Nga Juli Loloçi /Albina Misimi është një vajzë nga Tetova në Maqedoni. Është vetëm 19 vjeç dhe vazhdon studimet universitare në vit të parë. Dy ose tri vjet vjet më parë ajo ka filluar të merret me fitness dhe befas është shndërruar në një ikonë bukurie jo vetëm në hapësirën shqiptare dhe në Maqedoni, por edhe më gjerë. Kush është Albina Misimi? Natyrisht se jam një vajzë jo si gjithë të tjerat. Mbart disa detyra mbi supet e mia, por kryesorja është familja ime. Jam tetovare, gati 19 vjet. Para se të filloj të merrem me fitnes, jam njohur si një nxënëse e mirë, si në shkollë fillore edhe në të mesme. Tani jam në studime universitare dhe njekohësisht merrem edhe me fitnes. Nga një vajzë krejt e panjohur, befas ke tërhequr vëmendjen e medias. Cila është arsyeja? Në fakt mediat kanë tërhequr vëmendjen time. Jam tip i hapur dhe nuk shmang bisedat rreth jetës sime, profesionit, aspiratave dhe gjithçka që lidhet me ëndrrat e kësaj moshe. E kjo gjë mesa duket u ka rënë në vesh gazetarëve dhe shpesh herë kam qenë cak i pyetjeve dhe intervistave të ndryshme. Cilat janë pasionet më të mëdha të Albinës? Pasioni më i madh është ai për të cilin njihem dhe që po e bëj vazhdimisht, pra fitnesi. Por ka edhe të tjera pasione të cilat janë të lidhura me sportin. Pasion e kam edhe leximin, shpesh herë më zë gjumi me libër në dorë, pasi vetëm kur shtrihem kam kohë që të lexoj diçka jashët asaj që na angazhojnë në fakultet, në studimet universitare. Shpesh bëhet një pyetje e zakonshme: Si i njihni ju viset shqiptare dhe në cilat prej tyre keni shkuar për vizitë? I njoh shumë mirë dhe kam shëtitur thuaj se 90% të viseve shqiptare. Andaj gjithmonë preferoj që nëpërmjet turizmit të arrij dhe të njohë ende më mirë viset tona. Të bëhesh e njohur në Tetovë dhe jo vetëm, çfarë duhet të disponosh sipas jush? Suksesi i çfarëdolloj biznesi shihet në para dhe vetëm në para, ndërsa suksesi i fitnesit shihet në linjat trupore, andaj mendoj se një trup në formë dhe një sjellje e mirë janë çelësi i fames për një bukuri njerëzore. Natyrisht se ka një vend të veçantë edhe bota shqiprtërore, ana intime, që jo nga çdokush mund të zbulohet. A është e vërtetë se ka nje mentalitet konservator në disa zona shqiptare në Maqedoni? Të paktën jo në vendin ku jetoj unë. Edhe pse Maqedonia shpesh herë paragjykohet për mbrapambeturi, naivitet ose mentalitet konservator, unë asnjherë nuk kam hasur në kësi problemesh. Përkudazi shumë njerëz më përkrahin, më komplimentojnë, më këshillojnë dhe më përcjellin për të ecur përpara. Por mendoj se nuk mund të gjykohet një shoqëri e tërë duke u bazuar në disa individë të veçantë. Një revistë europiane i përmend shqiptarët si raca më e bukur në kontinent, mendimi juaj? Kemi përqindjen më të lartë të rinisë në Evropë dhe kur kësaj i shtohet edhe raca e pastër ilire, atëhere rezultati mendoj se është pikërisht si ai i vlerësimit të revistës europiane.
Archives for November 2016
Shkarkohet “zoteria” 3.2 milon dollaresh.
Nga Albano Kolonjari.
Jurgen Klinsmann nuk do te jete me tranjer i Ekipit Perfaqesues te SHBA. Presidenti i Federates Amerikane te Futbollit Sunil Gulati, i komunikoi diten e hene teknikut Jurgen Klinsmann shkarkimin. Motivi i ketij shkarkimi ishte rezultatet dhe perfomanca e dobet ne eleminatoret e Kupes se Botes Rusia 2018, ku skuadra amerikane rezikon moskualifikimin.
Drejtimin e skuadres pritet ta marre Bruce Arena tranjeri Los Angeles Galaxy. Tekniku Arena u shpeh se: “Ne mbetemi te bindur qe kemi lojtaret e duhur qe do te ndihmojne ekipin per te avancuar drejt kuailifikimit per ne Boterorin Rusia 2018. Kete e mbeshtes te rritja e lojes se ekipit. Ndeshja e ardheshme kualifikuese eshte ne fundin e muajit Mars, dhe kemi disa muaj kohe per te rifokesuar grupin dhe per te percaktuar menyren me te mire te lojes tone ne menyre qe te sigurojme kualifikimin per ne Kupen e Botes”.
Ne kete vendim duket se ka ndikuar humbja me Meksiken ne shtepi qe eshte e para qe nga viti 1972, por edhe humbja me Costa Rica qe nuk ndodhte prej 36 vjetesh. Klinsmann nen drejtimin e USA arriti 55 fitore, 27 barazime dhe 16 humbje. Gjithashtu ai ka qene tranjeri me i paguar ne historine e futbollit amerikan me nje page prej 3.2 milion dollaresh.
De Biazi: Na mundi Izraeli!
De Biazi: Na mundi Izraeli!
Xhani De Biazi nuk kërkon justifikime. Sipas trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, ndeshjen me Izraelin e humbi ekipi dhe jo rrethanat e çuditshme në të cilat u zhvillua takimi, siç janë shprehur publikisht disa lojtarë apo edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë për “Top Channel”, De Biazi ka bërë të ditur se beson akoma se Shqipëria mund të paraqitet mirë në kualifikueset e Botërorit, edhe pse ka pranuar se ekipit i mungon “shkëndija” që nevojitet për të arritur një objektiv të rëndësishëm.

Përse humbja me Izraelin na la një shije kaq të hidhur? Si e shihni ju?
Sepse Izraeli nuk është Spanja, nuk është Serbia, nuk është Portugalia që na kanë mundur në shtëpi. Për fat të keq është një skuadër e cila ka të njëjtat cilësi si ne. Kjo ndeshje ishte shumë e veçantë, pasi pas 16 minutash pëson një gol me penallti dhe nxjerrja e një lojtari me të kuqe është e qartë se ndeshja bëhet e vështirë.
Pas kampionatit europian është vënë re një ulje e pritshmërive të lojtarëve, mendoni edhe ju kështu dhe për çfarë arsye?
Besoj se si të gjithë njerëzit, pasi dikush arrin një sukses të madh, rikthimi në garë, në një realitetet të ri, në një sfidë të re, është më pak e lehtë se sa mund të duket. Ky është kundërshtari më i madh që ne kemi. Është gjeja e parë që kam folur me djemtë kur jemi takuar për herë të parë. U kam marrë si shembull se kush ngjitet për herë të parë në Seria A, Bundesligë, duke marrë pjesë në një kompeticion më të madh, jep 110 %. Vitin pasardhës 99 në 100 raste, kjo skuadër bie nga kategoria. Në kokat tona jemi të bindur që të bëjmë të njëjtën gjë, të stërvitemi në të njëjtën mënyrë, por mungon ajo shkëndija për të arritur objektivin.
Nga ky këndvështrim, mund të themi se Europiani na ka bërë dëm? Apo nuk jemi mësuar që të luajmë në këto nivele dhe vuajmë më pas?
Jo jo, besoj se Europiani u ka bërë mirë të gjithëve, kombit, futbollit shqiptar. Sepse herë pas herë jashtë kufijve flitet për Shqipërinë në terma pozitivë.
Lojtarët në skuadrat e tyre janë më të përqendruar, luajnë në një mënyrë tjetër, nuk e di nëse jeni dakord?
Unë nuk e di nëse i shikoni të luajnë, besoj se jo, por kjo nuk ka rëndësi. Unë i ndjek rregullisht dhe shoh se lojtarët japin të njëjtën gjë, e më tepër skuadrat janë të ndryshme nga kombëtaret.
Flas për Hysajn, Berishën, Mavraj që edhe këtë javë pamë se luajtën mirë, për këta lojtarë
Çfarë beson, se kur luajnë me kombëtaren, luajnë keq? Por është një përbërje skuadre, nuk janë e njëjta gjë. Është çështje motivimi, me skuadrën janë 7 ditë në javë së bashku, ndërsa me kombëtaren janë 7 ditë në 4 muaj.
Për ndeshjen e fundit është diskutuar tepër për sulmin me 3 lojtarë kur ishim me 9 lojtarë në fushë. Mund të na jepni një shpjegim, se si e patë këtë moment të skuadrës, për këto zgjedhje?
E pashë ashtu siç pashë të gjithë ndeshjen. Një skuadër me 2 lojtarë më pak në fushë, në vështirësi. Por rrezikuam më tepër, u vendosëm me 4 lojtarë prapa, 2 në mesfushë dhe me 2 sulmues në krahë dhe një në qendër. Po kërkonim të kishim më tepër peshë në sulm. Nuk është se ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, me dy lojtarë më pak u munduam që të shënojmë një gol, për të rritur shpresat, pasi ishim 2-0.
Do të bëje të njëjtat zgjedhje nga formacioni tek zëvendësimet?
Po do të bëjë të njëjtat, pas ndeshjesh është tepër e lehtë që të bësh zgjedhje. Mund t’i bëjnë gazetarët. Para ndeshjes vendoset në bazë të gjendjes, se si ti e ke përgatitur ndeshjen dhe si i ke parë ata lojtarë në ato 6-7 ditë.
Mavraj duket më pak i motivuar. Duket sikur nuk po argëtohet më gjatë lojës, sikur luan me detyrim. A mos ka lidhje kjo me pretendimin e tij për të qenë ai kapiteni?
Unë nuk jam mësuar të bëj dallime kur gjerat nuk shkojnë mirë. Unë jam mësuar të flas për skuadër jo për individ. Sot këto lloj akuzash, duke nisur nga unë tek lojtarët që nuk japin maksimumin nuk çojnë gjëkundi. Trajneri është aty për të parë, ka sytë për të parë dhe i sheh të gjitha çfarë funksionon dhe çfarë jo, për këtë arsye më pas bëhen zgjedhje, por edhe kur bën zgjedhje del dikush që gjithmonë do të sulmojë për njërin apo tjetrin që lë jashtë. Mos mendoni që ne punojmë kur grumbullohet ekipi, ne punojmë çdo ditë për atë listë që publikohet.
Të mungon një personazh si Lorik Cana për të motivuar lojtarët? A është Ansi Agolli personazhi i duhur për të motivuar skuadrën e shokët e skuadrës?
Cilësia nuk i mungon si njeri, apo eksperienca sigurisht si lider. Gjithsesi nuk mund të mendojmë për ata që janë, duhet të mendojmë për ata që janë. Nëse flasim për Lorik Canën dhe Europianin, për fat të keq nuk mund të flasim për probleme të jashtëzakonshme.
Por a është Agolli si Cana, a i ka aftësitë për të motivuar skuadrën?
Çdo person është i ndryshëm, ne nuk kërkojmë një Lorik Cana, ne kërkojmë një skuadër. Ne nuk duhet të varemi nga individët. Pa Canën kemi fituar ndaj Rumanisë në Europian dhe kemi bërë ndeshje të bukura. Kështu që besoj se është problem për t’i personalizuar gjerat, besoj parimisht se duhet të jetë një skuadër dhe duhet të japë 100%.
Presidenti Duka në intervistën e fundit u shpreh se kritikët e Xhani De Biazit janë xhelozë për punën dhe pozicionit e tij. Si e mendoni?
Është opinioni i tij, nuk është se ndodhem atje dëgjoj çfarë thonë të tjerët. Mund t’ju duket e çuditshme por për mua për ato që thotë shtypi bëj një reflektim edhe kaq.
Në ditët e fundit kemi lexuar në shtyp për kandidaturën tuaj për pankinën italiane…
Mbaroi, stop, nuk vazhdojmë. Ju doni të dini se kush futi shkopinjtë nën rrotë.
Desha t’ju pyes a jeni i motivuar si në ditën e parë në pankinën e Shqipërisë?
Jo, besoj se jam akoma edhe më tepër. Ndjehem më i motivuar sot, se ditën që erdha në Shqipëri, sinqerisht. Edhe pse shoh një krijesë që lindi nga hiçi e u kthye në diçka të rëndësishme. Diçka të rëndësishme pasi askush nuk e besonte se Shqipëria mund të arrinte në ato nivele. Sot që Shqipëria ka arritur në ato nivele, dikush ankohet se Shqipëria humbet me Izraelin, apo humbim në shtëpi kundër Spanjës.
Sa e vështirë është të ribëjmë të njëjtën lojë që bëmë në Europian?
Nuk është e vështirë. Loja është e njëjtë, por janë paraqitjet e lojtarëve që bëjnë diferencën. Nëse dikush nuk jep 100%, është e njëjta gjë që të thashë më parë.
A mund t’ju pyes për marrëdhëniet tuaj me Kaçen? U prish përgjithmonë, apo ka ndonjë shpresë për Kaçen, apo Abrashin me të cilin është parë një ftohje?
Jo jo, Keni folur vetëm ju.
Ka folur edhe lojtari.
Me Kaçen kam folur vetëm njëherë para ndeshjes. Ia kam bërë gjerat mjaft të qarta. Ato çfarë i thashë janë gjera që nuk ju interesojnë juve, por atij.
A mendoni se siguria e tepruar, masat e rrepta të policisë, ndikuan në lojën e skuadrës në ndeshjen e fundit?
Jooo, kjo është një shaka. Policia ishte për ne siç ishte edhe për ata, nuk ndryshon asgjë. Te mos fshihemi pas gishtit. Ndeshjen e humbëm sepse pësuam atë gol të parë që mund ta evitonim. Mund evitonim aksionin nga lindi goli, nga një top i gjatë 50 metra, që nuk mund të kalojë kurrsesi ashtu. Më pas një faull që ishte ose jo nuk e di, apo nëse ishte faull për të kuqe, nuk e di. Gjithsesi ky episod ishte ai që vendosi ndeshjen dhe jo policia, e cila ndodhej aty për sigurinë tonë.
Çfarë mund të presim akoma nga këto kualifikuese?
Nuk e di se çfarë mund të presim, varet nga ndeshjen që do të bëjmë. Mungojnë ende 6 ndeshje, nuk jemi as në gjysmë të garës. Nuk kemi ndeshjen e fundit vendimtare, duhet të luajmë edhe 6 ndeshje. Duhet të prezantohemi me një shpirt ndryshe. Sa më tepër që përmirësohet një lojtar, aq më shumë rritet skuadra, nga pikëpamja e lojës kolektive.
Deri në ndeshjen e ardhshme kualifikuese, a kemi në program ndonjë ndeshje miqësore?
Nuk ka hapësira për miqësore, do të luajmë me Italinë më 24 mars. Praktikisht më duket e pamundur për shkak të kohës që kemi në dispozicion. Ndoshta do të kemi mundësi të luajmë ndonjë ndeshje më parë, për ta përgatitur ndeshjen që luajmë më 24 mars.
Tifozët kanë vendosur të braktisin kombëtaren në stadiume pas masave të tepruara të sigurisë në ndeshjen ndaj Izraelit, a keni ndonjë mesazh për tifozët?
Unë e mbështes tifozerinë me problemet që ata kane sepse unë mendoj qe tifozët tanë janë shumë të veçante. Por duhet të kuptojnë se kjo ndeshje ishte e veçantë, ishte nën objektivin e akteve terroriste. Kështu që edhe kontrollet e rrepta ndodhin në ndeshje me rrezik të lartë. Besoj se në ndeshjet e ardhshme nuk do të jenë këto lloje kontrollesh dhe besoj se ata do të hyjnë me qetësi dhe pa pësuar kontrolle fyese, që janë kundër frymë së sportit.
NATO–TRUMP DHE MARRËDHËNIET TRANS-ATLANTIKE
Aleanca e Atlantikut Verior, NATO njoftoi të premtën se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg komunikoi me telefon me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. Në njoftim thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e uroi Zotin Trump për fitoren dhe se pret me padurim që të punojë me ‘të dhe me grupin e tij të sigurimit kombëtar.
Në njoftimin e Aleancës Perëndimore thuhet gjithashtu se zotërinjtë Trump dhe Stoltenberg theksuan rëndësinë e vazhdueshme të NATO-s dhe biseduan mbi mënyrat se si organizata NATO po i adaptohet atomosferës së së re të sigurisë, përfshirë edhe masat kundër terrorizmit. Njoftohet se në bisedën telefonike me presidentin e zgjedhur amerikan, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, falënderoi Z. Trump për ngritjen, gjatë fushatës elektorale, të çështjes së shpenzimeve më të barabarta nga vendet anëtare të NATO-s, çështje kjo që sipas njoftimit, ka qenë një ndër prioritetet më me rëndësi të mandatit të Z. Stoltenberg. Dy udhëheqsit e lartë ranë dakort se është shënuar përparim në këtë fushë por mbetet ende shumë për t’u bërë, thuhet në njoftimin e NATO-s, mbi bisedën telelefonike Trump-Stoltenberg të javës që kaloi.
Gjithashtu të premtën e kaluar, shefi i NATO-s Stoltenberg, në konferencën e organizuar nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara në Bruksel, foli për këtë çështje si dhe për sigurinë transatlantike, mbrojtjen europiane dhe për bashkpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Europian, marrëdhënie këto që ai i cilësoi si lidhje të forta transatlantike, në kohë të pasigurta. Ai e filloi fjalimin e tij duke deklaruar se “Europa ka nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për Europën”. Fjala e Shefit të NATO-s Stoltenberg në Bruksel javën që kaloi ishte një deklaratë e fuqishme për lidhjet e forta historike dhe të marrëdhënieve aktuale politike dhe ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës, për të gjithë ata që mund të dëshirojnë ftohjen e këtyre marrëdhënieve.
Udhëheqsi i NATO-s u tha të pranishëmve se, “Dy Luftërat Botërore dhe Lufta e Ftohtë na kanë mësuar se sigurimi i Europës varet nga Shtetet e Bashkuara dhe se si rrjedhim edhe Shtetet e Bashkuara kanë një interes të madh strategjik, në një Europë të sigurt.” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vazhdoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara edhe sot e kësasj dite demonstrojnë angazhimin e tyre të thellë ndaj sigurisë në Europë, por në të njëjtën kohë, theksoi ai, edhe vendet europiane u janë gjëndur pranë amerikanëve në kohë të vështira dhe kur e ka kërkuar nevoja, duke përmendur sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York. “Ç’prej themelimit të NATO-s në vitin 1949, Amerika nuk ka patur ortak më të besueshëm dhe më të vendosur se Europë”, theksoi shefi i Aleancës së Atlantikut Verior. Europa, është miku më i ngushtë i Amerikës, nënvijoi shefi i NATO-s. Përveç lidhjeve politiko-ushtarake, Stoltenberg tha se Europa dhe Shtetet e Bashkuara gëzojnë lidhje të ngushta ekonomike dhe tregtare. “Një Europë më e fuqishme, më e fortë dhe më e begatë, do të thotë gjithashtu edhe një Amerikë më e fuqishme, më e sigurt dhe më e begatë, tha ai. Stoltenberg u përpoq të përq[ëndronte vëmendjen e të pranishëmve se, “Ky është mësimi që na ofron historia e shekullit të 20-të dhe këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë, veçanërisht në kohë të pasigurta, si sot”, nënvijoi ai në fjalën e tij në konferencën e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara mbajtur në Bruksel të premtën që kaloi.
Shefi i NATO-s përmendi, si çështje që e bëjnë botën e sotëme të pasigurt: në rend të parë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë, trazirat dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën veriore, kriza e refugjatëve, terrorizmi ndërkombëtar dhe sulmet hibernetike, ndër të tjera. Këto janë sfida urgjente të cilat nevojitin bashkim dhe vendosmëri por edhe lidhje të forta transatlantike. Ai tha se, “Ne europianët jemi të vetdijshëm se duhet të bëjmë më shumë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe se një pjesë e rëndësishme e këtij objektivi është bashkpunimi më i ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Europian”, dhe jo krijimi i një force të re ushtarake europiane, e cila po diskutohet tani në disa qarqe të Europës. Z. Stoltendberg, tha në lidhje me këtë se në bisedimet që ka patur me ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Europian në Bratisllavë dhe Bruksel, ata nuk kanë në plan të krijojnë një ushtri europiane, ose themelimin e një kryeqendre ushtarake si ajo e NATO-s. Por sidoqoftë, në fjalimin e tij në Bruksel, Z. Stoltenberg paralajmëroi se në këto diskutime duhet të ketë transparencë dhe pjesëmarrjen e plotë të vendeve që janë anëtare të NATO-s por jo anëtare të Bashkimit Europian, siç janë Shtetet e Baskuara dhe Kandaja në perëndim, Islanda dhe Norvegjia në veri dhe Turqia e Shqipëria në jug-lindje – vende të cilat së bashku me vendet e Bashkimit Europian, janë jetike për sigurinë në kontinentin europian dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla, ka thënë Shefi i Alencës së NATO-s. Thjeshtë, Shtetet anëtare të NATO-s dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk mund të përballojnë, shtoi Z. Stoltenberg, shpenzimet e pasjes së dy forcave të armatosura: NATO dhe forca europiane.
Siç duket, në reagim të shqetsimeve që disa kanë venë në dukje, sidomos në Europë, por edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, në lidhje me thirrjet e kandidatit Trump gjatë fushatës, që vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët, Z. Stoltenberg u shpreh se kjo nuk është as e re dhe as një gjë sekrete. Z. Trump, tha ai, nuk është i vetmi që ka bërë thirrje për shpenzime më të mëdha ushtarake nga europianët, për mbrojtjen e përbashkët. Këtë kërkesë, shtoi ai, e kemi dëgjuar shpesh edhe nga një numër udhëheqsish të tjerë amerikanë dhe antarë të Kongresit. Në lidhje me këtë, Shefi i NATO-s tha se përveç Shteteve të Bashkuara, vetëm katër vende të tjera të NATO-s shpenzojnë 2% të buxhetit për mbrojtje, ashtu siç parashikohet nga rregulloret e NATO-s. Nëqoftse të gjitha vendet aleate të NATO-s do të shpenzonin 2 për qindshin detyrues për mbrojtje, kjo do të thotë një buxhet prej 100-miliardë dollarësh ekstra për forcimin e aleancës ushtarake perëndimore, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
Përballë kësaj shifre, duhet të kuptohet edhe shqetësimi që ka shprehur presidenti i zgjedhur amerikan, Z. Trump si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë para tij, në lidhje me kontributin që vendet anëtare të NATO-s duhet të japin për mbrojtjen e përbashkët. Në këtë frymë duhet të kuptohet edhe shqetsimi i Z. Trump dhe i shumë amerikanëve në lidhje me kontributet e detyrueshme që kanë marrë përsipër anëtarët e NATO-s për mbrojtjen e përbashkët.
Në fjalimin që mbajti natën e zgjedhjeve, duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar, Presidenti i zgjedhur Donald Trump u shpreh se për të interesi i Amerikës është në rend të parë — për ta baërë Amerikësn të fortë mbrenda dhe jashtë vendit – por njëkohsisht u angazhua se do të punojë ndershmërisht dhe me pa-anshmëri me të gjithë popujt dhe me të gjitha kombet. “Ne kërkojmë të punojmë me të gjithë, bazuar në gjërat që na bashkojnë dhe jo bazuar në armiqësi – duam të veprojmë në partneritet dhe jo në konflikt me vendet e tjera.”
Sekretari i Përgjithëshëm i Aleancës së NATO-s, Z Jens Stoltenberg në fjalimin e tij të premtën q kaloi në Bruksel theksoi se në “Këto kohëra të pasigurta kemi nevojë për udhëheqjen e fortë amerikane, por mbi të gjitha duhet të njohim vlerat e partneritetit midis Europës dhe Amerikës.” Presidenti i zgjedhur Donald Trump është angazhuar se administrata e tij e ardhëshme do të punojë në partneritet me të gjitha vendet, përfshirë Europën, dhe jo në konflikt me botën. Donald Trump i ka të metat e veta, disa prej të cilave do të vihen në dukje edhe gjatë mandatit të tij si president, siç ka qenë rasti edhe me presidentë të tjerë të Amerikës.
Por dashakeqsit e Z. Donald Trump të cilët e kanë shpallur atë si të rrezikshëm për Amerikën dhe për botën – madje edhe pa filluar ende nga detyra – bëjnë mirë të ndjekin këshillën e njërit prej kritikëve më të fortë të Z. Trump — Presidentit të tanishëm të Amerikës, Z. Barak Obama, i cili gjatë vizitës së tij në Europë javën që kaloi – ndërkohë që i siguroi aleatët se Z. Trump do të mbështesë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s – Z. Obama, njëkohsisht i këshilloi kritikët europianë të presidentit të ardhëshëm amerikan, Z. Trump: “Mos u nxitoni të dilni në përfundime. Bëni pak durim”. Dhe në një takim me udhëheqsit latino-amerikanë në Lima të Perusë në fund të javës, Presidenti Obama përsëriti të njëjtën këshillë, “Mos mendoni që në fillim më të keqen. Pritni derisa administrata e re të zërë vendin e të fillojë nga detyra dhe të parashtrojë politikat e saja, pastaj të nxirni perfundimet e tuaja.”
Këshillë e mirë kjo nga Presidenti Obama për të gjithë ata udhëheqës të cilët jo vetëm dëshirojnë marrëdhënie të ngushta transatlantike ushtarako- ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës, por edhe për ata udhëheqës që duhet të punojnë për marrëdhënie miqësore e të ngushta midis vendeve të tyre individuale dhe Shteteve të Bashkuara, pa marrë parasyshë se cili president ose cila parti politike amerikane udhëheq vendin.
“Shokë klase përgjithmonë”, takim në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork
Nga Beqir SINA – New York
Mbas kthimit të tyre nga një aksion për shpërndarjen e ndihmave, shkollave, dhe zonave të thella malore, në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, nisma tashmë e njohur “Shokë klase përgjithmonë”, me dy themelueset dhe drejtueset kryesore, zonjushen Lendita Hoxha, dhe znj. Mane Bodini, së bashku me aktivist të tjerë të kësaj nisme, e cila është pjesë e një projekti i cilësuar si mjaft ambicioz në komunitetin shqiptarë në zonën e Tri-Shtetshit, u takuan me Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Ambasadoren Teuta Sahatqija, dhe konsullin Fatmir Zajmi, i cili njëhereshit është edhe kordinator në komunitet me këto takime.- « Previous Page
- 1
- …
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- …
- 44
- Next Page »





