• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

PIKTORI NGA KOSOVA PROMOVON EKSPOZITE NE KURBIN

July 27, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Qytetarët laçjanë kanë shijuar ekspozitën e piktorit kosovar Xhevdet Spahija, me punime nga vitet e luftës në Kosovë dhe deri tek pejazhet e natyrës, legjendat, historia etj. Piktori Spahija vjen për herë të parë në qytetin e Laçit i ftuar nga krue i Shoqërisë Internacionale për të Drejtat e Njeriut z. Mark Palaj me qellim zhvillimin e aktiviteteve kulturore në Laç. Kjo ekspozitë ka tërhequr vemendjen e mjaft banorëve kurbinas të cilët kanë shijuar portretet e sjella me aq mjeshtëri nga artisti i pikturës nga Kosova.
 Xhevdet Spahija me pikturat dhe ekspozitat e tij është njohur në disa qytete të vendit, ndësa ai do të vijojë hapjen e të tjera ekspozitave në vendin tonë. Qëllimi i tij është njohja me botën artistike të artistëve kosovarë, kjo e derdhur nga peneli i tij, si dhe paraqitja e traditave kosovare në jetën e tyre si para luftës dhe tashmë në qëllimin e bashkimit të trojeve entike shqiptare.
Në takimin e organizuar në hollin e Pallatit të Kulturës në Laç intelektualë si dhe artistë nga fusha të ndryshme të jetës do të falenderonin piktorin kosovar Xhevdet Spahija për mjeshtërinë e punimeve të sjella pë qytetarët kurbinas. Sakaq Mark Palaj nuk ka lënë pas apelin e tij në shërbim të komunitetitit, duke theksuar se politika t’i lërë fushë të lirë artit. Të fitohet një herë e mirë pavarsia nga politika. Detyra jonë është që nëpërmjet artit të shprehim civilizimin nga aktivitetet artistike.
Piktori nga Gjakova ka shprehur sensibilizimin me njerëzit për të mos shkelur të drejtat jo vetëm të artit por dhe të lirive në përgjithësi.
 Ekspozita ka patur interes të veçantë nga publiku kurbinas dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ahmet Zani, ekspozite, ne Kurbin, PIKTORI NGA KOSOVA PROMOVON

Takime të Bashës në Konventën e demokratëve në Filadelfia

July 27, 2016 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Shtetet e Bashkuara me ftesë të Partisë Demokratike amerikane dhe Institutit Kombëtar Demokratik për të marrë pjesë në Konventën e Demokratëve në Filadelfia. Lideri i opozitës u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta, ku ai është ftuar si mik nderi. Me herët Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan, NDI. Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz.  Siç njofton Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e Bashës dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane. Në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Basha i shprehu mirënjohjen për kontributin e tij të vyer për reformën në drejtësi.
Kreu i demokratëve u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, si dhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me ish–presidenten Atifete  Jahjaga me eurodeputeten znj. Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Filed Under: Komente Tagged With: ne Filadelfia, NE KONVENTEN E DEMOKRATEVE, Takime të Bashës

KUR PERZIHEN TUBACIONET E KUVENDIT…

July 27, 2016 by dgreca

*VETEM HAPJA E DOSJEVE I PASTRON TUBACIONET E ZEZA…/

Nga Fritz RADOVANI/

U bane 25 vjetë që dy partite kryesore politike në Shqipni, vazhdojnë me mbushë biruca e skuta të shtetit me ujnat e zeza të tubacioneve që ka instalue tirani Enver Hoxha, dhe ka meremetue pasuesi i tij skilja Ramiz Alia, tue ua ngjyrosë here kuq e here vjollcë të dy palë ujsjellsave të tubacioneve, që sot, derdhen nder të gjitha zyret qeveritare…

Nuk asht e vështirë me kerkue burimin e ujnave që mbushin këta tuba, mbasi pa kenë nevoja me lexue listat emnore të këtyne 25 vjetëve të qeveritarëve tanë, vetem sasia e ujit që rrinë në brrakat poshtë tyne, qelb edhe shtetet “miq” fqinjë me ambasadorë!

  • Perfaqsuesit e politikës shqiptare porsa zgjohen e derisa dalin nga nevojtoret e veta në darkë, ibrikët i kanë plot me ujë nga këta tubacione. Asht e vertetë që edhe në mbledhje u duhet me shue etjen me ata ibrikë, të cilet janë “simbol i vllezërve me turqë!”…
  • Atëherë, kur i madh dhe i vogel thërriste: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”, ishin qeveritarët tanë anadollakë që me 2 Dhjetor 1992, na futen në “Konferencen Islamike”…
  • E si do të mendojnë Shqiptarët me koken e vet per “Reformen në DrejtësI”?!

Kaq u ka ardhë Shpirti në fyt shteteve që me të vertetë e donë Popullin Shqiptar, dhe po perpiqen tash 25 vjetë me ndryshue rrugen e vorfnisë dhe të masakrave tona, sa kohen e fundit një gazetë gjermane, sunduesit shqiptarë.., i quen “klikë e Enver Hoxhës”!!

  • Po, me ke mendohet nga kryeministri Rama, me realizue detyrat e Europës, Amerikës, apo “Konferencës Islamike”… Kur kryeministri tash tri vjet nuk gjenë një Ambasador per me e dergue në Vatikan, as per “Shejtnimin e Nanës Tereze”!?
  • Në të vertetë “Reforma në Drejtësi” do të bahet…

Edhe “Dosjet” do të hapen!

  • Edhe tubacionet do të ndrrohen…

Nuk besoj se, BASHKIMI EUROPJAN.., pranon me perzi tubacionet e veta!

  • Në Bruksel, unë kam pa me syt’ e mij: GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN !

            Melbourne, Korrik 2016.   

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: e Kuvendit, Fritz radovani, hapja e dosjeve, pastron tubacionet

Liga e Kampioneve! Red Bull Salzburg “PARTIZANI REZULTOJ NJË KOCKË E FORTË”

July 26, 2016 by Administrator

Nje penallti e diskutueshme e dhene nga gjyqtari anglez i ndeshjes Michael Oliver i shkaktoi FK Partizanit humbje 0-1 ne ndeshje e pare te turit te trete te Liges se Kamponeve. Skuadra jone Partizani zhvilloi nje ndeshje shume te mire perballe Red Bull Salzburg qe kishte ne perberje te tij futbolliste shume cilesore. Takimi ishte shume i luftuar nga te dyja skuadrat te cilat u detyruan te perfundonin takimin me nga 10 futbolliste. Partizani kishte disa mundesi per te shenuar por futbollistet e tij nuk i shfrytezuan rastet qe ju paraqiten.

FK Partizani Albania-Red Bull Salzburg Austri. 0-1
FK Partizani Albania: Hoxha – Ibrahimi, Krasniqi, Arapi, Kalari – Vila, Ramadani, Trashi (83′ Bardhi) – Ekuban, Fili (57′ Batha), Torassa.
Tranjer Adolfo Sormani.
FC Red Bull Salzburg: Walke – Schwegler, Caleta-Car, Hinteregger, Ulmer – Samassekou, Bernardo, Berisha – Lazaro (89′ Lainer), Soriano (74′ Gulbrandsen), Dabbur (55′ Laimer)
Kartona te verdhe
Schwegler (45′ foul), Samassekou (50′ foul), Berisha (84′ foul) and Ibrahimi (53′ foul)

Me dy kartona te verdhe
Samassekou (53′)

Karton i kuq
Kalari (73′)

 

Pas ndeshjes!

 

ADOLFO SORMANI: REZULTATI NUK IU PËRGJIGJ LOJËS TONË, NJË BRAVO E MADHE SHKON PËR TË GJITHË LOJTARËT
Më vjen keq për rezultatin pasi mendoj se skuadra dhuroj një paraqitje shumë pozitive. Për të vetmen gjë që ndiej keqardhje nga ky 90 minutësh është kjo humbje, pasi nuk e meritonim luajtëm të barabartë ndaj një kundërshtari, i cili ka një emër të madh, por që nuk rezultoj i tillë përballë nesh. Gjithsesi dua të përgëzoj skuadrën dhe lojtarët e mi pasi mendoj se zbatuan mjaft mirë udhëzimet që i kisha dhënë dhe meritojnë një Bravo për shpirtin e garës që treguan sonte . Kemi akoma shumë punë për të bërë , por e ritheksoj edhe një herë se pozitive është që ekipi duhet të vijoj të punoj në këtë mënyrë , pasi vetëm më punë do të vijnë edhe rezultatet. Përsa i përket episodeve nuk dua ti komentoj aspak pasi janë pjesë e lojës. Përsa i përket kualifikimit do të mendojmë përgjatë gjithë kësaj jave, por më e rëndëishmja është që ekipi të vijoj të dhuroj një tjetër paraqitje pozitive.

OSCAR GARCIA: VUAJTËM SHUMË , PARTIZANI REZULTOJ NJË KOCKË E FORTË
Ishte një takim mjaft i ngarkuar psikologjikisht. Jemi mjaft të kënaqur me këtë rezultat e dinim që ndaj Partizanit nuk do ta kishim aspak të lehtë për vetë faktin se eliminoj një ekip si Ferencvarosh. Edhe sot e tregoj se është një kundërshtar i fortë dhe nuk gjendet rastësisht në këtë fazë të kompeticionit. Në gjirin e saj kjo skuadër ka lojtar cilësor dhe ishin mjaft të organizuar duke na vënë jo pak në vështirësi. Më bën përshtypje edhe disa lojtar të rinj me perspektivë. Panvarësisht rezultatit të sotëm, në Austri ne do të bëjmë lojën tonë duke kërkuar sërisht rezultat pozitiv. Përsa i përket gjendjes së sulmuesit Sorjano , ai ka marrë një goditje të fortë gjë e cila nuk e lejoj të vazhdonte më tej ,gjithsesi tashmë në ditët në vazhdim duhet të shohim shkallën e dëmtimit

Filed Under: Sport

Hero, drejt bashkimit të Kosovës

July 26, 2016 by dgreca

-Përkujtohet pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i rënë në operacionin e korrikut 2011 drejt dy vendkalimeve kufitare veriore me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, për t’i marrë nën kontroll e për vënien e ligjshmërisë/

PRISHTINË,  26 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Përkujtohet sot pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), Enver Zymberi, i rënë në 25 korrik 2011 në operacionin drejt dy vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, në veri të Kosovës, për t’i marrë nën kontroll e për vënien e ligjshmërisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se, “pesë vite më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, të cilin sot e kujtojmë me krenari, duke nderuar sakrificën, jetën dhe veprën e tij, si shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit”.

“Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit. Çdoherë kur kujtojmë 25 dhe 26 korrikun e vitit 2011, kujtojmë sakrificën e grave dhe burrave policë të Kosovës, që bënë të mundshëm bashkimin e Kosovës”, thekson presidenti kosovar.

Në shenjë nderimi, ministri kosovar i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit të Kosovës Enver Zymeri, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në vendlindjen e heroit, në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, fillimisht do të bëjnë homazhe dhe më pastaj do të vizitojnë familjen Zymeri.

Media në Prishtinë ka shkruar se, gjykata vitin e kaluar shpalli të pafajshëm dy serbë të akuzuar për vrasjen e Enver Zymberit. Po për këtë vrasje, në një gjykim tjetër janë duke u akuzuar dy serbë, Sllobodan Sovrlliç dhe Radomir Kasalloviç, ndërsa dy të tjerë janë në arrati dhe duke u kërkuar me fletarrest ndërkombëtar./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: bashkimit të Kosovës, drejt, hero

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT