• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2016

Kosova ne udhekryq, SHBA-te jane fati i shqiptareve!

February 21, 2016 by dgreca

Nga Enver Bytyci/

Ne Kosove dikush ka marre nje nisme per nenshkrimin e nje peticioni kunder ambasadorit amerikan. Ky dikushi na qenka gjermano-shqiptar, qenka dhe veteran i UCK-se si dhe po studioka ne Universitetin e Prishtines ne degen e juridikut me pretendimin per tu bere avokat. Eshte e drejta e tij te punoje, te studioje, te behet avokat e cfare te doje. Ai eshte nje person i lire te inicioje edhe peticione, nga kjo e sotmja e deri te ndonje peticion per mbrojtjen e mjedisit a ku e di une cfare. Por eshte e drejta e shqiptareve te reagojne sic ata dijne dhe e ndjejne. Te dy palet gjermano-kosovari dhe shqiptaret e Kosoves kane te drejten te reagojne. Une e di se ne Kosove qytetaret jane ne udhekryq. Ata nuk kane mundesi per momentin se ke e kujt t’i besojne: partive politike ne qeverisje, apo partive politike ne opozite!!! Mungesa e besimit te te dy palet e politikes qenka pozicioni me i veshtire per zgjedhesit dhe qytetaret e nje vendi. Fatkeqesisht shqiptaret ne Kosove jane ne kete pozicion shume te veshtire. Ne qeverisje gjendet nje grup manipulatoresh, te cilet duan qe shqiptareve dhe faktorit nderkombetar t’i japin mesazhin se pa ata “Kosova nuk mund te jete stabile, dmth nuk mund te ekzistoje”. Kjo eshte teper e rrezikshme, gjeja me e rrezikshme qe mund t’i kanoset lirise dhe demokracise se nje vendi. Ndersa ne krahun opozitar qendron ideja se “Vetem ata mund t’i ndryshojne gjerat”, por pa dhene asnje alternative bindese. Kjo perben ate rrethrrotullimin pa asnje dalje, ne te cilin vijne verdalle shqiptaret ne Kosove. Por brenda ketij rrethrrotullimi pa rruge daljeje nuk eshte e nuk mund te jete lidhja e Kosoves dhe e te gjithe shqiptareve ne Ballkan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nuk eshte me rendesi, kush, pse, cfare inicoi nje gjermano-kosovar. Me rendesi eshte qe shqiptaret ta dijne se partneri kryesor, miku me i madh, mbeshtetesi me i pakursyer i fatit te shqiptareve ne bote jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Edhe nese dikush nga perfaqesuesit e ketij vendi ben nje gabim, kurre ne nuk mund te shfaqemi arrogante ne marredheniet me Uashingtonin. Eshte e duhet te jete keshtu per shume aresye teorike dhe praktike: 1. Rilindasit tane e kane themeluar orientimin tone perendimor euro-amerikan. Sa here kemi rreshqitur nga ky orientim ne historine tone mbi 100 vjecare e kemi pesuar e jemi sakatuar. 2. Ibrahim Rugova ishte arkitekt i lidhjeve reale te marredhenieve te ngushta miqesore e partneritetit me SHBA-te. Keshtu Kosova ka shansin qe te perkujtoje keto lidhje te ngushta me vendin mik te shqiptareve dhe te kuptoje praktikisht se liria dhe pavaresia e saj jane produkt i mbeshtetjes amerikane po aq sa i sakrificave te atyre qe dhane jeten per vendin. 3. Nese Kosova dhe shqiptaret nuk do te kene mbeshtetjen amerikane ne te ardhmen, atehere per gjermano-kosovarin student te Universitetit te Prishtines Rusia do te vije e do te ulet kembkryq ne mes te Prishtines, dmth Serbia e rusizuar. Dhe e ardhmja e Kosoves dhe e shqiptareve do te percaktohen nga interesat gjeopolitike te Moskes. Ne shqiptaret, ashtu si popujt e tjere te vegjel, nuk jemi te afte te mbijetojme pa miq. Kush drejton gishtin kunder amerikaneve, dashur apo padashur i ben sherbimin e keq vendit te tij, ndihmon njekohesisht prezencen ruse e serbe ne Kosove. Une nuk besoj se dikush do te kete argumente te tjere kunder ketij aresyetimi, te cilin ne shqiptaret do te duhet ta shnderrojme ne principin e sjelljeve tona.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, fati i shqiptareve!, Kosova ne udhekryq, SHBA-te jane

Lajm mortor –Ndërroi Jetë GENC KORTSHA(Korça)

February 21, 2016 by dgreca

Me 18 Shkurt 2016 vdiq në Michigan bashkatdhetari i ynë, intelektuali i shquem Genc Kortsha*, në moshën 92 vjeçare./

Nesër, ditën e hane me 22 shkurt, prej orës 3:00 PM deri në 9:00 PM, trupi i të ndjerit do të pushojë në: Potere-Modetz Funeral Home, 339 Walnut Boulevard, Rochester, MI 48307. Të marten me 23 shkurt, n’orën 10:00 AM, mesha e përshpirtjes në  St. Andrew Catholic Church, 1400 Inglewood, Rochester, MI 48307, prej ku do të përciellet në  Guardian Angel Cemetery, 4701 Rochester Road, Oakland Township, MI 48306.

“Vatra dhe redaksia e gazetës “Dielli” shprehin ngushëllimet e thella Zonjës Margaret, fëmijvet dhe nipave e mbesave të shumtë, si dhe vëllaut, Mërgimit me familje.

Genc Kortsha (16.2.1924 – 18.2.2016)

 Shenime të shkurta biografike:

Genci lindi me 16 shkurt 1924 në Shkodër, ku i ati, Xhevat Korça, ishte Drejtori i parë i Gjimnazit të Shkodrës dhe jetonte me të shoqen shkodrane,  zonjën Sadete. Xhevati mori pjesë në lëvizjen e Fan Nolit dhe, mbas përmbysjes së qeverisë së këtij të fundit, u largue nga Shqipnia bashkë me të shoqen dhe me Gencin e vogël. Në mërgim, qiftit Korça u lindi edhe djali tjetër, Mërgimi. Gjatë periudhës 15 vjeçare jashtë atdheut, megjithë të shoqen e dy fëmijt, Xhevat Korça rriti e shkolloi djemtë dhe, si intelektual i naltë që ishte, dha mësim edhe në universitete europjane, deri sa u këthye në atdhe në vitin 1939, ku ndimoi arsimin dhe shkollat shqipe, sidomos në viset që u liruen nga robnija serbomalazeze dhe greke, deri sa regjimi i Enver Hoxhës ua këtheu, tue ndimue ushtrinë jugosllave në rekrutimin dhe masakrimin e dheta mija shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare. Genci filloi studimet e mjeksisë në Padovë, por mbas nji viti i ndërpreu për shkak të rrethanave të luftës. Me ardhjen e komunizmit, ai dhe i ati u burgosen. Ma vonë Genci u lirue, ndërsa i ati u dënue me vdekje. Konvertimin e dënimit në burg përjetë, Xhevat Korça e muer si dënim të dytë pse ai, si atdhetar idealist, nuk e donte jetën tue pa zhgatrrimin fizik e moral që komunistat shërbëtorë të anmiqvet sllavë po i sjellshin athdeut e kombit të tij, prandej i dha fund jetës me grevë urije në burgun famëkeq të Burrelit.

Genci u arratis në fund të vitit 1952, ndërsa e ama bashkë me Mërgimin përjetuen kalvarin e kampeve të përqendrimit. Arratisjen e vet dhe peripetitë e nepër male për afër dy muej, Genci e ka pershkrue në librin autobiografik që ka botue në gjuhën anglishte në vitin 2010: “One Man’s Journey to Freedom: Escape From Behind the Iron Curtain”. Libri i shkruem me mjeshtri të rallë, asht emnue për çmimin prestigjoz Pulitzer dhe mund të blehet në Amazon.com). Mbasi ka ardhë në Amerikë, ka krye studimet në Wayne State University, ku ka qenë edhe “Adjunct Professor”. Genci ka publikue shumë artikuj dhe ka mbajtë konferenca profesionale, si Drejtor i Higjenës Industriale në General Motors dhe, për nji periudhë, i Higjenës Industriale të Amerikës. Ai ka shkrue edhe artikuj me subjekte shqiptare, me përmbajtje patriotike dhe politike. Ka tregue interesim për “Vatrën” dhe për “Diellin” të cilin e ka lexue rregullisht. Ka qenë intelektual me parime të nalta, ka qenë atdhetar idealist, e ka dashtë Shqipninë dhe kombin shqiptar, i ka përjetue gëzimet e pakëta dhe zhgënjimet postkomuniste, por ka qenë optimist për të ardhmen. E ka dashtë e nderue atdheun e adaptuem, Amerikën mike e mbrojtëse të shqiptarëvet dhe dalëzotëse kundër padrejtësive kudo në botë. 

*Kështu e shkruente mbiemnin i ati kur jetonte jashtë shtetit dhe Genci ashtu e përdori.

Filed Under: Komunitet Tagged With: GENC KORTSHA(Korça), nderroi jete

Eliza Dushku, në shfaqjen e filmit “Shok” në Worcester të Massachusetts

February 21, 2016 by dgreca

Shfaqja e premirës së u organizua – edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës /

Nga Beqir SINA – New York/

WORCESTER MA: Filmi shqiptaro britanik, SHOK, i nominuar për një statujë Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angelos, gjatë udhëtimit të tij në SHBA- mbrriti në Uster -Worcester të Massachusetts, në shfaqjen e rradhës, për publikun amerikan dhe shqiptarë, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, të shtunën më 20 shkurt.Në rrjetin social Facebook, dhe Viemo , pjesëmarrësit, thonë në këtë shfaqje, ka marrë pjesë së bashku me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes edhe Ylli i televizioni dhe filmit amerikan, aktoria hollivudiane, me origjinë, shqiptare Eliza Dushku.E cila, përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen në Uster – Worcester të filmit me metrazh të shkurtër “Shok” të shtunën, por edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, atë të bashkimit të dy pëllëmbave të dorës, duke bërë simbolin e flamurit tonë kombëtar, Shqiponjës me dy krena.Dushku, është një aktore me famë në Shtetet e Bashkuara, ajo është me shtëtësi të dyfishtë, Amerikane dhe Shqipëtare, ndërsa, ka lindur në Watertown, Massachusetts, më babanë nga Korça dhe nënën e saj daneze.Në rrugën e suksesit në televizionin dhe kinematografinë amerikane, Dushku, është i njohur për rolet e saj në “Buffy Slayer Vampire”, “Dollhouse”, “Bring It On” dhe “LiesTrue.” Ajo në shfaqjen e së shtunës, me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes – mbas rënjes së perdes së filmit SHOK nominuar për Oscar, ka drejtuar pyetje në panelin – pyetje e pergjigje, të moderuar nga ish-kryetaria e Bashkisë Uster – zonja Konstantina Lukes, e cila e mbanë veten shqiptare.Filmi nga Kosova “Shok”, është i bazuar në ngjarje të vërtetë( true story) në prag Luftën e Kosovës, në vitin 1998, e cila shpërtheu një vit më pas kësaj ngjarje, në një luftë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur nga SHBA dhe NATO-s, kundra Serbisë, në vitin 1999, për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve. Shfaqja e premirës së këtij filmi, u organizua edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 17 2008.Skenaristi, anglez Jamie Donoughue, ka thënë në rrjetin social Vimeo, se pritja kritike për filmin e metrazhit të shkurtër, ka qenë pozitive, ndërkohë, që e ka përshkruar atë si “të shkëlqyer dhe të ndritshëm.” “Ai është i pari film shqiptar nominuar për statujën Oscar, Filmi trajton jetën e dy djemve 12-vjeçarë në prag lufte në Kosovë “, thotë ai.Filmi “Shok” është i nominuar për çmimin Oskar për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, dhe më 28 Shkurt 2016, ai do të jetë në mesin e filmave konkurues për një statujë Oscar . Që prej lëshimit të tij nëpër kinemat në Kosovë, Shqipëri , Europë, dhe tani në SHBA, filmi SHOK, , thotë aktori dhe producenti Eshtref Dyrmishi, për gazetën tonë, “filmi ynë ka marrë edhe 11 çmime të tjera, duke përfshirë edhe Çmimin e publikut – Award Juria, dhe Çmimin Juria e Rinisë në 2015 në Aspen Shortsfest, Çmimin e Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të San Jose, të Kalifornisë për Short Film dhe medaljen e argjendtë në Festivalin e Filmit të shkurtër në Manhattan NYC .Filmi SHOK, është prodhim shqiptaro – britanik dhe është 21 minuta i gjatë.

 

17_12_2015_9103409_12362874_10153447014582525_4879798930003011632_o.jpg

12764699_1063336063731313_1391734689684752033_o.jpg

a3edbd0d5303cfdfb51e50107e48390a.jpg

eliz1412.jpg

eliza_dushku_1.jpg

largea_4fecfc2e-9e93-49c3-ac4d-a1d96b835c1e1452005035.jpg

received_10154066213087044-500x400.jpeg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Eliza Dushku, ne shfaqjen e filmit"Shok"

Ngjyrat e jetës mbajnë emrin Shqipe Malushi

February 21, 2016 by dgreca

Tirane/ATSH-Flora Nikolla/.- Vlera e dashurisë i jep energji të pafund Shqipe Malushit, dhe e shtyn përpara të eci në kërkim të një kalitje më të thellë për të gjetur nuanca të tjera, me të bukura, me të ndjeshme, me të ndriçuara. Ishte ende e vogël, kur nga vuajtja e një realiteti që ajo e vëzhgonte me zgjuarsi fëminore, vendosi që botës t’i sillte pak gëzim, sepse nuk mund mund të jetonte e rrethuar me atë zymtësi që po e rrethonte. “Kështu”, thotë Shqipe Malushi, në këtë intervistë, pjesë e librit “Zonjat shqiptare në Nju Jork” që do të promovohet më 24 shtator në NYC,  nën patronazhin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani, “nis energjia  ime  e cila kurrë nuk ndalet sepse është një burim i pashterrur i kërkimit të lumturisë së saj dhe të të tjerëve”.

Dhe e gjitha kjo, për kuptimin e jetës, për manifestimin e së drejtës, për kënaqësinë e të bukurës, për dashurinë e të gjithëve, për barazinë ndaj njeri-tjetrit dhe për pranimin e vdekjes si kurorëzim i një jete të jetuar me domethënie. Aktiviteti i gjithanshëm i Shqipe Malushit,  prej vitesh është në shërbim të punes së saj si lidere për çështjen dhe fuqizimin e gruas në mbarë botën. Ajo vetëm shërben si shembull i asaj njeshqë beson dhe jeton, që do të thotë që çdo grua duhet të jetojë në paqe, në integritet, në dashuri, pa dhunë në shtepi, dhe pa nënçmim nga askush. Shqipja thotë se “të jesh lidere, do të thotë ta shohësh jetën me shumë mundësi dhe t’ua tregosh këtë mundësi të tjerëve, t’i  udhëheqësh njerëzit nga errësira në dritë ngadalë me durim,butësi, dhe me passion”. Ajo është në shërbim të së vërtetës, të dashurisë, të dhëmbshurisë dhe kur nuk do te ndalet. Puna në SHBA i ka dhënë të gjitha mjetet për rrugetimin e saj të largët nëpër bote. Puna në Afghanistan ja ka shtuar durimin, dhimbshurinë dhe mirëkuptimin. Duke punuar me pushtetin e Afghanistanit i është dhënë mundësia të reflektoj për Kosovën e saj dhe të jetë njëherit ambasadore e paqes dhe miqesisë.  Në Liban mësoi se njerëzit kishin zell për dituri, si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Libani vend me i vogël se Kosova, kishte një vizion shumë të largët dhe një fuqi për t’u ngritur shumë të madhe. Në Indi, mësoi dhëmbshurinë, ndjeshmërinë, butësinë, dhe shërbimin. shqipe 1Ishte duke trajnuar në ministrinë e Financave në New Delhi, kur në mesin e pjesmarësve kishte Indus nga Kalkuta, ku Nënë Tereza kishte shërbyer. Ata kishin lexuar në internet se Shqipja vinte nga vendi i Nënë Terezës dhe i sollën dhurata duke  i thënë, “Ajo na dha neve gjithë jetën, dhe ne nuk kishim si t’ia kthenim asaj. Ti je nga vendi i saj dhe ne duam të ndajmë mirënjohjen.” Kishte mbetur pa fjalë. Kishte kuptuar se gjyshja e saj, mentorja e jetes se saj, e kishte  përgatitur shumë herët për këtë mision në rrugëtim të bamirësisë, dhe se ajo  nuk dinte  të jetonte ndryshe !!!

F.N : Ju gjithnjë keni shkëlqyer në aktivitetin tuaj, nga buron energjia juaj  për një aktivitet kaq të gjithëanshëm  ?

shqipja familjeSh.M:  Mirishe Malushi, gjyshja ime, gruaja e parë e shkolluar në Institutin e Murgeshave në Tiranë para Luftes së Dyte Botërore, mbolli tek unë dëshirën, dhe detyrën të bëhem “njeri.” Çka do të thotë kjo? : do të thotë që unë duhej të kalitja vlerat më të larta të qënies njerëzore si dashurinë, besimin në zot, respektin për tjetrin, dhëmbshurinë, krenarinë, bujarinë, zemërgjerësinë, durimin, besnikërinë, dhe nentëdhjetë vlera tjera në rradhitje. Kjo do të thotë që unë do të isha si një ushtar duke kalitur këto vlera vazhdimisht të cilat vazhdojnë të më udhëheqin gjithë jetën time. Njeriu qënka si skulptura e Mikelanxhelos që kërkon kalitje dhe kalitja nuk u ndalet deri në fund të jetës në përsosmëri. Unë e nisa këtë kalitje nga mosha tre vjeçare dhe ende nuk e kam përfunduar. Vetëm vlera e dashurisë më jep një energji të pafund sikurse një infusion dhe më shtyn përpara të eci në kërkim të një kalitje më të thellë për të gjetur nuanca të tjera, me të bukura, me të ndjeshme ose me të ndriçuara. Si fëmijë tre vjeçar kur me vdiq babai, mu duk se dikush ma vodhi, dhe në zemrën time u krijua një zbrastësirë e madhe. Askush nuk ishte në gjëndje të më shpjegonte për vdekjen, prandaj familja e zgjodhi heshtjen. Por heshtja zgjoi tek unë kureshtjen, që më solli dhe idhnimin ndaj pafuqizimit të njerëzimit para vdekjes. Unë nisa ta shikoj njerëzimin sikur të ishte fëmijë dhe unë e rritur. Ata më dukeshin fare të palumtur, të zymte me problemet e tyre, të pafuqishëm për t’i ndryshuar shqipe familja 2ato. Pra unë vendosa qe do ju sillja pak gëzim, sepse nuk mund të jetoja e rrethuar me atë zymtësi. Ja pra nga nisi energjia ime e cila kur nuk ndalet sepse është një burim i pashterrur i kërkimit tim për lumturinë time dhe të të tjerëve. Për kuptimin e jetës, për manifestimin e së drejtës, për kënaqësinëe të bukurës, për dashurinë e të gjithëve, për barazinë ndaj njeri-tjetrit dhe për pranimin e vdekjes si kurorëzim i një jete të jetuar me domethënie.

F.N : Çdo të thotë të jesh lider, sikundër ju ?

Sh.M: Të jesh lider do të thotë ta pranosh përgjegjësinë ndaj rrethit apo çështjes apo ndaj besimit qe ke, dhe të angazhohesh të besh nderime, t’i zgjasësh dorën tjetrit që nuk e di rrugën dhe t’i tregosh rrugën më të lehtë për të. Unë si fëmijë, në të vërtetë kisha dëshirë të bëhesha aktore sepse kisha sens për komedi, dhe dëshëroja t’i beja njerëzit të qeshin. Por ja që jeta kishte një drejtim tjetër për mua. Aktiviteti im më solli në ujëra më të gjëra, dhe talenti im për t’i bërë njerëzit të qeshin, tani është në shërbim të punes sime si lidere për çështjen dhe fuqizimin e shqipe me bojragruas në mbarë botën. Unë vetëm shërbej si shembull i asaj që besoj dhe jetoj, do me thënë  që çdo grua duhet të jetojë në paqe, në integritet, në dashuri, pa dhunë në shtepi, dhe pa nënçmim nga askush. Si fëmijë unë i bëja pyetje vetes, “nëse Zoti e ka krijuar njeriun, Ai atëhere më ka krijuar dhe mua, a nuk jam unë njeri? Përse dikush tjetër duhet të mendojë për mua, unë kam mendjen time, dhe unë mund t’i bëj vetë mendimet e mia.” Pra kjo ishte motoja e pavarësisë sime, dhe këtë promovoj në çdo vend që shkoj. Të jesh lidere do të thotë të shohësh jetën me shumë mundësi dhe t’ua tregosh të tjerëve këtë mundësi. Ti udhëheqësh njerëzit nga errësira në dritë dalëngadalë me durim, butësi, dhe me pasion.

F.N: Duke shkuar në fëmijërinë tuaj, si do ta kujtojë Shqipja atë ?

Sh.M : Dikur si femijë isha rebele ndaj Status Quo-s. Më pengonin ritualet, tradita, kultura,  e cila ja ndalonte femrës lirinë dhe ajo ishte e destinuar për martesë, për të krijuar familje dhe shumë modeste.  Pra ky ishte edukimi familjar i çdo vajze. Po unë nuk e desha këtë edukim, sepse nuk përputhej me vlerat që gjyshja ime kishte mbjellë tek unë. Unë dëshëroja të zbuloja çka ndodhte përtej maleve të Rugovës, çfarë ishte bota, dhe për këtë zgjodha rrugën e rebelimit ndaj gjithçkaje. Sidoqoftë kur tani kthehem në kujtimet e mia, ah sa më mungojnë të gjithë: gjyshërit, dajallarët, Axhët, Hallat, Tezet, kusherinjtë, të gjithë që kaluan në botën e peja3përjetshme në heshtjen e tyre, i kujtoj me mallëngjim. Më kujtohet shtepija që kishte një kopësht të mrekullueshëm me lule dhe fruta, oborri ku luanim, më kujtohet gjyshja që pinte kafe me komshijtë pasdite, era e ushqimit qe mbushte shtëpinë, me kujtohet gjyshi që shtrihej ne divan duke lexuar gazetën dhe pushonte. Tek unë ndizet një dhimbje për humbjen e së kaluarës. Tani pas shumë vitesh, unë dua t’i ruaj këto kujtime të mira, dhe të harroj sjelljet e mia të cilat në atë kohe ishin rezultat i rebelimit. Shtepia jonë kishte perjetuar shumë vdekje dhe zemërimi mbizoteronte. Unë  nuk e kuptoja dhimbjen e humbjes në atë moshë por doja ta largoja domosdo. Pra unë i shpalla luftë vdekjes, dhe ky ishte fillimi im i mospajtimit me të. Dhe meqenëse fëmijëria ime ishte e shkurtër, une shkova  të studjoja në moshën shtatëmdhjetë vjeçare në Beorgad. Kështu, u largova nga kjo dhëmbje. Por këto kujtime, asnjëherë nuk u larguan nga unë. Pra gjithë jetën vazhdova të kerkoja shtëpinë time me ato kujtime, me atë dashuri, me atë durim e butësi. Por kurrë nuk e gjeta më. Vetëm momente aty këtu qe ma ringjallin kujtimin e familjes sime dhe fëmijërisë sime vijnë e shkojnë si valet e detit të huazuara nga kulturat tjera për një çast.

shqipe kitarreF.N: Ju u larguat shumë e re nga Kosova , për herë të parë, si do ta tregonit në këtë inetervistë ?

Sh.M: Une u largova në moshën 17 vjeçare kur nisa studimet e mia për farmaci, fakultet që ishte në Beorgrad. Meqënëse babai im ishte njeri ndër farmacistët e parë shqiptarë në Kosove, gjyshja me lejoi të vazhdoja shkollimin vetëm nëse i ndiqja  hapat e babait. Unë pranova. Por unë, nuk e doja farmacinë sepse në shpirt isha artiste, unë doja vallëzimin, poezinë, pikturën, aktrimin, etj. Unë doja ngjyrat e jetës. Por farmacia ishte e mbushur me rregulla e formula, aj,aj,aj dhe këtë nuk ma donte zemra. Pas dy vitesh e lashë farmacinë dhe nisa të studioja psikologjinë, por dhe psikologjia më dukej shumë e koklavitur dhe mendja e njerëzve të koklavitur nuk më pëlqente. Kështu kalova në Fakultetin e Filologjisë kur njëherit studjova gjuhën frënge, për të vijuar studimet në katedrën e Albanologjise në gjuhë dhe letërsi shqipe. Unë e kisha një ëndërr si fëmijë të shkoja në Amerikë dhe të bëhesha aktore. Kur doli televizori, unë e shihja jetën brenda saj shumë të bukur. Dhe kjo ishte Amerika e cila më tërhoqi meqënëse jeta ime ishte shumë e dhimbshme në realitet dhe unë doja të shkoja atje ku jeta ishte e gezuar.

F.N: Si e kujtoni Pejën e fëmijërisë tuaj ?

pejaSh. M : Peja një qytet i vogël i rrethuar me malet e Rugovës, me lumin e Bistricës që e ndante qytetin në mes, me dyqane të vogla para të cilave qëndronin pleqtë duke pirë cigare dhe duke biseduar. Femijet duke luajtur në shesh, gratë duke gatuar dhe pastruar shtepitë e ca nga ato duke shkuar në punë. Momentet më të bukura ishin kur vizitonim tezen e madhe Ifaketen, dhe luanim në kopësht nën dudin e bardhë apo te zi, e kam haruar. Tezja na gatuante pite dhe ne kënaqeshim me përrallat e djalit të tezes, Enver Hadrit. i cili na zgjeronte imagjinatën me udhëtimet e tija. Ky qytet ishte si qytet përrallash ku mund të ëndëronim. Pra dikur kur kishim dëshirë për të zbuluar botën, ky ishte qyteti qe na mbronte nga vetë dëshirat tona. Në këtë qytet aktivitetet më të rëndësishme ishin: lindja e djalit, fejesa, martesa dhe vdekja. Asgje tjeter nuk ndodhte. Prandaj unë dëshiroja të fluturoja përtej maleve ku kishte ma shumë gjallëri, jete, ndodhi, aktivitet dhe kërkim.

F.N : Po sot si e shihni ju Kosovën ?

shqipe jahjagaSh.M : Kosova sot ka shumë ngjyra, ka shanse, ka njerëz të rinj me ide shumë të mira, me fuqi rinore. Kosova sot ende është në hapat e para të rindërtimit, dhe i duhet shumë kohë për t’i thelluar rrënjët e udhëheqësisë. Sot kemi një femër presidente, ajo është presidentja më e re në bote. Kjo nuk mund të imagjinohej gjatë fëmijërisë sime. Sot gratë kanë diturinë, dhe kërkojnë më shumë nga jeta. Ato duan të udhëheqin, të jenë të pamvarura, të kenë drejtësi, barazi dhe respekt në të gjitha fushat. Pra sot Kosova është një fëmijë në fushën e politikës dhe aty si çdo fëmijë që gabon, bëhen gabime në udhëheqësi, por tani Kosova e ka vetëdijen dhe gabimet përmirësohen. Une tani e ndjej veten si turiste në shtëpinë time, sepse të shumtën e njerëzve që i kam njohur dhe kemi ndarë një jetë të tërë se bashku, nuk jane më. Gjenerata e re është rritur dhe ata nuk më njohin. Shpesh kur  vizitoj, Pejën eci në rrugët e saj ku dikur e njihja çdo gurralec, tani eci si hije duke mos e njohur askënd. Dikur, Peja ime e vogël tani Peja është  shndëruar në një qytet shumë të madh, me shtepi të larta, plot me njerëz, zhurmë, makina, ajër të ndotur, lumin ndonjëherë të shterur dhe plot plehra anë e mbanë. Qentë mbizoterojnë natën, dhe femijët kanë frikë sepse ndodhin vrasje të papara në qytet. Ku u zhduk Peja e ëndrrave nuk e di?

F.N : Ju  punoni në ndërtimin e paqes dhe forcimin e marrëdhënieve në Afganistan, Liban, Indi, Kosovë, Shqipëri, në Shtetet e Bashkuara…

shqipe me duarSH.M: Unë punoj, punoj, punoj tërë kohën dhe dëshëroj të shoh një botë në paqe, pa luftra, pa vuajtje, pa dhimbje. Më pengon shumë padrejtësia, dhe vuajtja e grave dhe femijëve. Une jam në shërbimë të së vërtetës, të dashurisë, të dhëmbshurisë dhe kur nuk do te ndalem. Puna në SHBA m’i ka dhanë të gjitha mjetet për rrugetimin tim të largët nëpër bote. Puna në Afghanistan m’a ka shtuar durimin, dhimbshurinë dhe mirëkuptimin. Duke punuar me pushtetin e Afghanistanit dhe duke trajnuar ministra, zëvëndësministra dhe drejtorë të ministrive te ndryshme, më është dhënë mundësia të reflektoj për Kosovën time, dhe të jem njëherit ambasadore e paqes dhe miqësisë. Ishte Afghanistani shteti parë që pranoi Kosovën e lirë. Eksperienca e Kosovës, më bëri punën më të lehtë që të kuptohemi ne mes vedi, sepse kishim një vuajte të njejtë, kërkimin e lirisë. Libani më mësoi elegancën e të shprehurit, aty varferia dhe pasuria ishin të ndara vetem me një rruge. Në Liban mësova se njerëzit kishin zell për dituri, si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Libani vend me i vogël se Kosova, kishte një vizion shumë të largët dhe një fuqi për t’u ngritur shumë të madhe. Aty bisedimet bëheshin në nivel të lartë didaktik, aty vihej në dukje arti i të folurit, arti i gatimit, arti i prezantimit, dhe unë si Kosova arrita jo vetëm të mësoja nga ata, por t’u mësoj atyre gjëra nga tradita jonë. Në Liban mburesha me traditen tonë, me mësimet e gjyshes të cilat më kanë dhënë një dituri të madhe. Në Indi, mësova dhëmbshurinë, ndjeshmërinë, butësinë, dhe shërbimin. Në këtë vend shqipe me grate afganistanegoja e njeriut nuk është në rend të parë. Në këtë vend ka shumë zotëra të cilëve populli ju beson, por  të gjithë këta zotëra janë të njëjtë si vlerat e gjyshes sime, vetem me emra të tjerë. Pra Indija, më mësoi të jem më e qetë, të meditoj, të ushtroj jogen që të forcoj trupin, të ushqehem me shendetshëm dhe të jem gjithnjë në shërbim. Në Indi ka shumë varfëri, shumë pasuri, dhe shumë bukuri. Njeriu e gjen atë çka kërkon. Unë isha  duke trajnuar në ministrinë e Financave në New Delhi, kur në mesin e pjesmareseve kishte Indus nga Kalkuta, ku Nënë Tereza kishte shërbyer. Ata kishin lexuar në internet se unë vija nga vendi i Nënë Terezës dhe më sollën shumë dhurata duke thënë, “Ajo na dha neve gjithë jetën, dhe ne nuk kishim si t’ia kthenim asaj. Ti je nga vendi i saj dhe ne duam të ndajmë mirënjohjen.Unë mbeta pa fjalë. Më duket se gjyshja ime më ka përgatitur shumë herët për këtë mision në rrugëtim të bamirësisë, dhe unë nuk di si të jetoj ndryshe.

F.N : Si Drejtore Ekzekutiv në Organizatën shqiptare Grave Amerikan (AAWO) në Nju Jork,  çfarë mund të tregoni në këtë intervistë për qëllimet dhe arritjet e kësaj organizate …?

shqipja duke eprqafuarSh.M: Shoqata Shqiptaro Amerikane Motrat Qiriazi (AAWO), ishte shoqata e parë e grave në Nju Jork e themeluar më 1993, nga Shqipe Biba. Së bashku, të gjitha gratë  zgjodhëm si presidente Dr. Ana Kohen e cila kishte shumë dashuri dhe pasion për popullin shqiptar. Pra vizioni ynë ishte edukimi,bashkimi dhe avancimi i femrës në të gjitha sferat dhe trojet. Ne të gjitha bëmë punë vullnetare, mblodhëm fonde nga komuniteti dhe i dërguam ndima grave dhe fëmijëve në trojet tona. Në vitin 1991, ne të gjitha bënim pako me ushqime dhe veshmbathje dhe ua dërgonim familjeve në Shqipëri. AAWO ishte derë e hapur për komunitetin tonë në NYC dhe në Amerikë. Përnjëherë u bëmë pikë referimi, dore e shtrirë ku ledhatonim aty ku kishte dhimbje, jepnim kurajo në përballimin e tragjedive, ju fshinim lotët nënave në vuajtje, vazhdimisht luftonim dhunën në familje dhe kudo. Pra ishim shumë të zëna me këto punë. Më 2001, kur refugjatët Kosovarë nisën të vijnë  në NYC, duke ikur nga lufta, shteti Amerikan na dha fonde të krijojme një zyre ku mund t’i orientonim te porsaardhurit.Ne i hapëm dyert zyrtarisht më 23 Tetor 2001. Por pasioni, energjia dhe dashuria e të gjithë komunitetit na ndihmoi të ngrihemi shumë shpejt. Brenda vitit shqipja jonene shumëfishuam buxhetin. Hapëm tri zyra dhe punësuam 16 anëtare. Ndërkohë, zhvilluam 22 programe në mësimin  e të cilave ishin: edukimi, financimi i grave dhe rinisë për edukim; punësim, dhuna në familje, gatimi, të moshuarit, shëndeti, krijimtaria, kultura, marrëdhëniet ndërkombëtare, vullnetarizmi, fuqizimi i gruas, ligji dhe e drejta, emigracioni, etj.  Kishim një program javor televiziv gjysëm oretë drejtuar nga gazetarja Elmira Muja, dhe revistën javore “Shpresa” që e dërgonim anë e mbanë botës ku kishte shqiptarë. Pra ne bashkuam komunitetin shqipe me kalamajgjatë kësaj periudhe, e mundesuam që ëndra e Fan Nolit të realizohet për një kohë të shkurter. E ngritëm gruan në nivelin që meritonte të ishte, të respektonte vendin dhe të ishte e respektuar. I inkuadrum burrat të na ndihmohnin dhe të mesojnë se pa ndihmen e tyre gruaja nuk do te mund të jetë e lirë. Ata e kuptuan dhe na u bashkangjitën. Pra ishte një pune kolosale që i përfshinte të gjithë duke u nisur nga 200 vullnetarë, një bord nga 12 vetë, 16 punëtore të palodhura, dhe një komunitet i tërë qendronte pas nesh. Kjo ishte një periudhe ku kishte përparësi identiteti shqiptar, kur ishim të gjithë një me të njëjtën dhembje për vendlindjen. Neve çdo muaj organizonim mbrëmje kulturore duke ftuar artistë nga trojet tona duke ju mundësuar një platformë  për të paraqitur kulturën tonë dhe kombin. Pra idea ime ishte të festojmë të bukurën e kombit dhe t’i ngrinim vlerat tona kulturore, të jetojmë me  dinjitet dhe të bashkuar. Besoj se e arritëm  këtë për pesë vite me radhe të shërbimit tonë.

F.N : “Shpresa” Magazine, si lindi ideja e krijimit të saj dhe cili ishte qëllimi i saj  ?

Sh.M : “Shpresa” Magazine ishte një platformë e të shprehurit dhe  prezantimit të gruas shqiptare në lartësinë, shqipja me femijbukurinë, talentin dhe të mirat e saj. Pra duke i prezentuar gratë nga ana pozitive tentuam ta ngrinim moralin e gruas Shqiptare kudo në diasporë. Kontributi ishte i madh, te gjitha gratë dëshëronin të ishin të prezentuara ne profilin e gruas. Aty gjetën vend gratë e të gjitha profileve. Kjo revistë në të vërtetë u bë e mundshme nga ndihma dhe kontributi i të gjithe grave Shqiptare dhe mikeshave nga kulturat e ndryshme. Kjo revistë u shpërnda në të gjitha viset ku kishte shqiptarë, nga Greqia deri ne Australi, si dhe në të gjitha shtetet e Amerikës. Ishte reviste mujore, dhe përfshinte gjitha larmitë nga shtepia deri në shkence ku ishte gruaja e prezentuar. Pra e përfshinte traditën, kohën e lashtë dhe atë moderne, zërin e femijëve, gatimin, kulturën, poezinë, tregimet etj. Siç thoshin gratë, “kur na vjen Shpresa, i lemë të gjitha punët dhe ulemi për ta lexuar.” Ishte një revistë shumë e bukur dhe rrezatonte dashuri, dhe reflektonte talente te shumta të botës së gruas.

F.N : Gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999 ju keni ofruar këshillim psiko sociale, udhëzime dhe mbështetje financiare për refugjatët në kampet në Shqipëri…

shqipja me duar lartSh.M: Po lufta ishte një dhëmbje shumë e madhe për popullin tonë kudo. Unë kur  shihja lajmet në TV në Amerikë, më shtrëngohej zemra, e ndjeja veten të pafuqishme për të përballuar një gjë si lufta. Dhe ja pra mu desh të lija punën pas 15 viteve në shtëpinë botuese ku kisha të bëja me media dhe me gazetari, dhe të shkoja në Shqipëri për të mirën e popullit tim. Sidoqoftë kisha mbështetje nga Shoqata për femijët dhe gratë refugjate. Mblodhëm shumë fonde dhe arrita të shkoj në kampe dhe t’ju ofroj  çdo gjë ishte e mundur, ndihmë financiare nga donacionet e ndryshme, ndihmë psikosociale, dhe dashuri. Ne atë kohë mësova shumë gjëra, se si lufta e shndëron njeriun ne bishë, dhe të gjitha vlerat humben e harrohen. Kishte tregime tejet të dhimbshme, dhe duhej të ishe shqipja me lap tope fortë për ta përballuar dhembjen. Kjo do të thoshte se pas kësaj humbje jeta vazhdon, dhe kujtimet kurrë nuk fshihen. Gjatë vizites sime në kampe realizova një dokumentar që tregonte situaten. Mblodha shumë tregime nga njerëzit si dhe vizatime nga femijët. Më duhet kohë dhe fuqi t’ju rikthehem dhe të përpiloj një libër nga ato ditë. Gjatë luftës dhe pas luftës unë vazhdova të jem bashkëpunëtore me gratë në Kosovë e Shqipëri, t’ju  ofroj çka unë di të bej më mirë, pra dashurinë. Sepse dashuria është mjeti më i mirë i shërimit nga vuajtjet e sidomos nga dhuna dhe nga lufta. Vazhdoj ta vizitoj Kosovën dhe të bashkëpunoj me Rrjetin e Grave në mbarë Kosovën.

shqipe me luleF.N : Çfarë është letërsia për ju ?

Sh.M: Letërsia për mua është dashuri, bukuri, jetë në moment, është kapitull i asaj që ndjejmë dhe përjetojmë. Eshtë dituri dhe një mrekulli krijuese. Unë kam shkruar poezi dhe tregime që e vogël, dhe vazhdoj të shkruaj vazhdimisht kur jam e frymëzuar. Për mua letërsia është një histori interpretimi e jetës në arkiva për gjeneratat e reja. Eshtë një pasuri e pafund. Unë kam shkruar shumë libra me tregime dhe poezi si dhe skenarë filmash, por ende nuk i kam botuar ato. Tani në këtë pjesë të jetës do mundohem t’i botoje dhe të tjerat.

F.N :Cila është muza juaj e të shkruarit?

detiSh.M: Kur e shikoj detin zemra më rreh dhe hapet mu si deti. Në ato momente çdo gjë është e mundur për mua, një horizont i pafund më frymëzon të vazhdoj të kërkoj ende, nuk di se çfarë kërkoj por duhet të kërkoj. Kur kalëron e ndjen lirinë dhe fuqinë që më vjen nga brendia dhe ne të njëjtën kohë mësoj të mvaren nga një qenie që më shpie atje ku unë dëshëroj. E qeshura ime është energji sepse me të i tejkaloj të gjitha dhimbjet dhe çdo kush rreth meje ndjehet plot gaz. Po ashtu kur jam para publikut dhe jap atë që del nga thellësia shpirtit gjithashtu më ngjall dhe më bën shumë mirënjohëse për këtë moment dhe këtë mundësi ta ndaj me të tjerët.

shqipja me karrocF.N: Kam dëgjuar se  “Shqipe Malushi ndryshon jetën kudo ku ajo shkon, është e vërtetë?

Sh.M : Ja pra mund të jetë e vërtetë. Unë kam investuar shumë në miq dhe tani i kam dyert e hapura në çdo vend të botes ku shkoj. Unë besoj në dashuri, në miqësi, në besnikëri, në dhunti dhe në vlerat qe m’i mësoi gjyshja. Kjo është pasuria ime. Të shoh se si ndrohen jetët për shkak se unë besoj në dashuri: Syl Kodra 45 vjeçar nga Prizreni, Kosove kishte humbur këmbët që në femini. Atij i ishin prerë këmbët 25 herë dhe protezat që  kishte nuk i bënin punë më. Unë e njoha Syl Kodrën në Kosovë gjatë trajnimit, dhe pas 15 muajve me ndihmën e miqve të mi në Indi, Syl Kodra erdhi në Indi. Atij iu falën protezat e reja nga Dr. Mehta pa asnjë pagesë. Këto proteza në Kosove kushtonin 15,000 Euro. Pra jeta e tij  ndërroi, dhe tani jo vetëm se mund të eci dhe të punojë, por bëri dhe shumë miq në Indi ku mësoi shumë gjatë procesit të rindërtimit të jetës së tij. Fawad Mohammadi, nga Kabuli, ishte vetem 6 vjeç kur e njoha në rrugë ku iu shiste shkrepse të huajve për të mbajtur familjen. Babai i kishte vdekur ndërsa nëna nuk punonte.Ata ishin gjashtë fëmijë. Unë ia desha shumë buzëqeshjen dhe dëshirën për të mbijetuar. E mora dhe e dërgova në shkollë duke ja paguar shkollimin vetë. Ai u bë nxënësi më i mirë brenda vitit. Pastaj pas ca vitesh e dërgova në shkollën më të mirë në Kabul shkollë Afgano-Turke. Pastaj ai njohu një regjisor amerikan që bëri një film për jetën e tij. Ai film u nominua për Oscar më 2013, dhe për herë të parë Fawad shkoi ne Hollywood dhe u bë yll. Ai tani vazhdon mësimet në shkollën Afgano-Turke, dhe shkollimi i tij është plotësisht i paguar. Pas shkollës së mesme ai do të vazhdojë për studime në aktrim në Turqi.

shqipja me flamureF.N: Ju konsiderojnë si  një avokat për paqen promovimin e dashurisë mes njerëzve Kur dhe si erdhët ju në Amerikë ?

Une isha 25 vjeç kur erdha në Amerikë si ndërrim studentësh për të përvetësuar gjuhën. Por e dija se nuk do të kthehesha sepse doja të arrija ëndrrën time dhe të bëhesha “njeri” si thoshte gjyshja ime, dhe të bëhesha shkrimtare e t’ia tregoja botës tregimet e saj. Nuk kisha eksperiencë me Amerikën por kisha shumë pasion e dëshirë të madhe ta mbizoteroj Amerikën dhe të fitoj në përballim me të. Amerika e ëndrave nuk ishte Amerika e vërtetë sepse ajo ishte tepër e vështirë për të huajt. Por ajo e kishte një princip: “Po deshe mund t’ia dalësh.” Dhe ja kështu filluan aventurat e mia në të.

shqipja me nje bebe te ziF.N : Cila ishte përballja juaj me të  ?

Sh.M : Sfidat ishin shumë të mëdha në Amerikë: une isha e re, e vetme, pa para, pa dokumenta, pa njohje të gjuhes, pa askënd dhe pa asgjë. Nisa nga fillimi. Punët që i kërkoja ishin të rangut të ulët sepse askush nuk të punesonte pa dokumenta. Pas një viti pësova një aksident. Më shkeli makina dhe më la  palëvizur për një  vit e gjysëm, pa shpresën se do të ecja prapë. Me dëshirën dhe vullnetin tim dhe me mjek shumë të mirë u ngrita në këmbë pas nje vit e gjysëm dhe pas gjashtë viteve eca prap pa ndihmën e protezave apo të karrocës. Pra mu deshën shumë vite të nis jeten prapë, të kem vetbesim, të ndërtoj fuqinë etj. Isha shpesh shumë e sëmurë. Trupi im perjetoi shumë vuatje dhe 18 operacione. Por sfidat vinin e shkonin, e dëshira për të luftuar dhe për t’u ngritur vinte duke u shtuar.

shqipe duke takuarF.N : Çfarë ju ka dhënë sot Amerika ?

Sh.M : Amerika me ka dhënë shumë: me dha shanse për t’u ngritur. Aty fillova shkollimin prap dhe me bursat qe më dhanë u edukova në shkollat më të mira si Sarah Laërence College, New York University, Columbia University, dhe aty mora çdo gjë që më duhej për të qënë se suksesshme. Aty u forcova dhe mësova të luftoj për jetën dhe të drejtën time. Ajo më dha familjen. Nga një njeri i vetëm kur erdha në Amerike me 50 fjalë anglisht dhe $50 në xhep,  tani gezoj familjen time të plotë.

F.N: Në SHBA jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, sa të integruar i shihni ju  ata?

shqipja intervisteSh.M: Në SHBA jemi shumë shqiptarë, tashmë të integruar. Në mesin tonë kemi shumë ekspertë që punojnë në funksione të larta, kemi njerëz shumë të suksesshëm në fusha të ndryshme. Por  ajo që gjithmonë  na bashkon është kombi dhe gjuha shqipe. Ne gjithmone e festojmë 28 Nëntorin; ndjekim   Festivalin e filmit shqiptar, ndjekim teatrin shqiptar qe na viziton shpesh. Ne mblidhemi së bashku me arsye apo pa arsye. Pra  jemi një komunitet i shëndoshë që të shumtën e rasteve iu dalim perpara atyre që kanë nevojë.

F.N: Po gruan shqiptare?

Sh.M: Gruaja Shqiptare ka përparuar tani, ajo është edukuar,  punon në vende të ndryshme. Gjeneratat e reja nuk ndalen dhe ato vazhdojnë të kenë vullnet të përparojnë e të angazhohen në jeten amerikane . Në art ka shumë gra të suksesshme, dhe jam e bindur se kjo gjeneratë e re ka më pak sfida e më shumë dituri. Sidoqoftë me duket se sot gruaja shqiptare është mjaft e pavarur, dhe shumë punëtore.

shqipja per grateF.N: Cili sipas jush është imazhi i gruas mbarëshqiptare sot ?

Sh.M : Ajo është nënë, motër, mike, dashnore, ajo eshte e ngritur, e butë, e çiltër dhe e ëmbel. Ajo dashuron, vallëzon, dhe ndriçon.Gruaja sot është elegante, e bukur, energjike, dhe shumë e mençur. Ajo i mat hapat e saj duke e planifikuar jetën e saj. Ajo eshte pozitive, kreative, dhe shumë bujare. Gruaja Shqiptare do të afrojë të kaluarën me të tashmen, për një të ardhme më të mirë. Pra ajo është mikpritëse, kurioze dhe ka dëshirë të zbulojë gjëra të reja. Ajo udhëton, e shijon jetën dhe i ngre vlerat e saj përtej të paraardhësve të saj . Gruaja e sotme shqiptare është e lirë të besoj dhe të zgjedhë si të dojë vetë. Ajo ka fuqi të vendosë për vehten dhe familjen e saj. Gruaja shqiptare është krenare dhe e butë në të njëjten kohe. Ajo  ka dashurinë, dhëmbshurinë dhe mikpritjen gjithmonë tek pragu i derës. Ajo sot është e adhuruar dhe e vendosur për poziten e saj në shoqëri. Ajo udhëheq dhe sjell paqe.

Filed Under: Featured Tagged With: Flora Nikolla, mbajnë emrin, Ngjyrat e jetës, Shqipe Malushi

Tiranë- Proteste tek Liqeni artificial, Policia godet protestuesit

February 21, 2016 by dgreca

-Reagon Avokati i Popullit/

-PD: Dhuna ndaj protestuesve u urdhërua nga burracakë Rama e Veliaj/

-Ministri Tahiri kërkon lirimin nga detyra të policit që qëlloi me shuplakë qytetaren/

Aktivistët e shoqërisë civile që dolën në protestë kundër vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar brenda parkut të Liqenit Artificial, u dhunuan nga policia. Situata u veshtiresua kur një efektiv i policisë qëllon me shuplakë në fytyrë një grua, e kap me forcë për flokësh dhe tenton ta rrëzojë. Është një situatë sa kaotike aq edhe skandaloze që nxjerr në pah paaftësinë e policisë për të menaxhuar një protestë të shoqërisë civile kundër betonizimit të parkut të liqenit. Në fillim të javës protestuesit e rrëzuan rrethimin e zonës ku është parashikuar ndërtimi, por protesta e tyre nuk u shoqërua me konfrontime me policinë. Forcat e rendit e mbikqyrën situatën, pa ndërhyrë për t’u përplasur. Sot, pas deklaratës së Erion Veliajt se ai nuk do të ndalet në projektin e tij edhe pse ka akuza për korrupsion edhe pse qytetarët janë ngritur në protestë, policia reagoi dhunshëm.

Reagimi i Avokatit te Popullit

Dhunën e ushtruar nga uniformat e policisë e ka dënuar edhe Avokati i Popullit Igli Totozani. Nëpërmjet një njoftimi për mediat Totozani thotë se dhuna është e patolerueshme në çfarëdolloj rrethane, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të policit që ushtroi dhunë ndaj qytetares.

Po ashtu Totozani i bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë qetësisht.

Reagimi i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit denon me force dhunen e ushtruar sot nga nje punonjes policie ndaj nje qytetareje gjate protestave tek zona e Liqenit.

Dhuna ndaj qytetareve ne cdo rast dhe rrethane eshte e patolerueshme. Avokati i Popullit kerkon shkarkimin e menjehershem te efektivit te policise sepse njerez me prirje te tilla dhune nuk jane te denje per te mbajtur veshur uniformen e policise.

Edrejta per te protestuar eshte nje e drejte e njeriut qe duhet te respektohet maksimalisht  nga cdo kush.

Nga ana tjeter Avokati i Popullit ju ben thirrje qytetareve te protestojne me qetesi.

Nderkohe nje grup ekspertesh te Avokatit te Popullit jane nisur ne vendngjarje dhe po hetojne mbi rrethanat e ngjarjes.

PD: Dhuna ndaj protestuesve u urdhërua nga burracakë Rama e Veliaj

Partia Demokratike ka reguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj aktivistëve të shoqërisë që protestuan kundër ndërtimit planit të Erion Veliajt për të ndërtuar në territorin e Parkut të Liqenit Artificial. Sipas PD, dhuna është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët PD i quan burracakë. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë dhunën, kërkon lirimin e protestuesve të ndaluar dhe u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së saj ditën e nesërme para Bashkisë së Tiranës, kundër disa vendimeve të Erion Veliajt, që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.

Deklarata e plotë e PD/

Partia Demokratike dënon ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj burrave e grave të Tiranës, që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit. Kjo dhunë e shëmtuar burracakësh është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, për të mbrojtur aferën korruptive të ndërtimit të paligjshëm.

Partia Demokratike mbështet qëndresën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës. Ne jemi në krahun e tyre në këtë lëvizje vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të demokracisë në vend.

Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që kanë ushtruar sot dhunë si dhe eprorëve të tyre. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që janë shoqëruar në polici.

Protesta e qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të pasurisë publike jo vetëm nuk ndalet, por do të përshkallëzohet  deri në ndaljen e oligarkut lokal të Edi Ramës, mashtruesit të korruptuar Erion Veliaj. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen nesër në orën 10 para Bashkisë dhe më pas në marshimin e protestës drejt Parkut të Liqenit.

Ministri Tahiri kërkon lirimin nga detyra të policit që qëlloi me shuplakë qytetaren/

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar pezullimin dhe lirimin nga detyra të punonjësit të policisë, i cili ushtroi dhunë ndaj një qytetareje gjatë protestës kundër ndërtimit të parkut të fëmijëve tek Liqeni.“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra.Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje.Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”, shkruan Tahiri në FB.

Filed Under: Kronike Tagged With: dhuna e policise, Protesta e Liqenit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT