• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2016

DOSJA E ROMANCIERIT “TË ARMATOSUR”…

October 20, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

d_ndoc_nikaj

 DON  NDOC  NIKAJ, ROMANCIERI  I  PARË  I  LETERSISË  SHQIPE/

 DON NDOC NIKAJ (1864 – 1951)/

■9 SHTATOR 1946:Kur rreth Shkodres u shkrepen armët e Postribasve, arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Meshtar Katolik Shqiptar, 82 vjeç, por jo, “pa shkak”! Prandej, edhe mbasi i vune prangat e hypen në një gomar, per shpinë i ngjeshën një armë të ndryshkun dhe e shetitën nder rrugët e Shkodres. E dënuen pesë vjetë me shpresë se vdes shpejt!

■Don Ndoc NIKAJ romanin e parë “Marcja” e ka shkrue në 1899, kur me Abatin Prend Doçi dhe At Gjergj Fishten themeluene Shoqninë “Bashkimi”. Don Ndoci ishte edhe me
“Lidhjen e Mësheftë” në kryengritjen kunder turqve që plasi me 25 Mars 1910 në Malsi. ■Para vitit 1908 Kin Nikaj dhe Rrok Gjonej furnizojnë me armë Malësinë e Veriut, në përgatitje të Kryengritjes së 1911… Janë shpreh shumë mendime kunder Don Ndocit, po duhet dijtë se as armët dhe as Shtypshkronjen nuk ia fali askush per “bamirsi”!..

■Në vitin 1913 ka shkrue edhe romanin historik “Shkodra e Rrethueme”. Veprat e Tij të gjitha paperjashtim nga Abetaret e para Shqipe, janë Atdhetare, antiturke, antisllave e antitradhtare që kishin e kanë “Rrethue Shkodren” atëherë, sot e kam frikë edhe neser!

Don Ndoc NIKAJ ka lanë disa dorshkrime, të cilat kam frikë se janë kthye në “gjuhen e njësuar”, mbasi edhe shtypshkronja “Nikaj” tashti nuk besoj se boton Gegënisht.

■Don Ndoci ka lanë 400 vepra të shkrueme, 30 vepra u botuen e 7 romane të pabotueme. “Marcja”, Shkodër (1889), “Historia e Turkis” (1902), “Bleta e re”, Shkodër (1912), “Zemër nanet a Tivari i marrun” (1913), “Shkodra e rrethueme I-II” (1913), “Abetari i vogël për mësojtore” Shkodër (1914), “Besa Shcyptare”, Shkodër (1915).

Ndersa të pabotuem janë këta: “Lulja e Veshkun”, “Dashuni e Mshehët”, “Për mik”, “Ç’pat thanë gjyshja”, “Han Islandi”, “Nji Testament”, “Te Shpella e Murosun”.

■As nuk mundem me marrë me mend se sa çmohet sot puna e Tij shkencore dhe ajo aq e vlefshmja letrare, mbasi per vite të tana Romancieri Don Ndoc Nikaj, jo vetem, që nuk asht zanë me gojë, po edhe asht konsiderue “pa vlerë”. Aventurierët tanë të “realizmit socialist” as nuk e rreshtojnë fare as me shkrimtarët e Rilindjes Kombtare!

***

Një poezi nga Don Ndoc NIKAJ:

     KAM  MÉT  JETIM …

Gjetht jan tui ramun, era tuì fry,
Lulet kréjt kputen, bima tui zdèsh,
E koha kohen m’nji tui e shty,
Vjeshta tek duket, vjen me na ndèsh;
Mù m’lkundet zemra gjith n’permallim:
Kam mét jetim!

Vyshken e thahen gemat nder pèm,
Faqen, tui ndrruè, toka difton,
Zèmra m’shterngohet prèj hidhnimit t’ém,
Rri tui kujtué, per mende m’shkon
Bàb e Nàn pata, m’làn vetem shqim:
Kam mét jetim!

Shof fmin e tjerve t’veshun e t’gzùm,
Kah i puth Nàna, kah i merr me t’mir,
Me petka t’bukra e t’lam e t’ndrrùm,
T’veshun e t’mbathun me petka dlir,
E mu m’thèr zemra mbush me vajtim:
Kam mét jetim!

Ndij fmin kah thrrasin, Nàn, gjith sa hèr,
M’bahet se zemra m’thot edhe mù,
Nàn, kuj me i thirrun t’pakten njihér,
Por nuk kam Nàn, m’épet me vajtù,
Vrap ngas kah shpija plot me hidhnim:
Kam mét jetim!

Rrì si i vorfen gjith-hér m’njen an,
Kush nuk m’ven n’préhen kush nuk m’pergzon
Kréjt jam i vétem prej se s’kam Nàn,
E n’terr moti gjith’ hér mù m’shkon,
Nuk m’qéshet buza, nuk kam kurr gzim:
Kam mét jetim!

Por sa t’dal vjeshta, dimni po vjen,
Me bòr, me akull, me t’ftoft, me èr,
E mù n’prehen nuk ka kush m’shtjén,
Por nji brì zjarmit n’m’lshoft kush per ndér,
S’ka kush me m’shtrue as me m’qit mblim,
Kam mét jetim!

Jetim kam metun, jetim me rrnù,
N’neper dùr t’huja, pa Bàb, pa Nàn,
Fort e vshtìr kenka jeten me shkù,
Kush s’m’a din t’kéqen, veç kush m’ka dhàn,
M’thirr Nàn qi t’vi te ti fluturim:
Kam mét jetim!

Shenim FR: Poezia asht marrë nga origjinali.

Melbourne, Tetor 2016.

Filed Under: Opinion Tagged With: “TË ARMATOSUR”..., DOSJA, E ROMANCIERIT, Fritz radovani

KESHILLA-TESTAMENT QE LA NENE TEREZA

October 19, 2016 by dgreca

*DON LUSH GJERGJI: JU TREGOJ KESHILLEN TESTAMENT QE ME LA NENE TEREZA/

1-takimi-ne-vater

*NJE TAKIM I NGOHTE I DON LUSH GJERGJIT NE VATER/

1-flet-don-lushi

Takimi i së Hënës (17 Shtator 2016) me Don Lush Gjergjin në VATËR ishte një takim i ngohtë me vatranët. Bibliografit të shquar i Shën Terezës, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, ia ka uruar mirëseardhjen dr. Gjon Buçaj, kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Dr. Buçaj e përshkroi veprimtarinë e Don Lush Gjergjit në Washington si shumë të suksesshme dhe të dobishme, jo vetëm në përcjelljen e mesazheve për Shën Terezën, por edhe për Kombin Shqiptar.Ai foli për interesimin e madh që u tregua si për bisedën që u zhvillua në Bibliotekën e Kongresit, por edhe gjatë Meshës si dhe në takimin me komunitetin shqiptar, që shtroi drekë për nder të Tij. Kryetari i Vatrës e vlerësoi veprimtarinë e degës së Vatrës në Uashington, të Kryetares Merita B McCormack, dhe të gjithë kryesisë, të cilët edhe familjet i përfshinë në këto veprimtari. Po ashtu Komuniteti i atjeshëm dha mbështetje të pakursyer. Kryetari i Vatrës shtoi se në këto veprimtari ishte e pranishme dhe ambasadorja e Shqipërisë në Washiongton, zonja Floreta Faber.

Më pas kryetari,që e shoqëroi mysafirin edhe në Uashington edhe në Nju Jork,  tregoi për veprimtaritë e don Lush Gjergjit në Nju Jork, ku veçoi takimin në Konsullatën e Kosvës si dhe tek Kisha Katolike”Zoja e Shkodrës” e veprimtari të tjera.
Më pas kanë përshëndetur dhe kanë shfaqur opinionet e tyre zv/Kryetarët e Vatrës Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, Nazo Veliu, Marjan Cubi,Pashko Camaj, Zef Përndocaj, Fran Marku, Simon Simolacaj, Adem Belliu, Ilir Cubi, Pjetër Mrnaçaj, Dalip Greca, Mhill Gjuraj etj.
Don Lush Gjergji falenderoi Vatrën për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë kësaj vizite, ku e kreu më së miri misionin që kishte marrë mbi vete. Don Lush Gjergji e pat takuar Misionaren e shquar, Shën Terezën e Kalkutës në vjeshtë të vitit 1968 në Romë, kohë kur nisi miqësia e tyre e pandashme. Don Lush Gjergji, biografi i Shën Terezës ka shkruar 16 libra rreth jetës së saj dhe vazhdon të kontribuojë në sjelljen e mesazheve të fuqishme dhe veprimtarisë së saj fetare e të bamirësisë.
Biliografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji, tregoi copëza nga jeta me Nënë Terezën, veçanërisht u ndal gjatë në momentet e takimeve me të, në vizitën në Kalkutë, apo takimet e tjera. Ai përcolli filozofinë dhe mençurinë e Nënë Terezës, e cila, në Kalkutë, veçanërisht atje, shihej si e Shenjtë që në gjallje të saj. Qytetarët e thjeshtë e vinin Nënë Terezën mbi Gandin dhe figurat e tjera të shquara të Indisë. Ai tregoi edhe fragmente bisedash kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për Paqe, kur Kryetari i Komisionit i kishte thënë don Lush Gjergjit: Kurrrë nuk kemi patur një rast kaq unanim si në rastin e Nënë Terezës.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëbisedimit.Don Lush Gjergji iu përgjigj pyetjeve dhe përmes fakteve nga Jeta e Nënë Terezës, uli tonet e debatit.
Psh, kur vatrani i vjetër, Zef Përndocaj, pyeti: Si ka mundësi që Nënë Tereza, vendosi lule tek Varri i Enver Hoxhës, edhe pse ai nuk e lejoi që të shihte nënën e sëmurë apo motrën në gjallje, madje as kur nënë Drania ndërroi jetë, ai prapë nuk i dha leje?! Unë për vete, tha Përndocaj, kurrë nuk do t’ia falje atij gjaksori që më mori 16 jetë të pjestarëve ët familjes.
– Pikërisht, prandaj është e veçantë Nënë Tereza…Ajo ishet mbi ne….tha don Lush Gjergji dhe me urtësi zbërtheu filozofinë e saj për faljen.
Don Lush Gjergji e ka përmbyllë bisedën me fjalën mbyllse të ligjëratës së tij në Bibliotekën e Kongresit, duke sjellë në kujtesë një këshillë që i kishte dhënë dikur Shën Tereza. Ajo i kishte thënë:
“-Është një porosi dhe testament të cilin ta dhuroj ty, dhe ti do t’ua dhurosh të tjerëve.
– Kqyre dorën tënde!
I thashë ‘e kqyr çdo ditë, është dora ime, e njoh’.
-“Jo, jo, kqyre mirë.”!
Pastaj më tha: – ‘Kqyri pesë gishtërinjtë e tu, dhe çdo mëngjes, pasi të zgjohesh pyete vetveten: çdo të bëj sot për Zotin? (Çdo gisht një fjalë)…
Dhe Zoti të ka dhënë edhe një dorë tjetër, dhe pesë gishtërinj të tjerë. Dhe pyete veten ‘çdo t’bëj sot për njeriun?’ Dhe vazhdoje jetën. Në fund të ditës, pyete vetveten: ‘Ç’kam bërë sot për Zotin?’ dhe ‘Ç’kam bërë sot për njeriun?…
Në fund të takimit Don Lush Gjergji i ka dhuruar Vatrës me nënshkrim për Bibliotekën e saj librin album:”Jeta, Dashuria, Dëshmia”- Përshpirtëria e Nënës Tereze.
Më pas ai ka vizituar edhe Bibliotekën e Vatrës, ku editori e njohu me punën që po bëhet për ta sistemuar atë në raftete e reja.
Për nder të mysafirit vatranët kanë shtruar një darkë.Të nesërmen Don Lush Gjergji, i përcjellë në aeroport nga Marjan Cubi, udhëtoi drejt Michiganit.

1-une-ne-kembe

(Korresp i Diellit)

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: dalip greca, don Lush Gjergji, vizitoi Vatren

Përmeti, një udhëtim në qytetin e poetëve dhe të Trëndafilave

October 19, 2016 by dgreca

* Kur vizitova Permetin mu kujtua Kosina, dhe “varret Greke”, pikërisht ato varre, ku prifti bukshkalë vodhi eshtra shqiptare, duke i zhvarrosur e rivarrosur shqiptarët si grekë, gjoja janë ushtarë grekë të Luftës së Dytë Botërore/1-varre-kosine2-beqir-kishe2-bashkia-permet

 *Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.

1-permet-lule3-ura6-mal-mbi-uje7-lugine

Nga Përmeti Beqir SINA//

1-beqir5-shpelle4-hotel-ramizi

PËRMET : Në rrugëtimin tim nëpër Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, vendosa të vizitojë edhe qytetin e “Trandafilave” ose sic e thërrasin ndryshe “Qytetin e Poetve”. Ai është Përmeti një qytet ky që ndodhet në juglindje të Shqipërisë, buzë lumit të Vjosës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit, 30 km larg kufirit me Greqinë, me të cilën lidhet nëpërmjet pikës doganore “ Tre Urat “.

Eshtë 70 km larg nga qendra e Qarkut dhe Prefekturës së Gjirokastrës ku bën pjesë si dhe 230 km larg Tiranës. Lumi Vjosa, që përshkon 58 km brenda rrethit, është lumi i dytë në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban dhe krijon një luginë shumë të bukur që fillon me hyrjen e tij në Shqipëri në Çarshovë dhe e mbyll përkatësinë përmetare në kufi me rrethin e Tepelenës.

Përmeti njihet ndryshe edhe si qyteti i Frashërllinjëve – tre vëllezërve Abdylit, Samiut, dhe Naimit. ose qyteti i “Usta Laverit” dhe sazeve të Përmetit.

1-shtepia-e-vellez-frasheri

Këtu do të lindte një poet si Naim Frashëri, poeti i rilindjes me poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”. – “Do këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni/O vendëthit e bekuar ju mëndjen ma dëfreni”, shkruan Naimi, dhe me këtë ka parasysh përmetarët e mrekullueshëm dhe natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues.Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë.“Ne jemi me fat, thotë pronari i hotel “Ramizi”, ku unë jam akomoduar për disa ditë, në Përmet,zotit Ramiz Shahini,bashkëshortja e të cilit është edhe mbesa e Thanas Laskos, një atdhetar i kolonive të para, në Bostonin nolian, që jetojmë në këtë qytet ku hotelet tona nga muaji maj deri në Tetor janë plot me turistë të huaj, dhe vendas, të cilët vijnë për ta vizituar qytetin e Permetit, dhe bëhen miq me ne përmetarët, tha ai.Ramiz Shahini është njëri prej atyre sipërmarrësve më të suskseshëm në qytetin e Përmetit. Ai ka një hotel me 18 dhoma. Ku përfshihen: bari dhe restorantime një ekspozitë fotografishë dhe pikturash me pamje piktoreske nga Përmeti dhe pikat turistike.Ramizi ka ndërtuar një punishte të vogël për prodhim verërash , rakie Përmeti, glikosh, dhe të gjitha recelnave, për ti dhënë kënaqësinë turistëve të huaj dhe vendas.Ai thotë se kanë qenë të shumtë turistët gjermanë, anglezë, turistët spanjoll, amerikanët, , australianët, që kan ardhur këtë sezonë dhe kan frekuentuar, e më pas kan shijuar mrekullitë e natyrës dhe të veprvae historike dhe ato të trashëgmnisë klutorore në Përmet.”Turistët vendas e të huaj më së shumti, sidomos ata gjerman, dhe skandinav, mbasi vijnë në këtë qytet shpenzojnë pak kohë për të vizituar kishat dhe manastiret që janë të shumta në këtë zonë dhe kan një histori të lashtë” tha Ramizi i cili luan dhw rolin e ciceronit.

Me tej ai tha se një pjesë e turistëve shkojnë në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, për të bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo për të bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje të mjeruar, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.

Kur vizitova Permetin, mu kujtua Kosina, dhe “varret Greke”, pikërisht ato varre, ku prifti bukshkale vodhi eshtra shqiptare, duke i zhvarrosur e rivarrosur shqiptarët si grekë, gjoja janë të ushtareve grekë të Luftës së Dytë Botërore/

Mirëpo, një avokat i njohur i kësaj zone, Avokati gjirokastrit, Edmond Kore, mësohet të ketë thënë se për rastin e zhvarrimit të 69 eshtrave shekullore në fshatin Kosinë, është konsumuar vepra penale e “dhunimit të varreve” sipas tij.“Më e papranueshme është se kjo vepër penale ka ndodhur brenda territorit të shtetit shqiptar, duke shkelur hapur ligjet dhe duke mënjanuar respektimin e legjislacionit shqiptar për kryerjen e veprimeve të tilla”, shprehet Kore.Sipas tij, hapja e një varri, pa qenë pjesëmarrës pasardhësi i të vdekurit dhe pa marrë lejen nga institucionet e autorizuara nga ligji, quhet dhunim varri.Kore argumenton se gjatë 20 viteve të fundit në shtetin grek kanë vdekur me qindra emigrantë shqiptarë dhe trupat e tyre ndodhen në varrezat publike.Për paralelizëm, avokati kujton marrëdhënien ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, rreth viteve 1970, kur me komision shtetëror është bërë zhvarrimi i luftëtarëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore në tokë jugosllave, deri në Vishegrad. “Ushtarët e zhvarrosur u sollën në atdhe me nderime zyrtare të të dyja shteteve, deri në vendkalimin e Hanit të Hotit (Shkodër), me kufi me Malin e Zi.Ndërkohë, pretendohet se ushtarët grekë janë vrarë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu si luftëtarët shqiptarë që ranë dëshmorë jashtë kufirit në të njëjtën periudhë”, thotë Kore, ndërsa reagon se “qeveria greke ka deklaruar se në Shqipëri kanë rënë në luftën italo-greke mbi 8000 ushtarë, por në fakt numri i tyre është tepër i vogël, nga çfarë thotë pala e interesuar. Këto manovra janë të dëmshme për sigurinë kombëtare, pasi grekët mendojnë jo për sot, por për 100 vjet më pas”.Përmeti , të jep mundësnë të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zones së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos, si ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, ashefet e pasura të amvisave përmetare, mbushur plot e përplot me zahire, që me punë gjatë gjithë verës janë përgatitur për dimrin, deri në pranverën e vonë, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës.Më herët, udhëtarët e huaj që e vizituan Përmetin ishin Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj.të cilët kanë folur me konsiderata për mikpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.Qyteti ka marë formën e një qyteti modern pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte”. Një gazetare shqiptare në reportazhin e saj për Përmetin shkruante, se “Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite. Mirëpo ne nuk kishim nevojë për konfirmimet e Çelebiut apo fjalët e bukura të Edit Durham, sepse asgjë nuk kishte ndryshuar, as shija e mikpritjes, as shija e ushqimeve e as bukuria e natyrës. Edhe trëndafilat shekullorë, po aq mahnitshëm ishin harlisur sikundër kishin bërë edhe kur kishte kaluar aty “Krajlica e Shqiptarëve”, siç e kanë quajtur malësorët shqiptarë udhëtaren Durham.”

“Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj”, na thotë Denada, që u bë vite tashmë që merret me turizmin, si bashkëpunëtore në shumë projekte të mbështetura prej shoqatës “Pro Përmet”. Edhe qyteti brenda ka bukuri, ndonëse është i vogël, ka rrugica karakteristike me kalldrëm dhe shtëpi me arkitekturë të veçantë, ndërsa në periferi ka disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të, si ajo e Katiut, Bënjës etj.,por ka edhe natyrë të mrekullueshme përqark në të gjithë zonën.Është mëkat të mos e vizitosh të paktën një herë një qytet si Përmeti. “Gjithë treva e tij është kulturëdashëse” ka thënë një permetare e quajtur Denada, për gazetaren Flora Xhemani, në një reportazh të saj, duke shtuar se” qyteti ka filluar ta dojë shumë këtë punë që bën, për shkak se sa më shumë futet thellë në histori e në vlera të kësaj zone, aq më shumë gjëra të bukura gjen”.Më tej ajo shpjegon se për poratil “Shqip” se:’Në qytet e rreth tij ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj. Ne e dinim që edhe disa ditë nuk do të na mjaftonin për të vizituar gjithë ç’kishim dëshirë të vizitonim, sepse koha nuk mjaftonte për të marrë në këmbë kanionet e Bënjës e të Lengaricës, por edhe fshatrat e bukur përmetarë ishin shumë e nuk mund t’i vizitonim të gjithë. Dëshirën e kishim për në Frashër, meqë donim të vizitonim edhe shtëpinë e vëllezërve të mëdhenj. Por edhe deri në Kosinë do të hidheshim për të admiruar kishën e stilit bizantin të Shën Mërisë. Nuk të çudit aspak fakti që ky vend i vogël është vendlindja e pishtarëve të Rilindjes Kombëtare vëllezërve Frashëri, e dhjetra dijetarëve, studjuesve, artistëve në fushën e pikturës, skulpturës, historisë, gjuhësisë, muzikës popullore, etj., si Dora D’Istria (Elena Gjika), Odise Paskali, Janaq Paço, Fatmir Haxhiu, Tefta Tashko, etj.”

Në Përmet mësuam se më datën 14 tetor 2016 u formalizua Binjakezimi nga Këshilli Bashkiak Përmet midis Bashkisë Përmet dhe Komunës se Rahovecit -Kosovë .Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit ,Kryetari i Keshillit të Rahovecit si dhe një Grup këshilltarësh të kësaj komune.Kjo në respekt të mikpritjes ,mbështetjes të vëllezërve kosovarë në vitin 1999 nga qytetarët Përmetare.

Nga Wikpedia : Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.

Etimologjia

Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e “Rajonit Melotid”[1]. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga “Guri i Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.

Gjeografia

Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.

Demografia

Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000banore.

Historia

Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 – 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur e përmbytur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.

Tradita Kultura Shqiptare

Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore.Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos do të thotë Vjosa ) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, këtë vit është hapur edhe një stacion televiziv i ri Tv Përmeti. Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën “Nonda Bulka” dhe atë “Meleq Gosnoshti” dhe në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Ekonomia

Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia,blekotoria,bletaria,frutikultura,turizmi,transporti. Bujqesia Ne bujqesi,vend me rendesi zene bimet e arave,midis te cilave dallohet gruri,i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat.Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur,sidomos ne tokat e ujitshme.Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si:jonxha,misri foragjer,hasellet.

Politika

Kryesisht vatër e partisë socialiste por nuk përjashtohet dhe partia demokrate qe ka nen vete bashkine. Prej zgjedhjeve te 8 Majit 2016 bashkia e Permetit drejtohet nga Niko Shipuli perfaqesues i Partise Demokratike

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, dhe të Trëndafilave, një udhëtim në qytetin e poetëve, Permeti

Anita Bitri-AMAZONA E KENGES

October 19, 2016 by dgreca

Shkruar nga vetë Anita Bitri! Materialet janë origjinale të gjetura në kompjuterin e këngëtares/
 1-anita-biti
 Nga Gëzim Llojdia/
 1.Rreth 8 vjet më parë,A.Mezini dhe grupi  online art-cafe komunikonte  për çdo gjë andej dhe këtej mëmëdheut tonë. Një mbrëmje A.Mezini hodhi këtë ditar të këngëtares vlonjate ,gjetur në kompjuterin e saj.Anitë një ëndërr e bukur ,një amazonë e qiejve shqiptar,shkruan Xhuljeta Kulla në botimin e fundit “Anita-ditari qiellor  të autores  A.Ferunit,për këngëtaren që shkoi nga jeta tragjikisht. Anita pa ditur se qiejt do ti maste me hapat e saj ndoshta një ditë, por që askush nuk e di se cfarë dite është,kishte filluar të shkruante një ditar i cili u gjet në kompjuterin e saj.
2.Anita e paharruar.Me ikjen e Anitës arti dhe publiku shqiptar humbi një zë të mrekullueshëm, Shqipëria një patriote të flaktë, diaspora një aktiviste dhe personalitet muzikor, familja dhe miqtë, e aj një artiste dhe shoqe të mrekullueshme.shqiptares e Amerikes.
2-anita-bitri
 Shkruar nga vetë Anita! Materialet janë origjinale të gjetura në kompjuterin e këngëtares/
Në moshën 7-vjeçare kam dhënë koncertin e parë në skenë, para qindra njerëzve si violiniste, në shtëpinë e Kulturës në Vlorë, në duet me pedagogun tim, Robert Papavrami. Gjatë kësaj kohe mund të përmend edhe aktivitetet e tjera si “Festivali i Fatosave dhe Pionerëve”, ku kam qenë pjesëmarrëse e rregullt e asaj moshe.
Prezantimi im i parë, përsëri në një edicion të gjerë dhe në një sallë koncertale, ka ndodhur në fillim të vitit 1986, ku unë isha nxënëse e vitit të 4-t në degën e violinës. Ishte krejt rastësisht, pasi në këtë koncert unë isha me violinë shoqëruese e orkestrinës së shkollës, ku ishim caktuar të shoqëronim disa nga këngët e tij. Të gjithë ndodhinë e kam përshkruar në autobiografinë time në librin e ardhshëm që do të dalë së shpejti, “Rastësia dhe jeta ime”. Mbas këtij koncerti kam marrë pjesë, duke prezantuar qytetin tim në “Festivalin e Interpretuesve të Klasës Punëtore” në Elbasan, pavarësisht se ende isha maturante. Në këtë festival me luftë të madhe, (pasi duhet të largohesha nga mosha) me ndihmën e publikut të mrekullueshëm elbasanas, u vlerësova me çmim të tretë dhe kam kënduar këngën “Eja” nga Osman Mula.
7 qershor 1987, pranimi im si këngëtare profesioniste në trupën e Teatrit të Estradës, Vlorë. Menjëherë më bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të marr pjesë tashmë në një garë kombëtare në “Festivalin e Interpretuesve” në RTSH. Me shumë përpjekje dhe kësaj here jam prezantuar në festival me këngën e shoqes sime të klasës, Laureta Çuku, “Hartimi dhe Dëbora” dhe jam vlerësuar me çmimin e dytë. Pas suksesit tim për herë të parë në Tiranë, në po të njëjtin vit, pra 1987, përsëri më bëhet ftesa për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”në RTSH, ku kësaj here kënga “E vogla mes shoqesh” e kompozitorit, David Tukiqi më sjell çmimin e tretë.
1987-1988, fituese dy herë në Anketat Muzikore, me këngët e kompozuara nga A. Xhunga dhe Th. Çaçi.
6 marsi 1988 do të sillte prezantimin tim në Koncertin e Pranverës. Në bashkëpunim me Aleksandër Vezulin dhe Alqi Boshnjakun do të vijë në skenë kënga “Mos u nxito, mos u gabo”, një nga perlat e repertorit tim, (që akoma edhe mbas 16 vitesh është kënga më e kërkuar nga njerëzit në prezantimet e mia artistike), ku vlerësohem me çmimin e parë. Bashkëpunimi im me kompozitorin Vladimir Kotani do të ndërpritet (nga anëtarët drejtues që caktonin programin e festivalit, pasi, sipas tyre, dilte një këngë më tepër dashurie) në momentin e fundit të prezantimit tonë në “Festivalin e Këngës” në dhjetor 1988, me këngën shumë të preferuar edhe sot e kësaj ditë “Lulet e majit i çel në janar”. Po në ditët e fundit në atë festival, duke u vlerësuar si një talent që duhet të paraqitesha patjetër jam prezantuar me këngën “Fotografia”, e kompozuar nga David Tukiqi, ku kam qenë e shoqëruar në sfond nga këngëtarët Gëzim Çela dhe sopranoja Lindita Lole Mezini. Me këngën e dëshiruar “Lulet e majit i çel në janar”, shoqëruar dhe nga (kompleksi i çunave) të Pallatit të Kulturës pas një pritjeje të gjatë, prezantohem në vitin 1989 në “Koncertin e Pranverës”. Këtë këngë akoma edhe sot, pas 15 vjetëve, vazhdoj ta këndoj dhe është gjithashtu një nga perlat e repertorit tim.
zhdimi i viti 1989, koncerti im i parë recital, që mbante emrin “Anita”. Të ftuar, parodistët e Vlorës dhe shoqëruese kompleksi këngëtarja Aurela Gaçe. Ky koncert është xhiruar dhe transmetuar nga TVSH. Koncertet e mia recitale me parodistët e Vlorës, kanë qenë një nga evenimentet e mia të jetës kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nuk lë pa përmendur dhe Koncertet e Verës, që zhvilloheshin nga Ministria e Kulturës. Këto koncerte janë shfaqur gati në të gjithë Shqipërinë. Të ftuar specialë kanë qenë edhe dy çiftet e Ansamblit të Shtetit, të shoqëruar nga orkestra e Estradës së Vlorës.“Festivali i këngës” në dhjetor të vitit 1990, do të sillte bashkëpunimin tim të parë me kokat e muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji. Në këtë festival edhe një herë vlerësohem me çmimin e parë, kësaj herë fillon bashkëpunimi tresh. Viti 1991, në “Koncertin e Pranverës” përsëri bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji sjell në skenë këngën “S’ka formulë në dashuri”.
Viti 1991 do të sjellë para publikut në “Festivalin e Këngës” përsëri një bashkëpunim me Flamur Shehun dhe Jorgo Papingjin. Prezantohem me këngën “Fat dhe jetë”, ose siç e mbajnë mend njerëzit, “Filxhani i kafesë”.
Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në skenë trinomin Bitri-Shehu-Papingji. Kësaj rradhe kënga ishte kushtuar për një pjesë së jetës sime, për vetë autorët, por papritur, një udhëtim larg atdheut ma bëri të pamundur paraqitjen në këtë koncert.
Kthimi në “Festivalin e Këngës”, në dhjetor të 1993-shit, do të sillte prezantimin tim me këngën e kompozitorit vlonjat, Artur Dhamo. Vlerësohem me çmim të tretë. Nuk dua të lë pa përmendur e pa falenderuar publikun e atij viti në pritjen e interpretimit tim.
Viti 1994 sjell mosparaqitjen time para publikut për arsye largimi nga atdheu.
Viti 1995 do të sillte dhe Koncertin e dytë recital para spektatorit vlonjat, që u ndoq nga 4000 spektatorë për dy ditë me rradhë. Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana Braçe dhe i madhi Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Ky koncert u filmua nga TVSH-ja.
“Festivali i këngës” 1995 do ishtë prezantimi im i fundit para spektatorit. Në këtë festival, unë prezantohem si e ftuara e nderit, duke mos konkurruar si këngëtare. (Paraqitja e një dite me vonesë e këngës së kompozitorit vlonjat A.Dhamo para komisionit, bëri që kënga të dilte jashtë konkurrimit).
Vazhdimësia e koncertit recital do të kapte dhe kufijtë e Veriut. Gjatë koncertit 2-ditor mbajtur në Tropojë, me të ftuar këngëtaren Fatmira Breçani, pata dhe kërkesën për të udhëtuar në SHBA. Në mars 1996 u bë i mundur largimi im nga Shqipëria
Gjatë qëndrimit në SHBA, aktiviteti im artistik ka qenë i pandalshëm. Pjesëmarja në koncertet e ndryshme të komunitetit si dhe ato të bamirësisë kanë qenë vazhdimësi e rrugës time si artiste.
Viti 1999 solli daljen e albumit tim “Malli”, realizuar në “Electric Planet Sound” studio, në Neë York. Promovimi i këtij albumi u bë në mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara po në Neë York.
5 prilli i vitit 1999 përkoi me paraqitjen time në skenat e Brodoëay-it si e ftuar në një koncert të organizuar nga një prej organizatave më të njohura në SHBA, “Madre”. Në këtë koncert paraqitja ime si artiste ishte e dyanshme, pasi për herë të parë unë do të prezantohesha edhe si violiniste. Aty pata rastin e nderin të njihem me disa nga yjet e Hollivudit si Tom Robinns, Susan Sarandoë, Vanesa Redgrave, Danny Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj., ku gjatë përshtypjeve që më dhanë më përshkruan si një element shumë të denjë në artin muzikor dhe më uruan mirëseardhjen në botën amerikane.
12 gushti 1999 është gjithashtu edhe prezantimi im në darkën e organizuar nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara për nder të Ambasadorit, zotit Peter Burleigh. Misioni im në këtë mbrëmje ishte të shpalosja vlerat e muzikës shqiptare, popullore dhe moderne. Të gjithë ambasadorët e Botës patën rastin të kënaqen me muzikën tonë të mrekullueshme. Falënderimi i ambasadorit Burleigh në letrën drejtuar ambasadorit tonë, zotit Agim Nesho, ishte një vlerësim i madh për mua.
Dhjetori i vitit 1999 përkoi me fitimin e konkursit të zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. për të kënduar 2 këngë në programet e tyre televizive, që do të transmetoheshin të përkthyera në shqip.
Më 10 prill 2000, do të kisha rastin të takohesha personalisht me Presidentin e Shqipërisë, zoti Meidani dhe zonjën e tij në një koncert bamirësie për fëmijët e Shqipërisë, ku zonja Meidani më shoqëroi gjatë interpretimit tim në sallë, duke kënduar së bashku disa këngë të vjetra korçare.
Vera e vitit 2000 do të ishte e shoqëruar me koncertet e mia recitale bashkë me aktorin dhe regjizorin e njohur, Koço Devole në disa shtete të Amerikës. Në një nga këto koncerte, me dëshirën e tij vjen prej së largu edhe një nga figurat shqiptare më të njohura, zoti Antoni Athanas, i cili e vlerësoi shumë muzikën tonë të lehtë.
26 Nëntori 2000 shënoi edhe pjesëmarrjen time në një nga koncertet më të shënuara të komunitetit të përbashkët shqiptaro-amerikan, 9-vjetori i gazetës “Illyria”. Në këtë koncert fuqia ime do të ishte e dyanshme, këngëtare dhe violiniste. Një moment prekës ishte interpretimi me violinë i potpurisë arbëreshe (e përpunuar prej meje) dhe lotët e arbëreshit të ftuar nga Italia, zotit Antonio Bellusci.
12 Nëntori 2000 sjell Koncertin e madh në Neë York me artisten me famë botërore, Inva Mula dhe bashkëshortin e saj, Piro Çako, Silvana Braçen, Pali dhe Zerina Kuken etj., organizuar po nga i madhi me famë botërore, Fadil Berisha (kam fatin që fotografitë e albumit të ardhshëm janë të bëra prej tij. E veçanta ime në këtë koncert ishte prezantimi im live si këngëtare dhe violiniste, ndryshe nga kolegët e mi. Përshtypjet dhe suksesi im në këtë koncert ishte i padiskutueshëm. Për Fadil Berishën unë isha “elementi që, pa dashjen time, i vodha shfaqjen me suksesin tim”.
Viti 2001 fillon me një tjetër sukses në jetën time artistike: Më bëhet një ftesë për të prezantuar muzikën e repertorit tim shqiptar në një koncert të përbashkët amerikano-shqiptaro-turk, ku do të shpaloseshin vlerat artistike të këtyre tre vendeve. Një nga ditët më të gëzuara në fushën e artit ka qenë prezantimi im me një nga kompozitoret më të njohura në Amerikë, Tina Shaffer, e cila e cilësoi zërin tim si “zë engjëllor që zbret nga qielli”. Shaffer është kompozitore e Celin Dion-it, Dona Sammer, Betty Midler etj. Vlerësimi i saj më dha shtytje të futem më thellë në artin amerikan.
Viti 2002 do të jetë një vit pune për gjetjen e muzikes sime në gërshetim me muzikën amerikane.
24 Janari i vitit 2003 do të niste me një nga koncertet e mëdha të mbarë komunitetit, ku përkrah këngëtarëve kosovarë dhe maqedonas do të më bëhej ftesa për të prezantuar muzikën e lehtë shqiptare. Të ftuar nderi ishin ambasadori Ëilliam Ëalker dhe Drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski.
Shkurti i vitit 2003 do të vendosi dhe kontratën time me një kompani amerikane “An’Km records@Enterteiment” për realizimin e një albumi amerika
Në vitet 2003-2004 aktiviteti im vijon në veprimtaritë më të rëndësishme, ku shpreheshin vlerat e artit dhe muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës. Në këtë kohë shënohet gjithashtu edhe fillimi i punës si kantautore e albumit tim “Çdo gjë është e mundur”.
Viti 2004 do të vazhdojë në dy drejtime: me muzikën shqiptare dhe atë amerikane. Kontrata me producentin James Avatar në maj të këtij viti mbaroi për prodhimin e albumit tim shqiptar.
Viti 2004 shënoi realizimin e 3 videoklipeve, të cilët do të shihen nga teleshikuesit shumë shpejt.
Viti 2005 po fillon në kalendarin tim me një ftesë nga Kanadaja për të dhënë një koncert recital në Toronto.
 

Filed Under: Kulture Tagged With: -AMAZONA E KENGES, anita Bitri, Gezim Llojdia

Triumfi i Helidon Halitit në bienalen e Hong Kongut

October 19, 2016 by dgreca

1-helidon-ok

Artisti Helidon Haliti triumfon në bienalen e Hong Kongut, merr çmimin “Mjeshtër i Madh”/

2-haliti-h

I njohur për magjinë e tij në teknikën e akuarelit, artisti me famë ndërkombëtare, Helidon Haliti, ka rrëmbyer trofeun e tij të radhës në Hong Kong.Piktori Haliti ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ku u nderua me titullin “Mjeshtër i madh”.Ky çmim ndërkombëtar për piktorin që përfaqëson Shqipërinë, erdhi pas vendimit të jurisë ku vlerësoi Helidon Halitin ndër 300 artistë të tjerë ndërkombëtarë nga rreth 60 shtete.

3-haliti-h

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve (International Watercolor Society), Atanur Dogan, vlerësoi artistin shqiptar dhe punën që ai po bën për të organizuar edhe në Shqipëri bienale të mëdha të kësaj teknike, që shërbejnë si pikë takimi të kulturave të vendeve të ndryshme të botës.

“Mendoj se të gjithë e njohin Helidonin. Ai është një nga mjeshtrat e mëdhenj të akuarelit. Gjithashtu, është një njeri shumë i mirë dhe një organizator i mirë. Ky artist ka organizuar edhe 2 evente shumë të mrekullueshme në Shqipëri dhe një do të organizohet së shpejti në mars”, deklaroi Dogan. Ai ftoi të gjithë të pranishmit që të mos e humbasin pjesëmarrjen e tyre në Bienalen Ndërkombëtare të Tiranës që do të zhvillohet në muajin mars të vitit të ardhshëm. Ndërsa, artisti Haliti shfrytëzoi rastin për të ftuar të gjithë artistët në bienalen e akuarelit, që zhvillohet në Shqipëri, në muajin mars të vitit të ardhshëm. “Të gjithë duhet të vijnë në Shqipëri.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe e vlerësoj shumë këtë event. Unë i njoh pothuajse të gjithë përmes “Facebook-ut”, por tani kemi shansin që të jemi të gjithë këtu. Akuareli i bashkon njerëzit. Faleminderit z. Dogan dhe të gjithëve ju për çmimin”, u shpreh Haliti pas marrjes së çmimit.

Më 12 mars 2017, Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelistëve për Shqipërinë (IWS Albania) do të organizojë bienalen e dytë ndërkombëtare të akuarelit në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë mbi 400 artistë nga e gjithë bota. Bienalja e parë e mbajtur në vitin 2015, solli në Shqipëri 200 artistë nga 50 shtete të botës. Këtë vit organizatorët premtojnë një prurje më cilësore dhe një bienale edhe më të madhe.

Filed Under: Kulture Tagged With: Helidon Haliti. triumfon ne Hong Kong “Mjeshtër i Madh”

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT