• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Merkel me kusht

August 6, 2016 by dgreca

Nga Jens Thura/

Pas sondazhit, Angela Merkel qeveris me kusht dhe i jepet kartela e verdhë për politikën ndaj refugjatëve. Megjithatë qytetarët e Gjermanisë nuk duan ndryshim: atmosfera politike mbetet e qendrushme, mendon Jens Thurau.

Sondazhi do ta verë në mendime edhe vet kancelaren, prej së cilës vazhdimisht dëgjohet, se ajo nuk u kushton ndonjë rëndësi të madhe anktetimeve. 65 përqind e të pyeturve janë të pakënaqur me politikën e saj të azilit dhe refugjatëve. Kjo kuotë është aktualisht shtatë përqind më e lartë se në prill. Se me çfarë ka të bëjë kjo del qartë në një pozicion tjetër të sondazhit: nga anketimi i parë deri në këtë aktualin kanë ndodhur sulmet islamiste në Vyrcburg dhe Ansbah si dhe sulmi në amok në Mynih. E qysh prej këtyre sulmeve vlerësimi për punën e kancelares nga 59 përqind ka rënë tani në 47 përqind. Ai që e kritikon më shumë atë, kryetari i partisë kristiansociale Horst Seehofer, ka mundur të përfitojë po me të njëjtën vlerë sa ka rënë rivalja e tij. E kjo madje në nivelin e Gjermanisë e jo vetëm në Bavari, ku ai qeveris.

Një tendencë e qartë: shqetësimet e qytetarëve duhen marrë seriozisht!

Natyrisht: sulmi në amok në Mynih nuk kish të bënte me politikën e Merkelit ndaj refugjatëve, e po ashtu edhe dy atentatorët islamistë, që kryen krimin në Vyrcburg dhe Ansbah, ndodheshin prej kohësh në vend, e nuk kishin ardhur pasi Merkeli – siç thonë kritikët e saj – hapi të gjitha portat. Por pasiguria e njerëzve po bëhet tani e ndjeshme: 76 përqind, një shumicë e konsiderueshme, i druhen sulmeve të mëtejshme në Gjermani. Mbizotëron një ndjesi, se kancelarja nuk i merr me seriozitet shqetësimet e njerëzve. Shkak për këtë është edhe stili i saj i politikës së pritjes. Vetëm disa ditë pas sulmeve Merkel u kthye nga pushimet në Berlin dhe doli para mediave. Kjo tregon, se ajo ka nerva të forta dhe do ta shmangë histerinë. Por njerëzit kjo me sa duket i mbingarkon.

Perëndim i yllit? Në fakt jo…

Po tani? A i ka perënduar ylli kancelares kristiandemokrate, njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes në post? Jo, shifrat nuk flasin për këtë. Njerëzit me sa duket janë mjaft të vëmendshëm. I njëjti Horst Seehofer, vlerat e të cilit janë rritur fuqishëm në elektorat, në fakt humbet: sepse 64 përqind e të pyeturve thonë, se për partinë kristiansociale janë më të rëndësishme interesat e veta, se sa suksesi në qeverisje. Grindavecët nuk bëjnë figurë të mirë.

Thurau Jens Kommentarbild AppJens Thurau

Madje edhe pse rritet kritika ndaj Merkelit, qytetarët nuk shohin me sa duket asnjë alternativë veç kësaj zonje në kancelari. Atmosfera politike i përballon çuditërisht në mënyrë solide luhatjet sa i përket prefrencës ndaj Merkelit. Nëse tani do të kishtezgjedhje parlamentare, kristiandemokratët dhe kristiansocialët do të mbeteshin të pa ndryshuar në kuotën 34 përqind. Populistët e djathtë, AfD, nuk mund të përfitojnë prej frikës nga terrori dhe mbeten tek 12 përqind, ndonëse vlen të theksohet që këtu kanë influencuar edhe grindjet brendapartiake të shfaqura në publik. Me flajë të tjera, anketimi thotë: kartelë e verdhë, zonja Merkel qeversni edhe më tej, por tani me kusht dhe kuptojeni se ne qytetarët kemi shqetësime.

Një gjykim i qartë ndaj Erdoganit

Për Merkelin mund të jetë delikate situata nëse ajo dotë vazhdojë t’i përmbahet (kështu siç po duket) marrëveshjes për refugjatët me Turqinë. Njëzëri njerëzit e dënojnë, atë që po ndodh tani në Turqi. 90 përqind e shohin demokracinë atje të rrezikuar. Ata i kërkojnë Gjermanisë një kurs të qartë: në rast nevoje Merkel duhet ta anulojë marrëveshjen, pra në çdo rast: jo heqje vizash për turqit. Këtë e thonë 70 përqind e të anketuarve.

Nuk ka askënd tjetër, që njerëzit t’i besojnë, se mund të marrë frenat në vend të kancelares. Sidoqoftë Angela Merkel s’mund të jetë më e qetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Jens Thura. Merkel me kusht

“Bye, bye Trump”….!

August 6, 2016 by dgreca

Më parë republikania dhe shefe e koncernit të IT-së, Meg Whitman, deklaroi, se ajo do të mbështesë rivalen e trump-it, Hillary Clinton. Sipas saj “populisti i djathtë Trump është një “demagog i pandershëm”, i cili po ndjek një rrugë mjaft të rrezikshme”, kështu e argumentoi ajo vendimin e saj në gazetën “New York Times”…./

Mbështetësit luajalë distancohen nga Trump

Ai nënçmon, polarizon, ka shumë që u vjen turp prej tij: kandidati për president Donald Trump ka lënë pas ditë të turbullta. Numri i kritikëve rritet – edhe tek republikanët. Ata kanë dyshime ndaj kandidatit të tyre.

USA Republikaner Donald Trump in Ashburn

Dekalarata raciste, madje deri edhe shprehje për përdorimin e armëve atomike, sulme ndaj prindërve të një veterani dhe kuota në rënie në sondazhe: kandidati i republikanëve për president Donald Trump po e zhgënjen gjithnjë e më shumë partinë e tij. Rezistenca e politikanëve drejtues republikanë kundër kandidatit të nominuar prej tyre po rritet. Kolegët e partisë së Trump-it e paralajmëruan atë, se me daljet e tij të pakontrolluara në publik po humbet çdo shans për të fituar në zgjedhjet nëntor.

Politikanët drejtues pak luajalë

Së fundi madje nënkryetari i partisë Mike Pence u distancua nga Trump-i, e ky ishte madje kandidati i dëshiruar prej Trump-it për postin e zëvendëspresidentit. Megjithatë Pence në televizionin Fox News iu bashkua kryetarit të parlamentit Paul Ryan, i cili ia kish refuzuar mbështetejen Trump-it për fushatën e tij elektorale në Visconsin. Me Ryan-in atë e lidh një “miqësi shumëvjeçare” dhe ai e mbështet fushatën e tij për t’u rifutur në Kongres, tha Pence në Fox News.

Trump më parë me distancimin e tij provokues prej Ryan, që konsiderohet ndër republikanët më me influencë në Uashington, e sfidoi kryesinë e partisë. Qysh nga ai çast në parti në kanënisur përplasjet. Kryetari i partisë Reince Priebus deklaroi, se është “jashtëzakonisht i indinjuar” me qendrimin e pashembullt të Trump-it ndaj Ryan. Në Uashington veprimi i Trump-it vlerësohet si revansh, pasi Ryan disa herë ishte shprehur me kritika ndaj Trump-it.

Qysh në fillim Trump nuk arriti t’i mbledhë rreth vetes të gjithë përkrahësit e partisë. Por ndërkohë situata ka arritur një përshkallëzim të ri, tha eksperti politik për SHBA-në Scott Reed për “Washington Post”. Ka ardhur koha për një fillim të ri, sipas tij.

Grindje të brendshme në vend të përqendrimit ndaj demokratëve

Edhe republikani me influencë dhe shoku besnik i Trump-it Newt Gingrich, i bëri thirrje kandidatit, që ta ndryshojë qendrimin e tij. “Ai ende nuk ia ka dalë të kalojë fazën për t’u bërë presidenti i mundshëm i SHBA-së”, i tha Gingrich televizionit Fox Business Network. “Deklaratat e tij të javëve të fundit nuk janë ogur i mirë për fushatën e tij.” Gingrich e akuzoi Trump-in, se me provokimet e pamatura po i shtyn zgjedhësit drejt kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton: “Trump i ndihmon asaj, të fitojë zgjedhësit, sepse ai është më i papranueshëm se ajo.”

Gjatë ditëve të shkuara sulmet e Trump-it ndaj prindërve myslimanë të një ushtari të rënë në Irak, shkaktuan një valë të re indinjate. Me këtë Trump sipas mendimit të shumë republikanëve i ka shkelur rregullat e mirësjelljes. Një seri prezantimesh të konsideruara si jo fatlume kanë bërë që kryesia e partisë të humbasë shpresat, se pas nominimit zyrtarisht të tij si kandidat Trump, mund të detyrohet përmes një lloj procedure disiplinare të partisë.

E çfarë bën Trump?

Trump e tregon veten se nuk i bëjnë përshtypje turbulencat brenda partiake. Fushata e tij elektorale për postin e presidentit, siç tha ai në Florida, “asnjëherë nuk ka qenë kaq unanime”.

Numri i republikanëve që për protestë janë shkëputur nga Trump-i, ndërkohë është rritur. Deputeti republikan Adam Kinzinger, një veteran i aviacionit ushtarak, i tha televizionit CNN, se Trump ka “i ka kaluar shumë kufij”. Ai tha se nuk do ta mbështesë më gjatë kandidatin – “pavarësisht, se çfarë çmimi mund të ketë kjo për të”.

“Bye, bye Trump”

Më parë republikania dhe shefe e koncernit të IT-së, Meg Whitman, deklaroi, se ajo do të mbështesë rivalen e trump-it, Hillary Clinton. Sipas saj “populisti i djathtë Trump është një “demagog i pandershëm”, i cili po ndjek një rrugë mjaft të rrezikshme”, kështu e argumentoi ajo vendimin e saj në gazetën “New York Times”.

Qarkullojnë fjalë, se poliitkanët drejtues të republikanëve janë duke menduar për një alternativë ndaj Trump-it. Televizioni ABC njofton, se kryesia e partisë është aq “e zhgënjyer dhe e irrituar”, sa po mendon për një tërheqje të papritur të kandidatit. Deri në zgjedhjet më 8 nëntor republikanët mund të nominojnë një tjetër kandidat. Kjo megjithatë do të ishte e ndërlikuar.

Në një sondazh të publikuar së fundi nga televizioni Fox News, Clinton ka mundur ta forcojë avantazhin e saj kundrejt Trump-it me dhjetë përqind. Ky sondazh rezulton me kuotën 49 përqind për Clinton-in dhe 39 përqind për Trump-in.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: "Bye, bye Trump"....!

Rio 2016: Programi i garave dhe ndeshjeve për të shtunën, 6 Gusht

August 6, 2016 by dgreca

-Shqipëria perfaqesohet me Luiza Gegën (atletikë), Nikol Merizaj (not), Izmir Smajlaj (atletikë), Sidni Hoxha (not), Briken Caljes peshëngritje) dhe peshëngritësen Evagjeli Veli./

* Kosova perfaqesohet: Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudiste), Urata Rama (shenjtare), Vijona Kryeziu (atlete), Lum Zhaveli (notar), Rita Zeqiri (notare), Musa Hajdari (atlet), Qëndrim Guri (çiklist)./

Lojrat Olimpike “Rio 2016, nisen dje me 5 gusht në Brazil, me ceremoninë e hapjes që ka perfunduar të premten duke gdhirë e shtuna e sotme, në orën 01:00 pas mesnate në Stadiumin “Marakana”.

Atletë nga 206 vende të botës si dhe një ekip refugjatësh kanë ardhur në Brazil për të konkurruar në 28 sporte.

Shqipëria përfaqësohet nga 6 sportisë në Lojërat Olimpike të Rios. Shqipëria do të konkurrojë me Luiza Gegën (atletikë), Nikol Merizaj (not), Izmir Smajlaj (atletikë), Sidni Hoxha (not), Briken Caljes peshëngritje) dhe peshëngritësen Evagjeli Veli.

Ky është edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike, por në fakt janë zhvilluar vetëm 28 të tillë, pasi ai i vitit 1916, 1940 dhe 1944 nuk u zhvilluan për shkak të luftërave botërore.13901412_1183275715049111_7891017782223398042_n

Do të jenë mbi 10,500 sportistë nga 207 delegacione, një shifër rekord kjo, që do të konkurrojnë në Rio, përfshi Ekipin Olimpik të Refugjatëve, ndërsa merr pjesë për herë të parë edhe Kosova dhe Sudani i Jugut.

Në Lojërat Olimpike, që nisin me datën 5 gusht, dhe mbarojnë me 21 gusht, Kosovën do ta përfaqësojnë sportistët: Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudiste), Urata Rama (shenjtare), Vijona Kryeziu (atlete), Lum Zhaveli (notar), Rita Zeqiri (notare), Musa Hajdari (atlet), Qëndrim Guri (çiklist).

1152595-KOSOVOAFP-1469943707-799-640x480Ekipi Olimpik të Refugjatëve do të konkurrojë nën flamurin olimpik dhe ka 10 anëtarë, 5 nga Sudani i Jugut, dy nga Siria, dy nga Republika Demokratike e Kongos dhe një nga Etiopia.

Me 554 sportistë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë delegacionin më të madh në këtë Olimpiadë, ndërsa atleti i 100 metrave, Etimoni Timuani, është i vetmi sportit i delegacionit të kombit ishullor të Paqësorit, Tuvalu.

Lojërat Olimpike “Rio 2016” do të jenë të parat në të cilat do të marrin pjesë sportistë që kanë lindur pas vitit 2000, përfshi edhe sportisten më të re, notaren 13-vjeçare nga Nepali, Gaurika Singh.

Ceremonia e hapjes përllogaritet  eshte ndjekur nga afro 3 miliardë njerëz anembanë planetit. Për këtë ceremoni janë dashur 5 vjet që të përgatitet dhe ku do të angazhohen mbi 6,000 interpretues, të cilët do të përdorin afro 12,000 kostume.13902706_1186305194746163_7830518755923787496_n

Ajo që është theksuar, është se Brazili do të shpalosë thesaret natyrore dhe kulturore të njërit prej kombeve më shumëngjyrëshe. Samba, karnavalet dhe shpirti i famshëm i festës në Brazil do të spikatin në ceremoninë 3-orëshe, që do të bëjë thirrje edhe për shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimaterike.

Luiza Gega ngre flamurin shqiptar, Kelmendi të Kosovës

 

epa05457968 The delegation of Kosovo enter the stadium during the Opening Ceremony of the Rio 2016 Olympic Games at the Maracana Stadium in Rio de Janeiro, Brazil, 05 August 2016.  EPA/VALDRIN XHEMAJ
epa05457968 The delegation of Kosovo enter the stadium during the Opening Ceremony of the Rio 2016 Olympic Games at the Maracana Stadium in Rio de Janeiro, Brazil, 05 August 2016. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 206 shtete me rreth 12 mijë atletë, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra. Mes tyre janë 13 shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në ketë eveniment marrin pjesë edhe atletja shqiptare Luiza Gega, e cila me flamurin kuqezi në dorë i ka prirë Shqipërisë në parakalimin e shteteve gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike. Shqipëria në këto Lojëra Olimpike do të marrë pjesë me gjashtë garues.

Delegacioni i cili parakaloi në ceremoninë e hapjes së Lojerave Olimpike dhe përfaqeson Shqipërinë janë:

Luiza Gega
Izmir Smajlaj
Nikol Merizaj
Sidni Hoxha
Briken Calja

Zyrtaret:
Gjergj Ruli
Taulant Stermasi
Vildan Tufi
Sadik Mema
Elez Gjoza
Leonard Toska

Edhe Kosova do të përfaqësohet për herë të parë. Në ceremoninë e parakalimit, kampionia e botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi ngriti flamurin e Kosovës. Kosova që merr pjesë për here të pare, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.

Sportistet 

Ne xhudo

Majlinda Kelmendi
Nora Gjakova.

Atletike
Musa Hajdari
Vijona Kryeziu

Not
Lum Zhavelli
Rita Zeqiri

Çiklizëm
Qëndrim Guri në

Shenjëtar
Urata Rama

Gara për sportistët e Shqipërisë

Shqipëria përfaqësohet me 6 atletë në Rio, gara nis më 7 gusht

Peshëngritësja Evangjeli Veli e para që garon për Shqipërinë  në kategorinë deri 53 kg

Më 9 gusht garon peshëngritësi Briken Calja në kategorinë deri 69 kg

Më 9 gusht garon në not Sidni Hoxha në kategorinë 50 m stil i lirë

Më 10 gusht garon Nikol Merizajt në kategorinë 100 m stil i lirë

Më 12 gusht garon Luiza Gega në garën 1500 m, më 13 gusht në 3000 m me pengesa

Më 12 gusht garon Izmair Smajlaj në kategorinë kërcim së gjati

Programi i garave dhe ndeshjeve per diten e shtune ne Lojerat Olimpike Rio 2016 eshte:

Basketboll:

Meshkuj (turi i pare):

(17.15) Australi – France (grupi A)

(22.00) Kine – SHBA (grupi A)

(01.30) Venezuele – Serbi (grupi A)

Femra:

(15.00) Turqi – France (grupi A)

(17.15) Kine – Kanada (grupi B)

(20.30) Brazil – Australi (grupi A)

(22.45) Bjellorusi – Japoni (grupi A)

Beach-volley

Faza e grupeve M e D

Boks

(14.00) 16-tat e finaleve 46-49 kg meshkuj, 60 kg messhkuj, 81 kg meshkuj

(20.00) 16-tat e finaleve 46-49 kg meshkuj, 60 kg meshkuj, 81 kg meshkuj, 1/8e e finaleve 91 kg meshkuj

Ciklizem

(12.30) Meshkuj

Futboll

Femra, grupe

(18.00) Kanada – Zimbabwe

(20.00) SHBA – France

(21.00) Gjermani – Australi

(22.00) Afrika e Jugut – Kine

(23.00) Kolumbi – Zelanda e Re

(01.00) Brazil  – Suedi

Gjimnastike artistike

(13.00) Kualifikuese meshkuj

Peshengritje

(22.00) 48 kg femra

Hendboll – Femra

(12.30- 00.50)

Hokey ne akull – Meshkuj

(13.00-22.30)

 

Judo – meshkuj- femra

(13.00 -21.10)

Not – meshkuj – femra

(15.30-18.30)

Rugby VII

Femra- grupe

(11.00- 21.30)

Tenis – meshkuj – femra

(10.45, 13.45)

Pingpong – meshkuj- femra

(09.00, 12.00)

Volejboll – femra

(09.30 – 01.35)

Water-polo – meshkuj

(09.00 -23.50)

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, lojerat olimpike, shqiperia

Shuhet Ikona e kinematografisë shqiptare

August 6, 2016 by dgreca

TIRANE, 6 Gusht /-Ndahet nga jeta në moshen 79-vjecare Artisti i Popullit Demir Hyskja, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.

Demir Hyskja ishte një ndër aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj.

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për mëse 50 personazhe. Hyskja ishte ndër aktorët më të preferuar të regjisorëve shqiptarë, sidomos për role pozitive. Zëri dhe pamja e Hyskajt ishte mbreslënëse. Edhe pse u diplomua për teknik ndërtimi, ai fillon aktor në Teatrin Skampa të Elbasanit pas një sërë aktivitetesh me teatrot amatore.

Hyskaj ishte aktori i vetëm që kishte lejen nga Enver Hoxhën të bënte zërin e tij por pa shfaqur figurën si në filmin “Shtigje Lufte”. Ndërkaq në filmin “Në fillim të Verës” ka luajtur rolin e Hysni Kapos i cili ishte numri dy i regjimit.
Demir Hyskja u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”.

Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Aktori Demir Hyskja qëndroi për rreth 30 vite në skenën e teatrit dhe numëron 50 role kryesore në filma. Në 24 filma e dokumentarë ka qenë protagonist. Ai ka marr[ titujt, “Artist i Merituar”
“Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi”.

Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme. Mban titullin “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Bashkia Elbasan i akorduar titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit” me motivacionin “Për kontributin e shquar në promovimin e artit dhe kulturës qytetare të Elbasanit, për vlerat e spikatura në teatër dhe kinematografi, si një aktor i përmasave kombëtare”. Skena shqiptare ka humbur një nga gjigandët e saj. Por kujtimi i tij do të mbahet mend gjatë. Vepra e tij është e fiksuar përjetësisht në celuloid.

Rolet në filma dhe teatër

Gjatë karrierës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë.

Disa nga filmat ku ka luajtur Demir Hyskja:
“Dhe vjen një ditë” (1986)
“Kronikë e atyre netëve” (1986)
“Hije që mbeten pas”
“Fushë e blertë fushë e kuqe”(1984)
“Kohë e largët” (1983)
“Një emër midis njerëzve” (1983)
“Nëntori i dytë” (1982)
“Shokët” (1982)
“Dëshmorët e monumenteve” (1980)
“Një ndodhi në port” (1980)
“Me hapin e shokëve (1979)
“Një natë nëntori” (1979)
“Përtej mureve të gurta” (1979)
“Gjyshi partizan” (1978)
“Dollia e dasmës sime” (1978)
“Një udhëtim i vështirë” (1977)
“Fije që priten” (1976)
“Pylli i lirisë” (1976)
“Në fillim të verës” (1975)
“Rrugicat që kërkonin diell” (1975)
“Shpërthimi” (1974)
“Kur zbardhi një ditë” (1971)
“Mëngjese lufte” (1971)
“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967).(Kortezi:ATSH)

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: 79 vjec, Shuhet Demir Hyskja

Basha: Beteja e opozitës, zgjedhje të lira e të ndershme

August 6, 2016 by dgreca

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se beteja e opozitës mbetet vendimtare për Zgjedhje të Lira e të Ndershme.

Në një njoftim për shtyp, Bashas tha në një deklaratë të shpërndarë për mediat, se tashmë vendimi është marrë.

“Edi Rama me një grusht mercenarësh mediatikë po përpiqen të shpikin fijen e kashtës në PD për tu kapur si i mbyturi. E njëjta intrigë që i doli huq në planin e tij për të kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën. Të njëjtat mendje të prishura që mbështetën atë kundër konsensusit për reformën në drejtësi sepse ashtu do të përçante opozitën. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm”, deklaroi kreu i opozitës.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Beteja e opozitës, të lira e të ndershme, zgjedhje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT