• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2017

Zgjedhjet shqiptare – KQZ regjistron PD, LSI dhe PR

May 26, 2017 by dgreca

TIRANË, 26 Maj/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), miratoi të premten regjistrimin e Partisë Demokratike dhe te Partise Republikane si subjekte zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. PD u regjistrua gjithashtu si subjekt zgjedhor edhe për zgjedhjet e pjesshme per kryetar bashkie ne Kavajë.

Komisioni Zgjedhor regjistroi si subjekt zgjedhor dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që do te konkuroje per zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë.

Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje. Republikanet ne momentet e fundit vendosen qe te dilnin me vehte, nderkohe qe parti te tjera te vogla aleate te demokrateve kane pranuar qe kryetaret e tyre: Shehi, Duka, Ndoka, te futen en listat e PD.

Filed Under: Kronike Tagged With: PD, Pr, regjistrohen, zgjedhjet ne Shqiperi

Aleanca e medias me pushtetin prodhon autoritarin

May 26, 2017 by dgreca

Nga Arben Llalla/Mediat elektronike dhe të shkruara janë mjetet kryesore të propagandimit të grupeve të caktuara udhëheqëse në kohët që po jetojmë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimet sociale dhe shoqërore. Mediat, në qoftë se zgjedhin t’i shërbejnë pushtetit janë në gjendje të ngrenë apo të shkatërrojnë një grup të caktuar të shoqërisë, duke i shërbyer vetëm interesave të pronarëve të tyre dhe politikës së kontrollit shtetëror. Rezultatet tashmë janë të njohura për opinionin e gjerë, pasi të gjithë ne po e përjetojmë prej shumë vitesh funksionimin e këtij sistemi, i cili nuk garanton zhvillimin e demokracisë, reduktimin e pushtetit dhe të privilegjeve të qeveritarëve, por po krijon një sistem autoritar.

Një propagandë e mirë organizuar që na ushqyen vetëm me lajme hidhëruese siç janë vetëvrasjet, përdhunimet, vjedhjet, atentatet apo kërcënimet. Pra, tema që sjellin plogështi, mosbesim, frikë për të ardhmen duke e çuar masën popullore drejtë një mbyllje në vetvete.

Kështu, njeriu i ndikuar nga kjo trysni e konsideron të kotë dhe humbje kohe për t’u marrë me ngjarjet politike, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në jetën e tij ekonomike dhe shoqërore. Ky lloj njeriu është kthyer tashmë në një spektator i thjeshtë i ngjarjeve që lidhen me të ardhmen e tij.

Por, ne duhet të dimë se ekziston vetëm një jetë, për të cilën nuk duhet të tolerojmë çdo lloj aleance midis medias dhe pushtetit autoritar. Prandaj, grupet e ndryshme intelektuale demokratike të shoqërisë nuk duhet të lejojnë krijimin e kushteve për caktimin afatgjatë të politikanëve dhe qeveritarëve në pushtet për të drejtuar vendin. Sepse, rezultatet tashmë dihen, ku prej 40 vjetësh shumë vende drejtoheshin nga një grup i vogël njerëzish, të cilët u kthyen në diktatorë të bashkëkombësve të tyre duke bërë krime të ndryshme për të qëndruar sa më gjatë në pushtet dhe krijuar sistemin e trashëgimisë e të nepotizmit.

Në demokracinë e sotme, politikanët autoritarë nuk janë profesionistë, as njerëz që vijnë nga fusha e shkencës së politikës, por ata “gabimisht” u caktuan nga sistemi komunist në ditët e fundit të rrëzimit në fund të shekullit XX. Prandaj, nuk mund të ketë agime demokratike me masat dhe demokracinë e rreme që po zhvillojnë qeveritarët dhe politikanët e sotëm.

Autoritari i sotëm vërehet kudo në media, në qeverisje, në Kuvendin e pluralizmit, ku ky lloj sistemi diktatorial ka treguar shpeshherë me anë të fjalës forcën dhe kërcënimin për likuidimin e mendimit ndryshe. Qëllimi i çdo regjimi autoritar është dorëzimi i shumicës së popullit përmes mohimit të shprehjes së fjalës së lirë dhe të dijes.

Kjo sjell si përfundim dobësimin e mendim kritik ndaj pushtetit dhe krijimin e qytetarit “ideal” që është dëgjueshmëria kolektive.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aleanca e medias me pushtetin, arben llalla, prodhon autoritarin

Kosovë-Zvicër, Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë

May 26, 2017 by dgreca

– Kjo Marrëveshje do të ndihmojë shumë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje ndërmjet dy shteteve/
1 Kosove zvicer
 PRISHTINË, 26 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadori i Zvicrës në Prishtinë Jean Hubert Lebet kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë për tatimet në të ardhura dhe për parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangien tatimore, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal të Zvicrës.
 Me këtë rast, ministri Hoti falënderoi ambasadorin Lebet  dhe qeverinë zvicerane për gatishmërinë e tyre që në afat rekord të kryhen të gjitha negociatat dhe sot të nënshkruhet kjo Marrëveshje. 
“Kjo Marrëveshje do të na ndihmojë shumë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje që kemi ndërmjet dy shteteve tona. Për neve Zvicra është vend mik dhe vend për të cilin kemi konsiderata të qarta, për arsyen e thjeshtë që një numër shumë  i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë me familjet e tyre në këtë shtet”, tha ministri Hoti.
Ai shtoi se përmes kësaj Marrëveshje tani krijohet një kornizë e re për të mundësuar investime më të mëdha nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas, për të rritur intensitetin e tregtisë që kemi ndërmjet dy vendeve tona.
 “Janë mbi 270 mijë qytetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, që dërgojnë qindra dhe miliona euro tek familjet e tyre në Kosovë. Përmes kësaj Marrëveshje ne krijojmë një bazament të fuqishëm që të nxisim edhe investimet zvicerane në Kosovë”, shtoi ministri Hoti.
 Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Prishtinë Jean Hubert Lebet tha se, është kënaqësi për neve që ta kemi këtë mundësi për të nënshkruar marrëveshje bilaterale me Kosovën. “Është me rëndësi për të definuar këtë kornizë që lejon mundësitë për të arritur dhe forcuar bazën ekonomike dhe ligjore si dhe të kemi mundësinë që të nënshkruajmë këtë marrëveshje sot me juve”, u shpreh ai./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosovo, shmangia e tatimit te dyfishte, zvicer

QAFA E RRËMULLËS, Lajmet, Gazetat…TV…

May 26, 2017 by dgreca

Nga Gezim Llojdia/
1 Gezim LlojdiaQafa e rrëmullës/Dikë në një cep a gërxh të Kuçit gjendet një qafë me emrin :”Qafa e rrëmullës”.C’prej kësaj kohe,u quajt qafa e rrëmujës,pra e shqiptarizuar nga  fjalori i krahinizmit mirëpo askush nuk ka menduar dhe nuk ka gjetur se në çfarë periudhe të jetës së saj aty ka plasur rrëmuja e madhe. Dielli i praruar lind në lindje, ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërin pranverore. Poshtë kembëve të mija , në rrugën e zallit eci  për në qafë të rrëmullës. Ka vende fshati, që thirren në gjuhen vendase. Njëri nga ato, ndonëse  jo nga rastësia thirret:qafa e rrëmullës.

Lajmet

Brenda ditëve, atyre që vijnë apo  iknin, që ngryseshin, aty  prezent ështe fryma e djallit. Lajmet që  mërijnë nga Shqipëria janë një katrahurë. Kanë pyetur  shpesh të huajt:se sa milion janë këta shqiptarët? Përse pyet vëlla ,  ç’ të duhet kjo shifër,s’ka rëndësi numri i popullatës, por bëmat dhe zhbërat që bëjnë çdo sekondë,minutë,orë shqiptarët. A ndodh kjo në popujt e tjerë. Çdo të bënin kinezët fjala bie, që janë miliarda nëse vepronin kështu? Lajmet e TV janë pasqyrë e kësaj jete që aktualisht ngjet në këtë vend. Kjo pasqyrë të ndjek çdo orë ka madje  stacione, që transmetojnë on-ine 24 orë lajme. Edhe një herë shtrëngohem të pyes:

-Po sa banorë jemi, që prodhojmë kaq shumë lajme, që nuk i gjen tek një kontinent i tërë ta zëmë siç është Europa. E  gjithë Europa në një ditë mund të rastisë të mos ketë ngjarje. Mirëpo kjo nuk mund të ngjasë tek shqiptarët. Sepse fryma e djallit nuk mund të zërë dhe të ngjit më mirë se tek populli ynë, që   bënë sikur beson,  që lutet atëherë ndryshe nga të tjerët :” kur i vjen veza kryq”.

Asnjë ditë nuk mbetet që, një perëndimor apo lindor pa u lutur  madje edhe 5-6 herë në ditë për të larguar djallin dhe mbrapshtit.

Shqiptarët nuk luten ,gjithçka e bëjnë formale plus 50 vjet ateizëm baras me këtë gjendje .

-A kanë faj TV ? Nuk duhen akuzuar  për asgjë. Ato nuk mund të bëjnë memecllëkun në këtë gjendje.  Kalendari i TV shqiptarë është i mbushur në 365 ditë me ngjarje. Po të  cingërisen gjembaçët,çfarë ndodh?

Ja disa tituj lajmesh.

Top- Channel: dy spikerë në edicionin kryesor:Qeveria pret  Brukselin.

TV Klan:Lajme jo të mira nga Brukseli

Vizion plus:Ende punë me Brukselin.

New 24:Komisionieri…Brukeseli do të marr masa ndaj qeverisë.

Në të vërtet çfarë tha Brukseli. Ngremë supet.

Dhamë lajmet- natën e mirë!

Udhë e udhë e udhë prapë, udhë e pasosur.. 

Qafa e rrëmullës është përtej atyre maleve. Malet ruajnë hijen e tyre. Frika e mugëtirës është e rëndë.

Udhë e udhë e udhë prapë, udhë e pasosur dhe një lum i gjatë…

Udha është udha jonë e  tranzicionit të pambarimtë  prej 20 vjetësh. Udhë ku njëra përfundon. Tjetra zakonisht sapo është nisur. Radhët përfunduan në fillim të viteve ‘90. Thamë se na u tha syri për radhë  mirëpo ja ku shfaqen:

-Ç’bëhet tek pasaportat vëlla?

– Ç’bëhet tek kontrolli i automjeteve? Bobo hataja.

– Ç’bëhet tek gjykata? Sherr dhe muhabete parash .

-Ç’behet tek legalizimi ?

-Ç’bëjnë pensionistët tek sportelet e postës?

– Ç’bëhet tek gjendja civile. Tek sportelet e…?

Radhë vëlla, radhë. Radhë prapë radhë të pasosura dhe një rradh  tej e t’hu e gjatë… 

Gazetat

Që ti limitojmë gjërrat ,në fillesë do të shqyrtojmë diçka që shfaqet si  një enigmë,por edhe mundet të  mos jetë.Kundroj gazetat nëpër ekranet e TV shqip. Pikë së pari. TV shqiptarë lexojnë edhe gazetat kosovare. TV e Kosovës lexojnë vetëm gazetat e tyre. Me provën  e qelibartë tu  hedhim një sy ,TV që sjellin shtypin shqiptar.Është mëngjes ora 7. Nga kreshtat e vargmaleve, ka derdh dielli ngrohtësinë.TV Top-channel. Gazetari lexon fiks 6 gazeta nga 16 gazeta të përditshme shqiptare.

Ja titujt e tyre :Gazeta shqip,shqiptare,Panorama,Kj,Shqiptarja.com.Shekulli.Mapo.

ABC News.

Diku ishte Kelin që zbret nga makina merr togun e gazetave,ngjit shkallët mirëpo fillojnë më parë lajmet. Keli iku te TVSH Pastaj shtypi ja titujt:Kj,Shqip,shqiptare,Panorama, , ,  ,Integrimi, ,Shekulli.Mapo.Gazetat e sportit nuk po i bëjë publike.

13 nga 16 të përditshme shqiptare.

News 24.10 vite në shërbim .”Koha për tu zgjuar”.Bashkimi lexon këta tituj:Kj,Shqip,shqiptare,Panorama, l,Republika, RD,Integrimi,Shekulli.Mapo,Telegraf 13  nga 16 të përditshme politike,sociale,kulturore. këtu dhe më lartë tituj sportivë nuk po i përfshijë.

TVSH.Frëngjia e TVSH seç bënë ca manovra me reklama. Ja titujt:

Standard,Shekulli,Shqiptare,Panorma,Shqip,Mapo.6-nga 16 të përditshme shqiptare.

Të them të vërtetën .Produkti i saj është: i velur për qytetarët. Ndjej dhimbje. Për mua nuk është politika. Është paaftësi. Pena e gazetarëve e ndryshkur . Bojëtharë. Ndryshimi është vetëm në milimetra. Nuk ka dije dhe thellësi..

Komente pas shkrimeve në  Website- letra anonime

Gazetat shqiptare kanë website të cilat janë mjaftë bashkohore në dizajnë. Aty shkrimet mund ti lexosh edhe në gazetë  të formatuara në PDF. Në website shkrimet përfundojnë në fund me: bëni një koment, ku duhet emri,E-mail nuk publikohet,postoje.

Pas kësaj vërshojnë qindra letra në  janë pak,në mos  mijëra letra anonime nga jashtë dhe brenda vendit. Komentet  veç të këtilla nuk mund ti precizosh. Gjuha e urrejtjes dhe sharjet aty gjejnë vend si rrallë tjetër kund .Aty përfundojnë të gjitha grykëderdhjet e kanaleve të ujërave të zeza. A ty mblidhet gjithë mellani i zi .Aty shpërthen gjithë urrejtja e grumbulluar ndër vite .Për të penguar këtë lum meqenëse  vjen i përzier me ujërat e zeza disa gazeta kanë vendosur  “filtra pastrimi” ,që do të thotë moderatori çon komentin në duar të tij e lexon dhe jep leje-kalimi. Të tjerët kanë hapur derën dhe doganën njëkohësisht  dhe pikërisht aty do të njohësh  gjithçka, që e ka emrin ligësi .Arsye është e thjeshtë. Struci fshihet dhe nuk tregon as kokën dhe këmbët. Shumica e E-mail janë  të regjistruar me emra të rremë. Rrallë e kund gjen emra realë në gjithë këto komente.

A nuk duhet vlerësuar nga redaksitë përkatëse për komentet,personat që dëshirojnë  të bëjnë një koment duhet të  vendosen emra dhe mbiemri si dhe E-mail për çdo person  i cili bënë komentin e vet kuptohet koment në rrugë qytetarie .Kuptohet se në Shqipëri ka pasur një traditë  të keqe me letrat anonime ku letrat e kësisojshme mbushnin çdo zyrë të shtetit të asaj kohe. N.q.s përfundoi ajo kohë   tradita u ruajt  dhe vend më të mirë nuk besoj të ketë se sa tek komentet, që kanë shkrimet e  të përditshmeve shqiptare. Vendosja e një rregulli të përcaktuar për të treguar emrin ,mbiemrin Email do të frenojë këtë dukuri masive që ka marrë përmasa të pandalshme aq sa të neveritet shkrimi dhe gazetat online sa të thuash:Kurrë më gazeta kësisojshme, kurrë më komente të neveritshme!

Hë se harrova Kishte një muaj që në Londër, bëhej promocion për një prodhim të ri kinematografie, shqip film do të shfaqej në muajin mars. Kur mbrita në Shqipëri dhe u tregova miqve , më thanë ky film ka dy muaj që është dhënë nëpër stacionet e TV shqiptarë.

Ehu sa udhe ka mbetur për në qafën e rrëmujës! Po të ngitesh atje do të shohësh, ç’bëhet  në këtë vend  e ke  në pëllëmbë të dorës dhe ç’vete vëlla,ç’vete në shtetin e rrëmujës. Më duket se mu kujtua një dervish,  fakiri kishte bërë një mallkim të mençur. “Bukë në kërkofshin,mos u dhënçin , mbeçin rrugëve…Kujt?

Ata që  na lanë kështu. Në këtë orë si shumica e njerëzve, për të mos harruar, harresën i  mbyllëm  shënimet: Ç’doni vërtet shqiptarë të ngjiteni  në qafë të Rrëmullës,për atje s’ka udhë ose udha mund të jetë copë -copë si xhaketë e grisur,fundshekullin e shkuar, por në vendosët të ngjiteni  do të zhgënjeheni sepse rrëmujën e  gjeni çdo sekondë, çdo minutë, orë përpara syve tuaj?

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Llojdia, Qafa e rremulles....

JETË TË LUMTUR FRANCES & LEKA BUÇAJ!

May 25, 2017 by dgreca

2 prifti4 mesha3 dy miqesite5 dy velelzerit

Të Enjten në mesditë, me 25 Maj 2017, në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, Nju Jork, u organizua Mesha e lidhjes së Kurorës të Frances & Leka.

1 cifti  Leka Buçaj është djali i kryetarit të Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe zonjës Nikoleta. Mesha u udhëhoq nga famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj. Ishte një ceremoni plot emocione. Në meshë morën pjesë familjarë të dhëndrit dhe të nuses.

1 Leka Faqe 1 Dasma organizohet ditën e Dielë me 28 maj 2017 në Virxhinia. Gazeta”DIELLI” i uron Lekës dhe Frances:Jetë të Lumtur!

Urime Kryetarit të Vatrës Dr. Gjon Buçaj dhe zonjës Nikoleta për martesën e djalit! Urime të gjithë familjes së madhe BUÇAJ!

Urime të përzemërta nga të gjithë vatranët !

Leka është vatran, pjesë e degës së Vatrës në Washington. Ai është i njohur nga shqiptarët edhe për pjesmarrjen e tij në Luftën e Kosovës, ku ishte nën komandën e Gjeneralit Wesly Clark, si pjesë e personelit ajror, duke qenë pjesë e shërbimit inteligjent.

ME TRASHËGIME FRANCES & LEKA BUÇAJ!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, FRANCIS & LEKA BUÇAJ!, JETË TË LUMTUR

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT