• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

TRADITAT E FAMILJEVE DIBRANE , KUJTOHEN ME NOSTALGJI

January 25, 2017 by dgreca

1 Vjollca Sadiku

NGA VJOLLCA SADIKU/Dibranët kanë qenë të dalluar  si për trimëri, bujari, arsimdashës, puntor të dennjt, zanatçi të shquar, por edhe për karakteristikat e   mënyrës e të jetuarit , duke filluar nga shtëpit, mobilimi i dhomave kuzhinën tradicionale , enët ,  veshjeve, zakoneve etjer. . Ato janë karakterizuar gjthmon edhe nga familjet më të pasura dhe ato me ekonomi më të dobët. Por modernizimi dhe koha e bëjnë të vetën , tani disa nga ato tradita ose janë haruar fare ose tregohen si në përallat e gjyshes na ishte një her një shtëpi me enë balte ose druri, me tavane të punuara etjer.

 Bashkë me zhvillimin e banesës popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mënyra e mobilimit të mjedisit të saj.

Në kuzhinat dibrane  zakonisht përdoreshin enë balte, prej druri dhe prej bakri për gatimin e ushqimit, pjekjen e bukës dhe ruajtjen e bylmeteve. Përdorimi më shumë i njërit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes së objektit.

Në familjet e varfëra fshatare mbizotëronin enët prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varësisht nga vendodhja e fshatrave. Në zonat malore mbizotëronin enët prej druri si në ato të ngrenies, të bylmetit apo ato të ruajtjes së zahireve (ushqimet e konservuara). Në zonat fushore mbizotëronin ënët prej balte si ato që përdoreshin për ngrënie dhe për ruajtjen e ushqimit, ato për mbajtjen e bulmetit dhe enët e ujit. Rrallë ndonjë enë mund të ishte prej druri apo prej bakri. Në familjet me të ardhura mesatare dhe për më shumë në familjet e pasura, mbizotëronin enët prej bakri dhe ato prej porcelan

Osman Mashkulli i clili jeton moshën e tretë thotë se në fshatiun e lindjes ku ka jetuar Shullat , enët th enët thuajse në pjesën dërmuese të familjes të fshatit ishin nga bakri. Edhe tabakat e gostitjes ishin nga bakri..Por tepsiat shton Mashkulli thuajse në pjesën dërmuese ishin nga bakri, ndërsa piatat nga porcelani. Deri von thot bashkëbiseduesi i jonë kishin ruajtur  këto enë, mirpo sot e kësaj dite thuajse smund të gjejsh askund ose të rrallë janë familjet që i kan ruajtur, Kjo është një pakujdesi nga ana e nga ana e jon që skemi ruajt diçka nga e kaluara, të cilët flasin shum për çdo fshat, dhe çdo familje dibrane thot Mashkulli. Familjet e Bejlerëve kanë përdorur për gosti tabakë nga floriri si dhe finxhan kafeje nga florini. Enët i kanë pasur nga porcelani dhe ato janë dalluar si familje pasanike dibrane. Në familjet më të pasura dibrane kanë mbajtur edhe kazanë mishi, kazan hallve, legjen  janie, legjen hallve , ibriku i kafesë, mangall për prush  gjygim për ujë por edhe kuti ku i kan mbajt lirat e floririt

Edhe mobilimi i mjediseve të përdorura për fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcës ekonomike të familjes. Zakonisht këto mjedise ishin mjaft të thjeshta. Në disa fshatrat të Dibrës  antarët e familjes flinin në shtretër prej druri mjaft të thjeshte të shtruar me fier të thatë ose me kashtë, të mbuluara me plafe prej leshi.. Në qytete këtyre mjediseve u kushtohej më shumë vëmendje, duke i paisur me shtretër, me dyshek dhe çarçafë të endur në avlëmend shtëpish. Njëkohësisht me këto mjedise zinin vend dhe baule të madhësive të ndryshme, ku ruheshin rrobat e çiftit dhe të fëmijve të tyre.Në këto sanduk siç i quajn dibranët kanë mbajtur teshat e dasmave, ato për çejz0  pajës të vajzës apo ato për fejesa të djalit..Por edhe në dhomat e nndenjes kishte një sergjen e punuar nga kapakë druri , aty i mbani dyshekët e jorganët ndërsa në disa familje edhe për tu larë.

Kujdes më i veçantë u kushtohej dhomave të caktuara për pritjen e miqve. Secila familje dibrane ka pasur dhomën e caktuar tëpritjes. Disat manjdej edhe sot e kësaj dite e kanë të caktuar një dhom të till e cila përdoret për raste dasme ose  vdekje.  Në disa raste ato ambjente  të dhomave u ngjanin ekspozitave të vogla etnografike në të cilat mund të admiroje llojet e shtrojeve më të mira, si qilima lleshi të punuara me bardura dhe me figura të ndyshme,  sexhade, velenca, jastekë etj; gdhendje të ndryshme në dru si tavanet, kapakët e dollapeve, trapazanët etj, etj. të punuara dhe gdhendura nga duart e mjeshtërve dibran të cilët kanë qenë të shquar për punime karakteristike sidomos të tavaneve.  Perveç këtyre në këto dhoma gjithnjë ishin të pranishme enë të ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takëmi i kafesë, instrumentet popullor të krahinës, armë të varura në mur etj. Veçanërisht në qytete dhomat e miqve shquheshin për paisjet e shumta e të punuara me mjeshtri, sidomos në familjet e pasura, mund të shiheshin mobilje e paisje të ardhura nga qendrat e zhvilluara të vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.

Të gjitha këto mjedise dhe paisje të tjera ishin pjesë e mënyrës së jetesës të rrethit të Dibrës . Ndërkohë  edhe veglat e punës të përdorura nga bujqit, blegëtorët apo zanatçinjtë e ndryshëm, pasqyrojnë mënyrën e jetesës.

Filed Under: Komente Tagged With: KUJTOHEN, ME NOSTALGJI, TRADITAT E FAMILJEVE DIBRANE, Vjollca Sadiku

Hyka realizoi ëndrrën amerikane

January 25, 2017 by dgreca

Futbollisti shqiptar Hyka realizoi ëndrrën amerikane me klubin e San Jose/

1 Hyka ben realitet endren USA

Jahmir Hyka ka vendosur të vazhdojë karrierën në SHBA, tek skuadra e San Jose Earthquakes.  Ditët e fundit ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjecare me këtë ekip. Vlera e transferimit të tij nga Luzerna në San Jose është rreth 125.000$, ndërsa vetë Hyka do përfitojë një pagë prej 500 mijë $ në sezon, plus bonuset, shtëpi, makinë dhe shumë përfitime të tjera dytësore që vijnë nga nënshkrimi i kësaj kontrate. Hyka pritet të ketë një pozicion prej protagonisti në skuadër dhe nga klubi i tij shihet si përforcimi kryesor në këtë merkato. Me këtë blerje nga San Jose, Hyka është një ndër më të paguarit e këtij klubi. Në ekipin e ri, Hyka pritet të mbajë fanellën me numurin 10. Për tu bërë pjesë e ëndrrës amerikane, ai refuzoi oferta konkrete prej Alanispor, Bursaspor e Koniaspor nga kampionati turk, ekipit të Ferenvarosh në Hungari dhe një ofertë prej 700 000$ në sezon nga skuadra e kampionatit kinez Henan Jianye. Në këtë mënyrë, Hyka tejkaloi të tjerët, në sajë të ëndrrës amerikane, të cilën e kishte parësore. {SH.K}.

Filed Under: Sport Tagged With: ëndrrën amerikane, Hyka realizoi

Kosovë-Serbi, Thaçi: Dialogu në fazën finale

January 25, 2017 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: Në takimin në Bruksel është arritur qëllimi kryesor, ulja e tensioneve dhe shmangia e provokimeve/

2 Thaci 2 Dialogu -Dialogu ka arritur në fazën finale, Kosova mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes/

1 Thaci dialogu

PRISHTINË, 25 Janar 2017-Behlul Jashari/ Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i sapokthyer nga Brukseli tha sonte në Prishtinë se në takimin e djeshëm të nivelit të lartë Kosovë-Serbi qëllimi kryesor, që ka qenë ulja e tensioneve dhe shmangia e provokimeve, është arritur.“Padyshim situatat e krijuara pas një periudhe të gjatë të ndërprerjes së procesit të dialogut të nivelit të lartë politik ndërmjet dy shteteve respektive, posaçërisht pas zhvillimeve të fundit të hidhura me veprime provokative dhe retorikë nacionaliste, kanë bërë që ky takimi të jetë mjaft i vështirë”, tha Thaçi. Përkundër këtij fakti, vijoi presidenti kosovar, ne jemi liderë shtetërorë dhe kemi përgjegjësi për të punuar me përkushtim për ruajtjen e paqes dhe normalisht, edhe përfundimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. “Mund të them që jam i kënaqur që qëllimi kryesor i këtij takimi, që ka qenë ulja e tensioneve dhe shmangia e provokimeve të panevojshme, është arritur. Mirëpo, na mbetet shumë që të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore”, theksoi Thaçi.Për ne, vijoi ai, ka qenë shumë e rëndësishme që të flasim hapur dhe të kërkojmë nga Serbia ndalimin e veprimeve që qëllim dhe rezultat kanë destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë.“Këtu, përfshihen të gjitha ato veprime negative provokuese që ndodhën gjatë periudhës së fundit, që më shumë sjellin kujtime të një të kaluare të hidhur dhe si të tilla ngufatin hapësirën për veprime afirmative dhe pozitive drejt qëllimit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve tona”, theksoi presidenti i Kosovës.Ai u shpreh se mendon se ka pasur një mirëkuptim ndërmjet palëve për domosdoshmërinë që të ulen tensionet dhe t’i përkushtohen procesit të dialogut me seriozitetin më të madh.

“Një dakordim tjetër mes palëve të përfshira ka qenë edhe gatishmëria për intensifikimin e takimeve të nivelit të lartë politik dhe ne si përfaqësues të Kosovës kemi shprehur gatishmërinë tonë që të japim kontributin maksimal konstruktiv në këtë aspekt”, tha Thaçi.

Në të njëjtën kohë, vijoi presidenti i Kosovës, ne mendojmë se dialogu tanimë ka arritur në fazën finale kur edhe duhet të jetë e qartë se cili është përfundimi dhe rezultati përfundimtar i këtij procesi.

“Në këtë fazë përfundimtare të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë shpresoj se me ndihmën e ndërmjetësueses znj. Federica Mogherini, ne do të mund të negociojmë dhe të arrijmë një marrëveshje politike përfundimtare të pajtimit dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy shteteve. Vetëm një marrëveshje e tillë është garancë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, garancë për procesin e integrimit të papenguar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të veçantë në BE dhe NATO”, theksoi presidenti Thaçi.

Prandaj, vijoi ai, Kosova mbetet tërësisht e përkushtuar në këtë proces tepër të rëndësishëm dhe mbetet faktor determinues në favor të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Për fund, edhe njëherë dëshiroj të falënderoj zonjën Mogherini për rolin e saj aktiv dhe vendimtar në uljen e tensioneve në mes dy vendeve tona, por edhe për hapjen e mundësisë për një perspektivë të një dialogu të mirëfilltë, që do të çonte drejt normalizimit të plotë, drejt fqinjësisë së mirë dhe pajtimit Kosovë-Serbi dhe popujve tanë. Kosova thërret përsëri për paqe, stabilitet, mirëkuptim, për vlera euroatlantike, për fqinjësi të mirë dhe dua të shpresoj se do ta kemi këtë vullnet edhe te pala serbe dhe ky proces sikur edhe dje, do të udhëhiqet nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian”, theksoi presidenti Thaçi në

Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi  se, “me delegacionin e lartë nga Prishtina,  me mbështetjen e BE-së, u dakorduam që të vazhdojë seria e dialogut në nivel të lartë, si dhe që të ‘ulet topi’ në deklaratat e zyrtarëve”.

Në Bruksel, mbrëmë vonë, ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ka bërë të ditur se palët “kanë diskutuar zhvillimet e ditëve të fundit, janë pajtuar për të lënë prapa tensionet dhe për t’u përqendruar në punën përpara”.

Në raundin më të ri të  takimeve në nivel të lartë Kosovë-Serbi, në Bruksel, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, për herë të parë, pas 30 raundeve kryeministrore, dje ishin edhe presidentët, Hashim Thaçi e Tomislav Nikoliç, bashkë me krerët e qeverive, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, ndërsa në fokus ishte dhënia fund situatave tensionuese dhe realizimi i marrëveshjeve.

Kishte kaluar një vit pa takime në nivel të lartë Prishtinë-Beograd në Bruksel, pas të fundit e të vetëmit të 2016-tës të zhvilluar në 27 janar, ndërsa raundi më i ri i dialogut u mbajt dje ndërkohë që kohëve të fundit kishte tre ngjarje të pasuara edhe me retorika e të vlerësuara nga Prishtina zyrtare zhvillime provokuese dhe axhenda të rrezikshme:  Serbët ndërtuan një mur ndarje afër urës në Mitrovicën Verore, u hodh një bombë natën drejt zyrave qeveritare kosovare në veri pak ditë pasi u përuruan dhe një tren ilegal dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” u nis nga Beogradi për të hyrë në veri të Kosovës pa lejen e autoriteteve, por u ndal para se të arrijë te kufiri, ku për ta ndaluar ishte dërguar njësia speciale e Policisë kosovare.

Filed Under: Featured Tagged With: dialogu, Kosove-Serbi, në fazën finale, Thaci

Dosja e Musine Kokalarit

January 25, 2017 by dgreca

Dosja e Musine Kokalarit….Nuk është dosja e Musinesë, por e jona. Ndaj ta shfletojmë sheshit. Të lajmë gjynahet . Dhe tu themi bijve, se sa e shëmtuar është koha kur njeriu e ha njeriun.Pra, nuk është dosja e saj more zotërinj. Eshtë dosja jonë. E poshtërsive tona./

Nga Ilir Levonja/1-ilir

 

Më 10 shkurt të këtij viti është 100 vjetori, i lindjes së Musine Kokalarit. Gruas simbol i vetvrasjes shqiptare. Po aq sa e bukur aq edhe e mënçur. Short që mëma natyrë rrallë i tok bashkë. Startimit të kulturës me identitet të mirëfilltë shqiptar. Ose përpjekjes për tu dalluar midis dalldisë së Anadollit dhe perëndimit mistik. Një qëmtuese e gjuhës sonë, ose akademia e leksikut të shqipes. Që po ta krahasosh me të folurën e analfabetëve të sotshëm, një batalion rrugëtarësh që hanë fara luledielli. Të vjen keq për fidanishten aktuale shqiptare. Një e folur vdekjeje me ha re ça ban. Dhe ojna huazimesh, sa nga Pireu, sa nga Bosfori, aq edhe nga Apeninet, Iberia. Apo Baltiku i sipërm. Një turli e përsosur e kuzhinës sonë të re, aktuales, ose ”moderne”.2 Musine 3

Për një arsye a një tjetër përkoji që teksa po shfletoja jetën e saj. Krijimtarinë. Të sajën dhë të një martiri tjetër si At Zef Pllumi. Mëkatet shqiptare…, apo gropat tona që zor se kanë për tu mbushur. Që një web si Shqiptarja.com, njofton se si në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes nis proçesi i hapjes së dosjeve. Dhe si dosja e parë, nga ato që do hapet, është pikërisht kjo e Musinesë.

1 Musine Kokalari

Kryeveprës së krimit të Sigurimit të Shtetit. Këtij shteti që në kohë të caktuara të ha të gjallë. Dhe në një kohë tjetër të ngre lapidar.

Në fakt Musineja është jo çështje shtetërore, por kombëtare.

Dhe nuk e di se pse pikërisht në Ministrinë e Mbrojtjes duhet të ligjërojë një zëvendëskryeministër. Duke mënjanuar horrlliqet e një dikasteri simotër si Ministria e Brendshme. Apo një institucioni që pak ditë më parë festoi 104 vjetorin, e kujtoi me qindra oficerë në ca ambjente policie si kazerma skenash teatri. Me tryeza fantash e pjata plot antipastë. Kujtoi vetëm arritjet, jo firot. Jo zullumet. Dhe padiskutim…, që në këtë gosti kanë çekur gotat plastike edhe dënuesit e saj. Madje mund të mbajnë në shtëpi dekorata. E tu mburren nipërve e mbesave. Janë harxhuar kaq vite përgjimesh, survejimesh, e përndjekje sa i bie që mbi 80% e aparatit shtetëror të ketë mbi supe pjesë nga pesha e mëkatit.

Ndaj e them se Musineja nuk është çështje shtetërore, por kombëtare.

Ne shqiptarët nëse kemi Zot, qoftë ky Krishti apo Allahu…, por edhe po nuk patëm. Karshi Musinesë duhet një falje kolektive.

Madje nga ajo e tipit të bulevardit.

Duhet të shkojmë aty. E të rrëfejmë se si e përndoqëm. Të gjithë…, me ushtarakë, me interesaxhinj, me mjekë, me nënpunësa. Se si e çuam drejt kancerit një akademi të tërë. Vetëm e vetëm për të dëshmuar se sa të aftë jemi për dënime kolektive. Dënime në masë.

Nuk e di se çfarë peshe ka një dekoratë kur kujton rastin Musine Kokalari.? Të dëshmojmë se dimë të vetvritemi.

Se sa të pamëshirshëm jemi për të lidhur duart e të vdekurit. Për ta varrosur lidhur me tela me gjëmba.

Ndaj them se nuk është çështje shtetërore, por kombëtare dhe sociale.

Të dalin ata mjekë që i mbyllën dyert e spitalit.

Ata survejues dhe mbajtës protokolli se sa lopata me llaç hidhte. Sa libra lexonte. Në ç’orë shkonte në banjo. Me kë shoqërohej. Më kë fliste. Më kë shëtiste.

Të dalin ata që u gajasën së qeshuri kur Enver Hoxha u habit e tha se, akoma gjallë është ajo rrospija.Kështu vjen një palë në pushtet dhe e kujton duke dhënë ca fonde për botimin e veprës së saj. Që sapo e shikon … me atë letër të shpifur. Dhe shtypur si mos më keq…, në ca shtypshkronja pa emër.

Nuk është e vështirë të kuptosh poshtërimin e dytë e të Musinesë.Vjedhjen tonë klasike, që më jep 5 për këtë punë. Se e bëj me 1 lekë diku. Dhe të tjerat i ndajmë bashkë. Ashtu sikur nuk është e vështirë të kuptosh sot, këtë poshtërimin e tretë. Që bijtë e etërve xhelatë. Hiqen sikur nderojnë martirët e kombit. Nga dikasteret e Ministrisë së Mbrojtjes. Ministrisë që na mbron nga armiqtë e jashtëm. Një fallcitet i radhës. Një politikë e vrasjes natën dhe e qarjes ditën. Nuk është dosja e Musinesë, por e jona. Ndaj ta shfletojmë sheshit. Të lajmë gjynahet . Dhe tu themi bijve, se sa e shëmtuar është koha kur njeriu e ha njeriun.

Pra, nuk është dosja e saj more zotërinj. Eshtë dosja jonë. E poshtërsive tona.

25 janar 2017

Filed Under: Featured Tagged With: DOSJA, e Musine Kokalarit, Ilir Levonja

KOZMOPOLITËT SERBË PUNOJNË PËR SERBINË, ATA SHQIPTARË…

January 25, 2017 by dgreca

1 Shaban Murati 1

Nga SHABAN MURATI*/

 Përfshirja e aktorëve joshtetërorë në planimetrinë e zgjeruar të diplomacisë së përmirësimit të marrëdhënieve midis shteteve është një fenomen i ri, i cili me të drejtë po merr një rëndësi të veçantë në rrymën e integrimit europian të vendeve ballkanike. Por ky fenomen, së pari po shfaq brenda sëmundjen foshnjore ballkanike të mungesës së identitetit joshtetëror, dhe së dyti po merr që në fillim ndikimin dhe instrumentalizimin nga aktorët shtetërorë.

Tipik është në këtë drejtim implikimi i së ashtuquajturës shoqëri civile në çështjen e marrëdhënieve të komplikuara midis Shqipërisë dhe Serbisë. Si modë botëkuptimore në Serbi kanë gjetur kostumin e kozmopolitit, ndërsa në Shqipëri për shkallën mjerane quhen levantinë, sipas përkufizimit të Faik Konicës.

Kur në një rreth diplomatik kam dëgjuar se Veran Matiç, një publicist i njohur serb, aktivist i vjetër i shoqërisë civile dhe me lidhje të shumta në qarqet shtetërore serbe, ka marrë rolin e një eminence gri në marrëdhëniet dypalëshe, kam besuar se është gjë e mirë, që kryeministrat apo qeveritë e të dy shteteve po mendojnë se funksione të tilla a profile të vjetra të diplomacisë së fshehtë, janë ende të dobishme. Por ky besim lëkundet, kur sheh që shumë satelitë jugonostalgjikë sillen në orbitën e kabineteve aktuale qeveritare në Tiranë dhe në Prishtinë, ndoshta jo rastësisht.

Ky besim lëkundet, kur analizon idetë, me të cilat eminencat gri angazhohen për ndërtimin e marrëdhënieve të reja midis Shqipërisë dhe Serbisë. Domethënëse është platforma e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shqipërisë, që parashtron në mënyrë të detajuar Veran Matiç në një rrëfim të destinuar për audiencën shqiptare dhe të botuar në datën 9 janar 2017 nga portali “B92”, i korporatës mediatike me të njëjtin emër, ku ai është kryeredaktor dhe president i bordit të drejtorëve.

Platforma vjen me pretendimin e një interpretimi dhe një optike të shoqërisë civile serbe, që kërkon të ngrihet përtej stereotipave dhe formave të ngurosura mentale ballkanike, duke hedhur vështrimin drejt ndërtimit të një perspektive më optimiste për marrëdhëniet dypalëshe.

Ajo që bie në sy menjëherë në këtë platformë të një përfaqësuesi të spikatur të shoqërisë civile serbe dhe gazetari me reputacion profesional, është identiteti i qëndrimeve, i tezave dhe i interpretimeve, me ato të mendimit qeveritar, diplomatik dhe shtetëror të Serbisë.

Kaq i madh është identiteti i pikëpamjeve dhe qëndrimeve, saqë ngatërrohen rolet dhe në këtë platformë kërkohet përfundimi i një marrëveshjeje ushtarake midis dy shteteve dhe nënshkrimi i një Memorandumi dypalësh të Bashkëpunimit Ushtarako-Teknik. Për atë që ka një minimum informacioni nga ecuria e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, e di se ky është një propozim i vjetër i qeverisë serbe, i paraqitur disa herë qeverive shqiptare dhe me të drejtë është konsideruar i pavend.

Pyetja normale që mund të bëhet është se, çfarë kërkon një përfaqësues i shoqërisë civile të nxjerrë nga sirtari shtetëror çështjen e një bashkëpunimi ushtarak midis dy shteteve. “Ne kemi nevojë për Memorandumin e Bashkëpunimit Ushtarako-Teknik, dhe kjo marrëveshje me siguri do të influencojë pozitivisht për paqtimin e tensioneve të mundshme. Kjo mund të ketë një impakt pozitiv në sigurinë e qytetarëve në Kosovë”, shprehet Matiç.

Të kërkosh një marrëveshje ushtarake midis Shqipërisë dhe Serbisë duket jo vetëm e dyshimtë, por edhe e tepruar. Aq më tepër që pretendohet se do të ndihmojë sigurinë në Kosovë, pra në një shtet tjetër. Një propozim i vjetër shtetëror serb rishfaqet si mendim dhe sugjerim nga shoqëria civile serbe.

Nuk po shtyhemi për të bërë lidhje me një propozim më të vjetër ushtarak të qeverisë serbe për krijimin e një kontrolli të përbashkët ushtarak serbo-shqiptar në territorin e Kosovës etj., etj.

Në diplomaci dhe në marrëdhëniet midis shteteve gjërat kanë rendin e vet dhe nuk mund të flitet për bashkëpunim ushtarak në një kohë që as edhe një marrëveshje e thjeshtë civile dypalëshe, siç është ajo e njohjes së diplomave, e propozuar nga Tirana që në vitin 2002 dhe e premtuar zyrtarisht për t’u nënshkruar nga kryeministri serb Vuçiç gjatë vizitës së Edi Ramës në Beograd në 2014, refuzohet të nënshkruhet nga qeveria serbe.

Para portës së mbyllur të qeverisë serbe qëndrojnë në radhë një numër i madh marrëveshjesh dypalëshe civile, që nuk po nënshkruhen nga Beogradi. Për të mos folur për linjën e ashpër të qëllimshme të acarimit të marrëdhënieve dypalëshe, që po ndjek MPJ e Serbisë, e cila në 6 janar 2017 thërret të ngarkuarin me punë të ambasadës së Shqipërisë në Beograd, z. Xhelal Fejza, për t’i dorëzuar notë verbale kundër protestës paqësore të zhvilluar në Tiranë para ambasadës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt. Për të mos folur për alarmin fals, që shpërndau në katër anët e botës në 10 janar ministri i Jashtëm serb për gjoja sulmet terroriste, që do të bëjnë shqiptarët kundër ambasadave serbe. Ose mbledhja anormale e jashtëzakonshme e qeverisë serbe, e thirrur nga kryeministri Vuçiç pas lirimit me kusht të Haradinajt në Francë etj., etj.

Teza tjetër e kësaj platforme të ardhur nga shoqëria civile serbe për marrëdhëniet dypalëshe, dhe e transplantuar nga dosjet e politikës shtetërore, është ajo e krijimit të një “Bashkimi Ballkanik”, të cilën kryeministri serb Vuçiç, e hodhi së pari gjatë vizitës së tij në Paris në shtator 2016. Vuçiç deklaroi në Paris se “BE-ja nuk është më i vetmi faktor koheziv që mund të bashkojë Ballkanin. Ne duhet ta bëjmë atë vetë tani”. Veran Matiç thotë në platformën e tij: “Ne duhet të ndërtojmë Bashkimin tonë Ballkanik me forcë dhe nga vetë ne”.

Duke analizuar këtë tezë të re të kryeministrit serb për “Bashkimin Ballkanik”, në librin tim “Ballkani Faustian” kam shkruar: “Ftesat dinake për ‘fokusim të ballkanasve te vetvetja’ janë reminishenca të papranueshme të devizës së vjetër serbe ‘Ballkani për ballkanasit’, për ta mbajtur rajonin larg Bashkimit Europian dhe pranë Serbisë”. (Tiranë, 2016, fq. 511).

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për teza të tjera, ku ndër më të rëndësishmet e dosjes diplomatike serbe është ajo e këmbënguljes së njohur shtetërore dhe diplomatike serbe për ta trajtuar Shqipërinë të shkëputur nga Kosova dhe për t’i impostuar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë në neglizhimin e Kosovës si shtet. Shohim një përsëritje të stereotipave të njohur shtetërorë serbë për t’i injektuar shtetit dhe diplomacisë shqiptare pikëpamjen diabolike se shqiptarët e Shqipërisë janë ndryshe nga shqiptarët e Kosovës.

“Unë besoj, – thekson Matiç, – se disa shqiptarë nga Shqipëria janë më afër me serbët e Beogradit sesa me shqiptarët e Kosovës. Unë gjej më shumë gjëra të përbashkëta me disa shqiptarë nga Shqipëria sesa me disa shqiptarë të Kosovës”. Është interesant se, në gjithë atë platformë të detajuar të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë, autori nuk e gjen asnjëherë rastin të pranojë ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës dhe as të shtrojë çështjen e njohjes së Kosovës.

Ajo që mund të quhet e re në këtë platformë civile serbe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, është që për herë të parë ndërtohet teza e çuditshme e referencës së përbashkët mesjetare dypalëshe dhe se Shqipëria dhe Serbia duhet të kthehen te marrëdhëniet e mira që paskan pasur në kohën e Mesjetës. “Çelësi i rivendosjes së marrëdhënieve të mira është të kthehemi drejt kësaj trashëgimie të pasur për të promovuar këngët kombëtare të Mesjetës”, këshillon Matiç. Autori nuk e shtjellon, nëse e ka fjalën që këto marrëdhënie të mira janë të kohës së mbretërisë së Stefan Dushanit, kur Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit ishin të pushtuar nga Serbia.

Nëse pushtimi serb i Shqipërisë mund të konsiderohet model i marrëdhënieve të mira midis pushtuesit dhe të pushtuarve, kjo referencë historike duket si ftesë e krijimit të të njëjtave raporte.

Platforma e paraqitur nga një përfaqësues në zë i shoqërisë civile serbe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë paraqet interes, sepse jep vizionin real dhe rolin real të kësaj shoqërie civile serbe. Ajo duhet parë me shumë kujdes, sepse shfaqet si një nismë e shoqërisë civile serbe për të rezonuar me shoqërinë civile në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe të gjithë civilianët për të bashkëpunuar për një përmbajtje të re të marrëdhënieve të Serbisë me Shqipërinë dhe me kombin shqiptar. Ajo ka rëndësi të ndiqet me vëmendje, sepse e ashtuquajtura shoqëri civile shqiptare ka treguar se i han shumë lehtë karremat e diplomacisë dhe të shtetit serb, që vijnë të mbështjella me kapakun e bashkëpunimit të mendimit të hapur të shoqërisë civile në të dy shtetet.

Dhe që e ashtuquajtura shoqëri civile shqiptare i bie shpejt grepit serb, e tregojnë dy teza të rrezikshme proserbe, që po hedhin në qarkullim gjoja akademik dhe civil disa qendra apo institucione shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. E para është teza mjerane dhe proserbe që Shqipëria dhe Serbia nuk kanë bërë asnjëherë luftë me njëra-tjetrën. “Nuk ka pasur konflikte direkte ushtarake ndonjëherë në historinë e marrëdhënieve me Shqipërinë”, shprehet Matiç në platformën e tij.

Në pranverën e vitit 2016, idiotët e dobishëm të Serbisë në Tiranë nga shoqëria civile kanë deklaruar në forume të sponsorizuara nga Serbia, se midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur asnjëherë luftë. Nuk është në nderin e historianëve shqiptarë, që nuk thanë gjysmë fjale. Vetëm mendjeshiturit mund ta zhbëjnë kaq lehtë historinë e përgjakshme, të gjatë 1300-vjeçare, të luftërave midis Serbisë dhe Shqipërisë; madje, edhe pas krijimit të shtetit të ri të Shqipërisë londineze, Serbia ka pushtuar me luftë dhe i ka mbajtur të pushtuara për disa vite territoret e kësaj Shqipërie.

Levantinët në Tiranë harrojnë se koncepti “Shqipëri” është koncepti historik dhe gjeografik i Naim Frashërit dhe i Rilindjes Kombëtare, dhe jo ai i Konferencës së Londrës të vitit 1913. Për të shfajësuar Serbinë, levantinët pa atdhe të Tiranës, janë gati që luftërat, masakrat dhe spastrimin etnik të popullit shqiptar në Kosovë deri në vitet 1998-1999 t’i trajtojnë sikur i përkasin Timorit Lindor.

Teza tjetër e rakorduar midis kozmopolitëve serbë dhe levantinëve shqiptarë është ajo e të ashtuquajturit komb kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar. “Kosova është kombi më i ri në Europë”; kështu e përkufizon Matiç në platformën e tij. Nuk thotë “shteti”, por del me tezën e huazuar, që e promovojnë disa qendra apo individë në Kosovë dhe në Shqipëri mbi të ashtuquajturin komb kosovar. Platforma, duke e sugjeruar tezën e mësipërme për marrëdhëniet dypalëshe, edhe zhbën shtetin e pavarur të Kosovës, edhe çan Shqipërinë me Kosovën.

Pesha dhe ndikimi, që po marrin grupet levantine proserbe në të dy kryeqytetet shqiptare, dhe të cilët me një lehtësi të habitshme u janë ngjitur strukturave shtetërore shqiptare, nuk mund të mos shkaktojë një shqetësim të madh për rrezikun që ide dhe teza, si këto të platformës civilo-shtetërore serbe, të gjejnë vend në formulimet dhe në vendimmarrjet qeveritare e diplomatike shqiptare.

Burime të afërta me kabinetin e Kryeministrit të Shqipërisë pohojnë se Veran Matiç ka zhvilluar disa herë takime të panjoftuara në Tiranë me përfaqësues të atij kabineti. Nëse idetë dhe tezat e platformës së mësipërme do t’i serviren publikut shqiptar në ndonjë platformë me logon “Republika e Shqipërisë” si çelësi i rregullimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë, kjo do të sanksiononte legalizimin e asimetrisë historike të marrëdhënieve dypalëshe. Asimetri, që është karakteristika dhe trashëgimia negative historike e marrëdhënieve të deritanishme midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Ruajtja e kësaj hierarkie përulëse shfaqet si objektiv i programeve të strukturave shtetërore dhe diplomatike serbe, dhe si koncept i platformave të shoqërisë civile serbe. Shteti dhe diplomacia shqiptare nuk duhet të harrojnë për asnjë moment se “Procesi i Berlinit” apo integrimi europian nuk janë imunitet automatik ndaj rreziqeve kombëtare. Natyrisht, e kuptojmë dhe e mirëkuptojmë që kozmopolitët serbë punojnë për Serbinë dhe e paraqesin kozmopolitizmin e tyre proserb si rruga moderne e ecjes së marrëdhënieve dypalëshe. Ata janë në linjën e interesave kombëtare serbe. Kjo sugjeron si profilaksi që diplomacia dhe qeveria shqiptare të pajisen me filtra të domosdoshëm për tymin këshillimor, që vjen nga tubacionet e së ashtuquajturës shoqëri civile shqiptare, nëpërmjet sponsorizimeve të paverifikuara dhe që përligjen në zyrat e Tatimeve si ndihmë për marrëdhënie të reja midis dy shteteve.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk rregullohen kështu dhe çdo i dërguar i posaçëm serb apo jugosllav me këto ide, nuk mund të jetë eminencë gri i dobishëm për marrëdhëniet dypalëshe. E parë nga këndi i interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk mund të mos lindë pyetja se sa është e ndërgjegjshme për këto situata qeveria dhe diplomacia shqiptare dhe a e kanë të qartë se për kë punon e ashtuquajtura shoqëri civile shqiptare, që i bën jehonën asaj serbe?

  • E dergoi per Diellin  studiuesi dhe perkthyesi Bardhyl Selimi

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT