• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

Shqipëri-Vatikan, 25 vjetë marrëdhënie diplomatike

October 20, 2016 by dgreca

* 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit: Një konferencë shkencore dhe një ekspozitë./

1-papa-francesku1-visari-me-salle2-visari1-ekspozite-ok1-shohin-ekspozite1-visari-ne-ekspozite1-fotografon1-murgeshat1-takim-duaresh1-visari-grup

* Të pranishëm dhe kardinali Ivan Dias, Nunci i parë Apostolik në Tiranë, pjesëmarrje e madhe nga trupi diplomatik, klerikë, nga kultura dhe media. Vjen dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, S.E.R. Mons. Gallagher./

Ambasada e Shqipërisë në Shtetin e Vatikanit, në përkujtim dhe në nderim të 25 viteve të marrëdhënie diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së  Shenjtë,  kur jemi  në një vit  të begatë me plot ngjarje shpirtërore, Jubileu i Mëshirës, sapo u shenjtërua shqiptarja e madhe Nënë Tereza, mbas ca ditësh lumturohen 38 martirë të Kishës shqiptare në Shkodër, po kështu Papa Françesku shpalli një kardinal shqiptar, etj, në përmbledhje të tyre, organizoi një konferencë shkencore, të paraprirë nga një ekspozitë arti.Veprimtaria u zhvillua në mjediset e Universitetit Papnor Urbanian, në Romë, 19 tetor, me një pjesmëmarrje të gjerë e të larmishme.

Mes diplomateve te shumtë, njerëz të kulture dhe te medias, klerikë, studentë, etj, e nderonin takimin përfaqësues nga Sekretaria e Shtetit, Drejtoria e Ballkanit, Mons. Giovanni Gaspari, njohës i Shqipërisë, ndërkaq do të vinte në Konferencë dhe do të përshëndeste dhe vetë Sekretari i Marrëdhënieve me Shtetet ose Ministri i Jashtëm i Shtetit të Vatikanit, S. E. Mons. Paul Richard Gallager.

I pranishëm do të ishte në karrocën e invalidit, që i dha shumë emocion takimit, kardinali indian Ivan Dias, nunci i parë apostolik në Tiranë.

Ishin ipeshkvi arbëresh i Lungros, Mons. Donado Oliverio, rektori i gjithë kishave shqiptare në Itali, don Pasquale Ferraro, motra misionare të Nënë Terezës dhe vëllezër misionarë të Nënë Terezës, shqiptarë, italianë dhe të huaj të tjerë, drejtori i Zyrës Migrantes, shkrimtarë, autori i librit tashmë të njohur për Don Ernest Simonin tonë dhe Papa Françeskun, gazetarë, nga “Zenit”, “Avvenire”, “Albania News”, të rrjeteve sociale publike, nga “Radio Vatikani”, kamera të televizonit, të diasporës dhe të Tiranës, fotografë profesionistë, etj.

Veprimtarinë e hapi Kreu i ambasadës tonë, Visar Zhiti. Nën hijen e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe atij të Selisë së Shenjtë, pasi u uroi mirëseardhjen të gjithëve, duke thënë se “shohim që paskemi shumë miq”, foli për këtë 25 vjetor të marrëdhënive  diplomatike  mes Republikës së Shqipërisë dhe  Shtetit  të  Vatikanit,  ndërkohë  dhe  Jubileu  i Mëshirës,  vit  kur  sapo u shenjtërua Nënë Tereza dhe do të lumturohen 38 martirë të Kishës tonë e po kështu Papa emëron një kardinal të ri shqiptar…

Ndër të tjera Zhiti foli për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit, duke theksuar se në këto 25 vjet vendin tonë e kanë vizituar dy papë,  kurse të gjithë presidentët e Shqipërisë demokratike, kryeministrat, ministrat, kryetarët e besimeve të ndryshme fetare kanë ardhur në Selinë e Shenjtë, janë mirëpritur nga vetë Papa dhe kujtoi vizitat zyrtare të suksesshme të Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama dhe të Ministrit të Punëve të Jashtëm, zotit Ditmir Bushati, takimet e tyre me Atin e Shenjtë dhe homologët…                                                     Shqipëria e rimëkëmbur, përfundoi Zhiti, emblemë e vëllazërisë fetare, po ecën drejt ëndrrës së saj euroatlantike, me besim te Zoti dhe te vetja.

Më pas, duke falenderuar “Pontificia Universita’ Urbaniana”, Rektorin Manjifik të saj Profesor P. Alberto Trevisol për bujarinë që tregoi, duke na lënë në dispozion mjediset universitare për jubileun tonë, të pranishmit dëgjuan përshëndetjen e Rektorit Trevisol, simpatinë e tij për Shqipërinë, për ecjen përpara drejt dijes dhe prosperitetit. Po keshtu u lexua dhe përshendetja e ambasadorit të parë të Shqipërisë, Willy Kamsi…

EKSPOSZITA

Si fillim u shkua tek ekspozita “Dashuria e shenjtores së shekullit XXI Nënë Tereza” në sallën plot dritë “Edificio Antico”, nga ku dukeshin dhe kupola e Bazilikës “San Pietro”. Me shumë shije dhe estetikë ishin vendosur veprat e piktorit shqiptar Gjergj Kola, “i cili vjen nga një zonë e fortë katolike”, u tha në prezantim, kurse në skulpturë, gdhëndje në dru dhe gur të Hevzi Nuhiut, “skulptorit nga Kosova, nga është dhe origjina e prindërve të Nënë Terezës”.

Mes dëndurisë së vizitorëve, kamerave dhe intervistave aty, endej dhe karroca e Kardinalit Ivan Dias.Ndërkaq falenderuan dy autorët për përzgjedhjen dhe nderimin që iu bë.

AKADEMI SHKENCORE

Kështu e quajtën pjesëmarrësit konferencën që u mbajt në auditorin “San Giovanni Paolo II”.E monitoroi me profesionalizëm atë Aldo Pashkja, pedagog universitar në Romë, që pasi bëri një panoramë të veprimtarisë dhe sfondit kohor të saj, ia dha fjalën Profesor Ardian Ndrecës, lektor po në këtë universitet,  autor librash,  botimeve të shumta në shqip dhe italisht, i cili mbajti temën “Histori e marrëdhënieve shekullore mes Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit”. Prof. Ndreca shpalosi lidhjet e hershme të shqiptarëve me Selinë e Shenjtë,  që në mesjetë  me Skënderbeun  patën  dhe karakter diplomatik, që u vështirësuan mjaft gjatë pushtimit të gjatë otoman, por jo se u shuan, ndërsa me Shqipërinë e pavaruar dhe gjatë mbretërisë u zyrtarizuan me të dërguar apostolikë nga Vatikani. Pas ndërprejes nga diktatura komuniste, në këto 25 vjet marrëdhëniet e rivendosura morën zhvillimin e duhur, kulmuan me vizitat e dy papëve në Shqipëri dhe me ngjarjet e mëdha shpirtërore të këtij viti.Monitoruesi atë Aldo Pashkja ia dha fjalën Të Ngarkuarit me Punë, Visar Zhitit, që të mbante temën e tij “Perballë shenjtores Nënë Tereza”. Zhiti kishte krijuar dekalogun e bëmave të Nënë Terezës duke treguar lidhjet e saj me shqiptarët e Shqipërinë, si figurë plot dritë përbashkuese, misionare katolike e dashurisë, në shërbim të tjetrit, tek të cilët ajo sheh Krishtin, të të përvuajturve. Bëmat dhe porositë e Nënë Terezës mbeten aktuale, duke e bërë atë gruan më të njohur të planetit, të ngritur në lartësinë e shenjtërisë.

Po kështu atë Pashkja ia dha fjalën Don Marian Palokas, i ardhur nga Firence ku dhe shërben, njohur për ligjëratt e tij në Itali dhe jashtë saj, deri dhe për përkthimet ungjillore nga gjuhët hebraisht, nga greqishtja e vjetër, etj. Don Paloka mbajti temën “38 martirët e Kishës tonë”, ku me thellësi e filozofi teologjike ai zbërtheu kuptimin e tyre, misionin dhe vlerën, që nga sakrifica madhore deri tek mesazhi për të falur dhe persekutorët, për paqen e madhe, shpirtërore e të përditëshme.

Konferencën shkencore e përshëndeti në fund Sekretari i Marrëdhënieve me Shtetet i Selisë së Shenjtë ose Ministri i Punëve të Jashtme, S.E. Monsignor Paul Richard Gallagher,  i cili rivendosjen e marrëdhenieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë e përkufizoi si “një ngjarje jo vetëm historike por e mrekullueshme”, për një vend që kohë më parë, i parë nga kufiri ynë ishte në errësirë… ndërsa sot, në kuptimim shpirtëror, ofron “shume dritë dhe shpresë”.
Më pas përgëzoi për mirëpritjen, për organizimin dhe dinjitetin e manifestimit.

Të gjithë të ftuarit, duke shprehur përshtypjet më të mira për takimin, ndërkohë gazetarët merrnin intervista ministrit Gallagher, referuesve, artistëve, të pranishmëve.

Filed Under: Featured Tagged With: 25 vjetë marrëdhënie diplomatike, ambasadori Visar Zhiti, Shqipëri-Vatikan

BIJTE E SHQIPES KUJTUAN MEKULIN DHE NDERUAN AGOLLIN

October 20, 2016 by dgreca

“BIJTE E SHQIPES- VEPRIMTARI PER DRITERO AGOLLIN DHE ESAD MEKULIN NE FILADELFIA.MORI PJESE EDHE AMBASADORJA E SHQIPERISE NE SHBA,
ZNJ. FLORETA FABER/
01
 02
 03
04
07
 09
05
06
 10
 Nga: TAJAR  DOMI/
Muaj Tetor, i njohur si muaj i letërsisë, çdo vit përcillet me aktivitete letrare për tu njohur apo për të përkujtuar jetën dhe veprën e shumë prej figurave të mëdha të letrave shqipe, në përvjetorët e tyre të lindjes, apo edhe të vdekjes. Në komunitetin shqiptar në Filadelfia, Shoqata “Bijtë e Shqipes”, ka organizuar ndër vite të tilla veprimtari kushtuar njerëzve të mëdhenj të luftës e të penës, që nga Skenderbeu, Ismail Qemali, të mëdhenjtë e Rilindjes, J.D. Rada, Naim, Sami e Abdyl Frashëri, të mëvonshmit Migjeni, Petro Marko,  Ismail Kadare , Ali Asllani, Aristidh Kola, Betim Muco e shumë të tjerë.  Këtë vit, ishte planifikuar dhe u zhvillua më datën 15 tetor 2016 , në Qendrën Social –Kulturore të komunitetit,  takimi që iu kushtua 85 vjetorit  të lindjes të njeriut dhe poetit të madh Dritëro Agolli, që me veprën e tij bëri epokë të letrave shqipe, si dhe 100 vjetorit të lindjes të Esad Mekulit , një emër gjithashtu i madh në Kosovë , në periudhën para dhe pas luftës së dytë botërore.
 
Pjesëmarrja mjaftë e gjerë e bashkatdhetarëve tanë në këtë veprimtari, i rriti vlerat e saj dhe shprehu dashurinë e këtyre njerëzve për trashëgiminë kulturore dhe figurat tona kombëtare të kësaj fushe. Ndërsa prania e Ambasadores tonë në SHBA, znj. Floreta Faber, bëri që pjesëmarrësit si dhe organizatorët, të ndjeheshin të vlerësuar edhe më shumë në punën e tyre duke stimuluar vazhdimësinë e veprimtarive atdhetare edhe në të ardhmen.  Znj. Floreta ishte e njohur me komunitetin shqiptar në Filadelfia. Ajo ka qenë e pranishme me safin e Ambasadës në veprimtaritë masive të festës së Flamurit 2015, ndërsa me datën 17 janar 2016 zhvilloi një vizitë në një ditë mësimi në shkollën shqipe “Gjuha Jonë ”, këtu në Filadelfia. Ishte e para përfaqësuese e shtetit shqiptar në 12 vite që shkolla shqipe qëndron e hapur, që interesohej për ecurinë e kësaj shkolle si dhe për problemet që kishte, duke u angazhuar në zgjidhjen e tyre, sidomos paisjen me libra, një shqetësim i vazhdueshëm i yni. Në përsh ëndetjen e saj në këtë takim të sotëm, znj. Ambasadore, vlerësoi organizimin e këtij takimi për këto dy figura të mëdha kombëtare, ndërsa nuk kurseu fjalët më të mira  “ për atë çfarë  është arritur këtu në Filadelfia, lidhur me trashëgiminë e kulturës, historisë  e gjuhës shqipe nëpërmjet shkollës “Gjuha Jonë ”, e cila nga viti në vit  është rritur cilësisht dhe në numër të nxënësve.”  Ajo nuk harroi të përkujtojë me pak fjalë edhe poetin e madh shqiptar, Migjenin , meqenëse ai kishte këtë vit 105 vjetorin e lindjes. “ I yti nuk të harron”, – i thamë me shaka znj. Floreta, pasi edhe ajo është vajzë me origjinë nga Shkodra. Figurën e Migjenit, ne e kishim përkujtuar me një veprimtari të tillë letrare, pesë vite më parë, në 100 vjetorin e lindjes .    Më tej ajo, i njohu pjesëmarrësit me shërbimin e lehtësuar që njerëzit e diasporës mund të marrin me shërbimin e ri të “E – Konsullata” , si dhe me organizimin e Samitit të Diasporës në Shqipëri më datën 18-20 Nëntor 2016, ku secili mund të aplikojë për tu bërë pjesë e tij.
 
Në materialin e përgatitur nga z. Sotir Goxhaj, mbi veprën letrare të Dritëro Agollit, ishin çekur disa nga veprat më brilante të  autorit, duke synuar tu jap edhe vlerësimet për to, sigurisht jo si kritik letrar, por si dashamirës , lexues i këtyre veprave. Poezia e Dritëroit , përshkohet nga kulti i vendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, i familjes, i prindit, nga shenjtërimi i natyrës shqiptare, të arës e i bagëtisë duke krijuar kështu imazhin e një Shqipërie ideale. Agolli  është poeti i dhimbjes njerëzore e i filozofisë mjekësore.  Z. Goxhaj përmend shumë nga veprat e tij si : “Devoll-Devoll” . “Hapat e mia në asfalt” , “Baballar ët”, “N ënë Shqipëri”, “Fjala e gdhendur në gurë”, ”Udhëtojë i menduar”, “Lypësi  i koh ës” , “Peligrini i vonuar” etj, ku çfaqen dukshem cilësitë e mësipërme. Ndërsa disa nga romanet e tij që janë bërë edhe skenare filmash, si “Komisari Memo”,  “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e shumë të tjerë, janë tashmë të njohur për vlerat e tyre jo vetëm letrare, por edhe kritike apo lartësuese të atyre që duheshin lartësuar.
 
Zv. Kryetari i shoqats “Bijtë e Shqipes”, z. Dritan Matraku,  që e mori fjalën në vazhdim , midis të tjerash tha: “…unë nuk jam poet e as gazetar, por për Driteroin mund të flas gjithë natën,…kur lexoj poezit ë e tij , humbas në to dhe më përpin çdo varg. Ne poezitë e tij gjen vend çdo moshë, që nga fëmija deri tek i moshuari. Ai i këndon dashurisë, bukurisë, familjes, atdheut. Tek “Nënë Shqipëri”, midis të tjerave lexojmë: “Më thonë se shëmbëllej me ty këmbë e kokë, / Doemos, / Të kam nënë.”
 
Janë bërë të njohura vargjet e “Devoll-Devoll” : “Paskam marrë baltën tënde arave/ Në një trastë leshi nën gunë,/ Për ta sjellë në lidhjen e shkrimtarëve.”
 
Personazhet e Agollit janë sa të çuditshëm aq edhe të zakonshëm, sa tragjik aq edhe komik , sa të thjeshtë aq edhe madhështor. Frazeologjia e pasur dhe gjuha popullore e përdorur, e bëjnë përgjithësish tërë veprën letrare të Agollit, ndër më të lexuarën sot.
 
Z. Llazar Vero, kishte zgjedhur për të recituar para publikut dy vjersha. Njëra e Dritëroit, ndërsa tjetra shkruar për Dritëroin . Vargjet e së parës janë me sa duket  për politikën e politikanët tanë : “ Më gjurmon dikush patjetër,/ Dhe vërtetë s’di nga t’ia mbaj,/ Majtas vrap më dalin dreqër,/ Djathtas vijnë e presin djaj./  Nga dollapi nxjerr një pjepër,/ Thela-thela nis ta çaj,/ Gjysmë e pjeprit plot me dreqër,/ Gjysma tjetër plot me djaj./…..
 
Në poezinë e Bedri Islamit për Dritëroin, ai midis të tjerash lexon: “ Në botë secili zgjedh zotin e tij,/ Të mirë , të urtë, të sertë domosdo,/ Unë falem dhe në gjunjë i bie,/ Perëndisë time, Dritëro./
 
Kështu pra, Dritëro Agolli, ky kolos i letrave shqipe, të cilin një poet i huaj e ka cilësuar si Homeri i Ballkanit, ngrihet me veprën e tij edhe si Perendi , për ata që e lexojnë si duhet atë.
 
Dritëroi, në jetën e tij, nuk ka qenë vetëm një poet e një shkrimtar që bëri epokë, por ai  është në të njëjtën kohë një njeri me shpirt të dashur dhe pjesëmarrës në politikën shqiptare të dy periudhave, kontribues me qëndrimet e tij parimore në momente kthesash të mëdha të historisë së vendit. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve deri në vitin 1992, deputet i Kuvendit Popullor deri në vitin 2005. Eshtë vlerësuar “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës, Gjirokastrës etj, dekoruar me dekoratën më të lartë, “ Nderi i Kombit”, nga Presidenti  i Republikës, ndërsa kohët e fundit nga Presidenti i Kosovës u vlerësua me “ Urdhëri i Pavarësisë së Kosovës”.
 
Veprimtaria vazhdoi me materialin e përgatitur nga z. Sadik Elshani, të cilin e kishte titulluar : “Esad Mekuli, poet dhe bir besnik i popullit të vet”, në të cilin ishte përfshirë një informacion i gjërë mbi jetën dhe veprimtarinë letrare e atdhetare të tij. Esad Mekuli, me të drejtë konsiderohet babai i poezisë shqiptare të Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare në ish Jugosllavi. Ai ishte poet, shkencëtar, intelektual dhe burrë i guximshëm i Kosovës. Së bashku me Hivzi Sulejmanin, Mark Krasniqin, Idriz Ajetin , Anton Çetën, Skender Rizajn, Ali Hadrin etj, përbëjnë brezin e parë, brezin e artë të intelektualëve shqiptar të Kosovës, të cilët u bënë bartës të zhvillimeve të jetës kulturore, artistike e shkencore të Kosovës. “Ai ishte njeri që s’dinte të frikësohej”-  është shprehur shkrimtari dhe atdhetari i madh Adem Demaçi. Revoltat e Mekulit në shkrimet e vjershat e tij, krahasohen me ato të Migjenit. Kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Vasa Cubrilloviqit ( më 7 Mars 1937), që bënte thirrje për d bimin e mijëra shqiptarëve nga Kosova për në Turqi, Esad Mekuli shkroi poezinë “A asht fajtor shqiptari”, prej së cilës  po citojmë disa vargje: “ A asht fajtor shqiptari pse sytë flakë i vetojnë,/ Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtëpia e dëbon,/ A  asht fajtor pse asht  dhe kurrë të mos jetë dëshirojnë,/ Pse për vatër derdh gjak dhe i gjallë nuk e l’shon.
 Poezia e Esad Mekulit  është e fuqishme, që përshkohet nga ndjenja të thella atdhedashurie. Poezitë e tij si : “I varuri i këndon lirisë”, “Mos më thirr me emën të huej”, “ Unë ”, janë thirrje këmbëngulëse që shqiptarët të qëndrojnë në vendin e vet. Studiuesi dhe kritiku letrar i Kosovës, Rexhep Qosja,  është shprehur se fama e Mekulit mund të matet me atë të Majakovskit, Lorkes, Apolimerit apo Jeseninit në vendet e tyre. Krijimtaria e tij ishte për të gjithë brezat, për të gjitha kohërat. Esad Mekuli ishte edhe një përkthyes shumë i mirë, duke përkthyer në serbokroatisht edhe shumë poezi të Migjenit, romanin e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” , etj. Në këtë 100 vjetor të lindjes të Esad Mekulit, ne e ndjemë detyrim ta përkujtonim veprën e tij letrare dhe gjithë jetën e tij prej patrioti dhe atdhetari.
 
Në mbyllje të këtij aktiviteti, z. Vlashi Fili, sekretar i shoqates “Bijtë e Shqipes” dhe zv. Kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, lexoi letrën e urimit që Komuniteti Shqiptar i Filadelfias i dërgon të madhit Dritëro Agolli, me rastin e 85 vjetorit të lindjes, ku midis të tjerave thuhet : “…Jemi mbledhur këtu në Filadelfia të SHBA–së, për të festuar 85 vjetorin tuaj të lindjes, një përvjetor  i gëzuar për të gjithë të dashurit tuaj dhe bashkatdhetarët kudo që janë. Ndodh kjo sepse jeta juaj  është e lidhur me të gjithë brezat që jetojnë sot, me luftën për çlirim, me ndërtimin e Shqipërisë dhe me demokracinë. Poezitë, romanet, novelat, skenarët e filmave, janë pjesë e pandarë e jetës së vendit, e secilit prej nesh si dhe e shkollës shqipe “Gjuha Jon ë” që prej 12 vitesh këtu në Filadelfia, u mëson fëmijve tanë, gjuhën, historinë e kulturën tonë kombëtare. … Ndaj sot përulemi me respekt ndaj personalitetit tuaj të madh, artit tuaj bashkohor dhe guximit qytetar. Gëzofshi edhe shumë e shumë vite të tjera.  Pjesë e këtij urimi, është edhe Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Luli-Faber, e cila mori pjesë në këtë veprimtari”.
 
Duke ftuar pjesëmarrësit për koktejlin e zakonshëm që tashmë  është në traditën e komunitetit, veprimtaria mbylli me sukses qëllimin e saj, ndërsa ata shijojnë gjatë nj ë kohe jo të shkurtër gatimet tradicionale që amvisat shqiptare afruan për këtë darkë, shoqëruar me pije, biseda te lira e humor mjaft të këndshëm me njëri tjetrin.
 
                                
 
Filadelfia, 15 Tetor 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: bijte e shqipes, DRITERO AGOLLIN, KUJTUAN ESAD MEKULIN DHE NDERUAN

NJOFTIM I SHOQATES SE SHKRIMTAREVE

October 20, 2016 by dgreca

Njoftim nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë/
1-adnan-1
Organizohet takim festiv për 15 vjetorin e Shoqatës/
 Me datë 12 nëntor 2016, ditën e shtunë, ora 12 pm në ambientet e Monroe College,2501 Jerome Avenue, Bronx, NY 10468, do të mbahet: Mbasdite Festive Letraro-Artistike, në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të   Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Janë të lutur të marrin pjesë shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe publicistë, anëtarë të SHSHSHA-ë dhe artistë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
 Ky përvjetor do të jetë unik, sepse do të bëhet anëtarësimi i më shumë se dhjetë anëtarëve të rinj në Shoqatë.
 Jeni të lutur të bëheni pjesë e këtij përvjetori të 15-ë.
 Nga   Kryesia e Shoqatës                 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Shoqatës së Shkrimtarëve, Organizohet, takim festiv për 15 vjetorin

Ne Bruksel-Kosova refuzon bisedime me Serbinë për Trepçën

October 20, 2016 by dgreca

-Në Bruksel, sot, në bisedimet teknike Prishtinë-Beograd, është mbajtur një takim trepalësh/

1-vesh-trepca1-grupi-punues-diplomat-20102016-2

-Pala serbe tentoi ta ngrisë në këtë takim edhe çështjen e Ligjit për Trepçën të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ministrja Edita Tahiri refuzoi kategorikisht tendencën e palës serbe për të biseduar për këtë temë. “Trepça është aset dhe pronë e Kosovës dhe nuk e bisedojmë me askënd”, deklaroi ministrja kosovare/

BRUKSEL, 20 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në Bruksel, sot, në bisedimet teknike Prishtinë-Beograd, është mbajtur një takim trepalësh, për ta vlerësuar gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, me theks të veçantë për bllokadën që Serbia ia krijoi marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës.

Me këtë rast, thekson njoftimi i dërguar, ministrja Tahiri tha se dialogu i Brukselit ka dhënë rezultate të prekshme në këto vite të rrjedhës së vet, mirëpo kjo periudhë shquhet me tensione sidomos për faktin që Serbia bllokoi zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik, si dhe arrestimin arbitrarë të zyrtarit të lartë të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, që po vazhdon të mbahet në arrest në Serbi. Ministrja Tahiri kërkoi që BE-ja të vazhdojë angazhimet për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësimin e KOSTT-it, sepse janë marrëveshje që po diskutohen tani e pesë vjet dhe nuk është arritur rezultati i përcaktuar me marrëveshjet.

Ministrja Tahiri po ashtu e përsëriti kërkesën e lirimit të Nehat Thaçit, duke thënë që Serbia nuk mund dhe nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës dhe se kjo sjellje e Serbisë po e dëmton edhe vet procesin e dialogut të Brukselit.

Pala serbe tentoi ta ngrisë në këtë takim edhe çështjen e Ligjit për Trepçën të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ministrja Tahiri refuzoi kategorikisht tendencën e palës serbe për të biseduar për këtë temë. “Trepça është aset dhe pronë e Kosovës dhe nuk e bisedojmë me askënd”, deklaroi ministrja Tahiri.

Ajo po ashtu theksoi se kjo nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet asnjëherë në dialog. “Kosova nuk do të pranoj hapjen dhe diskutimin e temave të brendshme shtetërore për të cilat vendosë vetëm Kosova”,  siguroi ministrja Tahiri.Ajo po ashtu theksoi se një palë nuk mund të imponojë hapjen e temave në dialog sepse për një gjë të tillë kërkohet pajtimi i të dy palëve pasi që po ashtu ky është edhe parimi themelor i dialogut të Brukselit i cili bazohet në respektimin e juridiksioneve të dyja shteteve.Krejt në fund të takimit, thekson njoftimi, ministrja Tahiri i rikujtoi palës Serbe së janë të kota tendencat e tyre për diplomaci në Bruksel rreth çështjes së Trepçës, pasi që njëzet e tre nga vendet anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se tashmë Kosova ka hyrë në marrëveshje kontraktuale me BE-në duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

NË BRUKSEL U MBAJT EDHE TAKIMI PËR DIPLOMAT

Bruksel, 20 tetor 2016/Në një njoftim tjetër të dërguar theksohet: Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është mbajtur takimi tre palësh për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 10 janar 2016 e cila parasheh fillimin e njohjes së diplomave.

Në këtë takim delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kryenegociatore, raportoi përgatitjet për zbatimin e kësaj marrëveshje si dhe mirëpriti faktin që BE ricaktoi organizatën SPARK për administrimin e procesit të aplikimit për certifikim të diplomave.

Po ashtu u vlerësua përcaktimi i mekanizmit të BE-së për certifikimin e diplomave të cilat pastaj të dyja shtetet obligohen t’i pranojnë në bazë të marrëveshjes. Në takim po ashtu edhe pala serbe dha një raport për përgatitjet rreth zbatimit të marrëveshjes.

BE e vlerësoi progresin e arritur, si dhe theksoi se në të ardhmen do të mbahet edhe një takim për të finalizuar të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes.

Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqej nga ministrja Edita Tahiri dhe kishte në përbërje: Arjeta Rexhaj, koordinatore për çështjen, Qemajl Marmullakaj, koordinator profesional dhe drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në ZKM, Bekim Samadraxha, udhëheqës i divizionit në Arsim të lartë në MASHT, Gazmir Raci, këshilltarë politik dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Kosovës në Bruksel./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: bisedime me Serbinë, Bruksel-Kosova, për Trepçën, refuzon

Kryeministri Mustafa mori pjesë në samitin e EPP-së në Holandë

October 20, 2016 by dgreca

1-basha1-foto-peMastriht, 20 tetor 2016/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Mastriht të Holandës.Të pranishëm ishin liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, duke përfshirë Kancelaren Angela Merkel, drejtuesit e BE-së, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.Gjatë samitit është biseduar për përgatitjet rreth takimit të Këshillit Evropian, si dhe për tema të tjera të rëndësishme për anëtarët e familjes së madhe të partive të qendrës së djathtë evropiane.Kryeministri Isa Mustafa është takuar me homologët e shteteve dhe liderët politikë të vendeve evropiane, të cilët kanë vlerësuar progresin dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre të mëtejme për Kosovën.Një takim të veçantë, kryeministri Mustafa e ka zhvilluar me kryesuesin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, me ç’rast u diskutua në mënyrë të veçantë çështja e liberalizimit të vizaveKryeministri Isa Mustafa ka kërkuar përkrahjen e Grupit të EPP-së, si grupi më i madh në Parlamentin Evropian, për proceset eurointegruese të Kosovës, duke përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Kryesuesi i Grupit të EPP-së, Manfred Weber vlerësoi progresin në Kosovë dhe theksoi mbështetjen Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian për Kosovën.

EPP, mbështetje Kosovës evropiane

-Presidenti i EPP-së, Joseph Daul, në takim me kryeministrin Isa Mustafa theksoi vlerësimin e tij për progresin e arritur dhe punën e përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike e zhvillimore në Kosovë-

-Presidenti Daul, po ashtu, shprehu përkrahjen e tij dhe të EPP-së për proceset evropiane, zhvillimin ekonomik dhe proceset e tjera në Kosovë/

MASTRIHT, 20 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Holandë ku do të marr pjesë në samitin e liderëve të shteteve dhe partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane (EPP), u takua sot me nikoqirin e kësaj ngjarje të rëndësishme evropiane, presidentin e EPP-së, Joseph Daul.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe presidenti Daul kanë biseduar për zhvillimet pozitive në Kosovë si dhe për përkrahjen e mëtejme të EPP-së për proceset eurointegruese të Kosovës dhe më gjerë.Pasi e njoftoi për progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të punës dhe në fuqizimin e shtetit, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese.Kryeministri Isa Mustafa, duke e falënderuar për përkrahjen vendimtare të EPP-së dhe të presidentit Daul për Kosovën në fazat e deritashme, kërkoi mbështetjen e familjes së madhe të EPP-së për proceset eurointegruese të Kosovës.Presidenti i EPP-së, Joseph Daul, theksoi vlerësimin e tij për progresin e arritur dhe punën e përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike e zhvillimore në Kosovë.Presidenti Daul, po ashtu, shprehu përkrahjen e tij dhe të EPP-së për proceset evropiane, zhvillimin ekonomik dhe proceset e tjera në Kosovë.Samiti i liderëve të shteteve dhe të qeverive, si dhe drejtuesve të partive opozitare anëtare të familjes së Partive Popullore Evropiane (EPP), do të zhvillohet sot në Mastriht të Holandës.Në këtë samit ku do të jetë i pranishëm kryeministri Isa Mustafa, do të marrin pjesë edhe liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Mustafa, në Samitin e EPP-së

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT