-Këshilltari i Përgjithshëm i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, John Simpkins, theksoi se USAID do të jetë gjithnjë në pozicion të ndihmojë Kosovën në zgjidhjen e problemeve dhe do të kontribuojë në fuqizimin e sektorit të drejtësisë/
PRISHTINË, B.Jashari/Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Këshilltarin e Përgjithshëm të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, John Simpkins dhe përfaqësues nga zyra e USAID të udhëhequr nga drejtori i këtij misioni, James Hopes, me të cilët ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit te ligjit. Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi i ka njoftuar rreth të arriturave në sistemin e drejtësisë, ndërsa është përqendruar në konsolidimin e kornizës ligjore dhe përmirësimin e infrastrukturës fizike për personelin gjyqësor dhe prokurorial.
Ministri Kuçi gjithashtu e ka njoftuar Simpkins për fokusin e veçantë të këtij mandati në avancimin e fushës civile. “Puna e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati po përqendrohet në konsolidimin e kornizës ligjore për të drejtat pronësore dhe hartimin e kodit të parë civil të Republikës së Kosovës”, tha ai. Ministri Kuçi dhe Këshilltari i Përgjithshëm Simpkins gjithashtu diskutuan për projektet e përbashkëta që ka Ministria e Drejtësisë me USAID-in dhe kontributin e USAID-it në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Këshilltari i Përgjithshëm i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, John Simpkins falënderoi ministrin Kuçi për punën e bërë dhe theksoi se ky bashkëpunim dhe marrëdhënia e ndërtuar gjatë kësaj kohe do të vazhdojë të jetë funksionale dhe të rritet. Simpkins gjithashtu theksoi se USAID do të jetë gjithnjë në pozicion të ndihmojë Kosovën në zgjidhjen e problemeve dhe do të kontribuojë në fuqizimin e sektorit të drejtësisë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.