim të gjitha gropat, por lëmë hapësira për t’i shfrytëzuar më pas nga ana e politikës.

Çfarë mund të bëhet për dekomunistizimin e sistemit të drejtësisë?

Ky është një standad i papranueshëm. Nuk mund të na gjykojnë njerëzit që kanë punuar në atë system në atë kohë. Njerëzit, të cilët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në vendime politike, njerëz që kanë tejkaluar dhe ligjet e asaj kohe e jo më standartet universale të drejtave të njeriut, njerëz që kanë manipuluar proceset, ata nuk mund të jenë më pjesë e sisitemit të dhënies së të drejtës në Shqipëri. Kjo është çështje e vullnetit politik, sepse ne nuk mund të largojmë një njeri nga puna me legjislacionin e sotëm, por nëse ekziston ligji dhe mekanizmi atëherë ai mund të largohet. Vullnetin politik e lidh me dëshirën për të ndërtuar këtë mekanizëm. Kam ndjekur me kujdes debatin për ndryshimet në Kodin Penal, veçanërisht për shkeljet në fushën e biznesve. Është ndërhyrë shpesh në Kodin së fundi, në një vit është ndërhyrë 2-3 herë dhe kjo nuk është normale dhe serioze. Vendosin penalitete për qytetarët që nuk marrin kuponin dhe nuk ka inisiativë për të dënuar atë që shet apo blen votën. Pse nuk është futur një dispozitë e veçantë për atë që shet apo blen votën? Ky është një problem i madh. Pse nuk është futur një dispozitë të veçantë për këto raste? Unë po flas për masa të rrepta dhe politika penale për blerjen e shitjen e votës para se të flasim për kuponin e qeses me kikirikë që blejmë tek dyqani i lagjes.

Cila do të ishte formula e Presidentit për të dalë nga kriza në sistemin e drejtësisë?

Unë besoj se ekspertë tërësisht jashtë konfliktit personal, që janë të ftohtë nga përfshirja politike, akademikë dhe jo vetëm, por dhe ekspertë në avokaturë, administratë, profesionistë shumë të mirë e që mund të japin opinionet së bashku me ekspertë të huaj që do të sjellin praktikat më të mira. Unë mendoj se ne nuk kemi nevojë për një model shqiptar të sisitemit të drejtësisë. Çdo të thotë model shqiptar i sistemit të drejtësisë? Modeli që kemi sot është shumë i ngjashëm me modelin italian dhe spanjoll, por ne duhet të shikojmë se cila është praktika më e mirë europiane dhe asaj duhet t’i refereohemi duke e përshtatur padyshim me kushtet e Shqipërisë. Modeli që kemi sot duhet ndryshuar dhe duhet marrë modeli më i mirë i sotëm për t’u përshtatur me realitetin tonë. Duhet të largohen të korruptuarit dhe të paaftët. Reforma duhet bërë për fenomenin, jo për emra të cakuar. Kur ne e adresojmë tek një individ fenomenin, atëherë mund të marrë interpretime dhe keqkuptime te ndryshme. Por, çfarë po ndodh? Sot që ne po flasim kaq shumë për reformën në sistemin e drejtësisë dhe ende nuk e dimë se cilin model do të zgjedhim për të ndjekur në lidhje me sistemin e drejtësisë. Duhet të kishte pasur shumë më tepër përfshirje të ekspertëve. Duhet të ishin zgjedhur njerëz jashtë konfliktit të interesit. Unë kam bërë një vërejtje publike që nuk ka marrë përgjigje. Nëse do të kishte një proces të paprapagjykuar, neni i parë i këtyre amandamenteve duhet të ishte që të gjithë këto ekspertë që kanë punuar nuk duhet të përfitojnë poste publike të paktën për 5 vjet. E keni parë këtë amandament gjëkundi? Askund. Dhe ky është një shqëtësim, jo vetëm i imi, por edhe në komunitetin e gjyqtarëve dhe prokurorit. I është kërkuar Komisionit të Venencias opinion për çështje për të cilat ai ka dhënë njëherë më parë opinion, ne po ia kërkojmë sërish. Unë nuk besoj se Komisioni do të japë një opinion të ndryshëm për të njëjtën çështje. Komisionit të Venecias ka dhënë për shembull një opinion në lidhje me ndërprerjen e mandateve, unë nuk besoj se do të sjellë një opinion të ndryshëm nga i pari, por ne ia kërkojmë përsëri.  Ky  komision ka një opinion në lidhje me KLD-në, me Gjykatën Kushtetuese, pra ata kanë dhënë një standard dhe opinion. Ky institucion ka qenë bashkëpunues gjithmonë. Unë po kthej edhe njëherë në vëmendje inisiativën time të parë që në shtatorin e 2014, kur thirra tryezën për drejtësi, sepse deri në atë kohë askush nuk po e niste punën për reformën. Dhe menjëherë pas tryezës së Presidentit nisi një garë se kush do të merrte lidershipin në këtë reformë. Por, këtë reformë nuk mund ta bëjë Presidenti, ajo duhet bërë në mënyrë konsensuale nga pjestarët e Parlamentit në rradhë të parë, por dhe aktorët e tjerë të shoqërisë. Në shpesh injorojmë raportet që duhet të kënë institucionet vendimarrëse politikëbërëse me opinionin dhe ekspertizën e profesionistëve që janë të çliruar nga interesat profesionale dhe politike.

Sa përgjegjës është institucioni i Presidentit të Republikës në lidhje me këtë situatë të sistemit të drejtësisë?

Për të sqaruar këtë pikë, po ju jap dy shembuj. Presidenti është vërtetë kryetar i KLD-së, por nuk ka forcë të veçantë për të marrë vendime. Po të shikohen mbledhjet e protokollit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të gjendet në mënyrë frekuente që Presidenti i Republikës ka qenë në minorancë në vendmarrjen e KLD-së. E dyta është që Presidenti ka atribut të rëndësishëm në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, por fatkeqësisht gjatë kohës që unë kam qenë në këtë detyrë gjithçka është bërë nul, pasi propozimet e mia janë rrëzuar nga Parlamenti.

Keni qenë ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë. I dini mëkatet që kanë tek drejtësia këto dikastere?

Ministria e Brendshme është më operacionale, njëra nga detyrat e saj kryesore është mbledhja e provave në vendin e ngjarjes pasi është shumë e rëndësishme, sepse ka shumë procese që dështojnë vetëm për shkak të mbledhjes së provave. Kjo duhet përmirësuar patjetër dhe mbetet një sfidë për policinë prej kohësh. Ndërsa Ministria e Drejtësisë nuk ka pushtet mbi sistemin e drejtësisë, por ka mekanizma për mund ta kontrollojë ose mund ta bëjnë më transparente nepërmjet operatorëve që janë në këtë sistem. Duhet përmirësuar sistemi i avokaturës, sistemi i burgjeve, sistemi i provës, i noterëve, ai i ndihmës ligjore, pra të gjithë këta operatorë duhen përmirësuar, pasi ndikojnë negativisht në sistemin e drejtësisë.

Pas akuzave në Parlament për drogë, vrasje, trafik nuk ka kurrë hetime. Si e gjykoni Prokurorinë në këtë raport?

Presidenti mund të kërkojë informacion, por prokuroria nuk varet nga Presidenti, pavarësisht se kreu i shtetit propozon emrin e Prokurorit të Pergjithshëm. Madje, Ministria e Drejtësisë mund të ketë më shumë kontroll në prokurori sesa institucioni i Presidentit. Në tërë këtë situate, e cila duket që ofron dhe fakte e dokumenta Prokuroria ka një punë jashtëzakonisht të madhe për të bërë dhe pritshmëria ndaj saj është shumë e madhe. Por edhe më shumë sesa Ministria e Drejtësisë ka mundësi për të kontrolluar vetë Parlamenti.

Dua t’ju bëj një pyetje të drejtpërdrejtë edhe si qytetar, si prind. A është Shqipëria një vend i jetueshëm, një vend që ka të ardhme të qartë?

Shqipëria është vend i mrekullueshëm, por nuk është se mrekullia po ndodh. Është vend i mrekullueshëm nga potencialet që mbart. A i keqpërdorim a nuk i përdorim fare, a i injorojmë  kjo është pjesa e dytë e analizës. Por nuk besoj se Shqipëria ka më pak potenciale se Maqedonia, Kroacia a Mali i Zi që kanë një ekonomi dhe realitet më të zhvilluar se vendi ynë. A e bëjmë ne reale mrekullinë për qytetarët? Për fat të keq, jo! E kjo ka të bëjë me përgjegjshmërinë, me seriozitetin, me kulturën, si politike ashtu dhe qytetare. Kur nuk kuptohen përgjegjësitë e atyre që janë zgjedhur për të qenë vendimarrës ndodh degradimi dhe duke përdorur një term të rëndë ndodh degjenerimi i pushtetit, i mundësive dhe i situatave nga më të ndryshme. Askush nuk mund të bëjë dot gjithçka, të gjithë duhet të bëjmë bashkë që nga gjërat e vogla për të mbërritur tek të mëdhatë.  Është koha që ne të mendojmë në mënyrë shumë serioze, që të mendojmë se ku do të shkojë Shqipëria pas 5 vitesh. Nuk është luks që të kemi një projekt së ku do të shkojë vendi në 5-10 vitet e ardhshme natyrisht në sektorë të veçantë që mund të japin zhvillim. Ka njerëz të mençur ky vend që mund të japin një orientim sesi mund të zhvillohet ai në vitet e ardhshme.

Si shpjegohet që mijëra shqiptarë ikën? Një pjesë e tyre nuk ishin në ekstremin jetësor, por shkuan se nuk kishin shpresë…

Humbja e shpresës është gjëja më e dhimbshme dhe natyrisht përgjegjësia më e rëndë për të gjithë vendimarrësit e këtij vendi dhe që ndikojnë në këtë sjellje dhe këtë përceptim të shoqërisë. Kur vritet shpresa për të nesërmën është shumë e vështirë për t’u rikuperuar. Kjo është shumë serioze dhe kjo çështje nuk mund të kalojë me diskutime retorike. Kjo duhet marrë seriozisht si çeshtje nga të gjithë aktorët që janë të larguar nga interesat e politikës së ditës, siç janë media, shoqëria civile, intelektualët që nuk mund të qëndrojnë të paangazhuar në këtë problematikë, pasi është një problematikë që mund të na sjellë pasoja ndoshta edhe për një çerek shekulli.

Si është çështja e përgjimit të jetës suaj private dhe familjare?

Në 2008 ishte një debat në Parlament për ligjin e përgjimeve që i jepte hapësirë dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për përgjime. Një ambasador i një vendi mik po bisedonte me mua dhe pasi ia sqarova po më thoshte: “dakord le të më përgjojnë, nuk kam frikë se nuk kam asgjë për të fshehur”. Kështu që edhe unë nuk kam pasur asnjë lloj problemi. E kam patur këtë informacion prej disa kohësh, rastësisht e kam identifikuar nga disa prova të lëna rrugës nga ata që janë përfshirë në këtë çështje. U tentua që të hyhet tek pjesa private e jetës ku u tentua që të shikohet se me kë rrija me kë shoqërohesha, çfarë flisja me bashkëshorten, vëllain, prindërit. Por unë jam rritur në një familje që nuk kemi patur frikë nga realiteti dhe këtë sens jam munduar që t’ia kultivoj dhe fëmijëve të mi, kështu që duke qenë krejt i hapur nuk kam pasur asnjë merak. Por, natyrisht kur përballesh me një fenomen dhe tentativë të tillë, kur sheh që janë të përfshirë dhe elementë të administratës shtetërore natyrisht që çështja bëhet më e mprehtë, sepse është Presidenti i Republikës dhe nuk është çështja e Bujar Nishanit. Kjo është një çështje që unë do të kërkoj të trajtohet me seriozitet, por ajo do një trajtim atëherë kur drejtësia për të cilën folëm në fillim të garantojë një qëndrim krejt të ftohtë, tërësisht të paanshëm dhe ligjor.

Kjo do të thotë se ju nuk keni besim tek prokuroria?

Padyshim që ka probleme. Ne të gjithë e pranojmë këtë. Ka probleme prokuroria, gjykata me ndikimin politik me pjesën e kurajos. Këto gjëra unë nuk mund t’i mohoj që ekzistojnë.

Unë nuk dëshiroj t’iu shtyj më tej, por kur ka mosbesim kryetari i shtetit, nuk mund të imagjinoj se çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë…

Pikërisht kjo është arsyeja që unë i qëndroj fort jo për shkakun se çfarë kanë dëgjuar apo kontrolluar, apo monitoruar tek jeta private e presidentit. Ne duhet të krijojmë modelin e një shteti që mbron dhe garanton gjithëkënd dhe nuk abuzon me askënd.

A është shumë arrogante klasa politike?

Kjo është pjesa që unë nuk e kuptoj fare se përse është e nevojshmë kjo lloj arrogance dhe intolerance në mendim dhe veprim. Unë flas si qytetar që nuk ka arsye asnjë mazhorancë cilado qoftë ajo që ka në dorë të gjitha mekanizmat për të implementuar politikat që dëshiron dhe objektivat që ka, për asnjë lloj arrogance. Çdo mazhorancë e ka dhe përgjgjësinë më të madhe duke pasur në dorë instrumentat për t’u vënë në zbatim idenë dhe të gjithë shoqërinë.

Përgjegjësinë për arrogancën e gjeni tek shumica?

Ajo është kryesorja. Ajo ka pushtetin.

Pse institucioni i Presidentit është tradicionalisht në luftë me qeveritë?

Nuk mund të flas për më herët, sepse nuk kam qenë pjesë e vendimarrjes, por padyshim që kjo është një çështje e kulturës politike dhe civile bashkë, e cila e koncepton pushtetin si domen. Para disa ditësh, në 8 dhjetor pati një protestë në Tiranë ku u kryen dhe akte që nuk duhet të kishin ndodhur si thyerja e xhamave të dy ministrive apo vënia e zjarrit tek bunkeri në qëndër të Tiranës. Këto gjëra nuk duhej të ndodhnin dhe nuk kanë pse të ndodhin. U artikuluan me të drejtë si akte dhune, por vendosja e bunkerit a është një akt dhune në vetvete? Unë them se po. Prej disa kohësh unë i jam drejtuar në cilësinë e Presidentit të Republikës, autoriteteve për të më vënë në dispozicion se cili është dokumentacioni ligjor për prodhimin e vendosjen e atij bunkeri në qendër të Tiranës. Deri më tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe nuk më është vënë në dispozicion asnjë dokument, pra çka më jep të drejtën të mendoj se nuk ka dokumentacion. Pra, kemi një dhunim të ligjeve.

Ndërtim pa leje?

Përderisa nuk më është vënë në dispozicion asnjë dokumentacion unë kam gjithë të drejtën të dyshoj se është ndërtim pa leje. Por edhe si i tillë kjo nuk i jep të drejtën opozitës që dhunës t’i përgjigjet me dhunë. Ka forma të tjera që të denoncohet dhuna shtetërore. Por, a ka dhunë më të madhe se po atë ditë celebrohej 25 vjetori i rënies së komunizmit dhe Presidentit i mohohet e drejta të bëjë një aktivitet në Teatrin e Operas dhe Baletit. Unë besoj se nuk ka! Nuk e kuptoj se cili është burimi dhe arsyeja e këtyre qëndrimeve, përveç konsiderimit të pushtetit si domen personal.

Ju u akuzuat se nuk e dënuat dhunën…

Presidenti i Republikës nuk është agjensi informacioni. Unë po e mbaj sonte qëndrimin tim. Unë kam qenë dhe do të jem kundër dhunës në të gjitha format e saj.

Pikërisht në mesin e këtij debati ju dekoruat dhe ish-Presidentin Berisha. Pse e dekoruat Berishën?

Pse jo?! Ishte 25 vjetori i rënies së komunizmit, ishte dita kur ishin ftuar të gjithë shqiptarë dhe miq të shqiptarëve të respektonin martirët që u ekzekutuan, humbën jetën, rininë, u pushkatuan dhe u varrosën në varre të përbashkëta, ishte dita që të nderonim kurajon e studentëve të ’90, ishte dita që nderonim qytetarët e gjithë Shqipërisë që u ngritën kundër diktaturës. Figura e zotit Berisha është nderuar së bashku me figura të tjera, si ajo e Musine Kokalarit për shembull, një grua e mençur dhe bindje të qarta për pluralizmin, u nderua i gjithë grupimi i që ishin në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit dhe padyshim përfaqësuesi më tipik dhe më i spikatur që orientoi këtë lëvizje për të qenë efikase ishte Berisha. Atij iu dha roli i liderit nga vetë studentët dhe më pas në 25 vitet që pasuan ka qenë person me rol kyç në historinë e këtij vendi në momente shumë të rëndësishme.

Atëherë logjika ishte: nuk dënoj dhunën e protestës paradite dhe pasdite nderoj Berishën, sepse kështu u komentua apo jo?

Për fatin e keq të ish-stalinistëve shqiptarë mua nuk më komplekson dot propaganda e tyre. Unë jam shumë i qartë në qëndrimin tim politik shtetëor institucional. Atë ditë ka patur një ftesë për të gjithë përfshirë dhe Ramën, Metën, Majkon dhe mjaft të tjerë që kanë qenë pjesë e dhjetorit. 25 vjetori i rrëzimit të komunizmit meritonte një përkujtim shtetëror. Në shumë vende të lindjes pati të tilla. Unë kam qenë në Poloni, por e përkujtoi dhe Gjermania, Rumania etj. I kam bërë një ftesë qeverisë për të organizuar disa aktivitete me profil shtetëror, por nuk mora përgjigje, ndaj mbeti detyra e Presidenti të Republikës që t’i jepte profilin shtetëror disa prej aktiviteteve. Gjej rastin të falenderoj për mesazhet që erdhen nga Papa Françesku, kancelarja Merkel apo Sekretari amerikan Xhon Kerri.

Ju flisni sot për stalinistë që tentuan t’ju intimidonin, por ju gjatë kohës që ishit në pushtet nuk hapët kurrë dosjet dhe nuk u bë kurrë dekomunistizimi…

Ka patur inisitiva, por u lobua fort për të rrëzuar këto inisiativa si qeveritare dhe parlamentare. Unë nuk do të rresht jo vetëm si President derisa të arijmë që në Shqipëri të ketë një rrjet të konsoliduar ligjor që do të hetojë dhe gjykojë krimet e Sigurimit të Shtetit. Unë nuk flas për hakmarrje, por ata që kanë bërë krime duhet të hetohen dhe gjykohen. Dekomunistizimi nuk mund të ndodh pa një hetim të krimeve të kryera. Shqipëria ka nevojë për hapjen e dosjeve dhe ky proces duhet bërë bashkë me lustracionin për të sjellë një paqe sociale.

Të enjten është njoftuar një tjetër protestë e opozitës a keni një koment për këtë?

Protesta është e drejtë legjitime, e patjetërsueshme, por aktet e dhunës nuk janë të mirëpritura. Unë i kërkoj të gjithë qytetarëve që të distancohen nga dhuna. Kjo nuk ndihmon as qytetarët as politikën.

Opozita kërkon qeveri teknike a keni një koment për këtë kërkesë?

Kjo është çëshje e aktualitetit politik. Qeveria ka ardhur nga zgjedhjet me votë të popullit, ndaj i takon Parlamentit për të vendosur për të, jo presidentit. Debati për realizimin e objektivave politikë të partive të ndryshme është tërësisht jashtë zyrës së Presidentit.

A ka luftë Presidencë-Qeveri-Parlament për dekretet e kthyera?

Jo nuk ka patur asnjë luftë. Çfarë është kthyer pas nga ne, ka patur lidhje vetëm me cënimin e të drejtave kushtetuese të Presidentit. Nëse nuk mbron veten as vendit nuk i duhet një President I tillë! Unë kam mbajtur këtë qëndrim edhe për të ruajtur balancat mes pushteteve.

A keni një koment për situatën në Kosovë?

Është një situatë shqetësuese. Qytetarët vetë tani duhet të reagojnë. Kosova është në kohën që do të krijojë imazhin e tij si shtet, por edhe raportin me partnerët. Është koha që vetëm qytetarët e Kosovës, as politikanët e Shqipërisë dhe askush tjetër nuk mund të tregojnë se si duhet të rrjedhin gjërat. Qytetarët duhet të vendosin nëse do të zgjedhin anarkinë apo do të zgjedhin shtetin ligjor. Unë besoj se në këtë moment të rëndësishëm zgjedhja e qytetarëve do të vendosë raportet dhe me partnerët. Në Kosovë fitore e madhe deri më tani ka qenë miqësia me aleatë të rëndësishëm si SHBA dhe Europa. Ruajtja e kësaj miqësie i shërben Kosovës së pas 100 viteve, 200 viteve e kështu me rradhë.

Cili është komenti juaj për Zajednicën?

Unë i besoj shumë atyre njerëzve që bënë edhe luftën, edhe paqen në Kosovë. I besoj miqve më të mirë të Kosovës. Për këtë fakt jam i bindur se marrëveshja nuk cënon Kushtetutën e Kosovës dhe nuk rrezikon të sjellë një model të bosnjëzimit të Kosovës që do të ishte fatal për Ballkanin dhe Europën.  Por, unë besoj gjithashtu se një zgjidhje shumë e mirë do të ishte dhe zgjidhje e demarkacionit nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare.

Filed Under: Interviste Tagged With: presidenti Nishani, proces konsensual, Reforma ne drejti

Diskutohen çështjet kryesore të sundimit të ligjit në Kosovë

December 15, 2015 by dgreca

-Takimi i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit. Takohet deri në 4 herë në vit/ PRISHTINË, 15 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Bordi Bashkërendues për Sundim të Ligjit diskutoi progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit në një takim i cili u mbajt sot në Prishtinë në objektin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit i Posaçëm i BE-së.

Anëtarët e këtij Bordi u pajtuan me pikat kryesore të raportit të Komisionit Evropian për Kosovën dhe me rekomandimet e tij në fushën e sundimit të ligjit. Ata shqyrtuan plotësimin e udhërrëfyesve për krime lufte, mbrojtje të dëshmitarëve, shoqërim të të burgosurve, mjekësi ligjore, për Panelin e ankesave të shkallës së dytë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme dhe theksuan se këto çështje duhet të adresohen më urgjentisht  nga autoritetet e Kosovës.

Bordi diskutoi masat e ndërmarra në përmirësimin e funksionimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe u pajtua që cfarëdo çështje e pazgjidhur administrative dhe e sigurisë lidhur me Pallatin e Drejtësisë të trajtohet gjatë muajve të ardhshëm.

Ky takim u kryesua nga Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, i cili tha se Kosova është e përkushtuar në zhvillimin e një sitemi funksional të drejtësisë, por kërkohet më shumë punë, siç edhe është cekur në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën muajin e kaluar.

“Pak progres është arritur gjatë vitit të kaluar në miratimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit. Megjithatë ka nevojë për një vullnet dhe angazhim të fortë politik si dhe një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nënvizoi masat e fundit që janë ndërmarrë në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit, derisa përmendi edhe përpjekjet e mëtutjeshme që janë të nevojshme për rritjen e llogaridhënies në gjyqësor.

“Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që të sigurojë që shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të zgjidhen në mesin e kolegëve të tyre, duke fuqizuar kështu pavarësinë e gjyqësorit. Në ndërkohë jemi duke punuar në fuqizimin e funksionimit të pavarur të Zyrës së Prokurorit Disiplinor duke propozuar amendamente për emërimin e shefit të kësaj Zyreje drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës. Kjo masë do të fuqizojë mandatin e kësaj zyreje duke kërkuar llogaridhënie më të madhe nga gjyqtarët dhe prokurorët”, tha ministri Kuçi.

Ambasadori Gabriele Meucci, Shef i Misionit të EULEX-it, premtoi angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it në asistimin e autoriteteve të Kosovës në realizimin e detyrave të udhërrëfyesve.

“Hartimi i një ligji për mjekësi ligjore, emërimi i gjyqtarit të dytë vendor në Panelin e Ankesave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, përmirësimi në menaxhimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe integrimi i Mbrojtjes Civile në Kosovën veriore është një progres që vlen të përmendet. Këta dhe hapat tjerë që Kosova duhet t’i ndërmerr duhet t’i ndërmerr, janë parakusht për arritjen e një sistemi gjyqësor funksional, i cili është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha shefi i Misionit të EULEX-it.Zëvendës Shefi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agim Maliqi, dhe Zëvendës Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Sevdije Morina, ishin gjithashtu pjesë e këtij takimi si anëtarë të Bordit. Përveç këtyre, të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, zëvendësministri për Punë të Brendshme, Valdet Hoxha, dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

]Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit është themeluar me qëllim të sigurimit të bashkërendimit të përpjekjeve për çështjet e sundimit të ligjit në mes akterëve kryesorë në Kosovë. Ky Bord bashkëdrejtohet nga tre kryesues: Shefi i Zyres së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, ministri i Drejtësisë së Kosovës dhe shefi i Misionit të EULEX-it. Pjesëmarrësit e tjerë përfshijnë Zyrën e Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Zyrën e Këshillit Prokurorial. Bordi takohet deri në 4 herë në vit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bordi i perbashket, Sundimi i Ligit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT