-Dita e 1 Majit, e cila sot shënohet edhe me disa protesta sindikale, në Kosovë është festë zyrtare e përcaktuar me ligj/
PRISHTINË, 1 Maj 2017/ Në Kosovë, aktualisht, janë të punësuar 350 mijë persona (burra: 248,224, gra: 75,284), ndërsa kontribues aktivë në trustin pensional janë 269.900, ose mbi 80,000 punëmarrës nuk kanë kontrata pune. Tek të rinjtë (15-24 vjeç) kjo përqindje është më e lartë, 51.6% e tyre punojnë pa kontratë pune.
Dekretimi i këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi para 7 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008./b.j/
