
Njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për mësimin e Gjuhës Shqipe për Vitin e Ri Akademik 2026–2027 në rrjetin e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Shtetin e Nju Jorkut (NY). Ky vit mësimor është i veçantë, sepse më 7 Mars 2027 do të festojmë me madhështi 20-Vjetorin e TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”. Mësimi do të zhvillohet, si zakonisht, në shkollat publike amerikane, në adresat dhe oraret e viteve të mëparshme:
• Në qytetin e Staten Island: mësimi zhvillohet të premteve, nga ora 4:30 deri në 6:00 PM, në shkollën publike PS 42, në adresën 380 Genesee Ave, Staten Island, NY 10312.
• Në qytetin e Brooklyn: mësimi zhvillohet të premteve, nga ora 4:30 deri në 6:00 PM, në shkollën publike PS 205, në adresën 6701 20th Avenue, Brooklyn, NY.
• Në qytetin e Bronx: mësimi zhvillohet të shtunave, nga ora 10:30 AM deri në 1:00 PM, në Christopher Columbus High School, në adresën 925 Astor Ave, Bronx, NY.
• Në qytetin e Queens: mësimi zhvillohet të premteve, nga ora 5:30 deri në 7:00 PM, në shkollën publike PS 88, në Ridgewood, në adresën 20-85 Catalpa Ave, Queens, NY.
• Në Albany, kryeqytetin e Shtetit të Nju Jorkut: mësimi zhvillohet të premteve, nga ora 5:30 deri në 7:00 PM, në adresën 329 Sand Creek Rd, Albany, NY.
Për nxënësit që nuk mund të ndjekin mësimin në shkollat e mësipërme, për shkak të largësisë, ashtu si edhe në vitet e shkuara, ofrojmë klasa online për mësimin e Gjuhës Shqipe:
• Të premteve, nga ora 5:00 deri në 6:00 PM.
• Të shtunave, nga ora 10:00 deri në 11:00 AM.
• Në varësi të kërkesave, do të ofrojmë edhe orare të tjera.
Për datat e sakta të fillimit të mësimit do t’ju njoftojmë pasi të marrim lejet vjetore (permitet) nga Bordet e Edukimit të NYC dhe NYS Albany. Siç jeni në dijeni, shkollat publike amerikane janë ende të mbyllura dhe do të rihapen më 10 Shtator 2026.
Për regjistrimet e reja dhe riregjistrimet, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni sa më parë në:
Tel.: 917-209-8150
Email: Qzylo@albalife.org
Regjistrimi paraprak është i nevojshëm për përcaktimin e numrit të klasave që do të na nevojiten dhe për marrjen e lejeve përkatëse nga Bordet e Edukimit të NYS dhe NYC.
Ju lutemi, prindërve ju kërkohet të na dërgojnë:
• Emrin dhe mbiemrin e nxënësit;
• Datën e lindjes së nxënësit;
• Emrat e prindërve;
• Numrin e telefonit të kontaktit;
• Adresën e emailit të kontaktit.
Ju lutemi na ndiqni në Facebook, si edhe në faqen e Prindërve të Shkollave Shqipe “Alba Life”, për njoftime dhe informacione të tjera.
Suksese të gjithë nxënësve dhe mësueseve në këtë Vit të Ri Akademik!
Ju lutem mesueseve ta ndajne ne profilin e tyre njoftimin per regjistrimin e nxenesve.
Me respekt,
Qemal Zylo
Themelues dhe Drejtor i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, USA