• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2016

‘Topi i Artë’,Mesi pronar për të pestën herë

January 11, 2016 by dgreca

Lionel Messi, futbollisti I shquar i Barcelonës, fitoi ‘Topin e Artë 2015’, çmim që jepet për çdo vit nga FIFA dhe ‘France Football’. Ceremonia është mbajtur në një atmosferë të jashtëzakonshme në Zurich. Messi mposhti në finale dy rivalët, Cristiano Ronaldon e Real Madridit dhe bashkëlojtarin e tij, Neymar. Messi e ka fituar pesë herë ka fituar ‘Topin e Artë’.
Ylli ne ngjitje, Messi me Barcelonën në vitin 2015 ka fituar Champions Leaguen, titullin në Spanjë, Kupën e Mbretit, kupën e botës për klube dhe Superkupën e Europës. Futbollistja amerikane, Carli Lloyd, është më e mira e vitit 2015. Lloyd ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe ngadhënjeu në konkurrencën e gjinisë më të bukur. Ajo i mposhti konkurrentet, japonezen Aya Muyama dhe gjermanen Celia Sasiç.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA, pas sukseseve me skuadrën e tij në Spanjë dhe Evropë. Enrique ka udhëhequr skuadrën e tij drejtë pesë titujve, duke dominuar kështu futbollin evropian. Ai për këtë çmim ka mposhtur trajnerin e Bayern Munihut, Pep Guardiolën dhe atë të Kilit, Jorge Sampooli. Trajnerja e vitit në konkurrencën e femrave është zgjedhur Jill Ellis. Ajo zgjidhet më e mira pas sukseseve që i arriti me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ellis në konkurrencë mposhti Mark Sampson, përzgjedhës i Uellsit dhe Norio Sasakin e Japonisë. Ndërkaq, FIFA e ka zgjedhur formacionin e vitit “FIFPro World XI Award”. Formacioni i vitit: Manuel Neuer, Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves, Andres Iniesta, Luka Modriç, Paul Pogba, Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo. FIFA e ka ndarë edhe çmimin “Fair-Play”, i cili këtë radhë ka shkuar për organizatat e futbollit që i kanë ndihmuar refugjatët vitin e kaluar. Futbollisti brazilian, Wendell Lira, është fitues i çmimit ‘Puskas’. Goli i shënuar nga Wendell Lira, është zgjedhur goli më i mirë i vitit 2015 nga FIFA. Ai mposhti Lionel Messin dhe Alessandro Florenzi e Romës.

Filed Under: Sport Tagged With: ‘Topi i Artë’, Mesi pronar, për të pestën herë

Panairi i turizimit botëror “ The New York Times Travel 2016”

January 11, 2016 by dgreca

Shqipëria, u përfaqësua për her të parë, për të treguar këtë trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore me plot larmi me ritmet spektakolare  të valles shqiptare, të kryera nga Grupi i njohur i Valleve Rozafati nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika.
Nga Beqir SINA – New York/
BIG APPLE NYC : Anketa e viti të kaluar për “ The New York Times Travel” tregoi se Evropa vazhdon të jetë një nga fushat më të lartë gjeografike me interes për pranishmit në shfaqjen New York Times Travel
Kësaj rradhe morën pjesë mbi 540 pjesëmarrës – përfaqësues të kompanive të turizmit nga e gjithë bota – duke vendosë stendat e tyre për të ekspozuar çdo vit në këtë shfaqje të veçantë.
 Përse? 
“Sepse, duke u ekspozuar në panairin më të  madh të industrisë së turizmit në të gjithë rruzullin,  “The New York Times Travel” ju patjetetër, do të tregoni bukurit e mrekullueshme të vendit tuaj,  dhe me këtë rast ju jepni një mundësi për t’u takuar dhe për të negociuar me mijëra agjentët e udhëtimit dhe të shesni direkt biletat e prenotimit qysh tani për dhjetëra mijëra të turistëve, që do të vijnë nga Nju Jorku, zona e Tri-Statet dhe rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara,” shkruan gazeta më e madhe në botë e cila organizon këtë eveniment më të madh turistik në botë në New York . 
Rritja vetëdijes tuaj me pjesmarrjen tuaj në këtë ekspozitë më të madhe në SHBA e paraqitur nëpërmjet axhensive dhe mediave të udhëtimit të botës, u jep shanse edhe për të  gjetur vendin tuaj në mesin e turizimit botëror në SHBA.
Paniari i sivjetëm u mbajt në 8 janar – 10, 2016 në qendrën e famshme të ekspozitave Javits Center në qytetin e New Yorkut.
“The New York Times Travel 2016” – Shfaqi një festë spektakolare ndërkombëtare, për të marrë  njohuri dhe këshilla të vlefshme udhëtimi, me seminare të organizuara nga ekspertë të fushës së turizimit, në Nju Jork Shpërndarja e broshurave, shfaqja e filmave dokumentar dhe koncertet festive me kostumet folklorike nga vendet e origjinës, ishin si një eksplorim në pika më të bukuar vendore dhe ndërkombëtare , të preferuarat dhe të njohura dhe nën-“radarët”e preferuesve të turizmit..
“The New York Times Travel 2016”, është padyshim një nga shfaqjet më të mëdha të udhëtimit në SHBA, që prezanton dhe “shqyrton” disa nga pikat e nxehta të globit dhe ndërkombëtare në mbarë botën, paraqitur gjatë fundjavës së kaluar, edhe me ngjyrat e larmishme të folklorit shqiptar, me anë të “Valles me motive të Tropojes”. 
Shqipëria, u përfaqësua për her të parë, për të treguar këtë trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore me plot larmi edhe ritmet spektakolare  të valles shqiptare, të kryera nga Grupi i njohur i Valleve Rozafati nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika, në Qendrën Javits Jakobit në NYC
Ilir Seci një eksplorues shqiptarë që ka pasion turizmin ka postuar në profilin e tij fotografit nga preformanca e Grupit të njohur i Valleve Rozafati nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika, në Qendrën Javits Jakobit në NYC.
Seci shkruan se:”Në “Javits Center” ,Manhattan,në aktivitetin e organizuar nga gazeta me prestigjioze në botë, “The New Times”, Shqipëria u prezantua nga Grupi i Valleve “Rozafati” drejtuar nga Angjelina Nika…
Kjo shfaqje,(show), thotë ai që organizohet nga gazeta “The New York Times”, është një nga shfaqjet më të mëdha mbi turizmin në SHBA, që prezanton pikat me tërheqëse për turistët në Amerikë dhe në botë…Është një shfaqje me ndikim në mbarë botën.Të shtunën më 9 Janar 2016 në këtë skenë u paraqitën plot shkëlqim vallet shqiptare, jehuan meloditë tona të bukura, dhe ndriçuan ngjyrat e larmishme të veshjeve folklorike shqiptare, të cilat ngjallen kaq kërshëri…, sa që edhe interesimi për ato ka qenë mjaft i madh”, shkruan Seci.

Filed Under: Komunitet Tagged With: “ The New York Times Travel 2016”, Angelina Nika, Rozafa

SI E PERCOLLI GAZETA DIELLI 40 VJET ME PARE VDEKJEN E HEROIT KOMBËTAR ABAS KUPI

January 11, 2016 by dgreca

Nga Dalip GRECA*/
*Fan S. NOLI- 28 Nentor 1939: Sot jemi të gjithë të helmuar, shkaku se Shqipëria është zaptuar nga armiku i huaj dhe e humbi lirinë e saj Kombëtare. Do të na kish mbetë merak po të mos kishim lufuar; atë merak e nxuarrëm se neve luftuam, ata tre fishekë që patëm i zbrazëm dhe i treguam tërë botës se armiku hyri në Shqipëri duke derdhur gjak…Ata tre fishekë i zbrazi Abas Kupi me një grusht ushtarë trima dhe nderoi Kombin shqiptar përpara tërë Botës…./
*DIELLI:Abas KUPI nderoi Kombin Shqiptar si Skënderbeu qëmoti…/
* Nexhmije Zaimi, ish kryetare e Vatres per Nju Jork-Nju Xhersi: Burrë trim, luftëtar i shkëlqyer, që ke nderuar Historinë e Shqipërisë, po ashtu Vatran besnik, dhe buajr, çdo anëtar i Federatës sonë, nderon Kujtimin Tuaj,që do të qëndrojë i pavdekur derisa të ketë qoftë dhe një shqiptar të vetëm në këtë botë. Sot, me respekt dhe dorë në zemër, të përcjellim në jetën e përjetshme…/
*Shefki MIRAKU: Bas…!, ishin shqiptarët që të përcuellën, të përcuellën për një prehje të shkurtën, vetëm për me i dhanë kohë të tjerë shqiptarëve me u përgatitun për të përcjellun drejt Altarit t’Atdheut. T’Atij Altari akoma të vorfun nga mungesa jote, por shumë i zengjinosur nga Historia jote…./
***
Komuniteti shqiptar i Amerikës dhe e gjithë Mërgata nacionaliste shqiptare e vajtuan dhimbshëm Heroin e 7 Prillit, në atë Janar të ftohtë të 40 viteve të shkuara. Dielli i Vatrës e hapte Faqen e parë me titullin qendror:” Vdekja e Heroit Kombëtar Abas Kupi Hidhëroi të gjithë Shqiptarët Kombëtarë”.
Gazeta shkruante: Me vdekjen e Gjeneral Abas Kupit Shqipëria humbi një nga bijt’ e saj më të shquar, luftëtarin trim të rrallë i cili më 7 Prill 1939 e priti armikun e huaj në Durrës dhe e hodhi në det gjashtë herë. Ai nderoi Kombin Shqiptar si Skënderbeu qëmoti. Vdekja e Abas Kupit hidhëroi gjithë shqiptarët kombëtarë, jo vetëm ata që e duan dhe e çmojnë, por dhe ata që nuk e shikojnë me sy të mirë për arsye politike.
Dielli shënon në kronikën e rastit se Abas Kupi vdiq më 9 Janar 1976 dhe u varros më 14 Janar. Në varrimin e Tij mori pjesë dhe Mbreti Leka I, i cili udhëtoi nga Madridi së bashku me Ministrin e atëhershëm të Oborrit Dr. Selim Damani. Dielli shkruante se Familja Mbretërore e adhuronte Abas Kupin si një Hero Kombëtar të çmuar,dhe ndjeu një hidhërim të madh për vdekjen e tij.
Në kronikën e Diellit shënohet se në varrim ishte edhe z. Alexander Macmillan, i biri i ish Kryeministrit të Anglisë, i cili udhëtoi nga Londra, enkas për këtë rast.
Po ashtu Dielli përshkruante miqësinë dhe vlerësimin e madh që i bënë heroit shqiptar oficerët e lartë anglez, veçanërisht Julian Emery me grupin e vet që kishin qëndruar e luftuar pranë Shtabit të Abas Kupit në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
….Qindra shqiptarë dhe miq amerikanë, burra dhe gra, ngushëlluan duke u përkulur me nderim e dhimbje mbi arkivolin e Heroit. Shumë prej tyre nuk mbanin dot lotët. Dy zonja vajtuan me zë të larët duke i numëruar me vjersha veprat që kishte bërë heroi Abas Kupi. Ato vajtuan sipas zakonit që kanë gratë nga Labëria, vaj të këngëzuar me vargje. Vajtimi i tyre mallëngjeu të gjithë shqiptarët dhe miqtë amerikanë e anglezë.
Shqipatrët e treguan dashurinë për heroin e tyre kombëtar me qindra kurora me lule(që nuk i mbajtën dot dy sallat e funeralit-vinte në dukje Dielli) dhe me një pjesmarrje të madhe në Funeral-Home dhe në varrim.
Shërbimet fetare i udhëhoqën dy Imamë të Xhamisë dhe dy Klerikët e tjerë, babai i Teqesë së Detroitit dhe prifti katolik dom Zef Oroshi. Të katër klerikët bënë lutje dhe vlerësuan shpirtin kombëtar të Heroit.
Dr. Fuad Myftija, Sekretar i Përgjitshëm i Organizatës Komëbtare Lëvizja e Legalitetit, shënonte Dielli,e vajtoi bukur me fjalë të mallëngjyera Kryetarin e Përjetshëm të Legalitetit, Abas Kupin.
Ndër shumë folës, Dielli përmend edhe fjalimin që mbajti Zonja e Vatrës,Nexhmije Zaimi, aso kohe Kryetare e Degës së Vatërs nr. 29 për Nju Jork e Nju Xhersi, degë ku ishin anëtarë edhe legalsitët, por edhe Abas Kupi, i cili në manifestimin e nderit që organizoi Vatra së bashku me Arbëreshët e Italisë dhe të Amerikës me 28, 29, 30 Nëntor 1969, e pat zgjedhur Abas Kupin në podiumin e nderit dhe në tavolinën kryesore në darkën festive. Zonja Nexhmije Zaimi foli me fjalë të zgjedhura në emër të Vatrës. Shkëpusim pak fjali nga fjalimi i saj: Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, paraqes ngushëllimet më të përzemërta për largimin nga kjo jetë e luftëtarit kreshnik, e heroit Kombëtar Abas Aga. Ngushëllimet e Vatrës i drejtohen çdo anëtari të familjes që ndodhet këtu sot, por dhe familjes së tij që ndodhet në Shqipëri.
Dhe prapë me respekt ngushëllojmë Mbretin Leka, Nënën Mbretëreshë Geraldinë dhe Lëvizjen Kombëtare të Legalitetit.
Gjithashtu ngushëllimet tona i paraqiten çdo shqiptari, qofshin në këtë sallë, e qofshin në anë të ndryshme të Botës, atyre që e kanë çmuar, adhuruar, respektuar këtë atdhetar të flakët, që jetën ia dedikoi Shqipërisë duke luftuar me armë në dorë.
Duke u drejtuar nga arkivoli, zonja e Vatrës përfundoi: Burrë trim, luftëtar i shkëlqyer, që ke nderuar Historinë e Shqipërisë, po ashtu Vatran besnik, dhe buajr, çdo anëtar i Federatës sonë, nderon Kujtimin Tuaj,që do të qëndrojë i pavdekur derisa të ketë qoftë dhe një shqiptar të vetëm në këtë botë. Sot, me respekt dhe dorë në zemër, të përcjellim në jetën e përjetshme…
Folësit i prezantoi Reshat Agaj, ish editor i Gazetës Atdheu, që kishte udhëtuar nga shteti i Wisconsi-t. Folësit e lartësuan veprën e Heroit Kombëtar.
Po në Faqen e parë të Diellit botohej edhe një esse e bukur kushtuar heroit me titull”Vizuer Vigan:Abas Kupi” shkruar nga Shefki Miraku. Ai përshkrunte me nota heroike jetën e Abas Kupit, që pat lindë në një kohë kur Shqipërisë nuk i diheshin kufijtë, kur emrat shqiptar dhe Shqipni, nuk lejoheshin të shqiptoheshin, lindi atëherë kur gjithçka i mohohej Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por, ai i dha emër Shqipërisë me veprën e vet.
Miraku shkruan: Oh, sa kryenaltë jam që e njofta, sa i lumtun jam që prej tij mësova, sa faqebardhë qeshë që prej tij u udhëzova…. e pashë, shkruan Miraku, për të parën herë atje, në sheshin e Kryeqytetit të lirë, mbushun plot e përplot me shqiptarë të lirë, ishte Dita e flamurit, ishte dita e 25 vjetorit të Indipendencës sonë Kombëtare. Atë ditë, Kryenaltë dhe me vend qëndronte shqiponja dykrenore mbi ballin e Tij, t’atij që trupin, mendjen dhe zemrën ia kishte pasë dedikue asaj lirie, asaj indipendence, atij përvjetori.
E njofta për të parën herë ndër truelle të huaja,…Ishte mbas 7 prillit, atëherë kur atdheut i kishte mbrojtë nderin, Shqipnisë i kishte dhanë emën, Shqiptarëve u kishte përtërirë burrërinë.
Abas Kupi kishte lindur me ruejtë nderin e Shqipnisë,ishte burrnue me qarkue flamurin me të tjera dafina, ishte brurrnue të veprojë me vendosmëni dhe vetmohim, për me i shtue historisë së Shqipnisë të tjera faqe t’arta, të tjera faqe të ndritshme.
Dje, trokëllini dhe dera e këtij vigani, dje iu hap edhe Atij dera amshimit. Ai e ksihte ballafaque disa herë atë derë, por nuk ishte dorëzue…
Miraku do ta mbyllte essenë e tij me këtë esklamacion: Cilin me ngushëllue për humbjen e këtij vigani?
…Cilin, vallë duhet me e shtërngue duersh, me i hapur krahët e përqafimit, me lotue dhe, me atë lotët me i përzie?
Me të gjithëëë!
Të gjithë janë shqiptarë dhe të gjithë si shqiptar po e përcjellin. Të gjithë janë miqë dhe Atij miku po i përulen….
Bas…!, ishin shqiptarët që të përcuellën, të përcuellën për një prehje të shkurtën, vetëm për me i dhanë kohë të tjerë shqiptarëve me u përgatitun për të përcjellun drejt Altarit t’Atdheut. T’Atij Altari akoma të vorfun nga mungesa jote, por shumë i zengjinosur nga Historia jote….
… Edhe Editorialin e atij numri, Gazeat Dielli ia kushton heroit Abas Kupi. Editoriali mbanë titullin” Heroi kombëtar:Abas Kupi”. Editor i asaj kohe për gazetën Dielli ishte një nga dishepujt e Faik Konicës,një nga monarkistët idealistë, Refat Xh. Gurrazezi, i cili e pat drejtuar Diellin që nga viti 1929. Përmes fjalive të zgjedhura, Dielli, përmes editorialit,evokon jetën e heroit dhe përshkohet nag ideja:” Trim i trimave, Heroi Abas Kupi, nuk është më, po emri dhe fama e tij nuk vdesin kurrë: do të kujtohen me mburrje-gjithmonë bashkë me Historinë e Shqipërisë dhe do të jetë një shembull patriotik për brezat e ardhshëm”… Dielli evokon 7 prillin kur Abas Kupi nderoi Shqipërinë. Me këtë rast Dielli kujton se : Kur ishte festuar Dita e Flamurit me 28 Nëntor 1939, në Kryekishën Shën Gjergjit në Boston, pas Meshës Peshkop Fan Noli, kishte mbajtë një fjalim të gjatë, ku midis të tjerave kishte thënë edhe këto: Vjet(28 nëntor 1938) ishim mbledhë këtu që festuam Ditën e Flamurit, dhe ishim të gjithë të gëzuar se kishim një Shqipëri të Lirë. Kurse sot jemi të gjithë të helmuar, shkaku se Shqipëria është zaptuar nga armiku i huaj dhe e humbi lirinë e saj Kombëtare. Do të na kish mbetë merak po të mos kishim lufuar; atë merak e nxuarrëm se neve luftuam, ata tre fishekë që patëm i zbrazëm dhe i treguam tërë botës se armiku hyri në Shqipëri duke derdhur gjak…Ata tre fishekë i zbrazi Abas Kupi me një grusht ushtarë trima dhe nderoi Kombin shqiptar përpara tërë Botës. Pak më parë se të zaptohesh Shqipëria prej fashistëve italianë, u zaptua Çekosllovakia nga nazistët gjermanë,po çekët nuk zbarzën asnjë pushkë, sido që kishin një ushtri të armatosur mirë, shkruante Dielli.
Editoriali përfundonte me fjalinë:”Shqipëria qe e lumtur që pati një Hero Kombëtar si Abas Kupi, i cili nderoi Kombin shqiptar.
Nga gjithë kjo që ju lexova, dua t’ju fokusoj ju të rinëjve të Legalitetit, dhe ne të tjerëve, atë ç’ka shkruante Shefki Miraku përa 40 vjetëve: Ajo përcjellje ishtë e përkohshme. Altari i Heronëjve ende e pret Abas Kupin. Altari mbetet i varfër pa Heroin e 7 Prillit!
Faleminderit që më dëgjuat! I përjetshëm Kujtimi dhe Vepra e Heroit Kombëtar Abas Kupi!
• Mbajtur ne perkujtimin e 40 vjetorit te Abas Kupit me 9 Janar 2016

Filed Under: Featured Tagged With: Abas Kupin, dalip greca, para 40 vjetesh, si e percolli Dielli

Rreth binomt Abas Kupi dhe Zogizmi

January 11, 2016 by dgreca

Nga Ahmet HOTI/*
Nuk ka gja ma te mire se sa me perkujtu e nderu jeten e bamat e Abaz Kupit ne keto dite rrapulline ne te cilat kalon rraca shqiptare, rrapullime e shkaktume prej ideologjise coroditese te cilen ai me mish, shpirt, pushke e mergim u mundua t’ia parandaloje Shqipnise.
Kemi fole me vite te tana dhe tashma populli i din, per ato qe dojne me dite, se c’ka qe e bani Gjeneral Abaz Kupi.
Ne fjalen e sotme du me u ndal tek binomi Abaz Kupi/Zogizem. Zogizmi si thelb te filozofise se saj ka shtetformimin. Kriteri I vetem te cilin kjo filozofi perdori per te mbledh njerzit rreth saj ishte kontribut I gjithanshem ne kete shtetformim. Po te analizojme perbamje njerzore te kesaj filozofie aty gjejme Shqipnine e vertete. Aty gjejme hoxhen, priftin apo popin, gjejme qytetarin dhe katundarin, beun dhe bujkun, te shkollumin dhe te paditunin, gegen edhe tosken, kosovarin dhe camin. Ajo ashte filozofi gjitheperfshirse dhe jo perjashtuese. Ajo nuk asht filozofi Elitash apo te ashtequjtura elita. Aty asht gjithsecili qe e ndjen se shqiptareve u duhet nji shtet. Pikerisht per kete Abaz Aga e gjeti vedin ne ate filozofi qe dalengadale u personifikua me te.
Pjesmarrja ne xhandarmarine e famshme shqiptare, qe karakterizohej nga besnikeria e larte ndaj shtetit, ia rriti atij reputacionin ne shkalle vendi. Ai kontriboi me pushke ne dore per shkaterrimin pa meshire te levizjeve te Shales, Mirdites, Delvines dhe Fierit, te cilat jane te miredokumentuara si levizje te frymezuara nga shtete keqdashese ndaj Shqipnise per kohen. Habiten njerzit se si ia arriti Ahmet Zogu qe te bante qe te deshtonin te gjitha keto levizje antishtet, kurse shtetaret e Shqipnise se 1997-es, me gjithe ate ushtri e armatim nuk arriten me I tregu vendin Zani Caushit me shoke? Pergjigjja asht krejt e thjeshte! Jane keto burra si Abaz Kupi qe I munguan dhe vazhdojne t’i mungojne ketij shteti motra e vellazen.

Fakti qe Mbreti Zog ia besoj qendresen ne portin e Durresit ne ate kohe Major Abaz Kupit, na tregon shume gjana rreth Mbretit, Abaz Kupit dhe Shqipnise se kohes. Kolonel Selmani e analizon shume bukur ne librin e tij kete fakt. Mbreti nuk kishte besim te ushtria, meqe ajo kishte dhane sheja ne levizjen e Delvines dhe Fierit se ishte nen inflencen e Italise, vend ku shumica e oficereve ishin shkollu. Kjo nuk do me thane se Ahmet Zogu nuk kishte ushtrine me vedi, por se per faqe te zeze te disa oficereve, ashtu si dhe shume te tjereve qe hangren buken e turpit mbas 7 prillit te 1939, pranonin ma mire qe si mbret te kishin Viktor Emanuelin e Italise se Ahmet Zogun e Burgajetit. Perseri Zogizmi, me pragmatizmin qe e karakterizon, u mbeshtet tek besnikeria ndaj shtetit, nderi e burrnia. E natyrisht besimi iu shperblye me Epope. Po, po Epope. Ajo cka Abaz Kupi dhe Ushtaret dhe Xhandaret e Mbreterise Shqiptare bane ate dite asht epopeja ma e lavdishme dhe e randesishme e shtetit shqiptar. Ajo defacto na rreshtoi ne krahun e Aleateve kunder Boshtit. Ne kujtimet e tij Ambasadori Grand na e shpjegon qarte se Mbreti e kishte te qarte se do te kishte nje lufte boterore, nga e cila do te dilnin fitues aleatet. Ai me bindje e rreshtoi Shqipnine drejt perendimit. Por, jetsimi I ketij vendimi te zogizmit drejt Perendimit u krye nga epopeja e Abaz Kupit me shoke.

Ashte e vertete se cka bani Abaz Kupi me 7 Prill na flet per trimnine e burrnine e tij. Por, ajo qe ai bani pas kesaj dite per Shqipnine e Zogizmin na tregon shume per karakterin dhe filozofine e tij ne jete. Ishte kollaj me I qendrue Mbretit e Zogizmit besnik ndersa drejtonin Shqipnine, por ishte sacrifice dhe vetmohim me vazhdu ne ate rruge tuj u ende maleve te Shqipnise e kontinenteve te Botes.

Si pjese e planit aleat qe nepermjet Mbretit Zog te krijohej nje front antipushtim Abaz Aga u kthye ne Shqipni pas nji emigrimi te shkurter. Pra Zogizmi I vuni pushken dhe nuk e priti me lule pushtimin italian, as I thirri clirimtar, apo bani sehir. Mbretnoret vazhduan, ne koordinim me aleatet te banin organizimin e rezistences, sidomos ne Veri. Pra u luftua ndaj pushtuesve, per aq sa ishin mundesite, gjate 1939, 1940, 1941 dhe 1942. Deri me 1942-in komunistat nuk e kishin qite as edhe nje pushke. Abaz Kupi iu pergjigj pozitivisht thirrjes se komunistave per mbledhjen e Pezes. Ai iu bashkua Frontit. Duhet theksu se ne kete kohe komunikimete tij me Mbretin, I cili per turp te politikes progreke, lexo pro mbretit George te Greqise, te Anglezeve ishte disi I izoluem. Pra, ne nje fare menyre vendimet I merrte I udhehequn nga ajo filozofi te ciles I kishte dhane besen. Vendimet e tij ishin aq te drejta sa qe Mbreti kurr nuk u hoqi as edhe nje presje. Fakti qe Abaz Aga iu bashku Frontit I hoqi komunistave armen e propagandes kunder nacionalistave. Imagjinoni se cila do te kishte qene propaganda e tyre kundrejt zogistave sikur Abaz Kupi te mos merrte ate vendim. Nga ana tjeter qendrimete tij ndihmuan dhe historine tone qe te mund te lexojne qendrimet e Aleateve ndaj nacionalizmit ne Shqipni. Une them se Abaz Kupi I ka ba nderet me te medha Zogizmit gjate Luftes se Dyte Boterore, biles personalisht e coj deri aty sa pa dyshim them se nuk e lejoi me vdeke. Qendrimet e tij gjate kesaj Lufte ia cjerrin masken propagandes komuniste ndaj nacionalizmit e Zogizmit. Kjo ishte arsyeja qe Enver Hoxha me shoke donin me e vra me cdo kusht.

Ideali I Shqipnise Etnike ishte vija ndarese mes nacionalizmit dhe internacinalizmit shqiptar. Ne Mukje, ai pa se Shqipnise I bahej nder me luftu komunizmin njisoj si pushtimin. Ai e kuptoi se ngadale Shqipnise po I bahej gati nji pushtim edhe ma I zi. Zogizmi zyrtarisht I vuni pushken komunizmit ate shtator te 1943. Kete lufte ai se pushoi deri sa vdiq. Kesaj lufte I sherbej edhe krijimi I Levizjes se Legalitetit, edhe pjesmarrja ne Komitetin Shqipnija e Lire. Ai bani te pamundunen per Shqipnine, fatet e se ciles ishin percaktu tjeter kund. Edhe pse u ndje I tradhtum nga aleatet, te cileve u ndejti gjithmone besnik, perseri per hater te zogizmit, nderit e burrnise, per hater te Mbretit reagoi me fisnikeri. Kujtimet e Xhuljan Emrit jane nje ilustrim I shkelqym I atyne diteve te trazume.

Ia vlen kete dite me fole per ato qe ai la ne Shqipni. Vujtjet e tyne filluan me 11 prillin e 1939. Zogistat I kan fillu internimet dhe vuajtjet ne prillin e 1939. Qe nga ajo dite dhe deri diten qe iken nga internimet e Lushnjes ne vitet 90 nuk e pane nje dite te mire. Dhe pse? Sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti dhe mbrojti Shqipnine, sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti qe Shqipnija te rreshtohej nga Aleatet, sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti Shqipnine Etnike, sepse baba dhe gjyshi I tyne ishte besnik I Mbretit te Shqiptareve, besnik I Shqipnise.
Po e mbylli kete fjale me nje pjese te fjales qe Lumja, vajza e vogel e ishministrit te brendeshem te Mbretnise Shqiptare, tmerrit te komunistave, Musa Jukes, ka mbajt diten e ceremonise mortore te Abaz Ages.
Te dashtun Bashkatdhetare!
Keto pak fjale qe kam me thane m’erdhen nga zemra tuj shikue fytyren e Abaz Ages.
Paqja e qetesija qe shpreh jane te papershkrume.
E njajta paqe dhe qetesi qe kam pa ne fytyren e babes t’em, I cili nderroi jete n’Egjypt njizet vjet ma pare. Paqe qe vjen kur detyren e shejte, qe te ka caktue jeta, e kryen me burrni dhe guxim, por sidomos me miresi.
Abaz Aga me Baben t’em ka bashkpunue vecanarisht kur asht dasht me luftue per cka asht e drejte, pa mendue kurre per vedi, por per te miren e pergjithshme.
Kujtimi qe na len Abaz Aga qofte per ne si nji drite qe na ngrohe zemrat e na drejton kah e mira.
Uroj qe Zoti I paste fale parajsen Abaz Ages.
Uroj qe familjes Kupi Zoti t’ua shperbleje vuajtjet.
Uroj qe shqiptareve tu ndricohen mendjet qe me nderue herojt e vet!
*Zv/Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit per SHBA. Fjalim i mbajtur me 9 Janar 2016 ne perkujtimin e Abas Kupit

Filed Under: Komunitet Tagged With: Abas Kupi dhe Zogizmi, Ahmet Hoti

ABAZ KUPI BURRE I PUSHKES DHE I KUVENDIT

January 11, 2016 by dgreca

Nga Asllan Bushati/*
New York- 9 Janar 2016 Sot mbushen 40 vjet nga dita kur u nda nga jeta, burri i madh i Kombit Shqiptar , gjeneral Abaz Kupi. Per këtë personalitet tashmë janë shkuajtur libra, artikuj, vjersha, poema, këngë etj. Por jam i bindur se akoma më shumë do të shkruhen në të ardhme, sepse e tillë është jeta dhe veprimtaria e tij. Cfardo të themi sot,në përkujtimoren e 40-të të tij, është fare pak, sepse asnjë llojë ligjërate nuk mund ta rroki aktivitetin dhe veprimtarinë patriotike të tij. Por në të njejtën kohë,ne kemi obligim para vehtes,fëmijve tanë, bashkëkohsëve dhe së ardhmes, të mblidhemi dhe qoftë edhe me pak fjalë, të kujtojmë e të sjellim në fokus ate cfarë bëri për kombin ky burrë i madh.
Të nderuar bashkëatdhetar,familja ime ka qenë përkrahse dhe dashamirëse e Mbretit Zog. Që në fëmijri prindërit më kanë folur me respect për Mbretit Zog, por po ashtu me shumë respect edhe për Abaz Kupin. Një vartës, mik, shok dhe bashkëpunëtor i Abaz Kupit, Kapiten Sali Llani (ish komandanti i forcave të Legalitetit në Mat), ka jetuar në shtëpinë time për më shumë se gjashtë muaj në kohën e Luftës Dytë Botrore. Ai ka lënë gjurmë të thella respekti tek Babai im dhe në të gjithë gjakun tim, vecanerisht per vlerësimin e anës ushtarake që ka bërë për Abaz Kupin. Kurse miq te familjes time në Gardhac të Kurbinit: Lam Kurti, Nel Lika, Dik Neziri dhe Dil Cakon e Met Ali Cakoni në Baz të Matit (të gjithë këta miq e bashkëluftëtar të Abaz Kupi), më kanë folë me ndieshmëri shumë të lartë për fjalën dhe burrërinë në kuvend të Abaz Kupit.
Të dyja këto cilësi të Abaz Kupit, pra mencurinë në kuvend dhe trimërinë në luftë, historiografia komuniste, nuk i ka përmendur kurrë, madje për ta errësuar sa më shumë figurën e këtij heroi popullor, ka hedhur shumë baltë mbi të, vetëm e vetëm që ta cvleftësonte sa më shumë që të ishte e mundur.Por sa më shumë koha kalon,aq më e shëndritëshme bëhet vepra dhe veprimtaria e tij.
Të nderuar bashkëatdhetar, më lejoni që me këtë rast, të sjellë në fokusin e kujtesës tuaj,për mprehtësinë dhe integritetin në bisedime të Abaz Kupit,thëniet e dy ushtarakëve të lartë britanik që janë diametralisht të kundërta me ata që ka thënë diktatori E.Hoxha..Së pari Julian Amery në librin “Bijtë e Shqipes” thotë:”Në takimin e parë me të u befasova nga përzemërsia që tregoi dhe vecanërisht më bëri përshtypje profili i tij me atë të Napoleonit, me një cullufe mbi ballë, me të cilën mundohej të fshihte një shenjë plage plumbi…Ai fliste pak me ngadalë, por me një shprehje të mahnitshme, me gjeste dhe me një ton të ngrohtë, të cilat përkthyesi i kishte shumë të vështirë të na i përkthente.”Së dyti Davis Smajli në librin me titull”Me detyrë në Shqipëri”, thotë:”Ishte i qetë dhe i rezervuar nga natyra, ai kishte sjellje të përsosur dhe kurrë nuk i tradhëtoi ndjenjat me ndonjë gjest apo shenjë të dukshme”. Po tu shtosh këtyre thënieve dhe mendimet e tij ne Konferencën e Pezës dhe atë të Mukjes, në mbledhjet e Shtabit Pergjithshëm dhe në cdo kuvend që ai ka qenë i pranishën, bindëshëm mund të thuhet se ai ishte burrë i madh i kuvendeve shqiptare.
Historiografia komuniste , jo vetëm nuk e ka vlerësua, por nuk i ka permendur as dhe emrin në një nga ngjarjet më të medha sic ishte rezistenca kundër pushtuesve fashistë italiane më 7 prillë të vitit 1939. Ai nuk ishte një i pa njohur per kohën, por ishte Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare, ku i bëri rezistencë armikut pushtues edhe në një raportë forcash 50 me 1, rezistencë që i dha nder Shqipërisë në sytë e gjithë botës. Po ashtu nuk u përmend asgjëkundi lufta e 3 gushtit të vitit 1943 nga Qaf-Shtama deri tek Pylli i Kadiut ku u asgjësu tërësisht regjimenti Italian “Guida”, luftimi në pritë në Klos, Ura e Lus, Kurdari, lufta kundër gjermanëve në Krujë,lufta e Koplikut kundër serbve etj , vetëm se të gjitha këto e shumë të tjera i organizoi e drejtoi Gjenerali i madh popullor Abaz Kupi.
E nderuar Familja Kupi, të nderuar bashëatdhetarë. Mendoj se ka ardhur koha të bëhen disa ndryshime në funksion të kujtimit të veprës kombëtare të Abaz Kupit.
Së pari, këtej e tutje, sygjeroj të përkujtohet e të festohet , ditëlindja e Abaz Kupit. Pra 6 gushti të këthehet në një festë popullore,ku të përcillen në mënyrë festive cdo gjë që ka lidhje me figurën dhe veprimtarinë e tij. Kjo jo vetën nga familja, por nga gjithë organizmat shoqëror e shtetror.Festimi të ketë kumtesa, këngë, valle,muzikë, pije dhe ushqim.
Së dyti: Monografia që është bërë për Abaz Kupin duhet të ri shkruhet ,sepse kanë dalë shumë dokumenta , kujtime e materiale të rëndësishme të cilat nuk janë përfshirë në këtë botim. Por në të njejtën kohë, botimi i ri të nxjerrë më mirë në pah gjithë dimensionet e figurës së Abaz Kupit .
Së treti: Eshtrat e trupit të pajetë të heriot popullor Abaz Kupit e kanë vendin pranë munomentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë. Këtë detyrim e ka komuniteti shqiptar i Amerikës dhe Partia e Legalitetit, (madje edhe Vatra e shoqatat etjera duhet të ndihmojë ),në kordinim me autoritet shtetrore në Tiranë .
Së katërti: Një bust i bronxtë i Abaz Kupit në qytetin e Krujës, do ti bënte nder gjithë shqiptarisë. Shpenëzimet për të duhet ti marrë përsipër Partia e Legalitetit në bashkpunim me komuniteti shqiptaro-amerikan dhe Bashkinë e Krujës.
Të nderuar pjesëmarres, në emër të Federatës Panshqiptare Vatra, dhe në emrim tim, i shpreh ndiesitë më të larta Familjes Kupi dhe ju që ishit të pranishëm në këtë përkujtimore. I nderuar qoftë për mot e jetë kujtimi dhe vepra e Abaz Kupit.
*Nënkryetari i Vatrës

NY , më 9 Janar 2016.

Filed Under: Vatra Tagged With: 40 vjetorin e Abas Kupit, asllan Bushati, Fjala

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 87
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT