• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

Kosovë-USAID-i, partner për fuqizimin e sistemit të drejtësisë

March 11, 2016 by dgreca

 -Këshilltari i Përgjithshëm i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, John Simpkins, theksoi se USAID do të jetë gjithnjë në pozicion të ndihmojë Kosovën në zgjidhjen e problemeve dhe do të kontribuojë në fuqizimin e sektorit të drejtësisë/

PRISHTINË, B.Jashari/Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Këshilltarin e Përgjithshëm të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, John Simpkins dhe përfaqësues nga zyra e USAID të udhëhequr nga drejtori i këtij misioni, James Hopes, me të cilët ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit te ligjit. Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi i ka njoftuar rreth të arriturave në sistemin e drejtësisë, ndërsa është përqendruar në konsolidimin e kornizës ligjore dhe përmirësimin e infrastrukturës fizike për personelin gjyqësor dhe prokurorial.

Ministri Kuçi gjithashtu e ka njoftuar Simpkins për fokusin e veçantë të këtij mandati në avancimin e fushës civile.  “Puna e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati po përqendrohet në konsolidimin e kornizës ligjore për të drejtat pronësore dhe hartimin e kodit të parë civil të Republikës së Kosovës”,  tha  ai. Ministri Kuçi dhe Këshilltari i Përgjithshëm Simpkins gjithashtu diskutuan për projektet e përbashkëta që ka Ministria e Drejtësisë me USAID-in dhe kontributin e USAID-it në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Këshilltari i Përgjithshëm i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, John Simpkins falënderoi ministrin Kuçi për punën e bërë dhe theksoi se ky bashkëpunim dhe marrëdhënia e ndërtuar gjatë kësaj kohe do të vazhdojë të jetë funksionale dhe të rritet. Simpkins gjithashtu theksoi se USAID do të jetë gjithnjë në pozicion të ndihmojë Kosovën në zgjidhjen e problemeve dhe do të kontribuojë në fuqizimin e sektorit të drejtësisë.

Filed Under: Komente Tagged With: e sistemit, Kosovë-USAID-i, partner për fuqizimin, të drejtësisë

Kosova, Program Kombëtar për zbatimin e MSA-së me BE-në

March 11, 2016 by dgreca

-Programi përcakton masat dhe prioritetet legjislative dhe zbatuese në dy faza: masat afatshkurtra (për vitin 2016) dhe prioritetet afatmesme (për vitet 2017-2020)/

-Javën e ardhshme, në 17 dhe 18 mars, në Kosovë do të qëndrojë një mision vlerësues i ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së për të vlerësuar përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Mars 2016/ Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian u miratua sot pasdite në seancën plenare të Kuvendi i Republikës së Kosovës.Ministria e Integrimit deklaroi se, mbështetja e ofruar nga deputëtët e Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimit të Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së, dëshmon përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të zbatuar të gjitha reformat legjislative dhe institucionale dhe detyrimet kontraktuale të parapara me Marrëveshjen e Stabilizim Asociim-it.Ky Program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e axhendës evropiane që mbulon periudhën pesëvjeçare 2016-2020 dhe fokusohet në tre aspekte strategjike të anëtarësimit në BE: Përmbushjen e detyrimeve të MSA-së; Përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së; Zbatimin e legjislacionit të përafruar.

Programi mbulon të gjithë kapitujt e Acquis së BE-së. Bazuar në strukturën e Kritereve të Kopenhagës, të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tri blloqe: Kriteret Politike, Kriteret Ekonomike, dhe Standardet Evropiane.Programi përcakton masat dhe prioritetet legjislative dhe zbatuese në dy faza: masat afatshkurtra (për vitin 2016) dhe prioritetet afatmesme (për vitet 2017-2020). Programi gjithashtu përcakton qartë përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij, si dhe afatet kohore të përmbushjes së këtyre veprimeve dhe burimet buxhetore.Procesi për hartimin e Programit, është koordinuar nga Ministria për Integrim Evropian,  me përfshirje të të gjitha institucioneve shtetërore dhe në një proces gjithëpërfshirës dhe konsultativ me shoqërinë civile dhe palët tjera të interesuara.

Zbatimi i Programit do të filloj menjëherë me hyrjen në fuçi të MSA-së në fillim të muajit Prill 2016.Marrëveshja për Stabilizim Asociim e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg me Bashkimit Evropian, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.Ndërsa, javën e ardhshme, në 17 dhe 18 mars, në Kosovë do të qëndrojë një mision vlerësues i ekspertëve nga shtetet anëtare të BE-së për të vlerësuar përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave.

 Në 18 dhjetor 2015, Komisioni Evropian ka publikuar raportin e fundit në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky raport ka konstatuar se nga gjithsejt 95 kritere të Udhërrëfyesit, 87 janë zbatuar plotësisht, gjersa ka dhënë rekomandime për 8 kritere që janë vlerësuar si të plotësuara pjesërisht. Misioni vlerësues do të jetë i përbërë nga katër ekspertë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zyrtarë të Komisionit Evropian. Ky mision i paraprinë vizitës së Komisionerit Avramopoulos i cili pritet të realizojë vizitën e paralajmëruar në Kosovë për t’u njohur për së afërmi me progresin e bërë në adresimin e kritereve të fundit për të rekomanduar më pastaj heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ministria për Integrim Evropian ka koordinuar procesin dhe së bashku me institucionet tjera përgjegjëse kanë bërë pregaditjet e nevojshme për të pritur misionin vlerësues dhe për të prezentuar të gjitha masat e ndërmarra në zbatimin e 8 rekomandimeve të fundit në këtë proces.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, kosova, MSA-BE, program kombetar

Përvoja e Gardës së New Jersey-it

March 11, 2016 by dgreca

Përvoja e Gardës së New Jersey-it për ruajtjen e mjedisit dhe trajtimin e mbetjeve në ambientet ushtarake e civile/

Nga Shefqet Kërcelli/

Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcave tona të Armatosura dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it, një ekip i kësaj Garde i përbërë nga zoti Chuck Appleby dhe N/Kolonele Viviene McNamara, nga data 8 deri më 11 mars 2016, zhvilluan një vizitë në Repartet kryesore të FA Shqiptare. Qëllimi i kësaj vizite është njohja me gjendjen e infrastrukturës së reparteve dhe punën që bëhet nga efektivat e Forcave tona të Armatosura për mirmbajtjen e tyre mjedisore dhe procesin e menaxhimit të mbetjeve. Më datën 8 mars, ushtarakët amerikanë vizituan Komandën e Forcës Detare, ku u pritën nga Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Adnand Agastra dhe kuadro të shtabit të FD. Mbasi i uroi mirëseardhjen, Kapiten Agastra, fillimisht vlerësoi bashkëpunimin shumëvjecar të FA me Gardën Kombëtare të New Jersey-it si dhe ndihmën konkrete që ka përfituar Forca Detare nga ky bashkëpunim. Më pas Ai i njohu specialistët amerikanë me punën, strukturat dhe mjetet në dispozion të FD për mirmbajtjen e mjedisit dhe infrastrukturës jo vetëm në bazat e FD, por dhe mjedisin detar. Ndërkohë personeli i Forcës Detare gjatë vitit 2015, ka kryer disa operacione në ndihmë të komunitetit për pastrimin e mjedisit si në tokë dhe në det, theksoi zoti Agastra. Specialistët amerikanë të mjedisit vlerësuan masat organizative dhe teknike që ka zbatuar Komanda dhe repartet e FD për ruajtjen e mjedisit brenda kazermave dhe në teatrin detar. Në vijim të vizitës në FD, specialistët amerikanë vizituan Vendbazimin e Kepit të Palit. Këtu kolegët amerikanë panë anijen antindotje “Rodoni”, të destinuar për operacionet në det si dhe u njohën me gjendjen e infrastrukturës së vendbazimit të Kepit të Palit dhe trajtimin e mbetjeve mjedisore. Gjithashtu ata vizituan dhe godinën e Komandës së këtij vendbazimi, ku u njohën më historikun 45 vjecar të bazës së Kepit të Palit dhe traditën e detarisë së popullit tonë në vite. Mbas largimit nga Vendbazimi i Kepit të Palit, specialistët amerikanë bënë një vizitë të shkurtër në qytetin e Durrësit ku u njohën me disa objekte muzeale të këtij qytetit të lashtë, por dhe me bukuritë e resurset turistike të lagjes së vjetër dhe bregdetit të tij. Në zbatim të programit specialistët e Gardës së New Jersey-it vizituan dhe Reparte të Forcës Tokësore, Ajrore dhe Mbështetëse të FA, ku shkëmbyen eksperiencën në lidhje me trajtimin e mbetjeve në kazermat e tyre. Më datën 10 mars, në Qendrën e Menaxhimit të Materialeve dhe Laboratorin Qendror të FA, u zhvillua seminari me temë:-Trajnimi i personelit në mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe mjedisit në FA, procedurat që ndiqen për mbylljen e bazave dhe procesi i menaxhimit të mbetjeve”. Në këtë seminar morën pjesë specialistët e mjedisit nga cdo Forcë dhe personel të strukturave përkatëse të FA. Bazuar në përvojën e tyre disavjecare zoti Appleby dhe N/Kolonele McNamara, sollën në vemëndjen e specialistëve tanë gjithë procedurat që ndiqen në Gardën Kombëtare të New Jersey-it për menaxhimin e mbetjeve të ndryshme në ambientet ushtarake dhe civile ku operojnë strukturat ushtarake. Specialistët amerikanë shpjeguan me detaje të gjitha procedurat që ndiqen për menaxhimin e mbetjeve që shkaktojnë ndotje të ajrit, mbetjeve të rrezikshme, të lëngshme e të ngurta, ato natyrale, trajtimin e mbetjeve kulturore-historike, pesticidet, hidrokarburet, mbetjet radioaktive, kimike, toksike, përpunimi i ujërave të ndotura, mënjanimin e zhurmave dhe ndotjes akustike gjatë trajtimit të tyre, hartimi i politikave efikase për menaxhimin e mbetjeve mbas suprimimit të reparteve ose operacioneve të ndryshme ushtarake, etj. Niveli teorik i gërshetuar me eksperiencën e pasur dhe metodologjinë pedagogjike solli që pjesmarrësit të përfitojnë gjerësisht nga përvoja e Gardës Kombëtarë të New Jersey-it në praktikat që përdoren për mbajtjen në kontroll të mjedisit. Gjithashtu gjatë seminarit u shkëmbyen mendime për trajtimin e rasteve konkrete në repartet tona, eleminimin e tyre, mbështetjen financiare si dhe përpjekjet për hartimin e masave ligjore dhe administrative për gjithë ndotësit e mjedisit në cdo ambient ushtarako-civil. Në zbatim të standarteve në kuadrin e NATO-s, Forcat tona të Armatosura kanë një plan masash për menaxhimin e mbetjeve të ndryshme në infrastrukturën dhe ambientet ushtarake. Pikërisht përvoja që sollën specialistët e Gardës Kombëtare të New Jersey-it i shërbeu më së miri realizimit të synimeve e objektivave që kanë Forcat tona të Armatosura në lidhje me këtë cështje. Duke e parë më larg, eksperienca dhe aktivitete të tilla janë pjesë e atij programi të madh që presidenti Obama dhe Shtëpia e Bardhë kanë hartuar për ndryshimet klimaterike dhe ruajtjen e mjedisit në planetin tonë. Së fundmi dua të sjell në vemendjen e lexuesve të “Diell-it” një fakt se, bashkëpunimi i Forcave tona të Armatosura me Gardën Kombëtare të New Jersey-it ka filluar që në vitin 1993, në kuadrin e PfP, në gjithë fushat. Ndërkohë që vendin tonë gjatë këtyre viteve e kanë vizituar të gjithë Komandantët e kësaj Garde, përfshi atë të janarit 2015, ku vendin tonë e vizitoi Gjeneralbrigade, Michael Cunniff. Në sajë të këtij bashkëpunimi të frutshëm, gjatë këtyre 23 viteve, Forcat tona të Armatosura kanë përfituar miliona dollarë ndihma në arësimimin e trajnimin e ushtarakëve shqiptarë, asistencë teknike, pajisje, etj. Mirënjohje dhe respekt për Gardën Kombëtare të New Jersey-it!

Shënim: Shkrimi do jetë pjesë e librit, “Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri-Amerikë gjatë një shekulli”.

Filed Under: Komente Tagged With: Përvoja e Gardës, së New Jersey-it, Shefqet Kercelli

Ja si rekrutohen pjesëtarët e ISIS

March 11, 2016 by dgreca

Investigimi i televizionit britanik “Sky News” ka arritur të sigurojë mijëra dokumente që përmbajnë 22 mijë emra, adresa, numra telefonash dhe kontaktet e familjarëve të xhihadistëve të Shtetit Islamik. Para se të bashkohen me ISIS, shtetasit nga të paktën 51 vende të botës, ndrrojnë komplet identitetin e tyre. Por nuk mjafton kaq për t’u kthyer në një xhihadist. Ata bëhen pjesë e organizatës terroriste, vetëm pasi plotësojnë formularin me 23 pyetje të hartuar nga krerët e Kalifatit. Për autoritetet, shumica e emrave të përmendur janë të njohur. Ndër terroristët që rezultojnë në këto dokumente janë reperi 26-vjeçar nga Londra, Abdel Beri, po ashtu Junaid Hysein, i cili kishte planifikuar një sulm në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me dhjetëra të tjerë, që shpesh janë bërë protagonistë të episodeve famëkeqe të ISIS, të cilat më pas kanë bërë edhe xhiron e botës. Por, risia e këtij investigimi është se bën një hap të madh përpara në zbardhjen e identitetit të një numri të madh xhihadistësh të panjohur më parë në Britaninë e Madhe, në të gjithë Europën Veriore, pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara si edhe ne Kanada. Megjithatë vendndodhja e tyre është më e rëndësishme se gjithçka, pasi ajo parandalon organizimin e sulmeve të mëtejshme terroriste.
Shumë prej tyre kanë shkelur në territoret e shteteve të ashtuquajtura “pikat e nxehta të xhihadit”, të tilla si Jemeni, Sudani, Tunizia, Libia, Pakistani dhe Afganistani, dhe në mungesë të monitorimit e kontrollit ata kanë patur mundësinë edhe për t’u kthyer në shtëpi, sikur të mos kishin bërë asgjë.(SHK)

Filed Under: Komente Tagged With: Ja si rekrutohen, pjesëtarët e ISIS

Të fala Marko Gjuriqit !

March 11, 2016 by dgreca

Nga Fahri Xharra,Gjakovë/
Gjuriqi paska vlerësuar se shtetet që kanë qenë sponsorë të, siç e quan ai, një shteti të dështuar, flasin për një “të ashtuquajtur shtetësi të Kosovës një projekti të parealizuar, çerdhe të krimit të organizuar, kërcënim të stabilitetit rajonal dhe një zonë e paqëndrueshme në aspektin politik dhe social”.Të fala Marko Gjuriqit , pak histori për serbët “Kur e kanë krijuar, më 1219-n, Kishën Pravosllave Autoqefale, serbët nuk kanë pasur as edhe 1 shenjtor. Ne kishim gati 12 shekuj të krishtërimit( Gjergj Dabaj )
Mund ta lexoni librin, me shumë vlera, të Mirosllav Qosoviqit “Shenjtorët e rremë të Kishës Sërbe” (“Bizarni sveci Srpske crkve”), botuar në Cetinjë më 2014-n. Nuk i kishit shenjtorët, por shenjtorët u duheshin, sepse, përndryshe, nuk mund të kompaktësoheshit si komb. Shën Sava Nemanjiqi, një largpamës me merita të pazëvendësueshme në historinë e kombit sërb, e krijoi “shenjtin” e parë sërb “Shën” Simeon (Stefan) Nemanjën. E krijoi në mënyrën më antifetare të mundshme, por që u përqafua me gjithë shpirt prej turmës serbe.
“Serbët, para 3 vjetësh, e festuan me të madhe 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos, shpallur prej Konstantinit të Madh në vitin 313. Serbët s’kanë asnjë lidhje gjinie me Konstantinin e Madh. Konstantini i Madh është drejtpërsëdrejti njëri prej para ardhësve tanë dhe ne përkujtojmë atë akt të tijin, me anën e të cilit hapej një kapitull i ri i historisë gjithënjerëzore .
“Mirëpo, disa kisha ortodokse mesjetare që janë në Kosovë, janë bërë ‘mollë sherri’ në marrëdhëniet serbo-shqiptare gjatë shekujve, për arsye të politikës ekspansioniste të Serbisë e të kishës së saj ortodokse”, thoshe Marka Krasniqi. Akademiku argumenton se si kishat i ka uzurpuar Serbia, megjithëse ato janë ndërtuar në kohën e sundimit të Bizantit në këto vise, para shtrirjes së Serbisë në këto anë.

“Manastiri i Deçanit është i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire, pasi që zona ku ndodhet Manastiri i Deçanit, disa metra në perëndim shtrihet lokaliteti i vjetër arkeologjik i cili nuk është i hulumtuar në detaje dhe që quhet Kulla e Qelisë, ku është një lokalitet arkeologjik që dëshmon se kjo pjesë ka qenë e populluar para se të popullohet pjesa e Deçanit dhe Rrafshit të Dukagjinit. Aty i kemi informacionet e para të një qytetërimi ilir” thotë Imeraj dhe shton se informata e dhënë për emrin e mjeshtrit që e ka rindërtuar manastirin është e pasaktë. (Shkodran (Cenë) Imeraj )
“Kisha e Manastirit te Deçanit është vepra me e madhe qe ruan elemente nga ndërtimtaria shqiptaro-dalmate e ardhur nga bregdeti. Ne arkitraun e portalit jugor te narteksit gjendet edhe mbishkrimi i gdhendur i arkitektit shqiptarAt Vita Kuçi – Cuci. Për jetën dhe veprën e tij,kohëve te fundit,ne regjistrat e Arkivit Historik te Kotorrit, kemi gjetur njoftime interesante. Sipas një te dhëne qe del nga zyra noteriale e Kotorrit, françeskani At Vita Kuçi ishte rektor apo kryemurg i kishës se Shën Mërisë ne Kotorr,pune qe atëbotë, ne kete pjese te Adriatikut, bënin kryesisht priftërinjtë shqiptare.”( nga Anton Pllumaj )
Pra , ministër në funksion Z. Gjuriq, të ju them që ata që krijuan Shtetin e Kosovës, ata me ne së bashku e ndërtuam Kosovën : Kosova është e përjetshme kurse argatët e juaj tek politikanët , tregtarët , biznismenët , gazetarët ,hoxhallarët , priftërinjtë në Kosovë nuk e kanë të gjatë shërbimin e tyre ndaj jush. Mos u nguteni me deklarata , mos e mashtroni popullin e juaj .

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Të fala Marko Gjuriqit !

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT