• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

SITUATA DËSHPËRUESE: QEVERIA, REALISHT KA RËNË

February 1, 2017 by dgreca

 

asllani-21

Nga Asllan Bushati/Në gjykimin tim, ngjarja më madhore  që  tronditi politikën  botërore ( vetkuptohet dhe atë shqiptare), ishte zgjedhja e Presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo për disa politikanë  të majtë shqiptarë  ishte rrufe në qiell të hapur , kurse  për ato të djathtë, intelektualë e vizionar të së ardhmes, një zhvillim pozitiv i përmasave botërore. Unë dhe familja ime( që natyrisht  jemi  të djathtë por jo  politikanë), hyjmë tek këto të fundit ,sepse me vetëdije i dhamë Presidentit Trump pesë vota, kur të gjitha testimet e opinionit një ditë para zgjedhjeve, tregonin se ai do të ishte humësi i zgjedhjeve, e që fatmirësisht doli fitues.

Por le ti marrim në një analizë të shkurtër qëndrimet e liderëve dhe të partive  kryesore politike shqiptare pas zgjedhjes së Presidentit Trump. Kështu, forca kryesore qeverisëse PS-ja, e priti pothuaj në gjendje zije  këtë ngjarje të madhe botërore, për shumë arsye, por mbi të gjitha  për deklaratën e pamatur dhe të pafalëshme për një kryeministër që bëri Edi Rama. Ai me siguri i shtyrë  dhe i përdorur tëmerrsisht keq nga skifterët e Sorosit, bëri një gafë të madhe politike sepse kur ai foli , nuk foli si djali i Kristaq Ramës para moshatarëve të tij, por si kryeministri i Shqipërisë. Në këtë rast diaspora shqiptare në  Amerikë (përfshi dhe mu), u ndje shumë shumë e ofenduar sepse ai në  deklaratën e tij në një farë mënyre na përfaqësonte edhe ne si shqiptarë me banim në Amerikë. Nisur nga kjo Edi Ramës nuk mund t’i shkonte as nëpër mend  të vinte në Amerikë dhe të merrte pjesë në ceremoninë  e inaugurimit të Presidentit Trump,  sic bëri Basha, Meta, Mediu etj. Jo vetëm kaq ,por deklarata e tij do të komentohet gjatë si  avanturizëm apo  më e pakta gjë si një  cilimillëk, por që në mjedisin amerikan do të vazhdojë të na baltos edhe ne që jetojmë në këtë vend të mbrekullueshëm. Seriozisht ndiehem i fyer nga ky veprim i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Nga ana tjetër segmentet mbështetëse të Edi  Ramës këtu në SHBA, (po hamendësoj por edhe e besoj), me siguri  vazhdojnë ti cojnë  atij mesazhe e lëvdata  duke i thënë bravo, ti u tregove burrë, ne nuk të lemë në baltë, do ta ngremë Amerikën dhe botën në demostrata  kundër Trump-it, do t’ju mbështesim edhe ju për zgjedhjet e ardhëshme etj. Madje  për “zollumin” e kanabisit do ta mbajmë një vesh shurdhër e një sy qorr, por ti mos caj kokën e  vazhdo  të  mbledhësh  sa më shumë para se ato i bëjnë dhe i fitojnë zgjedhjet. Këto lloji mesazhesh   të të dëshpruarve, ndoshta  i japin atij zemër dhe e frymëzojnë në drejtimin e gabuar, sepse  jo rrallë  e shohim të krekosur në ekrane e median e shkruar cdo ditë.  E shohim më  autoritarist e më  arrogant, mospërfilljes e  më  brutal. Ka shumë dëshmi e deklarime të hapura e të besueshme  se  ai ka personalizuar cdo gjë, e  po e keqpërdorë edhe  shtetin sikur  të ishte pronë personale e tij. Pushteti i tij është lidhur me krimin dhe krimi nuk është karagjozllëk apo teatër zbavitës i Ramës, por barut, dinamit, plagë, vrasje, shkatërrim fizik e moral i shoqërisë shqiptare.

Poashtu  gati të gjithë mediat i ka futur në vathën e pallatit të pushtetit, duke e lënë shoqërinë shqiptare pa pushtetin e katërt, pa informacionin e duhur e në censurë të plotë. Masmedia (duke qenë e përlyer edhe vetë ), nuk mund ta mbrojë si duhet  interesin publik ,nuk mund të thotë  më me zë të lartë se  torta e madhe e korrupsionit po ndahet në qeveri dhe se thërrimet bien nëpër gjykata e media. Kjo që po ndodh  sot  në Shqipëri me PS-në dhe Edi Ramën, ndodh vetëm në  vendet totalitare e diktatoriale.

Në rrugën e tij inatcore e  per kaprico personale shkarkoi nga detyra para dy ditësh edhe Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, i cili me deklaratat që bëri ja corri më shumë maskën e “liderit rilindjes”, batutaxhiut ekselent, hokatarit  e njeriut babaxhan.

Partneri  i eminent i pallatit qeverisës,  LSI-ja, në pamje të jashtme (realitetit nuk dihet), le të  kuptohet  se e pëlqeu ardhjen e Presidentit Trump në pushtet. Por  udhëheqësi i saj Ilir Meta erdhi në Amerikë i ngarkuar me shumë gjynahe nga qeverisja me PD-në, me incizimet e Dritan Priftit, me problemet e Cez-DIA, me ceshjen Doshi, me blerje të zgjedhjeve, me korrupsion të të emruarve të tij dhe me një baltosje jo të  vogël  në sytë e opinionit publik shqiptar. Edhe  përfaqësitë diplomatike e shërbimet e  nëndheshme,  duhet të kenë informuar se cfarë përfaqson Ilir Meta si person  dhe  partia e tij në spektrin politik shqiptar. Sido që të jetë LSI-ja ka dhënë edhe disa shenja oponence  kundër  PS-së (megjithëse në qeverisje me të), për kanabisin, ligjin për kriminalitetin, reformën në drejtësi, mjeksinë, arsimin, përdorimin e mjedis etj. Pas këthimit nga Amerika , Ilir Meta është përpjekur të largojë pisllëkun që i ka rënë nga kontrabandisti i drogës Balili sa i bëri propozime edhe Presidentit Nishani  që ta shtrojë këtë problem në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Për punën e dobët të qeverisë dhe arrogancën e Kryeministrit  kanë folur (kuptohet me pëlqimin e Metës ) deputetet Vasili,Koka, Tavo dhe një rrebesh të vërtetë Ministri i shkarkuar i Drejtësisë Ylli Manjani.Ky i fundit duke patur informacione nga bota e nëndheshme e burgjrve e akuzoi  Ramën për kanabisin, për policinë specilale që jo vetëm suverion opozitën por edhe LSI-në madje edhe prokurorët; se korrupsioni është më i madh në qeveri se sa në gjykata, urdhërohen në telefon  nga Kryeministri prokurorë e gjyqtar të marrin vendime në kundërshtim me ligjin duke favorizuar klientelën e Ramës, se shërbimet partnere i kanë sygjeruar shkarkimin e Saimir Tahirit, por ai nuk e bën se nëpërmet tij kontrollon e drejton mafien e kanabisit etj akuza  që mund të ndodhin vetëm në shtetet totalitare.Por pika më kulmore në marrdhëniet PS-LSI,  ka qenë më 21 Korrik 2016 kur Ilir Meta kërcënoi me dorëheqje e  qeveri  teknike në rast mos gjetjes së konsensusit për paketën kushtetuese të reformës në drejtësi. Kjo zbritje me” shpatë në  dorë  në fushbetejë”, më kujtoi një ngjarje nga koha e diktaturës kur mendohej se:” në se humbasim luftën frontale me armikun, përkohësisht mund të kalohet në luftën e shkallës dyte, pra luftën partizane dhe kryeqytet i vendit do te ishte Skrapari “. Atë dite Ilir Meta  e këtheu në kryeqytet vendlindjen e tij duke e detyruar Edi Ramën të tërhiqej i mundur. Por pyetja shtrohet po tani LSI-ja pse e bën opozitarizmin brenda qeverisë? Mendoj se janë dy arsye madhore e para ndiehet e kërcënuar nga Rama me vetingun dhe së dyti Kryeministri  nuk i ka lejuar saj ekses në fushat e kanabisit ku lëvizin shuma të mëdha parash.

Tani le të shohim pak në kampin opozitar dhe më së shumti PD-në. Lideri saj Lulzim Basha erdhi në inaugurimin e Presidentit Trump, i qetë, shumë i mirëpritur dhe  më  i respektuari  udhëheqës shqiptar, por i vënë pak në shenjestrën e ndërkombëtarëve si  frenues i reformës në drejtësi. Kjo shenjestër nuk e zbehte aspak gjithë betejen opozitare që ai kishte udhëhequr me shumë sukses kundër  Edi Ramës , i cili kërkonte ta vinte nën këmbët e qeverisë prokurorinë dhe gjithë sistemin e dejtësisë . Pra Basha erdhi si fitues i duelit me qeverinë dhe i  besuari për proceset e së ardhmes. Vec Uashingtonit ai mori të njëjtat vlerësime dhe nga europianët duke e pasuruar cv-në e tij.

Parë nga gjithsa më lart, pyetja shtrohet se cfarë premtimesh morën liderët shqiptar nga Administrata  e re Trump? Në gjykimin tim meshazhi për Edi Ramën ka qenë – je i pa besueshëm për ne, zollumet që ke bërë janë  të shumta,(jo vetëm deklarata kundër Presidentit Trump), mos shko më tutje në rrugën e gabur që ke zgjedhur. Për Ilir Metën : këto tetë vitet e fundit je baltosur shumë. Ka ardhur koha të dalësh në opozitë ku do të keshë kohë të merresh me pastrimin tënd dhe të partisë, pa hyrë në koalicion parazgjedhor me askënd. Për Lulzim Bashën: vazhdo të ecësh përpara duke insistuar për zgjedhje të reja  elektronike e të nderëshme. Ne do t’ju vëzhgojmë nga afër dhe në cdo rast do të keni ndihmesën tonë.

Si përfundim, situate politike në Shqipëri është në gjendje dëshpëruese.  Qeveria realisht ka rënë sepse koalicioni qëndron në këmbë vetëm formalisht. Zgjidhja më e mirë do të ishte një qeveri  teknike, por edhe për atë nuk ka kohë. Atëherë ky koalicion le të shkojë ashtu duke u zvarritur deri në zgjedhjet e reja, por me një kod të ri zgjedhor, ku ti pritet cdo rrugë prave të kanabisit , financimit të paligjëshëm dhe shit-blerjes së votës. Dispozitat ndëshkuese për parregullsi në zgjedhje të bëhen  shumë të forta. Shoqëria shqiptare e meriton të shpëtojë një herë e mirë nga zgjedhjet e këqija.

Filed Under: Featured Tagged With: asllan Bushati, qeveria, shqiperi, Situata

Haradinaj-Serbet dorezojne Dosjen, Vendimi me 9 Shkurt

February 1, 2017 by dgreca

Vendimi për Ramush Haradinajn, pritet më 9 shkurt/1 ramushi4

Të mërkurën në një gjykatë në qytetin Colmar të Francës lindore, është paraqitur dosja e autoriteteve serbe kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte. Zëri i Amerikës raporton se shqyrtimi i dosjes së dorëzuar të mërkurën dhe kërkesës serbe për ekstradim të zotit Haradinaj në Serbi, do të bëhet të enjten e ardhshme më 9 shkurt.Zoti Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë.Më 12 janar Gjykata e Apelit në Colmar e liroi me kusht zotin Haradinaj, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që siç thuhet nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm.Ndalimi i zotit Haradinaj nxiti reagime ne shkallë të gjerë në Kosovë, ku u mbajtën edhe protesta me kërkesën për lirimin e tij.Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të të Beogradit.Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Filed Under: Featured Tagged With: Dosja Serbe, Ramush Haradinaj, Vendimi 9 Shkurt

MËHALLA E DIBRANËVE NË TIRANË

February 1, 2017 by dgreca

MËHALLA E DIBRANËVE NË TIRANË,DËSHMI PËR MIREPRITJEN VLLAZËRORE TIRANASE1 Vjollca SadikuNga Vjollca SADIKU, Diber/mehalla e dibraneveDIBËR, Edhe pse kanë kaluar më se një shekull nga shpërngulja masive nga genocidi ndaj dibranëve, për mirpritjen vëllazërore që kanë patur në Tiranë flt qarët edhe ,,mëhalla e dibranëve ,, që faktikisht është një histori  e kryqitetit shqiptar. Në vitin 1913 mijra dibran kanë arritur në Tiran për të shpëtzar jetën e tyre dhe ata në pjesën dërmuese janë vendosur në afdërsi të medereses  e sotme që në atë kohë ky lokacion është quajtur Xhamëllëku ,në mëhallën e tyre , që sot vazhdoj ta mbaj emrin rruga e dibranëve. Dibranët në Tiranë jetojnë edhe në pjesët e tjera të saj por mëhalla e dibranëve mbetet gjithmon një sinonim i së kaluarës .

Në këtë rrugë në të cilën arrihet duke ecur në këmbë nga hoteli Tirana, mbrenda dhjet minutave edhe sot janë prezent familjet të njohura dibrane. Janë gjenerata të reja të cilët vazhdojnë të jetojnë në shtëpit të gjyshërve dhe prindërve të tyre. Dibranët që janë shpërngulur në Tiran atë kohë sipas dokumenteve zyrtare , janë vendosur në disa pika edhe atë  tek namazgjaja,  tek mahalla e shebekëve, selvia, tek tregu i ri etjer , por koncentrimi kryesor ka qenë pikërisht në lokacionin ku sot është mëhalla e dibranëve. Por, edhe gjeneratat e reja shum bukur i dijnë shkaqet përse u detyruan dhunshëm të largohen nga shtëpit e tyre nga Dibra e Madhe. Pothuajse nuk ka dibran në Tiran e veçmas në këtë mahallë që nuk dije migrimin masiv që kanë bë dibranët viteve 1912-1913 nga dhuna sërbe. Bujar maxhari dibran i cili ka lindur në Tiran thotë se kultura dibrane në Tiran ka ardhur pikërisht me  shpërnguljen para më shum se 100 viteve. Këtu në këtë mahallë thot Bujari mund të gjejsh familje të shumta që  vazhdojnë të mbajn me fanatizëm dhe patriotizëm mbiemrat e tyre siç janë Shatku, ballanca, Gorenca, Çanka, Ostreni, saraçi, Klloboçishta, Shanku, Torozi, basha, Pustina, Jegeni, varvarica etjer.

Është një karatkeristikë që edhe sot karakterizon dibranët që jetojnë në Tiranë. Dibranët shpesh herë quhen edhe shehërli . Sipas të moshuarve dibranë këtë veçanti banotët e sotëm të kryqitetit shqioptar për dibranët e thonë për shkak se Dibra e m,adeh anë e mban trojeve shqiptare ka pasë sinonimin e qytetit urban, respektivbiosht është quajtur sheher. Pothuajse për çdo familje dibrane që sot jeton në Tiran është përdorur fjala shehler dhe dibranët janë mburur me këtë epitet. Sipas Sipas aktivistëve të njohur të shoqtës  të dibranëve në Tiran, dihen qarët edhe drejtimet e udhëtimeve të dibranëve para një shekulli kur kanë lën vatrat e tyre dhe kur kan migruar në Tiran. Aktivisti i njohur Farkuk Bokova në valën e parë të dibranëve që mbrini në Tiran janë shfrytëzuar dy rrugë. Një grup ndoqi rrugën Dibër- Strug – Elbasan dhe Tiran ndërdss tjetri Dibër- Mat- Shkallë e Tujanit- Tiranë. Pak familje mbetën  në Elbasan ndërsa pjesa më e mahde u koncetrua në Tiran. Të dhënat flasin se pjesa më e madhe e shehërnjinjve mbritën vetëm me rrogat e trupzt sepse nuk patln koh të mernin ndonjë plaçkë tjertë. Vuajtijet e atij udhëtimi të vështir të parëve të familjeve dibrane i morën me vehte në varet, dhe i u lënë pas ndjenjën e mirnjohjes të thellë  tiranasve që i pritën me dyer e hapura dhe bujari.

Familjet dibrane u integruan në shoqërin e kohës dh ejanë dalluar për përkushtimin e tyre ndaj familjeve por edhe ndaj punës. Sipas Borovës kjo gjë i bëri ata ti tjekalonin me shpejtësi vujtjet e atij egzodi të  tmershëm.  Për mahallën e dibranmëve sot e dijn të gjith banorët e Tiranës e cila nga viti në vit rritet me mjijra banor të rinj.

Dibranët janë preznet në jetën shoqërore politike dhe  në të gjith sferat e tjera  të Shqipërsië. Gjatë dekadave ata dhanë shum për zhvillimin e Shqipërsi dhe mund të thuhet se me të drejtë gëzojnë statusin e tyre pozitiv . Ndër dibranët të cilët arritën suksese të ,ëdja në shum sfera janë edhe basketbollistët feti Borova dhe Luan Greva, futbollistët Luan Senga dhe Ramiz Pregja, kompozitorë[t Agim Krajka, Munir Shehu, naim Plaku, aktori Sulejman Pitarka, regjistori dhe karakteristi Bujar kapexhiu, Adriatoik metuli solist dhe koreograv i ansamblit të valleve popukkore pastaj balerina Adivije Sharofi si dhe Mukades Erebara dhe shum e shum të tjer. Themelimi i shoqtës bashkësia dibrane në Tiranë ose siç i thon shoqatat e shehërlinjve në Tiran  gjatë viteve të 90-ta, mundëso një organizim të tyre . pikërisht kjo shoqta tani është edhe fuqia që mban në mënyr të organizuarr të gjith aktivitet tradiconm ale dhe kulturore dibrane.

***

Mbiemra të familjeve dibrane në Tiranë:Pitarka, Pustina, Saraçi, Klloboçishta, Sengla, Jashari, Shamku, Torozi, Çanka, Ostreni, Muhaxhiri, Gorenca, Varvarica, Çoku, Basha, Pregja, Oshafi, Reka, Kapexhiu, Erebara, Strazimiri, Kodra, Menzelxhiu, Xhuglini, Dibra, Agolli, Najdeni, Cami, Hysa, Borova, Jorganxhiu, Daci, Abule, Çausholli, Verzivolli, Kuçuku, Kosovrasti, Juca, Kërçiku, Sakiqi, Langu, Lata, mund të përmendim këtu dhe familjet tregtare dibrane si: Spahiu, Zeqja, Turkeshi, Zllatku, Dibra, Lazimi, Haxhiymeri, Haxhirexha, Pilku, Tërshana, Leksani, Laçi, Qylafku, Resuli, si dhe familja Shijaku ndër familjet e mëdha tregtare në Shqipëri etj. Rusi, Fishta, Zeraliu, Kuriu, Kujofska, Brekofska, Pasholli, Lleshi, Mullahi etj(Pjesa e fundit, mbiemrat e familjeve dibrane ne Tirane, u huazua nga shkrimi i Roald A Hysa)

Filed Under: Histori Tagged With: MËHALLA E DIBRANËVE, ne Tirane, Vjollca Sadiku

POLITIKA MES KAUZAVE DHE KRIMIT!

February 1, 2017 by dgreca

(Qasje dhe apel) /1-albina-dedaNga Dr.Albina Deda/Deputete e PD/

 Ajo që po ndodh në politikën mazhoritare qeveritare është e paprecedent për një shtet që pretendon alfën e demokracisë. Ujqër të uritur, të çartur prej babëzisë e të dezorientuar nga afrimi i gjykimit të drejtësisë po përleshen pa skrupuj. Natyrisht ky stan këtë bulmet do prodhonte. Dhe prisni se ky është fillimi i fundit të serialit kriminal kanabist. Kërma çdo ditë shton kundërmimin deri sa të arrijë kuturbimin. Paradokset kanë marrë qytetari! Ata që njihen si shitblerës votash flasin me zhargon perëndimor për ndershmëri politike! Ata që janë produkt bandash vrastare e kriminelët me damkë në Europë i sollën në zyrat kryesore të pushtetit e deri sa uzurpuan karriket e shumta të parlamentit sot paciptësisht flasin për dekriminalizim!! Në pamje të parë duket se kjo tablo kriminale mbyll përfundimisht dyert e shpresës në këtë vend. Duket se askush nuk ka motiv më të besojë Opozitën…!

Unë pa asnjë mëshim politik ju përgjigjem skeptikëve dashamirë dhe atyre që e dinë por nuk duan ta dinë rolin primar të opozitës të drejtuar nga PD dhe zoti Basha. Pa dorëza dua të ballafaqoj argumentet e mija të ftohta me një tufë kritizerësh në opozitë, çuditërisht bash ata prej të cilëve jemi në opozitë!

Nëse kjo mazhorancë sot përjeton superkrizën morale e institucionale merita është e lidershipit politik të PD-së dhe e kryetarit Basha. Në tre vite e gjysëm Lulzim Basha ka treguar parametrat e frymëmarrjen politike të një lideri modern perëndimor, i cili ka atrofizuar ethet për pushtet vetjak e partiak duke ju qasur kauzave nacionale me efekte afatgjata në shërbim të pastrimit politik të kastës shtetërore e politike të vendit. Plot 670 drejtues të lartë të administrates, që vinin nga bota e errët e krimit e korrupsionit, janë denoncuar me argumente nga foltorja e Lulzim Bashës duke e detyruar vetë kreun e stanit të çakejve, Edi Rama, të urdhërojë shkarkimin e tyre. Deputetë nga më influentët në mazhorancë janë vënë në pranga e nën akuzë e biles kanë lënë mandatet si rezultat i denoncimit të argumentuar të krimit nga PD dhe Basha! Nuk ka kancelari serioze, as personalitet eminent botëror, nga Berlini në Washington, që nuk është mirwinformuar për qeverinë e babëzisë dhe bëmat e saj. Dhe kjo nga sjellja vitale e PD e z. Basha jo në interes meskin të partise, por në të mirë prespektive të integrimit të Shqipërisë.Shumë militantë të vlerësuar tanët, që ngelën heronj të lirisë prej 26 vitesh, revoltohen tek shohin sheshit një qeveri uzurpatore të deskretituar që akoma vijon të udhëheqë. Jam me ta shpesh, por jam e bindur dhe jua kam borxh publikisht deklarimin e bindjes time.PD sot është frymë e fuqi e shpresës, e cila do ta riudhëheqë këtë vend në katwr vitet që vijnë. Asnjë sigurims e i rrethit të tretë të ferrit apo ata që klonohen në zyrat e kambizmit politik nuk do ketë vend në pushtetin e ardhshëm politik, legjislativ e ekzekutiv të ardhshëm. Sot Trump-time i delegon pushtetin qytetarit të ndershëm. Lulzim Basha e ka kauzë politike moton:”Qytetari është i pari”.

I radhita këto argumente me emocionin e një demokrateje, studente të Dhjetorit që i beson ëndrrës të cilës 26 vite më parë i priu Azemi e dr. Berisha!  Si shqiptare, si nënë, si mjeke, e aspak si politikane, sot më shumë se kurrë i besoj ëndrrës time, ëndrrës së shumicës shqiptare: Liria ka kosto, por nuk tretet! Ajo po vjen. Të mendosh se kauzat e lirinë mund të na i privojnë dordolecë si Edi Rama me shokë është pacifizëm klinik. Të mendosh se tregun e lirisë do ta manipulojnë fundurinat e sigurimit të shtetit të tipit  Mero a Fevzi është mediokritet. Ne jemi fryma kurrë më mirë e përfaqësuar që kemi vlerë lirinë dhe jo krimin, kurajon dhe jo nënshtrimin. Sot është në pyetje demokracia dhe Shqipëria, aveniri i vendit dhe jo ndërrimi i karrikeve dhe neooligarkia! Tani forca jonë nuk matet me kartona parlamentarë, por me shenjtërinë e kauzave që po mbrojmë për të cilat kemi me vehte çdo shqiptar!

Dr.Albina Deda 

Deputete e PD

Filed Under: Opinion Tagged With: Albina Deda, DHE KRIMIT!, KAUZAVE, POLITIKA MES

NE SOFREN E DIELLIT-JAKOV SOLLOMONI-IzraEl

February 1, 2017 by dgreca

Ashtu  e dua poezine/1-Jakov-Sollomoni-okNGA JAKOV SOLLOMONI-IzraEl/

E dua poezinë  që  shkon me trokth të  kalit,  e dua poezinë të lehtë  si erë, që zbret prej malit

Dhe gjoksin na e mbush me oksigjen të freskët, si shiun e beharit, që lag rrushin e fletët

Nje varg i saj i mirë  t’më zgjojë  natën prej gjumit, të ndjejë hapa njerëzish, si zhurmë të rrjedhjes lumit

Si bleta qe roit me vrull tek porta e kosheres ,si këngë gjinkallash ,në lëndinë  në ditë të ngrohtë  të verës .

E dua t’jet’  e serte si kthetrat e luanit ,  s’e dua të lëmuar si buzët e filxhanit , dua ta shoh në lëm në djersën  e fshatarit,atje në teh të kosës ,kur prêt majën  e barit

S’e dua te veshtire si  nje formulë algjebre,e dua te larmishme porsi pixhama zebra

Te jete atje ne sallë  ku nënë e re po lind  te kjartë ,  e të   dhëmbshur te dashur , si nje prind .

S ‘e  dua të  jetë  e fryer  figurash bombastike, q’ e bën  nervoz lexuesin të iki vrap prej frike

Dua  te ndjejë  mesnatën n ‘alarmet e ushtarit ,që plumb e zjarr të hedhi mbi kokën  e  barbarit

E c’nuk e dua poezinë; e dua te fort si guri; S’ dua  te jetë e flashkët; të  jet me muskuj burri

E dua të gëzuar si ne rini një here vaktit….Ti ket’  te gjitha shijet :Te bukës, kripës , mjaltit

Te jet ne pikn’ e lotit,ne qeshjen e fëmijës,  e  në qortim te plakut, që i flet ashpër së bijës ,

Te dal te flasi hapur ,Mes njerëzve, para diellit, Dhe zërin ta ngrejë deri ne kup te qiellit

Së  fundi do tu them dhe është  ideja ime se zhgaravis mbi leter përherë pa pretendime

Mendo per të  ç të duash… Bëj hime apo brum, mos u përtyp , por thuaj, mendon dhe ti si unë ?

J.S.Israel

***

1-Armikut  tinzar

Ti vëllezërit  mi preke  , mbi ta bëre  terror  ,

Ne vitin ’74  ne Mynih  ,vrave sportistët tanë ,

Mbi njerëz të  pambrojtur shtive , t’u thaftë  ajo dorë ,

Asnjë nuk të  tha “bravo”, të gjithë atë e panë.

Por vec një gjë harrove  –se ne nuk të harrojmë,

Masakrën që  bëre do ta paguash  lart,

Ne vesh te gomarit hyr  ,dh’atje do të kerkojmë

Mos u mërrzit , na prit , s’e ke dhe aq të gjatë  .

Nuk mundnim qe t’u linim  ashtu pa u ndëshkuar,

Gëzimin na e prishet , atje ne Olimpiadë  ,

Por pendët shpejt ju ranë , ashtu vet e kërkuat

Ne botës     së   terrorit i’u pergjigjëm

“Ja kush jemi—na pat ?

As ne nuk  e hame thatë  “  !!!!

J.S

IsraEL

***

2-   Aromë   nëne

C’ka patur dikur ajo kuti e cuditëshme ,

Llamarinë  e gjelbërt   me shkrime nga jasht ,

Në një gjuhë të  huaj q’atëherë s’e kuptoja ,

Si kuti e Pandores ,pështjell me t’ hollën kashtë .

Për vite të tëra në të njëjtin vend ,

Ku im më mbante xhingla profesioni ,

Rrota me penjë ,gjilpëra e një pendë ,

E mbante me kujdes kur qepte  tek froni .

Dhe sot q’e kam unë ,shërben sërish ,

Me të njëjtin qëllim dhe fle në sirtar ,

Me  gjilpëra  të trasha a me majë të brishtë  ,

Rrota  penjsh të drunjta a kartoni ,ngjyrash gjithfarë .

Sa vite shkuan  dh’ajo shkoi dorë  me dorë ,

Sa breza e mbajtën e përdoret  akoma ,

Ajo më kujton vegjëline që më rri si kurorë ,

Nga erdhe o kuti e magjishme –nga Athina apo Roma ?

Ajo mban akoma një erë që kurrë s’I shqitet

dhe me ledhaton –e nënës aroma .

J.S.Israel  2016

***

 

3   – A e dini ?

E dinit   se  në  shkretëtirë   ka lule  ?

Nga më  të bukurat madje ,

S’e dinit që  I mbrojmë  me ligje ,

Atje dhe zoqtë ,ndërtojnë  fole .

Unë   mblodha  një  buketë  të  vogël  ,

Që t’I kënaq  dhe kureshtarët  ,

I mbrojmë  ,I duam   dhe s’I shkelin ,

As kur pran  tyre shkojnë  ushtarët  .

Ndokush  e ka menduar ndryshe  ,

Por ne mbi të  ndërtojmë qytete   ,

Kush nuk beson ,të vij t’I shohi ,

Skeptikët  të mendojnë  për vehte .

Atje  ku vapa përvelon  ,

Atje  ne lule mbjellim shumë   ,

Ku shiu me pikatore rrjedh ,

Por ku dëshirat  rrjedhin lumë  .

J.S.Israel   2015

***

4-Afër   edhe    Larg

Largësitë  na mprehin emocionet

E  gjakun  nëpër rrëmba  na’ e   buçasin .

Afërsitë  betonojnë  dashuritë ,

Dhe bëjnë  ziliqarët  të pëlcasin.

J.S.    Israel

***

5- Akrobatët

Të  bukur ,të  shkathët  me të  pastrat  fytyra ,

Çudisin  me forcë  muskujsh  , me saktësine ,

Na lenë  pa frymë ,sa here  sfidojnë  jetën

Pa truke ,pa xhingla  ,habisin njerinë  .

Por  ka të  tjere ,t’ ashtuquajtur   akrobatë  ,

Që  fytyrën e kthejnë   andej nga  fryn era ,

Politikanë   ,që  s’janë  vec  të   ngratë ,

Të  majmur nga mendja e trupi ,sa s’I nxe as dera .

Mendojnë   se na I hedhin ,me truket e tyre ,

Por s’kuptojnë   fare që  ne s’I besojmë ,

Nuk janë  akrobatë ,por  nje llojë mynxyre ,

Që  asnjë  litar  kalamajsh  ,dot s’e kalojnë .

As  q’u bëhet vonë   se bëhen   qesharakë ,

Por asnjë   cirk  në   bote  s’I pranon ,aspak  .

J.S.Israel 2015

***

6- Atë që na mëson momenti

Ajo  qau shumë kur pa operën  *Batërflai*

Qau dhe derdhi  aq shumë  lotë

I shoqi   e çoi tek lavamani  e sytë ja lau

Tridhjetë vjetë  me të —mendoi—s-i paskam çuar kot

Kish pasur ditë të mira eplot diell mes tyre

Por me shumë  dit-të  errëta   dhe me re mbi kokë

Ja vlen pra të jetosh  dhe për ca ditë  të dlira ,

Dhe pse pastaj e di , që zemren  do e bësh trokë

Nuk dij  pse m-u kujtua   një këngë  prej rinisë time

Nuk e mbaj mend të gjithën , por pak gjithsesi

Ai që e këndonte , kujtonte një të dashur ,

Njëqind vjet kish jetuar  në tre minuta   dashuri.

Se dhe pa halle jeta s-do kishte fare shije

Fitojmë dhe humbasim beteja papushim,

Çdo ditë të re që lind  të mos e shkojmë në hije

Në diell    dhe të djersitur   t-a  gjejmë  nje argëtim.

T-u falim dashuri atyre  që na duan ,

Buzëqeshjet  na bejnë mirë dhe për  shëndetin

Kur mbjelim ca ullinje , në moshën  e kaluar

Tregon se i shpërfillim  dhe vdekjen  edhe Mbretin

Tetor  2011

Jakov Solomon

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: armiku tinzar, Ashtu e dua poezine, cikel poetik, Jakov Sollomoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT