• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2017

Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm Tahiri?

March 11, 2017 by dgreca

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama i ka komunikuar sot largimin nga detyra ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Për këtë vendim, nuk ka patur ende asnjë njoftim zyrtar, sikundër dhe për motivet. Por burime qeveritare kanë shpjeguar se kjo lëvizje pritet të pasohet dhe me largimin e disa ministrave të tjerë. Opozita e cila prej më shumë se tre javësh këmbëngul në krijimin e një qeverie teknike, i mëshoi sërish pasdte këtij kushti duke u shprehur se protesta nuk mjaftohet me “koka turku”, ndonëse e cilësoi si fitore të saj, shkarkimin e ministrit Tahiri.

I porsa kthyer nga vizita zyrtare në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për t’i komunikuar largimin nga detyra. Burime si pranë qeverisë ashtu dhe pranë vetë ministrit, e konfirmuan këtë lëvizje të papritur. Ndonëse ka qenë në qendër të kritikave, vecanërisht nga opozita, ministri Tahiri është marrë gjithnjë në mbrojtje të hapur nga kryeministri dhe është lëvduar prej tij për punën e bërë.

Ende nuk ka asnjë asnjë njoftim zyrtar për motivet e kësaj lëvizje, e cila duket se do të pasohet dhe me ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. Të paktën sipas burimeve pranë qeverisë, të hënën kryeministri Rama pritet të mbledhë kryesinë e partisë socialiste, për të diskutuar lëvizjet e mundshme në kabinetin e tij.

Largimi i ministrit Tahiri dhe ndryshimet e pritshme, vijnë në një moment kur opozita po kërkon me këmbëngulje krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershorin e ardhshëm. Opozita ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, për shkak të përhapjes së fenomenti të kultivimit të marijuanës, duke këmbëngulur se me paratë e pista nga narkotrafiku, qeveria do të blejë votat e shqiptarëve. Dhe ministri Tahiri, është njeriu që sipas saj, është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar.

Pas tre javësh protesta para selisë së Këshillit të ministrave, dje mbi 20 parti opozitare njoftuan se nuk do të rregjistrohen në zgjedhje, pa u arritur më parë krijimi i një qeverie teknike. Lëvizjet e kryeministrit duket se për momentin nuk do të kenë ndonjë efekt në qëndrimin e ardhshëm të opozitës. Në fjalën e tij sot pasdite kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se “nuk jemi mbledhur këtu për koka turku, por për të siguruar për shqiptarët sot e mot dhe brezat që vijnë për të garantuar standartin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe zgjedhje të lira e të ndershme me një kryeministër garant të krimit e drogës nuk mund të ketë. Ndaj, çfarëdo prapraskenash dhe thashethemesh të kurdisin, mesazhi ynë është një e i pandryshuar. Qëndresa jonë është e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe para Europës”.

Megjithatë, lajmin e largimit të ministrit të Brendshëm, zoti Basha e quajti një sukses të protestës. “Sido që ta shtjellin e përcjellin lajmin, fakti është se për më shumë se 3 vite opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për shkak të lidhjeve të tij me krimin në mënyrë institucionale dhe Rama nuk ka dëgjuar. Prej më shumë se dy vitesh ja kërkon dhe partneri në koalicion, ky jo vetëm që nuk ja vuri veshin por i hoqi dhe ministrinë e Drejtësisë. Prej më shumë se 6 muajsh ja kërkuan dhe partnerët tanë strategjik e ky u tall e tallet me ta. Dhe nëse është i vërtetë largimi i Tahirit, kjo është fitorja vetëm e juaja dhe e bashkimit qytetar dhe prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizije popullore”, u shpreh zoti Basha në fjalën e tij para disa qindra protestuesve që qëndrojnë në çadrën e ngritur para kryeministrisë.

Largimi i zotit Tahiri, është i shtati, në radhën e ministrave që kanë lënë kabinetin e kryeministrit Edi Rama. I pari ka qenë ministri për marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi i cili dha dorëheqjen në gusht të vitit 2014 për arsye personale, ndërsa pak javë më parë ishte ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili u shkarkua nga detyra.(Kortezi: VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Ministrin e Brendshëm, Rama shkarkon, tahiri

Shkrimi i 1877: A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët?

March 11, 2017 by dgreca

Nga Aurenc Bebja*, Francë-Mars 2017/

1 shkrimi 1877

Në librin e Charles de Susini « La Corse et les Corses, Opinions et Documents », botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë në faqen n° 353 të tij, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, me titullin « Corses et Albanais », i cili krahason korsikanët dhe shqiptarët.

Në fakt, ky shkrim është realizuar disa vite më parë, më saktësisht në 1877, nga doktori rumun, Miculu Georgiade Obedenaru, i cili hipotetizon se një pjesë e korsikanëve mund të jenë pikërisht me origjinë shqiptare.

Në vijim rrëfimi i doktorit :

« Në Korsikë kanë emigruar Pellazgët Trakë apo Pellazgët Shqiptarë ?

Duke marrë parasysh karakteristikat e racave të Korsikës, pranojmë se nuk janë Pellazgët Trakë, industrialistë, artizanë, tregtarë, por Pellazgët shqiptarë, ushtarë, mercenarë, shpatarë e plaçkitës, që erdhën të jetonin në Kyrnos-in e lashtë.Në fakt, ne e dimë mjaft mirë se disa korsikanë janë të guximshëm, luftëtarë të patrembur, por edhe mizorë dhe hakmarrës ; Shumë prej tyre janë të prirur në grabitje.Në qytete, profesioni i xhandarit, policit dhe rojes së burgjeve i përshtatet veçanërisht kësaj kategorie korsikane.

Nga ana tjetër, ne shohim shqiptarët të pushtuar nga dashuria për luftë dhe dominim, dhe ku mbështetja e fisit është parësore ; ata janë të gjithë kushërinj.Prandaj, ne besojmë se, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tipareve funksionale dhe aftësive intelektuale mes shqiptarëve dhe disa kategorive të korsikanëve, do të gjejmë me siguri analogjinë më të madhe mes karakteristikave morfologjike dhe anatomike të të dyja popullsive, kur të kemi në dorë një numër të mjaftueshëm vëzhgimesh antropologjike të realizuara me mprehtësi.Ndoshta, me kalimin e kohës, do të vëzhgojmë tek disa korsikanë, karakteristika të tjera të ngjashme me shqiptarët. 

*  (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) :https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-1877-a-kane-te-njejten-origjine-korsikanet-dhe-shqiptaret/ 

Filed Under: Histori Tagged With: 1977, A kanë të njëjtën, korsikanët dhe shqiptarët ?, origjinë

Shtysë drejt vetëflijimit

March 11, 2017 by dgreca

1 alma Lico okNga Alma LIÇO/Ishte një ditë e zakonshme shkurti. I ftohti i hidhur i janarit ja kishte lënë vendin ditëve relativisht më të ngrohta. Po ecja e shkujdesur në rrugët e qytetit kaotik e të betonizuar. Babëzia e ndërtimeve të pallateve në formë kullash, jashtë çdo kriteri urbanistik, pothuajse e ka shndërruar në të pabanueshëm qytetin tim të lindjes. Dhe gjithë kjo gjëmë ndodh duke grabitur toka, troje, e duke tjetërsuar në mënyrë të paskrupullt pronësinë e tyre. Kjo masakër është kryer me bekimin dhe në favor të personave të veshur me pushtet, pinjollë të komunizmit. “Padronët” e Shqipërisë gllabëruan e vazhdojnë të grabisin gjithçka, duke flakur tej, të lodhur, të dekurajuar, të zhgënjyer, pronarët e vërtetë, të çpronësuar e përdhosur nga diktatura më mizore në historinë e këtij vendi të përçudnuar.

Duke u afruar drejt qendrës së qytetit, nuk ka si të mos më tërheqë vëmendjen një kullë e lartë, ende në ndërtim e sipër, që ngjason me një shishe gjigante të përmbysur. Boshllëqet që ndoshta do të shërbejnë në të ardhmen si dritare, i japin asaj pamjen e shqyer të kafshimeve të shkaktuara nga dhëmbë të stërmëdhenj. Sa herë më bie rruga pranë saj, më kaplon një ndjenjë pakënaqësie që ndërthuret me frikë e pasiguri. Seç kam një parandjenjë të trishtë se mos ndonjë copë beton do të bjerë nga lartësitë, për t’u përplasur mbi kokat e kalimtarëve. Akoma më kërcënuese e bën situatën vinçi i lartë pranë saj, stoik dhe i palëvizshëm, që duket sikur do shkëputet nga mbajtëset e tij, për t’u rrëzuar mbi trotuar.

Si kurrë më parë, ndën atë kullë të betontë, atë ditë kishte shumë njerëz, që me sytë në drejtim të lartësisë, po shihnin diçka, me sa dukej, të pazakontë. Ndonëse nuk më pëlqente aspak të hidhja vështrimin në majën e asaj kulle, si për inerci, instiktivisht, sytë e mi të tmerruar u ndalën majë vinçit, ku një fatkeq, i hipur mbi të, ishte i gatshëm të vetëflijohej. Dukej aq i vogël dhe i pambrojtur mbi ato hekura që të krijonin përshtypjen sikur preknin qiellin. E mbërthyer nga kthetrat e pamëshirshme të vdekjes, një jetë ishte e rrezikuar të shuhej tragjikisht. Mjaftonte një shkëputje e beftë, një shkarje e vogël, që ai i pafat të largohej padrejtësisht nga kjo botë, nga një vend të cilin cinizmi i qeverive dhe i njerëzve e ka katandisur të përjetojë një tranzicion rraskapitës, që duket sikur nuk do të ketë fund.

E tmerruar sa më s’ka, u ndala të kuptoja çfarë po ndodhte. Pamja e qytetarëve që po ndiqnin këtë skenë makabre, më konfuzoi mjaftueshëm. Pashë fytyra të tronditura, por edhe të tjerë thjesht kuriozë e të ekzaltuar, si të ishin duke ndjekur ndonjë ekzibicion cirku. Madje, kishte tek tuk dhe ndonjë të pashpirt, që thërriste:

– Hidhu, se na le këtu. Mos e zgjat…..jepi……

Nuk po u besoja veshëve. Mungesa e empatisë ishte frikësuese. Vallë kaq kriminale ishin instiktet e disa prej bashkëqytetarëve të mi, sa ta konsideronin sport zbavitës humbjen tragjike të jetës së një njeriu?

………..Fundja…… pse duhej të çuditesha?

-A nuk ishin shqiptarë, ata që masakruan e vranë për gjysëm shekulli vëllezërit e tyre, vetëm se kishin bindje të ndryshme politike nga ata?

-A nuk vijuan me degdisjen më pas të grave e fëmijëve të djepit në kampe me tela,  me gjemba, shumë prej të cilëve, për shkak të kushteve çnjerëzore nuk arritën të mbijetojnë? Krijesa të vogla, të tretura në pafajësinë e tyre, që u varrosën nga duar të dridhura  nënash të vetmuara.

-Vallë, nuk ishin bashkëatdhetarë të mi, ata që u vunë kazmën objekteve të kultit, duke torturuar e çfarosur klerikët, si në asnjë vend tjetër të botës?….

….e sa, e sa gjëma të tjera rrënqethëse shkaktuan bashkëqytetarët e mi,  në emër të një ideologjie kriminale…. monstër që shqeu bijtë e vet…….

Për një moment, u shkëputa nga ato refleksione të trishta, për të kuptuar shkaqet që e kishin detyruar atë të gjorë, të arrinte në kufijtë e vetflijimit. Nga bisedat sporadike të kureshtarëve, arrita të dëgjoja se ai burrë, që dukej aq i vogël e i pambrojtur majë atij vinçi, baba i tre fëmijëve, ishte duke protestuar kundër të gjithë gënjeshtrave dhe mashtrimeve të qeverive të rradhës, për të përfituar të hollat e premtuara të dëmshpërblimit për vitet e burgut, gjatë regjimit komunist. Me sa dukej, i ishte sosur durimi. Dëshpërimi i manifestuar në mënyrë aq dramatike, si dhe shtysa për të ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes, më sollën në kujtesë, se për të njejtat arsye, disa vite më parë, një bashkëvuajtës i tij, pas një greve të shpërfillur urie, dhe indiference totale të përgjegjësisë së shtetit për të zbatuar ligjet e miratura nga vetë ai, i vuri flakën vetes. Askush nuk e dëgjoi, askush nuk e parandaloi atë veprim makabër, ekstremisht të dhimshëm. Kërrkush nuk u ndje përgjegjes për atë akt tragjik.  Humbi  jetën disa ditë më pas, i djegur e përvëluar.

Në rradhat e padenja dhe të stërzgjatura të haraçit të dhimbjes, më kishte rastisur të shihja të moshuar të vuajtur, që duke u dridhur shtrëngonin dosje e dokumenta  nëpër duar, në koridorin e ngushtë, të një zyre të vetme, për të gjithë Shqipërinë. Ato letra mbartëse të terrorit e padrejtësisë, duhej të rinovoheshin vazhdimisht që ata mijëra viktima të krimit komunist, të përfitonin dëmshpërblimin fyes, të katandisur në thërrime përçmuese, lëmoshë e turpshme, e shtrirë në pafundësinë e viteve. Dhe ata të gjorë, duhej të ktheheshin aty sërish, deri në pafundësi, nëse do të ishin aq me fat sa kontrata misterioze me vitet dhe jetën, t’ua mundësonte këtë gjë. Kishte rastisur të shihja me dëshpërim të shtyheshin e keqtrajtoheshin me arrogancë gjatë përpjekjeve për të marrë një përgjigje të qartë e korrekte pranë asaj zyre. Kjo ndodhte rëndom, veçanërisht pas gënjeshtrave të publikuara në shtypin abuziv, që në përpjekje për të shitur ato fletushka të pavlera, luanin me mjerimin dhe gjakun e pashpaguar të viktimave. Kishte nga ata që nën ndikimin e pritjeve të gjata, të ndjeheshin keq, e të largoheshin zvarrë, për t’u rikthyer përsëri në të njejtin ferr pritjeje të pafund.

E pra……tek ai i mjerë që lëkundej majë vinçit, brenda pak çastesh imagjinova dhe ndjeva të gjitha padrejtësitë që kishin shoqëruar në vite atë proçes të turpshëm. Isha mëse e bindur se ai i dëshpëruari, zhgënjimi i të cilit kishte mbërritur në kufijtë e humbjes së dëshirës për të jetuar, kishte provuar në kurriz mashtrimet dhe talljet e paskrupullta, kishte pësuar fyerjen, përplasjen e dyerve në fytyrë……..ndoshta ai i ngratë nuk kishte një shtëpi ku të fuste kokën…..apo të holla për të ushqyer femijet…

Dëshpërimisht, po mundohesha të kuptoja atë që po ndodhte në psikikën e tij të rënduar. Arrestimi, hetuesia, torturat, burgu i padrejtë për shumë e shumë vite, puna e rëndë, ndarja nga familja dhe gjithë të afërmit e tij….. këtij kalvari tmerri ai i gjorë, i kishte rezistuar. Ishte ajo e mbinatyrshmja, që e kishte mbajtur gjallë, me bindjen e magjishme se një ditë do rifitonte lirinë, e shpëtonte nga ai ferr. Ishte ajo hyjnorja, shpresa. Por me sa duket, ajo ndjenjë e bukur ishte ngatërruar keqas me pritshmëritë e natyrshme ndaj saj, duke pasuar me zhgënjimin. Keqpërdorimi i tejskajshëm i vuajtjeve, demagogjia e pështirë, ndoshta e kishin gjunjëzuar atë burrë. Shpresa dhe zhgënjimi. Anë të kundërta të së njejtës monedhë. Njëra rrezatuese, tjetra e zhytur në lot. Një dyzim ndjenjash, një konfuzion mbytës, e dilemë e pafund.

Vërtet duhej të vdiste? A e meritonte vallë një fund të tillë? A do pranonte triumfin e dëshpërimit të këtyre përmasave? A do të lejonte të mbeteshin jetimë fëmijët e tij, ndoshta dhe më të varfër e pambrojtur se më parë….. …

Teksa isha zhytur në këto përjetime të zymta, thirrjet e njerëzve me uniformë, për të zbritur prej andej, e për të dialoguar me autoritetet, sikur e çtendosën disi situatën. Nuk mund ta dija, nëse ishin ato thirrje të përsëritura, apo një frymë hyjnore, dhuratë e Zotit, që vinte nga Katedralja aty pranë, që e lëkundën dhe tulatën disi kryerjen e aktit makabër. Ndoshta ishte një qartësi e beftë sa njerëzore, po aq dhe hyjnore,  që e orientoi atë të heqë dorë nga fundi tragjik. Me gjithë varfërinë, ai baba duhej të ishte i pranishëm teksa  fëmijët e tij rriteshin…. Ai duhej të jetonte atë që dhurohet vetëm një herë, atë të mistershmen dhe paparashikueshmen…. ai duhej të jetonte krijesën sa të mundimshme, po aq dhe të mrekullueshme të Zotit,  jetën.

Mbase ishte kjo forcë e padukshme, ky reflektim i mjegulluar,  që ndoshta e bindi të hiqte dorë nga akti i vetëvrasjes. Disa minuta më pas, ia doli të zbresë në mes të turmës. Një ëngjëll mbrojtës e kishte ndihmuar duke e mbajtur në krahët e tij. Por unë nuk munda ta shihja, aq më pak t’i afrohesha. Shpërndarja e njerëzve më bëri të kuptoj se edhe ai ishte larguar prej aty,  për t’ju bashkuar familjes që e priste me zemër të copëtuar.

Sa do dëshiroja të artikuloja një ngushëllim premtues, për t’ja bëlbëzuar vetes. Një të vetëm. Kisha kaq nevojë. Por nuk mundesha dot. Më mbetej në fyt, për t’u zhdukur më pas në labirintet e padrejtësive që kanë paralizuar çdo qelizë të ekzistencës…….më kot kërkoja pak frymëzim. Ai kishte ngecur në rrjetën e thirrjeve çnjerëzore të asaj dite, ishte tretur në panelet e tavolinat luksoze të vendimarrjes hipokrite dhe babëzisë banditeske të përfaqësuesve të politikës shqiptare.

E megjithatë, imazhi i atij të vuajturi mbi ato mbajtëse hekuri, që mes dëshpërimit dhe dilemës ja doli të kapërdinte shtysën e vetëflijimit, më transmetoi një ngarkesë me përmbajtje pozitive. Në atë ylber të ndritshëm të triumfit mbi vdekjen, së bashku me heqjen dorë nga akti ekstrem i vetëvrasjes, ai i panjohur, sikur më dhuroi një copëz të dashurisë për jetën e pajetuar të qindra mijra shqiptarëve që nuk patën fatin të mbijetojnë, por e humbën atë në birucat apo galeritë e burgjeve mizore të komunizmit. U shuan në emër të drejtësisë së munguar, që me kthetrat e saj e saj të pabesa, vazhdon ende dhe sot e kësaj dite të shkaktojë viktima të pafajshme. Deri kur??????????

Tiranë, shkurt 2017

 

Filed Under: ESSE Tagged With: drejt vetëflijimit, Shtysë, Shtysë drejt vetëflijimit

Greta and Vilma Zenelaj launch Youtube channel “Greta & Vilma Show”

March 11, 2017 by dgreca

By: Mira Babamusta/

Greta & VilmaMainArtWork

The talented filmmakers and founders of Colored Films in Los Angeles have recently launched a youtube channel, which features Greta & Vilma Show, and series about filmmaking tips and advice. In the following interview Greta and Vilma Zenelaj talk about their new show, and their upcoming movie “Shqipe/Eagle”.

 What is Greta and Vilma Channel about?

 Greta Zenelaj: We have seen several successful stories on YouTube and how many have achieved recognition for their talent. In October 2016 we wanted to put our hands on a project that kept us busy every week. That’s how the idea of starting our own YouTube channel came about.

We started with Greta & Vilma Show which has four episodes but the channel itself will have more than the show. Since we have experience in filmmaking, YouTube allows us to share our experiences with others that want to learn about certain things, in this case filmmaking and hopefully help passionate artists about dos and don’ts while filming.

Every week we are posting episodes so many can follow us through the YouTube Channel. Simply search us under youtube.com Greta & Vilma and then subscribe to the channel to be notified when to view the new episodes.

 What shows are you currently working on?

 Vilma Zenelaj: As we previously mentioned right now we are working on a long series that will explain in detail how to make a film from an idea/story to the big screen. Having had experience for over 8 years in filmmaking and being part of the festival circle we have tremendous insight that we feel blessed to share and help others.

So everyone that subscribes to our channel will also receive free downloads (booklets) on what we will be covering on a certain episode. Be sure to keep looking for the filmmaking series that is coming in a couple of weeks.

 Who are the people behind the Greta and Vilma show?

 Greta Zenelaj: Honestly it’s just Vilma and I at this time. For the Greta and Vilma Show we had a small but very talented crew that helped us with camera, hair & make up, editing and a wonderful studio that fit our needs perfectly.

 What is the significance of doing the show? What inspired the Greta and Vilma Show?

 Vilma Zenelaj: Well, we wanted to start with something fun at the beginning of our channel. That’s why we have four episodes that have pretty important topics and are important subjects to us. We discuss about Love, Lying, success and family. These four topics are important together and have been the core of our life. Love that comes from God, Lying is a big NO, honesty is always the best policy, success should be shared with others and family is important since we are sisters and come from the same family.

 How do you choose the topics for each episode?

 Greta Zenelaj: Well, I think Vilma did a good job at summing it up on the previous question. Topics came from what we have known and experience. It’s easier to talk about what you know and are familiar with. The YouTube Channel will give us a great opportunity to share other topics and even small stuff that can benefit others. For example we have this great mask that we make with yogurt and yeast.

We want to make an episode of that because it has really made our skin better. So the YouTube Channel will empowers us to make creative enjoyable videos that will benefit our views and subscribers.

 What was the first movie you wrote and directed?

 Vilma Zenelaj: I wrote ‘What Do I Do Now?’ I’ve written ‘In the Woods’ and ‘Eagle/Shqipe’. Last year (2016) we wrote a beautiful true story about faith. We plan to direct the film together. I can’t wait since it’s going to be amazing to have Greta in the director’s chair and collaborating creatively.

 What else have you been working on?

 Greta Zenelaj: The YouTube Channel is keeping us pretty busy and so we still are working on Eagle/Shqipe and as Vilma mentioned the faith based true story, which is a very exciting script.

 You have directed and produced award-winning movies. As a director, how do you approach each show? What is the process like?

 Vilma Zenelaj: I have to feel connected to the story or relate to it in some level. If I know the story and I feel passionate about it, it’s easier to tell that story through the camera lenses. Storytelling has its formula and there are steps in telling a great story. That’s why it’s so important for many to subscribe to our channel to learn more about filmmaking.

 How did you first get involved in acting? Which one has been your favorite project so far?

 Greta Zenelaj: Eagle/Shqipe has been my favorite film to work on since it’s very personal, things that I have experience as a student in Albania and as an immigrant in US. I relate to this film very well. It’s going to be a huge success on the big screen.

 What is next for you?

 Greta Zenelaj:  We are looking forward to what the YouTube channel will offer us. Right now, the sky is the limit and it’s great to be in this position.

Filed Under: Kulture Tagged With: “Greta & Vilma Show”, Ermira Babamusta, Greta and Vilma Zenelaj

Maqedonia, mes qeverisë së re dhe destabilizimit

March 11, 2017 by dgreca

VMRO DPMNE-ja programin e quajti “pamflet politik” që synon zbatimin e platformës së partive shqiptare të arritur në Tiranë dhe rrënimin e karakterit unitar të shtetit. Programi parasheh avancimin e gjuhës shqipe, por nga BDI-ja shprehën vërejtje se me të nuk parashihet përdorimi i shqipes në kartëmonedha dhe uniformat e policisë./

1 Maqedoni 3

Ne Foto: Protesta në Shkup kundër platformës së partive shqiptare./

Nga Isuf Kadriu/

Programi i qeverisë së re i prezantuar nga kreu i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, i cili është në pritje të mandatit nga presidenti Gjorge Ivanov, ka nxitur reagime të shumta.Ai gjatë paraqitjes para opinionit të premten tha se programi i tij garanton të ardhmen e vendit, zhvillimin ekonomik, integrimin euroatlantik, raporte të mirë ndëretnike, gjyqësor të pavarur, zbardhjen e të gjitha proceseve gjyqësore që besohet të jenë të montuar për motive të ndryshme, e çështje tjera.

VMRO DPMNE-ja programin e quajti “pamflet politik” që synon zbatimin e platformës së partive shqiptare të arritur në Tiranë dhe rrënimin e karakterit unitar të shtetit. Programi parasheh avancimin e gjuhës shqipe, por nga BDI-ja shprehën vërejtje se me të nuk parashihet përdorimi i shqipes në kartëmonedha dhe uniformat e policisë.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike, programin e shohin si hap drejt zgjidhjes së krizës, e në veçanti të asaj institucionale, me të cilin hidhen poshtë pretendimet para së gjithash të VMRO DPMNE-së, se gjoja shumica e re parlamentare synim parësor ka federalizimin, kantonizimin apo aplikimin e dygjuhësisë në shtet.

Sefer Taniri, profesor i Komunikimit në Universitetin Evropës Juglindore në Tetovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se programi qeveritar i pretendentit për kryeministër, Zoran Zaev, është i bazuar në Kushtetutën aktuale dhe jo në platforma politike të hartuara jashtë vendit, siç pohon Nikolla Gruevvski.

“Vlerësoj se të gjitha këto manipulim apo tentime për të mjegulluar opinionin publik maqedonas, për të ngritur tensione etnike, për të ngritur artificialisht nacionalizmin maqedonas, me kohë do të zmbrapsen, do të zbehen, sepse në fakt nuk bëhet fjalë për tentim për ndarje të Maqedonisë apo për kantonizim të saj, por për një përpjekje që Maqedonia përfundimisht të bëhet shtet i përbashkët dhe i barabartë për maqedonasit dhe shqiptarët”, thotë Tahiri.

Ai shton se reagimet e ashpra që vijnë nga VMRO DPMNE-ja nuk kanë aspak të bëjnë me përmbajtjen e programit qeveritar, porse ai përdoret nga ana e tij për të mashtruar opinionin me qëllim të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale, e që, sipas tij janë krimet që po hetohen për zyrtarët shtetërorë, përfshirë edhe Nikolla Gruevskit.

“VMRO DPMNE-ja gjithë këtë frikë që tenton ta imponojë tek opinioni maqedonas, gjoja se platforma e partive shqiptare, e cila në një pjesë të saj do të jetë pjesë edhe e programit qeveritar bëhet më tepër për motive jo vetëm politike, por edhe për motive që në një farë mënyre t’i iket drejtësisë, t’i iket Prokurorisë Speciale dhe të amnistohet kriminaliteti apo veprat e dyshuara për krime që janë bërë gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE-së”, thekson Tahiri.

Ai, gjithashtu, vlerëson edhe pjesët e programit që kanë të bëjnë me përfaqësimin, sistemimin e mijëra administratorëve që marrin paga duke ndenjur nëpër shtëpitë e tyre, programin ekonomik për zhvillim të barabartë rajonal, sikurse edhe çështjen e mediave që synon pavarësimin e tyre dhe garantimin e lirisë së shprehjes.

Programi i prezantuar nga kreu i LSDM-së, sipas Nano Ruxhin,njohës i çështjeve politike dhe ish-ambasador i Maqedonisë në NATO, është pro perëndimor, për zgjidhjen e problemeve të brendshme etnike, zbatimin e reformave dhe krijimin e kushteve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Një hap i këtillë pritej nga Zoran Zaev, si i tillë mbështetet edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Vlerësoj se bëhet fjalë për një program qeveritar evropian me përparësi dhe qëllime për vendin në rrugën e integrimit euroatlantik. Sundimi i së drejtës, rikthimi i demokracisë së humbur, konsolidimi i raporteve ndëretnike dhe zhvillimi ekonomik, vlerësoj se janë themelet e këtij programi që garanton të ardhme”, vlerëson Ruzhin.

Edhe ai nuk beson se Gruevski do të arrijë të shkaktojë trazira të përmasave të mëdha. Ai thotë se qëllimi i grupit rreth tij, por edhe i vetë ish -kryeministrit është që ta shpëtojë veten e tij, andaj për të arritur këtë, ai mund të nxisë edhe incidente.

“Mendoj se pavarësisht thirrjeve të Gruevskit, mendoj se tani ai i takon historisë dhe se ai tani po lufton për të shpëtuar veten e tij dhe është i kuptueshëm kërcënimi i tij. Por, populli nuk do t’u përgjigjet thirrjeve të tij pasi e ka kuptuar se bëhet fjalë për manipulim, andaj edhe nuk do të përfshihet në gjakderdhje. Mund të ketë incidente sporadike, por assesi kaos në shtet, të cilin e dëshiron Gruevski”, thotë Nano Ruxhin.

Zoran Zaev në paraqitjen e tij të premten tha se beson se tanimë presidenti Gjorge Ivanov nuk do të ketë dilema se kush angazhohet për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit e kush për rrënimin e tij, andaj edhe pret nga ai që sa më parë t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re mes partisë së tij, LSDM, dhe partive shqiptare.(REL)

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe destabilizimit, Maqedonia, mes qeverisë së re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT