Një ditë pas deklaratave të drejtëpërdrejta dhe të forta në adresë të gjyqtarëve shqiptarë, ambasadori Donald Lu do të zhvillojë një bashkëbisedim pyetje-përgjigje me qytetarët shqiptarë. Ky bashkëbisedim, i fundit për këtë vit mes Lu dhe qytetarëve shqiptarë, i është dedikuar luftës kundër korrupsionit. Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë thuhet se “9 dhjetori ishte Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Bashkohuni me ambasadorin Donald Lu të martën, 15 dhjetor, në orën 15:30, për të biseduar mbi përpjekjet e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe për të mësuar se çfarë mund të bëni ju këtu në Shqipëri”. Bashkëbisedimi do të zhvillohet përmes faqes në Facebook të Ambasadës Amerikane. {Sh.K}
Archives for December 2015
Maqedonia po kryen krim kundër njerëzimit në Tetovë!
Opinion nga Bardhyl Mahmuti/
Po rikujtoj se me qëllim të krijimit të një instrumenti që do të kishte në kompetenca të veta krimet më serioze që e preokupojnë bashkësinë ndërkombëtare u themelua Gjykata Ndërkombëtare Penale. Statuti i Romës, që përbën juridiksionin dhe bazën mbi të cilën mbështetet funksionimi i kësaj gjykate, plotësoi juridiksionet penale të secilit shtet dhe pikërisht për këtë arsye shtetet morën përsipër që të nënshkruajnë dhe miratojnë këtë statut.
Më 7 tetor 1998 Maqedonia nënshkroi Statutin e Romës ndërsa më 6 mars 2002 e shtroi për miratim.
Në këtë shkrim nuk do t’i trajtoj të gjitha krimet që shqetësojnë bashkësinë ndërkombëtare por do të kufizohem vetëm në një krim që hyn në kategorinë e KRIMIT KUNDËR NJERËZIMIT.
Në nenin 7 paragrafi (k) të Statutit të Romës në kategorinë penale KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT hyjnë aktet johumane që shkaktojnë dëmtime serioze të shëndetit fizik ose mendor. Pra, imponimi i kushteve të jetesës në të cilat cenohet shëndeti i popullsisë konsiderohet krim kundër njerëzimit.
Qe disa vite me radhë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës së saj u janë nënshtruar kushteve tejet të rrezikshme të jetesës për shkak të ndotjes ekstreme të ambientit. Në shtete të ndryshme të botës, ku ndotja e ambientit është shumë më e vogël se ajo me të cilën përballen tetovarët, intelektualët e fushave të ndryshme dhe sidomos mjekët janë mobilizuar që të denoncojnë cenimin e shëndetit të njeriut nga ndotja si krim kundër njerëzimit.
Në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar vitin e kaluar (nëntor 2014) në kuadër të UNESCO-s ekspert të fushave të ndryshme në mesin e të cilëve edhe nobelistë të mjekësisë vunë theksin në dëmet e mëdha shëndetësore që shkakton ndotja e ambientit. Kanceri i mushkërive, astma dhe sëmundje të ndryshme janë pasojë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ambientit. Përmes Deklaratës ndërkombëtare lidhur me rrezikun shëndetësor nga ndotja këta intelektual kërkojnë nga shtetet që të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e këtij krimi
Tetova dhe rrethina e saj janë vendi më i ndotur në botë. Këtë fakt nuk e mohon as Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë. Përpjekjet e organizatës joqeveritare ECO Guerilla për të sensibilizuar institucionet shtetërore për rrezikun ekstrem që i kanoset shëndetit të popullsisë nga helmet e JUGOKROMIT fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhët.
Qe disa vite me radhë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës së saj u janë nënshtruar kushteve tejet të rrezikshme të jetesës për shkak të ndotjes ekstreme të ambientit. Mosveprimi përballë kësaj situate dramatike dhe tejet të rrezikshme dhe imponimi që popullsia e Tetovës me rrethinë të jetojnë në kushteve të jetesës në të cilat cenohet shëndeti i tyre është në kundërshtim me angazhimet që shteti i Maqedonisë ka marrë me ratifikimin e Statutit të Romës.
Kjo heshtje i bën institucionet e të gjitha niveleve në Maqedoni përgjegjëse për krimin kundër njerëzimit që po kryhet në Tetovë dhe rrethinën e saj.
Bardhyl Mahmuti
KONDOMINIUMI Ç’JETËZUES
Nga Rexhep KASUMAJ/
Berlin, dimër 2015/
1.Në statusin e Kosovës së gjysmëvarme, patën dorë qysh n’fill mijëvjeçari përbetues të huaj e, më pas, legjislaturat e alternuara pararendëse. Mirëpo vulën e damkosur do ia jepte Guverna shpirtshitur e hashimisëve!Dhe ky status, jo i panjohur në praktikën ndërkombëtare, është përfundimisht një Kondominium i pashpallur, i specifik e i mbuluar me hí mashtrues, mes Prishtinës dhe Belgradit.
Tash sa vjet, ata, hierarkët e keqmandatuar, saherë venin e vinin nga qendra e Europës, mbeteshin të ngurruar, të pathënë e të errtë…Ndoshta do t’kenë kujtuar predikimin e Horacit se gjërat e mëdha e të bukura nuk i përkasin të gjithëve. E, rrjedhimisht, më së paku kanë të drejtën tu qasen “turmae e altarit”! Në fakt, kjo është teknologjia dhe stili kontaktues i tiranëve të pailuminuar, që këta, snobët e vegjël orvaten ti imitojnë idhujtarisht. Ngujohen në larginë e distancë për të krijuar aureolin madhështisë dhe mitin folklorik të sundtarit që njeh të fshehtën e lumnisë popullore…Por, realisht, rrugëtimet – fjalëboshe në publik dhe – injoruese të instancave kushtetuese, patën dhe arësye suplementare që do të diktonin këtë: shëmtia që gatisnin dhe taktika e aktit të kryer!
2.
Në botë, ndërkaq, ndryshe prej këtu, formula (lat. “pronësi e përbashkët”) nënkupton, rëndom, bashkëqeverisjen e një territori kontestimor nga dy palë që pretendojnë barazisht të drejtën mbi njerëz e resurse të tij.
Historia e vjetër politike njeh shumë të tilla krijesa të cilat, pas shfaqjes së shteteve nacionale, do të gjenin shpesh zgjidhje me pragmatizmin e prerjes kirurgjikale. Më i moçmi, me gjasë, është kondominati i Andorës midis Francës dhe Peshkopatës së Urgellit, që do të shpërbëhet tepër vonë, (1993) në fundshekullin e ikur. Ndërkaq sot, këtë lloj sistemi gëzojnë akoma Republika e murgjëve Athos, pastaj zona e Bodenseesë, distrikti boshnjak Bërçko, e ndonjë tjetër…Kurse, krejt tevona, Gjibraltari pat refuzuar në udhë referendare idenë e ish-kolonozatorëve britë (viti 2002) për ta administruar atë bashkërisht me Spanjën.
3.
Mirëpo shtigjet e Kosovës do të kishin, papritur, tjetër atllas. Ajo cilësohej një truall e fat sui-generis që, thuase, nuk komponohej assesi me alfabetin klasik të lirisë. Këtë trumpetonin të gjithë: aleatët, prijësit e feudeve politike shqiptare e, madje për çudi, dhe serbët e Koshtunicës… Aherë, në ndjekje të këtij zbulimi, rrjedhoi të ishte shteti fqinjë serbian me të cilin, çuditërisht, vetë shqiptarët, në kushtet e një dorëzanie të huaj, traktatuan kësaj vere qeverisjen e përbashkët të shtetit të vet.
E pra: edhe pavarësia, edhe sovraniteti, edhe liria na rezultuan krejt veçanësore me substancën e përspektivën: të paarrira e të rrëzueshme në furtunat e para që vijnë. Ndaj, ardhur nga një dramë që do shmangte vështirshëm varrezën e popujve të shuar, ato prapë bëjnë, fatmjerisht, farën e dramës së re të përgjakur në një kohë të dytë!
Ndërsa dje, për shkak të mjegullnajës që i ndiqte kuvendimet e dërgatës së tyre, ngjante e pamirëqenë pyejta: ku kje, vallë, populli?,, një pyetje e tillë është krejt e ligjshme sot! Por banorët që s’arrijnë dot të organizohen modernisht si komb me ndërgjegje qytetnie, ose nuk shohin përtej pragut ose besojnë mrekullinë…
Veçse, për zbritjen e saj nga qiejt duhet pritur gjatë, më gjatë se jeta e tyre..!
Gjermania i jep Kosovës grant në vlerë prej 17 milionë euro
-Marrëveshja për Bashkëpunim Financiar për vitin 2015 për dallim nga viti i kaluar ku kishte edhe kredi, përfshinë vetëm pjesën grant në vlerë prej 17 milionë euro për financimin e disa projekteve të rëndësishm/PRISHTINË, 15 Dhjetor 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës në vazhdën e bashkëpunimit financiar të realizuar ndër vite me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë si partner i rëndësishëm bilateral për asistencë financiare dhe teknike, ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Financiar 2015 (“Projekti i subvencioneve”), e cila marrëveshje u nënshkrua sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets. Marrëveshja për Bashkëpunim Financiar për vitin 2015 për dallim nga viti i kaluar ku kishte edhe kredi, përfshinë vetëm pjesën grant në vlerë prej 17 milionë euro për financimin e disa projekteve të rëndësishme, siç janë:1.“Mbështetja e sektorit të energjisë, faza e VIII – Përmirësimi i sistemeve të ngrohjes komunale në Prishtinë”, në vlerë prej pesë milionë euro, projekt ky i cili mundëson zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Komunën e Prishtinës (këtu presim që edhe BE-ja të ndaj nga fondet IPA edhe nëntë milion, një milion do të jenë nga ndërmarrja dhe Komuna e Prishtinës duke e sjellë totalin e projektit për zgjerim në 15 milionë euro). Termokosi është një storie e suksesit ku Qeveria, komuna, donatorët dhe kreditorët jemi bashkuar dhe tani kemi një rezultat ku ndërmarrja nga subvencionet tani ka përmirësuar kualitetin e shërbimit për qytetarë dhe mund të kontribuoj në zgjerim të rrjetit me afarizmin që po e zhvillon;
2. “Shkarkimi i ujërave të zeza në jug-perëndim, faza e pestë”, në vlerë prej tetë milionë euro. Ky projekt mundëson incizimin e rrjetit me metodë të avancuar të Geographic Information Systems (GIS) që do të mundësoj edhe ndarjen e ujërave atmosferike nga ujërat e zeza për Komunat e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, në të cilat qytete impiantet për trajtimin e ujërave të zeza veçse janë duke u ndërtuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, si dhe
3. “Programi për menaxhimin e mbeturinave”, në vlerë prej katër milionë euro, projekt ky i cili do të ndihmoj komunat e përzgjedhura nga GIZ-i që të investojnë në menaxhim të mbeturinave. Ky projekt ka për qëllim zvogëlimin e numrit të deponive joformale të mbeturinave në Kosovë dhe përmirësimin e nivelit të riciklimit të mbeturinave. Projekti përfshin masat që synojnë strukturimin, grumbullimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbeturinave. Nga ky projekt pritet që në veçanti të përfitojnë komunitetet e vogla që shpesh janë nga komunitetet pakicë, e të cilat në mënyrë jo formale janë të angazhuara në sektorin e mbeturinave. Pra, një nga qëllimet tjera të këtij projekti është që të lëvizet në punësim formal në këtë sektor. Ministri i Financave Avdullah Hoti bëri të ditur se “Ministria e Financave në vazhdën e bashkëpunimit financiar të realizuar ndër vite me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë si partner i rëndësishëm bilateral për asistencë financiare dhe teknike, ka paraparë nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim financiar për vitin 2015. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i nevojshëm si rezultat i mungesës së marrëveshjes kornizë, e cila do të definonte bazën për negocimin e çdo marrëveshje financiare me këtë Qeveri, dhe me këtë rast ju njoftoj se arritja e marrëveshjes kornizë me shtetin gjerman veçse është në proces”.
“Këto projekte paraqesin rëndësi të madhe për vendin dhe qytetarët e saj. Andaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të veçanta financiare për grant për këto projekte të lartë përmendura”, tha Ministri Hoti. Ai gjithashtu theksoi se “ Së bashku me Qeverinë Gjermane jemi në përmbyllje të procesit për finalizimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes kornizë, konkretisht negociatat janë përfunduar dhe jemi në pritje të konfirmimit të draftit final të marrëveshjes nga ana e Qeverisë Gjermane. Andaj, shfrytëzoj rastin që të falënderoj Ambasadoren dhe stafin e saj për bashkëpunimin e shkëlqyer të ofruar gjatë të gjitha këtyre proceseve.
Ndërsa, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets, tha se “Përmes këtyre projekteve Gjermania dëshiron të përkrahë Republikën e Kosovës të ofrojë perspektivë për qytetarët e saj në vendin e tyre. Furnizimi stabil me ujë dhe furnizimi i pandërprerë me ngrohje gjatë dimrit janë shërbime të rëndësishme për qytetarët e Kosovës“./b.j/
Me majt kushdo shpi, Kola i jem i kish majt tri
Shkruan: Mr.sc.Nue Oroshi/
Gjendja e krijuarë kohëve të funditë në Parlamentin e Kosovës, dhe përgjithësishtë situate politike në Kosovë ësht në një kolapsë të vërtet, si munges e mosfunksionimitë dhe moskordinimitë, të qështjeve madhore të shtetit, në mesë të pozitës dhe opozitës, sikurse bëhet në qdo vendë demokratik të botës. Pozita e cila ka gabuar në dy raste, dhe ka nënshkruarë, dy marrveshje të dhimshme që prekin interesat, shtetërore të Republikës së Kosovës, pra duke ju dhën serbëve bashkësin e komunave te tyre që nënkupton një Autonomi mbrenda Republikës së Kosovës, e njohur tani më me fjalën “Zajednica”,si dhe faljenë e tokës së Kosovës malazezëve, sikurse të ishte pronë personale e Qeveritarve tanë, janë veprime shumë të dëmshme per shtetinë e ri të Kosovës, veprime madje që rëndojnë ende më tepër, mbi plagët e shum familjeve shqiptare ku për një shekull të pushtimitë sllav në Kosovë, ata ende nuk dinë se ku i kanë eshtratë e të parëve të tyre.
Ka një shekullë, që shqiptarët kërkojnë eshtratë e të parëve, të tyre, dhe jo vetëm këta të luftës së funditë të vititë 1998/1999, por që nga viti 1912 e këndeji shqiptarët jashtë viseve të Shqipëris së përgjysmuarë kërkojnë eshtratë e humbura të etërve të tyre. Porë ata nukë janë askundë, ato eshtra janë gjuajturë nëpër gremina dhe janë kallurë flakë nëpër shkritoretë e ndryshmë sllave.Në politikë pozita duhetë ta dijë se ajo e ka shumicën, për të vendosurë për qështjet, që kanë të bëjn me zhvilliminë e vendit, ndërtimin e infrastrukturës, zhvilliminë e arsimitë, shëndetsisë, qështjeve sociale, ndërtiminë e politikave ekonomike, dhe shumë qështje tjera. Por kurë preken interesat e shtetit jo vetëm, që duhet konsultuarë opozitën, porë për qështje kaqë të mëdha duhet caktuarë referendumet, dhe populli përmes votës së lirë të tyre të vendosë për qështje në fjalë siqë jane dy rastët ku preketë, dhe cenohet integriteti territorial dhe politikë i Republikës së Kosovës. Në kët rastë pozitës i takonë, që ta stabilizoji gjendjen e krijuarë në Kosovë duke hequrë dorë nga dy gabimetë fatale që ka bër Qeveria e Kosovës. Në rastin tjetër edhe rruga që ka zgjedhurë Opozita, ësht shumë e dhimshme, dhe aspakë popullore. Skenatë me gazë lotsjellës, tani më kanë marrë botën. Këto skena dëmtojnë përgjithësishtë, Kosovën në raportë me miqtë tanë ndërkombtarë. Po atëhër shtrohetë pyetja pse faktorët politikë në Kosovë, gjejnë kohë dhe mundësi, sa herë që e lypë nevoja të hypin në aeroplanë, të rregullojn frizurat e tyre për daljen para kamerave në Bruksel, te vendosin parfume të ndryshme që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, dhe të shkojn në Bruksel për të biseduar me Vuqiqa e Daciqa, herë me përkthyes e herë pa përkthyesë, dhe nukë janë në gjendje që të ulen vëllazërisht e shqiptarishtë, pozit e opozitë, dhe të bisedojn për interesatë e shtetit të Kosovës, të krijuarë me mundin dhe gjakun e rezistencës një shekullore shqiptare, dhe përkrahjen e miqëve tanë ndërkombtar. Se si funksiononë Demokracija, në praktik dua ta japë një rastë, që edhe vetë isha aktorë në Qytetin Kiel të Gjermanis ku CDU, në kët qytetë ësht pjesë e opozitës. Ne si opozitë zbuluamë një Dokumentë, që ishë Kryetarja e Komunës së Qytetitë të Kielit, kishte nënshkruarë një marrveshje me nje firmë gjermane për lënjen e gjysmës së tatimit. Vlera e përgjithshme e borgjitë, që kishte kjo firmë qytetit Kiel ishte 7.6 miljon Euro. Në kët marrveshje qyteti Kiel, përfitonte një shumë tatimeshë në vlerë preji 3.8 miljon, ndërsa gjysmën tjetër i falte firmës në fjalë. Por në kët rastë Kryetarja e Komunës kishte nënshkruarë marrveshjen, pa e sjellurë fare në Asamblen e Qytetit, në kët mënyrë që Asambleja të vendosë se e përkrahë kët marrveshje apo e hedhë poshtë. Ne e dinimë që Kryetarja e Komunës nuk ka kompetenca, që ta nënshkruaji një vendimë për nje vlerë të hollash që ësht me e madhe se gjysmë miljoni euro, pa aprovimin e Asambles Komunale. Ajo qart e kishte shkelurë ligjin për kryetarë komunash. Ne si opozitë u hodhëm në aksion, dhe i bëm publike kët marrveshje. Aty kam parë se si mbrohet demokracija. Në mbledhjet e Asamblesë, për tre muaji radhazi, kemi pasurë madje edhe deri ne 12 televizione Gjermane, derisa Kryetarja e Komunës nuk kishte rrugë tjetër përveqë dorheqjes, dhe me kët rastë na kërkoji falje ne si opozitë sepse ne kishim drejtë në vepriminë tonë për faktin se Kryetarja e kishte shkelur ligjin. E solla kët shembullë, vetëm e vetëm për ti kujtuar elitës politike në Kosovë, se Politikani duhet të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tija politike,dhe me rastin e gabimeve të bëra duhet të marrë përgjegjësin, dhe të kërkoji falje. Edhe opozita e Kosovës duhetë të jetë më fleksibile, dhe pasë heqjes dorë të pozitës nga këto dy gabime që ka bër te uletë, vëllazërisht dhe shqiptarishtë, dhe të mirren veshë me njëri tjetrin. Në ditën e djeshme mediatë informuanë se u arrestuane 8 deputetë të Parlamentitë të Kosovës. Deputetët e arrestuarë janë Aida Dërguti, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli. Nëse i heqim 20 vendet e falura minoriteteve, dhe bëjm llogarin në përqindje për nje ditë Parlamentit të Kosovës ju burgosën 8 përqindë të deputetëve të Parlamentit, kjo nukë don fare komentë. Propozimi imë do të ishte që pozita të heqë dorë nga dy gabimet e saja apo që Gjykata Kushtetuse sa më shpejtë të sjellë vendimin, se nënshkrimi i marrveshjes për Autonomin e serbëve në Kosovë, ësht veprimë i dëmshëm sepse nukë ka kaluarë nga Parlamenti i Kosovës, si dhe Komisioni për vijën kufitare, me Malin e Zi të jepë dorheqje për gabimet e bëra dhe kjo vijë kufitare të vendosetë në kufijtë momentalë, sepse kufijtë e vërtet me Malin e Zi, i kemi kufijtë ku i ka vendosurë Prenk Cali, me gurin e bajtur me kilometra në shpinën e këti vigani malsor. Natyrishtë që gjatë kësaji kohe, të marrveshjes përkohësishtë të mosë thirren seanca Parlamentare derisa të arrihet një marrveshje, me opozitën, sepse Deputetët e Pozitës duke marrë vendime për Kosovën jashtë sallës së Parlamentit pra në tavanin e Parlamentitë të Kosovës, ndërsa në anën tjetër nga inati dhe gjelozia i burgosinë kolegët e tyre deputetë te opozitës, të cilët janë të burgosurit e fundit politikë ne Evropë, kësaji nukë i thuhetë demokraci, dhe asë shtetë funksionalë përveqë faktitë që më kujtone fjalët e Mirditores që kishte pasë një djalë shume puntor me emrin Kol, dhe kur dëgjonte raste të tilla të të rinjëve që tentonin arritjet e tyre ti bëjn në rrugë të ndryshme dhe jo përmes punës thoshte “Me majt kuzhdo shpi Kola jem i kish majt tri”. Në Parlamentin e Kosovës për momentin, salla e Parlamentit, ësht mbetur boshë pa deputetë, pozita e ngjitur ne tavan merr vendime, e opozita hedhe gaz lotsjellës, e një pjesë e saji i percjellë këto vendime nga burgu, kësaji si thonë demokraci e asë shtet ligjorë përveq anarki totale, dhe veprime rrahagjokse të psikologjisë sonë shqiptare te inatave dhe gjelozive personale, si kokfortësi e mbrojtjesë së nje ego të pacenuar personale, në dëm të vendit dhe shtetitë të ri të Republikës së Kosovës. Prandaj ësht koha e funditë që Partit Politike Shqiptare pozit dhe opozitë të lën madhështin personale, apo individuale dhe të veprojnë bashkarisht për vendin dhe shtetin e Kosovës, në këto situate aspakë të lehta të kacafytjeve ndërkombtare, që po ndodhin në politikatë e përgjtihshme botërore, për dominimë në shtetët e Evropës Juglindore.
- « Previous Page
- 1
- …
- 44
- 45
- 46
- 47
- 48
- …
- 94
- Next Page »