• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2016

Kosova, Gëzuar 2017

December 31, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Prishtina në fundvitin 2016/

prishtina-foto-gazeta-dielli-behlul-jashari-28dhjetor2016-mbremje-3

-Kosova pret Vitin e Ri 2017 me festë edhe në sheshet plot njerëz në festë dhe dritë e shkëlqim fishekzjarresh drejt qiellit në natën e ndërrimit të moteve, mes shumë dekorimesh edhe me bredhat e mëdhenjë/

-Kosovës së pavarur nga 17 Shkurti historik 2008, viti 2016  i solli edhe dy njohje të reja, nga Suriname dhe Singapori, të cilat ngritën në 113 numrin e njohjeve nga shtetet anëtare të Oeganizatës së Kombeve të Bashkuara/

prishtina-foto-gazeta-dielli-behlul-jashari-31dhjetor2016

PRISHTINË, 31 Dhjetor 2016-BEHLUL JASHARI/ Kosova përmbylli 2016-ën e nisjes së zbatimit, nga 1 prilli,  të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të krijimit për herë të parë të marrëdhënies kontraktuale me Bashkimin Evropian, edhe me një ngjarje tjetër viti – miratimin e Buxhetit të Shtetit 2017 që arrin rekord me mbi 2 miliardë euro dhe ka pajtimin e plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Kosovës së pavarur nga 17 Shkurti historik 2008, viti 2016  i solli edhe dy njohje të reja, nga Suriname dhe Singapori, të cilat ngritën në 113 numrin e njohjeve nga shtetet anëtare të Oeganizatës së Kombeve të Bashkuara.

Viti 2016 u përmbyll sot edhe  me një ceremoni të hapjes së disa nyjeve lidhëse në autostradën e Kosovës drejt Maqedonisë, e cila nisi të ndërtohet në 3 korrik 2014, ndërsa në 25  tetor 2015 u lidh me autostradën e ndërtuar drejt Shqipërisë – dy projekte këto më të mëdhatë të infrastrukturës kosovare të rëndësishme edhe për gjithë rajonin.

Në Kosovë Viti i Ri 2017, i 18-ti në liri e i 9-ti në pavarësi,  do pritet si tradicionalisht këtyre viteve edhe me koncerte në sheshe qytetesh plot njerëz në festë dhe dritë e shkëlqim fishekzjarresh drejt qiellit në natën e ndërrimit të moteve, mes shumë dekorimesh edhe me bredhat e mëdhenjë.Në vitin e parë të lirisë së Kosovës nga mbrëmja e 31 dhjetorit 1999 e deri pas mesnatës mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës në pritjen e Vitit të Ri 2000, ndërsa festime të mëdha në sheshe kishte edhe në qytetet e tjera kosovare“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet që kam bërë nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Gëzuar 2017, kosova

31 DHJETOR, NE ASTORIA NE SHKOLLEN”KUQ E ZI”

December 31, 2016 by dgreca

ME NXËNËSEIT E SHKOLLËS SHQIPE”KUQ E ZI”, ASTORIA- NY,  NË DITËN E FUNDIT TË VITIT 2016/

1-alabania-kjo-shkoll1-e-bukur-vetem-femije1-elsa-gezuar1-kristaqi-qeshgrupi-pop

ASTORIA, QUEENS, NY, 31 DHJETOR 2016- Paraditen e së Shtunës, së bashku me Adem Belliun e Televizionit Kultura Shqiptare në Neë York, ishim të ftuar në koncertin e organizuar nga nxënësit e shkollës Shqipe”Kuq e Zi” në Astoria, Queens, nju Jork. Me praninë e prindërve nxënësit kishin përgatitë një koncert të bukur  feativ për të përcjellë Babagjyshin e vitit të vjetër, dhe për të pritë Vitin e Ri 2017. Tabloja muziko-letrare nga me skenar dhe realizim të drejtueist të Shkollës Kristaq Papa, është konceptuar  me ardhjen e  Babagjyshit nga vendlindja, nga viset shqiptare përtej Oqeanit, me mbresat e tij të një viti të ëvshtirë , dhe bisedën e tij të ngrohtë me fëmijët, që simbolizojnë muajët e vitit, ku secili portretizohet me sfondin karakteristik stinor dhe historik. Fëmijët, në kapelat e ët cilëve janë shkquar mujaët e vitit, por edhe simbolet tona Kombëtare me Shqiponjën dhe Falmurin Kuq e Zi, sjellin përmes recitimeve vecorit klimatike të  cdo muaji. Përmes një shqipeje të bukur, ata portretizojnë muajët dhe natyrën.

1-a-nene-terzea1-gushti1-kristaqi-ule1-dhurata1-kristaqi-interviste1-salal

Babagjyshi, tregon se vjen nga larg, nga Shqipëria,nga Tirana, tetova, Prishtina, Ul;qini, nga viset e vendit të  dashur, nga ku kanë mërguar prindërit e tyre… Ai tregon se ka takuar në Krujë,Prishtinë, tiranë, Shkup, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, se ka takuar Shën Terezën…..Fëmijë të veshur në mënyrë festive, me dekoracione kombëtare dhe stinore, tregojnë në gjuhën e bukur shqipe, para Babagjyshit për karakteristikat e muajëve:- Ia nis Tomas i pari, që përfaqëson muajin e  parë të vitit: Janari….Janari, si muaj është i pari, vec ka shi, acar e borë..të ngrin hundë, veshë e dorë…Pranë mikrofonit afrohet Joana, që përfaqëson muajin Shkurt:-Në një pemë në majë të degës/ Zog i vogël cicëron,/Do të haj, t’i coj dhe nënës,/Po…rri mbërthyer e s’fluturon….Ernea, përfaqëson marsin: Kur vij unë/ Gëzon njerëzia/ Rritet sythi/ Shkrin bora/ Ngrohet hunda/ Këmba e dora….

Klara, përfaqëson prillin: Por kur vij unë, sjell dallëndyshe, Vesh me lule bukuri/ Kumbull, moll, pjeshkë, Qershi…/Dal unë, del dhe ti/ Luan në  Park, cdo fëmi/…Eroni, simbolizon muajin Maj: Unë Jam Maj, Qerratai, sjell vec bukuri/ pë të rriturit dhe fëmi…/   Elca, duke fole në emër të Qershorit thotë se: Unë s’doja të vija/ Po më solli Vera/Dola nga dritarja/ Më futi nga dera/Rri aty-më urdhëron:/Me ty shkolla mbaron…..

Elca e ka të evcantë ditën e sotme, ajo ka ditëlindjen, ndaj surpriza për të pranishmit,fëmijë dhe prindër,  zbulohet sapo ajo mbaron recitimin. Sakaq futet torat me qirinjët e ndezur të 11 viteve dhe të gjithë e urojnë:Gëzuar Elca! Prindërit e saj kanë surprizuar fëmijët me dhuratat që kanë përgatitë me këtë rast…

Enriku, përfaqëson Muajin Korrik, Aeda, sjell freskinë e detit dhe lojrat në rërë, Rioni,i këndon Gushtit, që përfaqëson:Bashkë me gjyshin edhe nënën/ Shkoj në Durrës e Prishtinë, Në Tetovë, Prizren e Ulqin/ Sa mall ndjej e sa gëzim/ Në Shqipëri, në vendin Tim!/.

Mason, ka të shkruar në kapelen e vitit t ri, muajin shtator: Në Shtator, dorë për dorë/ Nisemi për në Shkollë,/ Të flasim të lexojmë/Gjuhën shqipe, Ta mësojmë……Amela, është Tetori:- Shihni rrugët në tetor, Shihni parqet gjithandej/ veshur me ngjyra Ylberi/ Natyra stolisur si me dorë/….

Nailja, ndjehet e privilegjuar sepse ajo përfaqëson Nëndorin,muajin e Festës tonë Kombëtare:- Me Flamur të kuq në dorë/ Dal me babin cdo Nëndor/Është muaji më i mirë/Shqipërinë e shpalli të LIRË!

ALBA, vjen me furinë e borës e ftohtësinë e Dhjetorit:- Erdhi përsëri Shiu/ Era dhe dëbora/ Tak-tak-tok…-bije dera/ S’ka njeri-e tund Era/…Lajmëron Baba Dimri….Tregojnë përralla-pranë oxhakut/ Baba Gjyshi e Baba Plaku…..

Këngët në gjuhën shqipe shpërthejnë nga gjokset e fëmijëve, ndërsa nëna e Elcës i gëzon me pakot e vitit të Ri. Kristaq Foto, pronari i Klubit”Kuq e Zi” sjell Tortën dhe ëmbëlsira dhe gëzimi i fëmijëve nuk ka kufi….Tv Kultura shqiptare merr urimin në kor të Fimëjve për Natën e Vitit të Ri; GEZUAR VITI I RI 2017!-Një urim u fuqishëm në gjuhën shqipe nga grupi i fëmijëve, që mësojnë në shkollën shqipe në Astoria. Koncerti i tyre ishte një dhuratë simbolike për prindërit e tyre!

Kristaq Papa, organizatori i këtij aktiviteti emocionues ndjehet i gëzuar për emocionet që u përcollën, ndërsa prindërit  shprehin krenarinë për fëmijëte  tyre, që komunikojnë , këndojnë, bisedojnë në gjuhën e bukur shqipe!

 

Filed Under: Featured Tagged With: Astoria, dalip greca, Kristaq papa, Shkolla Kuq e Zi

SHOQATA”RUGOVA” NE NJU JORK FESTOI VITIN E RI

December 31, 2016 by dgreca

3-rugova1-adem-muriqi1-rugova-halil-sami1-sot-rug2-a-rugova

Shoqata “Rugova” në Nju Jork, në vijim të traditës së vet të përvitshme, e ka festuar vitin e ri me një kokteil të pasur me ushqime dhe pije, me pak fjalime, organizuar mbrëmjen e së Premtes, 30 Dhjetor 2016, ne zyrat e saj në Arthur Avenue, Bronx, Nju Jork…Mirëseardhjen , të pranishmëve ua ka uruar z.Adem Muriqi, ndërsa fjalimin e shkurtër në emër të Kryesisë së Shoqatës, e ka mbajtë zv/Kryetari Sami Kelmendi. Ai renditi disa nga evprimtaritë e vitit 2016 që ka organizuar Shhoqata Rugova në drejtim të ruajtjes së kulturës dhe traditave të trashëguara si dhe veprimtari në shërbim të vendlindjes. Në emër  të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” , ka uruar e përshëndetur anëtari i Këshillit Drejtues  të Vatrës, z. Zef Balaj. Ai e uroi shoqatën për veprimtaritë e zhvilluara, duke thënë se shoqatat dhe fondacionet krahinore, bëjnë shërbime të cmuar për krahinat e tyre, por kur vjen problemi për veprimtaritë Kombëtare, ato duhet të bashkëpunojnë me Vatrën, sic ka ndodhën ë vazhdimësi me Shoqatën “Rugova”. Një përshëndetje të vecantë ka bërë i ftuari nga Kosova z. Osman Gashi. Më pas të gjithë së bashku kanë festuar e uruar njëri-tjetrin. Këtë aktivitete  mbuluan Gazeta Dielli dhe TV 21.(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, FESTOI VITIN E RI, ne Nju Jork, SHOQATA"RUGOVA"

2016-VITI I KALIT TE TROJES

December 31, 2016 by dgreca

By Brian Whitmore/
Pergaditi per Diellin Gjon Kadeli/1-kadeli-160x300
VJETI 2016 ISHTE AI GJATE TE CILIT VLADIMIR PUTINI NDERMORI NJI FUSHATE TEJET TE FUQISHME DHE PLOTE ME DJALLZINA TE LLOJ LLOJSHME KUNDER VENDEVE PERENDIMORE./
Gjate vjetit ne fjale u duk qarte, se integrimi i Rusise ne sistemin botnor te financave dhe te tregetise, u pedor si nji mjet per te krijue baza(celula), te cilat u aktivizuen per te sabotue vlerat dhe institucionet perendimore.
Nji njoftim erdhi nga Berlini dhje tjetri nga Uashingtoni. Te dyja keto u bane mbrenda disa javeve. Sherbimi i Fshehte Gjerman paralajmeroi rreth fundit te,nandorit se Rusia ka fillue nji fushat perzimjeje ne zgjedhjet parlamentare
Gjermane dhe ne fillim te dhetorit CIA-ja Amerikane njoftoi  se simbas te dhanave Moska ka nderhy ne zgjedhjet presidenciale Amerikane.
Ne te kaluemen, keto lajme nuk do te konsideroheshin  si dicka e cuditshme, por kete vjet ato nuk mund shikohen keshtu; sepse Kremlini i hoqi dorzat dhe filloi nji fushate te hapet e te pergjitheshme propagandistike kunder vendeve perendimore.
Ishte vjeti gjate te cilit u perdoren ne mase mjetet kibernetike per te mberrijte qellime specifike.Gjate ketij vjeti Kremlini e zgjanoi fushaten e tij te rrenave e te tjera, qe ma pare perdoreshin kunder Ukraines, Gjeorgjise  dhe Moldoves dhe ish vendeve te tjera qe ishin nen sferen Sovjetike.Tashti kjo fushtate perfshine edhe vendet perendimore, me qellim per te krijue probleme per to.
Gjate vjetit ne fjale, Moska e ktheu demokracine Perendimore ne nji
arme, kunder vete demokracise Perendimore.Gjaja qe asht edhe ma e
randsishme asht se Perendimi ishte prekun nga kriza ma serioze e
besimit, qe nuk mahet mend per nji kohe te gjate.Pervec
kesaj,Perendimi u prek nga kriza fianciare ne 2008-shen, nga kriza e
zones Europiane dhe nga ajo e emigranteve. Si rrjedhim,,Moska gjeti
rastin e pershtatshem, per te fillue nji fushate te madhe
propagandistike, kunder vendeve Perendimore, per te minue
institucionet e tyne.
Dalja e Britanise se Madhe nga Bashkimi Europian,zdjedhja e Donalt
Trumpit per president te Shteteve te Bashkueme, dhe me zgjedhjen e
ndonji udheheqsi tjeter, qe mund te anoje ndaj Moskes, levizja
popullore kunder sistemit te tashem, kane krijue nji gjendje ma te
pershtateshme, per qellimet e rregjimit autokratik te Putinit. Kjo gja
ka vu ne pozite te keqe edhe pamvarsine e vendeve qe perpiqen te
largohen nga sfera Ruse, si per shembull Ukraina, Gjeorgjija dhe
Moldova.
Larri Diamond, i cili asht nji personalitet me randesi ne Insitutin
Huver, kohet e fundit shkroi nji artikull ne revisten Atlantik, nder
te tjera ai tha edhe keto:”Krewmlini ka fillue nji fushate te
sterhollueme, per te cilen ka gjetun rastin e pershtatshem per te
sabotue demokracine, dhe per t’a ba ate te anoje drejte qellimeve
tija, jo vetem ne disa vende, por tash, bash ne qender te sistemeve
liberale demokratike, sic jane Europa dhe Shtetet e Bashkueme.” Ai
shtoi,” tashti ne gjindemi ne momentin ma te rrezikshem per
demokracine liberale qe nga koha e mbarimit te Luftes se Dyte
Botnore.”
Michael Khodorkovski, i cili asht profesor ne Universitetin Lojola te
Cikagos, dhe qe asht autor i librit qe do te botohet se shpejti, me
titull, Rusia e Qindvjetshit Njizet, shkroi nji artikull ne gazeten
New York Times, ku nder te tjera thote”Putini nuk ka mbarue ende
punen. Ai po perpiqet te perkrahi kandidatet qe jane kunder sistemit
te tashem politik, gjate zgjedhje te vjetit te ardhshem, qe do te
zhvilohen ne Holland, France, Gjermani e tjera.”
Ne nji leter qe iu dergue Shefes se Marredhanjeve te Jashtme te
Bashkimit Europian, Federika Magherit nga 51 ligjvenes te Parlamnetin
Europian paralajmeruen se, “Ka te dhana se ma  shume se 200 milione
Euro,u jane dhane nen rregose nga Rusia grupeve te ndryshme
Eurepiane.” Gjithashtu thuhet se ” ka te dhana qe tregojne se te
dhanat ne fjale jane perdorun per te influencue politikane, mediat si
dhe shoqnine civile.”
Analistja politike Lilia Shevtsova shkroi nji arikull ne gazeten
Finacial Times, ku nder te tjera thote, “Megjithse Rusia asht shume ma
e dobet se sa ishte gjate kohes se Bashkimit Sovjetik,ajo sot ka shume
aftesi, per te shkaktue ngaterresa e djallezi te shumllojshme.”
Nji prej veprimeve, me te vertete tejet te ulta’ qe ngjau kohet e
funit ne Berlin lidhun me adoleshenten ruse Liza F. asht kjo. Mediat
ruse perhapen lajme se ajo u perdhunue nga emigrantet ne Berlin.
Autoritetet Gjermane e pergenjeshtruen kete gja. Me gjithe kete
autoritetet Ruse thane se autoritetet Gjermane po perpiqen t’i fshehin
gjanat nen rregose. Edhe vete Ministri i Jashtem Rus Sergei Lavrov ja
vuni vulen zyrtare kesaj ngjarje, tuej thane se ishte e vertete. Por
ma vone u vertetue se keto lajme nuk ishin te verteta dhe ngjarja ne
fjale i karakterizue si skandal i turpshem. Moska e bani kete gja
tejet djallezore me krijue probleme pe Kancelaren Merkel ne zgjedhjet
e adheshme.
Menji fjale Putini bani cdo perpjekje te mundshme, tuej perdorun lloj
lloj menyrash, tuej pershi edhe ato ma  te djallzueme e te ulta, per
te krijue sa ma shume probleme per vendet Perendimore.
Brian Fridenborg shkroi lidhun me sulmin e pa bese qe bani Japonia
kunder Perl Harborit ne Havai te Shteteve te Bashkueme me 7 dhetue
1941, gja qe shkaktoi pjesmarrjen e Shteteve te Bashkueme ne Luften e
Dyte Botnore, tuej e cilsue ate si nji date turpi te shemtuem, prandej
edhe vjeti 2016 do te mbewtet ne histori, vjeti qe ngjane gjana tejet
te turpshme, si rrjedhim i fushates se shfrenueme Ruse, kunder vendeve
Europiane.

Filed Under: Analiza Tagged With: 2016-VITI I KALIT TE TROJES, Brian Whtimore, Gjon kadeli

Kosova, Ligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së

December 31, 2016 by dgreca

-Me ndryshime e plotësime të miratuara mbrëmë në seancën plenare të Kuvendit, me të cilën u përmbyll sesioni vjeshtor, ndërsa pranverori do nisë në 16 janar 2017/

-Viti 2016 në Kuvendin e Kosovës edhe me mungesa kuorumi/

1-kuvendiPRISHTINË, 31 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ligji për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar, u miratua mbrëmë pas shqyrtimit të dytë në Kuvend me shumicë – 44 pro, 8 kundër e 11 abstenime në votimin me 63 deputetë pjesëmarrës. Ky ishte një votim i përsëritur, pasi më parë Ligji nuk mund të kalonte me 58 deputetë pjesëmarrës në votim, që ishin më pak se gjysma dhe nuk përbënin kuorumin,  e ku 45 ishin pro, 6 kundër e 7 abstenuan. Me këtë seancë u përmbyll sesioni vjeshtor dhe puna e vitit 2016 e Kuvendit të Kosovës,  ndërsa sesioni i ri, pranverori, do të nisë në 16 janar të vitit të ri 2017.

Në seancën tjetër të jashtëzakonshme, më parë, po mbrëmë Kuvendi i Kosovës 120 anëtarësh me 58 vota pro e 4 abstenime miratoi në parim pas shqyrtimit të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u paralajmërua se në procedurën e përshpejtuar Kuvendi do mblidhej përsëri mbrëmjen e djeshme në një seancë tjetër të veçantë për leximin e dytë.

Seanca ishte e ftuar për pardje pasdite, por nuk u zhvillua në mungesë kuorumi, i cili mungoi edhe dje pasdite për miratim të Projektligjit në fund të debatit, derisa opozita lëshoi seancën.

Procedura e votimit e shqyrtimit të parë u përsërit mbrëmë pasi u arrit që në sallën e seancës  plenare të Kuvendit të Kosovës të jenë dy më shumë se gjysma e deputetëve – 62, e për kuorum duhen së paku 61.

Grupi parlamentar i Listës Serbe ka vazhduar edhe dje “ngrirjen” e pjesëmarrjes në Kuvend prej më shumë se dy muaj e gjysëm, nga 9 tetori 2016, dhe në mungesë edhe të opozitës dhe disa deputetëve të maxhorancës nga partitë shqiptare kalimin e Projektligjit e mundësoi prania dhe vota e grupit parlamentar të komunitetev e pakicë joserbe Gjashtë Plus.

Gjatë vitit 2016 Kuvendi i Kosovës kishte edhe seanca tjera me mungesa kuorumi.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka arsyetuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai theksoi se qëllimi i projektligjit është kategorizimi sipas periodave kohore i kontributit të individëve në luftën e UÇK-së: kategoria I, nga 1991 deri në përfundim të luftës; II, nga 1998 deri në përfundim të luftës dhe III, nga marsi i vitit 1999 deri në përfundim të luftës. Pjesëtarët e UÇK-së do të përfitojnë paga, sipas kategorive respektive , në vlerë prej 250 euro, 170 euro dhe 120 euro. Ai ka theksuar se lidhur me Projektligjin Ministria është konsultuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar-FMN, i cili institucion ka kërkuar që vlera financiare për kontributin veteranëve të UÇK-së të mos kalojë 0.7 për qind të brutoproduktit vendor, si dhe ka përmendur dy-tre shqetësime të FMN-së lidhur me projektligjin e propozuar,e që konsistojnë me gjysmën e pagës për pjesëtarët e UÇK-së, që punojnë në bizneset private dhe për pagën e trashëgimtarëve të veteranëve të vdekur.

Kryeministri, Isa Mustafa, ngutjen për shqyrtimin e Projektligjit e ka arsyetuar me insistimin e FMN-së që çështja të përmbyllet brenda këtij viti Duke e përmendur numrin e shtuar të veteranëve të luftës , ai ka pohuar se sipas rekomandimeve të FMN-së mund të sigurohen rreth 38 milionë euro, ndërkohë që nga numri i veteranëve të certifikuar kërkohen rreth 60 milionë euro. Për shkak të listave të fryra të veteranëve të luftës, Mustafa ka pohuar se Kosova ka humbur 195 milionë euro donacione , si dhe ka shprehur brengosjen e tij se nëse çështja nuk rregullohet Kosova rrezikon të humbë edhe investime të mëdha nga kredi dhe grante ndërkombëtare.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka shfaqur kënaqësinë që Kuvendi i Kosovës po e përmbyll këtë sesion me miratimin e plotësimit të Ligjit për Veteranët e UÇK-së. Ai ka pohuar se projektligji i ofruar nuk i zgjidh të gjitha problemet e veteranëve , por ka mbajtur qëndrim se megjithatë është më mirë që çështjet të zgjidhen hap pas hapi. Ai e ka vlerësuar modeste ndihmën prej 250 euro për familjarët e veteranëve që nuk janë gjallë, ndërksa ka kërkuar që me këtë projektligj veteranët e luftës së UÇK-së të mos eliminohen nga tregu i punës në Kosovë. Veseli ka falënderuar përfaqësuesit e shoqatave të luftëtarëve të lirisë për kontributin e dhënë për hartimin e projektligjit.

 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar dje, u ftua pasi pasditen e një dite më parë qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e 124-të të rregullt, të 56-tën në vitin 2016, në të cilën miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëllimi i nxjerrjes së këtij projektligji ishte kategorizimi i veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe benificioneve të tjera, që përcaktohen në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa tha se ky projektligj është dakorduar me përfaqësuesit e veteranëve, gjatë një takimi edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, sa i përket nevojës që për veteranët të ndahen 0.7 për qind të GDP-së vjetore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, e Luftës së UÇK-së, kosova, Ligji për Veteranët

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT