Shqipëria, u përfaqësua për her të parë, për të treguar këtë trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore me plot larmi me ritmet spektakolare të valles shqiptare, të kryera nga Grupi i njohur i Valleve Rozafati nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika.
Nga Beqir SINA – New York/
BIG APPLE NYC : Anketa e viti të kaluar për “ The New York Times Travel” tregoi se Evropa vazhdon të jetë një nga fushat më të lartë gjeografike me interes për pranishmit në shfaqjen New York Times Travel
Kësaj rradhe morën pjesë mbi 540 pjesëmarrës – përfaqësues të kompanive të turizmit nga e gjithë bota – duke vendosë stendat e tyre për të ekspozuar çdo vit në këtë shfaqje të veçantë.
Përse?
“Sepse, duke u ekspozuar në panairin më të madh të industrisë së turizmit në të gjithë rruzullin, “The New York Times Travel” ju patjetetër, do të tregoni bukurit e mrekullueshme të vendit tuaj, dhe me këtë rast ju jepni një mundësi për t’u takuar dhe për të negociuar me mijëra agjentët e udhëtimit dhe të shesni direkt biletat e prenotimit qysh tani për dhjetëra mijëra të turistëve, që do të vijnë nga Nju Jorku, zona e Tri-Statet dhe rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara,” shkruan gazeta më e madhe në botë e cila organizon këtë eveniment më të madh turistik në botë në New York .
Rritja vetëdijes tuaj me pjesmarrjen tuaj në këtë ekspozitë më të madhe në SHBA e paraqitur nëpërmjet axhensive dhe mediave të udhëtimit të botës, u jep shanse edhe për të gjetur vendin tuaj në mesin e turizimit botëror në SHBA.
Paniari i sivjetëm u mbajt në 8 janar – 10, 2016 në qendrën e famshme të ekspozitave Javits Center në qytetin e New Yorkut.
“The New York Times Travel 2016” – Shfaqi një festë spektakolare ndërkombëtare, për të marrë njohuri dhe këshilla të vlefshme udhëtimi, me seminare të organizuara nga ekspertë të fushës së turizimit, në Nju Jork Shpërndarja e broshurave, shfaqja e filmave dokumentar dhe koncertet festive me kostumet folklorike nga vendet e origjinës, ishin si një eksplorim në pika më të bukuar vendore dhe ndërkombëtare , të preferuarat dhe të njohura dhe nën-“radarët”e preferuesve të turizmit..
“The New York Times Travel 2016”, është padyshim një nga shfaqjet më të mëdha të udhëtimit në SHBA, që prezanton dhe “shqyrton” disa nga pikat e nxehta të globit dhe ndërkombëtare në mbarë botën, paraqitur gjatë fundjavës së kaluar, edhe me ngjyrat e larmishme të folklorit shqiptar, me anë të “Valles me motive të Tropojes”.
Shqipëria, u përfaqësua për her të parë, për të treguar këtë trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore me plot larmi edhe ritmet spektakolare të valles shqiptare, të kryera nga Grupi i njohur i Valleve Rozafati nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika, në Qendrën Javits Jakobit në NYC
Ilir Seci një eksplorues shqiptarë që ka pasion turizmin ka postuar në profilin e tij fotografit nga preformanca e Grupit të njohur i Valleve Rozafati nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika, në Qendrën Javits Jakobit në NYC.
Seci shkruan se:”Në “Javits Center” ,Manhattan,në aktivitetin e organizuar nga gazeta me prestigjioze në botë, “The New Times”, Shqipëria u prezantua nga Grupi i Valleve “Rozafati” drejtuar nga Angjelina Nika…
Kjo shfaqje,(show), thotë ai që organizohet nga gazeta “The New York Times”, është një nga shfaqjet më të mëdha mbi turizmin në SHBA, që prezanton pikat me tërheqëse për turistët në Amerikë dhe në botë…Është një shfaqje me ndikim në mbarë botën.Të shtunën më 9 Janar 2016 në këtë skenë u paraqitën plot shkëlqim vallet shqiptare, jehuan meloditë tona të bukura, dhe ndriçuan ngjyrat e larmishme të veshjeve folklorike shqiptare, të cilat ngjallen kaq kërshëri…, sa që edhe interesimi për ato ka qenë mjaft i madh”, shkruan Seci.