• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2016

zv.Kryetar i Vatres Agim Rexhaj në fushatën e kongresmenit Joseph Crowley

September 30, 2016 by dgreca

2-ok-joseph-crowley
3-agimi-lauraQUEENS NY : 8 Nëntori, java e dytë e muajit, ka shumë sfida në zgjedhjet në SHBA. Njëra prej tyre, është edhe ajo për sifdat në Capitol Hill –  Dhomën e Përfaqësuesve dhe atë të Ligjëvënsit amerikan. Ku miku i dëshmuar i shqiptarërave në Kongres, zoti Joseph Crowley, po përgatitet për të marrē edhe mandatin e tij, të 9-të.
Kongresmeni Joe Crowley, të shtunën, më 24 shtator, 2016 në Sheshin “Kopështi” – Studio Square në rrugën 36th Street në Astoria, NY,  së bashku me dhjetëra anëtarët e rinjë të Klubit Demokratike & Queens County, mbajti një fushatë fondmbledhëse për ngritjen e fondeve të tij një praktikë kjo e zakoshme e fushatave elektorale në SHBA.
Me këtë rast, ai së bashku me dhjetra mysafirë, kryesishtë mbështesti e tij në këtë distrikt, thuhet se ka festuar edhe festën Birrës – Beer Fest – përfshin një bar të hapur, plus muzikë live ku është shfaqur duke kënduar edhe Kongresisti Crowley!
Në këtë festë nuk kishte se si të mungonte edhe miku i tij, nën kryetari i Vatrës zoti Agim Rexhaj me zonjën Laura Rexhaj – të cilët duke ruajtur miqësinë me Kongresisitin demokratë të Nju Jorkut, Joseph Crowley, i njohur këto dy dekdadat e fundit edhe si mik i shqiptarëve në Amerikë, kan arritur që nëpërmjet rolit të tij, si përfaqësues të forcojnë lidhjet me shqiptarët.
Dhe, kështu mbështetja finaciare dhe vota e dhënë nga shqiptarët në zonën që ai përfaqëson mes Bronxit dhe Kuinsit në të 8 ligjstaturat, por edhe në këtë të 9-të, është vlerësuar mjaft nga kongresisti amerikan.
Dhe, kjo, kryesishtë vjen nga puna e disa grupeve shqiptare në distriktin e tij, grupe të cilat njihen si shumë të afërt me këtë  kogresmen amerikan, përfshirë këtu edhe mikun e tij 20 vjeçarë nën Kryetarin e Vatrës zotin Agim Rexhaj, që është gjithmonë i ftuar i tij.
Joseph Crowley, eshte zgjedhur per here te pare ne Dhomen e perfaqesuesve – Kongresin Amerikan, ne nentore 1998, si perfaqesues i dy pjeseve te larteme, te qyteteve Queens dhe Bronx. Prej atehere Crowley ne te njejtin vend, Distriktin e 7-te, ku banojne me se shumtit shqiptaret, kryesisht ata te emigruar nga Kosova, dhe Shqiperia, njerez te cilet, e kane zonen e tyre me te preferuar ne banimim e ne biznesese, ai fiton çdo mandat pa shumë veshtersi.
Kongresisti Crowley, ka fituar ne zgjedhjet e fundit nentor 2014 me 68%, te votave duke e ri-perserirti suksesin e tij, per t’u bere ze i forte ne kongresin amerikan, se bashku me miqet e tjer, senatore e kongresiste, ne mebshtetje edhe ata te çeshtjes shqiptare, kryesishte perkushtimit te shqiptareve per çeshtjen e Kosoves dhe ato ne viset shqiptare
Joseph Crowley është përfaqësues së SHBA për rrethin e 14-të të Kongresit të Nju Jorkut. Ai është anëtar i Partisë Demokratike. Ai është Zëvendës-Kryetar i Grupit Demokratike, Kryetar i Partisë Demokratike të Qarkut Queens, dhe në përputhje të statusit të saj ai do të jetë Kryetari i Grupit Demokratike deri në vitin 2017./ Beqir SINA/

Filed Under: Politike Tagged With: Agiim Rexhaj, Joseph Crowley, ne fushaten e kongresmenit

“Washington Life”: Vlora Çitaku, ambasadorja e Vitit

September 30, 2016 by dgreca

12196309_10153142160202414_5303976508485869797_n
Revista Life, ka nderuar  për këtë vit, ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitaku, si   “Ambasadore e Vitit” /
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tashmë nuk po e prezanton në Amerikë vetëm diplomacinë kosovare, por edhe aftësinë fotogjenike që ajo e ka  peshqesh nga natyra me bukurinë e femrës shqiptare/
Beqir SINA – new York/
 
14441225_10153820072972414_6181467831186360799_n.jpg


WASHINGTON D.C: Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pushtuar ballinën e revistës së njohur amerikane “Washington Life”. Pas përzgjedhjes së saj në mesin e ambasadoreve më të suksesshme, që e bashkoi atë me Ambasadoret femra në kryeqytetin e SHBA ,disa muaj më parë Vlora Çitaku – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington D.C. ka zënë edhe kopertinën e revistës prestigjoze Washington Life – Jeta në Uashington .
Revista Washington Life, e cila është revistë elitare –  revista luksoze  në kryeqytetin e SHBA, dhe në DC – Distriktin Columbia, e botuar që nga viti 1991, duke qenë revista më jetë gjatë në lidhje Washingtonian, thonë se ajo ka njohuri të jashtëzakonshme në komunitetin e saj.
Në numërin  më të ri – mbi foton e saj të koopertinës, (faqes së parë ) plot sharm kësaj rradhe do të shfaqet titulli “Në radhë fytyra e Ambasadores – Vlora Çitaku nga refugjate në Ambasadore  ”, që në brendësi të artikullit i referohet jetës dhe rolit të gruas diplomate nga Kosova – dhe ngjitjes së karjerës, së saj.
Kështu që revista e kryeqytetit amerikan Washington Life, thotë se paska zgjedhur për këtë vitë, duke e nderuar atë, edhe me çmimin e “ Ambassadores vjetore” , Vlora Çitakun, dhe me këtë rast zgjodhi atë që të shfaqë në faqen e parë, edhe Kosovën.
Ajo vetë këtë e ka bërë të ditur, duke postuar sot  përmes faqes së saj në Facebook, ku ka shkuar: “Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të  më përzgjedh mua ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku tashmë nuk po e prezanton në Amerikë vetëm diplomacinë kosovare, por edhe aftësinë fotogjenike, që ajo e ka  peshqesh nga natyra me bukurinë e femrës shqiptare.
Mbasi, edhe mjeshtri i fotografisë në SHBA – fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, ka qenë ai që ka “zbuluar”  i pari bukurinë e Vlora Çitakut, para disa muajve, kur Studio Berisha nga Nju Jorku, publikojë një set me foto të Vlora Çitakut, ku ajo duket si një modele tërheqëse.
Prej nga 1 gushti i vitit të kaluar, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, ish- Konsullja e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, Ambasadorja Vlora Çitaku – kishte marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, detyrë të cilën ajo vazhdon ta kryej.

Filed Under: Featured Tagged With: “Ambasadore e Vitit”, Vlora Citaku

Gianni De Biasi:”Jam i lumtur te drejtoj Kombetaren Shqiptare”.

September 29, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/Pak dite perara perballjes me Lihtenshtenin dhe Spanjen tekniku i Kombetares Shqiptare Gianni De Biasi gjate nje interviste per faqen e njohur sportive Tuttomercatoweb mbi ekipet italiane te futbollit te cilat marrin pjese ne Ligen Europiane u pyet edhe per Kombetaren e Shqiperise. Gjate kesaj interviste Gianni De Biasi  deklaroi se :”Kemi nje seri ndeshjesh. E para u duk e lehte. Tani do te perballemi me Spanjen qe eshte rikthyer ne nivelet e saj te larta ashtu si pak vite me pare dhe qe ka ne organiken e saj lojtare te jashtezakonshem me emra te tille si Diego Costa, David Silva apo Jordi Alba”.. Nderkohe mbi lajmet e perhapura se ekipi kroat i Dinamos se Zagrepit ka kerkuar qe De Biasi te marre drejtimin e skuadres, tekniku Italian u pergjigj:” Nuk kam patur asnje oferte ne Dinamo e Zagrepit. Une kam nje kontrate me FSHF dhe jam i  lumtur te drejtoj kombetaren shqiptare. Kam ndermend te respektoj impenjimin tim”. Kombetarja e Shqiperise do te luaje me 6 Tetor ne ora 20.45 me Lihtenshtenin ne Lihtenshtenj dhe tre dite me vone me 9 Tetor me Spanjen ne Shkoder ne ora 20.45.  Pritet qe keto dite tekniku De Biasi te beje te ditur edhe listen e futbollisteve qe do te thirren per keto dy ndeshje. Me interes prite te shikohen nese sulmuesi Armando Sadiku do te jete ose jo ne dispozicion te kuqezinjeve kjo pasi pak dite me pare ai u demtua gjate nje ndeshje ne kampionatin zvicerian.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, De Biasi:, Kombetarja Shqiptare

President Obama, Ju lutem mos dilni në foto me kryepolitikanët shqiptarë!

September 29, 2016 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj/

Shqipëria dhe Kosova vuajnë krizën e keqqeverisjeve, të mosfunksionimit të sistemit, vuajnë prej mungesës së shtetit ligjor, prej korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit, nepotizmit, klientelizmit, mercenarizmit që ka paralizuar tregun dhe iniciativën e lirë, që ka paralizuar konkurencën e ndershme, shanset për punë, që ka rritur pasigurinë, papunësinë, pabarazinë sociale, varfërinë, shtimin e shtresave vulnerabël dhe në nevojë.

Nga ana tjetër kemi fuqizimin e një kaste politike që ka uzurpuar çdo instancë të shtetit, përmes një sistemi zgjedhor të degraduar që fuqizon pushtetin e njëshit. Kjo kastë shumë e fuqishme, e privilegjuar, është pasuruar në bashkëjetesë me krimin e organizuar dhe taksave që i merr një populli në mjerim.

Kjo klasë politike ka humbur plotësisht besimin e Sovranit, sepse pasurimi i saj është në përpjestim të drejtë me varfërinë e Sovranit, sa më tepër pasurohet kasta, aq më tepër vuajtjet e popullit agravohen. Në raste të tilla, në një sistem normal demokratik, populli do të kishte shpëtuar me kohë prej tyre, por me një shtet antiligjor, kjo klasë politike është mbi ligjin, kjo klasë politike e bën ligjin, kjo klasë politike është vetë ligji!

Qëllimi i kësaj kaste është përjetësimi i pushteti. Ju zoti President i SHBA jeni zgjedhur dy mandate, ndërsa kasta politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni është e përhershme. Kjo kastë riciklohet, bën aleanca interesi, por janë gjithmonë ata, të pasuruar, të gjithëpushtetshëm që kanë fatin e popullit në dorë dhe synojnë fuqizimin e tyre jo vetëm përmes lobingjeve në metropolet e Perëndimit, përfshi edhe Washington D.C.

Kjo klasë politike që urrehet nga populli synon të fitojë kredenciale duke u fotografuar me liderët dhe figurat më të fuqishme të politikës botërore, që janë përfaqësuesit e vlerave të Perëndimit, e sidomos me Presidentin e SHBA.

Duke dalë nëpër foto me Ju:Së pari, ata mashtrojnë popullin, sepse pjesa më e varfër e elektoratit, që nuk ka kushte minimale vetëdijësimi, kujton se politikanët shqiptarë që dalin me Ju, janë burra të mirë dhe kësisoj vijojnë e japin votën;

Së dyti, kjo kastë politike, tek e cila Sovrani nuk beson më, kërkon të riparojë imazhin e sterrosur dhe rrënuar,

Së treti, ata synojnë t’i diktojnë popullit se qëndrojnë në pushtet se i mban Amerika!

Populli shqiptar, elita dhe gjithë shqiptarët e ndershëm kanë me të drejtë shpresë të madhe te Amerika që na ka shpëtuar disa herë nga zhbërja, sepse besojnë se SHBA është vendi i lirive dhe demokracisë së vërtetë.

Fotot Tuaja me kryepolitikanët shqiptarë janë në respekt të plotë me një rit protokollar zyrtar, si konfirmim i marrëdhënieve ndërshtetërore, por politikanët tanë i përdorin për interesa të tyre. Këto foto  nolens volens krijojnë një kontraversëri, sepse Ju duke përfaqësuar shtetin e së drejtës takoheni me shkaktarët e degradimit të sistemit, shtetit ligjor dhe të varfërisë e mjerimit të Sovranit.

Kjo kastë faqezezë Ju përdor për të bërë demagogji dhe për të mashtruar Sovranin. Dhe kur shqiptarët Ju shohin nëpër foto me ta më së paku po them se dëshpërohen shumë dhe bëhen edhe më shpresëhumbur! Sepse gjatë këtyre 25 viteve janë ndërruar katër presidentë dhe SHBA është në prag të presidentes së pestë, ndërsa shqiptarëve iu ka mbetur mbi kurriz e njëjta kastë, që po ua le rininë pa të ardhme!

Prandaj, Ju lutem, mos dilni më në foto për publikun me kastën politike shqiptare, sepse ky stanjacion që po vuajnë shqiptarët u dedikohet atyre.

Populli shqiptar meriton foto me Ju, por jo politikanët!

Populli shqiptar meriton të integrohet në BE, meriton të ketë një sistem demokratik, ku të mbretërojë ligji dhe shteti i së drejtës!

Filed Under: Politike Tagged With: Elida Buçpapaj, kryepolitikanët shqiptarë, Presdienti Obama

Përplaset treni në Nju Xhersi- CNN: një 1 i vdekur, 114 të plagosur

September 29, 2016 by dgreca

*Treni ka kaluar barrierën në fund të shinave dhe ka shkatërruar platformën prej betoni/

2-tren

4-tren

5-terniNju Xhersi, 29 Shtator 2016. Një tren udhëtarësh nga Nju Jorku është përplasur në një stacion të Nju Xhersit sot në mëngjes gjatë orëve me trafik të dendur, duke shkaktuar dëme serioze dhe viktima.Sipas zyrtarëve, të paktën 3 person kane humbur jetën.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes në Hoboken njoftojnë për të më shumë se 100 plagosur, duke përfshirë një grua që kishte ngecur nën betonin e shkatërruar si dhe shumë njerëz të gjakosur, nje person ka vdeke.Vetë treni ka pësuar dëmtime të rënda, po ashtu edhe struktura e stacionit.

Fotografitë e publikuara në mediat sociale tregojnë se treni ka kaluar barrierën në fund të shinave dhe ka shkatërruar platformën prej betoni.Po sipas dëshmitarëve, dy vagonët e parë ishin plot me njerëz. Udhëtarët e vagonit të dytë janë përpjekur të dalin duke thyer xhamat e dritareve.Autoritetet thonë se po përpiqen të përcaktojnë shkaqet e përplasjes.

Filed Under: Kronike Tagged With: 1 vdekur, 100 te plagosur, Perplaset treni

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT