• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

Sulejman Gjana: Po studiojmë variantet për koalicion

February 1, 2017 by dgreca

Nëse reforma zgjedhore sabotohet edhe zgjedhjet…/1 Sulejman

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Sulejman Gjana shprehet se po studiojnë të gjitha mundësitë dhe variantet për të dalë në koalicion në zgjedhjet e 18 qershorit. Në një intervistë për “TemA”, kreu i PLL Gjana thotë se aleat traditcional kanë PD, por janë në bisedime dhe me PBK dhe partitë e tjera të spektrit të djathtë.

Kryetari legalistëve vlerëson bashkëbisedimin me Bashën dhe beson se e ka mundësinë për të udhëhequr opozitën për një rezultat pozitiv, por nuk përjashton dhe kontributin e ish-kryetarit të PD Sali Berisha. Për të cilin thotë se çdo largim i tij i shërben vetëm mazhorancës. Nga ana tjetër, Gjana nënvizon faktin se është kundër përfshirjes së krerëve të partive të vogla në listat e kandidatëve të PD në një vend prioritar, duke thënë se kjo u humbet identitetin partive.

Jemi më pak se 5 muaj para zgjedhjeve. PLL si e sheh situatën parazgjedhore, dhe mendoni se janë gjasat për të arritur realizimin e një fushate që do prodhojë rezultat pozitiv?

Të gjitha fushatat zgjedhore të derisotme kanë qenë me mangësi të dukshme që janë evidentuar edhe në raportet e partnerëve ndërkombëtarë si OSBE/ODIHR-i dhe nuk besoj se kjo gjendje do të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme të 18 Qershorit. Opozita ka propozuar disa ndryshime të Kodit Zgjedhor për të siguruar zhvillimin e ndershëm dhe demokratik të zgjedhjeve. Por Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat deri më sot, pasi mazhoranca nuk e ka vullnetin e duhur për të pranuar kushtet minimale të opozitës siç është përfshirja e teknologjisë në procesin e votimit dhe të numërimit të votave. Nëse reforma e Kodit Zgjedhor vazhdon të sabotohet, kuptohet se edhe zgjedhjet do të komprometohen dhe rezultati i tyre nuk mund të jetë pozitiv për qytetarët dhe vendin pasi paraja, krimi dhe pushteti do të bashkohen përsëri.

Duke qenë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas kërkesave të partive të ashtuquajtura të vogla nuk janë realizuar, do të hyni vetëm në zgjedhje apo në koalicion parazgjedhor?

Ekzistojnë disa skenarë të mundshëm. Për fat të keq, koalicionet që krijohen në vendin tonë janë vetëm koalicione teknike ose aritmetike dhe aspak ideologjike dhe programore, sepse Kodi Zgjedhor është hartuar për këtë qellim. Besoj se ky realitet duhet të merret parasysh në përcaktimin e secilit subjekt për të dalë veçmas apo në një koalicion.

Partia më e madhe opozitare, PD dhe lidershipi i saj janë pak skeptike në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke vënë kush votimin elektronik. Mendoni se është pak vonë dhe PD duhet të përgatitet për zgjedhjet e 18 Qershori?

Ndaj të njëjtat shqetësime me PD dhe mund t’u them se kemi qenë ndër të parët qe kemi propozuar votimin dhe/ose numërimin elektronik. Kjo është një kërkesë minimale për të siguruar një proces te ndershëm dhe të lirë. Dhe nuk është vonë për realizimin e këtij hapi cilësor pasi nuk po i kërkohet askujt që të “shpikë rrotën” por thjesht që të pranohet implementimi i teknologjisë ekzistuese si në disa vende të tjera.

Lulzim Basha dhe drejtuesit e lartë të PD janë pak skeptikë për aleancat dhe për më tepër nuk preferojnë të vendosin krerët e partive aleate në listat preferenciale të kandidatëve për deputetë, pavarësisht se këto parti i kanë dhënë mbi 9 deputetë PD në zgjedhjet e kaluara. Cili është vlerësimi juaj?

Personalisht, për arsye parimore, kam qenë gjithnjë kundër përfshirjes së kryetarëve të partive aleate në listat e PD. Përveç faktit që kjo metodë nuk prodhon motivim dhe angazhim maksimal të subjekteve dhe të strukturave të tyre në fushatë, vazhdoj të besoj se në këtë mënyrë humbet edhe identiteti i një subjekti politik. Megjithatë, ekzistojnë forma të ndryshme siç mund të jenë listat e përbashkëta ose formula më të drejta të përllogaritjes dhe shpërndarjes së mandateve. Dhe besoj se Kryetari i PD, z. Lulzim Basha, e ka vullnetin pozitiv për të gjetur një kompromis me aleatët.

A frymëzon lideri i PD Lulzim Basha për një fitore të mundshme të së djathtës në zgjedhjet e 18 qershorit dhe si e shihni ndikimin e ish-kryetarit Sali Berisha tek PD, grupi parlamentar dhe vetë kreu Lulzim Basha. Mendoni se duhet të kishte pasur një shkëputje tashmë, dhe një fillim i ri për Bashën, PD dhe të djathtën? Pasi dihet përçarja ndër vite?

Unë kam një respekt të veçantë për z. Lulzim Basha dhe besoj se ai i gëzon të gjithë parametrat për të udhëhequr opozitën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht z. Basha ka nevojë për mbështetje nga forcat e ndryshme brenda dhe jashtë PD. Sa i përket z. Sali Berisha, besoj se ai luan një rol të rëndësishëm dhe se një largim i tij nga PD dhe politika do t’i shërbente vetëm mazhorancës aktuale.

Ekziston mundësia e krijimit të një koalicioni me bazë partitë tradicionale të djathtë, këtu e kam fjalën për PBK, por dhe duke u shtrirë nga partitë e qendrës, qendrës së djathtë apo qendrës së majtë?

Kemi pasur disa kontakte ndërmjet PLL dhe PBK dhe dihet se Legaliteti dhe Balli kanë shumë emërues të përbashkët. Ne kemi qenë në shumicën e rasteve në koalicion me PD por ka pasur edhe raste kur kemi dalë më vete. Jemi duke studiuar të gjitha mundësitë me qëllim që të maksimalizojmë votat e opozitës dhe të sigurojmë largimin e kësaj qeverie.

Filed Under: Interviste Tagged With: për koalicion, Sulejman Gjana: Po studiojmë, variantet

Kosovë-Serbi, në Bruksel sot takimi i dytë i presidentëve dhe kryeministrave

February 1, 2017 by dgreca

1 Bruksel

-Nga Kosova, Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Isa Mustafa, e nga Serbia Presidenti Tomislav Nikoliç e Kryeministri Aleksandar Vuçiç, do të ulen sot sërish së bashku në tryezën e dialogut të ftuar e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtëme e Politika të Sigurisë dhe Nënpresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, e cila fillimisht do zhvillojë takime të veçanta me delegacionet/

PRISHTINË, 1 Shkurt 2017-Behlul Jashari/ Në dialogun Kosovë-Serbi, të procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve, realizimi i marrëveshjeve në vazhdimësi të dhënies fund të situatave tensionuese e retorikave do jetë në fokus të raundit të dytë të takimeve të nivelit më të lartë, të presidentëve dhe kryeministrave, sot në Bruksel, një javë pas të parit në 24 janar, që pasonte 30 raundet kryeministrore, të nisura në 19 tetor 2012, e së fundi të munguara plot një vit pas të vetëmit të 2016-tës të zhvilluar në 27 janar.

Nga Kosova, Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Isa Mustafa, e nga Serbia Presidenti Tomislav Nikoliç e Kryeministri Aleksandar Vuçiç, do të ulen sot sërish së bashku në tryezën e dialogut të ftuar e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtëme e Politika të Sigurisë dhe Nënpresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, e cila fillimisht do zhvillojë takime të veçanta me delegacionet.

“Ky takim është vazhdim i atij të 24 janarit, ku të dy palët u dakorduan të lënë prapa tensionet dhe të përqendrohen në punë përbrenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, theksohet në njoftimin nga zyra e Mogherinit. Përfaqësuesja e Lartë dhe Nënpresidentja Mogherini, shtohet më tej, pret me padurim vazhdimin e diskutimeve për çështje me rëndësi dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët si dhe që ta çojnë përpara dialogun.“Progresi drejt BE-së është i lidhur për të dyja, për Serbinë dhe Kosovën, përbrenda dialogut”, thuhet në njoftimin e zyrës së Mogerinit.Takimi i 24 janarit 2017, ku në fokus ishte dhënia fund situatave tensionuese, u mbajt ndërkohë që kohëve të fundit kishte tre ngjarje të pasuara edhe me retorika e të vlerësuara nga Prishtina zyrtare zhvillime provokuese dhe axhenda të rrezikshme:  Serbët ndërtuan një mur ndarje afër urës në Mitrovicën Verore, u hodh një bombë natën drejt zyrave qeveritare kosovare në veri pak ditë pasi u përuruan dhe një tren ilegal dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” u nis nga Beogradi për të hyrë në veri të Kosovës pa lejen e autoriteteve, por u ndal para se të arrijë te kufiri, ku për ta ndaluar ishte dërguar njësia speciale e Policisë kosovare.

Në zhvillimet pas takimit në mbrëmjen e së martës së javes së kaluar në Bruksel, në Prishtinë dhe Beograd deklaratat ishin të matura e nuk kishte retorika.

Të shtunën e 28 janarit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç zhvilluan një bisedë telefonike.“U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka  bërë të ditur Thaçi.Ndërkohë, ndodhi edhe një zhvillim i shmangies së tensioneve të mundëshme: Nga autoritetet e Prishtinës nuk u rrënua muri në veri të Mitrovicës edhe pse dje ishte dita e fundit e afatit të përcaktuar me një rezolutë të Kuvendit të Kosovës ndërsa u tha se vetë serbët lokalë do e rrënojnë dhe për këtë po bisedohet. Një zhvillim tjetër është se, treni provokues që shkaktoi tensione me nisjen nga Serbia drejt Mitrovicës së Veriut, sipas një njoftimi të mbrëmshëm nga Beogradi, nuk do qarkollojë në relacionin drejt Merdares, vendkalimit kufitar me Kosovën, me nisje prej sot siç ishte paralajmëruar më herët, por në një relacion tjetër – drejt Vërshacit (qytet në krahinën e Vojvodinës, në Serbi).

Në Bruksel, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në 19 prill 2013 është nënshkruar Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, baronesha Catherine Ashton.Deri tani, në 30 raundet kryeministrore, 23 takimet Thaçi-Daçiç janë pasuar me 7 raunde të tjera të kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet, që u mbajtën më parë në Serbi e pastaj në Kosovë.Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tash ministre e Dialogut.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, takimi ne bruksel

4 SHKURT- SHQIPTARET E BELGJIKES-PROTESTE PER HARADINAJ

February 1, 2017 by dgreca

3-ok-haradinaj-300x199NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË PADREJTË TË RAMUSH HARADINAJT/

TË SHTUNËN, MË  4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30/

TË GJITHË NË PROTESTË NË BRUKSEL/

PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT/

Të dashur shqiptarë,

Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë. Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!

Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

Protesta do të mbahet  në këtë adresë;

PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES( E dergoi per Diellin:Mentor Mushkolaj)

 

Filed Under: Mergata Tagged With: 4 Shkurt, proteste, Ramush Haradinaj

Soft Power-“Pushteti i Butë”

February 1, 2017 by dgreca

Nga Mal BERISHA/2 Mal Berisha

Ne Foto:Ne studion e Profesor Joseph S. Nye, Jr. Ne Kennedy School of Government./

Prej shumë vitesh jam apasionuar pas teorise se Profesorit Harvardian Joseph Nye e quajtur “Soft Power”. Nuk e di a do ti shkonte përkthimit të këtij termi, “Pushteti i Butë” por në të vërtetë kjo teori ka të bëjë pikërisht me atë që kombet e vogla mund të bëhen simpatike përpara botës nëse dinë të demonstrojnë ata elementë që i bëjnë ato interesante. Jo forca e parasë, as madhësia numerike e popullsise së një vendi, as forca ushatarake dhe agresiviteti por pasuria shpirtërore, kontributi në kulturen e njerëzimit, virtyte dhe cilësi të vecanta mund t’i bëjnë edhe kombet e vogla interesante. Që kjo të bëhët sa më mirë duhet që të gjithë faktorët e interesuar për progresin e një kombi të bashkëveprojnë. Dhe mbi të gjithë ketu qëndron Diplomacia, ajo publike, kulturore, promovuese…

Ndërkohë që kjo ka qenë motoja e veprimtarisë time në shërbimin diplomatik, deshira për ta njohur hartuesin e kësaj teorie do të plotësohej vetëm më dt 30 Janar 2017 ketu ne Cambridge, Massachusets ne Kennedy School of Government.

Në këtë ditë të vitit 2017, pata rastin ta vizitoja vetë Profesor Joseph Nye dhe për një gjysëm ore të shkëmbeja mendime se si e kam zbatuar teorinë e tij të “Pushtetit të Butë” në veprimtarinë time si përfaqësuës i shtetit shqiptar.

Profesor Nye më priti në zyrën e tij. Me mua ishte edhe im bir Kreshniku, I cili po studjon mbi identifikimin dhe zbatimin e Soft Power si mjet diplomatik ne politiken e jashtme shqiptare, nen drejtimin e ketij profesori te nderuar.

Profesor Nye na priti me shumë respekt e ngrohtesi. Ai e kishte vizituar Shqipërinë në pozitën e zv/Sekretarit Amerikan të Shtetit për Mbrojtjen gjatë mandatit të Presidentit Bill Klinton. Ai dinte shumë për vendin tonë. Kishte kontribuar për antarësimin e Shqipërisë në NATO. U interesua shumë për mbarëvajtjen e punëve, cështjet politike, kushtetutën. Më pas u interesua për Kosovën dhe dinte me hollësi incidentet e fundit të provokuara nga Serbia vecanërisht atë të trenit. Më pas donte të dintë për shqiptarët e Maqedonisë dhe “tendecat unifikuese të shqiptarëve në Ballkan”.

Pastaj u përqëndruam tek të drejtat e shqiparëve në Mal Të Zi dhe Serbi.

Për të gjitha këto, natyrisht që i dhashë perspektivën shqiptare të trajtimit të secilit problem me theks tek roli që luan Shqipëria në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin e gatshëm përherë për konflikte. Profesori donte të dinte për aspiratën shqiptare për bashkim të të gjitha trojeve. Një interesi të tillë iu përgjigja se si vëllezër të një gjaku dhe të një race e gjuhe, do të dëshironim të ishim të bashkuar, por shqiptarët janë të vetëdishëm se një sipërmarrje e tillë sjell aq shumë trazira në Ballkan e megjithatë, ne ende vazhdojmë të besojmë tek projekti i Bashkimit Europian ku edhe ne do të jemi antarë të denjë. Cdo shqiptar që jeton në gjashtë shtetet Ballkanike, në trojet e veta etnike do të ndjehet i barabartë dhe të gëzojë të drejtat kombëtare që i takojnë.

Ajo pjesë e bisedës me Profesor Nye rreth teorisë së tij të “Pushtetit të Butë” ishte shumë interesante. Pashë që Zbatimi i asaj teorie në praktikën dhe përvojën time diplomatike ishte në përputhje me tezat e Profesorit. Harmonia fetare, aq e dëshiruar sot, figurat e shquara që kombi shqiptar i ka dhënë botës, katër Papë ne Vatikan, Skënderbeu, mbrojtesibi qyteterimit perendimor, burrështetasit shqiptar në botë si Muhamet Aliu i Egjyptit, Francesko Krispi i Italise, roli i shqiparëve në revolucionin grek, Nënë Tereza, Besa dhe ndihmesa që shqiptarët iu dhanë hebrejve gjatë gjithë historisë dhe vecanërisht gjatë Holokaustit, etj, ishin të mjaftueshme për të demonstruar përputhjen e teorisë me praktikën e punës në diplpmacinë e një vendi si yni.

Ndoshta Profesori, i cili beson tek teoria e tij, u ndie po aq i lumtur me zbatimin e atyre tezave sa unë që isha përpara atij njeriu të madh të kohes tonë.

Në ikje ai më dhuroi librin e tij “The Soft Power” me një autograf të tij.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT