• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Prag Krishtlindje ne Nju Jork

December 12, 2015 by dgreca

Pema e Krishtlindjve 2015 u ndez për herë të parë, për këtë vit të mërkurën, 2 dhjetor në Rockefeller Plaza. Pema do të mbeten të ndezur deri në 7 janar të çdo viti./
Nga Beqir SINA New York City/
NEW YORK CITY : Këto ditë të bukura si “ditë pranvere” në Nju Jork, por edhe rreth tij , pesë lagjeve, më të mëdha të saj : Brooklyn, Queens, Staten Island, Bronx, dhe Yonkers, me të vërtet mrekullohesh nga dritat shumengjyreshe, të zbukurimeve të panumërta , të cilat i shikon me kënaqësi – në çdo shtëpi, shitore, spitale, kino-tetater, stacionet e trenave, aeroportet , shklolla e unisveristete, institucionet shtetrore, e private, rrugë edhe sheshe.
Ato janë pjesë e testimit për të treguar se Krishtlindjet janë fare afër, dhe, kan për t’u festuar sa më mirë dhe sa më bukur, se kurr në Nju Jork, duke përfshirë pas tyre dhe atë të spektakilit madhështor të ndërrimit të viteve, në sheshin Times Square.
Të përjetosh këto ditë në qytetin e Nju Jorkut, me këtë bukuri mahnitëse- ndërsa sheshet e saj të famshme, Broadway, Times Square, Central Park, Washington Square, Lincoln Center, Rockefeller Center, Bryant Park, East Side dhe West Side , Downtown, Midtown dhe Uptown, kur çdo ditë mbushen përplot me njerëz nga e gjithë bota – nuk ka kënaqësi më të madhe, për të treguar se Krishtlindjet pothuasje kan ardhur para kohe në metropolin e botës, në Nju Jork.
Shumë familje qysh tani janë duke blerë dhe përgatitur dhuratat – shitoret janë përplot me njërëz gati për çdo ditë, qyteti gumëzhin si “bletët në koshere” nga mëngjezi deri në mesnatë.
Me mijëra njerëz morën pjesë më 2 dhjetor 2015 në një ceremoni tradicionale në sheshin e njohur te qytetit – Rockefeller Center, për të parë ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjve. Kjo traditë është sjell në ketë vend para 80 vjetësh nga familjet me tradita amerikane, të cilat për çdo vjet dhurojnë nji pemë brdhi të vjetër të lart, si dhurat për Krishtlidjet.
Si pjesë e kësaj ceremonie nga më të bukurat në botë, bëhen atë natë personalitetet e qytetit, Mayori dhe udhëheqës të tjer lokal, këngëtar dhe muzikan, artistë të njohur nga Nju Jorku dhe SHBA, të cilët me koncertet e tyre, e ndezin atmosferën dhe e shtojnë kënaqësin e pjesemarrsve, ku dhjetëra mijëra njerëz mbushin trotuaret për rreth pemës të shikojnë drejtpërdrejtë Ceremonin e Ndriçimit të Pemës së Krishtlindjeve .
Pema e Krishtlindjve 2015, u ndez për herë të parë, për këtë vit të mërkurën, 2 dhjetor në Rockefeller Plaza. Pema do të mbeten të ndezur deri në 7 janar të çdo viti.
Pema e Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller kësaj radhe është dhurat e një familje norvegjeze e cila, i ka rrënjë të thella me familjen e Nju Jorkut, shkruan shtypi lokal.
Katër breza, familja e Asendorf është rritur, së bashku me atë pemë, që tashmë është e lartë 78-feet – këmbë, dhe peshon 10-ton, dhe është 83 vjeçare. Bredhi ishte prerë një javë përpara se të bëjë rrugën e saj nga Gardiner, Nju Jork, në Rockefeller Center, ku spirancat e vinçit do ta ngrinin atë dhe vendosnin në sheshin e famshëm – ku për tetë dekada, ajo vjen së bashku me Krishtlindjet.
Bredhi i Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller në Nju Jork, është i mbuluar me 45.000 drita LED.
Ceremonia tradicionale në atë shesh nisi me nji emision televiziv i NBC i titulluar “Krishtlindjet në Rockefeller Center” i cili filloi në 8 të mbrëmjes me ndriçimet e të gjitha dritave të pemës.
Moderatorët të ceremonisë ishin gazetarët e njohur Matt Lauer, Savannah Guthrie, Al Rocker dhe Natalie Morales me shfaqjen muzikore nga Sting, Mary J. Blige, Andrea Bocelli, The Band Perry, Andy Grammer, Carly Rae Jepsen, Pentatonix, Banda muzikore e James Taylor, duke shfaqur trombistin e njohur botëror Chris Botti.
Në mbrëmje u përfshi me një performancë e veçantë edhe grupi i famshëm Rockettes
Pema do të ndizet çdo mbrëmje dhe do të ketë koncerte dhe spektakle artistke nga ora 5:30 mbas dite deri në orën 11:30 afër mesante, kështu do të vazhdojë deri në 7 janar , me përjashtim për Krishtlindje, kur ajo do të jetë e ndezur për 24 orë dhe natës së Vitit të Ri, kur ajo do të jetë ndezur deri në 9 pm të ditës tjetër
Rrugët përreth Rockefeller Plaza janë nën kontrollin e kujdesshëm të policisë dhe qindra mijëra spektatorëve, u bie të qëndrojnë prapa barrikadave të policisë për çdo ditë.
Megjithatë, Komisioneri NYPD Bill Bratton, tha se nuk ka deri tani, asnjë kërcënim të besueshëm për sigurinë në sheshin Rockefeller Center, por gadishmëria dhe vigjelenca e policisë është në lartësinë e duhur.
“Është me të vërtetë , ajo që ka të bëjë me njerëzit të ndjehen më të sigurt. Ne jemi duke u kërkuar atyre që të jenë të vetëdijshëm, por të gëzojnë dhe të ndjehen të sigurt. Ne do të shqetësohemi për sigurinë, e tyre, ata duhet vetëm të gëzojnë me veten e tyre,” tha Komisioneri NYPD Bill Bratton, për televizionin NBC në New York.
Historikui Pemës së Krishtlindjeve në Nju Jork
Për më shumë se tetë dekada, pema e Krishtlindjeve në Rockefeller Center kanë qëndruar si një fener ndriçimi për njujorkezët dhe vizitorëte shumtë nga e gjithë bota. Që nga fillimi, pema ishte një vend tubim dhe reflektim i asaj që po ndodh në botë e rreth saj. Edhe pema e parë zyrtare – e vendosur në këtë shesh, simbas historisë , gjeti rreth saj punëtorët e rreshtuar rreth Bredhit së Krishtlindjeve për të mbledhë paychecks, fitimet e tyre javore të asaj kohe, dhe duke i dhuruar gjatë kulmit të Depresionit të Madh. Njerëz nga e gjithë bota erdhën pas 11 shtatorit 2001 për të parë Pemën e Krshtlindjeve në Nju Jork, e ndriçuar për her të parë në ngjyrat patriotike, në të kuqe, të bardhë dhe blu.
Për çdo ditë, më shumë se gjysmë milioni njerëz, pritet të kalojnë për rreth Bredhit të Krshtlindjeve, duke u fotografuar dhe e bërë Rockefeller Center, epiqendra e festimeve të festave të Nju Jorkut.
Habitat për Njerëzimin – Një dhuratë që mban mbi dhënien…!
Për të nëntin vit radhazi, 2015 Pema e Krishtlindjeve do t’i dhurohen organizatës Habitat për njerëzimin. Pasi festat kanë kaluar dhe turmat janë të shpërndara, pema ulet me ceremoni dhe dërgohet për tu bërë lëndë druri që përdoret për ndërtimin e një shtëpie simbolike. Çdo vit, Rockefeller Center Christmas Tree vazhdon të jetë një simbol i shpresës, dhe i frymëzuar nga libri për fëmijë, “Dhurata e marangozit”, shkruar nga David Rubel dhe ilustruar nga Jim LaMarche në bashkëpunim me Habitat për njerëzimin.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, ne Nju Jork, Prag Krishtlindje

NJE SHQIPTARE NE UNIVERSITETIN E GJENEVES

December 12, 2015 by dgreca

Flet Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey, nga Universiteti i Gjenevës, Zvicër/

 Nga Liliana Pere/Histori Suksesi/

Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey është nje grua nga qyteti muze i bukur i Beratit. Ajo tashme ka ndertuar jetën dhe karrierën e saj  në universitetin e Gjeneves ne Zvicër.Enriketa  eshte krenare per qytetin e saj muze Beratin, qytetin e 1000 dritareve, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, , të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim ka qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët. Qyteti i mirëfilltë është  quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandër. Ky është emri i parë i qytetit te Beratit. Pas pushtimit romak ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u quajt Belgrad– Berati i sotëm.

Profili Enit

Diplomimet Enit , janë përputhur për fat të mirë me  pasionet e saj. Pasioni saj , letërsia, bëri të përfundoje  studimet e larta në Institutin e lartë pedagogjik « A. Xhuvani » (sot Universiteti « A. Xhuvani ») në Elbasan. Pasioni tjetër (i bashkangjitur letërsisë) libri, bëri të specializohet si Experte Biblioteke në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe më pas të diplomohej  dhe dy herë të tjera në fushën e librit dhe të dokumentacionit (këto herë jashtë shtetit).Me pas dashuria per librin dhe letersine behet me e forte dhe ajo shton ne korrikulumin e saj një diplomë të Exp biblioteke Zvicerane dhe një Master në « Inxhinieri dokumentare » në Shkollën e Lartë Kombëtare të Bibliotekave (ENSSIB) në Lyon të Francës.

E Largohet nga Shqipëria  se përfiton nga një oportunitet studimesh, pikërisht në Zvicër.

Enriketes i  ofrohet  një bursë studimi prej 18 muajsh, pikërisht në degën e saj , bibliotekë.

Bursa e Zvicrës I mbaroi, por ajo nuk ishte  diplomuar akoma. Kalon  në Francë, Lyon ku regjistrohet  në një kurs gjuhe në Universitet, dhe fillon  pune në bibliotekën e Universitetit Lyon2 per t’u përgatitur  në të njëjtën kohë diplomën e Exp.biblioteke ne  Zvicrës.

Ajo diplomohet edhe ne  Master ne Inxhinieri documentare.

Gjate studimeve si Exp-biblioteke  në Zvicër dhe stazhit profesional-biblioteke në Lyon shkruan dy raporte të disponueshëm në bibliotekën e Lyon-it : «Shqipëria në rrjetin e bibliotekave romande (të Zvicrës frankofone)», bibliografi dy vëllimëshe, si dhe «Shqipëria buzë humnere – bibliografi zgjedhëse e artikujve të shtypit rreth krizës shqiptare, evolucionit dhe dyshimet që lindnin prej saj (periudha shkurt-8 korrik 1997».

Tema te  intriguara me materiale qe zotëronin bibliotekat e Zvicrës frankofone nga autorë shqiptarë, materiale të botuara në lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë. Numri ishte impresionues. Bëhet fjalë për 1998 dhe vetëm për Kadarenë në këtë rrjet ekzistonin mbi 70 tituj. Ishte një punë-barometër që mbetet e hapur dhe mendoj, që të ndiqet ecuria, barometra të tillë duhen bërë herë pas here, të dhënat duhen aktualizuar, dhe duhen bere te njohura si evidente.

***

Ndiqni bashkebisedimin ju lutem.

 ***

E dashur Eni. Kujtimet e bukura nga  periudha e femijërise se hershme na ben qe përherë te fillojmë, te tregojmë   nga femijëria, si periudha më e bukur qe jeton gjithe jetën ne kujtesën e gjithsecilit, c’fare kujtime ruani, përshkruaini shkurt ju lutem ?

-Fëmijëria e hershme? Gjunjët e vrarë nëpër kalldrëmet e lagjes muze « Mangalem » të Beratit(mbiemri im i vajzërisë e justifikon më së miri përkatësinë time kësaj lagjeje). Portën e madhe me një « dorë zonje » përsipër për të trokitur, shkallët e lyera me gëlqere që të lejonin të ngjisje tre katet e shtëpisë së madhe ku jetonin gjyshërit, xhaxhai me familje dhe familja jonë. Deriçkën që dilte në anën tjetër të shtëpisë, por në katin e sipërm dhe që u shkurtonte rrugën komshinjve që jetonin në shtëpitë mbrapa nesh… I tillë është Mangalemi : reliev me karakter të fortë, hahaha ! Do i shtoja akoma kësaj panorameje këmbët si « cingla » prej kalamani që vareshin jashtë shtatë dritareve të dhomës së miqve për të ndjekur së andejmi xhiron e qytetit në bulevardin kryesor…. Minderin e gjatë që lidhte të shtatë dritaret nga brenda dhe mbi të cilin ne, kushërinjtë e shumtë, luanim « kumar » ditëve të Vitit të Ri….

***

– Ju rridhni nga nje familje je e thjeshtë qytetare Beratase zejtare-tregëtare nga babai, dhe bujku nga ana e nënës.Prindërit tuaj ditën vetëm t’u na rrethonin me gjenë e tyre më të çmuar, dashurinë,dhe t’e edukonin nje  vajzë te sjellshme dhe studiusese (melhelmi i plagës sëtyre).Mund te sillni ne vemendjen e lexuesve per njohje disa detaje te familje tuaj ?

-Familja ime ishte një familje e goditur nga fatkeqësitë, humbjet njerëzore. Në një intervistë tuajën me prof. pianisten e njohur Nora Cashku, është folur për dhimbjen e saj për humbjen e vëllait në moshën 16-vjeçare. Në familjen time zija i tejkaloi masat : kur isha vetëm 14-vjeç humba babanë, Janin, dhe dy muaj e gjysmë pas tij, vëllanë tim të madh, Sotiraqin në lulen e moshës, 22-vjeç. Pas kësaj, lidhja ime me time ëmë, Vitën dhe vëllanë në jetë, Polizoin, u bënë të pashkëputshme. Nëna ime, mbetur e ve në moshën 42-vjeçare e kaloi pjesën tjetër të jetës duke na u përkushtuar vetëm ne të dyve dhe duke mohuar me ndërgjegje gëzimet në jetë, sikur nuk kishte të drejtë t’i shijonte, përderisa dy të dashurit e saj nuk bënin më pjesë në këtë botë…. Unë u bëra njësh me të. Doja t’i jepja vetëm gëzime me imazhin tim « të përkryer » : vajzë e sjellshme dhe studiusese (melhelmi i plagës së saj). Por dhe grua e civilizuar në të njëjtën kohë për të më kuptuar dhe pranuar shoqëritë dhe miqësitë e mia edhe se i duhej të përballonte ndonjëherë kthimet e mia të vonëta nga koncerte ose aktivitete : « ty të njoh mirë, por ç’do thotë lagjia duke të parë në këtë orë jashtë ? ».

Sot, ajo është 80-vjeç, jeton në Belgjikë dhe ka tre vjet që ka pësuar një AVC (varianti : goditje truri) ; e shfytyruar, ka humbur të folurit dhe dalëngadalë po humbet dhe funksione të tjera vitale. Dhimbja është e fortë, një lloj proteste në vetvete nuk më lë të mos mendoj që nuk e meritonte ajo një « fund » të tillë. Por jeta është e tillë. Mes kësaj fatkeqësie ka fatin të jetojë në familjen e tim vëllai ku gjithë familja, ime kunatë, im vëlla dhe të tre fëmijët që ajo i ka rritur vetë, e trajtojnë me pekulet më të mëdha. Dhe gjthë devotshmëria jonë është e drejtuar në atë që t’i falim sado pak momente « të lumtura » në jetën e saj të përvuajtur…

***

-Ju keni krijuar familjen tuaj ne Zvicër , me nje bashkeshort Profesor,te fërngjishtes qe keni nje mirëkuptim të mirë , kjo ndoshta dhe falë kulturës së madhe që ai ka, tolerancës se tij, per komplekset  që kemi ne shqiptarët, tregoni disa episode ju lutem…

-Në vitin 2000 u martova me Michel Barbey dhe kemi dy fëmijë : Davidin 14-vjeç dhe Chloé-n 11 vjeç. Im shoq, Michel Barbey është profesor i frëngjishtes (kur dua të bëj shaka them që e zgjodha për të vetmen arsye që për të avancuar në frëngjishte kisha nevojë për një profesor). Por një profesor që më « pranoi » me nivelin tim të frëngjishtes së asaj kohe dhe që kurrë nuk më « injoroi » për gabimet e bëra. Tolerancë e fortë edhe në gji të familjes. Se po të isha unë në vend të tij (ose ndonjë shqiptar tjetër) do qeshnim pambarim me gabimet gjuhësore të tjetrit. Njeri i pasionuar pas muzikës xhaz, në mënyrë autodidakte u bë kritik i këtij zhanri dhe kontribuon edhe sot në gazetën e Zvicrës frankofone « Le Temps » si kritik xhazi. Falë tij pata rastin të zbuloj këtë muzikë të mrekullueshme si dhe muzikantët më të mëdhenj që nga djepi i këtij zhanri, një pjesë të madhe të të cilëve ai i ka intervistuar. Një episod që dua t’a ndaj me juve : për një ditëlindjen e tij (datë rrumbullake) doja t’i bëja dhuratë diçka të fortë. Me gjithë pasionin e « çmendur » të tij, ai kurrë nuk kishte qenë në SHBA për të ndjekur ndonjë muzikantin e tij fetish. Organizova një udhëtimin tonë (vetëm çifti) në New-York, djepi i dytë e xhaz-it (i pari është ai i New Orleanit). Nuk e merrni dot me mend gëzimin e tij prej fëmije të kalonim netët nëpër kafe-xhaz-et e Manhatanit…. Në gjurmët e të mëdhenjve, vendet mitike të tij. Kulmi arriti me vizitën në shtëpinë e Louis Armstrong, në Queens. Të prekte objektet që atij i kishin shërbyer në jetë, të shihte ambientet ku ai kishte jetuar dhe të ndëgjonte pothuaj të qeshurën e fortë të Armstrong-ut…. Ëndërra e tim shoqi e realizuar….Për të kompletuar « peizazhin », të njëjtën datë rrumbullake për mua e kaluam në anën tjetër të globit, në Rusi, për Shën Peterburgun dhe Moskën.Takimin e kisha vendosur me shkrimtarët e mëdhenj rus, dashuria ime e parë për letërsinë. I gjeta gjithë shkrimtarët e mij, i vura në dekorin që kisha krijuar në kokë, së bashku me personazhet e tyre. Përjetova magjinë e netëve të bardha të Shën-Peterburgut, ashtu siç i kisha përjetuar në leximet e mia të hershm ; u tkura nga çmenduria e madhështisë dhe bukuria e Moskës. Pushkini, Dostojevski, Tolstoi, Cehovi, Gorki, ishin me ne gjatë kësaj kohe…Akoma falë tim shoqi, pasionit të tij për kinemanë, mbusha boshllëqet e mia kinematografike të periudhës komuniste. Me fillimet e kinemasë botërore, të asaj pa zë e deri tek artistët më të mëdhenj holliwoodianë, që ne vetëm emrat ua kishim dëgjuar tek-tuk asaj kohe….

***

-Sa Shqiptarë  ndihen fëmijet tuaj te lindur ne Zviër dhe cfarë  ndjenje atdhedashurie keni percjellë  tek ata ?

Për një gjë që ndihem krenare : fëmijët tanë.Janë shumë të lidhur me Shqipërinë, aq sa e konsiderojnë veten shqiptarë më parë dhe pastaj zviceranë. Këtë vit ata morën dhe nënshtetësinë shqiptare, por kjo përkatësi ka filluar që prej disa vitesh, sa që dhe nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale ata venë si origjinë, përkatësi atë shqiptare dhe jo zvicerane.

***

–E dashur Eni. Berati qyteti muze , qyteti juaj i lindjes qe ju bën nostalgjike,dhe jeta vazhdon ne Gjeneve qyteti ku jetoni, cfare kufiri dhe diference ekziston në  mendimet dhe sensibilitetin tuaj ndermjet Beratit dhe Gjeneves. Sa jeni e lidhur me qytetin tuaj ngelur ne kujtesë  qytet i bukur i 1000 dritareve ?

Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, në krahun e djathtë të lumit Osum para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë.

Berati eshte nje qytet muze.  Qyteti im i parë – Berati, ku u linda dhe u rrita, u arsimova dhe formova personalitetin tim. Qyteti im i bardhë i një mbi një dritareve…

Qyteti im i dytë  – Gjeneva në Zvicër, ku jetoj prej 16-vjetësh. Një nga qytetet më të këndshme, të përmasave njerëzore, që më ka lëshuar me tepër zemërgjerësi një vend në gjirin e tij. Mund të them se ndihem tepër e lidhur tashmë me këtë qytet. Ai ka kaluar në të njëjtin paralel me Beratin, ndaj dhe nuk i ndaj dot më. Në Berat u linda, ai më dha jetën, por në Gjenevë u dhashë jetë të dy fëmijëve të mi.

***

– Diplomimi juaj eshte Gjuhë letersi me sa mësova, por ju keni vazhduar kete linjë , per të  qene pranë  librave,  pë r tu mos u larguar nga letersia dhe per te qene perhere brenda tyre si një menaxhuese e mire culture, dhe dijeje  në Zvicer dhe të studioni ne nje fushë që ka të bëje direct me menaxhimin  e librave dhe arkivimin dixhital si  Exp Biblioteke?

Diplomimet e mija, janë përputhur për fat të mirë me  pasionet e mija.Pasioni im, letërsia, më bëri të përfundoja studimet e larta në Institutin e lartë pedagogjik « A. Xhuvani » (sot Universiteti « A. Xhuvani ») në Elbasan.Pasioni tjetër (i bashkangjitur letërsisë) libri, më bëri të specializohem si Experte Biblioteke në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe më pas të diplohesha dhe dy herë të tjera në fushën e librit dhe të dokumentacionit (këto herë jashtë shtetit).  Një diplomë të Experte biblioteke zviceran dhe një Master në « Inxhinieri dokumentare » në Shkollën e Lartë Kombëtare të Bibliotekave (ENSSIB) në Lyon të Francës.

***

-Ne karrierën tuaj profesionale keni provuar mjaft veshtirësi në vendin tuaj, duke punuar si mësuese larg qytetit tuaj. Pranuat keto vështiresi se ju ishit e dhëne dhe e donit profesionin tuaj per te mos e ndëruar me punë  tjeter?

-Po Liliana .E fillova si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë në Qereshnik të Beratit që më bëri të kisha dhe unë « Lulat e mij të vecërr » përgjatë dy vjet e gjysmë… Të bëja dy orë më këmbë ose po të kisha fat të kapja një kamion të punëtorëve të Ndërrmarjes së Bonifikimit që ndërtonin një rezervuar ndonja treçerek ore nga shkolla, të kisha « luksin » dhe të hipja në karrocerinë e kamionit, ku kujtoj me mirënjohje respektin e këtyre punëtorëve « të pashkolluar » por që ngjisheshin me njëri-tjetrin për të na bërë sadopak vend ne dy-tre vajzave mësuese…. Të përdorja « tualetet » e bëra prej thuprash dhe balte jashtë dhomave të mësuesve… Në të njëjtën kohë bashkëpunoja  në shtypin lokal dhe atë qendror.

Për këtë, për të qenë sa më pranë « komfortit » të qytetit për të shkruar dhe marrë pjesë në jetën letrare të qytetit, më ofruan mundësinë të punoja si bibliotekare në Bibliotekën e qytetit të Beratit.  Gëzimi im ishte po aq i madh sa dhe trishtimi. Mbaroi koha të lija gojë-hapur Lulat e mij të vecërr duke u folur për Migjenin dhe Lulin e tij të vocërr… Momentet që ndava me ta duke u krijuar aktivitete dhe zbavitje që nuk i kishin patur deri atëherë….të shkruaja pjesë të vogla dhe skeçe për t’i interpretuar në festën e Vitit të Ri, si dhe të sajoja kostumet e babagjyshit dhe personazheve të tjerë, në kohën kur pëlhura ishte e rallë në Shqipëri.Në bibliotekë, sot Biblioteka « Vexhi Buharaja », mbuloja sektorin e gjuhëve të huaja.Është e vërtetë që kisha një vend pune të nderuar. Kisha një jetë të mbushur, me një rreth miqsh të kompletuar si letrarë (shkrimtarë dhe gazetarë) si dhe artistë (të artit figurativ dhe muzikal). Periudha më e mbushur e jetës sime : me aktivitete, krijime (sidomos të miqve) dhe ndarje përshtypjesh dhe pikëpamjesh, emocionesh dhe ëndërrash.

***

-Si mund t’i shprehni  shkurt, e dashur Eni, disa impresione , sensibilitete  që ju ka krijuar diplomimi dhe puna juaj në Universitetin e Gjenevës ?

Nga puna ime në Arkiv, mund t’ju flas për emocione thë thella që kam provuar në lidhje me vendin tim, Shqipërinë : Universiteti i Gjenevës është krijuar më 1559, por në fillim si Akademi. Më 1873 e ka marrë emrin Universitet. Gjatë gjithë jetës së tij, ka qenë prestigjioze të kryeje studimet në bankat e tij. Është impresionuese të shohësh nëpër statistika të fundit të shek. 19, fillimi i të 20-tit, numrin e madh të studentëve të huaj, sidomos të vendeve të Europës Lindore. Dhe emocionet e mia të sipërpërmendura lidhen pikërisht me ata pak emra shqiptarësh që gjenden nëpër këto lista, apo të prek dosjet e tyre…

***

-A jeni ndjerë e mbështetur dhe e vlerësuar në punën tuaj dhe kush jane keta personalitete  me vlere ne fushen tuaj ?

S’kam si të harroj vitin e parë të karrierës sime profesionale si, 1986-1987. Festohej 100 vjetori i Mësonjëtores së Parë shqipe. Gjithë Udhëheqja gjendej në Korçë. Gjatë ceremonisë zyrtare, përshëndeti një veteran i arsimit, mesuesi i merituar Kole Xhumari. Nderi e donte dhe një mësues të sapodiplomuar. Pata fatim e madh të flisja në emër të këtij brezi të ri…. Nder i madh për mua (kënaqësi e jashtëzakonshme për time ëmë – siç e kam përmendur më lart). Nuk do e harroj kurrë Korçën e 100-vjetorit, 7 marsin 1987

***

-Kur jeni larguar nga Shqipëria ? Cilat ishin arsyet tuaja ?

E lashë Shqipërinë më 1 nëntor 1996 jo me mendimin se nuk do kthehesha më. Unë e lashë Shqipërinë se përfitova nga një oportunitet studimesh, pikërisht në Zvicër. M’u ofrua një bursë studimi prej 18 muajsh, pikërisht në degën time, bibliotekë. Kur dhashë datën e ikjes nga Shqipëria, për të realizuar se pikërisht dy-tre muaj pas ikjes sime filloi kriza e Shqipërisë, e ‘97ës. Dëgjoja krismat e armëve të Beratit nëpërmjet telefonit dhe drama e kombit më shndërrohej në një ankth të pashlyeshëm, që e kalova dhe tek kolegët e mi të parë nëZvicër, atyre të Bibliotekës kantonale të Sionit, ku kryeja stazhin profesional. Në vazhdim të krizës, familja ime mundi ta linte Beratin « për të shpëtuar kokën », sidomos fëmijët e vegjël të tim vëllai. Pas kësaj, pyetja ime për t’u kthyer në Shqipëri nuk shtrohej më.

***

-E pastaj vazhdimi… ? Suksesi, ruga në vazhdim  përshkon … ?

Për vazhdimin mund të fus vështirësitë e miamë të mëdha, por dhe arritjet e mia të të mëdhaja gjithashtu.

Bursa e Zvicrës më mbaroi, por nuk isha diplomuar akoma. Kalova në Francë, Lyon ku u regjistrova në një kurs gjuhe në Universitet, gjeta ca orë pune në bibliotekën e Universitetit Lyon2 dhe përgatisja në të njëjtën kohë diplomën e bibliotekarit të Zvicrës. Tre ngarkesa në të njëjtën kohë, merreni me mend sa e vështirë. Unë u hyra studimeve në frëngjisht duke mos zotëruar mirë gjuhën. Por pata kurajon të bëja edhe Master ne Inxhinieri documentare.

Gjate studimeve si Eks-biblioteke  në Zvicër dhe stazhit profesional-bibliotekar në Sion shkruajta dy raporte të disponueshëm në bibliotekën e Sion-it : «Shqipëria në rrjetin e bibliotekave romande (të Zvicrës frankofone)», bibliografi dy vëllimëshe, si dhe «Shqipëria buzë humnere – bibliografi zgjedhëse e artikujve të shtypit rreth krizës shqiptare, evolucionit dhe dyshimet që lindnin prej saj (periudha shkurt-8 korrik 1997».

Për temën e parë isha e intriguar të dija se çfarë zotëronin bibliotekat e Zvicrës frankofone nga autorë shqiptarë, materiale të botuara në lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë. Numri ishte impresionues. Bëhet fjalë për 1998 dhe vetëm për Kadarenë në këtë rrjet ekzistonin mbi 70 tituj. Ishte një punë-barometër që mbetet e hapur dhe mendoj, që të ndiqet ecuria, barometra të tillë duhen bërë herë pas here, të dhënat duhen aktualizuar.

***

-E dashur Eni.Ne vitin ’97 për arësyet qe dihen tashmë, niset kërkimet dhe ratë në kontakt me Shkollën e Lartë Kombëtare të Bibliotekave (ENSSIB) në Lyon të Frances, ku bëtë  Masterin në «Inxhinieri dokumentare», një shkollë  prestigjioze në degën tuaj në plan botëror, me tej ?

Masterin e kryeva në vitin 2000. Masteri në atë kohë ishte i ri; në Zvicër egziston vetëm këto pesë-gjashtë vitet e fundit. Në shkollë u mora me praktikat dixhitale, duke marrë pjesë edhe në programin europian «DEBORA» (Digital Acces to Books of Renessance) të dixhitalizimit të librave të shek. 16-të.Puna e dytë, lidhet drejt për drejt me krizën shqiptare të ’97. Punë më konkrete. Përgjatë 5-6 muajve që zgjati kriza e ’97 (të paktën për aq sa e trajtoi shtypi zvicera frankofon), shfletova të gjitha gazetat e përditshme që botoheshin në Zvicrën frankofone (rreth 7-8) dhe bëra një lloj «iventari» të të gjithë artikujve në lidhje me Shqipërinë e asaj periudhe. Ky lloj studimi, i mbyllur, është me tepër vlera, një pasqyrë e asaj se si u përjetua në këtë pjesë të Zvicrës kjo krizë për një sy shqiptar apo të huaj. Pothuaj çdo ditë kishte artikuj në shtyp rreth gjendjes, dmth bota perëndimore merrej seriozisht me ne shqiptarët, në një kohë që ne kishim nevojë për një «syçkë».

Për të dy studimet, di që i kam dërguar Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, ambasador në atë kohë ishte z. Vladimir Thanati, që kishte punuar para meje në bibliotekën e Beratit. Ishte pak dhe kjo nostalgji beratase që më shtyti t’ia dërgoja. Di dhe se njërën, apo të dyja (nuk më kujtohet mirë) ia kam dërguar Bibliotekës Kombëtare, drejtorit të saj, z. Aurel Plasari. Nuk e di në u futën në fondin e bibliotekës, apo mbetën në fondin e zyrës. Temat e trajtuara në dy punimet ishin kombëtare, ndaj synova Bibliotekën Kombëtare.

Në shkollë u mora me praktikat dixhitale, duke marrë pjesë edhe në programin europian «DEBORA» (Digital Acces to Books of Renessance) të dixhitalizimit të librave të shek. 16-të. Realizim i raportit të stazhit « Libri i shek. 16 në agim te dixhitales », i disponueshëm në bibliotekat e Francës dhe Zvicrës Në këtë program përfshiheshin sidomos bibliotekat më të njohura e më të vjetra të Europës (Biblioteka Casanatense, Rome, Universiteti i Coimbra-së, Portugali si dhe biblioteka municipale e Lyon-it, France me trashëgimi të rrallë të librave « të parë = incunabla», të shek. 16, shekull që shpiku Shtypshkronjën më 1450 nga Gutemberg-u. Gjithë ky projekt u mundësua për t’iu shërbyer sa më mirë shkencëtarëve-kërkues dhe doktorantëve në mbarë botën, për të çuar këta libra të lashtë të dixhitalizuar tek ta dhe për të « kursyer » zhvendosjen fizike të tyre drejt këtyre bibliotekave që zotëronin librat origjinalë. Si dhe për të “kursyer” origjinalin në të njëjtën kohë… Mendoni, nëse shumë duar do shfletojnë faqet e këtyre librave të lashtë, tashmë pesë shekullorë, do i dëmtojnë, kështu që do shkojmë drejt zhdukjes së kësaj trashëgimie botërore për brezat e ardhshëm…

***

E dashur Eni. Desha te di , para se të angazhoheshit  në projektin Debora, kishit  investuar me kërkimet për logjicielat-software-t, (programme informatike) për dixhitalizimin e librave të vjetër ?  Arkivi i hapur si koncept pas Deklaratës së Berlinit për disponimin e lirë të informacionit shkencor u vu në prodhim më 2008 dhe dokumentat e para në version elektronik, dicka më tepër ju lutem rreth dixhitlizimit të Bibliotekave ?

-Kur kandidova në janar të 2002 në vendin e punës që kam, kam përshtypjen se pata prioritet mbi kandidatët e tjerë nga profili që kisha krijuar. Direkt e fillova me tezat, një projekt dixhital që sapo kishte lindur në Universitetin e Gjenevës. E përdor gjithmonë imazhin e bebes që e gjeta të sapolindur, por që e ushqeva me gji. Ishte momenti që sapo kisha lindur fëmijën e parë dhe e ushqeja me gji gjithashtu. Kështu që u shndërrova dhe në « nurrisë » (gruaja që ushqen me gji bebe të tjera, si tradita në familjet mbretërore). Në atë kohë Arkivi i Hapur i universitetit nuk ekzistonte akoma. As edhe në vendet e tjera.Per arkivin elektronik te hapur ne 2008 si version bu desh vetëm një transferim drejt Arkivit të hapur. Më pas Arkivi u pasurua nga gjithë prodhimtaria universitare : artikujt e profesorëve dhe kërkuesve, librat e gjithshka tjetër. E përditëshmja ime profesionale konsiston në publikimin e tezave të doktorantëve të Universitetit të Gjenevës (rreth 300 teza çdo vit). Kësaj pjese i kushtoj vetëm një ditë e gjysmë pune (30 %). Pjesën tjetër, dy ditë të plota (40%) ia kushtoj Arkivit administrativ të Universitetit. Për këtë pjesë të dytë të punës, dmth Arkivin administrativ, jam e ngarkuar që  përveç punës së përditshme, të reflektoj për atë se ç’mund të dixhitalizojmë nga masa e dokumentave zyrtare që prodhon universiteti. Si të gjejmë një zgjidhje për të shpëtuar një kopje të atyre dokumentave që krijohen vetëm në format elektronik dhe rrezikohen të humbasin duke mos u arkivuar.

***

Bilanc jete, Mesazh, Falenderim Enriketa

Nëse këtë herë do hidhja sytë pas për të kaluar në « intervistë » jetën time, do të thoja : një jetë e arritur (jo me pak sakrifica), grua dhe nënë e realizuar në planin profesional dhe atë familjar. Një individ që mbart me nder dhe krenari origjinën e saj (shqiptare) për të treguar sa përkatësinë e këtij kombi, aq dhe përkatësinë zejtare për ata që e marrin mundimin dhe pyesin kuptimin e mbiemrit « Kalldrëmxhiu », në zemër të një nga qendrave më  internacionale në botë, Gjenevës.

Si përfundim, me këto pak rreshta do doja të falenderoja Organizatën e Gruas Shqiptare në Botë dhe në mënyrë të veçantë Presidenten e saj, Zonjën e nderuar Liliana PÈRE për gjithë kontributin e jashtëzakonshën në realizimin e misionit të saj, për të treguar që emancipimi i një shoqërie kalon nëpërmjet emancipimit të femrës dhe për të sjellë raste konkrete të zonjave « të emancipuara » shqiptare në mbarë botën. Mund të frymëzohemi sado pak nga këto arritje ???

Ju faleminderit për besimin dhe vendin që më krijuat në këtë galeri shembujsh të realizimeve të femrave shqiptare në Botë.

***

Liliana

Ju faleminderit e dashur  Enriketa, jeni nje frymezim dhe inspirim , për  arritjet tuaja të spikatura ne nje fushë qe eshte baza e njohurive dhe kulturës , dhe krijimit te gjeneratave elitare, Suksesi juaj  profesional  ne vendin më te zhvilluar dhe me ekonomine me te konsoliduar ne bote Zvicer, na bën krenare, qe ne nje vend  si Zvicra ju bëni pune cilësore ne Universitet duke ecur sinkron me kohen ‘’Exp Biblioteke dhe Arkivimit dixhital  të saj , kryefjala  e fundit e shkencës elektronike në fushen tuaj te Letërsise dhe Librit, dhe në te gjitha fushat e tjera .

Ju faleminderit Eni dashur për komunikimin e ngrohtë dhe dinamik.Ju uroj Suksese nga zemra .

Liliana Pere

Ing  Informatic

President: International Organization.

” Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Flet Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey, i Gjenevës, Liliana Pere, nga Universiteti

Lamtumirë Lili Qose!

December 12, 2015 by dgreca

Jetoje jetën sepse është e bukur (Lili)/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Largësia dhe ikjet tona me hir apo pahir nga Atdheu kanë dhimbjen e thellë brenda, kanë plagën e pashërueshme që mjerisht s’është gjendur ndonjë medicinë akoma, por kur kësaj largësie i prehet si me thikë ëndrra, atëhere duket sikur çdo gjë gangrenizohet dhe dhëmb, dhëmb gjer në asht…

Sot kuminiteti shqiptar në Amerikë humbi një mike dhe anëtare aktive të ndjerën Lili Qosen, një zonjë e bukur, me aromë gruaje. Në mëngjesin e hirtë telefonata e Ditës, e Lindës, Dëshirës dhe dhjetra shoqeve të tjera ishte me zë të dridhshëm, të përvajshëm, ishte për të ngushëlluar njera tjetrën për ikjen e një mikeje, për ikjen e një gruaje plot ëndrra në moshën më të bukur të saj, 45 vjeçe.  Na la Lili do të thoshte dhimbshëm i prekur thellë bashkëshorti i saj Luani një artist elbasanas që po përjeton momentet më tragjike të jetës së tij së bashku me dy djemtë e tij.

Por bukuria e saj fizike, shija prej një artisteje, shpirti i bukur duket sikur e kanë larguar humbjen e saj në sytë tanë dhe brenda trurit tonë të shokuar ajo ulet si një Hënëz blu në muzgun njujorkez dhe na qetëson të gjithëve, na qetëson si një grua që ulet me trendafila në dorë dhe që s’i ndante kurrë.

Ajo u përball me sëmundjen e kancerit në gjoks, një sëmundje që është përhapur dukshëm dhe nga më të rrezikshmet qysh në shekullin e kaluar. Lili jonë kishte një shpirt artisti, ishte e dashuruar marrëzisht me të bukurën dhe këtë e ndjeje dhe në momentet e vështira që ajo po kalonte këto kohë si në shtëpi dhe së fundi në spital. Ajo të priste me buzëqeshje gruaje të bukur, i ndrinin sytë nga gëzimi kur të shikonte dhe mundësisht të ishje e veshur bukur dhe me

“make up”, ndryshe mund të ta rregullonte ajo fytyrën, që pakuptuar ishje tronditur paksa dhe ngrihej ashtu siç ishte në atë gjendje dhe si me frymën e shenjtë e gjente fuqinë, forcën dhe këndonte…

Po, po… Këndonte dhe vallëzonte aty ku ishte në krevat…
Ja më thoshte mua dhe Ditës që ishim të dyja pranë krevatit të saj, sa të bëhem mirë dhe do të shkojmë në një vend të bukur me natyrë vjeshte për një javë me pushime dhe atje do të këndojmë dhe kërcejmë. Unë po kërkoj në “Google” që ta rezervojë vendin, si thoni vazhdonte Lili?
Si për të na hequr ngurosjen ajo vazhdoi: Unë i kam thënë m’u hiq prej sysh kancerit, “ose e shante me bukur popullorçe ik o p…” se nuk je shoku im, unë e di që së shpejti do të shërohem. Ja vazhdonte Lili, unë jam e rrethuar nga ëngjëjt, ëngjëjt më vijnë përditë, më sjellin lule, më këndojnë dhe unë shërohem ngadalë, ngadalë… Të lutem i thoshte motrës na bëj një foto se e dua kujtim me to, dhe me dëshirën dhe pasionin e saj ne nuk ja prishnim.  E kush ja prishte Lilit?
O Perëndi thoshja, ç’kurajo ka kjo grua dhe sa kurajo u jep gjithë shoqeve që e vizitojnë, dy motrave të mrekullueshme që i rrinin tek koka, bashkëshortit të saj Luanit dhe dy djemve xhevahirë.
Lili e ushqente kurajon dhe besimin tek Zoti dhe ninëzat e syrit dukeshin sikur flisnin dhe i kishin thënë frikës tutje, largohu, lëngo atje ku ke vendin!…
Dhe kishte të drejtë për kurajon, sepse sëmundja s’mundi t’ja prekte zemrën, s’mundi t’ja ndryshonte shpirtin, s’mundi t’ja hiqte shijen e të bukurës që e kishte në palcë të shpirtit, s’mundi t’ja hiqte buqetat me lule në dhomë, sepse Lili ishte aromë gruaje, sepse Lili është gruaja me trëndafila…

Lamtumire Lili, lamtumirë gruaja me trëndafila!

 

Dhjetor, 2015 2014
Brooklyn, New York

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Lamtumire Lili Qose

Francë 2016”, 24 kombëtaret presin shortin. Shqipëria, në vazon e katërt

December 12, 2015 by dgreca

Ekipet kombëtare, plot 24 që janë kualifikuar për në fazën finale të kampionatit europian “Francë 2016”, mes të cilave për herë të parë edhe Shqipëria e Giovanni De Biasit, të shtunën më në fund do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë Europian.
Shorti i Parisit do të shënojë dhe fillimin e kompeticionit, që zhvillohet mes 24 skuadrash, e para kjo që nga krijimi i kësaj ngjarjeje sportive. Për shkak të koefiçentit të ulët, kuqezinjtë tanë do të jenë në vazon e katërt, së bashku me Turqinë, Republikën e Irlandës, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Gjatë momentit të hedhjes së shortit, në Pallatin e Kongreseve në Paris, Shqipëria do të përfaqësohet nga presidenti Armando Duka, trajneri De Biasi dhe menaxheri i kombëtares, Alban Bushi. Në vazon e parë, Francës – që është edhe vendi organizator, – i bashkohen Spanja, Gjermania, Anglia, Belgjika dhe Portugalia. Në vazon e dytë janë të tjerë emra të mëdhenj të futbollit europian, si Italia, Zvicra, Rusia, Austria, Kroacia dhe Ukraina.
Edhe vazoja e tretë nuk mbetet prapa, përsa i përket peshës që kanë këto kombëtare në Europë. Një nga kundërshtarët e Shqipërisë në “Francë 2016” mund të jetë edhe Suedia, apo Republika Çeke, Polonia, Rumania, Sllovakia e Hungaria. Në shortin e së shtunës, duke filluar nga ora 17:30, 24 përfaqësueset pjesëmarrëse do të ndahen në 6 grupe, me nga 4 skuadra. Sipas rregullit të ri të UEFA-s për këtë kompeticion, dy të parat e çdo grupi kualifikohen drejtpërdrejt në fazën tjetër, ndërkohë që një mundësi të mirë për të vazhduar më tej në “Francë 2016” do ta kenë edhe 4 skuadrat më të mira ndër të tretat e të gjitha grupeve. Një skemë kjo, që mban të hapur deri në ndeshjen e fundit në grup shpresat e skuadrave të vogla, përfshi edhe kuqezinjtë tanë, për të qëndruar sa më gjatë në Europianin e parë ku marrim pjesë. {SH.K}.

Filed Under: Sport Tagged With: Franc 2016, Shqiperia ne vazon e katert

Serbet vajtojnë edhe sot se si mbeti Kosova pa turq

December 12, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Oj mrekulli e mashtrimit ,si ke ditur t`iu përshtatesh aq mirë e bukur serbëve? Si munden këta njerëz  “syrin me lot” e “ gojën plot vajë “ të vajtohen për diçka që ata e shkruajnë nuk është aspak e vërtetë ?

Këte që do e lexoni duke shkuar më poshtë e kanë lexuar me mijëra serb , turq dhe të huaj. Kemi edhe nga ne që  e kanë “ndarë “ dhembjen  me turqit e  “përvuajtur “ që duheshin të iknin nga Prishtina . Të “mjerët ata !

Prishtinë 1948 ; “ Ashtu si artistët që ndërrohen në skenen e teatrit ashtu  edhe turqit e lodhur dhe rraskapitur iknin nga Prishtina duke iu lëshuar vendin shqiptarëve të etshëm për hakmarrje. Për vetëm disa vjetë, 3-4 mijë turq u përzunë pë Turqi, dhe në vendin e tyre erdhën shqiptarët (Šiptari ) të cilë nuk ishin kurrë banorë të Prishtinës.”

“ Në vitin e përmendur 1948 Prishtina i kishte 7-8 mijë banorë , gjysma e të cilëve ishin turq e gjysma tjetër serbë deri sa ndonjë shtepi e shqiptarëve ishte tek-tuk andej pari dhe shumë e rrallë”

Të shtyre nga zullumi ( i shqiptarëve ,pra) turqit iknin në Turqi ndaras apo në mënyrë kolektive. Pra pushteti komunist për një kohë të shkurtër e ndërroi popullatën ; dhe turqit në heshtjen e vdekjes natën , me shi e me bore iknin me tren drejt  Maqedonisë e pastaj për Turqi,”.
Pastaj  vazhdohet ‘ Prishtina ishte një kasaba turke me 15 xhami’ dhe kështu zhdukej e humbej nga origjinaliteti. “ ( per skeptikët ja edhe në serbisht : “Albanci nisu bili kućne sluge Turaka ili Srba, nego su kao nadničari i napoličari obrađivali turska ili srpska imanja. Svaki stari Prištevac je imao nešto zemlje van grada, pošto je grad bio mali. Moja porodica je imala vinograd, dva kilometra van grada između Prištine i sela Matičane. Imali smo tri hektara imanja. To su obrađivali neki Džavid i Huso, Albanci iz Prištine. Imali su kuću na dvadesetak metara od naše.
Što se Turaka tiče, oni su bili age i begovi i imali su velika imanja od po pet, deset i više hektara. Turci su se bavili baštovanstvom, imali su bašte van grada iz kojih su snabdevali Prištinu povrćem. Turci su sebe kotirali visoko i smatrali su da njihova deca ne mogu i ne treba da rade fizičke poslove. Na svojim imanjima su zapošljavali Albance. ).
Serbët me rrenat e tyre shkojnë edhe më largë : “  Urreheshin ndërveti edhe pse ishin të të njëjtës fe, Turqit kurrë  nuk martoheshin me gra shqiptare. Por ato vite kushti për të mbetur në Kosovë duhej të duhej të bënin martesë të përzier me shqiptarët “

Dhe ankohet propaganda serbe :” Mu ne kohën e ikjeve të turqve ngritet në Prishtinë ,përmendorja e vellazerim bashkimit ( e cila eshte edhe sot fxh) “

Prishtina 1948- 68 .
“Pasi që pastrimi etnik i turqve u krye  ( 1948-1968 ) u krye në tërë Kosovën, numri i turqve u zvoglua ne 1-2 % , dhe pasta u ndal dhuna ndaj të mbeturve.”Prishtina u mbush  me shqiptar nga fshatrat për rreth por edhe nga Shqipëria, filloi marrja e pronave serbe dhe zullumi mbi serbet”
(“Celu Prištinu su naselili Šiptari iz susednih sela ali i iz Albanije. Sluge su, to se nazivalo socijalističkim preobražajem, prvo gospodare stavili pod zulum. Valja priznati istinu da su Albanci turska imanja uglavnom kupovali, a pitanje cene se, u opštoj bežaniji, nije postavljalo.
Najmasovniji zločin nad Srbima zabeležen u vreme komunizma se dogodio u selu Matičane, gde je u jednoj jaruzi pronađeno devet Srba, zaklanih.” )

“Dhe erdhi viti 1968 , viti i demonstratave masive dhe shkatërrimtare të shqiptarëve.”
Po sot  , pyesin mediumet serbe , sa turqë kanë mbetur.?

Dhe kështu serbet i flisnin ndoshta edhe Erdoganit , dhe qanin hallet me të për zullumin shqiptar ndaj turqve.
“Mbledhjet ishin pa praninë e gazetarëve dhe udhëheqje se Kosovës. (supozim i imi )

 

Filed Under: Opinion Tagged With: pa turq, Serbet vajtojnë edhe sot se, si mbeti Kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT