• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

Baba Hekurani i Teqesë së Frashërit, çdo ceremoni e mbyll me fjalët “Rroftë Shqipëria”!

April 5, 2016 by dgreca

-Teqeja e Frashërit është një nga kryeqendrat e Bektashizmit dhe atdhetarizmit… Vëllezërit Frashëri: Abdyli, Naimi dhe Samiu, shkuan e mësuan në shkollën e “Teqesë së Frashërit”/

-Baba Hekurani i Teqesë së Frashërit, Alipostivanit dhe Përmetit çdo ceremoni e mbyll me fjalët “Rroftë Shqipëria”!/

– Teqenë e Frashërit, Mihal Gramenua e ka quajtur “Shkollë të Madhe Kombëtare të Shqipërisë”/

– Teqeja e Frashërit u ndërtua në prill 1781 nga Sulejman Beu, nga trungu i familjes së Sulejmanbejllinjëve të Frashërit/

-“Po të nderojë njeriu-njeriun, e ka nderuar Perëndinë” dhe se “Njerëzia është Perëndia”, – thotë Naim Frashëri/

– Kur Teqeja drejtohej nga Baba Alushi nga lagjja e Kasollarëve të Frashërit, në Teqe fliteshin 6 gjuhë: shqipja, persishtja, arabishtja, osmanishtja, greqishtja dhe vllahishtja

-“Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri… janë emblema të Bektashizmit dhe njëkohësisht të patriotizmit”, – ka shkruar Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Baba Edmond Brahimaj

– Në dhjetor 1907 dhe në korrik 1908 në Teqenë e Frashërit ka qëndruar për disa ditë çeta e Çerçiz Topullit

– Teqeja u dogj më 6 maj 1914 nga andartët dhe ushtria pushtuese e Greqisë, dhe u rindërtua më 1923 me ndihmën e shqiptarëve të SHBA

– Dede Reshat Bardhi është një mal hyjnor, ishte i dërguari i Imam Aliut

Nga  Prof. Kastriot Bezati& Albert Z. ZHOLI

Shpalosja e flamurit të kuq, me shqiponjën e zezë me dy krerë

Ngritja e simbolit të kombit dhe të shtetit, shpalosja e flamurit të kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë, para çdo institucioni të Bektashizmit dhe parimi i tij kryesor se, “Pa Atdhe nuk ka Fe”, flasin qartë se bektashinjtë më shumë se çdo gjë duan Atdheun, duan Shqipërinë. Naim Frashëri, shenjtori i njerëzisë, poeti dhe profeti i shqiptarëve dhe Shqipërisë, autori i vargut më të dashur të shqiptarëve brenda e jashtë Shqipërisë, “Ti Shqipëri më ‘ep nder, / Më ‘ep emrin Shqiptar”, në “Fletoren e Bektashinjve”, shkruan: “Besë e Bektashinjve është udhë e gjerë, që ka përpara dritën, urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë dhe gjithë mirësitë. Më një anë ka lulet e diturisë, në anën tjetër të së vërtetës”. Dhe më poshtë Naimi, mendimtari dhe edukatori i kombit, shkruan se bektashinjtë “duan si shpirtin e tyre dhe të tjerët, myslimanë e të krishterë dhe shkojnë mirë e bukur me gjithë njerëzinë. Po më shumë duan Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët, që kjo është më e mira nga gjithë të mirat”. Këto virtyte njerëzore janë të pranishme te figura e bektashiut dhe atdhetarit Hekuran Fejzo Nkollarit, i cili me Dekretin e Shenjtë Nr. 7 datë 29.12.2009 të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, shenjtorit Haxhi Dede Reshat Bardhit, iu dha titulli Baba dhe u emërua Baba i Teqesë së “Baba Nasibiut” të Frashërit, të Teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan dhe të Teqesë së “Baba Xhaferit” në qytetin e Përmetit. “Haxhi Dede Reshat Bardhi në fytyrë ka patur dritë hyjnore, që shprehte bukurinë e brendshme dhe të jashtme, si dhe mirësinë e njerëzimit. Dede Reshat Bardhi është një mal hyjnor, ishte i dërguar i Imam Aliut”, – thotë Baba Hekurani. Dhe më poshtë ai vazhdon: “Në bektashizëm ka vetëm vëllazëri”, – na thoshte Haxhi Dede Reshat Bardhi.

 

Jetëshkrimi

Baba Hekurani u lind më 7 shtator 1963 në Seniçan. I ati, Fejzo Nikollari, ishte nga Seniçani, ndërsa e ëma, Vezire Zoto, ishte nga Borocka, të dy fshatra të trevës së Përmetit. Ishin 9 fëmijë, Skënderi, Bukuria, Vikua, Ruzia, Alia, Myneveri, Hajria, Shyqyriu dhe Hekurani. U rritën ata përmes halleve, por me dashurinë e madhe të prindërve, të cilët u dhanë ndershmërinë, mirësinë, arsimin, urtësinë, dashurinë për Shqipërinë. Vitet shtynë njëri tjetrin dhe erdhi një ditë dhe i ati, Fejzua, u nda nga jeta më 1985, ndërsa e ëma, Veziria, u nda nga jeta më 2010. Baba Hekurani kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan, më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënje, por pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu shkollën dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit, pastaj në Bonifikimin e Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë, në Shfrytëzim – Përpunimin e Drurit të Përmetit. Më 1992 emigroi në Greqi, ku punoi në punë të ndryshme në Trikalla, në Athinë, në Lamia, në ishullin Evia ose Kolkidha, në Larisa. Më 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. E ktheu ndërgjegjja kombëtare dhe idetë atdhetare dhe bektashiane të Dede Reshat Bardhit dhe të Baba Aliut të Alipostivanit. Në Seniçan rindërtoi Mekamin në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili edhe sot quhet “I miri i Nakove”. “Më 22 mars 2001 shkova në Alipostivan. S’kishte as teqe, as turbe. Ekzistonin vetëm si emër. Familja e parë ku unë u mbështeta ishte ajo e Refat Hasimit, djalit të dëshmorit të LANÇ-it, Dule Hasimit dhe nipit të dëshmorit të viteve 20 të shekullit XX, Bilal Alipostivanit. Refati është dhe ustai, i cili së bashku me Demir Elmazin dhe besimtarët e Alipostivanit, ngritën Tyrben e Baba Horasanit”, – thotë Baba Hekurani. Nuk kaloi as një vit dhe, më 04.04.2002, pasi qëndroi disa ditë pranë Selisë së Shenjtë në Tiranë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i veshi rrobën e bektashiut. U emërua dervish në Teqenë e Baba Ali Horasanit të Alipostivanit dhe, në periudhat e ngrohta, kryente edhe shërbime në Teqenë e Kulmaktut të Malit të Tomorit. Këshilli i Bashkisë së Poliçanit, “Për kontributin e veçantë në harmoninë fetare, përkushtimin dhe shenjtërimin e Sektit të Bektashizmit në Teqenë e Kulmakut, pasurinë shpirtërore të besimtarëve Bektashinj dhe ndihmën e të varfërve të qytetit të Poliçanit”, i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

 

 Në vitet 2007–2009 emërohet dhe punon si dervish në Teqenë e Frashërit

“Teqeja e Frashërit është një nga kryeqendrat e bektashizmit dhe atdhetarizmit… Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi dhe Samiu, shkuan e mësuan në Shkollën e Teqesë së Frashërit, kur Baba i Teqesë ishte Baba Alushi… Teqenë e Frashërit Mihal Gramenua e ka quajtur “Shkollë të Madhe Kombëtare” të Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Baba Hekurani në kumtesën e tij të mbajtur në Konferencën Shkencore me temë “Frashri vatër e pavdekshme e atdhetarizmit në Shqipëri”, organizuar në Frashër më 25 maj 2014. Frashëri gjatë ecurisë historike ka lindur aq shumë figura historike sa është vështirë të krahasohet me një hapësirë të dytë gjeografike me të njëjtat përmasa, qoftë kjo hapësirë brenda apo jashtë Shqipërisë. Emri i Frashërit nuk ka kufij gjeografike dhe vepra e doktrinarëve të mëdhenj të kombit, Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit e Samiut, janë Bibla dhe Kurani i shqiptarëve dhe Shqipërisë. “Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri… janë emblema të bektashizmit dhe njëkohësisht të patriotizmit”, – ka shkruar Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Ndërtimi

Teqeja e Frashërit u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu nga trungu i familjes së Sulejmanbejllinjëve të Frashërit në tokat e dhuruara nga Jaup Bej Selenica. Tahir Skënderasi apo Baba Nasibiu, nga lagjja Skënderas e Frashërit, e hapi Teqenë apo ndoshta u bë drejtuesi i Teqesë në vitin 1785 dhe ky vit është edhe viti i ngritjes së shkollës në Teqenë e Frashërit. Në mesin e shekullit të XVIII, kur Teqeja drejtohej nga Baba Alushi, nga lagjja e Kasollarëve të Frashërit, në Teqe fliteshin 6 gjuhë: shqipja, persishtja, arabishtja, osmanishtja, greqishtja dhe vllahishtja. Gjuha bazë në këtë shkollë ishte shqipja, veçse kjo shkruhej me alfabetin arab. Në Frashër, dëshmitë e shkrimit shqip lidhen me poemat e Nasibi Tahir Babait në hapësirën kohore 1785 – 1827 dhe më pas me librat e vëllezërve bektashinj Dalip e Shahin Kaso Frashëri, i pari me veprën “Hadikaja” (1842), i dyti, me veprën “Muhtarnameja” (1868). Ngjarje madhore që u zhvilluan në Teqenë Bektashiane të Frashërit janë edhe dy Kuvendet Ndërkrahinore të Frashërit, i pari, u mbajt në maj të 1878-ës, i dyti në qershor të 1880-ës. U drejtuan nga Abdyl Frashëri dhe Baba Alushi dhe janë ndoshta këta dy kuvende të mëdha atdhetare, mbi të cilat populli ngriti këngën “Alush Babai me shenjtëri, Abdyl Beu me dituri, përpiqen për Shqipëri”.

Teqeja në vitet 1908-1912 u bë jatak dhe vatër e fuqishme e çetave të lirisë së Shqipërisë.

Në këto vite drejtues i Teqesë ishte Baba Abedin Ibrua nga Backa e Skraparit. “Baba Abedini përmbledh virtytet më të larta… Me mirëbërësin e tij e ka fituar simpatinë e gjithë popullit, muhamedanë e të krishterë”, – ka shkruar Mihal Gramenua.. Në dhjetor 1907 dhe në korrik 1908 në Teqenë e Frashërit ka qëndruar për disa ditë çeta e Çerçiz Topullit. Teqeja dha ndihmesë të madhe dhe, nën kujdesin e Baba Abedinit, në tokën e Karfil Halil Frashërit, u hap Mësonjtoria Shqipe e Frashërit nga mësuesi Hasan Hoxhë Efendiu nga Sanjollasi i Kolonjës. Teqeja i jepte një rëndësi të madhe hapjes së shkollave shqipe jo vetëm në Frashër, por në gjithë trevën e Përmetit. Udhëhiqej nga idetë e Vëllezërve Frashëri. “Në qoftë se do të korrësh pas një viti mbill grurë, po do që të korrësh pas një shekulli ngri shkolla”, – thoshte Sami Frashëri. Në vitet e LANÇ-it, nga 28 deri më 30 janar 1944 dhe më 19 e 20 maj 1944 në Teqenë e Frashërit, të drejtuar në ato vite nga Baba Abaz Hilmi Elezi, kanë qëndruar së bashku dy klerikë të lartë, njëri bektashi, Baba Abazi, tjetri ortodoks, At Pais Vodica, të cilët më vonë do të jenë: Abaz Hilmi Dede – Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit (1945-1947) dhe At Paisi Vodica – Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (1948-1966).

Teqeja u dogj më 6 maj 1914

Teqeja u dogj më 6 maj 1914 nga andartët e ushtria pushtuese e Greqisë dhe u rindërtua më 1923 me ndihmën e shqiptarëve të SHBA. U mbyll më 1967 nga monizmi dhe u rihap më 15 tetor 1997. Në hapësirën e viteve 1994 – 2005 u rikonstruktuan Portiku dhe Tyrbet e Tahir Nasibiut dhe Baba Mustafait, u ringrit Tyrbia e Baba Alushit dhe u ribë çatia e Ndërtesës së Sipërme të Teqesë nga mirëbërësit Përparim Skënderi, Shpëtim Bega dhe Asllan Bora. Baba Hekurani, në vitet 2007-2009 (si dervish) dhe në vitet 2010-2016 (si baba) ka bërë një punë të madhe për rikonstruksionin e dy ndërtesave të Teqesë si dhe në rregullimin e mjedisit përreth Teqesë. “Dervish Hekurani ka bërë përpjekje të mëdha për të mbajtur të hapur dhe për të restauruar Teqenë … Kur vete në Frashër ose në fshatrat e krahinës së Dangëllisë të shumtë janë njerëzit jo vetëm besimtarë, por edhe dashamirës të bektashizmit, të cilët flasin me admirim për punën e Dervish Hekuranit”, – ka shkruar Orhan Frashëri, veteran i LANÇ-it. Në hapësirën kohore, 1781 – 2016, Teqeja e Frashërit është drejtuar nga 14 baballarë: Baba Tahir Skënderasi – Nasibiu, Baba Jusuf Skënderasi, Baba Alush Frashëri, Baba Hysen Skënderasi, Baba Abedin Ibro, Baba Sheme Skënderasi, Baba Mustafa Qerezi, Baba Murat Skënderasi, Baba Abaz Hilmiu, Baba Mete Zyka, Baba Sherif Canometi, Baba Selim Kalicani, Baba Xhemal Shkëmbi, Baba Hekuran Nikollari. “Hekuran Nikollari, … që me shumë dashuri dhe energji po vazhdon të ringrejë Teqenë e Frashërit, Teqenë e Nasibiut, na tha: “Frashëri do të ringjallet, si mbijnë filizat e rinj të bimëve nga toka. Pa Frashërin nuk ka komb Shqiptar”, – shkruajnë dy vëllezërit, profesorët Alfred dhe Neki Frashëri në librin “Frashëri në Historinë e Shqipërisë”, Tiranë, 2007.

Kontributi i lartë

Baba Hekuranit, “Për kontributin e lartë në ringritjen e institucionit të kultit Bektashian në rrethin e Përmetit veçanërisht të Teqesë së Nasibiut në Frashër, për punën e madhe në ringjalljen e besimit bektashian duke fituar besimin, respektin dhe dashurinë e gjithë popullit të Dangëllisë si një klerik i veçantë i Bektashizmit”, iu dha Titulli “Nderi i Frashërit” nga Këshilli i Komunës së Frashërit (Vendimi Nr.19 datë 21.03.2015). Teqeja e Alipostivanit ngrihet në një kodër te bukur mbi fshatin Alipostivan, në një pikë dominuese prej nga shikon si në pëllëmbë të dorës Luginën e Vjosës deri në majën e malit Nemërçkë. Është një super-teqe, ku toka prek qiellin e qielli zbret në tokë, përballë malit të Dhëmbelit. Është ndërtuar në vitin 1767, e dhëne kjo që na jepet edhe nga materialet e Muzeut të Odeonit në Selinë e Shenjtë, ngritur më 07.09.2015. Gati një shekull më vonë, më 1857, në krye të Teqesë vjen Baba Aliu, i cili i dha edhe emrin e tij Teqesë së Alipostivanit. Mbas Baba Ali Horasanit, në Teqe, kanë shërbyer Baba Abdullai, Baba Meleq Pasho, Baba Hysen Bobe, Baba Nazif Bega, Baba Hajdar Hodo.

Djegia e Teqesë

Teqeja është djegur më 1870 dhe më 1914, herën e parë nga pushtuesit turq të Portës së Lartë dhe herën e dytë nga andartët grekë e ushtria pushtuese e Greqisë. Nga tërësia e luftimeve për liri e mbrojtjen e Atdheut, veçojmë: betejën e zhvilluar në Nivie të Pagrisë më 07.07.1911 dhe betejën e zhvilluar në Qafën e Qivurit dhe Kodrën e Teqesë në Alipostivan më 18.05.1914. E para u zhvillua nga çetat atdhetare të Shqipërisë së Jugut kundër pushtuesve të Portës së Lartë, ku ra heroikisht komandanti i çetës atdhetare të Delvinës, Nazif Hadëri nga Palavlia e Sarandës. Populli, me kërkesën e nën kujdesin e Baba Abdullait, e mori trupin e dëshmorit dhe e varrosi me nderime pranë Teqesë së Alipostivanit dhe, më vonë, e rivarrosën po me nderime në Përmet. E dyta, u zhvillua nga çeta atdhetare e Bilal Alipostivanit kundër andartëve e ushtrisë pushtuese të Athinës. Kosta Papa Tomori, prift, në librin “Masakrat Greke në Shqipëri”, ndër të tjera shkruan: “Në Lipostivan qe trimi me fletë Bilal Lipostivani, i cili nga Teqeja po luftonte kundër 300 vetash …Kapedan Manoli një gjiritas, u derdh ta zinte të gjallë Bilalin po nuk arriti se plumbi i Bilalit e gjeti në ballë dhe kafshoi dhenë”. Bilali, pas një beteje të ashpër, ku u vranë 44 armiq, u plagos rëndë dhe vdiq pas 6 ditësh në Berat. Teqeja u rindërtua më 1920. U mbyll nga monizmi më 1967 dhe u rihap nga demokracia më 2003. Ndërtesa e re u ndërtua ne vitet 2004 – 2010. U projektua nga arkitekti Agron Ibrahimi dhe inxhinieri Dashnor Hodo, të dy nga Përmeti. Konstruktor ishte Anila Hasanaj nga Vlora. U ndërtua nga Safet Çapoku, teknik ndërtimi me specialistë e punëtor nga qyteti i Përmetit. Edhe sot, në mjediset e jashtme të Teqesë, punohet dhe është në përfundim “Ndërtesa trekatëshe”, në mjediset e brendshme të së cilës ndër të tjera do të jenë: Salla e “Veprimtarive Kulturore e Shkencore”, Biblioteka, Menxa, Hoteli (me disa dhoma) për vizitorët e shumtë që vijnë në Teqe nga e gjithë Shqipëria. Ndërtesa është projektuar nga Haxhi Musai e Alban Elmazi dhe po realizohet nga vëllezërit Alban dhe Ermir Elmazi. Në krye të punëve për ngritjen e ansamblit arkitekturor të ndërtesave të Teqesë, ka qenë dhe është njeriu i mendjes dhe i punës Baba Hekurani. “Baba Hekurani ka një kulturë dhe informacion të jashtëzakonshëm, jo vetëm për historinë e besimit, por edhe për historinë në tërësi, për problemet shoqërore e, mbi të gjitha, mbart në vetvete një dashuri të madhe për kombin, lexon vazhdimisht dhe kërkon që biblioteka e teqesë të pasurohet përherë me sa më shumë libra”, – shkruajnë studiuesit Nuri Dragoi e Luan Nikollari.

Teqeja e Baba Xhaferrit

Teqeja e Baba Xhaferrit në Përmet është themeluar më 1861 nga Bektash Babai, i ndihmuar nga Ali Haqi Babai i Gjirokastrës. Nuk kemi të dhëna nëse kjo teqe është apo jo Teqeja për të cilën na flet kronikani osman Evlija Çelebi, i cili shkruan se më 1670 ngrihej një teqe në Përmet, ndaj po i referohemi vitit 1861. Baba Xhemali dha kontribute në Shpalljen e Pavarësisë. Baba Abedini i Frashërit dhe Baba Xhemali i Përmetit organizuan mbledhjen e jashtëzakonshme më 28 nëntor 1912 në Përmet, e cila mandatoi Mit’hat Abdyl Frashërin si delegat të Përmetit në Kuvendin Historik të Vlorës (28.11 – 07.12.1912). Më vonë në krye të Teqenë e Përmetit vjen Xhafer Sadik Baba nga Gjirokastra. Ai u bë edhe Dede, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, i cili drejtoi punimet e Kongresit IV Bektashian. Në janar të vitit 1930, Sali Njazi Dedeja, i cili u largua nga Turqia dhe erdhi në Shqipëri, për të ngritur Qendrën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit, u prit në Sarandë edhe nga Baba Xhaferi i Teqesë së Përmetit dhe Baba Kamber Pagria, në atë kohë Baba i Teqesë së Prishtës, të cilët edhe e shoqëruan në rrugën Sarandë-Tepelenë-Përmet-Leskovik-Ersekë-Korçë. Sali Njazi Dedeja, Kryegjyshi Dëshmor i Atdheut, (vrarë në Tiranë nga pushtuesit fashist italian më 28.11.1941), qëndroi një natë në Sukë dhe disa orë në Përmet. Teqeja e Përmetit është drejtuar edhe nga Baba Sabriu, Baba Barjami dhe Baba Zeneli. Teqeja u mbyll nga monizmi më 1967 dhe u rihap nga demokracia më 11.10.1991, që është edhe dita e parë e rihapjes së bektashizmit në Përmet. Bektashizmi shpall dashurinë për njerëzit. “Po të nderojë njeriu njeriun, e ka nderuar Perëndinë” dhe se “Njerëzia është Perëndia”, – thotë Naim Frashëri, i cili i ka kënduar edhe Jezu Krishtit (në poezinë e tij “Përpara Krishtit”), ashtu si i ka kënduar Abaz Aliut. Morali, Dituria dhe Atdhetarizmi mishërohen apo trupëzohen më së miri në figurën e Baba Hekuranit, i cili është një misionar sa i dukshëm dhe i padukshëm, sa tokësor aq edhe qiellor, i së mirës, i së vërtetës, i së drejtës, i diturisë, misionar i unitetit ndërfetar dhe mbi të gjitha i atdhedashurisë në Shqipëri.

      Bektashizmi qëndron brenda Atdhedashurisë

“Aq e madhe ka qenë ndjenja e atdhedashurisë, sa Naim Frashëri edhe perëndinë e bën shqiptare. Ai thotë se “në malet e Shqipërisë atje rrojnë perënditë”. Madje për Naim Frashërin dhe për gjithë bektashinjtë edhe “Abaz Aliu zu Tomorë”, domethënë nga Fusha e Qerbelasë erdhi në Tomor”, – thotë Dritëro Agolli. Në Simpoziumin Kombëtar të Vlorës, mbajtur më 28 tetor 2015, organizuar nga Kryegjyshata Bektashiane, Baba Hekurani në trajtesën e vet ndër të tjera tha: “Qerbelaja është fusha ku u masakrua Imam Hyseni, djali i lavdishëm i Imam Aliut…Në fushën e Qerbelasë, heroike është vdekja e djalit trim, kalorësit legjendar, birit të Imam Hysenit, Abaz Aliut …Abaz Aliu, dëshmori i Qerbelasë, erdhi dhe gjeti prehje tek mali ynë i shenjtë, në malin e Tomorit”. “Baba Hekurani është një model, një shërbyes i idealit dhe besimit të sektit bektashian, një shembull dhe udhëheqës për cilindo… Një sekt apo institucion fetar, arrin rezultatet e pritshmëritë e dëshiruara vetëm atëherë kur punon si Baba Hekurani”, – ka shkruar gazetari e studiuesi, drejtori i BBF, Fejzo Subashi. “Kush bën mirë, është më i mirë se vetë e mira”, – ka thënë Imam Aliu. I tillë është edhe Baba Hekurani, është më i mirë se vetë e mira.. “Baba Hekurani udhëhiqet nga atdhedashuria, e vërteta, dashuria dhe ligji… nga dashuria për të gjithë njerëzit, respekton besimet e ndryshme fetare duke qenë njëherësh tolerant dhe për marrëdhënie të mira mirëkuptimi vëllazëror ndërfetar brenda e jashtë trevës së Përmetit”, – shkruajnë historianët Pëllumb Xhufi, Albert Frashëri, Laurant Bica, Myslim Islami, fabulisti Gjikë Kurtiqi dhe muzikologu Naxhi Kasoruho. “Kur të pyet Baba Hekurani, na duket sikur Zoti vetë na bën intervistë… Kemi foto me presidentë, kryeministra, ministra e deputetë, por fotoja me Baba Hekuranin padyshim do të jetë me një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetë. Nga Teqeja e Alipostivanit na duket sikur shohim gjithë Shqipërinë”, – shkruan gazetari, analisti e studiuesi Roland Qafoku. Baba Hekurani ka hyrë edhe në këngën e popullit. Grupi folklorik “Djemtë e Vlorës”, këndon: “Buron kënga për ca burra, / Që i ka ëndërr vatani, / Po del një në njëmijë burra,/ Baba Dervish Hekurani”. Baba Hekurani është sot një kalorës i madh i Bektashizmit dhe një Atdhetar i madh i Shqipërisë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: “Rroftë Shqipëria”, Baba Hekurani, i Teqesë së Frashërit, Prof. Kastriot Bezati& Albert Z. ZHOLI

PROF. DR. ZEF MIRDITA, HISTORIAN I MADH I POPULLIT SHQIPTAR

April 5, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 NE FOTO:PROF. DR. ZEF MIRDITA (1936 – 2016)/

 Me daten 4 Prill 2016, Zoti thirri pranë vetes edhe Prof. Dr. Zef MIRDITEN…/

Historian i madh të Popullit Shqiptar në gjysen e dytë të Shek. XX…

Historia e vertetë shkencore mbylli një nder fletët ma të lavdishme të saj, me vdekjen e Këtij vigani të së vertetes së shkrueme per njëzet shekujt e Epokës së mbas Krishtit.

Pena e artë e Prof. Dr. Zef MIRDITES, nuk do të ndryshket as thehet kurrma, se Ajo penë ka lanë thesarin ma të çmueshem të identitetit tonë kombtar, të daltuem nder gurtë e Antikitetit të Ilrisë, në germadhat e Kështjellave të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, në ato fletë të lavdishme të historisë së Dardanisë, dhe të gjitha Trojeve tona ku valoi nder shekuj Flamuri ynë me Shqipen Dykrenare, nga Hoti e Gruda e deri në Çamëri!

Ty Profesor Zef Mirdita, me daten 13 Mars 1936 të ka le Nana në Prizren… E sot Prizreni nuk vajton per Ju i nderuem Profesor, se bash Ai Prizren që Ju rriti Ju, ishte dhe asht edhe sot djepi që perkundi Burrat e motit, bash Ata Shqiptarë per të cilët keni shkrue Ju!

Aty Ju thithët nektarin e ngjarjeve të mëdha të Historisë së vertetë të Shqiptarëve, dhe po Aty, ato të verteta historike u kthyen në gjakun e venave të Tua, e Ju, me dashuninë Tuej i perjetsuet nder veprat monumentale historike per me ushqye zemrat e Shqiptarëve.

Ju Profesor, i keni lanë vllazenve Tuej disa vepra me vlerë, dhe sigurisht, koha sa vjen e do ti çmojë per vertetësinë e tyne, per saktësinë e tyne, per madhështinë e paraqitjes së tyne, po mbi të gjitha per origjinalitetin e tyne të papersëritshem nder rrethanat që Ju i nderuem Profesor, i keni shkrue tue vue edhe jeten Tuej në rrezik… E pikrisht, kjo asht vlera e paster Shpirtnore që ato vepra i perjetson bashkë me Kombin Shqiptar!

Kam lexue, studjue dhe analizue mendimet Tua tek libri “Krishtenizmi nder Shqiptarë”,

dhe kushedi sa herë kam mendue sesi mbrenda një libri me 441 faqe, Ju keni paraqitë para lexuesit Shqiptar historinë e ma shumë se 2000 vjetëve të Epokës mbas Krishtit të Shqipnisë dhe Paraardhësëve të saj. Nuk do të hyj në shpjegimet historike dhe as në rrugen e reçensioneve të librit, mbasi një liber si Ky, kam besimin se duhet të jetë tashma në të gjitha shtëpijat e atyne që thonë se jemi Shqiptarë. Libri asht botue tash 18 vjetë, pra në pragun e Mijëvjeçarit të tretë, dhe asht udhrrëfyesi i çdo historiani…

Qellimi i madh i Juej Profesor i nderuem, asht me ua mësue Vëllazenëve Shqiptarë “Historinë e vet” tue u bazue në parimin shpirtnor dhe edukativ Atdhetar, të mbështetun në porosinë e Papës Leoni XIII, dhanë me daten 18 Korrik 1882, plot 134 vjetë para: “Ligji i Parë i historisë është, që mos të guxohet të thuhet diçka e rrejshme, pastaj mos të guxohet të heshtet e vërteta” (fq. 46).

E Ky ligj i nderuem Prof. Zef MIRDITA, ishte çdo shkronjë e Jueja e vume me kujdesin dhe dashuninë e pakrahasueshme nder veprat Tua Atdhetare.

Thanjet e Prof. Zefit asht mirë të lexohen dhe të mbahen mend nga shumë “prof.dr. e akademikë” që sot, nuk e kanë as guximin, as burrninë dhe as kulturen per me thanë edhe këte që asht e shkrueme në rreshtat e fundit të librit:

“Në rast se ekziston sot një territor i pavarur, i njohur nga Bota me emrin Shqipëri, një meritë e madhe për këte i takon Kishës Katolike në Shqipni dhe Klerit të Saj.”

“Shqiptarët me Skenderbeun në krye, luftuan kunder pushtuesëve osmanë. Kjo luftë kishte karakter mbrojtës, çlirimtar dhe asnjëherë fetar, siç duan t’a interpretojnë disa. Kjo luftë padyshim ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit Shqiptar…

Besimi musliman ishte një faktor kryesorë që bëri të mundur të ruhej ndërgjegja kombëtare nder Shqiptarët e mbetur jashta kufijve…” (fq. 401).

E kur vazhdoj me kujtue fjalët mësimdhanëse të Tuat…

I Nderuem Mik besnik, Prof. Zef MIRDITA, Ju, pushoni në Paqë, se…

Edhe Rinia Shqiptare, ashtusi unë, do të ruej në zemer pergjithmonë Vepren Tande!

Melbourne, 5 Prill 2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot, më 4 prill 2016, në Zagreb, profesori dhe akademiku Zef Mirdita, ka kaluar në amshim. Ky lajm i hidhur e ka pikëllu botën akademike dhe kulturore shqiptare, e jo vetëm, pasi Prof. Mirdita njihet si ndër historianët më të mëdhenj që i ka pasur shkenca shqiptare. Ai do të mbetet i paharruar për shkrimet dhe librat e tij historik me kompetencë për Antikitetin, Dardaninë, historinë e vllehëve dhe krishterimin ndër shqiptarë.

Kush ishte Prof. Zef Mirdita?

Prof. Dr. Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb.

Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, absolvoi Filozofinë. Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë. Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator në Katedrën për Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Šidak. Qysh si student i vitit të tretë dhe të katërt ligjëroi lëndën e Historisë në gjimnazin e mbrëmjes “Ise Kršnjavoga” në Zagreb. Diplomoi më 8 korrik të vitit 1965.

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke. Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën “Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanët dhe Dardania në Antikë). Më 1973 u zgjodh docent me ç’rast e mori përsipër Katedrën e Historisë së Kohës së Vjetër në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, të cilën lëndë e ligjëroi në dy gjuhë, për studentët shqiptarë dhe serbë. Në gusht të të njëjtit vit qëndroi në Shqipëri ku bëri gërmime e hulumtime arkeologjike. Më 1974 si bursist i Qeverisë Italiane qëndroi në specializim në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës. Në vitet 1976-1977, si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung” qëndroi në specializim (për Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën) në Universitetin e Heidelberg-ut në Gjermani. Më 1978 u zgjodh profesor, ndërkaq më 1983 profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës. Më 3 prill 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Njëkohësisht, si profesor mysafir ligjëroi në disa universitete europiane, si në Vjenë, Jena, München, Romë, Sofje dhe Tiranë. Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”. Nga 1 marsi i vitit 1993 është këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë ku e udhëheq projektin Vlasi – starobalkansko stanovništvo od povijesne pojave do danas (Vllehët – popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot). Që nga viti akademik 1997/98 deri në atë 2006/07 ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit “J. J. Strossmayer” në Osijek, ku e ligjëroi lëndën: Historia e Vjetër – Lindja e Vjetër. Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj, po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht. Që nga viti 1999 është nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë Kroato-Shqiptare (Društvo hrvatsko-albanskog prijateljstva), ndërsa në periudhën kohore 2003-2007 ishte anëtar i Këshillit për Pakica Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë (Savjet za nacionalne manjine pri Vladi Republike Hrvatske). Më 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me shpërblim për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë. Më 29 prill 2005, u laureua me shpërblimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (Hrvatska akademija znanosti i umjetnosti) për librin Vlasi u historiografiji (Vllehët në historiografi), i cili u shpall libër i vitit 2004. Më 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës e shpalli shkencëtar të vitit 2011.

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, HISTORIAN I MADH, Ndahet nga jeta, PROF. DR. ZEF MIRDITA

Kisha Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Detroitit

April 5, 2016 by dgreca

Kisha Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Warrën afër Detroitit ne qytetin Rochecter Hills, nje nder veprat fetare me te medhate ne Amerike ose Katedralja e Shqiptare në Amerikë/

Azem Hajdari ka thënë : “Kisha e Shën Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojnë dritë në Komunitetin shqiptar të Detroitit”/

Nga Beqir SINA/

Rochester Hills – Detroit MI: Njëri prej qyteteve më të rëndësishëme, dhe ku vitet e fundit, janë më të përqëndruara ngulitjet e emigratëve shqiptarë, është edhe qyteti verior i shtetit federal të Michigan-it, në afërsi të Detrioitit, qyteti i quajtur Rochester Hills . Në këtë qytet e për rreth tij, mendohet se ndodhet dhe komuniteti më i madh shqiptar katolik. Rreth tij ndodhen edhe dy kishat katolike shqiptare, të njohurat si më të mëdhat në SHBA-së janë: Kisha e Shën Palit me një Meshtar të ri, dhe Kisha Zonjës Pajtore të Shqiptarëve, me famullitar Dom Ndue Gjergji i vëllai i Dom Lush Gjergjit.

Në Rochester Hills, jeton dhe punon një komunitet shqiptarë, përgjethësisht shumë aktiv dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare. Në këtë komunitet, që ngelet si më të organizuarit, pas atij që jeton e vepron në New York, e rrethinat e tij, ka gazeta e revista, në gjuhën shqipe. Ka televizione dhe radioprograme në gjuhën shqipe . Ka lokale dhe klube shqiptare. Ndodhen dhe dy statujat e dy figurave më të rëndësishme kombëtare. Ajo e heroit legjendar të kombit tonë Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, dhe statuja e Nënës Terezes,ose Nobelistes shqiptare gruas së famëshme, bamirses dhe humanistes së madhe në të gjithë botën.

Por, ajo që tërheq më shumë vëmëndjen, dhe që deri tani është e pa arritëshmë, ndoshta edhe ndër vendbanimet më të mëdha shqiptare në Amerikë, është Kisha Katolike Shqiptare “Shën Pali” në qytetin Rochester Hills afër Detroitit. Atë me plot gojën kur sheh nga afër – mund t’a tharrësësh “Katedralja Shqiptare në Amerikë” . Ajo shfaqet madhështore në faqen e një kodrine me plot gjelbërim, dhe dallohet për vlerat e saj kulturore dhe fetare, duke i dhënë me të drejt edhe kësaj pjese të qytetit një bukuri të mahnitëshme e të rrallë. Aty të thonë besimtarët është shtëpia e Zotit, shtëpia ku luten e falen me mijëra besimtar shqiptarë.

Kishën Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Rochester Hills afër Detroitit, e kanë llogaritur si qëndrën më të madhe katolike shqiptare në Amerikë, dhe si një ndër kishat më të mëdha në të gjithë territorin e Amerikës. Në Amerikë, (Michingan) ajo mbledh rreth vetes më shumë antarë se ç’do institucion tjetër fetar në SHBA-s. Rreth kësaj kishe, që numëron me mijra familje emigrantësh shqiptarë, i gjenë të bashkuar shqiptarët jo vetëm në ritetet fetare të këtij komuniteti fetar(katolik), por edhe në atë gjitha aktivitetet kombëtare në këtë zonë të SHBA-s, të populluar mjaft kohët e fundit në SHBA-s. Një opinion i disa besimtarve të këtueshëm na tha se në shtetin e Miçiganit banojnë më shumë se 150 mijë shqiptarë.

Udheheqës shpirtëror i kësaj Kishe ka qenë për më shumë se një dekadë një ndër figurat katolike më të njohura në botën fetare, jo vetëm këtu në SHBA, por edhe në atdhe. Ai është personaliteti më i madh i fesë dhe kombit, Meshtari e famullitari Dom Anton Kçira, i cili u zgjodh në krye të kësaj kishe në vitin 1989.

Shkrimtari, dhe publicisti ynë Tomë Miraj, në një artikull të vetin në mars të vitit 2000, duke folur për disa nga figurat më shëmbullore të kësaj kishe katolike shqiptare në Amerikë, e përshkruan ardhjen e Dom Anton Kçirës, në krye të Kishës Katolike Shqiptare në 1989, duke thënë se; “Nga Altari i Kishës”Shën Pali” besimatërt katolik u mbushën thellë në shpirt kur dëgjuan fjalët e para të predikimit nga meshtari i porsa-ardhur nga vend -lindja:”Vdekja e Komunizmit, është liri e popullit”. Dhe vet-pyet autori: ” Ç’do fjalë tjetër, ndoshta do të ishte e tepërt për të pëshkruar ndjenjat e zjarrta atë moment, për më se 1500 besimtarët e pranishëm, të cilët më teper se asnjeher tjeter, e ndjenë se para tyre kishin njeriun e Zotit, dhe zëmrën e patriotit. Që atë moment Dom anton Kçira kishte fituar zemrat e besimtarve për t’i udhëhequr me nder para Zotit e kombit të tyre” thotë zoti Tomë Miraj.

Si lindi nevoja e ngritjes së kishës madheshtore “Kisha Katolike Shqiptare “Shën Pali”
Kujtojë se çfarë me tha atëhere Meshtari dhe famullitari i kësaj Kishe, dom Anton Kçira, i cili sikur “rrefehej” duke thënë, kujtonte se :”Kisha e parë në qytetin Rochester Hills të Michinganit, me rritjen e tejskajshme të komunietit shqiptarë në këtë zonë, ishte e vogël për të përmbushur kërkesat e famullisë dhe të vet besimtarve.” Dhe, kështu Dom Anton Kçira, i dha idenë besmitarve se duhej patjeter ndërtimi i një ndërtese të re, Kishe në përputhje me kërkesat e besmtarve në qytetin Rochester Hills . Ide, kjo që shumë shpejt gjeti përkrahejn dhe mbështetjen e pa kursyer të të gjithë besmtarve të kësaj zone, tha ai. Dhe vazhdojë rrefimin e tij :”Pas një viti e pak , me shumë punë dhe një agazhim të madh të të gjithë besmitarëve dhe vetë liderit fetar të kësaj Kishe dhe antarëve të famullisë , u ndërtua Kisha e Re në Rochester Hillis. Kishë, kjo e cila u përurua me dhënjen e një meshe e kryerjen e bekimit më 1 shtator 2002. Dhe shënojë kështu siaps të dhënave ngritjen në këtë pjes të SHBA-s, “east coast” një ndër veprat fetare me të mëdhat” ka deklaruar Dom Anton Kçira për Kishëne Shën Palit në Warren të Rochester Hills.

Në kujtimet e mija duke vizituar ato ditë atë kishë u takova edhe me ish Meshtarin dhe ish famullitarin e asaj Kishe, dom Anton Kçirën, i cili më kujtonte me plot nostaligji, se:” Ajo ditë i ngjante një dite feste jo vetem fetare, por edhe kombëtare pasi ngjyrat kombëtare kuq e zi – dhe muzika e veshjet karaktersitke nuk munguan, gjatë përurimit dhe bekimit të Kishës së re, e cila shtroi edhe një darkë të nderit, të mbajtur po atë mbrëmje në lokalet e kishës. Në këtë ceremoni inagurale atë ditë, ishin të ftuar edhe disa nga figurat fetare nga më të shquart nga trojet etnike, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria si dhe diaspora.”

Ndërkohë, duke lexuar tekstet e kesaj kishe të cilat shkruajn për këtë kishë shqiptare në Amerikë, lexoja se për ndërtimi i kësaj Kishe; që konsiderohet si nga më të mëdhat, në të gjithë botën shqiptare, ajo kushtojë mbi 15 miljon dollarë amerkan. Katër miljon dollar janë marrë kredi nga dioqeza, dhe rreth 2 miljon e 800 mijë dollar, i mblodhi kumuniteti shqiptaro-amerikan. Kisha e vjetër u shit për një miljon e 800 mijë dollar.

Ish Meshtari dhe ish famullitari i kësaj Kishe, dom Anton Kçira, gjatë bisedes më patë treguar katalogun kishtar, ku thuhej se Objekti është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 49 mijë”square feet”, “katrore të matur me këmbë” sipas njësis së matjes në Amerikë. Vetë objekti i Kishës, zë një sipërfaqe prej 19 mijë square feet”, “katrore të matur me këmbë” . Kisha e Re, përveç sallës kryesore, të lutejs ka një sall me 1875 ulse për besmtarët, e cila në raste te veçanta çohet në nje kapacitet që mund të mbaj edhe 2.500 deri në 3.000 besimtarë.

Kisha kishte atehere 6 klasa për mësim, restorantin me qindra ulëse, sallën për bankete që zë rreth 850 vet , e cila shfrytëzohej për dasma, gazmende, dhe okazione të ndryshme çdo gjë në shërbim të besimtarve. Kisha a kuzhinën e vetë me të gjitha paisjet e nevojshëme, deri tek furrat e mëdha për pjekjen e qingjave dhe të gicave. Ka librarinë, me një numër të madh librash, ka katër zyra për meshtrim dhe ka shoqatën e Kishës”At Gjeregj Fishta”, ka dhomën e tubimit ku mund të rrinë deri në 1000 veta, e tjer. Kisha ka dhe një ambjet të jashtëm sportiv e rekreativ shumë funksional me fusha futbolli dhe volejbolli e basketbolli si dhe parkingun.

Shtëpia e meshtarve që ka vlerë rreth dy miljon dollarë, u ngritë kryesishtë, me punën vullnetare të bshkëatdhetarve tanë, nën udhëheqjen e kompanisë “Adrian Buildig”, pronë e Prenk Gojcaj. I i cili, për ndërtimin e Kishës, vetë dha i pari 30 mijë dollarë. Këshilli për ndërtimin e Kishës së Re, përbëhej nga: Vasel Nicaj, kryetar i këtij këshilli që ka dhënë 31 mijë dollarë, Prenk Gjokaj, Gjon Gjoçaj, Tony Junçaj, Fran Ivezaj, Gjok Dedvukaj, Dom Anton Kçira, dhe Nue Ivezaj.

Në oborrin e kësaj kishe ngrihet edhe pëmendorja i Gjergj Kastriotit, e cila ka sjellur në mjediset e jashtme të Kishës së Shën Palit në Rochester Hills të Michiganit, Krujën legjendare,ose Tiranën e sheshit Skënderbeu,, Lezhën e varrit të Skënderbeut, ose ato fushbetetjat, ku Heroi Ynë Kombëtar, i thuri kombit tonë vetëm lavde. Ky monument historik shqiptar në Amerikë, u inagurua më 24 shtator 2006, në një ceremoni ku mori pjesë edhe ish presidenti i Republikës së Shqiperise Alfred Moisiu,.

Ndërsa, Kardinal Maida, ka mbajtur atë ditë meshën celebruese të kësaj ngjarje historike, për shqiptaret që ndodhen në këtë shtet. Por, edhe më gjerë. Pasi është hera e parë që Heroi Kombëtar i shqiptarëve “prek“ tokën amerikane, falë vullnetit të mirë, kontributit dhe këmbënguljes së shqiptarëve të komunitetit katolik të Shën Palit, komunitet ky që po drejtohet prej më shumë se dy dekada nga Meshtarë të dalluar fetar dhe kombëtar.

Me vendosjen e statujes, në oborrin e Kishës së Shën Palit, në Warren afër Detroitit(Miçigan) Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u ngjit në piedestalin e tij në hyrje të Kishës Katolike të Shën Palit. Gjë që ndodhi në një vend që prej vitesh ishte kthyer edhe në një Qendër patriotike, atdhetare dhe kulturore, e njohur jo vetëm nga shqiptarët e Amerikës, por edhe nga shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Monumenti është vepër e skulptorit të njohur Kreshnik Xhiku, i cili punon e jeton në Amerikë prej vitesh dhe i cili ka fituar disa çmime të rëndësishme me punimet e tij. Statuja e Skënderbeut në oborrin e kishës së Shën Palit, është i ngjashëme me monumetet që ndodhen në Tiranë, Krujë dhe Prishtinë, dhe me një lartësi që i përafrohet dhjetë metrave.

Nisma për të ardhë deri tek vendosja e kësaj vepre e ka zanafillën, në vitin 2005 (nga fillimi i vitit ), kur kremtohej 600- vjetori i Lindjes së Heroit. Për këtë gazetari e publicisti i njohur Pjetër Jaku, botuesi i revistës Kuvendi, shkruante ato ditë se, mesojmë se kjo ide u dha në përkrahje të kremitmeve madhështore, por që nuk u relaizua në kohë, pasi vepra merrete disa muaj për t’u punuar e derdhur. Përkujtimi vetëm me leksione,- vazhdon Jaku, sipas bisedës që ai ka bërë me një nga anëtarët të këshillit për ndërtimin e statujës, u duk shumë pak për këtë Hero me përmasa ndërkombetare. Kështu vazhdon ai i propozuam Këshillit të Kishës dhe patëm përkrahjen e mbeshtetjen e plotë të famullitarit të kësaj Qëndre, Dom Anton Kçira, megjithë vështirësitë që kishte ky objekt i ri. Më pas, kordinuam veprimet tona, dhe bëmë të mundur, që ky Hero – Skënderbeu, të jetë edhe në mjedisin tonë, ku çdo javë vizitohet nga më shumë se 2000 besimtarë, veç aktiviteteve kulturore.

Sipas historisë së re të Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali”, thuhet se në ndërtimin e Kishës, ndihmuan edhe besimtarët shqiptarë të fesë Muslimane nga kjo zonë. Edhe një amerikan përmendet në ndihmat e dhëna, dhe ai është biznesmeni i fuqishëm Charles Becker. Kisha Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Detroitit – qytetin Rochecter Hills, është sot pasë afro gjashtë vjetëve të inagurimit, jo vetëm një qëndër fetare por edhe kombëtare e cila po i plotëson më së miri të gjitha nevojat e bashkëatdhetarve tanë në Amerikë. Këtu nga data 3 deri më 6 korrik 2008 u zhvillua edhe Festivali i Pare Folkolirk i Diaspores Shqiptare ne SHBA-es. Aktiviteti kulturor i vitit, dhe i veçanti ne mergaten shqiptare, ne shtetin e Miciganit.









Filed Under: Komunitet Tagged With: “Shën Pali” në Detroitit, Beqir Sina, Kisha Katolike Shqiptare

Shqipëria në “Panama Papers”

April 5, 2016 by dgreca

Shqipëria është përfshirë në megaskandalin “Panama Papers”, i cili është raport i gazetarëve investigativë, që shfaq korrupsionin në dhjetëra vende të botës duke përfshirë edhe liderë botërorë.

Sipas medias shqiptare që u referohet dokumenteve të “Panama Papers”, në skandal janë përfshirë 25 persona dhe 2 kompani nga Shqipëria.

Nga të dhënat rezulton se 3 persona kane qenë përfitues të ardhurash nga kompanitë fiktive në Shqipëri. Po ashtu, 22 persona të tjerë janë pjesë e këtyre kompanive.

Njëra prej kompanive mbi të cilën është hedhur dritë deri tani është “GFI Technologies”, e cila ka si partnerë Assaf Halkinin – avokat izraelit, Isamil Mulletin, sipërmarrës shqiptar, dhe kompaninë kanadeze “Global Fluids International S.A”.

Kjo kompani përmendet nga gazeta izraelite Haaretz, e cila ishte pjesë e rrjetit të investigimit mediatik për raportin “Panama Papers”.

Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Shqipëri si “GFI Albania” dhe fitoi koncensionin për markimin e karburanteve që në vitin 2013.

Sipas burimeve mediatike, në muajin shtator te vitit 2015, disa transaksione brenda kompanisë ngritën pikëpyetje të mëdha. Aksioneri më i madh i kompanisë, i shiti aksionet tek kompania ortake shqiptare.

Në fillim të shtatorit, “Global Fluids International S.A. (GFI)”, transferoi pothuajse të gjitha kuotat që kishte te GFI Albania, te aksioneri i dytë “Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP)”, i cili kishte fillimisht 25% të kuotave.

Transaksioni ngriti dyshime pasi koncesioni iu dha kompanisë në vitin 2013 , me argumentin se “Global Fluids” ishte kompani e specializuar në këtë fushë, ndaj largimi i saj 2 vjet më vonë dhe shitja e aksioneve tek partneri shqiptar, nuk kaloi pa u vënë re.

Me procesin e markimit, çmimi i karburantit në vend vlerësohet të jetë të paktën 2 lekë më shtrenjtë.

GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën (procesi i markimit të karburantit), në përputhje me qëllimin e përdorimit, eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave të larta për konsumatorin.

Shoqata e Hidrokarbureve në Shqipëri, ka qenë kritike ndaj veprimtarisë së kompanisë “GFI Albania” dhe i është drejtuar Ministrisë së Financave me ankesa shkresore për aktivitetin e kësaj kompanie.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga përfaqësuesit e kompanisë “GFI Albania” për përmendjen e saj në dokumentet e publikuara në raportin “Panama Papers”.

Filed Under: Komente Tagged With: në “Panama Papers”, shqiperia

Kryeministri i Islandës kërkon shpërndarjen e parlamentit

April 5, 2016 by dgreca

Protesta në Reikjavik të Islandës kundër kryeministrit, Sigmundur Gunnlaugsson, 4 prill 2016./

Kryeministri i Islandës, Sigmundur Gunnlaugsson, i ka kërkuar presidentit që të shpërndajë parlamentin, pas akuzave se ai ka fshehur miliona dollarë pasuri jashtë vendit.

Gunnlaugsson është duke u përballur me presion për shkak të dokumenteve që tregojnë se ai dhe gruaja e tij kanë në pronësi firmën Wintris, jashtë Islandës.

Kjo është bërë e ditur nga të ashtuquajturat Letra të Panamasë, që kanë rrjedhur nga një firmë ligjore në Panama.

Këto letra kanë zbuluar se dhjetëra figura globale kanë të fsheshura shuma të mëdha parash jashtë vendeve të tyre.

Të hënën ka pasur protesta përpara parlamentin në Islandë.

Gunnlaugsson i ka dërguar kërkesën për shpërndarje të parlamentit presidentit Olafur Ragnar Grimsson, pasi opozita ka kërkuar votë të besimit.

Shumë njerëz nuk do të mund të flenë nga Letrat e Panamasë/

Rrjedhja e mbi 11 milionë dokumenteve nga një firmë ligjore në Panama ka zbuluar se si elitat globale, përfshirë bashkëpunëtorë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë të fshehura shuma të mëdha parash.

Në lidhje me këtë çështje, korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Pamir Sahill, ka biseduar me zotin John Christensen, drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Drejtësisë Tatimore, që është një mekanizëm i pavarur ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë: Si e interpretoni rrjedhjen e Letrave të Panamasë (Panama Papers)? A është ky një zbulim i habitshëm?

John Christensen: Mendoj se Letrat e Panamasë janë një nga rrjedhjet më të mëdha të kohës moderne. Janë rrjedhja e parë e madhe nga një firmë ligjore, që ka çuditur shumë njerëz. Miliona letra janë zbuluar dhe vazhdojnë të zbulohen.

Ato përfshijnë njerëz të nivelit shumë të lartë, jo vetëm politikanë, por edhe njerëz të biznesit dhe elita në gjithë botën. Mendoj se kjo rrjedhje është në të njëjtën shkallë me zbulimet e Edward Snowdenit (ish-kontraktor i inteligjencës amerikane, i cili ka publikuar dokumente sekrete të SHBA-së), sepse ajo zbulon nivelin e korrupsionit në mes të elitave globale, politike dhe të pasura.

Ky korrupsion ka vazhduar me dekada. Kjo është hera e parë që kemi një zbulim në këtë shkallë.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, kur politikanët dhe elitat bëjnë përpjekje të krijojnë kompani jashtë vendeve të tyre ose t’iu shmangen taksave, a është kjo ligjore?

John Christensen: Le të jemi krejtësisht të qartë. Evazioni fiskal është i paligjshëm në të gjitha rrethanat. Edhe kur shmangia e taksave ndodh përmes strukturave jashtë vendit, pothuajse në të gjitha rastet, edhe kur apelohet në gjykatë, del të jetë e paligjshme.

Mendoj se publiku e di këtë shumë mirë. Publiku e di se kur njerëzit krijojnë struktura jashtë vendit, kompani jashtë vendit ose besim në juridiksionet si ato të Panamasë, kjo është diçka e paligjshme ose korrupsion.

Radio Evropa e Lirë: Pra, kompanitë jashtë vendit janë të paligjshme?

John Christensen: Jo, e keqja është se kompanitë jashtë vendit janë ligjore. Problemi real me kompanitë jashtë është fakti se vendet si Panamaja nuk kërkojnë që pronarët, pronarët e vërtetë të kompanive jashtë vendit të bëjnë të ditur identitetet e tyre.

Kompanitë si Mossack Fonseca, nga e cila kanë rrjedhur Letrat e Panamasë, sigurojnë emrat e aksionarëve dhe emërojnë drejtorët. Këta janë njerëz që japin emrat e tyre për të vepruar si drejtorë ose aksionarë, për të fshehur identitetin e njerëzve të vërtetë. Kjo është ajo pjesa tronditëse në lidhje me kompanitë jashtë vendit, që nuk bëjnë të ditur identitetin e njerëzve të vërtetë që fshihen prapa kompanive jashtë vendit.

Radio Evropa e Lirë: Rrjedhja e letrave është duke vazhduar. A mendoni se do të ketë reagim të madh nga njerëzit në gjithë botën?

John Christensen: Shpresoj shumë që publiku në të gjitha vendet e botës do të nisë të bëjë presion serioz mbi politikanët, që të ndërmarrin hapa. Çfarë hapash kërkojmë ne? Para së gjithash, duam një traktat global ose kërkesë që çdo juridiksion në botë të krijojë një regjistër publik të pronësive të kompanive jashtë vendit dhe të fondacioneve jashtë vendit. Kjo nuk do të ndodhë derisa politikanët të mos detyrohen nga publiku për të ndërmarrë hapa, sepse shumë politikanë janë vetë ose i kanë familjet e tyre të përfshira në struktura jshtë vendit.

Ata do ta bëjnë një gjë të tillë vetëm kur të kenë presion nga publiku, presion real global. Për dekada të tëra, politikanët kanë premtuar se do të ndërmarrin veprime kundër parajsave të taksave dhe nuk kanë bërë asgjë. Tani është koha. Rrjedhjet nga Panamaja janë zile alarmi për pjesën tjetër të botës, që të ndërmarra hapa.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni të ardhmen e këtyre firmave ligjore? A mendoni se elitat financiare dhe politike të botës do të jenë tani më të kujdesshme kur të transferojnë para jashtë vendit?

John Christensen: Le të shohim. Politinakët, tregtarët e drogës dhe të gjithë njerëzit e tjerë që kanë përdorur kompani jashtë vendit, kanë qenë të kujdesshëm. Ata kanë operuar në atë mënyrë që firmat ligjore të mbrojnë identitetin e tyre.

Kjo do të bëjë që shumë njerëz të mos flenë në javët e ardhshme, sepse ata e dinë se nuk do të mund të mbështeten më në firmat ligjore. Mendoj se kriminelët dhe eliatat e biznesesve, ashtu si edhe elitat e pasura në gjithë botën, që u janë shmangur tatimeve dhe nuk i kanë zbuluar konfliktet politike të interesit, nuk do të mund të flenë, sepse niveli i sekretit që kanë pasur për dekada të tëra, nuk mund të garantohet më.

Filed Under: Komente Tagged With: Islanda, Letrate Panamase, Skandali Panama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT