• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

Kryetari i opozitës, Basha, në Uashington

March 17, 2016 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha u prit të enjten në Uashington nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe të Euroazisë, Victoria Nuland.

Zoti Basha, i cili ndodhet në Uashington prej disa ditësh, ka patur disa takime me anëtarë të Kongresit amerikan.

Të enjten në mesditë ai ishte në ceremoninë e organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Uashington me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Të premten, kryetari i opozitës do të jetë i ftuar në studiot e Zërit e Amerikës për një intervistë, që do të transmetohet drejtpëdrejt në orën 18:00.

Zoti Basha pritet të shkojë edhe në Nju Jork, për takime me komunitetin shqiptar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kryetari i Opozites, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe të Euroazisë, Victoria Nuland.

Kosova në Samitin e EPP-së

March 17, 2016 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa kërkon përkrahje për liberalizimin e vizave/

Bruksel, 17 mars 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në punimet e Samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së dhe atyre jo anëtare të BE-së, pjesëtare të Partive Popullore Evropiane (EPP), që po zhvillohet në Bruksel. Ai i informoi të pranishmit lidhur me progresin e gjithanshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës si dhe zhvillimet aktuale politike.

 Kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e liderëve politikë dhe institucionalë anëtarë të EPP-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke i njoftuar për përmbushjen nga ana e Kosovës të të gjitha rekomandimeve dhe kritereve të kërkuara.

 Kryeministri Mustafa theksoi se duke u bazuar në punën e bërë në këtë drejtim, institucionet dhe qytetarët e Kosovës me të drejtë presin vlerësim dhe vendim pozitiv të mekanizmave të BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

 Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për rrugën evropiane, duke theksuar edhe orientimin e Kosovës për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me fqinjët përmes dialogut.

 Kryeministri Mustafa i ka njoftuar edhe për masat konkrete që ka marrë Qeveria e Kosovës për ndaljen e fluksit të refugjatëve nga Kosova gjatë fillimvitit të kaluar në drejtim të vendeve të BE-së dhe rezultatet inkurajuese në riitntegrimin e të kthyerve në Kosovë.

Në punimet e samitit kanë marrë pjesë edhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri Viktor Orban, dhe krerë të tjerë të partive të djathta evropiane.

 Po ashtu, ishin të pranishëm edhe drejtues të lartë të mekanizmave të BE-së, si  presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, presidenti i EPP-së, Joseph Daul etj./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: kosova, Mustafa, në Samitin e EPP-së

Jahjaga: Korpusi Amerikan i Paqes forcon miqësinë

March 17, 2016 by dgreca

-Presidentja Jahjaga vizitoi vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë: Angazhimi i tyre është shumë domethënës jo vetëm për nxënësit që janë përfituesit e drejtpërdrejt, por për gjithë shoqërinë  dhe institucionet e  Kosovës/ PRISHTINË, 17 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me drejtoreshën e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë Darlene Grant, vizitoi vullnetarët e këtij korpusi të cilët janë të angazhuar si arsimtar të gjuhës angleze në  shkollën   e fshatit Fortesë të Komunës së Rahovecit, në shkollën e fshatit Dobërdolan dhe në gjimnazin e qytetit në Suharekë.

Presidentja Jahjaga pasi pa nga afër punën e tyre i përgëzoi vullnetarët për kontributin e çmuar që ata po e japin për  qytetarët e Kosovës. Ajo tha se angazhimi i tyre është shumë domethënës jo vetëm për nxënësit që janë përfituesit e drejtpërdrejt, por për gjithë shoqërinë  dhe institucionet e  Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se vullnetarët janë ura lidhëse që forcojnë miqësinë midis popullit të Kosovës dhe popullit amerikan, bën të ditur njoftimi dërguar nga Presidenca.

Në Kosovë, në gusht 2015 filluan shërbimin për dy vitet e ardhshme  36 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit të dytë, të cilët kanë përfunduar trajnimin parapërgatitor në  komunitete kosovare.

Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët patën dhanë betimin solemn në gusht 2014, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.

Korpusi i Paqes në Kosovë ka nisur programin që nga data 9 shator 2013, kur edhe ështe nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës.

Korpusi i Paqes pret një marrëdhenie të gjatë dhe të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës, grupi i tretë i përbërë nga 40 vullnetarë është paraparë të mbërrij në vitin 2016. 

Korpusi i Paqes ka rrënjët në vitin 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy i sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim.

Nga ky frymëzim u ngrit një agjenci e qeverisë federale e përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë botërore. Tre qëllimet e saja fillestare mbeten të njëjta: T’i ndihmojë popujve të shteteve që janë të interesuara për t’i plotësuar nevojat e tyre për persona të kualifikuar; të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popujve që shërbehen; të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: forcon miqësinë, Jahjaga: Korpusi Amerikan i Paqes

Delawie: Gjyqësori të gjykojë në mjedis të paanshëm

March 17, 2016 by dgreca

Ambassadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka hedhur dyshime në lidhje me një aktgjykim për krime lufte.

“SHBA pajtohet: Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë se gjyqësori merr mbështetje për të gjykuar në një mjedis të paanshëm”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ndaj ministrit Kuçi ka reaguar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX.:

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës Hajredin Kuçi i cili kishte hedhur dyshime në lidhje me një aktgjykim për krime lufte, duke i cilësuar ato si ndërhyrje politike.

“Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë (Hajredin Kuçi) ka dhënë mendimin e tij lidhur me bazueshmërinë ligjore të një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në reagimin e misionit të BE-së.

“EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike”, vijon reagimi.

Më tutje, kërkohet që “autoritetet e Kosovës të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm”.

Reagimi i EULEX-it ka të bëj me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj 2015, në lidhje me rastin “Drenica” dhe sidomos me të dënuarin për krime lufte, Sami Lushtaku.

Aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Likoc ku pretendohet më tej se ushtarët e UÇK-së kishin kryer krime të luftës kundër popullatës civile (në këtë rast shqiptarë të Kosovës), mes tjerash, duke e cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e disa civilëve, kurse për disa të pandehur të tjerë, duke e vrarë një polic serb dhe një person tjetër civil, të gjitha këto vepra pretendohet se janë kryer ndërmjet muajve qershor dhe shtator 1998.

Aktgjykimi solli si vendim që Sami Lushtaku të shpallej “Fajtor” për veprën penale Vrasje dhe u dënua me dymbëdhjetë (12) vjet burgim. Kurse Sylejman Selimi, po ashtu i shpallur fajtor për Krime të Luftës, ishte dënuar me gjashtë (6) vjet burgim.

Deklaratat e ministrit Kuçi, kishin ndikuar që të shtyhet edhe takimi i sotëm Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit, ku bëjnë pjesë përfaqësues vendor e ndërkombëtar nga fusha e sigurisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Delawie: Gjyqësori të gjykojë, në mjedis, të paanshëm

Zgjedhjet/ zgjidhjet e parakohshme…

March 17, 2016 by dgreca

Nga Lutfi DERVISHI/

Nuk është çudi që sot flitet më shumë për gjërat që nuk do të bëhen. Një nga këto “çështje”, për të cilat po dikutohet janë “zgjedhjet e parakohshme”, në rast se dështon reforma në Drejtësi. 

Nëse marrim të mirëqenë sinqeritetin/naivitetin/dhelpërinë e kësaj deklarate i bie që forca kryesore në qeverisje, të futet në zgjedhje të parakohshme me një çështje të vetme: “reforma në drejtësi”.

Çfarë do të fitonte? Fitorja më e madhe do të ishte shmangia nga fushatë e “patateve të nxehta” të gatuara nga vetë Rilindja në fushatë e fundit parlamentare: hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë elektrike, shëndetësia falas, do të shmangej debati për 100 mijë shqiptarë të larguar nga Shqipëria si azilantë në Perëndim, për mungesën e dukshme të punëve publike (përjashto pjesën shumë të dukshme të shesheve të disa qyteteve) etj etj.

Është e kuptueshme nëse termi “zgjedhje të parakohshme” përdoret si presion ndaj aleatit në qeveri apo si mjet propagandistik për të rreshtuar veten në krah të reformës, por është naivitet nëse mendohet se zgjedhjet e parakohshme do të ofronin zgjidhje për reformën në drejtësi. Përkundrazi, reforma do të mbesë për vjeshtë, pa asnjë garanci se do të kalojë klasën para “Parlamentit të ri”.

Praktikisht reforma, ka ngecur në debatin 3/5 apo 2/3, te akuzat për kontroll dhe përpjekjet për bllokim. Kalimi në fushatë zgjedhore me një çështje të vetme, do të thotë se PS i kërkon votuesit shqiptar një mandat popullor për të kaluar me 2/3 e votave në Kuvendin e ri, reformën e madhe në Drejtësi. E lëvdueshme si qëllim, por mjeti zgjedhur lë pak vend për optimizëm.

Pas konsumimit të 3 viteve në qeverisje dhe duke patur në konsideratë aritmetikën elektorale të dy zgjedhjeve gë fundit, ideja se në zgjedhje një parti e vetme do të marrë 2/3 e Kuvendit është ëndërr nga ato që prodhon me shumicë gripi stinor në Tiranë. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë tabu në rajon, i ka bërë Kosova, po i bën Serbia dhe Maqedonia dhe realizimi tyre në Shqipëri do të thyente, rregullin pothuaj 20 vjeçar që zgjedhjet e parakohshme i bën vetëm në situata të jashtzakonshme!

Por në rastin e Shqipërisë, kur flitet për zgjedhje është në mes edhe një reformë tjetër që mbetet nëpër këmbë zgjedhje pas zgjedhjesh: reforma zgjedhore! Janë 35 rekomandime të OSBE- ODHIR për t’u adresuar. Zgjedhjet e parakohshme, gjithsesi janë të mirëpritura për të parë vullnetin politik karshi ligjit konsensual të ‘dekriminalizimit’.

Listat e deputetëve, edhe pas reformave dhe propozimeve për reforma të mëdha mbesin në duar të kryetarëve të partive. Do të kemi sërish elitën e krimit në Kuvend apo elitën që meriton vendi? Nëse do të miratohej reforma në drejtësi- përpjekja e parë serioze për të patur “gjyqtar me integritet”, edhe zgjedhjet do të ishin më pak problematike edhe njerëzit problematik, nuk do të kishin motiv dhe interes për t’u ulur në Kuvend!(Syri.net)

Filed Under: Analiza Tagged With: Lutfi Dervishi, Zgjedhjet/ zgjidhjet e parakohshme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT