• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Francë: Të dielën besimtarë myslimanë shkuan në meshë

July 31, 2016 by dgreca

Francë: besimtarë myslimanë shkojnë në meshë/

Të dielën besimtarë myslimanë në mbarë Francën ndoqën meshë në kisha katolike, për të shprehur solidaritet pas vrasjes së tmerrshme të një prifti katolik, autorësinë e së cilës e morën xhihadistët.

Mbi 100 besimtarë myslimanë ju bashkuan rreth 2mijë njerëzve në një katedrale të stilit gotik të shekullit të 11-të në qytetin verior të Francës, Ruen, pranë qytezës në krahinën e Normandisë, ky dy adoleshentë therën me thikë 85-vjeçarin Jacques Hamel dhe morën peng disa të tjerë, para se policia t’i qëllonte dhe t’i vriste ata.

Autorët e sulmit patën thënë se e kishin marrë frymëzimin nga Shteti Islamik, sipas një videoje të publikuar nga grupi terrorist.

Peshkopi i Ruenit, Dominique Lebrun, i falenderoi besimtarët myslimanë “në emër të të gjithë të krishterëve”, duke shtuar se me praninë e tyre në meshë ata pohonin se e dënonin dhunën dhe vdekjen në emër të Zotit.”Edhe në kisha të tjera katolike të Francës sot kishin shkuar në meshë besimtarë myslimanë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Francë: besimtarë myslimanë, shkojnë në mesh

Refleksion mbi kritiken kunder Sali Berishes

July 31, 2016 by dgreca

Nga Enver Bytyçi/ Cdo dite ballafaqohemi me portale, shkrime, e komente te shumta, ne te cilat lideri demokrat, Sali Berisha, krahasohet me Esat Pashe Toptanin dhe tradhetine kombetare dhe akuzohet per gjithçka te zeze qe ekziston mbi toke. Qe ne fillim dua te them se Berisha, si te gjithe ne tjeret, eshte nje qenie njerezore. Si i tille ka karakterin, temperamentin, formimin, besimin, bindjet e tij, me te cilat krijon identitetin e vet. Nese e gjykojme nga keto karakteristika identitare, atehere duhet te pajtohemi se ai ruan dhe konservon karakteristikat me te mira te shqiptareve dhe te krahines nga vjen. Ndersa veprimtaria e tij politike e shoqerore besoj se vleresohet objektivisht nese gjykohet ne kontinuitet, duke i marre te gjitha ngjarjet ne varesi e ne lidhje me njera-tjetren. Perpjekjet qe behen per te analizuar ngjarje te veçanta dhe episode sporadike ne jeten politike te Berishes jane qellimkeqia, sepse autoret e ketyre perpjekjeve e dijne se gjykimi i nje veprimtarie ose per nje figure te caktuar politike, ne rastin konkret te Berishes, eshte jo shkencor, jo real, jo i sakte. Per pasoje ka nje prapavije me inspirime politike, hakmarrese, ose krahinore dhe dashakeqese. Kritiket e kundershtareve te Berishes synojne ta godasin liderin demokrat ne tri pikat me te forta te tij: 1. Ne qendrimin ndaj interesave kombetare. 2. Ne qendrimin ndaj demokracise dhe lirive e te drejtave te njeriut. 3. Ne qendrimin ndaj familjes dhe respektimin e virtyteve konservatore te shqiptareve. Nuk kam per objekt analizen e çdi kritike dhe sulmeve qe i behen atij. Por nese lexojme shkrimet dhe analizat e kundershtareve te Sali Berishes, do te veme re se keto jane temat me te lakuara dhe me te permendura. Kete e bejne disa kategori njerezish: 1. Perfaqesuesit ose pasardhesit e ish-sistemit komunist, te cilet fajesojne Sali Berishen per humbjen e privilegjeve te pushtetit. Pushteti i ka çuar njerezit ne krime te perbindshme. Keshtu ka ndodhur historikisht gjate gjithe historise, por ne shqiptaret mund te kujtojme krimet makabre te diktatures dhe diktatorit komunist. Prandaj askush nuk ka pse konteston lidhjen midis akuzave te kesaj kategorie kunder Berishes. Po jap vetem nje shembull. Miku im Ramadan Marmullaku, diplomat me emer ne ish-Jugosllavi, ne mesin e viteve 1990 me thoshte se “Serbia u armiqesua me shqiptaret ne momentin qe humbi pushtetin ne Kosove. Serbet ne Kosove dhe ne Beograd nuk e duronin ndryshimin radikal te perfaqesimit ne politike, ne legjislativ, ekzekutiv, gjyqesor dhe asministraten e krahines. Prandaj dhe e thelluan konfliktin si dhe rriten dozen e armiqesive kunder shqiptareve”. I njejti proces ka ndodhur ne Shqiperi pas vitit 1990, kur Sali Berisha u vu ne krye te ndryshimit te sistemit e per pasoje edhe te ndryshimit te plote te strukturave te shtetit. Ky ndryshim u perjetua ne fillim me frike nga perfaqesuesit e sistemit te vjeter komunist. Pastaj, kur ata u gjalleruan, u hodhen ne sulm te eger me te gjitha mjetet e format kunder asaj, te cilen ata e konsideronin “regjimi i Berishes”. Ishte dhe mbetet e njejta rrace, te cilen nuk e kemi degjuar ta permendnin diktaturen si “regjim te Hoxhes”. Berthama e kesaj lukunie antiberishe ishin eksponentet e te rekrutuarit e sigurimit te shtetit, ndersa udheheqesit e saj u bene pasardhesit e bllokmeneve komuniste. Nese i shohim dhe i degjojme sot, dallojme lehtesisht se keta pasardhes jane me aktivet, me te zellshmit dhe me sadistet ne sulmet kunder Sali Berishes. Natyrisht ky rregull ka perjashtimin e vet, psh Taulant Ballen. 2. Kategoria e dyte e njerezve qe sulmojne me gjithçka e per gjithçka Berishen jane spiunet e sigurimit te shtetit si dhe ata te sherbimeve te huaja te shteteve antishqiptare, spiunet e Moskes, Beogradit dhe Athines. Nese do te hartonim nje liste te atyre qe e kane sulmuar Sali Berishen ne harkun kohor prej vitit 1990, kur ai u shfaq ne gazeten “Drita”, e deri me sot, do te shihnim se mbi 80 perqind e kesaj liste mbushet me emrat e ish-sipiuneve. Per hir te se vertes edhe keta duhen kategorizuar ne spiune te lidhur me te majten, si kontigjent i gatshem ne pararoje te sulmeve mediatike kunder liderit demokrat. Pastaj vijne spiunet qe u hoqen ose hiqen si “te persekutuar politike”. 3. Dhe me ne fund vijne spiunet, te cilet, me dijeni ose padijeni te Berishes, u stacionuan qe ne fillimin e levizjes demokratike ne krah ose afer tij. Keta te fundit u porositen te ndiqnin çdo levizje te Berishes, me qellim qe pastaj kalemxhinjte e pergatitur ne shkollen e sigurimit te shtetit te benin perpunimin e materialit bruto, te krijonin lidhje pa lidhje te fenomeneve e ngjarjeve dhe keshtu ta benin gjithçka te besueshme per lexuesit. Disa nga keta spiune kane hyre nga dritarja e kane dale disa here nga dera e Sali Berishes. Kjo e ben me te komplikuar fushaten antiberishe te te gjithe kundershtareve te tij, po te kemi parasysh se shumica prej tyre jane deshmitare ose kane qene bashkepunetore te ngushte, te afert ose dicka te afert te Sali Berishes. 4. Nuk jane te pakte ata qe motivohen nga interesa e ndjenja krahinore e fetare per t’iu kundervene lidershipit berishian. Madje kjo kategori eshte me cinikja dhe me e paskrupullt ne sulmet kunder liderit historik te demokrateve shqiptare. Kur shohim komentet e shumta te kesaj kategorie njerezish, e cila duket si nje ushtri e pergatitur mire ne transhete stervitore te diktatures, dallojme mllef, urrejtje, egersi, sadizem, kanibalizem te skajshem dhe perpjekje per te krijuar nje hasmeri e ndarje te pariparueshme midis shqiptareve. Fatkeqesisht, frymezim i ketyre perpjekjeve eshte bere disa here vete lideri i socialisteve dhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, i cili hapur dhe publikisht ka atakuar qytetaret e tij sipas prejardhjes krahinore e fisnore. Pa folur per doktrinen e tij te spastrimit te administrates shtererore bazuar mbi kriterin e perkatesise krahinore. Analiza e figures, veprimtarise dhe punes se liderit demokrat, Berisha, sot behet pa u bazuar ne ndonje kriter e metode shkencore. Psh, kritiket e tij marrin si model perfeksionizmin dhe e ballafaqojne me punen e tij. Disa ndjekin modelin e analizes metafizike, permes se ciles marrin si argument çeshtje te dores se dyte e te trete, pa dashur te vleresojne dhe gjykojne mbi realitetin thelbesor te veprimtarise se Berishes. Ka prej tyre qe perpiqen te perdorin metoden e krahasimit me lideret politike te meparshem te shtetit shqiptar, por edhe ne kete rast kemi nje qasje metafizike, sepse dialektalisht ngjarjet dhe fenomenet ne analizen e tyre kane dy dimensione: Kohen kur ndodhin dhe hapesiren ne te cilen ndodhin. Ndersa ka prej atyre analisteve qe si mjet e metode analize perdorin krahasimin e veprimtarise dhe figures se Berishes me lideret politike te forcave te tjera politike ne Shqiperi, bashkkohes te tij, si me Fatos Nanon, Edi Ramen, Ilir Meten etj. Edhe ne kete rast, perdoret me tepri formula “te gjithe njesoj jane”, nderkohe qe e verteta nuk mund te jete e tille, sepse asnjeri prej tyre nuk eshte si tjetri. Aq me pak Berisha mund te jete si Nano ose si Rama, por ai nuk eshta as si Meta. Ne nje ligjerate ne Prishtine organizuar ne maj te vitit 2012 per liderin shqiptar te Kosoves, Ibrahim Rugova, nje intelektual me shtroi pyetjen, nese Berisha do te duhej te vepronte si Rugova e madje te sillej si Rugova, qe te ishte me i sukseshem? I thashe se objektivisht Berisha nuk mund te ishte si Rugova, thjesht per faktin se ai nuk do te ishte me Sali Berisha. Kesaj pikepamjeje i permbahem edhe ne krahasimet qe i bejne atij me se paku me tre lideret e se majtes shqiptare. Por ndryshimi qendron shume me thelle se ne karaktere. Ndryshimi shfaqet dukshem ne ide, vizione, alternativa, projekte, te cilat askush nuk mund t’i shlyeje ne kujtesen historike te shqiptareve. Prandaj dhe vleresimi e kritika ndaj Berishes eshte subjektive, e bazuar shpesh here ne nje urrejtje patologjike, jo e sakte, jo reale dhe ne shume e shume raste e orkestruar dhe qellimkeqe. Kjo perplasje e madhe gati-gati antagoniste midis dy grupimeve te medha ka ndikuar negativisht ne nje gje: Nuk u ka lejuar mbeshtetesve te Sali Berishes te shohin te ai gabimet e tij njerezore, apo t’i kritikojne ato publikisht. Per pasoje e ka demtuar ne njefare mase korrigjimin dhe vetekorrigjimin, nuk ka lejuar qe puna, veprimtaria dhe figura e tij te ishte nje refleksion ose veterefleksion korrigjues dhe zhvillues i shkalles se larte.

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Bytyci, Kunder, Refleksion mbi kritiken, Sali Berishes

Dy incidente me armë në Teksas, nje i vdekur,një numër i madh viktimash

July 31, 2016 by dgreca

Zyrtarët në Teksas thonë se në kryeqytetit Austin ka patur dy incidente të veçanta me armë.

Media lokale njoftoi se një grua u vra dhe se ka një numër të madh viktimash nga incidentet që ndodhën sot në mëngjes.

Policia tha se janë marrë masa të forta sigurie në vendet e sulmeve..

Policia e Austinit i ka paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg qendrës së qytetit. Vrajset e kohëve të fundit gjatë një proteste paqësore kundër sjelljeve brutale të policisë në Dallas, ka bërë që policia në mbarë vendin, e sidomos në Teksas, të jetë në gjendje të lartë gatishmërie.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: Dy incidente me arme, nje i vdekur, shume viktima

NDERROI JETE NE TETOVE VATRANI SULEJMAN MURTEZANI-GEGA

July 31, 2016 by dgreca

VATRA DHE DIELLI NGUSHELLOJNE DR. SKENDER MURTEZANI DHE FAMILJEN/

Ditën e Shtunë me 30 Korrik 2016 në varrezat e qytetit të Tetovës u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni kombetare dhe fetare Sulejman Murtezani-GEGA, vëllai  i patriotit të njohur tetovar Mehmet GEGA. Sulejman GEGA rridhte nga një familje e njohur kombëtare tetovare të cilët gjithnjë janë ndjekur dhe burgosur nga pushteti serb dhe sllavo-maqedonas. Sulejman Murtezani GEGA është babai i aktivistit të njohur i çështjes kombëtare në SHBA dr. Skënder Murtezanit i cili është edhe njëri nga drejtuesit e Federatës VARTRA.

Në varrimin e të ndjerit morën pjesë me qindra shqiptar të ardhur nga të gjitha viset kombëtare, Kosova, Shqipëria dhe Çamëria duke i dhene lamtumiren e fundit ketij atdhetari te devoshem.

VATRA DHE DIELLI NGUSHELLOJNE FAMILJEN

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” i shpreh ngushëllimet më të thella anëtarit të Kryesisë të Vatrës, kryetarit të degës së Vatrës në Queens, dr. Skënder Murtezani,për humbjen e babait të tij të dashur. Ngushellimet më të thella i përcjellim bashkëshortes të të ndjerit, të gjithë familjes Murtezani, të afërmëve dhe miqëve.

I ndjeri Sulejman Murtezani GEGA ishte anëtar i Vatrës, që në themelimin e degës së Vatrës në Queens më 2012, duke qenë pjesë e takimit themelues të degës, zhvilluar në selinë e Vatrës.

Nga ana e saj edhe Gazeta”Dielli” ngushëllon bashkëshorten e të ndjerit, dr. Skënder Murtezanin, vëllezërit e tij Arben dhe Naim Murtezani, të gjithë familjen dhe miqtë.

Shpirti në paqë atdhetarit Sulejman Murtezani!

Ne Foto: Ne Draken e 28 Nentorit organizuar nga Vatra. Majtas i dnjeri Sulejman Murtezani , bashkeshortja dhe dr./ Skender Murtezani

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, ne Tetove, Sulejman Murtezani

Plakja nga pushteti

July 31, 2016 by dgreca

Kur hedhin hapin e parë drejt Shtëpisë së Bardhë janë më të qeshur, më të rinj dhe me më pak rrudha në fytyrë, por kur dalin prej saj, dalin me më shumë thinja dhe më të zbehtë.

Kjo është kostoja e pushtetit për shumicën e Presidentëve amerikanë.
Që nga Lincoln, Kennedy, Clinton e Bush e deri tek shembulli më perfekt për të ilustruar këtë, Barack Obama; të gjithë duket sikur kanë kaluar dekada dhe jo 4 apo 8 vite në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta edhe për afërsinë kohore, Barack Obama ndonjëherë duket më i prekuri ‘i plakjes nga pushteti’.

Po tek ne cdodh? Për analogji, këto 70 vjet shumica e atyre që kanë hipur në pushtet, poshtë 70 kilëshit, me fytyra të vrerosura e të ngrysura, brenda vitit, shtojnë  10 kg, janë zbukuruar në fytyrë, rinohen, venë bark dhe i shndrit faqja. Nuk i njeh, a është Hasani, Koli apo  Peci! Arësyeja pse? …kuptohet…ngaqë e vrasin shumë mendjen për punën dhe hallet e popullit?! {SH.K}

Filed Under: Komente Tagged With: Plakja nga pushteti, Shefqet Kercelli

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT