Ambasadori Lu:Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion…Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare?/

Ambasadori i SHBA, zoti Donald Lu, deklaroi sot se, mosarrestimi i Klement Balilit është një “dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë” në Shqipëri.“Politikanët i kanë kushtuar vëmendje interesave të kriminelëve dhe biznesmenëve të korruptuar. Ndryshe, si mund të shpjegohet që Klement Balili është ende i lirë? Ky është dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë”, u shpreh Lu, gjatë analizës vjetore të Avokatit të Popullit.
“Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion. Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare? Kush do e besonte se ky është vend serioz në luftën kundër trafikut nëse nuk procedohen peshqit e mëdhenj”, shtoi Donald Lu.







Për të ndarë dhembjen bashkë më familjen Bajraktari dhe Gecaj kishin ardhur në ngushëllime edhe shumë personalitete të jetës fetare, politike dhe të institucioneve të tjera të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e trojeve tona shqiptare.


Me këtë rast djemtë Harry e Miftar Bajraktari, vajzat e të ndjerës dhe i vëlla Rrustem Gecaj, falënderojnë të gjithë ata që i ngushëlluan dhe ua lehtësuan dhimbjen, si edhe ata që përmes mesazheve të shumta shprehën ngushëllimet për familjen Bajraktari dhe Gecaj.