Archives for March 2016
TAKIMI I Z. LULZIM BASHA ME KOMUNITETIN NË QENDRËN KULTURORE”NËNË TEREZA”
Pas Meshës të së Dielës, z. Lulzim Basha së bashku me delegacionin q ë ai udhëheq në vizitën në SHBA u takuan në qendrën Kulturore”Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Nënë Tereza” me komunitetin shqiptar. Don Pjetër Popaj, Famullitari i kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, edhe një herë i ka uruar mirëseardhjen zotit Basha, zonjës së tij dhe të gjithë pjestarëve të delegacionit, duke u uruar atyre suksese në demokratizmin e Shqipërisë dhe forcimin e bashkimin e kombit. Famullitari ka theksuar edhe një herë 4 shtatorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë, duke i ftuar dhe mysafirët :U takofshim ne Vatikan me 4 Shtator!
Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe ka përshëndetë edhe Ansambëlmeni i Shtetit të Nju jork-ut z. Mark Gjonaj.
Marjan Cubi, Kryetari i Qendrës Kulturore Nënë Tereza, i ka uruar mirëseardhjen zotit Basha dhe delegacionit që e shoqëron. Ne tha , Marjan Cubi kemi pritë këtu liderë të shquar të demokarcisë nga Shqipëria dhe Kosova, e trevat e tjera Kombëtare. Jemi krenarë që kemi pritë presidentin Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, presidentin e parë demokrat të Shqipërisë dr. Sali Berisha, njerëz të shquar të Kombit tonë si akademik Mark Krasniqi e personalitete të tjerë të kulturës dhe Letrave Shqipe. Ndjehemi krenarë kur presim njerëz të tillë, që njihen për vlerat që i japin Kombit, tha Kryetari i Qendrës kulturore z. Cubi.
Duke e marrë fjalën z. Lulzim Basha, tha se ndjehej shumë i gëzuar për këtë pritje kaq të ngrohtë, që gjeti mes bashkatdhetarëve. Ai falenderoi në mënyrë të vecantë Famullitarin Don Pjetër Popaj për punën e shkëlqyer që ai bashke me bashkepunetore bëjnë për ruajtjen e traditave, kulturës dhe Gjuhës Kombëtare.
Z. Basha ua uroi të gjithë besimtarëve Katolikë Javën e Madhe të Pashkës. Më pas ai foli për Misionin e madh që ka marrë përsipër Partia që ai drejton për forcimin e demokracisë, shpëtimin e Shqipërisë prej Korrupsionit, krimit dhe kriminelëve, për të demokratizuar shtetin e kapur nga oligarkët etj.
Z. Basha tha se shqiptarët kanë nevojë për paqe, bashkim dhe tolerancë.
Ashtu si të gjitëh besimtarët edhe mysafirët shijuan gatimet tradicionale shqiptare të gatuara me shije nga amvisat shqiptare.
Në fund mysafirët u fotografuan me bashhkëatdhetarët, natyrisht duke mos ia arritë që t’i plotësonin të gjitha kërkesat!
Kosova lançon sistemin e ri me dërgesë të parë eksporti drejt Shqipërisë
PRISHTINË 21 Mars 2016-B.Jashari/ Dogana e Kosovës bëri sot lançimin e sistemit të ri, i cili mundëson uljen e kohës së eksportit dhe iu bën të mundshme eksportuesve që direkt nga depot e tyre të dërgojnë mallrat tek pranuesit në shtetet e tjera. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aktivizoi sistemin e ri përmes të cilit dërgesa e parë e eksportit kaloi kufirin me Shqipërinë nëpër pikën doganore të Vërmicës-Morinës.
“Kisha kënaqësinë sot që të marrë pjesë në inaugurimin e një qendre të rëndësishme, e cila do të thjeshtëzoi procedurat e doganimit dhe, po ashtu, do të rris efiçencën dhe do të ulë shpenzimet e kohës dhe të parave që i kanë pasur bizneset tona lidhur me këtë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.
Me sistemin e ri, ngarkesat e destinuara për eksport nuk duhet të paraqiten në terminal doganor përveç nëse ndonjë prej tyre sistemi i riskut e zgjedh për kontroll të detajuar. Deklarata eksportuese do të regjistrohet në formë elektornike në sistemin e Doganës përderisa mallrat ende janë në depo të subjektit.
“Lançimi i këtij sistemi të do të ndihmojë eksportin me theks të veçantë prodhimin vendor, duke eliminuar barrierat e fundit për një eksport sa më të lehtë në vendet tjera”, tha drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.
Dogana në vitin 2015 ka arritur që të sigurojë të hyrat e nevojshme për buxhetin e Kosovës duke tejkaluar projeksionet dhe mbledhur për herë të parë mbi 950 milionë euro, derisa në fillimin e vitit 2016 shënoi rritje të hyrash në lartësinë prej 27 % më shumë se në vitin e kaluar.
Muzeu i Kosovës: “Dardania Antike”, synim parësor
-Bashkëpunim dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në funksion të njohjes me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore dhe afirmimin e tyre edhe jashtë Kosovës, sidomos nëpërmjet guidave, katalogëve dhe përkthimeve të kërkimeve shkencore/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Mars 2016/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot vizitë në Muzeun e Kosovës, ku drejtori Skënder Boshtrakaj dhe anëtarët e Këshillit Drejtues e informuan me programin që ka muzeu për këtë vit, duke veçuar sidomos angazhimin për ekspozitën e përhershme “Dardania Antike”, që është një synim parësor i institucioneve të trashëgimisë kulturore. Po ashtu, në këtë takim u bisedua për iniciativën e Muzeut të Kosovës për të nxjerrë revistën “Buletini i Muzeut”, nëpërmjet të cilës synohet të promovohet kultura shpirtërore dhe trashëgimia e pasur e Kosovës. Gjithashtu, u tha se së shpejti pritet të fillojnë edhe Botimet e Koleksioneve Numizmatike, me çka kjo fushë e rëndësishme e trashëgimisë së Kosovës do të mund të njihet më mirë.
Drejtuesit u shprehën se muzeu ka një program të pasur provues, ku veçohen sidomos puna me fëmijë dhe programi “Një ditë në muze” që është për fëmijët e shkollave fillore, pastaj Shkolla Mozaikëve, si dhe programi për të rinj dhe studentë “Oda”, nëpërmjet të cilave aktivitete vlerat e muzeut promovohen dhe bëhen të dobishme për të gjithë.
Drejtuesit e këtij institucioni u shprehën se Muzeu tani ka konsoliduar edhe Muzeun Mobil, me çka kultura e pasur, e cila ruhet në këtë institucion, ka mundësi të lëvizë nëpër krejt Kosovën dhe të njihen me të qytetarët e vendit, sidomos të rinjtë.
Ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të këtij institucioni u bisedua edhe për rëndësinë që ka trashëgimia shpirtërore e Kosovës dhe veçmas muzeu si institucion i rëndësishëm që ruan, ekspozon, promovon dhe e afirmon atë. Për këtë arsye, u kërkua që të punohet më shumë në vetëdijesimin e publikut për trashëgiminë kulturore, veçmas duke e shtuar ekspozitat dhe veprimtarinë publikuese.
Ministri Shala u shpreh se Ministria po punon në studimin e fiziblitetetit për ndërtimin e Muzeut të Arteve Bashkëkohore, dhe, po ashtu, është duke u angazhuar që të realizojë edhe projektin madhor të Muzeut të Natyrës.
Po ashtu, Shala u shpreh se muzeu është tejet i dobishëm për kujtesën e një vendi, dhe si i tillë ndihmon promovimin dhe njohjen e kulturës së Kosovës. Ai e vlerësoi si jashtëzakonisht të dobishme iniciativën për publikime dhe u shpreh se duhet një bashkëpunim dhe bashkërendim më i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës, në funksion të njohjes me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore dhe afirmimin e tyre edhe jashtë Kosovës, sidomos nëpërmjet guidave, katalogëve dhe përkthimeve të kërkimeve shkencore.
Presidenti Obama, Vizitë historike në Kubë, pas 90 vjet shkëputje
Regjimi kuban i rezervoi një pritje protokollare Presidentit amerikan, Barack Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u nis nga baza ajrore “Andreës” jashtë Uashingtonit drejt Havanës, ku vetëm pamja e avionit presidencial ikonë Air Force One që prek tokën e shtetit komunist, deri para pak kohësh do të ishte krejtësisht e paimagjinueshme. Ekzaktësisht në orën 16:34 me orën e Havanës, Presidenti Obama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Michel dhe dy vajzat, prekën tokën kubane. Me vizitën në shtetin ishull dhe bisedimet me liderin e tij komunist, Barack Obama, shkruan një faqe të re në histori. Udhëtimi i tij treditor, i pari i një kreu amerikan të shtetit në Kubë në gati 90 vjet, përbën pikën kulmore të hapjes diplomatike që Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro, njoftuan dhjetorin e 2014-s. Presidenti amerikan, njeriu që braktisi politikën dhjetëra vjeçare amerikane të izolimit të Kubës, tani kërkon ta bëjë këtë afrim të pakthyeshëm. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve vazhdon të hasë megjithatë në pengesa të mëdha. Ndërkohë, vetëm pak orë përpara mbërritjes së Obamës, një grup protestuesish u arrestuan në Havanë. Policia largoi me dhjetëra demonstruese të grupit “Grate në të bardha”, i formuar nga bashkëshortet e të burgosurve politikë, të cilat ishin mbledhur përpara një kishe ku përpiqen të zhvillojnë protesta çdo javë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- …
- 95
- Next Page »