• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2016

Nuk do te kete ma zi per Fidel Kastron, as per vete komunizmin…

December 8, 2016 by dgreca

NJI VDEKJE PER TE CILEN U DESHTEN SHUME DJETEVJETESHE QE TE NGJANTE/

The Amerikan Spectator/
Perktheu per Diellin:  Gjon Kadeli/

Vdekja e Kastros, jo vetem qe perban vdekjen e komunizmit, por edhe nji metafor per te. Qeveri te ndryshme, jane tuej e lodhun mendjen, se
si me ju pergjegj vdekjes se diktatorit te Kubes, i cili e sundoi ate vend per pesdhjete vjete. Persa u perket ceshtjeve protokolare, pa asnji ngurrim,pjesa tjeter e botes duhet te pranoje  faktin e pa
mohueshem se: Kastro asht tuej e marre komunizmin me vete ne vorr.Sic duket, ma ne fund, njerzit e kuptuen se  nuk do te sundoheshin ma nga diktatori Kastro.
Gjate jetes se tij, Kastro  e pergdheli veten si personi qe mishnonte Kuben, por ne te vertete ai perqafoi komunizmin, i cili e skllavnoi Kuben. Perftyrimi i tij, si nji person qe po vjetrohej, por i veshun me
rrobe, si te ishte i ri, nuk perputhet me te verteten e kohes se tashme.
Dukja e Kastros asht shume e ngjashme me fotografine e famshme te Alberto Kordas te 1960-tes qe i bani Ce Guevares, ne ate kohe shume shok i ngushte i Kastros, i cili u ba simbol i levizjes komuniste, ne
shume vende te botes. Por, Kastro as dhe komunizmi, nuk u bane simbol, por ne te vertete, vazhdimisht e ma teper, e humben hovin qe kishin, dhe ma ne fund perfunduen keq.
Duket sikur fotografia e Guevares, ka qene gjithmone prane nesh. Ajo duketasht e vjerrun ne vendet ma te dukshme.
Per ata qe nuk mendojne sic duhet, ajo sherben si nji ikone, por ne fakt asht nji denim. T’i lame Kastron e Guevaren me nji ane. Fjala asht per  mitin e  komunizmit. Fotografia paraqet Guevaren dhe
komunizmin e vjeteve gjashtdhjete, kur ishin ne hovin e tyne. Ne ate kohe komunizmi perbante nji problem dhe qe kishte krijue nji frige te
madhe.
Megjithse vete Kastro dhe komunizmi ne pergjithse, kujtuen se parimet e tyne do te perjetsoheshin, dhe se do te baheshin baza themelore e te ardhshmes, perfundoi ne disfate te plote, Me egersine brutale qe u ushtrue ndaj masave mbas perdes se hekurt dhe asaj te kallamave, te mbylluna me celsa, sistemi komunist tregoi se ishte vetem nji mit(njifar fantazie) e asgja tjeter.
Komunizmi pretendoi se kishte nji largpamje per nji te ardhshme te larget. Ne syte e tij, kapitalizmi ishte nji gja e se kaluemes. Sic pate thane Hrushcovi “A ju pelqen a jo, e ardheshmja asht ne anen
tone” Ai ne te vertete pat ba edhe nji kercnim,”kundershtareve tone ne mund t’i vorrosim!”
Ne cdo vend komunizmi ishte ne marrshim e siper. Sa ma te pa zhvillueme ishin ekonomikisht vendet,aq ma te pershteshme ishin mundesit per perhapjen e komunizmit ne vendet e Azise,Afrikes
dheAmerikes Latine.
Ne kundershtim me teoricienin e tij, Marksin, i cili e konsideroi komunizmin, si mjetin me te fuqishem per zhvillim. Komunizmi filloi ti zaje rraje ne vendet e pa zhvillueme, dhe ai lulzoi edhe ma shume ne
vendet  tepr te vobegeta.
Si vete Kastro, po ashtu komunizmi, e humbe hovin e tyne rinor. Kastro burgosi e torturoi. Ne veprimet e tija ma pak te egra, ai e futi ne kurthe dhe e keqtrajtoi popullin e Kubes dhe shkatrroi ekonomine e
atij vendi. Mbrenda nji kohe te shkurte, Kubes iu desht me marre ndihme nga vendwe te tjera. Ma pare nga ish Bashkimi Sovjetik, dhe kohet e fundit nga Venezuela socialiste, e cila, tash, edhe ajo, asht
ne gjendje shume te keqe ekonomike.
Si nji specie e fundit , qe asht ne zhdukje e siper, Kastro i perjetoi te gjitha. Nder kohe qe dikltatoret, njeni mbas tjetrit e humben pushtetin dhe vend mbas vendi, hoqen dore nga sistemi komunist, Kastro
vazhdoi t’a mbaje Kuben nen kontroll.
Kastro e pa komunizmin tuej ra , nga pozita udheheqse, dhe ma ne fund, e pa ate tuej e cue ne muzeum e mandej edhe ne muzoleum. Dhe vete Kastro luejti nji rrol me randesi ne shperbam jen e komunizmit.
Kastro bani shume perpjekje per te zhvillue vendin e tij, por ato deshtuen. Megjithe kete deshtim, ai nuk e ndali veprimin, e me shqyrtue arsyet se pse deshtuen veprimet, te cilat shkatuen shume
dame. Ai nuk e bani kete gja.Pra, trashigimija e vertete e Kastros asht se ai vadhdoi me keto deshtime, ma gjate se asnji dheheqes tjeter
komunist.
T’a zame se Kuba do te vazhdoje te mbetet vend komunist. Numri i vendeve komuniste qe ekzistojne sot asht Kuba, nji vend shume i vogel,
Koreja e Veriut dhe Venezuela, te gjitha te njollueme. Nder kohe qe bota i jep lumtumiren e fundit, nuk do te kete ma zi per Fidel Kastron, as per vete komunizmin..

Filed Under: Komente Tagged With: Fidel Kastro, Gjon kadeli, Jo me zi per komunizmin, The American Spactator

LIBRI ENCIKLOPEDIK” BARDHESITE E ATDHEUT” PROMOVOHET EDHE NE TIRANE

December 8, 2016 by dgreca

Interviste ekskluzive per gazeten ” DIELLI” qe botohet ne SHBA,me autorin e librit monografik ” Bardhesite e Atdheut”,Afrim Mustafa./

1-mulliqi-lulzim

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/Libri monografik,” Bardhesite e Atdheut” me autor,publicistin,reporterin dhe veteranin e UCK-se,Afrim Mustafa,tashme ka marre jehonen dhe eshte bere i kerkuar,jo vetem ne Kosove,Shqiperi,Maqedoni,Lugine te Presheves e ne Mal te Zi,por edhe ne vende te ndryshme te botes,kudo ku veprojne,punojne,frymojne dhe jetojne shqiptaret.Ky eshte nje Liber-Enciklopedi,ne te cilin jane perjetesuar te gjithe deshmoret e kombit ne nje monografi te perbashket.Monografia ” Bardhesite e Atdheut ” eshte i pari dokument i cili perfshine te gjithe deshmoret qe kane rene ne tri lufterat clirimtare,ne Kosove,Lugine te Presheves,dhe se fundi ne Maqedoni.Gjithsejte jane te perfshire 2225 deshmoret e tri lufterave clirimtare.
Ajo qe e fuqizon kete liber te vecante publicistik dhe monografik,eshte edhe perfshirja ne liber e dy anetareve te nderit,Rifat Jashari,vellau i kryekomandantit legjendar te UCK-se,Adem Jashari dhe Sali Bajra (postmortum),veprimtarit te madh te kombit shqiptar,njeri nga kryengritesit e hershem kunder regjimeve sllaviste te kohes.Libri ka gjithsejte 530 faqe,gjithashtu sukseset dhe Jehona e librit ” Bardhesite e Atdheut” po vazhdon pandalshem dhe me plot gojen mund te themi se ky liber e mban epitetin e Enciklopedise,te dhene nga tre akademiket eminente te Kosovës dhe gjithe kombit shqiptar:Esat Stavileci,Pajazit Nushi(te ndjere) dhe Mehmet Halimi,por edhe personalitete te tjera te jetes publike,shkencore,akademike dhe institucionale te Kosovës,si: Dr.Jakup Krasniqi,Gjeneralmajor,Bislim Zyrapi,Gjeneral,Kudusi Lama,Rrustem Berisha,ambasadore dhe veprimtari,dr.Sabri Kicmari,dr.Hajdin Abazi,dr.Jahja Drancolli.dr.Selim Daci,Gjeneralmajor,Shukri Buja,veprimtari,prof.Behram Hoti dhe nje numer te veprimtareve,intelektualeve,dhe atdhetareve te tjere te kombit shqiptar.Autori i ketij libri Enciklopedik,Afrim Mustafa,per Gazeten ” DIELLI ” qe botohet ne SHBA rrefen me nder dhe krenari per fillimin e krijimit te ketij libri enciklopedik,te cilin e ka nisur qysh ne frontet e luftes,ku ai ishte reporter i drejtperdrejte nga zonat dhe vatrat e luftes ne disa treva te Kosovës.Se pari,Afrim Mustafa rrefen me modesti per raportet e tij te drejtperdrejta nga lufterat e lavdishme te UCK-se, ne Drenice,perkatesisht nga Prelloci,Likoshani,Qirezi,Gllanasella,Likoci,Dobrosheci e vise te tjera drenicase,ku reporteri,Afrim Mustafa kishte shkuar nder te paret nga maji i vitit 1998 dhe kishte raportuar per Radiotelevizionin Shqiptar-TVSH,Radio Tiranen,por edhe media te tjera te huaja,si Dojce Wele,BBC etj.Per here te pare monografia
gjitheperfshirese me 2225 deshmoret e lufterave te UCK- se,doli ne mars te vitit 2008,me rastin e pervjetorit te renies se kryekomandantit legjendare te UCK-se,Adem Jashari dhe 52 familjareve te tij.Ne rrugetimin e librit” Bardhesite e Atdheut”,kjo monografi ka perjetuar kater ribotime dhe disa promovime gjate ketyre viteve te prezantimit per opinionin e gjere publik shqiptar brenda dhe jashte Kosovës.Autori Afrim Mustafa na rrefen se Enciklopedia per here te pare eshte promovuar ne Ferizaj me 12 qershor 2009 ,organizuar dhe realizuar nga komuna e Ferizajt dhe ish kryetari i saj,Bajrush Xhemaili ne bashkepunim me Shoqaten e Familjeve te Deshmoreve te UCK- se,ne nivel te Republikes se Kosovës.Ne kete promovim kishte referuar i nderuari,Xhavit Jashari, ish kryetar i SHFDUCK- se, te Kosovës,pastaj Gjeneralmajor,Shukri Buja dhe shume foles te tjete.Nderkaq,kjo dritare e lufterave te UCK- se, per heren e dyte eshte promovuar ne Struge,me 10 gusht 20010,nen patronazhin e ish kryetarit te ketij qyteti,Ramiz Merko,bashke me Forumin e Intelektualeve Shqiptare te ketij vendi buze liqenit.Promovimi i trete eshte realizuar me 28 maj 2011,ne Ferizaj nga Universiteti i ketij qyteti,” Humanistika”.Promovimi i radhes tregon autori,Afrim Mustafa eshte mbajtur ne Shkup,organizuar nga ” TV ERA” dhe emisioni konaku.
Ky emision,i udhehequr nga moderatori i vyeshem,Fadil Zeqiri u shfaq ne nentor te vitit 2011 dhe kishte arritur shikueshmeri te larte.Gjithashtu autori Afrim Mustafa falenderoi edhe gazetarin dhe moderatorin,Lulzim Mulliqi dhe Stafin e Televizionit ILIRIA, ne Feniks te SHBA-ve,qe  prezantoi me mjaft profesionalizem te larte nje emision special kushtuar prezantimit te librit monografik” Bardhesite e Atdheut”dhe kishte arritur nje shikueshmeri shume te larte ne mesin Komunitetit shqiptaro- amerikan.Sipas autorit te ketij libri,Afrim Mustafa,promovimi i radhes se Enciklopedise,” Bardhesite e Atdheut” do te promovohet edhe ne kryeqytetin e Shqiperise,ne Tirane me daten,10 dhjetor 2016,duke filluar nga ora 14:00.
Promovues: SHFDUCK-Prishtine-Tirane dhe Ministria e Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise.Sipas autorit te librit,Afrim Mustafa,monografia ” Bardhesite e Atdheut” tashme ka filluar te perkthehet edhe ne anglisht,ndersa me vone do te perkthehet edhe ne gjuhen italiane,frenge dhe gjermane.Autori theksoi se,perkthimi I librit ne gjuhes te ndryshme te botes eshte edhe nje sukses dhe arritje e madhe per Kosoven,Shqiperine dhe gjitha trojet tona etnike,e posaqerisht per vlerat e larta te lavdishme dhe historike te tri lavdive,te cilat perhere i kane sjellur liri dhe krenari te gjithe shqiptareve,kudo ne trojet shqiptare dhe ne bote. Ne fund publicisti,Afrim Mustafa,falenderon edhe gazeten e Komunitetit shqiptaro- amerikan dhe gazeten me te vjeter ne gjithe boten shqiptare” DIELLI ” e cila gjithmone na informon ne kohe reale,te sakte dhe objektive per ngjarjet me te rendesishme,kulturore,informative dhe kombetare te shqiptareve te mergates se Amerikes dhe e mban gjithmone te ndezur zjarrin e atdhedashurise dhe nostalgjine per vendlindjen dhe ceshtjen shqiptare.

Filed Under: Interviste Tagged With: Afrim Mustafa, Bardhesia e Atdheut, Lulzim Mulliqi, promovimi ne Tirane

MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

December 8, 2016 by dgreca

Nga Behlul Jashari*/

presidenti-ibrahim-rugova-e-behlul-jashari-shkurt-2005-ne-60-vjeotrin-e-gazetes-rilindja

Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe  të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.

Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të ergër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.

Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet  e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.

Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.Gëzuar!

1-jashari-unnamed-1

*Derisa serbët në veri të Mitrovicës ndërtojnë njëfarë muri ndarje te ura kryesore e lumit Ibër më duket aktual edhe tash editoriali që kam shkruar dhe botuar para 8 viteve – në 30 dhjetor 2008 në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari, MESAZH ATYRE, ne Mitrovice, QË DUAN KUFIRIN

Kosova, letër nga NATO

December 8, 2016 by dgreca

-Mustafa: NATO i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me Kosovën/

unnamed-11-mustafa1-mustafa-ule1-flet-enveri3-me-enverin

-Ministri i Jashtem Hoxhaj: Kosova ka hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n/

PRISHTINË, 8 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ NATO i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me Kosovën, tha kryeministri Isa Mustafa, sot në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke prezantuar të arriturat e Kosovës në raport me organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. “Fillimisht, më lejoni të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm, i cili dje na erdhi nga NATO-ja, konkretisht nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg”, tha Mustafa. Ai përkujtoi se, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës vitin e kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit Stoltenberg, ku ka kërkuar zyrtarisht fuqizimin e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n, në disa dimensione të rëndësishme për Kosovën. “Si rezultat, dje pranova zyrtarisht një përgjigje shumë inkurajuese nga NATO-ja në letrën tonë. Duke marrë në konsideratë propozimet tona të arsyeshme, Sekretari i NATO-së në përgjigjen e tij na ka konfirmuar avancim substancial të bashkëpunimit dhe mbështetjen e Kosovës si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e ndryshme të NATO-s”, theksoi Mustafa.

Më konkretisht, vijoi ai, Këshilli i Atlantikut Verior është pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të NATO-s me Kosovën brenda mandatit respektiv të KFOR-it dhe të Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, i cili bashkëpunim pritet të avancohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

“Në letrën e NATO-s na  kanë ofruar mundësi për aktivitete shtesë të dizajnuara për të fuqizuar bashkëveprimin me Kosovën”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se, këto aktivitete përfshijnë: – Rritjen e vizitave të Këshillit të Atlantikut Verior dhe takimet me Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s si dhe autoritetet relevante të Kosovës, përmes të cilave do të zgjerohet dialogu politik.

– Pastaj dialogu për aktivitetet e bashkëpunimit praktik me NATO-n.

– Aktivitete shtesë të përshtatura për nevojat specifike të Kosovës, të cilat mund të përfshijnë mbrojtjen e rrjeteve informatike, edukim, trajnime dhe logjistikë.

– Zgjerim të aktiviteteve në kuadër të Programit “Ndërtimi i Integritetit” me qëllim të rritjes së kapaciteteve institucionale.

– Pjesëmarrje në disa prej aktiviteteve të Programit të NATO-s “Shkenca për Paqe dhe Siguri”, që ka të bëjë me mekanizmat që ofrojnë mundësitë për shkencëtarët dhe ekspertët e NATO-s dhe vendeve partnere të bashkëpunojnë në relacionet e shkencave civile, teknologjisë dhe të inovacionit.

– Konsiderimi i mënyrave që Forca e Sigurisë së Kosovës, në suaza të mandatit të saj, të marrë pjesë si vëzhguese në ushtrimet e Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagim në Fatkeqësi (EADRCC).

– Eksplorimi i mënyrave që FSK-ja, në koordinim me Ekipin Këshillues Ndërlidhës, të marrë pjesë edhe në ushtrimet e KFOR-it, në përputhje me mandatin e saj.

– Ndërsa, Divizioni për Diplomaci Publike i NATO-s do të konsideroj rrugët për bashkëpunim dhe përkrahje të institucioneve relevante të Kosovës, OJQ-ve, Universiteteve,  dhe akterëve tjerë të shoqërisë civile që merren me çështje të paqes dhe sigurisë, me komunikim dhe diplomaci publike. “Pra, Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, na ka kthyer një përgjigje tejet kuptimplotë, e cila në esencë krijon mundësitë për bashkëpunim thelbësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s”, theksoi Mustafa.

Ai tha se konsideron se ky është një lajm shumë i rëndësishme për Kosovën, pasi që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s dhe po ashtu e fuqizon rolin e Kosovës si faktor i stabilitetit në rajon dhe si një partner i besueshëm i NATO-s në përballimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh mirënjohje për NATO-n, shtetet anëtare, Sekretarin Stoltenberg dhe autoritetet tjera, duke theksuar kënaqësinë që kjo organizatë e cila para 17 vjetësh ndërhyri për të mbrojtur vlerat më të larta humanitare në Kosovë, tashmë i ka hapur udhë avancimit të raporteve të bashkëveprimit me shtetin e Kosovës”, u shpreh Mustafa. Ai shtoi se, ashtu siç është nënvizuar edhe në Samitin e NATO-s në Varshavë, ku liderët e shteteve mirëpritën aspiratat e Kosovës për avancimin e aftësive për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e saj dhe për të kontribuar në sigurinë në rajon dhe më gjerë, shpreh përkushtimin e Kosovës që gradualisht të avancojë në procesin e anëtarësimit dhe që në një periudhë optimale të bëhemi anëtare e NATO-s. “Si Kryeministër i vendit, vlerësoj se Kosova ka bërë dhe po bën hapa të sigurt në ndërtimin e institucioneve shumë të afta dhe kredibile në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kemi Policinë e Kosovës, e cila është ranguar si shumë kredibile, e organizuar dhe e menaxhuar mirë, ashtu siç është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e organizuar sipas standardeve më të larta, ndërsa pjesëtarët e saj janë të shkolluar dhe të trajnuar në qendrat elite amerikane dhe evropiane. Duhet përmendur edhe AKI-në e cila po tregohet shumë profesionale dhe e përgjegjshme në fushëveprimin e saj shumë të ndjeshëm”, tha Mustafa.Ne, përfundoi kryeministri i Kosovës, do të mbështesim fushën e sigurisë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit jo vetëm në këtë pjesë të Evropës por edhe në aspektet globale.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj  tha se Republika e Kosovës ka hyrë sot në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n.“Letra e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa e shpreh në fakt vullnetin e 28 shteteve anëtare të NATO-s për një etapë të re të integrimit euroatlantik të Kosovës.
Prej sot kemi shpejtësi tjetër. Prej sot fillojmë të lëvizim në mënyrë konkrete drejt integrimit të Kosovës në NATO”, u shpreh Hoxha.Ai tha se, letra e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg ofron një raport të mirëfilltë mes NATO-s dhe Kosovës dhe një substancë të plotë të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe NATO-s.“Nga dita e sotme Kosova shndërrohet nga një konsumues i sigurisë, pasi kemi qenë konsumues i sigurisë për një kohë të gjatë, për shkak të pranisë së madhe të trupave të KFOR-it, në një prodhues dhe eksportues të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, theksoi Hoxhaj. Ministri i Jashtëm tha se, Kosova do të bëjë përpjekje maksimale që t’i përmbushë të gjitha kriteret, të gjitha kushtet, me qëllim që në një të ardhme të afërt t’i bashkohet edhe Programit të Partneritetit për Paqe, si parakusht për anëtarësim drejt NATO-s.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, kosova, letër nga NATO

NJË VIT PËR KONICËN-FITUESIT E KONKURSIT

December 8, 2016 by dgreca

Për një vit, nga Dhjetori i Vitit 2015 e deri në 26 Nëntor 2016, Federata Vatra, organizoi veprimtari kushtuar Faik Konicës. Finalja ishte të Shtunën me 26 Nëntor 2016 me tre veprimtari të përbashkëta: Simpozium kushtuar Veprës dhe Jetës së Konicës, Promovimi i romaneve të Faik Konicës “Martesa e Lejlës” e “Sotiri dhe Mitka”, si dhe Ekspozita për Faik Konicën.Pjesmarrësit ishin të shumtë dhe disa prej tyre e ndoqën në këmbë në fund të sallës, madje dhe në korridor. Kishin ardhë edhe nga Florida, Michigani, Bostoni, Nju Xhersi, dhe Kënektikat.

Simpoziumin e ka hapë kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili u uroi mirëseardhjen pjesmarrësve dhe prezantoi moderatorin e veprimtarisë Profesorin Mithat Gashi, i cili ftoi  Pastor Fr. Nathan Preston – nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Kollit, për të përcjellë Lutjen Fetare. Ishin te pranishëm edhe Imam Elez Osmani si dhe dom Fran Kola.

Simpoziumi kushtuar Faik Konicës solli kumtesa me nivel shkencor falë punës serioze të studiuesve: Ilir Ikonomi-gazetar në Zërin e Amerikës, autor i librave “Faik Konica- jeta në Washngton”, “Pavarësia-Udhëtimi i Paharruar i Ismail Qemalit” dhe libri i sapobotuar “Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”… Z. Ilir Ikonomi solli një kumtesë interesante për Faik Konicën- Diplomat(sa keq që nuk patën rast ta dëgjonin diplomatët tanë në Nju Jork a Washington!), Neka Doko,drejtoreshë e Bibliotekës Fan S Noli pranë Kryekishës së Shëngjergjit në Boston,  studiuese e “shkollës franceze”,-solli Kumtesën për Faikun në Harvard; studiuesi Fotaq Andrea,ardhur nga Franca, që solli në këtë vit të Konicës edhe dy librat e tij” Faik Konica-Përlindësi Modern”, një libër i ndërtuar me fletore Koniciane me 450 faqe, si dhe librin me dy romanet e panjohura të Faik Konicës, alias Gjoni i Krujës”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri dhe Milka”, sponsorizuar nga VATRA(fitues i cmimit “Konica”),u paraqit me kumtesën” Roli i “Vatrës” në trajtimin shkencor dhe evidentimin e vlerave të veprës koniciane “.

– Anton Cefa, ish Editor i Diellit, studiues, kritik letrar, poet e publicist, autor  i librit fitues të cmimit Konica” Faik Konica:”Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, dhe shumë librave të tjerë,solli një kumtesë interesante, duke depërtuar në shpirtin konician, studiusja e bibliotekës”Luigj Gurakuqi” në Shkodër, doktorante,kritike letrare, autore librash Arjeta Ferlushkaj,-solli një kumtesë interesante për Albaninë e Faik Konicës, Studiuesit Idriz Lamaj, ish gazetar i Zëri të Amerikës, dhe autor i shumë librave me studime historike,solli kumtesën”MERITA E FAIK KONICËS PËR PËRCAKTIMIN E ALFABETIT TË PËRBASHKËT SHQIPTAR”, studiuesi Agron Alibali, autor i librit fitues të Konkursit të Vatrës” Faik Konica-Dritëhijet e një diplomati” solli kumtesën ” BIBLIOTEKA E FAIK KONICËS, që u lexua nga Asllan Bushati), studiuesi Thanas Gjika,autor librash e një mori studimesh, pjesmarrës në konkursin e Vatrës me librin”“Mosdënimi i krimit është krim i ri”, – solli kumtesën “DOKTOR GJIPERA –ROMANI I PARE REALIST I LETËRSISË SHQIPE.” e lexuar nga Fotaq Andrea) dhe Editori i Diellit, Dalip Greca solli Kumtesën”Faik Konica dhe Gazeta Dielli”. Studiesit sollën këndvështrime dhe interpretime të reja, fakte, dokumente, letërkëmbime, argumente dhe zbulime të reja rreth veprës dhe jetës së Faik Konicës.

Në seancën e dytë u bë promovimi i romaneve të Faik Konicës. Autori-përkthyes që i solli romanet nga frëngjishtja në shqip, Fotaq Andrea, tregoi me detaje se si ra në gjurmë të romave, këshillimet dhe bashkëbisedimet e gjata me ekspetrtë të historisë dhe të Letërsisë, dhe më pas përkthikmi dhe botimi i romaneve. Ekspertja Neka Doko, në fjalën e saj evidentoi vlerat e romaneve.

Vatrani nga Bostoni, Sotir Pani, i biri i ish kryetarit të Vatrës Vasil Pani, dhe i nipi i Josif Panit, nga pionierët e organizimit të Lëvizjes Kombëtare në SHBA, prezantoi librin”At e bir për mëmëdhenë”, libër që i kushtohet babait dhe gjyshit të tij, me botues Kolec Traboini. Edhe ky libër ishte paraqitë në konkursin për Faik Konicën.

***

Në emër të Jurisë të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi. Po ashtu iu ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Në emër të Jurisë(Adnan Mehmeti, Idriz Lamaj, Dalip Greca) të Konkursit për Librat, essenë, studimin më të mirë për Konicën(Vetëm për vitin 2016), Editori i Diellit prezantoi fituesit. Ai falenderoi vatranin biznesmen Zef Balaj,për sponsorizimin e këtij konkursi, duke i shoqëruar çmimet shpërblime.

Z.Balaj i dorëzoi studiuesit Anton Çefa, Çmimin-Për librin “Faik Konica: Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë”, botim i vitit 2016 me vështrime të reja, analiza, esse, që fokusohen në vlerat shpirtërore, kombëtare, vatrane të Faik Konicës.

Çmimi Konica iu dha z. Fotaq Andrea për librin me Esse”Faik Konica-Përlindësi modern” dhe sjelljen në gjuhën shqipe të romaneve”Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Milka”, botime të vitit 2016.

Çmimi Konica  iu dha Z. Agron Alibali për librin “Faik Konica- Dritëhijet e një diplomati”, botim i vitit 2016 qe sjell fakte të reja, analiza dhe interpretime që hedhin më shumë dritë rreth diplomatit, bashkëthemeluesit të Vatrës, Faik Konica.

Ndersa çmimi për studimin më të mirë i shkoi studiueses Dr. Yllka Filipi- Për studimin “Faik Konica: Katër Përralla nga Zullullandi”, që sjell analiza, vështrime të realiteteve historike shqiptare të veprës së Konicës dhe vlerave të satirës dhe humorit Konician.

Po ashtu u ndanë “Mirënjohje” studiuesve kontribuesë për Jetën dhe veprën e Konicës.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE Studiuesin Ilir Ikonomi:Për kontributin e veçantë dhe standartatet e reja të vendosura prej tij me librin” Faik Konica -Jeta në Washington”, botim i Onufrit 2011.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Neka Doko:Për kontributin e veçantë dhënë në studimin e figurës së Faik Konicës dhe evidentimin e trashëgimisë”Konica” në Bibliotekën Fan S. Noli pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE  studiusen Arjeta Ferlushkaj:Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania”.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Bejtullah Destani: Për studimin dhe evidentimin e vlerave të Faik Konicës përmes korrespondencës së zgjedhur për vitet 1896-1942.

Federata”VATRA” nderoi me  MIRËNJOHJE studiuesin Thanas L. Gjika: Për ndihmesën e dhënë në fushën e studimeve dhe sjelljen e vlerave të veprave të Faik Konicës, veçanërisht të romanit “Doktor Gjilpëra”

***

Kolec Ndoja, Kryetar i degës së Vatrës në South Florida, pasi përshëndeti organizatorët, ligjërusit, vlerësoi figurën e Faik Konicës. Ai u zotua se do të merrte përsipër që me shpenzimet e veta do të vendosë një Bust të Faik Konicës në Shkodër, pranë Kolegjit, ku mësoi Faiku. Inisiativa e tij mori duartrokitjet e të pranishmëve.

Z.Ndoja u zotua se së shpejti do të jepte lajmin e blerjes së shtëpisë të Fan S. Nolit dhe kthimin e saj në shtëpi muze.

Ilir Ikonomi, i dhuroi Kryetarit të Vatrës me dedikim librin e tij më të fundit”Esat Pashë Toptani-Njeriu, Lufta, Pushteti”. Z. Ikonomi tërhoqi vëmendjen për shtëpinë e Faik Konicës në Konicë, të cilën ai e kishte vizituar dhe fotografuar në vitin 2010. Ikonomi kërkoi që Vatra të bëjë përpjeke, duke i kërkuar shtetit shqiptar, që kjo shtëpi në Konicë, së paku të ketë një pllakë ku të shkruhet se aty ka lindë Faik Konica. Autoritetet greke e ruajnë atë shtëpi thjesht si një ndërtesë muslimane për të tërheqë turistët, por nuk japin identitetin e saj.

Pas simpoziumit u shtrua një kokteijl në Bibliotekn e Vatrës.Në fund të veprimtarisë u vizitua Ekspoziat për Konicën.(Korresp i Diellit)

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, nje vit per Konicen, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT