• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

86 vjet KF Lushnja/ Roza Haxhiu legjenda e paarritshme e futbollit lushnjar

August 1, 2016 by Administrator

Nga Alban Kolonjari/

86 vjet më parë më 27.07.1930 u themelua Klubi i Futbollit Lushnja. Në historinë e futbollit lushnjar një nga mbiemrat që bënë histori dhe që ishte i vetmi që nxori më shumë futbollistë ishte Haxhiu, i cili do të ishte mbiemër pararojë sportiv për mjaft mbiemra të tjerë që udhëtuan nëpër dekada. Për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti kontributi i fisit Haxhiu është një buqetë lulesh në mesin e të cilës bie në sy një trëndafil –Roza Abdurrahman Haxhiu, legjenda e futbollit lushnjar dhe atij shqiptar. traktoriRoza Haxhiu lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930. Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist. Një ëndërr që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje vdekjeprurëse në kokë. Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës. Roza Haxhiu ishte një futbollist i shquar shqiptar i viteve 50-60, talent i rrallë si dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtarë Shqipërinë, Lushnjen, Dinamon, Besën e Partizanin. Abdurrahman Roza Haxhiu jetoi shumë pak, rreth tri dekada e gjysmë, e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij ja kushtoi futbollit, sportit të zemrës. Madje, në rast se do të themi se sporti ka dëshmorët e tij,Roza është nga ata luftëtarë që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit, i aksidentuar për vdekje nga një goditje vdekjeprurëse në kokë, e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte. Dhe kjo i ndodhi kur ai mbante veshur fanellën e kuqe të Partizanit, duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij, por edhe të sportit mbarëkombëtar. Kësisoj, ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit shqiptar. traktori1Në futbollin lushnjar me emrin e Roza Haxhiut lidhet një ngjarje historike e madhe rikthimi i Traktorit në Kategorinë e Parë në vitin 1960. Roza Haxhiu mori drejtimin e skuadrës lushnjare, duke luajtur edhe vetë. Pas dy finalesh me Erzenin, të fituara 3-2 e 6-2, Roza Haxhiu bën që Traktori i atëhershëm të futej për herë të parë në elitën e skuadrave të vendit. Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së Dytë duke u shpallur kampion i tij në 1960. Futja në Kategorinë e Parë i hapi shtegun futbollit lushnjarë për tu përfaqësuar më 1960 në kampionatin kombëtarë të rezervave bashkë me: Partizanin, Dinamon, Vllazninë, Flamurtarin, Skënderbeun, Labinotin, Besën dhe Tomorrin duke zënë edhe vend nderi. Roza Haxhiu kishte dëshirë të madhe që suksesin e arritur ta vazhdonte edhe më tej. Por, goditja e Poldovit e vitit 1958, kur Partizani mori pjesë në një turne miqësor në Bullgari, ku Roza u dëmtua rëndë nuk e kishte “harruar”. traktori4Ajo madje është shndërruar në sëmundjen e përbindëshme që i kërcënonte jetën.Pas shumëpërpjekjesh burokratike, arrin të sigurojë leje-kalimi për tu operuar në Itali. Por është tepër vonë… 19 Maj i vitit 1964 rrëmben Rozën nga gjiri i familjes, shokëve, miqve, të afërmve, bashkëlojtarëve. Abdurrahman Roza Haxhiu iku si rrallëkush: ai pati fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë. Mijëra sportdashës lushnjar e nga rrethet e tjera, banda nga Kavaja drejtonte kortezhin. Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark. Mizëri njerëzish. Përkulet tek koka e arkivolit: -”Ah mor bir. Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë”. Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht, ai do të mbetet i pavdekshëm në fushën e blertë shqiptare. Edhe për ta kujtuar gjithnjë këtë legjendë të futbollit lushnjar dhe atij shqiptar në tribunën e stadiumit të qytetit të lindjes në Lushnje është shkruar një emër i nderuar Abdurrahman Roza Haxhiu

Filed Under: Sport Tagged With: 86 Vjet KF Lushnja, Alban Kolonjari, Roza Haxhiu legjenda

Reforma në drejtësi: Meta-Basha dakordësim për votimin në gusht

August 1, 2016 by dgreca

Për rreth 60 minuta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kryeparlametari Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Nënkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Oerd Bylykbashi, i cili kishte në fokus mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun. Gjatë takimit u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare për të cilin kryeopozitari Basha ofroi mbështetjen e tij.

Një ditë përpara mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në zyrën e tij kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Menjëhërë pas takimit i cili zgjati rreth 60 minuta, zyra e shtypit e Kryesisë së Kuvendit në një njoftim për mediat bëri me dije se në qendër të tij ishte mënyra e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun.

Në takimin Meta-Basha u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi, brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare.

Kryeopozitari Basha ofroi mbështetjen e tij për këtë kalendar, duke vënë theksin tek fakti se opozita do të marrë pjesë aktive dhe konstruktive në Komisionin e Posaçëm, duke filluar me prezantimin e komenteve të saj për Ligjin e Vettingut në mbledhjen e ditës së martë.

Në njoftimin për mediat të Kryesisë së Kuvendit bëhet me dije se Kryetari i Partisë Demokratike shprehu gatishmërinë për të avancuar edhe me ligjet e tjera, sapo anëtarët dhe ekspertët e opozitës të njihen me draftet më të fundit të përgatitura nga Komisioni i Posaçëm, veçanërisht Ligji për Prokurorinë Speciale dhe Ligji për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit.

Gjatë takimit i cili u mbajt në Kryesinë e Kuvendit, Meta informoi Bashën dhe Bylykbashin mbi bisedimet që ka pasur me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, Ambasadorin e SHBA Lu, Ambasadoren e BE Vlahutin mbi domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Vettingun brenda muajit gusht.

Filed Under: Politike Tagged With: Meta-Basha dakordësim, për votimin në gusht

Parcelat me drogë në fshatin e Tahirit, policia falenderon PD-në

August 1, 2016 by dgreca

Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi pamje të parcelave me kanabis në fshatin Gusmar të Tepelenës, vendlindja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një deklarate.

Policia falenderon PD-në për jehonën që i bënë punës së saj. Më poshtë deklarata e plotë: “Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj.

Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD.Lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.

Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës”, thuhet në njoftim.

Filed Under: Komente Tagged With: droge ne fshatin, e ministrit Tahiri, PD, policia

Ekonomia gjermane e shqetësuar për Turqinë

August 1, 2016 by dgreca

Nga Zhang Donhang/Gjermania dhe Turqia janë partnerë të rëndësishëm tregtie. Tani bizneset janë të rrezikuara. Rreth 6000 sipërmarrje gjermane janë të angazhuara në Turqi. Zhvillimet e reja në Ankara mund ta turbullojnë partneritetin.

Pas puçit të dështuar në Turqi kanë filluar të bien kurset e aksioneve në bursë, vlera e monedhës kombëtare Lira po bie duke shënuar nga një rekord të ulët në tjetrin. Agjencia e vlerësimit të riskut Standard & Poor’s (S&R) e uli një shkallë më poshtë aftësinë kredituese të vendit nga kategoria “BB+” në “BB”. Edhe nota e mëparshme ishte në nivelin e ashtuquajtur i konsumuar. Që pas tentativës për puç spektri politik është polarizuar, argumenton S&P vendimin. Ky vend ka përpara një fazë të gjatë të pasigurisë politike. Kjo mund t’i vështirësojë flukset e kapitalit nga jashtë. Këto zhvillime mund të kenë pasoja të rënda për Turqinë, vendi në ekspansion ekonomik prej vitesh ka një deficit në rendiment dhe është i varur nga prurjet e kapitalit nga jashtë.

Tentativa për puç dhe aksionet pasuese të spastrimeve të presidentit turk Erdogan i kanë krijuar kokëçarje edhe përfaqësuesve të ekonomisë gjermane. “Kjo godet drejtpërdrejt bizneset e ekonomisë gjermane me Turqinë”, tërheq vëmendjen Eric Schweitzer, president i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

Të dy vendet janë të lidhur mes tyre përmes marrëdhënieve tregtare. Viti 2015 shënoi një volum të tregtisë bilaterale mbi 36 miliardë Euro. Turqia ka eksportuar mall në vlerën e 14 miliardë Eurove në Gjermani dhe ka blerë në këmbim produkte gjermane në vlerën e 22,4 miliardë Eurove. Kësisoj Turqia u rendit në vendin e 14 ndër tregjet më të rëndësishme për eksportet gjermane. Rreth 60% e eksporteve gjermane në Turqi konisistojnë në sektorin e prodhimit të makinerive si dhe të automobilëve dhe të degës së kimisë.

Një treg i rëndësishëm për prodhuesit e automjeteve dhe makinerive

Kryesisht për degën e prodhimit të automobilëve Turqia është një partner i rëndësishëm tregtar dhe një vend prodhimi. Të gjithë prodhuesit e automobilëve, që kanë emër, janë të përfaqësuar në këtë vend euro-aziatik dhe kontribuojnë gjithashtu në eksportin e Turqisë. Fabrikat e furnitorit më të madh të pjesëve të këmbimit për automobilë Bosch në Bursa mbulon 1,5% të ekspporteve të Turqisë. Në dy vitet e kaluara kjo fabrikë u zgjerua me një investim prej gjysmë milioni Euro.

Tani përfaqësuesit e industrisë së automobilëve dhe prodhimit të makinerive i shohin të rrezikuara bizneset e tyre. Për industrinë gjermane të automobilëve tani është vendimtare, që “në këtë vend të rikthehet stabiliteti politik dhe kësisoj të ketë  mundësi planifikimi për sipërmarrjet. E njëjta gjë vlen edhe për shtetin ligjor”, vë në dukje Shoqata e Industrisë së Automobilëve (VDA). Prodhuesit e makinerive ndonëse e kanë mbyllur këtë gjashtëmujor me kontrata prodhimi, “zhvillimet e fundit politike, ndër to edhe Brexit dhe tentativa për puç në Turqi sinjalizojnë, se duhet pasur kujdes”, tha Ralph Wiechert, kryeekonomist i Shoqatës së prodhuesve gjermanë të makinerive dhe impianteve (VDMA). Investime të mundshme në Turqi tani po “shqyrtohen enkas me sy kritik”, thuhet në një komunikim të shoqatës pak pas tentativës për puç.

Priten më pak investime direkte

Të kujdesshëm nuk janë vetëm prodhuesit e makinerive, por ekonomia gjermane në tërësi i druhet investimeve të reja në Bosfor. 85 përqind e sipërmarrjeve llogarisin me humbje të ndjeshme si pasojë e gjendjes së paqendrueshme politike, është ky rezultati i një anketimi ndër menaxherët. Vetëm katër përqind pohojnë, se bizneset e firmave gjermane në Turqi nuk do të preken prej zhvillimeve të fundit.

Vitin e kaluar investimet direkte gjermane në Turqi arritën volumin rreth 9,2 miliardë Eurove, më shumë se një vit më parë. Aktualisht atje janë aktive 6000 sipërmarrje ose firma me kuota kapitali gjerman.

Që nga fillimi i shekullit të ri falë stabilitetit politkik Turqia ka joshur investitorët e huaj me kuota të larta të rritjes ekonomike deri në 10%. Por kjo periudhë tani për tani ka marrë fund. Nga një seri sulmesh dega e turizmit, që përbën 10% të produktit bruto në vend të Turqisë, ka rënë. Sipas degës gjermane të turizmit numri i pushuesve gjermanë, që janë grupi kryesor i turistëve që frekuntojnë Turqinë, në pesë muajt e parë të këtij viti ka rënë me 35%. Banka turke e Rezervave megjithatë për vitin 2016 parashikon një rritje me 3,5%.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e shqetësuar, Ekonomia gjermane, për Turqinë

Polemika dhe paqartësi mbi reformën në drejtësi

August 1, 2016 by dgreca

Polemikat mes forcave kryesore politike mbi reformën në drejtësi vazhdojnë në rrjetet sociale dhe pakkush ka informacion mbi përgatitjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare për të miratuar ligjet e para të kësaj pakete.

Reforma në drejtësi 

Por çështjet teknike si fletorja zyrtare apo afate të caktuara ligjore janë vënë tani përballë nevojës për të gjetur sërish mirëkuptimin politik, ndryshe gjithçka mund të humbasë prej falsitetit dhe moszbatimit të ligjeve reformuese, njëlloj si me ligjet e mëparshme.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, dr.Afrim Krasniqi, thotë se miratimi i reformës së drejtësisë me vota të plota në parlament erdhi jo prej mirëkuptimit, por si rezultat i presionit të madh të faktorit ndërkombëtar dhe kështu duhet të vazhdojnë edhe etapat e tjera,

Zoti Krasniqi thotë që nëse presioni ndërkombëtar dobësohet, të tre forcat politike janë të prirura ta frenojnë këtë reformë, sepse nuk duan që ajo të hyjë në zbatim para zgjedhjeve të ardhshme.

Ai thotë që edhe në seancën e ardhshme në parlament ekziston rreziku që palët të hyjnë në kritere teknike, që mund të deformojnë reformën.

“Faktori ndërkombëtar nuk duhet të ulë presionin dhe nuk duhet të lejojë, që palët të ndërfutin kritere teknike që të shpëtojnë njerëzit e tyre të korruptuar nëpër gjykata, përndryshe, kjo do të ishte një dite negative për Shqipërinë” – tha zoti Krasniqi.

Problemi tjetër i madh sipas tij, është që pastrimi i politikës dhe pastrimi i gjyqësorit duhet të kryhen njëkohësisht, sepse gjyqtarët e korruptuar mund të blejnë mandate dhe t’i futen politikës.

“Tradita ka treguar që gjyqtarë të korruptuar rezistojnë, duke marrë kostumin e politikanit. Ata që mund të largohen nga një anë si të korruptuar nëpër gjykata futen në parti politike, bëhen deputetë dhe ministra drejtësie të po këtij sistemi që i dëboi” – tha me shqetësim zoti Krasniqi.

Forcat politike kanë deklaruar njëlloj vullnetin e tyre të plotë për të kryer me sukses reformën në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, ato ende shkëmbejnë repilka dhe deklarata në rrjetet sociale, duke humbur ditët e nevojshme për reformën.

Opozita thotë se përgatitjet për një seancë të jashtëzakonshme plenare po bëhen në mungesë të plotë transparence.

Sipas saj, seanca mund të bëhet vetëm gjysmën e dytë të gushtit, sepse në gjysmën e parë të gushtit është afati ligjor për të hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese që u miratuan me votat e plota të parlamentit mbrëmjen mes 21 dhe 22 korrikut.(VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: Afrim Krasniqi, mbi reformën, ne Drejtesi, Polemika dhe paqartësi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT