• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

Hoxhaj takon shqiptarët në Kroaci

February 21, 2017 by dgreca

-Lidhjet historike mes dy shteteve forcohen/

 

1 flet Hoxhaj

Zagreb, 21 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me vizitën në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kroaci ku sot ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaska dhe ka mbajtur një ligjëratë.

2 Hoxhaj

Hoxhaj ka folur para një numri të përzgjedhurve nga shkenca, shoqëria civile dhe diplomacia, për raportet e jashtëzakonshme politike që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, edhe  për faktin që ka një lidhje historike mes dy shoqërive.4 Hoxhaj Kraci

Si shembull, ai ka përmendur komunitetet shqiptare nga Kosova dhe kroate që jetojnë në të dyja vendet respektive dhe që e kanë forcuar këtë raport të veçantë mes të dy vendeve të Ballkanit.“Sa herë që jam në Kroaci, kam një ndjenjë të fortë të raporteve të veçanta që kemi jo vetëm ndërmjet shteteve tona por edhe shoqërive. Janë edhe lidhje historike. Në kohë të ndryshme, kemi dhënë shumë për njëri-tjetrin dhe nuk dyshoj se do të jetë kështu përherë. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për intensifikim edhe më të madh të raporteve në të gjitha nivelet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë” ka thënë Hoxhaj në ligjëratën e organizuar nga Lëvizja Evropiane e Kroacisë dhe Akademia Diplomatike.

Më pas, Kryediplomati Hoxhaj ka takuar edhe deputeten shqiptare në Kroaci, Lekaj Prljaska të cilën e ka falënderuar për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë shtet.

Po ashtu, ai është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci të cilët i ka ftuar që ti forcojnë edhe më shumë lidhjet me sy shteteve dhe popujve.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovicć, Kryeministrin Andrej Plenkovic, ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier dhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstičević./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: B Jashari, Hoxhaj takon shqiptarët, ne Kroaci

KOMISIONI: TERRITORI I KOSOVËS 10. 905. 25 KM²

February 21, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës përshëndet publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të shtetit/1 Kom Territorit kosvePRISHTINË, 21 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se përshëndet publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, të publikuar sot nga Komisioni gjithëpërfshirës i ekspertëve, i kryesuar nga akademik Hivzi Islami dhe i monitoruar nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

3KomisioniQeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.Qeveria e Republikës së Kosovës respekton edhe mendimin ndryshe të disa anëtarëve të Komisionit, duke shpresuar se ky mendim reflekton vetëm këndvështrimin e institucionit që ata përfaqësojnë dhe fton të gjithë për një bashkëpunim të mëtejmë deri në përfundimin e plotë të punës së Komisionit.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton edhe një herë të gjithë spektrin politik dhe qytetarët e interesuar që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin deri në finalizimin e raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.Qeveria e Republikës së Kosovës vijon përkushtimin e saj që të punojë pareshtur në përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj.

KONKLUDIMET 

NGA DRAFT-RAPORTI I PUNËS SË KOMISIONIT PËR MATJEN E TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 Në mbështetje të të dhënave, argumenteve dhe gjetjeve profesionale, shkencore dhe menaxheriale që u ofruan nga institucionet pjesëmarrëse në procesin e matjes, si dhe debatit dhe verifikimit të mbulueshmërisë me dokumentacion administrativ e hartografik nga ekipi i specialistëve të fushave të ngushta në terren, pikërisht në segmentet dhe pikat e diskutueshme, Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës njofton se madhësia territoriale e Republikës së Kosovës para 25 gushtit 2015, përkatësisht nga vitet 1961-1981 është 10.887 km² dhe nga vitet 1982-2007 është 10.908 km².Mirëpo, në bazë të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti ynë, në radhë të parë me Planin e Ahtisaarit (Aneksi VIII) të 2 shkurtit 2007, me demarkacionin e kufirit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka një ndryshim të vogël të sipërfaqes në zonat kadastrale të Debëlldesë (minus), Restelicës (minus) dhe Dimcës (plus), në kufi me Maqedoninë. Prandaj, MADHËSIA TERRITORIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS SOT ËSHTË 10. 905. 25 KM².

Pjesë e këtij Draft-raporti, si dhe Raportit përfundimtar të punës së Komisionit dhe të dokumentacionit (gjeoinformacioni, hartat e kadastrit të tokave, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, planet zhvillimore e mjedisore, baza ligjore, faktet shkencore etj.), si dhe të gjetjeve profesionale, shkencore dhe menaxheriale të subjekteve pjesëmarrëse në proces, që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës dhe të njësive më të vogla territoriale-administrative, do të jenë disa anekse.

 Prishtinë, 21. 02. 2017

PËR KOMISIONIN E EKSPERTËVE PËR MATJEN E TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 Akademik Hivzi ISLAMI, Kryetar

Filed Under: Analiza Tagged With: 10. 905. 25 KM², Behlul Jashari, Territori i Kosoves

Kosova me NATO-n ecje përpara

February 21, 2017 by dgreca

-Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë vizition KFOR-in/

NATO-Kosove-Gjenerali Curtis Michael Scaparrotti

– Gjenerali Scaparrootti: Stabilitieti i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie kritike për NATO-n. Derisa Kosova ecë përpara dhe përqafon të ardhmen e saj, NATO mbetet e zotuar për të bërë pjesën e saj/

PRISHTINË, 21 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjenerali Curtis Michael Scaparrotti vizitoi  sot shtabin qendror  të Forcës së Kosovës, NATO-s.

Gjatë vizitës së tij, Gjenerali Scaparrotti  u mirërprit nga Gjeneral Majori Giovanni Fungo, Komandant i Forcave të Kosovës (KFOR) dhe u informua mbi zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë dhe asaj socio-politike në Kosovë. Në veçanti, stafi i KFOR-it theksoi rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë të lëvizjes.

Gjeneral Scaparrotti gjithashtu takoi  ambasadorët e Kuintit, të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë – respektivisht Përfaqësuesin Special të UNMIK-ut, Përfaqësuesin Special të BE-së, shefat e misionit të EULEX-it dhe OSBE-së.

Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet organizatave të komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve në Kosovë, me qëllim të rritjes, përmes dialogut, të stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme të Kosovës.

“Stabilitieti i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie kritike për NATO-n”, tha Gjenerali Scaparrootti. “KFOR-i është operacioni ynë më i gjatë dhe luan një  rol të rëndësishëm në situatën stabile të sigurisë për të ofruar kohën dhe hapsirën e nevojshme për  progresin dimplomatik”, theksoi ai.

Scaparrotti përfundoi konferencën për shtyp duke thënë: “Derisa Kosova ecë përpara dhe përqafon të ardhmen e saj, NATO mbetet e zotuar për të bërë pjesën e saj. Ky është një proces i bazuar në kushtet në terren. Ne do të mbajmë një prani fleksibile, parandaluese dhe do të bëjë ndryshime vetëm kur situata e sigurisë ta lejojë”.  

SUPREME ALLIED COMMANDER EUROPE VISITS KFOR 

PRISTINA, Kosovo 21st February 2017 – Supreme Allied Commander Europe (SACEUR), General Curtis M. Scaparrotti visited NATO’s Kosovo Force Headquarters here today.

During his visit, General Scaparrotti was met by Major General Giovanni Fungo, Commander for Kosovo Forces (KFOR), and was briefed on the latest developments in the current security and socio-political situation in Kosovo. In particular, the KFOR Staff highlighted the important results achieved by KFOR to ensure a secure environment and freedom of movement.

General Scaparrotti also met with the “Quint Ambassadors” of France, Germany, Italy, United Kingdom and United States as well as Representatives of the International Community in Kosovo – namely UNMIK Special Representative, EU Special Representative, EULEX and the OSCE Heads of Mission.

During these gatherings, they discussed the importance of mutual cooperation among the International Community Organizations and Institutions in Kosovo, to enhance, through dialogue, the stability and the overall security of Kosovo.

“The stability of the Western Balkans is of critical importance for NATO,” said General Scaparrotti.  “KFOR is our longest running operation and plays a key role in a stable security situation to provide the time and space needed for diplomatic progress.”

 Scaparrotti concluded the press conference saying, “As Kosovo steps forward and embraces its own future, NATO will remain committed to doing its part.  This is a conditions-based process.  We will keep in place a flexible, deterrent presence and will make changes only when the security situation allows.”

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, ecje përpara, Kosova me NATO-n

A PO HUPE GEGNISHTJA ?

February 21, 2017 by dgreca

GuraziuNga Filip GURAZIU/Perandoria Romake kishte zgjedhur shqiponjen si simbol te saje, me vone pas ndarjes  ne dy pjese, ajo e lindjes, Perandoria Bizantine e modifikoi simbolin duke e paraqitur shqiponjen me dy krena, çka me shume gjasa  simbolizonte  politiken ekspansioniste drejte pjeses perendimore te perandorise dhe tendencen  ribashkuese . Duke u nisur nga  kuptimi filozofik i fjales se urte latine ‘Nihil sub sole novum ‘  ( Asgje e re nen kete diell ), mendoj se nuk duhet konsideruar rastesi qe dera Princore e Kastrioteve pat zgjedhur shqipen dykrenare si simbol  te Arberorve; vepra dhe jeta e Princit legjendar, Gjergj Kastriotit Skenderbeu   verteton plotesisht sa me siper. Ai simbol, pra  shqiponja dykrenare shenon pikenisjen e konsolidimit te vetedijes  se re ‘Arberore’ qe bashkonte nen nje flamur  te gjitha trevat e popullsise ku flitej ‘shqip’ dhe  simbolikisht nenkuptonte  bashkimin ne nje trup te vetem te dy grupeve te medha te popullsise shqiptare te pozicionuar ne veri dhe ne jug te lumit Shkumbin; Gege dhe Toske. Ketu gjej rastin te kujtoj   se per tu ngritur “lart”, per te “ fluturuar ne qiell”, per te ”zoteruar territorin e saje “ dhe per te qene krenare per identitetin e ligjshem iliro-arberor,  Shqiponja duhet te perdoroje te dy krahet qe   simbolikisht personifikojne forcen e bashkimit ne nje trup te vetem te te dy  dialekteve te shqipes me te gjithe prodhimtarine e madhe kulturore gjate shekujve.

Bashkimi dhe jo ndarja, integrimi dhe jo perjashtimi,  dashurija dhe jo urrejtja,  jane parimet baze te “dinamikes “ qe stimulojne  shpejtesine dhe fuqine  e rrahjeve te  kraheve  te shqiponjes ne menyre qe Shqiperia te fluturoje sa me lart  drejte  perparimit dhe  rritjes se mireqenies.

Fatkeqesisht eksperiencat e  periudhes se diktatures komuniste  te orjentuara qorrazi nga parimet imorale te ‘ luftes se klasave dhe te internacionalizmit proletar’  ja penguar hovin e fluturimit  “ Shqiponjes”. Urrejtja per  klerin katolik beri qe te denigrohen dhe te perjashtohen nga edukimi i rinise shqiptare veprat e koloseve te  mendimit dhe te pendes  si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj etj ….. Fakti qe verioret ‘Gege’  mbartin ne genet e tyre ndjenjen e lirise se maleve dhe moren   edukim liberal kunder diktatures komuniste fale influences se Kishes katolike  dhe tregetise qe benin me vendet  perendimore  te  Adriatikut,  krijoi nje urrejtje patologjike per veriun armik dhe per kulturen gege nga ana e diktatures se Enver Hoxhes  (faktet e persekucionit jane te njohura). Shkaterrimi i kultures gege qe jashte çdo parashikimi; ndersa ne jug ( me te drejte dhe gezohem qe ka ndodhur) u shpallen monumente kulture shume e shume kisha dhe Monastire,  ne veri jo vetem qe nuk ndodhi si me siper , por i shkaterruan edhe me dinamit !, ( Kisha e Vaut te Dejes,  shekulli XII ku vuri kunore martese Princi Gjergj Kastrioti Skenderbeu,  Pazari Monumental i Shkodres me Bexhistenin dhe 2500 dyqane ), te tjera u lane ne harrese  ne meshiren e natyres drejte shkaterrimit ( Kisha e Sh. Bakut dhe e Sh.Sergjit e shekullit te VI ne Shirq).  Kujtojme se goditja me e forte per kulturen gege ishte vendimi politik i Enver Hoxhes per te perjashtuar gegnishten nga gjuha e zyrtare, gje qe u  pasqyrua ne  Kongresin i Drejteshkrimit  me eleminimin e ‘paskajores’.

Gjej rasti te shpreh mirenjohjen e thelle per ato burra te ditur dhe patriote qe ne Kongresin e Manastirit vendosen alfabetin ‘latin’ per shkrimin e gjuhes shqipe, gje qe edhe sot pas 109 viteve tingellon me shume vlere pasi ai akt perben hapin e pare konkret te bashkimit te kultures Shqiptare me Europen.  Ne kundershtim sa me siper qendron veprimi anti europian i “Akademikeve shqiptare” te  periudhes se komunizmit qe “ hodhen ne ere “ uren   lidhese te gjuhes shqipe me gjuhet simotra europiane; eleminuan paskajoren.  Fatkeqesisht gjuha  e njehsuar shqipe mori nje rruge jo racionale, kjo per shkaqe krejtesisht te qarta politike, si pasoje sot te rinjte shqiptare nuk mund te njihen dhe te lexojne veprat monumentale te shkrimtareve gege si Fishta, Mjeda, Koliqi, Camaj, Repishti, etj. Pra “shqiponjes”, akademiket komuniste me urdher te Enverit ja plagosen nje krah, sot “shqiponja “ perpiqet te arrije ato lartesi qe i meriton, por e ka te veshtire dhe te pamundur; gjuha dhe kultura gege jane paralizuar dhe nuk arrijne te kontribuojne me ne edukimin e brezit  te ri. Dem i madh dhe ne dukje si i pariparueshem; e dini se dialekti i gegnishtes perben gjuhen me te vjeter te folur sot ne Europe ?,  e dini se vetem me dialektin e gegnishtes mund te ndertohen ligjerata  me fjale nje rrokeshe ?, e dini se veprat e Homerit permbajne me shume fjale te gegnishtes se sa te greqishtes se sotme ? , e dini se veprat e Homerit mund te perkthehen vetem ne dialektin gege ?, e dini se dijetaret me prestigjoze ne bote per gjuhesine kur konsiderojne per studim gjuhen shqipe    marrin ne konsiderate dielektin e gegnishtes? , e dini e dini…….?  Deshiroj te mos keqkuptohem duke u akuzuar  nga ndokush per shovinizem dhe qendrim mohues ndaj dialektit  dhe kultures se ‘toskerishtes’ per te cilen gjej rastin te deklaroj se gezoj   respekt maksimal dhe  mirenjohje te thelle per kontributin e saje ne fitoren e pavaresise dhe te perparimit te nacionit shqiptar te cilen e konsideroj nje krah te forte te “shqiponjes”. Me kete shkrim deshiroj te ngre zerin dhe ti bej thirrje te gjithe  studjuesve te gjuhesise, intelektualeve si dhe shqiptareve patriote kudo qe ndodhen, qe ti bashkohen kauzes ne favor te  gegnishtes. Mos ta humbim gegnishten. Kudo ne bote ruhen me fanatizem traditat gjuhesore, te fillojme edhe ne nga me te thjeshtat dhe me te mundshmet; ne shume teatro recitohet ne dialekt dhe ne shume qytete publikohen gazeta dhe revista ne dialekt, diversiteti eshte pasuri. Le ta fillojme me publikimin e nje revisteje kulturore mujore me emerin ‘GEGNISHT’ .

Filed Under: Analiza Tagged With: A PO HUPE, Filip Guraziu, GEGNISHTJA ?

Zv.Presidenti Pence qetëson Evropën

February 21, 2017 by dgreca

zoti Pence e Tusk

Në takimet me liderët europianë, Zv.presidenti Pence i garantoi ata duke i thënë se, Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për bashkëpunim dhe partneritet me Bashkimin Europian.
Numri dy  i Shtëpisë së Bardhë ndodhet këto ditë në Bruksel, ku zhvilloi takime me presidentin e BE-së, Jean Claude Juncker; Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk.
Nga ana e tij, Tusk u shpreh se takimi me zotin Pence ishte “vërtet i nevojshëm”, pas zërave të shumtë që kanë qarkulluar në muajt e fundit e që vinin në dyshim marrëdhëniet SHBA-BE.
Zoti Tusk tha gjithashtu se, zv.presidenti Pence kishte shprehur mbështetjen e SHBA për një Europë të bashkuar. Po ashtu, zyrtarë të tjerë europianë thanë për mediat në fund të takimeve se, ndiheshin të inkurajuar dhe se kishin marë nga Pence atë që kërkonin.
Por disa të tjerë thanë se, dëshirojnë të dëgjojnë të njëjtat fjalë nga presidenti Trump para se, të ndihen të sigurtë. Ndërkohë Zv.Presidenti amerikan Mike Pence, ka paralajmëruar sërish vendet anëtare të NATO-s, që të përmbushin detyrimet e tyre sa i takon shpenzimeve për mbrojtjen. Zoti Pence deklaroi se, populli amerikan mund të humbasë durimin me ato vende që nuk realizojnë objektivat.

Filed Under: Komente Tagged With: qetëson Evropën, Zv.Presidenti Pence

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT