• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Kosovë-Itali, në Romë Forum i Bashkëpunimit Ekonomik

January 30, 2017 by dgreca

PRISHTINË, 30 Janar 2017/ Në Romë zhvillohet nesër Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, ku kryeministri Isa Mustafa udhëheqë delegacionin qeveritar e  do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të bizneseve italiane dhe kosovare, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme.
Forumi do të përqendrohet tek sektorët që lidhen me teknologjinë agroindustriale, teknologjinë e industrisë së ushqimit, teknologjinë e industrisë së qumështit, teknologjinë e përpunimit të drurit, tekstilit, veshmbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe në teknologjinë informative dhe paraqet një mundësi shumë të mirë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë.
Në këtë Forum, do të jenë të pranishme biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse, si dhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bashkëpunimit Ekonomik, Forum i, Kosovë-Itali, në Romë

PSE S’PËRPAROJNË SHOQËRITË SHQIPTARE ?

January 30, 2017 by dgreca

Nga Sotir GJIKA*/

 PSE  S’PËRPAROJNË  SHOQËRITË  SHQIPTARE ?- Nën këtë titull z. Faik Konitza, te N. 51 i DIELLIT, në kryeartikullin e javës thoshte :  “Që më 1896 e deri më 1910 kam parë disa dyzina Shoqërish Shqiptare të lindin, të vikasin, të rriten pakë dhe të vdesin. Shumë herë kam pyetur vetveten : vallë pse s’rrojnë – edhe kur rrojnë vallë pse s’përparojnë?”

“Pa dyshim një nga shkaqet e para është karakteri i shqiptarëvet, të cilët individualistë të mësuar të rrojnë e të veprojnë veç e veç, nuk janë të zotët të lidhen për një qëllim të përbashkët, të dëgjojnë dhe të pyesin njëri tjetrin. Shoqërimet janë të rralla në historinë tonë ; edhe kur kanë ngjarë, i ka bërë nevoja e çastit, e cila, posa shkoi ka zgjidhur edhe lidhjen. Merrni pak me mënd ku do t’ishim sot, sa do të kish përparuar Shqiptarësia, sikur Lidhja e Madhe e vitit 1879, e shkaktuar nga Kongresi i Berlinit (shihni DIELLIN N. 31, faqe 1) dhe e trajtuar nga Hodo beg Bushatllia me Kapidanin e Mirditës Prenk Pashën – të kish mbetur, qoftë fshehtazi, qoftë jashtë, të kish qënë e organizuar, të kish punuar dhe të rronte deri në ditë të sotme!”

Pasi zhvillon virtutërisht mos rritjen dhe mos rregullimin e shqiptarëve, në pikpamje Lidhje ose Shoqërie, hedh dritë mbi më të mëdhenjtë lajthime që bëjnë shqiptarët, duke i hapur dyert e Shoqërive çdo njeriu, të cilin pa e peshuar sa derhem vjen, i lëshojnë dhe vëndin e kryesisë!….. Dhe përfundon duke thënë :

“Dhe mos pakësoni me të pa drejtë vlerën e fjalëve aë them, duke besuar se janë mendime të lindura nga zemërimi i çastit. Jo. Këto fjalë i kam thënë disa herë te ALBANIA. Nuk mbahen Shoqëritë me demënte të turbullta në krye. S’godit njeri. Flas përgjithësisht. Heq një mësim. Blatoj një konkluzje për fitim të shqiptarëvet, të vetmit që mund të kenë dhimbje për Shqipërinë”.

Të pëlqyera sa edhe diturake janë këta mendimet, prandaj u erdhi koha sot që t’i përsërisim, duke marrë shkak nga bashkimi që po mundohemi të goditim ne, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara. Shpesh lindet një pyetje : pse nuk përfundoi bashkimi që prisnim më 24 të Shën Ndreut? Pseja është kjo : cilido shqiptar që gëzon shtetin e udhëheqjes, ose që ka ato pretenca, ka bërë një parti më vete të tij, për të mos i humbur titulli i shkretë! Gjithashtu dhe Shoqëritë kanë secila zyrtarët e tyre, të cilët dhe ata s’duan të humbasin titujt!!

Me këto sisteme ndarëse dhe të padobishme, duke vepruar shqiptarët, s’kanë mundur kurrë, me shërbimet e tyre të plota, të sjellin atë pemën e bukshime, sepse sëmundja e titujve i ka shtyrë gjithmonë të punojnë edhe kundra qëllimit të tyre ; fjala bie kur shohin që u rrezikohet shteti që përmëndëm. Historia e jetës sonë rrëfen pa masë të këtilla ngjarje, të cilat na kanë sjellë dëme të mëdha për popullin tonë. Prandaj duhet të kemi bindje se ndryshe e kemi pisk.

Le të flasim tani për bashkimin, shkaqet e të cilit që nuk u krye, janë pa dyshim fjalët që thashë më sipër, se përvumjet e igjetëvet shqiptarë në mbledhjen e madhe të Bostonit u rrëfyen fare të pa zemërta, të turbullta dhe etja për bashkim fare e shuar. Shoqëritë heshtën, një heshtje e thellë! Rrëfyen një ironi të madhështuar, përveç dy a treve të cilat u shfaqën për bashkim.

Nuk jemi të shumtë të themi që cilado Shoqëri dhe cilido udhëheqës me adhuronjësit e tyre që s’kanë edhe ata mendimet e tyre për   të mirën e atdheut, po mendimet, or zotërinj  të dashur, të secilit lipset të shpallen, të shfaqen në dritë, të vihen në bisedim tek të gjithë opozicionet, që kësisoj të zgjidhet një më i miri, i pëlqyer prej të gjithë partivet, se koha më s’na pret për të vepruar ndarësisht.

Kur shohim që, në gjithë këtë periudhë të gjatë pune, Shoqëritë tona lindin, vikasin rriten dhe vdesin, pse nuk bëjmë një të fortë e jetëgjatë ? Përgjigja e kësaj është e thjeshtë : s’duam, s’na le egoizmi, na mbyt nakari. Më 1910, kur grekët bënë kryengritjen në Gudi për veprën e përmirësimit dhiato anorthotikon ergon, që u vu në pushtet diplomati kretas z. Venizello, ana e opozitës, Theotakasit, Mavromihalasit, Balazit etj. i mbyti nakari dhe s’dinin se ç’të përdornin, sa i vunë dhe dinamit në hekurudhë, që t’a shuanin fare prej faqes së dheut burrin e shtetit, të vetmin diplomat të Greqisë. Për fat të zi këto sëmundje mushkëringrënëse i kemi parë dhe i shohim në rreth tonë!

Po, o udhëheqësit e Shqipërisë së mjerë, ju betojmë për emrin e shtrenjtë të Shqipërisë, flakini tej mëritë e veçanta personale që ushqeni për njëri tjetrin, përpara bashkimit shpëtimtar s’ka gjë më të fitimshme për juve. Populli tërë shpresat i ka hedhur mbi ju dhe po pret  me padurim lajmin gazmor të BASHKIMIT TË FORTË. Vëllezërit tanë, shqiptarët, në Shqipëri e gjetkë, i ka mbytur lumturia, që kur dëgjojnë për bashkimin e shqiptarëve t’Amerikës dhe armiqtë i zuri data e belaja. Mos u trembni, as mos jeni aspak në dyshim për titujt, se ju sigurojmë që populli u zgjua nga letargjia e gjatë dhe ata patriotë që meritojnë shtet të lartë i njeh, i nderon, i respekton dhe s’i largon kurrë nga tryeza.

*(U botua ne Dielli, 25 Janar 1912 me pseudonimin-SHKËMBI I MBLETËS)

Southbridge, Mass., 25 janar 1912

 

Filed Under: Politike Tagged With: PSE S’PËRPAROJNË, SHOQËRITË SHQIPTARE ?, Sotir Gjika

Trump Invites a Terror Attack

January 30, 2017 by dgreca

1-david-filips-300x169

By David L. Phillips*/

2 Trump Immig

The Trump administration insists its immigration and refugee policy will make America safe. However, Trump’s thinly veiled racist and Islmaphobic policies will have the exact opposite effect: intensifying radicalization, inviting attacks against the United States, and undermining the campaign against the Islamic State.Trump’s policy is based on wrong information.Trump banned nationals from seven majority-Muslim countries — Iraq, Iran, Syria, Somalia, Sudan, Libya, and Yemen. But there has never been a terrorist attack by a national from these countries in the United States.The policy puts Americans at-risk.

The executive action will be used as a recruitment tool, summoning jihadis to battle, and risking hard-fought gains in Iraq and Syria. Extremists will use the order as proof that the US is at war with Islam. US citizens and interests may also be targeted.Banning travel by Iraqis is vexing, and totally inconsistent with the US-Iraq Strategic Framework Agreement.It undermines Trump’s plan to work with “coalition partners” to defeat ISIS, straining relations with an ally the US needs to defeat ISIS and liberate Mosul.The executive action betrays Iraqis who put their lives on the line serving as translators and fixers for the US military.

It compounds confusion created by Trump’s comments at the CIA last week, asserting that the US should have “kept” Iraq’s oil.

It emboldens America’s detractors. Moktadar al-Sadr, a radical Shiite cleric, has demanded the expulsion of US troops from Iraq.

Though Iraqi Kurdistan has de-facto independence, Iraqi Kurds still travel using Iraqi passports. Banning their travel is insulting to the few real friends we have in Iraq.

The executive order tarnishes America’s reputation. Refugees and migrant want to resettle in America because they see it as a shining city on a hill. America’s openness and freedoms are its greatest appeal. Trump’s ban casts doubt.

The US is respected for its “can do” attitude. However, the chaos arising from Trump’s executive action makes the Trump administration look incompetent, giving ammunition to our critics and sewing doubt among our friends.

Trump is accused of a double standard. Muslim-majority countries where the Trump organization does business were exempted, fueling ethics concerns.

What next?

Expect an attack on US soil. The Trump administration will react by extending the ban or by making it permanent. Institutionalizing Islamophobia risks a spiral of deadly violence.

David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a senior adviser and foreign affairs expert to the US State Department under Presidents Clinton, Bush, and Obama.( Huffington Post)

* Director, Program on Peace-building and Rights, Institute for the Study of Human Rights, Columbia University

 

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Philips, Invites a Terror Attack, Trump

Ç’është “Vatra”?

January 30, 2017 by dgreca

Nga Bahri OMARI*/

Dielli- Dhjetor 1917/Shumë atdhetarë nga koha në kohë përpiqen t’i hedhin gurë Vatrës dhe kërkojnë të dinë se ç’ka bërë Vatra. Federata Vatra është e vetëmja shoqëri që ka përhapur arësimin midis shqiptarëve. Gjysmët e atyre që dinë të shkruajnë e të këndojnë këtu n’ Amerikë, pa dyshim janë mësuar nga pemët e propagandës kombëtare që ka përhapur shoqëria jonë më të katër anët e Amerikës.Instituta jonë u mësoi parimet konstitucionale gjithë shqiptarëve t’Amerikës. Sot më çdo kolloni që të vesh, gjen shqiptarë të stërvitur mirë, të cilët dinë të organizojnë një mbledhje, dhe dinë pak a shumë t’i mbajnë bisedimet pas parimeve të shoqërive.

Shqiptarët e Amerikës në kanë marë pjesë në jetën shoqërore, s’ka asnjë dyshim që e kanë fituar me anën e Vatrës. Edukatën që u mungonte nga Vatra e kanë marë. Njëherë e një kohë shumë pak do gjenje shqiptarë që të dinin të shkruanin e të këndonin, po sot ka me qindra, me mijëra.Nofta disa do duan ta xhveshin Vatrën nga këto shërbime që i ka bërë kombit duke thënë se lëvizjet nëpër kollonitë i bën njëri e tjetri. Dhe këtu është moskuptimi. Vatra është si një general që komandon një ushtëri, e cila, po të dalë fitimtare, nderin e math e merr generali dhe jo ushtarët, të cilët derdhin edhe gjak, se ay është timoni i punës, ay është që bën plane për të dërmuar armikun.

Pastaj Vatra është ajo e vetëmja shoqëri që e ka bërë të njohur në qarket dipllomatike të Evropës çështjen tonë dhe të drejtat me çdo farë mënyre. Për këtë qëllim ka derdhur mijëra dollarë. Me t’atilla veprime Vatra u bë shoqëria që simbolizon një politikë fjeshtë kombëtare, duke mos anuar as nga nonjë anë dhe duke mos u bërë vegël e asnjë propagande të huaj.

Cilado qeveri që ka pandehur ta bënte vegël për politikë të saj shoqërinë tonë, e mori vesh që i goditte sëpata më gur. Armiqtë tanë e kanë halë në sy se e çmojnë që, në ka një organizim që t’i japë jetë çështjes shqiptare, është Vatra. Sot çdo qeveri, si Amerika dhe të tjera, Vatrën pyesin për çështjen tonë, nga ajo shpresojnë që munt të marrin informata të plota dhe të sigurta.

Situata e Shqipërisë i rëndon barrën shoqërisë sonë që të bëjë detyrën e qeverisë dhe ta kapërcejë kufin’ e programit. Vatra shërben më tepër se ç’e detyron programi i saj. Prandaj meriton me të vërtetë të jetë Kruja e Shqiptarëve, se gjithë andej presim të dalë ëngjëlli i lirisë dhe t’i japë frymën shënjtërore Shqipërisë.

Shoqëria jonë e lavdëruar, e ka rrëfyer që është mpështetja jo vetëm e anëtarëve të saj, po e gjithë shqiptarëve, se ka ndihmuar me sa i është mundur çdo shqiptar me çdo rasje. Përveç shërbimeve të para, Vatra, në këto dy vjetët e fundit, u përpoq t’i mirëpriste dhe t’i lehtësonte gjithë shqiptarët që vinin n’ Amerikë, duke emëruar një përfaqësonjës të saj në zyrën e imigratës të New Yorkut. Pastaj që të muntte të kërkonte të drejtat e Shqipërisë për s’afërmi, bëri atë punën më të madhe duke emëruar tre delegatë n’ Evropë, dhe për këtë gjë mblodhi një fond që s’e ka mbledhur asnjë organizim tjatër i shqiptarëve.

Pra Vatra është e vetëmja shoqëri që e përfaqëson çështjen tonë në të huajtë. Ajo është që u interesua të çajë orizontet me qindra telegrame kur ka ardhur rasti. Dhe gjithë këto, Vatra i ka bërë midis shqotave dhe furtunave, se gjithënjë grindavecët kanë dashur ta luftojnë. Prandaj ndihmojeni shoqërinë tonë të madhe duke u bërë anëtarë të saj, që të mundë të vazhdonjë veprën e saj të shenjtë.

*Dielli, 7 dhjetor 1917. Bahri Omari ishte Editor i gazetes “Dielli” nga korriku 1916  deri në nëntor 1919,  kohë kur u largua me kërkesën e vet duke dhënë dorëheqjen. Ky shkrim eshte botuar si Editorial i gazetes”Dielli” ne numrin e 17 Dhjetorit 1917(Dielli-Arkiv/)

Filed Under: Opinion Tagged With: Bahri Omari, Ç’ËSHTË “VATRA”?, dielli, Editorial

MENAXHERI ITALIAN RRËFEN : FLUTURONJA ME DROGËN E NARKOSVE

January 30, 2017 by dgreca

(Nën mbrojtje në Shqipëri. 68 vjeç, fitonte 25 mijë euro në çdo rrugë)/

1-eugjen-merlika-225x300Shkruar nga Andrea Galli/Perktheu:Eugjen Merlika/MILANO: Fillimisht kishte qënë i heshtur, deri në mohimin e faktit të dukshëm, duke filluar nga dyqind kilogram mariuhane në aeroplanin e turizmit të përplasur në shtator, ndërsa mundohej të ngrihej nga një rrip toke në Ishëm, pranë Durrësit. Tani menaxheri italian Guido Andrea Guidi, 68 vjeç, nuk pushon “së foluri”. Rrëfime mbi rrëfime. Aqë sa të alarmojë botën e krimit shqiptar që e kishte rekrutuar e kundër së cilës është rrjeshtuar, duke treguar emra, aq sa të detyronte hetuesit e Tiranës t’i tërhiqnin pashaportën, t’a vinin nën mbrojtje absolute dhe ta fshihnin në vende sekrete, për të shmangur hakmarrje vrasëse.Rrezikon, rrezikon shumë Guidi, një jetë aventurore me telashe gjyqësore (kishte rënë në ujdi me gjyqtarët për një aksident ajror me vdekjen e dy pilotëve të kompanisë së tij të vogël ajrore), lidhet me “narkost e Ballkanit” për të rregulluar disa probleme ekonomike. “Kontrata” parashihte trasportin e drogës nga Shqipëria në Lombardi, me vendmbërritje të njëjtin treg të Milanos. Udhëtime të shpërblyera me 20 mijë deri në 25 mijë euro, për t’u kryer me fluturime “fshehurazi”(në kuota t’ulta duke shmangur radarët), me ulje në dhjetra aeroporte turizmi (ka edhe nga ata vetiakë të nxjerrë në fusha) me tërheqjen e mariuhanës nga njerëz t’organizatës.

Gjithshka e lehtë me kusht që të mos pikaseshin. Me atë aksident të shtatorit, të ndodhur në një zonë të vetmuar, por që të çonte tek trafikantët, menaxheri e kishte prishur krejtësisht mbulojën. Policët kishin arritur më parë se sa bashkëpuntorët e Guidit ; e kishin marrë dhe shpënë në zyrë për t’a pyetur ; në pritje e kishin sistemuar në një hotel. Ndoshta milanezi kishte menduar të organizonte arratisjen pa gjetur mbështetje të përshtatëshme, i braktisur siç kishte mbetur nga organizata ; ndoshta ishte i sigurtë se, me kohë, do t’a kishin liruar ose do t’a linin në heshtje çështjen. Ndërsa gjërat ishin keqësuar me shpejtësi, edhe për zbulimin e një blloku në xhepin e manaxherit, që përmbante numura personash”tepër të rëndë”, duket se ishin personazhe me ndikim në jetën publike shqiptare. Nga hoteli Guidin e kishin fshehur në gazerma. Shumë i pavolitshëm, shumë e brishtë pozita e tij : më mirë të merrej nën kujdes e të punohej me të në qetësi. Duke pasë fituar besimin ne vetvete, ose edhe tek hetuesit, apo ndoshta për të provuar të shpëtonte, 68-vjeçari “këndoi”. Me njoftime të vërteta, shpejt të kontrollueshme. Është e vështirë të merret me mënd kur Guidi do të rishohë Italinë. Shqiptarët nuk kanë asnjë niet t’a lënë të iki. Duhet të mbyllet hetimi. Një nga të shumtit, në të vërtetë, mes dy Vendeve.

I këtyre orëve është ripohimi i policëve dhe karabinjerëve për zbarkimin e pandërprerë, veçanërisht në Salento, të gomoneve të mbushura me drogë, edhe se është dimër e deti është me dallgë. Skafistët nuk njohin pushim. Kërkesa është këmbëngulëse dhe oferta nuk mund të jetë më e pakët. Simbas vlerësimesh jo zyrtare të Rojës së Financës, fitimet nga mariuhana arrijnë shumën e një të katërtit Prodhimit të Përgjithshëm bruto  të Shqipërisë. Kanë qenë kriminelë të pasuruar me trasport emigrantësh në vitet e dëshpërimit të luftës civile, që kanë blerë shtëpi e hotele në Vlorë, që janë qetësuar duke bërë rrush e kumbulla fitimet në festa, në makina lluksi, në kokainë e kurva, por që, më së fundi nuk i kanë qëndruar dot pasionit kriminal. Janë kthyer plotësisht në trafiqet. Njëri ndër më aktivët, thonë, ka një nofkë e lindur për “merita” të padiskutueshme n’atë fushë : e quajnë “çakalli”.

“Corriere della Sera”, 28 janar 2017                         

E përktheu Eugjen Merlika        

Filed Under: Analiza Tagged With: E NARKOSVE, Eugjen Merlika, ME DROGËN, MENAXHERI ITALIAN RRËFEN : FLUTURONJA

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT