• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

25TH ANNIVERSARY OF THE FALL OF COMMUNISM IN ALBANIA

December 7, 2015 by dgreca

Press Statement/
John Kerry /
Secretary of State/
Washington, DC/
December 7, 2015/
On behalf of President Obama and the American people, I offer my sincere congratulations to all Albanians as you celebrate National Youth Day, which this year marks the 25th anniversary of the student movement that led to the fall of communism on December 8, 1990.
This historic transition was championed by the brave leaders of the student movement, bolstered by the regular citizens who marched and demonstrated against the dictatorship, and aided by the courageous former party members who assisted in establishing popular rule.
On this occasion, we recognize the great strides Albania has taken over the past quarter century. Today, Albania is a dedicated NATO Ally contributing to international peace and security.
Albania is also on the path toward full Euro-Atlantic integration, making necessary reforms to strengthen its democratic institutions and develop a competitive free-market economy. The United States values its warm friendship with the Albanian government and people and looks forward to deepening our partnership in the future.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 25TH ANNIVERSARY OF THE FALL OF COMMUNISM IN ALBANIA, DC, John Kerry / Secretary of State/ Washington

IMZOT RROK MIRDITA DHE SHQIPTARET E AMERIKES

December 7, 2015 by dgreca

Imzot Rrok Mirdita, me një histori të gjatë me Nju Jorkun, ka qenë simbol i unifikimit të katolikëve të Treshtetshit – New York-New Jersey-Connecticut/

Nga Beqir Sina-New York/

HARTSDALE – NEW YORK: Si pasojë e një hemoragjie cerebrale, mesditën e sotme ka ndëruar jetë imzot Rrok Mirdita. Pavarësisht ndërhyrjes që ka kryer ditë më parë, ai nuk ia ka dalë dot mbanë.”Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës, me shumë dhimbje njofton se sot, më datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14:30, në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë- Durrës.Qysh me datë 4 dhjetor 2015, Imzot Mirdita ka pësuar një insult cerebral. Menjëherë i është nënshtruar atë ditë një ndërhyrje kirurgjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirurgjisë, ku ka vazhduar në gjëndje kome.Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirurgjisë, gjëndja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ka ndërruar jetë”.Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” e cila ndodhet në një mjedis të bukur natyror, periferinë Harsdale – në kantonin Ynokers(NY), për çdo vitë, ka pasur një aktivitet të dendur fetar e shoqëror dhe kombëtar, ku një kontribut të veçnatë ka lënë edhe Imzot Rrok Mirdita.

Dom Pjeter Popaj prezanton kandidatet per krezmin

Ardhja e Imz. Rrok Mirdita gjithmonë ka qenë ngjarje e veçantë për kishën e besimtarët – në Kishën katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Harstdale – New York.Më 2006 në Kishën katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Harstdale – New York, u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm fetar. Aktivitet, në cilin mori pjesë edhe i përndershmi Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranë – Durrës.I përndershmi Imz. Rrok Mirdita dha Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatëve në New York.Në ceremoninë e rastit atë bashkëmeshuan, me Imz. Mirditën, famullitari Dom Pjetër Popaj, zv/Famullitari Nikolin Pergjini dhe sekretari personal i Imz. Mirditës Dom Marjan Paloka. Ishin present dhe rreth 450 vetë, besimtarë e besimtare. Çdokush i pagëzuar katolik ka me borxh të krezmohet, ashtu edhe këta të rinj, që u përgatiten për 9 muaj në katekizëm, u krezmuan ata.

Sakramentin e krezmimit (perforcimit) 48 kandidatëve me Imzot Rrok Miriditën

Gjate meshës të orës 1:30 pas dite, ceremonia e krezmimit filloi me prezantimin e kandiatëve nga Dom Pjetër Popaj. Mandej, Imz. Mirdita, në predikimin përkatës, u foli të rinjëve për domethënien e Sakramentit të Krezmimint duke e krahasuar atë me ardhjen e Shpirtit Shënjt mbi apostuj. Për ata që nuk janë të njohur me Kishën Katolike, ajo përcakton shtatë sakramente: Pagëzimi (përmes të cilit bëhemi të krishterë), Rrëfimi (përmes të cilit pajtohemi me Zotin duke i rrëfyer mekatet e bëra dhe duke u penduar për to), Kungimi (përmes të cilit marrim shujten shpirtërore, duke u ushqyer, në formë buke, me Mishin dhe Gjakun e Krishtit), Krezmimi (përmes të cilit përforcohemi në fe), Vojimi (që jepet kur jemi duke vdekur), Urdhëri Shënjt (shugurimi meshter), Kurora e Martesës (përmes së cilës sancionohet bashkimi në kurorë). Mbas predikimit, Imz. Mirdita, duke i lyer kandidatët në ball me vajin e krezhmit dhe duke përsëritë formulën e krezmimit, “Prano vulën e dhuratës së Shpirtit Shenjt”, i shpalli ata të krezmuar.Më në fund, në shenjë dashuri dhe respekti Imz. Mirdita u pa të pozoi me çdonjerin, e të porsa krezmuarve për fotografi përkujtimore, si dhe për fotografi në grup dhe me besimtarët, ku shumicën e tyre i njihte prej shërbesave fetare në New York.

I përndershmi Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolitan i Tiranë – Durrës

Imzot Mirdita, i tha zoti Mark Shkreli gazetës sonë, kishte ardhë enkas për krezmimin e fëmijve. Ky sakrament, si rregull, jepet vetëm nga ipeshkvinjt, megjithse, nga njëherë, edhe priftërinjt mund t’a bëjnë. Ai tha se, Imz. Mirditën e kishte ftuar famullitari Dom Pjeter Popaj, në shenjë respekti për shërbimin e tij 20-vjeçarë në këtë famulli, që nga viti 1973 deri më 1993, kur Papa Gjon Pali II e ka emëruar arqipeshkev të arqipeshkvisë Durrës – Tiranë. Ai, me kënaqësi, e pranojë këtë ftesë, dhe çdo vjet vjen enkas për këtë.Burime nga kisha thanë atëhere se i Përndershmi Imzot. Mirdita, udhëtonte për në Itali ku, ai do të celebronte një meshë në kishën Zoja e Shkodrës, në zonën Genazzano, ku gjendet afreskoja e njohur, e cila, sipas legjendës, me 1467, në mënyrë të mrekullueshme, është shkëputë nga muri i kishës së Zojës, në rrënzë kalasë së Rozafatit në Shkodër dhe, e bartur nga engjejt, ka fluturuar përtej Adriatikut dhe ka zënë vend në Genazzano, ku ishte në ndërtim një kishe e re. Dy shkodranë iu vunë mbas dhe kaluan detin – këmbë. Shumë papë, duke përfshir edhe papën shqiptar Klementin XI, e kanë vizituar ketë shenjtore në Genazzano. Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës”, ka organizuar disa shtegtari në provincën e Genazzanos, dy të fundit më 2000 dhe 2003.Ne mes Imz. Mirdita (ne mes), Dom Pjeter Popaj (ne te majten e Mirdites), Dom Nikolin Pergjini (ne te djathten e Mirdites) me te rinjte e sapo krezmuar

Rrok Mirdita, ka një histori të gjatë me Nju Jorkun

Ai ka ardhur në New York, nga arqipeshkvia e Tivarit me 1973 dhe ka shërbyer si ndihmës i Mons. Oroshit, i cili ishte administrator i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, deri më 1986, kur Oroshi, pensionohet dhe Mirdita bëhet administrator. Menjëherë ai mori hapa për unifikimin e katolikëve të Treshtetshit, New York-New Jersey-Connecticut. Më 1987 u nënshkrua deklarata për unifikimin, kurse me 26 shtator 1989 u nënshkrua kontrata për blerjen e trollit ku sot gjendet kisha e bukur e Zojes së Shkodrës në Hartsdale. Dy ditë më vonë se të ndodhte kjo, Arqipeshkvi i New Yorkut, kardinali O’Connor, e shpalli famulli dhe emëroi Dom Rrok Mirditën famullitar të parë.Me propozimin e Mark Shkrelit, njeri shumë i afërt me kishë, dhe përkrahjen e këshillit, kisha u emerua Zoja e Shkodrës. Punët filluan me zell, por Mirdita, nuk arriti t’i futë themelet kishës së re sepse Papa Gjon Pali II, në dhejtor 1992, e emëroi arqipeshkev të Durrës-Tiranës, gjë që e detyroi shpërnguljen e tij nga New Yorku.

Imz. Mirdita, që erdhi në New York, për këtë rast, dhe më pas do të udhtonte për në Itali, për të të celebruar një meshë në shenjtoren e Zojës së Shkodrës në qytetzën Genazzano, nja 45 km në verilindje të Romës.

Tonin Mirakaj, aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë, vatranë i hershëm dhe publicist, ish Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir” (sot “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale, New York), kujton mikun e tij – Imzot Rrok Mirditën, në një shkrim të tij, kur ai erdhi në krye të Kishës Katolike Shqiptare në New York duke thënë :”Më 1986, themeluesi i qendrës, tashti Msgr. Zef Oroshi, për arsye shëndetsore, del në pension dhe Dom Rrok Mirdita, caktohet Administrator i qendrës, duke u vendosur në krye të të Kishës Katolike Shqiptare në zonën e Tri-Shtetshit”.Pra, qysh këtu nisi udha e bariut të Zotit, në Nju Jork e Imzot Rrok Miridtës

Publicisti dhe shkrimtari Klajd Kapinova, ka shkruar se I Përndershmi Dom Rrok Mirdita, ka qenë i angazhuar maksimalisht edhe në Simposiunin për Pjetër Bogdanin në Nju Jork .Ku si shkruan Kapinova :” Sot me të drejtë në shtypin e ditës përkujtohet 25-vjetori i vizitës së parë të linderit paqësor të demokracisë dhe lirisë së Dardanisë martire Dr. Ibrahim Rugovës, një vlerësim mëse i merituar edhe në të adhmen duke përkujtuar edhe personalitetet të tjera, që morën pjesë në Simpoziumin historik dhe kulturorë, për Bogdanin në New York.Ai në këtë shkrim nuk ka lënë pa permendur edhe Imzot Rrok Mirditën, të cilin ne po e kujtojmë sot në këtë shkrim ditën e amshimit.Kapinova thotë se; “Në lajmërimin e hartuar nga komisioni përgatitës, që mban datën 3 korrik 1989, ndër të tjera lexojmë: “Këshilli i kishës katolike shqiptare në New York, adminstratorit I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe ndihmësi i tij Dom Pjetër Popaj, lajmërojnë të gjithë bashkësinë shqiptare, se me datën 7 tetor 1989, do të mbahet një “Seminar Përkujtimor”, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Ipeshkvit të kishës katolike, teologut, shkrimtarit, themeluesit të letërsisë shqipe dhe patriotit të madh shqiptar Imzot Pjetër Bogdanit…Kurse, Fran G. Shkreli, (i cili ka punuar për Zërin e Amerikës për një periudhë 30-vjeçare në detyra të ndryshme, përshirë shef i Shërbimit shqip dhe shef i Drejtorisë së Euro-Azisë), ka thënë për këtë aktivitet se :”Është me vend që të përmenden disa prej tyre –më të rëndë-sishmet — siç ishte akademia e mbajtur me rastin e 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, kur u ftua Dr. Ibrahim Rugova për të mbajtur ligjëratë. Kjo ishte vizita e parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë dhe mund të thuhet lirisht se Kisha Zoja e Keshillit të Mirë mund të marrë kredinë se me këtë ftesë, konsiderohet që ai të ketë filluar karjerën e tij politike, që pak më vonë e konsolidoi atë si udhëheqsin e Kosovës që e njihte e gjithë bota, si udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë si President i atij vendi.”

Edhe publicisti, kritiku letrar, shkrimtari i disa librave, autori Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” në librin e tij me titull : “Monsinjor Zef Oroshi, Një jetë e shkrirë për fe e atdhe” e përmend Imzot Rrok Mirditën për kontributin e tij fetar dhe kombëtar në Kishën Katolike Shqiptare në Nju Jork

Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra kulturore Nëna Terezë kan promovuar veprën në 3 vëllime “Për një Shqipëri me Zotin” e Imzot Rrok Mirditë.

Vepra tri vëllimshe me titullin “Për një Shqipëri me Zotin..” që mbledh predikimet, fjalimet e shkrimet e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirditës gjatë misionit të tij ipeshkvnor në udhëheqjen shpirtërore të Kishës dioqezane Tiranë-Durrës, u promovua në Nju Jork .

Promovimi i këtij libri, u bë nga Kisha Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, Qëndra e saj kulturore Nëna Terese, nën përkujdesjen e Dom Pjetër Popoj, famullitari dhe meshtari i kësaj kishe. Libri “Për një Shqipëri me Zotin”, përsiatjet e një bariu shpirtëror, të Imzot Rrok Mirditës, është i përgatitur nën kujdesin e dom Marjan Palokës, Marjan Lumçit dhe Gjergj Metës.

Të pranishëm në promovimin e veprës, në Biblotekën e Qendrës Kulturore Nëna Terese, ishin edhe përfaqësues të besimit katolik, mysliman e ortodoks dhe vetë autori, arqipeshkvi Mirdita, i cili për disa vjet ka shërbyer në këtë kishë.

Ceremonia e promovimit te librit u zhvillua me pjesëmarrjen e konsiderueshme të një numri të madh lexuesish, shkrimtarë këta dhe poetë shqiptarë në SHBA-ës.

Në këtë promovim morën pjesë; edhe disa lider të komunitetit, studentë, e personalitete të njohura nga trojet etnike shqiptare, që jetojnë e punojnë këtu në SHBA-ës. “Dhe, kjo nuk është aspak diçka e rastësishme, si për pjesëmarrjen kaq masive, por edhe për vendin e vyer, ku u zhvilliua aktiviteti, që i jep një rëndësi të posaçme librit të Imzot Rrok Mirditës, pjesë e këtij komuniteti, është edhe ai vetë”, tha Dom Pjetër Popaj.

Njëri prej përpiluesve, të këtij libri dom Marjan Paloka, i cili, mori pjesë vetë në këtë promovim, në Biblotekën e Qendres Kluturore Nëna Terese .

Prof. Sami Repishti, shkrimtar, humanist dhe historian shqiptarë, dekoruar disa herë nga qeveritë shqiptare dhe amerikane për veprimtari patriotike e akademike, ish professor në Universitetin Adelphi në New York, dhe autor i një numri studimesh dhe librash për Shqipërinë,  ish i burgosur politik (1946-56) aktivist per te drejtat e njeriut, në kumtesën e tij foli për temat më të rëndësishme të librit, dhe nënvizoi vështirësitë që Imzot Rrok Mirdita dhe të tjerë, si At Zef Pllumi dhe At Zef Luli, kanë kaluar gjatë regjimit komunist, pasi ai dhe vetë ka kaluar më shumë se 10 vjet në burgjet e egra të diktaturës së Enver Hoxhës.

“Megjithatë tha profesor Repishti, libri i Imzot Rrok Mirditës  “Për një Shqipëri me Zotin”, qysh në titullin e zgjedhur bukur,  ka gjetur mirë  vlerat didaktike, historike dhe shpirtërore të veprës dhe përvojës 17-vjeçare që arqipeshkvi Mirdita,  pati në Kishat Katolike të Durrësit dhe Tiranës, dhe kudo që ai shërbeu e shërben ende  me aq devotshmëri”.

Në këtë promovim veç përshëndetjeve dhe fjalës kryesore së mbajtur nga Dom Pjetër Popaj me ligjerata u paraqitën tre ligjerues, Dom Marijan Paloka, studiuesi Bardhyl Ukcama dhe professor Sami Repishti.

Promovimin e librit “Për një Shqipëri me Zotin”, me autor Imzot Rrok Mirditës, e drejtojë Lekë Përlleshi.

Ndërsa përshëndeten miku i Imzot Rrok Mirditës, Tonin Mirakaj, si dhe dr Gjon Buçaj, Adnan Mehmeti, drejtori i Qëndrës Kulturore Nëna Terese, zoti Mark Shkreli.

Në mesin e qindra pjesëmarrësve ishin edhe Presidenti i Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti, nga Letovica e Preshevës, i cili krijon dhe jeton prej vitesh në Amerikë, poetja nga Kosova  Rita Salihu – veprimtare e komunitetit nga Rhod Island, me bashkëshortin e saj, Inxh. Adem Salihu, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, dr Gjon Buçaj, gazetari dhe publicisti i njohur  Frank G. Shkreli, gazetari dhe redaktori i disa gazetave në Shqipëri dhe SHBA-ës, Dalip Greca, editor i gazetës Dielli etj.

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Imzot Rrok Mirdita, Shqiptaret e Amerikes

KALUAN NE JETEN E PASUR NJE PASURI SHENJTI DHE NJE SHEJTERUES I FJALES

December 7, 2015 by dgreca

NGA ZEF PERGEGA/MICHIGAN/Sa po erdha ne shtepi, sot me heret se ditet e tjeradhe cela fb e bashkeshortes. Sot nuk u ndjeva mire, sec kisha n,nje therje ne shpirt. Ndoshta parandjenja e humbjes se dy njerezve qe I kam njohur disi nga afer…Gjergj Marku njoftone ne nje lajm mortor se kaloj ne jeten e pasosur gazetari Zef Lleshi. Mos!-thashe dhe mu mpi fjala. E kam njohur Zefin.Sa here kthehesha nga ATSH ndaloja ne zyren e tij. Dorezoja ndonje shkrim dhe dilnim per nje kafe. Zakonisht mirditoret jane te serte ne pamjen e pare dhe nuke tregojne ambelsine e shpirtit. Po Zefit i dallohej lehte ne mollesat e faqesh qe i skuqeshin edhe per nje shaka te lehte edhe kur buzeqeshte nga nje humor i embel.

Mbaj mend se nje gazetar , korespondent nga Vlora beri shume zhurme ne koridoret dhe zyrat e RD-se se ishte marre ne pune njeri qe kishte punuar ne Zerin e Popullit. Zefi, i cili ia kalonte shkrimet vetem sa qeshi dhe i tha: “Puno me shume, shkruaj me bukur dhe do ti besh vend vetes. A e shikon qe titullin e shkrimit tend nuk e kishe ne reguall dhe dy Zefa ta rregulluan qe te behej i botueshem!”

Pastaj i futi krahun dhe pime kafe ne nje local buze rruges, se te gjithe loklet buze rruges ishin. Ne bisede e siper Zefi i tha: “I shikon keto makina, levizin e ne nuk e dime se ku shkojne, porte gjithe njerezit qe i ngasin e dine se ku shkojne. Edhe ti duhet ta dish se ku do te shkosh. Kjo puna e gazetes don pak shpirt, pak vullnet e pak talent e mbi te gjitha ta duash. Gjerat nuk duhen pare nga e keqja, por nga e mira…!”

Nje dite para pallatit te Sportit ne Tirane degjoj nje ze qe me therriste. Nuk e degjova mire nga zhurma e makinave. U takova me Zefin, ishte vere e vitit 1992.Me pyeti nese isha i angazhuar me gazetarine. Pastaj me sygjeroi nje teme shkrimi te cilen e priste me ngut. Mora vesh se ai punonte si gazetar ne gazeten RD. Po me perpara ne vitin 1991 kisha botuar ne RD disa shkrime.Si “Historia e kashtes dhe shenjti Nano” Dy Pupla te Servet Pllumit”…Zefi shpesh qeshte kur i kujtone ato shkrime per nga fabulla e gjetur dhe shume te shkurter si skica humoristike me nje sarkazem politike. Keshtu ne e vazhduam bashkepunimin dhe miqesine me kete njeri te mire, te qyteteruar, te zgjuar nje krenari mirditore dhe nje emer ne gazetarine shqiptare.

E pac token e lehte o njeri i mrekullueshem i fjales se lire!

Vazhdova te shoh ne fb, per te pare ndonje gje te re nga miqte. Kur pashe lajmin tjeter te hidhur: Ndarjen nga jeta fizike e Mons. Rrok Mirites. Ndjeva nje therje ne zemer per kete humbje te punetorit te zemres se Krishtit ne popullin tone. Me kujtohet kur ne 2003 botova monografine per Monns. Zef Oroshin dhe me mori ne telefon mbasi bashkeshorta ime e kishte takur ne Rreshen dhe ia kishte dhene kete liber. Folem gjate per figuren e MOs. Zef Oroshit dhe per mundesine e plotesimit te vepres se tij.

Ai me tha se kishte meshuar 13 vjet me kapelanin e pare te kishes katolike nder shqiptaret e Amerikes me Mons. Oroshin dhe e ndjente obligim per te me dhenedisa materiale. Po koha si koha.Koha eshte silumi qe nuk mund ta mases masen e rrjedhjes.

Ne revisten “Jeta katolike” 1973 Mons. Orsohi shkruan per At Rrok Mirditen:

“Me daten 6 qershor 1973 arriti pergjithnje ne New- York ne kishen tone i Perndershmi Dom Rrok Mirdita, prift diocesan i Arqipeshkevise se Tivarit, per te meshuar ne kishen shqiptare bashke me At Zef Oroshin. Dom Rroku arriti ketu me te gjitha kerkesat e duhura kishtare e kanunore qe do te thote me pranimin e Arqipeshkevit te New-Yorkut dhe te Ordinarit te vet Arqipeshkevt te Tivarit. Kryetare zyre per keto veprimtari kanuanore e kishtare u be At Zef Oroshi, administrator I kishes se shqiptareve “Zonja e keshillit te Mire” ne New-York.

Dom Rroku leu ne fshatin Klezen afer Ulqinit me 28 shtator 1939 nga nje fshat qe e ka nderuar veten me kete meshtare e kater rregulltare, te cilet e te cilat ia kushtue vetin sherbimit ndaj Zotit. Ata zhvillojne veprimtari te zellshme e te shkelqyeshme ne gjuhen e ambel shqipe qe flasin e shkruajne si me te miret e Shqiperise.

Shkollen fillore Dom Rroku e kreu ne vendin e vet. Seminarin dhe gjimnazin ne Zader, ku gjenden me se dymbedhjete mije Arbanas ose shqiptare , te cilet iken prej turqeve dhe paten mbrojtjen e Ipeshkevut Zmajeviqit, Arqipeshkev i Tivarit. Nen kujdesin e ketij Ipeshkevi u zhvillue Koncili Nacional i “Arberit’ ne Lezhe, gjate papatit shqiptar Papa Klemndi XI.

Filozofine dhe teologjine e mbaroi ne fakultetin teologjik te Zagrebit ne Kroaci. Meshtar u zhugurue ne Tuz me 4 korrik 1965 nga Imzot Aleksander Tokiq, Arqipeshkev i Tivarit. Famullia e pare, ku sherbeu ishte Salci ne krahine te Ulqinit. Nga ky vend u tranferue ne fshatin e tij te lindjes qe nga prilli i vitit 1969. Nga kjo famulli Dom Rroku erdhi ne New-York, ku menjehre hyri ne krah te At Zef Oroshit ne zhvillimin e apostullimit me zelle e dashuri, maturi e pjekuri meshtarake.

Nderkaq “Jeta Katolike” uron me zemer mire se ardhejen Dom Rrokut ne gjinine e bashkesise sone katolike shqiptare, ku jemi te sigurte se ai ka per te zhvillue nje veprimtari te dobishme shpirterore ne vneshten e Tenzot!”

E solla kete shkrim te Mons. Oroshit se nuk eshte botuar ndonjehere.

Heren e dyte e takova Mons. Rrokun ne Detroit, kur Dom Ndue Gjergji organizoi 30 vjetorin e themelimit te kishes katolike “Zonja Pajtore” nga Dom Prek Ndrevashaj mik i shtrennjte i Mons. Rrokut. Beme forografi dhe biseduam per disa minuta, mbasi secili donte ta takonte kete meshtar te pervujatur te kishes. Ne nje debat mes meshtaresh, ku njeri ze bente fjale per kthimin e tjetri per qendrimin Mons Rroku nderhyri e tha: “Nuk behet me falaje per kthimin se kush vjen ne Amerike koha ka treguar se ato nuk kthehen, por detyra jone shenjte eshte qe tua sjellim Zotin ne zemrate tyre dhe atdheun sa me prane”

Ne shtator te vitit 2005 bisedova me Mons. Rrokun perre rreth dy ore. Tema ishte kryesore libri qe kisha bere per viziten e Papa Franceskut ne Tirane”, 40 martiret e plot materialete tjera historike e dokumentare. Mons Rroku me xhentilese vuri ne tavoline nje katalog me foto nga kjo vizite.Sigurisht 2-3 foto nuk i kishin pelqyer Monsinjorit per nga cilesia. Ai me propozoi te beja librin “Dy Papet ne Shqiperi” dhe se do te mendihmonte me materiale dhe foto cilesore. Kam filluar nga puna me nje stil tjeter…Bisdova me Monsinjorin per kuntributin e klerikeve ne fushen e botimeve. Ai mbante me shumeanen e perkushtimit ne fe te meshtareve sesa ne fushen e shkrimit. I permenda murgeshen e kishes se Dom Simon Filipit qe cila kishte takuar nje barine mal me librin e shenjte ne dore. Murgesha ishte ndalur dhe e kishte pyetur plakun malesor se c’fare ishte ai liber dhe ne c’fare gjuhe ishte shkruar!. Plaku iqe pergjigjur se eshte Libri iShenjte dhe gjuhen nuk ia dinte. Menjehere murgesha sapo e pa librin ai ishte i shkruar ne serbo-kroatisht dhe menjehere i ka thene Dom Simonit ta perkthente Biblen ne shqip. Dhe keshtu nisi e mbaroj kjo histori perkthimi.Mons Rroku buzeqeshi e tha: “Me te vertete, kur ishim studenta ne Zagreb ,Bibla vetem ne shqip nuk ishte perkthyer…!”

I bera kete pytje Mons. Rrokut: “A ka ardhur koha qe te ngrihet Instituti i Studimeve katolike?! Duke parur parasysh ate volum te madh te librave qe kane shkruar martiret dhe meshtaret e likujduar nga diktatura. Ai u pergjigj: “Ide e mire por nuk kemi shume njerez per kete pune. Duhen njerez me pergatitje te larte e ne meshtaret jemi te angazhur ne punera te tjera.!”

Mons Rroku me vuri sallen e konferencave ne dispozicion,te cilen e vizitova po ate dite, per promovimin e librit tim. Me vjen keq se nuk arriti te marre pjese ne kete evenimet, megjithse e theksova se kur u hodhen themelet e kesaj katedralje me eshte dhene rasti te hedh nje lopate Dhe ne gur themelin pasi ate e kishte hedhur Dr. Sali Berisha, juristi Zef Brozi dhe per kete arsye e lashe promovimin e librit ne kete vend te shenjet.

Njerez si Rrok Mirdita nuk vdesin, por vetem sa ndrrojne jete ne Krishtin dhe me Krishtin.

Detroit, 7 dhjetor 2013 ora 2:00 mbas dite e mjegullt!

Filed Under: ESSE Tagged With: pasuri shenjti, shenjeterues fjale, Zef Pergega

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA” PËRCJELL NGUSHËLLIMET MË TË THELLA PËR IMZOT RROK MIRDITËN

December 7, 2015 by dgreca

Me idhnim të thellë morëm lajmin e vdekjes së parakohëshme të Shkelqesës së Tij Imzot Rrok Mirdita, sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Titanë. Familjarët dhe farefisi humbin njeriun e tyne të dashtun, kurse Arkidioceza Tiranë-Durrës humbë prijsin e vet dhe bota shqiptare një klerik i cili i shërbeu Kishës Katolike dhe kombit me përkushtim fetar e atdhetar, në frymën e harmonisë ndërfetare të trashigueme nga paraardhësat e tij. Imzot Mirdita shërbeu shume vjet sifamullitari Kishës Katolike Shqiptare në New York, ku “Vatra” pat bashkepunim dhe respekt të ndërsjelltë në komunitet. Ma vonë, mbas ramjes së diktaturës ateiste, shkoi në Shqipni dhe ndimoi në rimëkamjen e besimit dhe rindërtimin e objektevet fetare, përkrahi dhe ndimoi nevojtarët pa dallim besimi, mbështeti dhe frymezoi zhvillimet shoqnore në klimen e tolerancës politike të bashkëpunimit në humnerën e shkatrrimit shpirtnor që la komunizmi. Ai zen nji vend të nderuem ndër figurat me vlerë të madhe kombëtare të kohës sonë.
Familjarëvet, Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës e besimtarëvet dhe klerit shqiptar në përgjithësi, i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta.

Kryetari i Vatres
Dr. Gjon Bucaj
New York,7 dhetor 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: Imzot Rrok Mirdita, percjell ngushellimet, Vatra

Imzot Rrok Mirdita kaloi ne amshim!

December 7, 2015 by dgreca

NJOFTIM PËR SHTYP I ARKIDIOQEZËS METROPOLITANE TIRANË – DURRËS/

*Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkev Metropolit i Arkidioqezes Tirane – Durres kaloi ne amshim! Pushofsh ne paqe Imzot Rroku!/

Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës me shumë dhimbje njofton se sot me datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14.30, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës. Qysh me datë 4 dhjetor 2015 Imzot Mirdita ka pësuar një insult cerebral. Menjëherë i është nënshtruar atë ditë një ndërhyrje kirugjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirigjisë ku ka vazhduar në gjëndje kome. Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirigjisë, gjëndja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ka ndërruar jetë.

Kush ka qenë Imzot Rrok Mirdita?

Mons. Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb, me rezultate të shkëlqyera.
U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokic. Deri në 1973 ka zhvilluar veprimtarinë e vet baritore ndër famullitë shqiptare të dioqezës së Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vit dërgohet nga Arqipeshkvi i Tij Në Neë York për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në nevojat baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronks (Bronx).
Në përkim me Arqipeshkvin e Tivarit Eminenca e Tij Card. Terence Cook, Arqieshkvi i Neë York,
me një dekret të 19 qershorit 1981 e inkardinon në dioqezën e tij duke e ngarkuar me veprimtarinë baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në 1985 Eminenca e Tij Kradinal O’Connor Arqipeshkëv i Neë York-ut e emëron administrator të qendrave Katolike Shqiatare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “Shën Pali”.

Në 28 shtator 1989 emërohet nga i njëjti arqipeshkëv, famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”, e themeluar nga vetë Mons. Rrok Mirdita.

Gjatë viteve në Neë York do të merret me përkushtim të veçantë me çështjen e të larguarve nga Shqipëria, me të cilët bashkëndan dramën e dhimbjes e fatkeqësinë e të afërmve të mbetur në atdhe, të cilët i trajtojnë si tradhëtarë.

Në 1991 viziton Shqipërinë, që e kishte njohur përmes emigranëve shqiptarë të Sh.B.A-së dhe solidarizohet me plagët e këtij vendi të martirizuar.

Në 1992 Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i Durrës – Tiranë. Pas këtij emërimi largohet për tu vendosur në Shqipëri duke u përkushtuar për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit besuar kujdesit të tij baritor.

Më 24 prill 1993shugurohet Ipeshkëv nga Papa Gjon pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri , në Katedralen e Shkodrës, së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist. Të njëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në dioqezë së bashku me Atin e Shenjtë.

Në vitet 1994-2000 është president i Caritasit Shqiptar dhe angazhohet fuqishën në lehtësimin e vuajtjeve të shkatuara nga lufta e Kosovës. Më 29 mars 1999 i bën thirrje institucioneve të ndryshme Katolike të Europës për t’iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme, thirrje së cilës i përgjigjen me efktshmëri shumë prej tyre.

Në vitin 1996 zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale në Shqipëri, shoqëri e sapo themeluar.

Në vitin 2000 Sovrani i Maltës i jep titullin Kapelan i Kryqit të Lartë ad honorem duke e vënë në kategorinë e mësuesit të madh.

Në vitin 2002 përfundon ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit Në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi për rritjen shpirtërore, gjë që do të lejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit.

Në janar të vitit 2005 Papa Gjon Pali i II e lartëson në rangun e Arqipeshkvit Metropolit dhe më 29 qershor të të njëjtit vit merr nga Papa Benedikti i XVI në Bazilikatën e Shën Pjetrit Platinium e Metropolit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i jep titullin Qytetar Ndrei, duke vlerësuar ndihmesën e jashtakonshme të Arqipeshkvit për zhvillimin e harmonisë fetare, rilindjen e besimit në të gjithë vendin dhe maturinë me të cilën ka ndihmuar në kapërcimin e vështirësive politike. Po të njëjtin titull i jep edhe Kryetari i Bashkisë Rrëshen për ndihmesën e shkëlqyer në ndërtimin e strukturave kishtare.
Për më se 13 vite Arqipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike më Shqipëri në këtë dioqezë të rëndësishme, t’i vijë në ndihmë të gjithë kategorive të popullsisë.
Për këtë arsye i ka nxitur misionarët që të angazhohen në fushën e arsimit, atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve përmes hapjes së shkollave fillore ( fillore, e të mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qëndrave shëndetësore, dhe atyre për fëmijët e braktisur, si dhe një qendër për rekuperimin e të rinjve të prekur nga droga, dhe e gjithë kjo pa bërë diskriminime fetare e shoqërore.

Në vitin 2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu i ka akorduar “Urdhërin Nënë Tëreza” me motivacionin: “për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri; për vëmedjen e veçantë të dialogut ndërfetar; për nagazhimin në themelimin einstitucioneve të ndihmës sociale dhe ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme”.

Në maj 2006 asambleja e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë e zgjedh rishtas Kryetar të saj.

Ne vitin 2010 presidenti i Republikes Z. Bamir Topi i akordon urdherin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 13 maj 2013 Akademia Ndekombetare Bonifaci 8 i akordon titullin Akademik Nderi.(E percolli: Dom Gjergj Meta)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Imzot Rrok Mirdita, kaloi ne amshim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT