• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Diaspora-Manifestim që bashkon krijues të diasporës shqiptare, por edhe suedez

January 26, 2017 by dgreca

Manifestimi letrar “ Sofra poetike” që do të mbahet në Boros të Suedisë, qëllim kryesor ka ruajtjen dhe kultivimin e poezisë shqiptare në dhe të huaj/

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU*/

Qendra kulturore shqiptare “ Migjeni” dhe Shoqata e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi për herë të gjashtë organizojnë manifestimin letrar “ Sofra Poetike” i cili tashmë është bërë një aktivitet tradicional. Qëllimi i këtij evenimenti kulturor është që ruhet dhe kultivohet poezia shqipe si dhe që të forcohet edhe më bashkëpunimi i krijuesve shqiptar dhe atyre suedez. Për shkak të rëndësisë që ka ky tubim i fjalës së bukur shqipe, pritet që edhe kësaj radhe të marrin pjesë poetë nga shtetet skandinave, Shqipëria e Kosova dhe pjesët tjera etnike shqiptare, nga shtetet evropiane dhe kolegë nga Suedia, si dhe dashamirë të tjerë të këtij zhanri krijues, të cilët do të pasurojnë këtë manifestim që do të mbahet në Boros të Suedisë në fillim të prillit të këtij viti.Tashmë në adresë të të shoqatës “ Migjeni” kanë arritur në numër i konsiderueshëm i poezive nga krijues shqiptar, por edhe atyre suedez, sepse ky eveniment ka edhe karakter garues, apo thënë më mirë se juria e formuar do të zgjedh krijimet më të mira letrare, poetin më të suksesshëm, poezinë më të mirë që i kushtohet kurbetit, librin më të mirë dhe prezantuesin më të mirë të punimit poetik.SHSHKSH “ Papa Klementi XI Albani dhe Shoqata “ Migjeni kanë për qëllim, po ashtu, që duke organizuar këtë manifestim dhe të tjerë të ngjashëm t’i bashkoj krijuesit shqiptar të trungut shqiptar, sidomos ata që jetojnë në dhe të huaj, ata suedez dhe dashamirë të fjalës së bukur shqipe. Po ashtu, gjatë këtij manifestimi krijohet një mundësi e volitshme për të shkëmbyer përvoja në fushën e krijimtarisë në shtetin ku ata punojnë e krijojnë.

  • Foto-Dielli-arkiv: Manifestimi i vitit te kaluar ne Boras-Suedi

Filed Under: Mergata Tagged With: krijues të diasporës shqiptare, Manifestim, por edhe suedez, QË BASHKON, Xhavit Citaku

Kryeministrja Britanike May: SHBA dhe Britania mund të udhëheqin botën sërish

January 26, 2017 by dgreca

 

Trump-MAy

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të bëjë thirrje për rinovimin e marrëdhënieve speciale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, për atë që e quan “epoka e re”. May do të udhëtojë drejt Filadelfias, ku do të mbajë një fjalim përpara liderëve republikanë, në një event që do të ndiqet edhe nga vetë presidenti i ri amerikan Donald Trump, me të cilin do të takohet për herë të parë. Sipas BBC, që citon pjesë të fjalimit të May, kryeministrja pritet t’u thotë partnerëve amerikanë se pas Brexit, “Një Britani sovrane dhe globale dëshiron të intensifikojë marrëdhëniet me miqtë e vjetër”. Ditën e premte, May do të jetë e para lidere botërore që do të ndodhet kokë më kokë me Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Mundësitë e tregtisë mes dy vendeve gjatë periudhës post-Brexit, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe e ardhmja e NATO-s pritet të jenë pjesë e bisedimeve. Shefja e qeverisë britanike pritet të thotë se, “në të kaluarën dy vendet kanë punuar përkrah njëra-tjetrit për të mposhtur të keqen dhe për të hapur botën. Ndaj tani kanë mundësinë të udhëheqin së bashku sërish. Para vizitës, zonja May ka deklaruar se, synimi i saj është të ndërtojë një marrëdhënie historike mes dy vendeve, bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta. Por, ajo ka theksuar se, nuk do të ketë ndroje të flasë me presidentin amerikan edhe për çështje për të cilat nuk bien dakord, duke ju referuar këtu deklaratave të tij në lidhje me gratë dhe myslimanët. {Sh.K.}Shënim: Jam i bindur se lobi anglo-sakson dhe protestanizmi janë miqtë më të mirë të kombit shqiptar. {Sh.K.}

Filed Under: Komente Tagged With: botën sërish, May: SHBA dhe Britania, mund të udhëheqin

Kosova do të ketë edhe Ministri të Inovacionit

January 26, 2017 by dgreca

-Oda Amerikane në Kosovë: Inovacioni, ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik/

1 M Inovacioni

-Kosova në një të ardhme afatmesme duhet të ketë edhe Ministrinë e Inovacionit/

2 Inovacioni

PRISHTINË, 26 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Në tryezën e organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temë “Inovacioni dhe Zhvillimi Ekonomik” u diskutua rreth inovacionit dhe ndikimeve të tij në zhvillimin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.Në tryezë, ku u prezantua edhe anketa me biznese për inovacionin, ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka vlerësuar se inovacioni është faktori kryesor i ndryshimeve të ritmit të zhvillimit ekonomik në vend, prandaj të gjitha institucionet duhet të orientohen drejt mobilizimit të kapitalit njerëzor në këtë fushë.
Ai tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka përfshirë në axhendë krijimin e një fondi me anë të së cilit do të financohen bizneset e reja dhe ato ekzistuese si dhe bizneset e orientuara në eksport, duke shtuar se Kosova në një të ardhme afatmesme duhet të ketë edhe Ministrinë e Inovacionit.Më tej Stavileci ka prezantuar faktorët e brendshëm që ndikojnë në zhvillimin e teknologjinë informative në Kosovë (TIK), si fushën kryesore në kuadër të inovacionit, respektivisht si promotor i zhvillimit ekonomik.“Pesë faktorët të cilët mund të zhvillojnë TIK-un në Kosovë: E para është se 34 për qind e qytetarëve të Kosovës janë nën moshën 18 vjeçare; pika dytë është adoptueshmëria në teknologji të informacionit; e treta është njohja e gjuhëve të huaj si të domosdoshme ( gjuha angleze dhe gjuha gjermane); pika e katërt është  shmangia e shkollimit konvencional dhe orientimi drejt aftësimit të shpejtë profesional që bazohet në kreativitet, dije dhe guxim dhe pika e pestë, por jo më pak e veçantë që shkakton barriera tek ne është liberalizimi i vizave”, ka thënë Stavileci.Nga Oda Amerikane, Era Jashari, zyrtare për marëdhënie me qeverinë  tha se inovacioni mbi të gjitha përfshin procese të reja, sisteme të reja të biznesit e metoda të reja të menaxhimit, të cilat kanë një ndikim të rëndësishëm në rritje të produktivitet e rrjedhimisht në zhvillim ekonomik.

Ndërsa Vanesa Gashi nga zyra për komunikime prezantoi të gjeturat e anketës mbi inovacionin, të kryer me anëtarët e Odës Amerikane, ku mes tjerash u vlerësua se ofrimi i lehtësirave dhe diskutimi më i madh politik në promovimin e inovacionit përmes stimujve monetar dhe jomonetar si dhe qasja në kredi për bizneset e reja janë të domosdoshme për të nxitur investimet në inovacion.Arben Ymeraga nga kompania anëtare e Odës Amerikane, Melita & Partners tha se mbështetja institucionale dhe promovimi i inovacionit janë të rëndësishme për rritjen e biznesit, duke theksuar se angazhimi i qeverisë është i domosdoshëm në këtë aspekt.Drenusha Shala themeluese e kompanisë Baruti diskutoi rreth rëndësisë së zhvillimit të inovacionit në Kosovë dhe përvojës së saj si ndërmarrëse. Ajo theksoi se edhepse në Kosovë ka vende të lira të punës, mungesa e njerëzve të kualifikuar profesionalisht paraqet problem kyç në punësim.Ndërsa, Rron Cena njëri ndër themeluesit e kompanisë Formon  vlerësoi se baza themelore e zhvillimit të inovacionit në vend është edukimi dhe aftësimi profesional, në mënyrë që këto aftësi të përmbushin kërkesat e tregut./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: edhe, kosova, Ministri, të Inovacionit

KOSOVE-BE, takimi i parë, MSA për drejtësi, liri dhe siguri

January 26, 2017 by dgreca

-Kosova dhe BE mbajnë takimin e parë të nënkomisionit të MSA për drejtësi, liri dhe siguri/

1 Kosove BE

– Kosovo and European Union held 1st Stabilisation and Association Agreement Sub-committee on Justice, Freedom and Security/  PRISHTINË, 26 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari.-Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e parë të nënkomisionit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim për drejtësi, liri dhe siguri.Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës në një njoftim të përbashkët të dërguar pasdite bëjnë të ditur se, zyrtarë të Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan sot në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet e viteve të fundit në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA), e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova u pajtuan mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të Axhendës Evropiane të Reformave.

BE-ja u interesua rreth shqyrtimit të planifikuar të sundimit të ligjit duke nxitur përafrimin me acquis të BE-së dhe praktikat më të mira evropiane. Kosova u zotua të punojë më shumë për forcimin e paanshmërisë dhe përgjeshmërisë së sistemit gjyqësor. BE-ja theksoi nevojën për të pasur emërime transparente dhe të bazuara në merita të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe për forcimin e gjykatave që merren me krime të rënda. BE-ja shprehu shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me grumbullimin e rasteve dhe e inkurajoi për të rishikuar procedurat e regjistrimit të rasteve.

BE-ja dhe Kosova diskutuan progresin në lidhje me gjurmimin e hetimeve, vendimet e formës së prerë dhe konfiskimet në rastet e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe inkurajuan prioritizimin e vazhdueshëm të kësaj pune dhe nevojën për t’u fokusuar në masat parandaluese. BE-ja theksoi rëndësinë e shtimit të përpjekjeve në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së financave të partive politike. Me synimin për luftimin e korrupsionit në prokurimin publik janë vërejtur hapa për të forcuar transparencën me operacionalizimin e prokurimit elektronik.

Në lidhje me punët e brendshme dhe luftimin e krimit të organizuar, u shkëmbyen pikëpamjet mbi migrimin, azilin dhe riatdhesimin, Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe kompletimin e sistemit të adresave dhe regjistrit civil duke përfshirë edhe veriun. Duke u fokusuar në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, BE-ja dhe Kosova u pajtuan për forcimin e mëtejshëm të punës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe riintegrimit. BE-ja theksoi nevojën për të monitoruar, parandaluar dhe luftuar ekonominë joformale, shpërlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe krimet e tjera financiare. Palët diskutuan nevojën për të forcuar përpjekjet dhe kapacitetet mbi luftimin e krimit, në veçanti krimin kibernetik, narkotikët dhe trafikimin e armëve.

Në lidhje me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, BE-ja dhe Kosova diskutuan nevojën për të çuar përpara zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe alokimin e buxhetit të mjaftueshëm për të drejtat e njeriut. U theksua nevoja për përpjekje reale për të siguruar zbatimin e rekomandimeve nga Avokati i Popullit, duke përfshirë edhe ato nga Kuvendi. BE-ja mbetet e shqetësuar në lidhje me lirinë e shprehjes, dhe theksoi nevojën për financim të qëndrueshëm për transmetuesin publik në pajtim me ligjin dhe standardet më të mira evropiane. Mbi të drejtat e pronësisë, palët diskutuan nevojën për të zbatuar vendimet gjyqësore. Diskutimet u fokusuan më tej në veçanti mbi të drejtat e fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe komunitetit LGBTI, si dhe në sistemin e burgjeve. BE-ja gjithashtu prezantoi rregulloren e re për mbrojtjen e të dhënave të BE-së.

Me respektimin dhe mbrojtjen e komuniteteve pakicë, Kosova ra dakord për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe për të zgjidhur çështje të përsëritura të buxhetit të pamjaftueshëm të ndarë për këtë detyrë. BE-ja dhe Kosova diskutuan çështje të sigurisë dhe incidentet që prekin komunitetet joshumicë dhe theksuan nevojën për t’u marrë me vendosmëri me incidente të tilla për të rikthyer besimin në mesin e viktimave dhe komunitetet e prekura. Situata me të cilën përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe mungesa e progresit në përmirësimin e jetesës së këtyre komuniteteve më në nevojë, mbetet një shqetësim për BE-në.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe  Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me  axhendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim Asociimit, i ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim Asociimit, si dhë nën-komitetet e MSA-së, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë të EU acquis. Takimet e organeve të MSA-së sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të  Komisionit Evropian.

Çdo takim i nënkomitetit monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

Janë shtatë fusha të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Takimet e Komitetit të SA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për t’u ndërmarrë nga autoritetet kosovare.

***

JOINT PRESS RELEASE/

Pristina, 26 January 2017/

Kosovo and European Union held 1st Stabilisation and Association Agreement Sub-committee on Justice, Freedom and Security/

 Officials from Kosovo and the European Commission met in Pristina to discuss developments over the past year in the areas of Justice, Freedom and Security. The discussion was held in the framework of the Stabilisation and Association Agreement (SAA) which entered into force in April 2016. In all areas, the Commission and Kosovo agreed on the importance of implementing the European Reform Agenda priorities.

The EU enquired about the planned Rule of Law Sector Review encouraging alignment with the EU acquis and best European practice. Kosovo committed to further work to reinforce the impartiality and accountability of the Justice system. The EU stressed the need to ensure transparent and merit-based appointments of members to the Kosovo Judicial Council and to strengthening courts dealing with serious crimes. The EU expressed continued concerns about the backlog of cases and encouraged to review case registration procedures.

The EU and Kosovo discussed progress relating to the track record on investigations, final court rulings and confiscations in serious organised crime and corruption cases and encourage continued prioritisation of this work and the need to focus on preventive measures. The EU underlined the importance of stepping up efforts in increasing transparency and accountability of political party finances. With a view to combatting corruption within public procurement, the steps to strengthen transparency by operationalising e-procurement were noted.

On home affairs and the fight against organised crime, views were exchanged on migration, asylum and readmission, Integrated Border Management and the roll-out of the address and civil registry systems including in the North. Focussing on the fight against organised crime and terrorism, the EU and Kosovo agreed to further strengthen work on the prevention of violent extremism and radicalisation and reintegration. The EU stressed the need for systematic efforts to monitor, prevent and combat the informal economy, money laundering, terrorist financing and other financial crimes. The parties discussed the need to strengthen efforts and capacities to tackling crime, in particular cybercrime, drugs and arms trafficking.

On human rights and fundamental freedoms, the EU and Kosovo discussed the need to advance the development and implementation of policy, and sufficient budget allocation for human rights. The need for real efforts to ensure implementation of recommendations by the Ombudsperson, including by the Assembly, was highlighted. The EU remains concerned with regard to freedom of expression, and stressed the need for sustainable funding for the public broadcaster in line with the law and best European standards. On property rights, parties discussed the need to enforce judicial decisions. Discussions further focussed particularly on the rights of children, persons with disabilities and LGBTI community, as well as on the prison system. The EU also presented the new EU data protection regulation.

With respect for and the protection of minority communities, Kosovo agreed to implement the law on the use of languages and resolve recurring issues of inadequate budget allocated to this duty. The EU and Kosovo discussed security issues and incidents affecting non-majority communities and stressed the need to deal resolutely with such incidents to restore confidence among victims and affected communities. The situation facing Roma, Ashkali and Egyptian communities and the lack of progress in improving the livelihood of these most vulnerable communities, remains a concern for the EU.

Background information

  • The Stabilisation and Association Agreement (SAA) is the framework for the EU and the Kosovo administration to regularly discuss technical and policy issues in relation to the European agenda. The SAA bodies include the Stabilisation and Association Council, assisted by the Stabilisation and Association Committee, as well as SAA Sub-Committees, which cover a wide range of the EU acquis. The meetings of the SAA bodies provide direct input into the European Commission’s annual reports.
  • Each Sub-Committee meeting monitors and accompanies Kosovo’s delivery on reforms and identifies how the EU can assist in this process.
  • There are seven areas covered through sectorial meetings of sub-Committees, on Justice, Freedom and Security; Innovation, Information Society, Social Policy, Education and Culture; Trade, Industry, Customs and Taxation; Internal Market, Competition, Consumer and Health Protection; Agriculture, Fisheries, Forestry, Food Safety; Transport, Environment, Energy, Regional Development; Economic and Financial Issues, Statistics.
  • Two other areas covered through the meetings of special groups are the reform of the public administration and normalisation of relations with Serbia.
  • SA Committee and Sub-Committee meetings are co-chaired by the European Commission and Kosovo. Each meeting results in jointly agreed follow-up actions to be taken by the Kosovo authorities. The conclusions from the meetings will be made available on the website of the EU Office in Kosovo.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kosova- BE. takimi i parë, liri dhe siguri/, MSA për drejtësi

Lek Gjoka: Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë

January 26, 2017 by dgreca

Intervistë me poetin, shkrimtarin dhe publicistin shqiptaro-amerikan, Lek Gjoka/

Lek Gjoka alb flag usa flag

Poeti Lek Gjoka ka lindur në Kallmet të Lezhë, nga e ka origjinën edhe peshkopi shqiptar dhe një nga autorët më të lashtë të letërsisë shqipe, imzot Frang Bardhi./

1 Leke Gjoka lib4- Rete i kam mbullur me celes6-Takim me vdekjen5- Perroi i djallit..2-Diellin e kapa per veshesh3-Dallgezi i oqeanit shpirteror

Në vitin 2001-ë botoi vëllimin poetik “Lotët e puthjes” që pasoi në vitin 2003, me vëllimin poetik “Diellin e kapa për veshësh”. Në vitin 2008-ë vjen me vëllimin e tretë me poezi “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror” që e vazhdon në 2013=ën, me vëllimin e katërt poetik “Retë i kam mbyllur më çelës” si dhe me librin me tregime “Përroi i djallit”.

Libri “Takim me vdekje” është libri i gjashtë, në zhanrin e prozës, tregimit, që doli nga botimi në dhjetor të vitit 2016-ë, në Jacksonville Florida SH.B.A, ku edhe ai jeton, punon e krijon, prej 17-ë vite.

Është bashkautor në disa antologji poetike si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë si “Balada e largësive”(1995), “45 Poetë për Lezhën” (1996), “Pas Migjenit” (2001), “Zemra prindërore”(2008) etj.. Gjithashtu boton krijimtari dhe publicistikë në gazetat dhe revistat e diasporës shqiptare në SH.B.A, si “GazetaVatra.com , “Illyria”, “Jeta Katolike” “Dielli” “Bota sot” etj.

Autori Lekë Gjoka jeton familjarisht që nga viti 1998-ë, në Jacksonville Florida SH.B.A me bashkëshorten Bardhe Bushpepa dhe dy fëmijët Donald dhe Daniela Gjoka.

Unë pata rastin të bisedonim si dy kolegë e miq, në Jacksonville Florida, dhe poeti e shkrimtari Lekë Gjoka, me shumë dashamirësi dhe dhe mirënjohje rrëfeu rrugëtimin e tij mbresëlënës krijues. Në fund të bisedës ai përcjell edhe një mesazh të për letrat shqipe:

”Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë, dhe një pjesë prej tyre marrin poezitë e të tjerëve Copy& Paste, në rrjetet sociale, veçmas në Facebook dhe në internet, dhe kur e shikon që poezitë tënde apo të X poeti me emër, i shikon në “vëllimet poetike” që ata pa pikë morali i botojnë si të tyret. Arti ka një sitë të madhe, që në mjaft raste, ajo e sit krijimtarinë e çdo poeti të talentuar, edhe të këtyre mitomanëve.

 

Bisedoi: Raimonda MOISIU

 

-Sapo më ra në dorë vëllimi tuaj poetik “Retë i kam mbyllur me çelës”. Përpos urimeve, çfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?

 

Vëllimin poetik “Retë i kam mbyllur me çelës” është vëllimi i katërt me poezi i cili ka një cikël poetik me të njëjtin titull. Përmban mesazhin e jetës në planetin Tokë, ku retë e luftërave, dhimbjeve, varfërisë sjellin çdo ditë luftën për ekzistencë mes jetës e vdekjes, lotë e trishtim, ndaj duhet që ne njerëzit e këtij planeti, veçmas politikanët, janë ata që firmosin vdekjen me luftëra dhe trazira. Ata, duhet të ndërgjegjësohen dhe të firmosin paqen. Në mënyrë figurative kam ndërtuar, çelësin shpirtëror dhe këto re i mbylla me atë “celës”, duke sjellë te këta njerëz shijen e jetës, të dashurisë dhe të paqes, të gjithë jemi të përkohshëm në këtë botë të padrejtë.

Vëllim poetik është i ndarë në tre cikle të jetës sonë, dhe të tre ciklet kane një poezi, nga ka marrë edhe titullin cikli dhe hapen me ndjenjën më sublime të jetës;- me dashurinë, me dhimbjen dhe me gëzimin e saj, se dashuria kurrë nuk e ngatërron rrugën e saj. Titullin i ciklit të parë e kam pagëzuar me “Sa peshon një puthje?”, sepse ka disa dashuri; dashuria për Nënën, për të dashurën, gruan, për fëmijët, për Mëmëdheun, për Paqen në botë. etj.

Cikli i dytë poetik titullohet me të njëjtin titull sikur është libri dhe e thashë më sipër se përse e kam titulluar ashtu.

Ciklin i tretë ia kam kushtuar kohës dhe titullohet “Kohën e kapa për dore” ku ka poezi për muajt e vitit, ditën e javës, Vitin e ri, Krishtlindjet etj. Pra ne njerëzit e këtij planeti jemi bashkë udhëtarë me kohën, ndaj në këtë vëllim poetik, kam thurur vargje dhe këtyre jam munduar t’iu jap jetë në të gjitha aspektet e jetës, mes dashurisë dhe kohës që ikën me vrap, sa kur shikon thinjat në flokë kujtohesh se sa shpejt ikën jeta ndaj duhet ta jetojmë jetën me sa mundësi që kemi, të largojmë e mposhtim stresin, të sjellim gëzim dhe paqe dhe të jemi human në këtë jetë sa të bukur por edhe shumë të ngarkuar me lot, dhimbje dhe varfëri ekstreme.

-Cilat kanë qenë përfytyrimet më të hareshme se një ditë do të bëheshit poet e prozator? Kush ka qenë, tregimi, apo poezia e parë që ju keni shkruar?

Asnjëherë nuk kam shkruar që të bëhem poet, dhe prozator që të fitoj çmime apo famë. Shkruaj, sepse Zoti më ka dhuruar këtë pasion dhe dhunti, dhe nuk dëshiroj që të vdesë, por në njëfarë mënyre dëshiroj edhe unë t’i shërbej shoqërisë dhe njerëzve që më rrethojnë, duke iu çuar mesazhin e dashurisë njerëzore.

Mbaj mend që poezinë e parë e kam shkruar në kohën e diktaturës komuniste, kur isha në vitin e tretë të shkollës së mesme dhe ia kushtoja një bashkëfshatarit tim nga Kallmeti i Lezhës, shkrimtarit të letërsisë së vjetër shqiptare Frang Bardhi.

-Kush ka ndikuar në mënyrë të veçantë dhe ju ka frymëzuar apo inkurajuar, për t’u bërë shkrimtar?

Ndikimin më të madh për frymëzim e kam nga jeta ku edhe vete kam kaluar ne një oqean jetë, plot dallgë, vuajtje, lot, jam përballuar me vdekjen disa herë në mërgim, por falë zotit dhe jetës, që po e jetoj jetën

-Cilat janë shprehitë tuaja të të shkruarit, p.sh., shkruani çdo ditë, përdorni kompjuterin apo shkruani me dorë. Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi, ndërsa shkruani?

Shkruaj kur ndjenjat me thotë atë që përjetoj ta hedh në letër, t’i jap jetë dhe frymë, muzë.

Shkrimtari dhe poeti nuk matet kurrë sa shkruan dhe nëse shkruan për ditë apo jo, por sa frymë ju jep në vargje jete personazheve të tij, që të mbesin në përjetësi dhe në mendjen e lexuesve.

–Çfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

Muze është dhunti gjenetike, që me shumë punë krijon një vepër për lexuesit.

-Poezitë tuaja, janë mes mendimit artistik dhe filozofik. E ndjeni reagimin e lexuesve dhe çfarë sekreti ka Leka, nëse mundeni ta ndani me lexuesin e krijuesin e gjerë?

Falë rrjeteve sociale si Yahoo dhe tani Facebook, që përveç gjerave negative, ku të gjithë janë të“barabartë”, kanë edhe të mirat e tyre, sepse pa shpenzime poezinë, tregimin apo një shkrim publicistik, e ndan me lexuesin. Personalisht ndjehem mirë ku çdo poezi, tregim apo shkrim publicistik, e hedh në faqen time publike në Facebook (madje edhe kur i ripublikoj) dhe shikoj se për 24 orë e lexojnë disa mijra lexues, ndjej një kënaqësi të madhe shpirtërore, sepse mesazhi që unë dua të përcjell, ia ka arritur qëllimit. Për mua lexuesi është çmimi më i madh, që dëshiroj ta kem në krijimtarinë time, nuk kam as ego apo të shqetësohem se përse shoqata apo individë të ndryshëm, si dhe institucionet përkatëse shtetërore i japin çmimet në bazë miqësie, qoka, dhe rrallë herë në bazë të veprës.

– Përveç talentit që është meritë e juaja, kujt ia dedikoni arritjet tuaj në letërsi?

Vetes në radhë të parë, jetës në udhëtimin e trishtë e të lumtur të saj, si dhe familjes ku një vend të veçantë zë edhe bashkëshortja ime Bardhe Bushpepa, për përkrahjen në krijimtarinë time.

-Sa iu ndihmon angazhimi profesional në kultivimin e pasionit tuaj për letërsinë?

Ndoshta mungesa e vendlindjes ka edhe ajo një ndikim të madhe në pasionin tim e të shkruarit , është një katalizator me shumë. Puna që kam bërë në Florida nuk ka ndonjë ndikim në pasionin e letërsisë.

-Përveç librave të botuar me poezi, “Lotët e puthjes”2001, “Diellin e kapa për veshësh”,2003, “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror”, 2008, “Retë i kam mbyllur më çelës” 2013. Ju gjithashtu keni provuar veten në gjininë e prozës, me librat me tregime “Përroi i djallit”(2013) dhe “ Takimi me vdekjen”(2016). Kush ka qenë frymëzimi për tregimet e librit?

Frymëzimet e mija për në fushën e prozës është jeta që kam kaluar unë dhe shoqëria që më rrethon ajo virtuale dhe e përditshmja reale.

-Ju ndjek vazhdimisht në krijimtarinë tuaj, duke qenë kështu një lexuese e rregullt e saj, mendoj se poezia e proza tuaj nuk është fantazi, por në to është bota e brendshme njerëzore. Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave të njerëzve e të vendeve, në ndërtimin e një “bote të re”, me tipike burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?

Sigurisht çdo krijim artistik ka dhe duhet të ketë fantazi, por tregimet në të dy librat e mij, janë bazuar nga ngjarje jetësore të ndodhura dhe përjetuara. Personazhet , emrat e tyre janë sipas vendit, ku edhe kanë ndodhur ngjarja dhe sigurisht nuk janë emra të personave konkretë, me ndonjë përjashtim të rallë. Zakonisht një pjesë e madhe e personazheve janë ajo shtrese shoqërore, të cilët përbëjnë shumicën e planetit dhe shumë veta gjejnë vetveten në tregimet e mia. Sigurisht në mjaft raste real, tregimet duken sikur kanë ndodhur në kohën e Migjenit, por jo, janë edhe të këtij shekulli, që ne po jetojmë. Mjaft miq të mij, shpesh herë më marrin në telefon, dhe më thonë, se lexova në gazetën Illyria, Dielli etj., atë X tregim dhe dij një histori pothuajse identike me jetën e një shokut tim, që në fakt unë nuk e njihja fare, pra e thënë troç kam si detyrim moral të përshkruaj jetën e njerëzve të thjeshte, sepse edhe vetë kam erdhur nga ajo shtresë dhe nuk dua të shkëputem kurrë nga sinqeriteti dhe thjeshtësia, pasuria më e madhe e çdo njeriu i çdo lloj shtrese superiore të jetë.

-Zhanrin e prozës, -të tregimit – “e bëtë ju që të vinte te ju” apo është preferenca tuaj? Cilat janë elementët thelbësorë të tij?

Tregime kam shkruar që në rininë time. Aty është vete jeta ime, e cila më jep shtysë sikur më thotë:- Vazhdo, jepu jetë e frymë personazheve tënde, sepse është gjithmonë dikush, dhe mund t’i japësh shpresë për jetën, duke pasur ngjashmëri jete me personazhin që ai lexon, me mesazhin që jap mundohem t’I largoj disi nga streset e mosmarrëveshjet e ditës, të jetës e mërgimit, gjithmonë në emër të dashurisë njerëzore.

-Ju i paraqisni personazhet nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?

Kur shkruaj një tregim për disa ditë, unë jetoj shpirtërisht me ngjarjen dhe shkrihem në një me gjendjen emocionale të personazheve të mij. Kur filloj e shkruaj gjithçka rrjedh vetë, farë thjeshtë ndoshta edhe falë pasionit, dëshirës dhe dhuntisë. Madje ka raste në ndonjë tregim me dhimbje, pasi e kam mbaruar, dhe e e lexoj, më shkojnë edhe lot, nga jeta plot vuajtje e tij.

-A të ka rastisur gjatë jetës tuaj të jeni takuar apo të keni pirë kafe me ndonjë nga personazhet e tregimeve tuaja?

Po me disa, por me njërin jetoj për ditë, çdo sekondë të jetës sime. Ai jam vet unë në librin e fundit “Takim me vdekjen”, që ka dhe një tregim me të njëjtin titull.

– Cilat janë sfidat më të mëdha, për ju si autor i disa vëllimeve me poezi dhe prozë?

Poezia është diçka, që do fjalë dhe figura artistike, metafora të goditura e përzgjedhura, një mesazh të qartë filozofik e artistik, ndërsa proza është rrëfim artistik e narrativ të karaktereve, që lexuesi, kur ta lexojë duhet ta përfytyrojë atë ashtu sikur e përshkruan në rrëfim.

Sfida më e madhe në poezi dhe prozë është të jesh vetvetja,që personazhit në tregim apo dhe poezi duhet t’i japësh jetë, për të përçuar te lexuesin mesazhin e dhimbjes e dashurisë njerëzore, paqes shpirtërore.

-A do ta keni të vështirë të rrëfeni në të shkruar një romancë dashurie rreth jetës intime të një gruaje?

Jo nuk besoj se e kam të vështirë, por nuk kam ndonjë shtysë personale, sepse më pëlqen të vazhdoj të jem vetvetja dhe të hedh në letër, ato që unë i përjetoj.

-Kur ktheni kokën pas ndër vite, si e shikoni krijimtarinë tuaj përgjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivat interesante për të ardhmen?

Në fakt çdo gjë e kam lënë të jetë spontane. Nuk kam ndërmend ta mat krijimtarinë time me numra, sepse numrat kanë vlerë vetëm në moshë dhe jo në krijimtarinë letrare. Kam shumë projekte, por varet se sa realizohen, sepse vetë jeta të sjell gjëra të pa pritura.

–Për lexuesit e kësaj interviste -kush është poeti dhe prozatori, Lek Gjoka?

Lek Gjoka është një shqiptar nga Kallmeti i Lezhës, i cili që nga moshën 20 vjeçare udhëton nëpër rrotullat e ndryshkura dhe të lara me gjak të mërgimit në Greqi, Itali, Mal të Zi dhe që nga 1998-ë në Jacksonville Florida. Jeta ime ka kaluar nëpër mjaft dallgë shpirtërore dhe trupore, pas një aksidenti në Fernandina Beach, në shkurt të vitit, 2015-ë, nga i cili akoma vazhdoj të kem pasoja të mëdha, mbas nëntë ndërhyrjeve kirurgjikale. Por ngrohtësia familjare, shoqëria pa interesa dhe pasioni për artin është shpresa e vetme që më bën të besoj, se përsëri do të bëhem mirë nga shëndeti, të vazhdoj udhëtimin jetësor dhe familjar në trenin e jetës.

-Çfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve, që janë duke e lexuar këtë intervistë?

Thjeshtësia, paqja dhe humanizmi janë pasuria më e madhe e çdo njeriu, ndaj është mirë t’i dashurosh këto virtyte njerëzore.

-Mesazhi për botën hyjnore të artit…

Sot ka shumë poetë mitomanë dhe plagjiaturistë, dhe një pjesë prej tyre marrin poezitë e të tjerëve Copy& Paste, në rrjetet sociale, veçmas në Facebook dhe në internet, dhe kur e shikon që poezitë tënde apo të X poeti me emër, i shikon në “vëllimet poetike” që ata pa pikë morali i botojnë si të tyret. Arti ka një sitë të madhe, që në mjaft raste, ajo e sit krijimtarinë e çdo poeti të talentuar, edhe të këtyre mitomanëve. Andaj iu bëj thirrje kësaj race krijuesish, të jeni sa më të ndërgjegjshëm, mos luftoni që të hyni në fushën krijimtarisë, me zhurmën dhe e forcën materiale dhe atë të plagjiaturës, apo duke paguar njerëz që t’iu shkruajnë libra, ego e çmendur e vetgjymtimit intelektual e qytetar, duke fituar edhe çmime imagjinarë, sepse do të vdisni shumë shpejt, pranojeni artin e të shkruarit si pasion e dhunti, si diçka të shpirtit të shenjtë, hyjnore në shërbim të dashamirësve të artit e letërsisë.

Filed Under: Interviste Tagged With: dhe plagjiaturistë, Lekë Gjoka: Sot ka shumë poetë mitomanë, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT