• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Le Temps (1913) : Kongresi shqiptar i Triestes

May 18, 2017 by dgreca

kongresi-ne-trieste-concentrate

Le Temps (1913) : Kongresi shqiptar i Triestes dhe propozimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe/

Nga Aurenc Bebja*, Francë /image

Të hënën e 3 marsit 1913, gazeta franceze « Le Temps », në faqen n° 2 të saj, i ka dedikuar një hapësirë të veçantë Kongresit shqiptar të mbajtur në Trieste.Shkrimi sjell detaje në lidhje me organizatorët dhe mbështetësit e tij, prejardhjen dhe numrin pjesmarrësve shqiptarë, emrat e presidentit dhe zëvendës/presidentit, si dhe qëllimet e këtij kongresi.Për më shumë, do të gjeni në vijim, rrëfimin e gazetës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » : « Kongresi shqiptar, i shpallur në Austri prej disa javësh, u hap dje në Trieste. Ai zgjodhi si President Hil Mosin, dhe Zëvendës/President Faik Bej Konicën.Njëqind delegatë të kolonive shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Egjipt marrin pjesë. Qeveria austriake është e përfaqësuar nga Mahovetz, drejtor i policisë së Triestes, dhe në mënyrë jozyrtare, nga një kapiten stafit.

Delegatët dëshmuan një seri manifestimesh simpatie ndaj Austrisë.

Oratori i parë i cili foli pas presidentit ishte Konti i Taaffe-s, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Vjenë dhe djali i ish-ministrit, i cili u shpreh në favor të pretendimeve të Shqipërisë së Madhe.Zëvendës/Presidenti, Faik Konica mbajti një fjalim, ku ai shprehu mirënjohjen e shqiptarëve ndaj perandorit Franc – Jozef dhe mbretit të Italisë, për dashamirësinë që ata kanë treguar ndaj popullit shqiptar dhe për mundësimin e krijimit të një Shqipërie të pavarur në të ardhmen.Duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj qeverive të dy shteteve, oratori propozoi që të dërgojë për Kontin Berchtold dhe markezin e San Guiliano-s të njëjtat telegrame mirënjohjeje, ku shkruhet :

 ‘Shqiptarët, të bashkuar në kongresin e Triestes, përfaqësues të të gjitha krahinave shqiptare, si dhe kolonive të ndryshme në Austro-Hungari, Itali, Amerikë, Rumani, Egjipt dhe Turqi, kanë vendosur t’i përcjellin në mënyrë unanime Shkëlqesisë Suaj nderimet e tyre dhe ju shprehin mirënjohjen e thellë për interesin efektiv që Shkëlqesia juaj ka dëshmuar ndaj atdheut të tyre. Rumunët e pranishëm i bashkohen këtij urimi.’

Pas leximit të telegrameve, Markezi ‘Gjon Skënderbeu’ u zgjodh kryetar nderi i Kongresit.

Profesori Schuo foli pastaj në favor të aneksimit në Shqipëri të të gjitha vendeve të banuara me shqiptarë. »

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Kongresi Shqiptar, Triestes

Tri dilemat e marrëveshjes midis zotit Basha e zotit Rama

May 18, 2017 by dgreca

2 enver-Bytyci-1Nga Enver Bytyçi/Dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, zoti Basha dhe zoti Rama, pas një maratone bisedimesh e negociatash arritën marrëveshjen McAlister plus, duke surprizuar opinionin publik dhe duke ngjallur gjithashtu reagime të shumta në grupet në grupet e interesit të analistëve dhe opinionistëve shqiptarë. Opozita do të ketë jo më 4 ministra sipas McAlister, apo 4 zevendës ministra të ofruar pak ditë më parë nga kryeministri, por plot 6 ministra, afërsisht gjysmën e qeverisë. Madje në to bëjnë pjesë ministritë më të rëndësishme, që mund të (keq)përdoren në fushatën elektorale, rendi, arsimi, shëndetësia, drejtësia, ajo e çeshtjeve sociale si dhe financat. Rendi dhe financat janë dy ministri, të cilat si rregull i përgjithshëm partia mazhoritare nuk i lëshon në duart e ndonjë aelati ose kundërshtari politik. Janë dhe gjashtë agjenci të ndryshme, të cilat i jepen opozitës, agjenci të cilat jo vetëm kanë numër shumë të madh punonjësisht, por edhe ruajnë mundësinë për të ndërhyrë në fushatën elektorale. Kjo marrëveshje ngjan me njw koalicion parazgjedhor. Por kryeministri mbeti po ai, (kreu i trafikut të drogës dhe krimit, siç e quante opozita), pra Edi Rama. Ka mjaftuar ky ngërç që militantët të shfaqen të zhgënjyer dhe jo pa të drejtë, nëse kemi parasysh se kërkesa bazë e Çadrës së Lirisë dhe protestave të fuqishme ishte koka e kryeministrit dhe jo ajo e Niko Peleshit. Ndërsa mjeshtrit analistë të grupimeve antiPS e antiPD po e përdorin këtë me mjeshtri si ngërçin e marrëveshjes, me qëllim thellimin e zhgënjimit në radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Në dilemë janë vënë dhe aleatët e zotit Basha, të cilët duhet thënë se këto 90 ditë ishin mbështetje dhe frymëzim i aksionit të tij politik. Ata duket se janë në ankth, nëse kjo marrëveshje do t’i lerë ata në hije apo do t’i mbrojë nga superfuqia që marrin dy më të mëdhenjtë e spektrit politik shqiptar! Eshtë detyrë e zotit Basha ta zgjidhë këtë dilemë. Ndërsa dilema Rama, si kërkesë për dorëheqjen e tij, ishte deri diku e njohur. Edhe vetë aleatët e Bashës (Dashamir Shehi), e kanë përsëritur disa herë se dorëheqja e kryeministrit ishte një kërkesë e “papranueshme”, sepse do të lexohej si dorëzim i pushtetit në tavolinë. Por Rama si “bashkëpunëtor në krim, në trafiqe, në kanabizimin e Shqipërisë” është dhe mbetet një problem moral i marrëveshjes së nënshkruar dhe i zotit Basha. Llogarinë me këtë problem do të duhet ta zgjidhin zgjedhësit. Zoti Basha në fushatë elektorale do të duhet ta bindë elektoratin shqiptarë, që ai ta ndajë republikën e vjetër të krimit nga një rend i ri, të cilin ai do të duhet ta vizatojë në letër dhe ta argumentojë në ballafaqimin elektoral. Ndërkaq grupet e interesit politik të analistëve do të vazhdojnë gjatë gjithë kohës të anatemojnë jo vetëm marrëveshjen, por edhe ta fundosin atë, sepse pas saj ata shohin e përpiqen të zbulojnë konspiracione të shumta, ndër më kryesorin atë të “krijimit të një aleance PD-PS kundër partive të vogla, sidomos kundër LSI-së”. Ky “komplot” antiLSI është tema më e përhapur e diskutimit. Në të vërtetë gjithkush do të mendonte kësisoj, po të mos kishim parasysh faktin se data 25 qershor do të vendosë edhe për koalicionet. Nëse shqiptarët votojnë Republikën e Re, për të cilën duhet të luftojë Basha dhe aleatët e tij qëndrestarë, atëherë e majta kalon në opozitë. Por nëse shqiptarët votojnë një Republikë hibride, atëherë për mua zgjidhja do të ishte krijimi i një koalicioni të madh, si e vetmja mënyrë për ta dërguar Shqipërinë në dyert e BE-së. Me një koalicion të tillë PD-PS nuk do të vijonin dilemat e reformave dhe njëkohësisht do të përfitonim zbutjen e konfliktit politik në Shqipëri, i vetmi konflikt që pengon zhvillimin, prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE. Do të ishte gjithashtu e mundur që PD, me figura të reja të pakompremmentuara, të ndikonte sado pak në përmirësimin e sjelljes në qeverisje edhe të grupit të PS-së. Nga ana tjetër, LSI do të duhej të reformohej në opozitë, sepse vetëm opozita jep shanse që partitë të nxjerrin mësime për qeverisjen e ardhshme. Në këto kushte dilemma Rama në këtë marrëveshje më shumë po fryhet e do të fryhet, sesa dëshmon një realitet. Ndërsa dilema kohë (25 qershor) është vërtet një dilemë e justifikuar. Eshtë e qartë se 16 korriku është një datë më problematike se 25 korriku për zgjedhjet parlamentare. Por 9 shtatori do të ishte data ideale e votimeve. Në mungesë të konsensusit, unë do të isha më mirë për datën 25 qershor sesa 16 korrikun, pasiqë asnjë shqiptar nuk do linte pushimet për të shkuar në kutitë e votimit dhe pjesmarrja në votime është e mbetet një tregues shumë i rëndësishëm për demokracinë elektorale. Megjithatë është pak e dyshimtë nëse kjo qeveri me ministra teknikë do të mund të jetë aq e aftë sa në një muaj kohë të përmbysë një situatë të mbjellë me dyshim e mosbesim në disa palë zgjedhjesh. Dhe së fundi, dilema e tretë është hartimi i kodit të ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese, nëse do të jenë të nevojshme. Partnerët e Bashës do të duhej të përfitonin nga kodi i ri. Zgjedhjet me modelin mazhoritar e pa lista do të duhej të riktheheshin, sepse ato janë dhe mbeten testi i demokracisë së drejtpërdrejtë. Aleatët mund të kenë zona të lira. Shqipëria ka nevojë për këtë lloj demokracie dhe jo për demokracinë e deleguar. Po kështu ndryshimet kushtetuese do të ishin të vlefshme, sidomos sa i përket zgjedhjes së presidentit nga populli. Natyrshëm do të duheshin ndryshime kushtetuese, krahas ndryshimeve në kodin zgjedhor, në kodin penal e të proçedurës penale dhe në këtë aspekt ndalimi i çdo lehtësie amnistuese për ata që shkelin ligjin elektoral mbetet domozdoshmëri, nëse kemi parasysh përvpjën e viteve të fundit.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Bytyci, marrveshja Basha-Rama, tri dilemat

NJOFTIM I KONSULLATES SE KOSOVES NE NEW YORK PER VOTIMET E 11 QERSHORIT

May 18, 2017 by dgreca

1 Gjate-votimeve-ne-Mitrovice-1

Bashkatdhetarë nga Kosova;/

Doni që me votën Tuaj të jepni kontribut aktiv për ata që do të përcaktojnë fatin e së nesërmes së Kosovës! Doni të bëheni pjesë e zgjedhjeve të parakohshme të 11 Qershorit? E keni një mundësi. Ndiqeni Njoftimin e Konsullatës së Kosovës në New York:

NJOFTIM

Të nderuar bashkëqyetarë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 11 Qershor 2017.  

Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banorë i Republikës së Kosovës por që jetoni jashtë Kosovës, Ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më poshtë janë hapat që duhet ndjekur për fazën e parë – Regjistrimi për të votuar:

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:

  • www.kqz-ks.org
  • Formulari I për qytetarët që posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës,
  •  Formulari II për ata që nuk e posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi,
  • Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit përmes Postës:

+ 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200

  • Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York (Adresa: 801 Second Avenue, Suite 301, New York, NY 10017; Tel: 242 949 1400);

Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:

  • Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 11 Qershor 2017,
  • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,
  • Apo vërtetimi që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.

Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.

Formularin e plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ deri më 22 Maj 2017.

Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:

  • Përmes emailit zyrtar (ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org)
  • Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.
  • Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).

Pas regjistrimit tuaj, do të ju njoftojmë me kohë për fazën e dytë, që është votimi.

Me respekt,

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York

801 Second Avenue, Suite 301

New York, NY 10017

Tel: 212-949-1400

Fax: 212-949-1403

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: E 11 QERSHORIT, I KONSULLATES SE KOSOVES NE NEW YORK PER VOTIMET, Njoftim

Diasporës i mohohet e drejta e votës

May 18, 2017 by dgreca

Diasporës praktikisht i mohohet e drejta e votës/

1 Diaspora

Votimi i diasporës, si në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale në Kosovë, vazhdon të jetë shumë i ulët.  Edhe në këto zgjedhje të parakohshme, që do të mbahen më 11 qershor 2017, KQZ ka caktuar një afat prej vetëm një javë për t’u regjistruar nga jashtë. Marrë parasysh afatin e shkurtër dhe procedurat burokratike, të cilat janë të papërshtatshme për diasporën, organizata Germin, e cila avokon për të drejtat e diasporës, ka filluar fushatën #VotaeDiasporës2017.Më 17 maj 2017, organizata Germin organizoi diskutimin virtual “Vota e Diasporës”, e cila mblodhi përfaqësues nga shtatë shtete të ndryshme, duke përfshirë Kosovën.

Paneli përbëhej nga Fatmir Lekaj, politolog dhe këshilltar në organizatën norvegjeze për barazi, integrim dhe diversitet (Norvegji); Donika Nushi, analiste në industrinë e shëndetësisë (Çikago, ShBA); Veb Kosumi, konsulent i pavarur në fushën e drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar; Lulzim Veliu, aktivist në komunitetin shqiptar në Dyseldorf të Gjermanisë; Albesa Aliu, aktiviste rinore dhe studente e Psikologjisë në Hellenic American Univeristy në Athinë, Greqi dhe Avni Dervishi, politolog dhe aktivist për forcimin e diasporës shqiptare në Evropë, Amerikë, Australi etj. Takimi virtual u moderua nga Lavdi Zymberi, hulumtuese në Germin. Në pamundësi që të marrin pjesë në këtë panel, përfaqësues të KQZ-së dërguan informata që mund të ndihmojnë diasporën rreth aplikimit për regjistrim.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohet rreth metodave, sfidave për aplikim nga jashtë dhe zgjidhjet më të mira që të rritet numri i votuesve nga diaspora. Për këtë, disa nga propozimet e dala nga panelistët ishin që pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje duhet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës, por edhe diaspora duhet të bashkohet dhe ta ngritë më shumë zërin. Panelistët propozuan të krijohen bashkëpunime si me organizatat ndërkombëtare, psh. IOM, po ashtu edhe në mes të Ministrisë së Diasporës dhe KQZ-së, që të mos ketë nevojë të regjistrohen në zgjedhje sa herë që të mbahen ato, por të barten të dhënat e votuesve potencial.

Disa nga rekomandimet e tjera për institucionet e Kosovës që të përmirësohet ambienti për votim janë: votimi elektronik, votimi në ambasadën/konsullatën më të afërt, të zgjatet afati për t’u regjistruar dhe të bëhen më shumë fushata vetëdijesuese se si duhet votuar, zgjedhjet të mbahen gjatë verës atëherë kur diaspora vjen për pushime, institucionet e Kosovës t’i motivojnë gjeneratat e reja në diasporë për të qenë pjesë aktive e politikës sepse janë më pak të politizuar, të krijohet një databazë e studentëve shqiptarë për t’i kontaktuar dhe motivuar që të votojnë në Kosovë.Për më shumë propozime dhe ide konkrete nga diaspora, ndiqni diskutimin në Youtube.

https://www.youtube.com/watch?v=p3CLel9eIGY

Filed Under: Opinion Tagged With: Diasporës i mohohet, e drejta e votës, Germin

UNIONI I JURISTEVE TE PAVARUR KERKON DOREHEQJEN E TOTOZANIT

May 18, 2017 by dgreca

L E T Ë R   E   H A P U R  /*

 Drejtuar: Z. IGLI TOTOZANI/

2 igli TotozaniKRYETAR I KOMISIONIT TE PAVARUR  AD-HOC PER REFORMEN NE DREJTESI  /

UNIONI I JURISTEVE TE PAVARUR TE SHQIPERISE/

 Veprimtaria e te cilit është e fokusuar ne :

  1. Pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor.
  2. Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave të Njeriut .
  3. Luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
  4. Ngritjen e imazhit , profesionalizmit dhe rolit te Juristeve Shqiptare është ne dijeni te fakteve si me poshtë:

Ju me cilësinë e kryetarit te Komisionit te Pavarur Ad – Hoc  për Reformën ne Drejtësi keni emëruar z. Arian Salati ,si anëtar nga radhët e Avokatisë, i cili rezulton si e provuar plotësisht dhe botërisht se është avokati i familjes së Kryetarit te Ekzekutivit Shqiptar dhe i propozuar nga Ai ne disa borde Ekzekutive .

Caktimi i tij nga ana Juaj, cenon rende pavarësinë dhe integritetin e procesit dhe për pasoje pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duke e vene nen kontroll te pushtetit ekzekutiv e partiak , dhe kjo vërteton se edhe ju jeni nen ndikim dhe varësi te ekzekutivit .

Kjo është me se e mjaftueshme për te kërkuar largimin e menjëhershëm të z. Salati nga ky komision.

Ky fakt të ngarkon me përgjegjësi për te vepruar menjëherë . Por dhe me kaq Ju keni përgjegjësi morale publike ndoshta edhe ligjore për cenimin e procesit ne kundërshtim me parimet e ndarjes se pushteteve dhe qëllimit te reformës. Ne jemi duke mbledhur fakte nëse z. Salati, është emëruar konform nenit 23/c te ligjit 115/2016 dhe ne përfundim te analizimit te fakteve do te veprojnë sipas ligjeve ne fuqi dhe moralit publik .

Gjithashtu jemi ne dijeni te faktit te njohur botërisht se juve  ju ka mbaruar mandati si Avokat i Popullit me 23.12.2016 dhe sipas nenit 61 te Kushtetutës nuk keni te drejtë për te marre vendime madje as për te qëndruar simbolikisht në detyrë. Si Jurist “i spikatur”  duhet te kishit dorëzuar detyrën me 23.12.2016 dhe t’i tregonit politikes dhe popullit qe i “shërbeve” se ne Juristet respektojmë Kushtetutën Aktin Themeltar te Shtetit .

Mos largimi juaj ne afatin kushtetues nga detyra ul imazhin dhe emrin e juristeve ne përgjithësi dhe me veprimet tuaja jashtë afateve kushtetuese , për të vepruar po dëmtoni dhe cënoni pavarësinë e pushtetit gjyqësor . Vendimet tuaja shërbejnë si fakte juridike ,te cilat jemi duke i  analizuar nëse je subjekt i veprës penale te parashikuar nga neni 249  i Kodit Penal. E  gjitha kjo tregon bindshëm dhe pa asnjë ekuivok se integriteti juaj nuk mund te vlerësoje integritetin e kandidateve për anëtarë te KLP dhe KLGJ etj, prandaj i vetmi akt qe duhet te merrni menjëherë është dorëheqja juaj, qe shpëton procesin e reformës nga kontrolli partiak e ekzekutiv dhe nga delegjitimiteti, akt qe na nderon te gjithëve si Juriste, akt që të nderon edhe ty, por nuk te shpëton nga përgjegjësia morale, publike, ndoshta dhe ligjore. Duke u bazuar në parimet e ndarjes se pushteteve dhe parimet e drejtësisë si legjitimiteti, paanësia dhe sidomos pavarësia, UJPSH duke u nisur nga qëllimi dhe misioni i organizatës dhe sidomos nga interesi i larte publik e shtetëror, për mos cenimin e mëtejshëm te pavarësisë dhe integritetit te procesit te Reformës se Drejtësisë me qëllim konsolidimin e pushtetit gjyqësor dhe te pavarësie se tij ne veçanti dhe si rrjedhim të shtetit të së drejtës në përgjithësi publikisht ju kërkojmë ;

  • Dorëheqjen Tuaj te menjëhershme Zoti  Totozani .

Tiranë me 18.05.2017

UNIONI I JURISTEVE TE PAVARUR TE SHQIPERISE

 * Derguar ne Redaksine e Diellit me 17 Maj 2017

Filed Under: Komente Tagged With: Igli Totozanit, leter e hapur, Totozani, Unioni i Juristeve te Pavarur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT