• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

Presidentja dhe Dukesha, takim me gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

March 19, 2016 by dgreca

Presidentja Jahjaga dhe Dukesha e Cornwall-it takuan një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë/

Prishtine 19 mars 2016-  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga së bashku me Dukeshën e Cornwall-it takuan sot një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në këtë takim ishin të pranishme edhe disa OJQ të grave që ofrojnë shërbime për këtë kategori.

 Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohje për vëmendjen që po i kushton Dukesha e Cornwall-it kësaj plage të rëndë shoqërisë si pasojë e luftës, duke dëgjuar historitë e grave të Kosovës, si një mesazh shumë i fuqishëm i mbështetjes për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja Jahjaga tha se historitë e grave të Kosovës nuk janë të lehta, pasi ato flasin për krimin makabër të kryer mbi to nga regjimi serb, por ajo shtoi se ato janë edhe histori të forcës së grave për ta mbijetuar krimin, për ta rindërtuar jetën e tyre, për të kërkuar të drejtat e tyre dhe mbi të gjitha për të kërkuar drejtësi.

Presidentja Jahjaga tha se dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte në Kosovë për të cenuar dinjitetin e viktimave, për të ngjallur ndjenjën e frikës dhe të shtypjes, për të nxitur shpërnguljen dhe për të zhveshur një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore.

Ajo shtoi se kjo temë për shumë kohë ka qenë tabu për shoqërinë dhe institucionet e vendit, por tha se me formimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës janë hedhur hapa të rëndësishëm për të ofruar mbrojtjen ligjore, qasje më të mirë në drejtësi, në shërbime shëndetësore si dhe ato për fuqizimin ekonomik. Ajo shtoi që duhen ende përpjekje veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Dukeshën e Cornwall-it se sot ka pranuar aplikacionet e para nga gratë për njohjen e statusit ligjor të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, duke shtuar se kjo shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi kaq të rëndësishëm.

Dukesha e Cornwall-it tha se ka pasur rastin të dëgjoj histori të ngjashme edhe në vende të tjera të botës, por në asnjë vend nuk ka dëgjuar histori kaq të dhimbshme dhe të tmerrshme të këtij krimi lufte.Ajo shtoi se do bëj përpjekje që historitë e grave të Kosovës të dëgjohen edhe jashtë vendit duke i inkurajuar ato që të ndajnë historitë e tyre për të thyer stigmën shoqërore e cila e mbulon këtë krim lufte.Dukesha e Cornwall-it shprehu interesim të lartë për të mësuar nga gratë rreth përpjekjeve të tyre për të mbijetuar këtë krim lufte, duke i quajtur ato gra të mrekullueshme. Ajo shtoi se ndjehet e bindur që ato do t’ia dalin t’i mbijetojnë këtij krimi veçanërisht tani që kanë edhe mbështetjen institucionale të ofruar nga Presidentja Jahjaga.

Filed Under: Komente Tagged With: Dukesha e Cornwall-it takuan një grup të grave të mbijetuara të dhunës seksuale, gjatë luftës...!, ne Kosove, Presidentja Jahjaga dhe

NJOFTIM I KRYETARIT TE VATRES

March 19, 2016 by dgreca

LULZIM BASHA DO TE VIZITOJE VATREN TE DIELEN ME 20 MARS 2016, ORA 3.pm/

Antarëve të Këshillit Drejtues: Kam marrë njoftimin se ditën e dielë me 20 mars, z. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipnisë, do të vijë për vizitë në selinë e Vatrës, n’orën 3 mbas dreke.  z. Basha asht për vizitë pune në Shtetet e Bshkueme, në krye të nji delegacioni ku bajnë pjesë disa nga deputetët demokrat të PD-së. Ai do të jetë i shoqnuem edhe nga ambasadori Mal Berisha.

Edhe pse koha asht tepër e shkurtë e këtij njoftimi, shpresoj se shumë nga ju, sidomos kush banon afër qytetit të New York-ut, mund të shfrytëzoni rastin për të përshëndetë mysafirët.

Përshëndetje,

Gjon Buçaj

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Lulzim Basha ne Vater, Njoftim i kryetarit te Vatres

LULZIM BASHA U PRIT NGA APN NE RUSSIA TEA ROOM

March 19, 2016 by dgreca

Me këtë rast komuniteti Shqiptaro-Amerikan – i Nju Jorkut, me shtetet për rreth,  kremtojë edhe përvjetorin e 25-të, të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
NEW YORK CITY : “ Pjesë e vizitës së kreut të opozitës shqiptare, dhe kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Lulzim Basha, gjatë viztës së tij në SHBA, ishte edhe takimi i mbrëmshëm me organizatën APEN, një organizim profesionistësh shqiptarë, me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork e për rreth tij, zhvilluar në Russian Tea Room – New York City.
Në këtë ngjarje të rëndësishme me diasporën shqiptare, zoti Basha ishte i shoqëruar, nga bashkëshortja e tij, si dhe nga kryetari i ligjvënësve demokratë, në Paralamentin e Shqipërisë, z. Gent Strazimiri, znj Jorida Tabaku, z. Eduard Selami, znj.Mimoza Hajdarmataj, dhe këshilltar i politikës së jashtme, Ambasadori Mal Berisha.
Kjo pritje mjaft e ngrohtë e shqiptarëve të Amerikës, bëri mbrëmë së bashku më shumë 200 shqiptarë, dhe miq amerikanë, shumica e tyre studentë nga universitetet e njohuara amerikane dhe, lider të komunitetit tonë, si Mark Gjonaj dhe Ken Biberaj, dhe veprimtarë të dalluar, afaristë, biznesmen, bankier,  artist,  gazetar,  sportistë dhe shqiptarët nga më të suksesshëm në SHBA, nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare, të cilët tani jetojnë në SHBA.
Me këtë rast komuniteti Shqiptaro-Amerikan – i Nju Jorkut, me shtetet për rreth, kremtojë edhe përvjetorin e 25-të, të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me liderin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha,  dhe delegacionin, që e shoqëronë atë, në këtë viizitë të rendësishme gjatë këtyre ditëve në Shtetet e Bashkuara.
Politikani i ri shqiptaro – amerikan Ken Biberaj, Kryetari  i Bordit të Drejtorëve të Dhomës së Tregtisë në Manhattan – NY, dhe zv/ President në biznesin e famshëm restorantin Russian Tea Room – në fillim të fjalës së tij, duke i uruar mirëseardhjen në Nju Jork, liderit të opozitës Lulzim Basha, dhe deputetve të tjërë,  tha se “jemi të nderuar që sot së bashku me ju – ne komuniteti shqiptarë, ne po festojmë edhe 15 Marsin 1991, 25 vjetorin të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-, një ngjarje historike, kjo për mbarë kombin shqptarë”.
Më pas Biberaj, theksoi rëndësinë e këtyre marrëdhënieve të miqësisë dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA, duke nënvizuar kontributin e paçmueshëm të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të proceseve demokratizuese të Shqipërisë, në ato vite, dhe në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilat e kan rifillimin e këtyre marrënive të shkëlqyera nga 15 Marsi 1991, tha ai.
Kurse, duke i uruar mirëseardhjen zotit Basha, bashkë-kryesuesi i Rrjetit të Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane, zoti Edmont Çoku, foli pak për atë pse “APEN”, eshte nje organizate e dedikuar per promovimin, mbeshtetjen dhe peparimin e zhvillimin social, ekonomik dhe profesional të komunitetit shqiptar, ketu ne SHBA.
“Kjo, eshte nje inisiative e shqiptareve te Amerikes, ka shtuar ai e cila eshte e bazuar ne tre shtyllat kryesore “Te rinjet, profesionalizem, dhe te suksesshem”, te cilet cdo do t’ia kujshtojne nje pjese te jetes se tyre edhe Shqiperise, Kosoves, dhe vendlindjes së tyre, prej andej nga ne kemi ardhur.”
 Asambleisti shqiptarë i Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, e cili nuk mungon në asnjë veprimtari të komunitetit shqiptarë në New York, në përshëndetjen e tij gjeti rastin që të iu urojë mireseardhjen në qytetin e Nju Jorkut, zotit Basha dhe depueteve të tjerë demokrat, si dhe vlersoi dhe e pergezoi me kete rast edhe të rinjët shqipatrë në integrimin e tyre në SHBA, duke vënë në pah, edhe arritjet e tyre ne fushen e biznesit dhe sipermarrjes si dhe nenvizoi kontributin e madhe të shqiptarëve të Amerikës, ne te miren e Shqiperise dhe Kosoves dhe te gjithe shqiptareve.
Nick Markola i cili është një nga bashkë-themeluesit e APEN, dhe bashkë-kryetar dhe anëtar i bordit, në emër të kësaj organizate, tha se është nder i veçantë, që në emër të APEN për të mirëpritur,  Z. Basha, ambasadorin Berisha, anëtar të Parlamentit Strazimiri, Selami dhe Tabaku, Hadarmataj, Assemblyman Mark Gjonaj, dhe mysafirët të shquar, miqt e APEN-it.
Me këtë rast theksojë Markola, në fillim të fjalës së tij, një falënderim të veçantë, ua drejtojë atyre që e meritojnë për të bërë këtë pritje një realitet. “Së pari, më lejoni të falënderoj z Hasan Biberaj, z Ken Biberaj dhe të gjithë familjen Biberaj për sponsorizimin e plotë të kësaj pritje, në lokalin e tyre të njohur Russian Tea Room. Patriotizmi i tyre dhe bujaria e tyre e thellë për të gjithë shqiptarët, çdo herë është vlerësuar shumë nga komuniteti shqiptarë në Nju Jork”, tha Markola.
Gjithashtu, Markola, tha se :” Unë do të doja të falënderoj bordin e APEN për të gjithë punën e tyre të madhe dhe për çdo gjë që bëjnë për komunitetin, anëtarët e bordit, por më lejoni të veçojë për sonte, disa prej tyre, dhe gjenden rreth meje këtu, të tillë si znj Mediha Kosovrasti, bashkë-kryetare, Edmond Coku dhe z. Ilirjan Fundo.
Më pas ai kujtojë se pse APEN – është një organizatë e tillë e veçantë në komunitet, sidomos për roganizmimin e pritjeve të tilla në komunitet.
“Si një organizatë, ne jemi të përkushtuar për promovimin, mbështetjen dhe njohjen e zhvillimit social, ekonomik dhe profesional të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ne jemi të përbërë nga profesionistë të suksesshme dhe sipërmarrësit në zyrat e rëndësishme financiare dhe sociale e shqoqërore në New York, e për rreth tij. APEN, tha ai është një organizat e cila ka një nga qëllimet kryesore të saj e cila është të ndihmojë brezave të rinj me avancimet e tyre të karrierës dhe suksesit profesional”.
 Më tej ai tha se ne kemi qenë  të nderuar dhe të përveligjuar që kemi organizuar këto pritje, dhe ky është viti i 10-të që APEN, po organizon një”Dignitary Event” në New York. “
Siç e dini, tha ai gjatë dekadës së kaluar, ne kemi pritur personalitete nga parti të ndryshme dhe pozicione të ndryshme politike, të majtë dhe të djathtë,  nga dy shtetet tona,  Shqipëria dhe Kosova, të cilët na kanë dhënë një platformë unike për shkëmbimin e ideve, duke përfshirë dhe pyetje dhe përgjigje, një pratikë kjo e integrimit tonë këtu në SHBA, ku “seancat” janë të stilit të hapur. Gjatë viteve, ne kemi pritur me krenari Kryeministrin Berisha, Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, Presidenten Jahjaga, kryeministri Thaçi, Presdientin, Sejdiu etj.
Markola, gjithashtu u shpreh se :” Ne jemi të lumtur për të parë se që prej rënies së komunizmit, Shqipëria ka bërë shumë progres. Gjërat nuk janë më vetëm ëndrrat në të kaluarën, tani ato janë arritur dhe realizuar. Vendi është anëtar i NATO-s dhe tani në rrugën për një anëtarësim të ardhshëm në BE. Shumë gjëra të mira kanë ndodhur dhe ne jemi mirënjohës. Por ajo që ka ndodhur deri më tani nuk është e mjaftueshme. Të gjithë së bashku, duhet të kryejnë shumë më tepër” tha ai..
Lidhur me gjendjen e tanishme në Shqipëri, Markola tha se ata gjithashtu ndajnë disa shqetësime të përbashkëta, që shumë prej jush i dini, ju drejtua ai pjesmarresve duke veçuar të tilla si korrupsioni, ekonomia në stanjacion, pasuritë kombëtare me shitje të shfrenuar dhe çështja e imigrimit të vazhdueshëm të popullatës shqiptare jashtë vendit.
Në periudhën e komunizmit, tha ai Shqipëria ishte vendi më i varfër në Evropë. 25 vjet më vonë, vendi ynë nuk ka lëvizur shumë nga ai vend me ekonomi të vështirë. Shqipëria, është ende një nga vendet më të varfra në Evropë.
Demokracia në trojet shqiptare mbetet e brishtë me disa figura të dyshimta në pika të shquar. Duket se partitë politike në Shqipëri, pavarësisht 25 viteve në demokraci, nuk e kanë mësuar premtimin themelor të demokracisë për të fituar dhe udhëhequr mirë.
“Ne, theksojë Markola, do të donim të shikojmë në Shqipëri, shumë më shumë dialog mes palëve dhe më pak armiqësi. Ne do të donim probleme të zgjidhen, duke punuar së bashku. Vetëm, nga përvojat tona në SHBA, ne besojmë se dialogu dhe kompromiset sigurojn prosperitet dhe sukses” tha ai.
Më tej Markola sugjerojë se ka disa burime të mëdha që Shqipëria, që simbas tij ajo nuk i ka shfrytëzuar plotësisht.
“Së bashku me Kosovën, tha ai ne kemi popullatën më të re mesatare në Evropë. Kjo do të thotë se ne kemi atë që i mungon Europës sot dhe që është e re, e gjallë dhe e shkolluar shumë e gatshëme dhe në gjendje për të punuar dhe drejtuar vendin. Kështu, tha ai ne besojmë se të gjithë mbajnë përgjegjësi që të punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar ekonominë, dhe të ardhmen e vendit tonë” .
Ndëras konkludoi : “Në përfundim, si shqiptarë dhe si amerikano shqiptarë sonte këtu, ne jemi shumë krenarë për të gjitha arritjet deri tani. Në të njëjtën kohë, ne jemi të vetëdijshëm se më shumë mbetet  për të gjithë ne për të bërë. Ne jemi të bindur se nëse punojmë së bashku, ne do të bëjmë gjëra të mëdha të ndodhën. Diaspora shqiptare është e madhe,  është shumë e suksesshëme dhe, nëse kërkohet vetëm një përqindje e vogël e saj, ajo është e gatshëm, dhe në gjendje për të ndihmuar në mënyra të ndryshme të ndihmojmë për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet tona stërgjyshore,” tha në fund të fjalës së tij  Nick Markola, i cili është një nga bashkë-themeluesit e APEN, dhe bashkë-kryetar dhe anëtar i bordit.
Kryetari i Partisë Demokratike ,  zoti Lulzim Basha , foli në fillim të fjalës së tij për vizitën në SHBA , e cila përkoi me 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ai foli gjithashtu për sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës si zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi të cilat kanë qene në qendër të axhendës së kreut të opozitës në SHBA.
Gjithashtu kreu i demokratve foli edhe për takimet në Washington,  me zyrtarët e lartë amerikanë ku ai kishte diskutuar edhe për qendrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe për programin dhe alternativën qeverisëse të demokratëve.
Zoti Basha, u premtojë shqiptarëve të Amerikës, se do të bëjë çfarë është e mundur për të krijuar një infrasturkur të besueshme për të votuar diaspora shqiptare në Shqipëri, dhe shprehu atyre bindjen se nga diaspora do të dalin simbas tij 5 deputetë.
Më pasë zoti Bash tha se :”Përvoja e jetës më ka mësuar që gjithmonë të pyes njerëzit më në përvojë, mbasi edhe njerëzit e medhënjë e kan nsiur karierën e tyre duke pyetur. Këshilla e parë është vetvetja dhe kjo bëhet e vështrirë sapo hynë në politikë. Por në se përpiqesh kjo është një luftë brenda vetes në radhë të parë dhe lufta brenda vetes është lufta më e fortë. Pra, të qëndrosh tek vetvetja dhe të besoshë tek vetja jote, tek besimi i atyre që të kanë bërë të hedhish hapin të futesh në politikë
, u shpreh ai..
“Dhe e dyta, shtojë ai t’a kesh mendjen e hapur për të arritur objektivat e qëllimet parimore për të cilat politika duhet të angazhohet. Shpesh herë për të arritur objektivat lypet edhe krompomisi e megjithse aleatët gjenden në vendet më të pamenduara , ndonjëherë i ke edhe “armiqtë” apo kundërshtarët e tu aty ku t’i se mendon.
Politika është akti i zgjidhjes së problemeve, dhe jo i mos zgjidhjes dhe hapjes së problemeve. Pra zgjidhjes përmes asaj pa sakrifikuar, qëllimet, vlerat dhe moralin politik.”
Shqipëria, u shpreh Basha, nuk është sot ashtu si e paraqet propoganda e kësaj qeverie. 100 mijë shqiptarë janë larguar dhe simbas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjermane, azilkërkuesit shqiptarë janë të dytët mbas sirianëve në Gjermani. Ndërkohë që Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Green Cards për programin e emigracionit.
Pra nga të cilët 200 mijë, aplikojnë kurse 100 mijë e kanë marrë një hap aktivë për tu larguar nga Shqipëria, vendi i tyre, dhe përbëjnë më shumë se 10 përqind të popullsisë rezidente të atyre që jetojnë në Shqipëri. Kjo nuk është propogandë me shifra të “gatuara” nga opozita por jan fake të pakontestueshme se cila është gjendja e shqiptarëve me këtë qeveri që shpiku rilindjen.”
Ai tha se per kete pyetja është pse po ndodh kjo pse po largohen shqiptarët nga vendi i tyre? Përgjigjeja jonë është kjo se “Shqiptarët, sot largohen për shkak të gjendjes së mjeruseshme ekonomike, dhe kësaj rilindije që premtojë kjo qeveri me të ardhur në pushtet”.
Ndersa u pergjegje se situata e keqe ekonomike, simbas meje është produkt i i kësaj keqeverisje, e cila me dy fjalë Shqipëria nuk është më, vend i opurtunitetit për një ardhmeri për të gjithë shqiptarët, por për të ardhur keq Shqipëria sot është një vend për opurtunitete vetëm për 5 njerëz në krye të saj, ku të gjithë shqiptarët e tjerë, duhet të luftojnë e punojnë vetëm për këta 5 njerëz. Kjo nuk quhet demokraci – kjo quhet oligarki!
Prandaj, tha ai ajo që duhet të ndryshojë është rithemelimi i konceptit të demokracisë, një demokracie të re me pjesmarrjen e të gjithë shqiptarëve. Ku çdo qytetar shqiptarë të jetë me të vërtet zotër në shtëpinë e vet, t’ua kthejnë Shqipërinë shqiptarëve.
Si mund të ndodh kjo së pari pyeti serish Basha, duhet shteti ligjor, që demokracia të fundksionojë . Qeveria të jetë përgjegjëse ndaj qytetarëve të saj. Por jo në se prishen zgjedhjet , blihen vota , në se persona me rekorade të tmershme kriminale që nuk kanë asnjë lidhje më PS apo PD, nuk asnjë lidhje me politikën, nuk kan qenë as edhe një ditë socialist apo demokrat , por që vijnë drejtpërdrejt nga burgjet e Europës, dhe SHBA, të dënuar më parë për krime të rënda të tipit të krimit të organizuar , pa pritur e shohen veten e tyre, deputet, apo kryetar bashkie dhe anëtar të kësaj qeverie.
Dhe kerkoje zgjedhjet e lira e të ndrshme, te cilat tha Basha janë themeli i demokracisë dhe demokracia është themeli i opurtunitetit . “Pse, sepse çfardo që të bëjë  një qeveri , në fund duhet të jap llogari para “gjykatës më të madhe” pra popullit të saj. Mes zgjedhje të lira e të ndershme.
Kjo është e paparanueshme që nji qeveri të bëj çfarë të dojë ajo. Kjo po ndodh në shumë vende me ri-lindjen e kësaj qeverie. Por për Shqipërinë dhe shqiptarët, kjo është e paranueshme ashtu siç êshtë edhe për Partinë Demokratike, dhe opozitën në Shqipëri.”
Prandaj sqaroi Basha, zgjedhjet e lira e të ndershme janë e vetme zgjidhja – këtë kërkojmë dhe për këtë po luftojmë. Se çfarë po bejmë përpara shqiptarërve dua të them se nuk po vijmë vetëm si opozitë , por i kemi denocuar dhe iu jemi kundërvenë me guxim,  me të gjithë deputete tanë në parlament. për tu shprehur me votë për zgjedhjet paralamentare në Shqipëri.
“Kjo sigurisht kërkon më shumë se vullnet politik , kërkon një infrastrukturë, dhe kusht që vota e shqiptarëve në Shqipëri të mos dhunohet, vidhet dhe tjetërsohet, me para, dhe të deformohet, sfidat janë shumë me të mëdha . Por nese ka fare pak vullnet politik, ka edhe zgjidhje”
 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një vizitës në New York, sipas axhendës së tij dhe delagcionit që e shoqëronë atë do të marrë pjesë nesër në një meshë në Kishën Katolike Shqiptare në Amerikë, mmbi caktimin e datës 4 Shtator të Shejtërimit të Nana Terezes, dhe do të vizitojë shtëpinë e kollosve të kombit shqiptarë, Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra.

Filed Under: Komunitet Tagged With: LULZIM BASHA U PRIT NGA APN, NE RUSSIA TEA ROOM

Kosovë- Princit të Wales-it, dekorata “Dr. Ibrahim Rugova”

March 19, 2016 by dgreca

 -Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoroi Lartmadhërinë e Tij Princin e Wales-it me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Lartmadhërinë e Tyre, Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall-it me të cilët diskutoi për zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë.Presidentja Jahjaga falënderoi Lartmadhërinë e Tij, Princin Charles për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vendin tonë. Presidentja Jahjaga theksoi se vizita e Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë rikonfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidentja Jahjaga dhe Lartmadhëria e Tij Princi i Wales-it diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik si dhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se përkrahja e Britanisë së Madhe në këtë proces do të vazhdojë të jetë e rëndësishme.

Presidentja Jahjaga dhe Princi i Wales-it diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Në takim u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe vazhdimin e reformave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Kosovës. 

Presidentja Jahjaga me këtë rast, dekoroi Lartmadhërinë e Tij Princin e Wales-it me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.Sot, në axhendën e Princit  të Wales-it dhe Dukeshës së Cornwall është edhe vizita KFOR-it, si dhe në qytetin e Prizrenit, ku marrin pjesë edhe në një konferencë ndërfetare.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall, që kanë mbërritur për vizitë dyditore në Kosovë.

 Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike, për nder të vizitës së Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë, njofton Presidenca kosovare.

Ndërsa, Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi është shprehur mbrëmë se, “Kosova sot i dëshiroi mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, në një vizitë historike të çiftit mbretëror vendit tonë. Rikujtuam me Princin Charles vizitën e tij të parë më 1999 dhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës”.

Filed Under: Komente Tagged With: dekorata, DR. IBRAHIM RUGOVA, Jahjaga, Princit të Wales-it

Kosovë, statusi i të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës

March 19, 2016 by dgreca

*Presidentja Jahjaga pranoi aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës/

*President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war/

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga pranoi sot aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës.

*****

President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war

 President of the Republic of Kosovo, Mrs .Atifete Jahjaga, received today first applications for the recognition of the status of the survivor of sexual violence during the war in Kosovo  which marks the official commencement of this process, 17 years after the end of the war.

Filed Under: Komente Tagged With: gjatë luftës...!, Jahjaga, Kosove, seksuale, statusi i të të mbijetuarit të dhunës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT