Të Enjten në mesditë, me 25 Maj 2017, në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, Nju Jork, u organizua Mesha e lidhjes së Kurorës të Frances & Leka.
Leka Buçaj është djali i kryetarit të Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe zonjës Nikoleta. Mesha u udhëhoq nga famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj. Ishte një ceremoni plot emocione. Në meshë morën pjesë familjarë të dhëndrit dhe të nuses.
Dasma organizohet ditën e Dielë me 28 maj 2017 në Virxhinia. Gazeta”DIELLI” i uron Lekës dhe Frances:Jetë të Lumtur!
Urime Kryetarit të Vatrës Dr. Gjon Buçaj dhe zonjës Nikoleta për martesën e djalit! Urime të gjithë familjes së madhe BUÇAJ!
Urime të përzemërta nga të gjithë vatranët !
Leka është vatran, pjesë e degës së Vatrës në Washington. Ai është i njohur nga shqiptarët edhe për pjesmarrjen e tij në Luftën e Kosovës, ku ishte nën komandën e Gjeneralit Wesly Clark, si pjesë e personelit ajror, duke qenë pjesë e shërbimit inteligjent.
ME TRASHËGIME FRANCES & LEKA BUÇAJ!