Nga Elida Buçpapaj/
Nga ana tjetër kemi fuqizimin e një kaste politike që ka uzurpuar çdo instancë të shtetit, përmes një sistemi zgjedhor të degraduar që fuqizon pushtetin e njëshit. Kjo kastë shumë e fuqishme, e privilegjuar, është pasuruar në bashkëjetesë me krimin e organizuar dhe taksave që i merr një populli në mjerim.
Kjo klasë politike ka humbur plotësisht besimin e Sovranit, sepse pasurimi i saj është në përpjestim të drejtë me varfërinë e Sovranit, sa më tepër pasurohet kasta, aq më tepër vuajtjet e popullit agravohen. Në raste të tilla, në një sistem normal demokratik, populli do të kishte shpëtuar me kohë prej tyre, por me një shtet antiligjor, kjo klasë politike është mbi ligjin, kjo klasë politike e bën ligjin, kjo klasë politike është vetë ligji!
Qëllimi i kësaj kaste është përjetësimi i pushteti. Ju zoti President i SHBA jeni zgjedhur dy mandate, ndërsa kasta politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni është e përhershme. Kjo kastë riciklohet, bën aleanca interesi, por janë gjithmonë ata, të pasuruar, të gjithëpushtetshëm që kanë fatin e popullit në dorë dhe synojnë fuqizimin e tyre jo vetëm përmes lobingjeve në metropolet e Perëndimit, përfshi edhe Washington D.C.
Kjo klasë politike që urrehet nga populli synon të fitojë kredenciale duke u fotografuar me liderët dhe figurat më të fuqishme të politikës botërore, që janë përfaqësuesit e vlerave të Perëndimit, e sidomos me Presidentin e SHBA.
Duke dalë nëpër foto me Ju:Së pari, ata mashtrojnë popullin, sepse pjesa më e varfër e elektoratit, që nuk ka kushte minimale vetëdijësimi, kujton se politikanët shqiptarë që dalin me Ju, janë burra të mirë dhe kësisoj vijojnë e japin votën;
Së dyti, kjo kastë politike, tek e cila Sovrani nuk beson më, kërkon të riparojë imazhin e sterrosur dhe rrënuar,
Së treti, ata synojnë t’i diktojnë popullit se qëndrojnë në pushtet se i mban Amerika!
Populli shqiptar, elita dhe gjithë shqiptarët e ndershëm kanë me të drejtë shpresë të madhe te Amerika që na ka shpëtuar disa herë nga zhbërja, sepse besojnë se SHBA është vendi i lirive dhe demokracisë së vërtetë.
Fotot Tuaja me kryepolitikanët shqiptarë janë në respekt të plotë me një rit protokollar zyrtar, si konfirmim i marrëdhënieve ndërshtetërore, por politikanët tanë i përdorin për interesa të tyre. Këto foto nolens volens krijojnë një kontraversëri, sepse Ju duke përfaqësuar shtetin e së drejtës takoheni me shkaktarët e degradimit të sistemit, shtetit ligjor dhe të varfërisë e mjerimit të Sovranit.
Kjo kastë faqezezë Ju përdor për të bërë demagogji dhe për të mashtruar Sovranin. Dhe kur shqiptarët Ju shohin nëpër foto me ta më së paku po them se dëshpërohen shumë dhe bëhen edhe më shpresëhumbur! Sepse gjatë këtyre 25 viteve janë ndërruar katër presidentë dhe SHBA është në prag të presidentes së pestë, ndërsa shqiptarëve iu ka mbetur mbi kurriz e njëjta kastë, që po ua le rininë pa të ardhme!
Prandaj, Ju lutem, mos dilni më në foto për publikun me kastën politike shqiptare, sepse ky stanjacion që po vuajnë shqiptarët u dedikohet atyre.
Populli shqiptar meriton foto me Ju, por jo politikanët!
Populli shqiptar meriton të integrohet në BE, meriton të ketë një sistem demokratik, ku të mbretërojë ligji dhe shteti i së drejtës!
Asllan Bushati says
Jam plotesisht dakort me Elida Bucpapen. Kasta politike shqiptare ka nevoje per foto me pushtetaret e larte amerikane per te fshehur deshtimet e gjithaneshme te se shkuares dhe per te genjyer akoma per zgjedhjet e ardheshme. Por ne se edhe ne te ardhmen shqiptaret mashtrohen me foto , e meritojne qeverisjen qe kane ( me te korruptuaren dhe me te pisten ne kontinent).
Nessuno says
since you decide for all the Albanian people what is right and what is wrong?
Nobody listen to you and nobody care about what you are writing.
Say hello to your criminal best friend Sali Berisha. your time has ended long time ago.
Jakov says
Po na u beka ifamshem ky Nessunua -Odisea shqiptar qe beson vertete ne PS dhe kryemisrin e saje te races qe na ben tani takime edhe me fshataret per ti bindur ata se ai nuk eshte si te tjeret ,por per cudi i ngjan aq shume takimeve te Hoxhes ‘Gju me gju me popullin “tuaf qe i ben elozhe atij se na qenka hera e pare qe nje kryekromoster vjen te vizitoje fshatin e tyre .Ti je nje nga ata bythlepiresat socialist qe te ka pelqyer ai rregjim prandaj edhe ke mbetur nje –NESSUNO–je nje HIC ne turqisht e shqip se bashku .Shko dhe lepiua akoma atyre qe gjakosen popullin per gjysem shekulli –Jane niprit dhe djemte e tyre keta qe po pasurohen sot duke ngritur miljonat e dollareve me lopatat e tyre xheniere -shume te mira edhe per ti varrosur ata ,nje here e mire .E more vesh or HIC trapi ?