• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

RAMA E MBYLL NE VLORE: JAM I DYTI PAS ISMAIL QEMALIT !

June 23, 2017 by dgreca

Mbyll fushatën në Vlorë -Kryeministri Edi  Rama, thirrje anëtarëve të LSI: Lëreni atë parti në lajthitjen e saj/

1 Rama Vlore

Partia Socialiste ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të mbyllur fushatën elektorale. Ka qenë ish-deputetja socialiste Valentin Leskaj e cila ka hapur mitingun me një fjalë përshëndetës ku kërkoi nga të gjithë të votojnë PS.Pas himnit kombëtar, fjalën e mori kryetari i Partisë Socialistë dhe kryeministri Edi Rama. Ai sulmoi LSI, por edhe partitë e tjerë duke bërë thirrje që mos votoni ato parti që duan votën tuaj për tepsinë e pushtetit të tyre. Thirrja e Ramës ishte për çamët e Vlorës që mos votojnë Vangjel Dulen. Ai tha se “nëse fletën votimit në vend që ta bëni flamur kuqezi për Shqipërinë që duam e bëni biletë mikrobuzi për Dashin e Havasë jazëk ju qoftë.”

Rama: Si mundet të tallet dhe të mashtrohet çështja came nga Dashi i Havaëse. Si mundet një parti e lindur për të mbrojtur minoritet të parkohet në garazh që Vangjeli i bakllavasë të hypi me Dashin e Havasë në mikrobusin e republikës së re dhe minoriteti të shkojë nga prapa. Unë u them vlonjatçe çameve të Vlorës, nëse fletën votimit në vend që ta bëni flamur kuqezi për Shqipërinë që duam e bëni biletë mikrobuzi për Dashin e Havasë jazëk ju qoftë.

Ndërsa për anëtarët e LSI bëri thirrje që ta braktisin atë parti e cila ka lajthitur.

Rama: Je anëtar i LSI? Aq më keq dhe aq më mirë. Lërë sot, tani atë parti. Lërë në lajthitjen e saj dhe mos lajthit bashkë me atë që nëse të kanë dhënë një punë të marri një kuotë mujore nga rroga jote. Nëse ta premtoi një punë sot, të gënjejë sepse çiflik në shtet për ta nuk do të ketë më, edhe sikur deti i skelës do të behet kos. Të ofrojnë hallvë në këmbim të votës, hallvën mos e refuzo, ndërsa votën që ke për Shqipërinë mos e bëj hallvë për tepsinë e tyre. Të miklon ndonjë parti tjetër?! Kush është tjetër? Për çamët fola, flamurin ja ku e kanë. Është dhe partia e atij presonazhit letërar, personazhit të vetëvetes që ju thotë me jepni votë tju jap 1 mijë euro për cdo fëmijë që do lindni dhe do nxjerr 400 mijë njerëz nga varfëria duke nxitur rritjen e shtatzanive. Harroje atë, harroni cdo sigël tjetër, sepse pas çdo sigle tjetër fshihet një tepsixhi i vjetër.  

Pjesë nga fjala e Ramës në mitingun përmbyllës në Vlorë.

Rama: Sikur më duhet të zgjedh vendin për fjalimin tim të fundit në publik do të jetë Vlora. Sikur të më duhet të them ku është një vend mbi këtë tokën tonë ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në të njëjtin vend, unë them Vlora. Unë e dua Shqipërinë në cdo pjesë të trupit të saj të mrekullueshë.

I dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemalit. Përulja ime ndaj cdo shqiptari që më ka besuar votën në Tiranë dhe votën për të udhëhequr Shqipërinë është detyrim i pashlyer. Përulja ime ndaj popullit të Vlorës është edhe një emocion që nuk ua tregoj dot.

Do të bëj Vlorën dhe gjithë Shqipërinë 4 fishin e atyre që janë bërë në këto 44 muaj.

Dua tua them sot të tëra, vlonjatçe sa do të bëj unë nuk lahem dot me ju për nderin që më keni bërë. Dua ti kërkoj falje cdo qytetari të Vlorës për cdo shkelje të keqe në zyrat e shtetit këtu në qarkun e Vlorës. Nëse ka një gjë, që më bën të më vijë zor nga këto 44 muaj përpara jush dhe cdo qytetari nga vermoshi deri në Konispol pa dallim bindjesh është marrja me mend e rasteve të panumërta, cdo ditë të sjelljeve të këqija ndaj njerëzve të këtij vendi në zyrat e administratës shtetërore.

Shqipëria që kemi në zyrat e shërbimeve për qytetarët nuk është Shqipëria që duam. Është një Shqipëri e vjetër, e lodhshme dëshpëruese për njeriun që kërkon një patent, një document dhe merr prapsh një nëpërkëmbje që duhet të marrë fund në 25 qershor.

PS e kërkon votën këtë herë pa të tjerë në krah, sepse në këtë stacion zgjedhor të historisë sonë ne nuk vijmë për pushtetin, por për shtetin që duam të bëjmë për Shqipërinë, për shqiptarët pa dallim nga veriu në jug.

Të tjerët duan tju mbajnë juve të ndarë, për të ndarë tepsinë e pushtetit, unë dua tju bashkoj për ta cuar atë tepsi për skrap me fuqinë e pushtetit tuaj. Ne jemi këtë herë ballë për ballë me ju, me popullin e Shqipërisë pa hije nga pas dhe pa perde në sy, por nuk jemi vetëm, kemi numrin 2, një jam unë dhe një je ti.

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, mbyll Fushaten ne Vlore

Basha:Jam gati të drejtoj Republikën e Re- Të dielën votoni për ekonominë!

June 23, 2017 by dgreca

Alojz Pertele:, numri dy i PPE, mesazh shqip: Koha për Republikën e Re, koha për Lulzim Bashën/

1 mitingu pd1 basha mbyll fushatenAljoz Pertele

Një ditë para heshtjes zgjedhore, Partia Demokratike, ka zgjedhur kryeqytetin për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.Thirrjen e fundit drejtuar votuesve demokratët zgjodhën ta përcjellin nga sheshi para Kryeministrisë ku protestuan për 3 muaj me rradhë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Simboleve kombëtare nuk i shpëtoi as mitingu i PD-së që u hap me himin kombëtar njësoj si ai i PS-së një natë më parë.Kreu i PD-së Basha teksa u  kujtoi mbështetësve fitoren e opozitës për kauzën e zgjedhjeve,  deklaroi se kur PD bën një hap përpara edhe Shqipëria bën një hap përpara.

Basha: 110 ditë më parë republika e vjetër krekosej mbi Shqipërinë e mjeruar, shqiptarët nuk shihnin dritë në fund të tunelit, 101 ditë më parë demokratët u ngritën dhe nisën një marshim në të cilin sot janë bashkuar shumica e Shqipërisë. Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara, Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur sollëm demomkracinë, kur liberalizuam vizat dhe u anëtarsëuam në NATO dhe kështu do të jetë edhe ditën e dielë kur do të themelojmë republikën e re.

Ai e akuzoi Ramën për rrënim të ekonomisë.

Basha: Njeriun që për pushtetin e tij rrënoi ekonominë me taksa të larta dhe çmime të larta, kriminalizoi shtetin, mbushi Shqipërinë me drogë. Ky është Kryeministri që ju do ta largoni me votë të dielën. Të dielën votohet për ekonominë tuaj, punën dhe punësimin tuaj.

Basha ftoi qytetarët të mbushin qendrat e votimit ditën e dielë.

Basha: Me datë 25 nuk jemi nisur drejt pazarave dhe kompromiseve por drejt fitores. I bëj thirje ëdokujt ti bashkohet kësaj lëvizje të jashtëzankonshme. Të zhgënjyerit, të braktisurit. Mos rrini në shtëpi, bashkohuni me ne, bëhuni pjesë themeluese e Republikës së re. Të dielën e votojmë të gjithë sëbashku.

Alojz Pertele:, numri dy i PPE, mesazh shqip: Koha për Republikën e Re, koha për Lulzim Bashën

Aljoz PerteleNë mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike, erdhi mbështetja e PPE, përmes zëvendëspresidentit të Partisë Popullore Europiane, Alojz Pertele, që ishte i pranishëm sonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe iu drejtua qytetarëve me një mesazh.Alojz Pertele: “Jam këtu, sepse ne besojme tek e ardhmja dmeokratike dhe europiane për Shqipërinë. Jam i nderuar sot, të jem këtu mes jush, sepse Presidenti i grupimit më të fuqishëm politik në Europë, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Josef Daul më kërkoi t’iu mbështesja ju për fitoren e PD, ai kërkon që të djelën ne të fitojmë së bashku. Ne në Partitë Popullore Europiane jemi krenarë që Partia Demorkatike e udhëhequr nga Basha është anëtare e familjes politike më të madhe në Europë dhe ne jemi bashkë sepse ne ndajmë të njëjtat vlera dhe ambicje për Shqipërinë.

Ju keni shumë miq të mirë pranë Partisë Popullore Europiane por edhe në shumë vende të tjera, dhe kam kënaqësinë që ju jeni këtu sot përballë shqiptarëve me një vizion të qartë dhe me një strategji të mirëorganizuar për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, për zhvillimin e të ardhmes suaj. Dhe ta dini që ata janë tejet të angazhuar më të sigurtë, për një të nesërme më të sigurtë, për një ekonomi më të fortë për Shqipërinë.

Falë lidershipit të kreut të PD, Basha, shoh kaq shumë të rinj sot që duan të jetojnë në Shqipëri, të rinj që duan të krijojnë vende pune në Shqipëri, të rinj që duan të drejtojnë vendin e tyre. Dua t’iu përgëzoj, nuk kam parë ndonjëherë kaq shumë të rinj në një miting politik. Urime për rininë tuaj!

 Unë nuhas fitore të djelën, unë shoh energjinë tuaj.

Do doja tiu flisja me disa fjalë shqip në fund;

Ju uroj fitore të djelën,

Koha për Republikën e Re është tani,

Koha për Kryeministrin Basha!”

 

Filed Under: Politike Tagged With: Aljoz Pertele, gati per Republiken e Re, Lulzim Basha, mbyll Fushaten

ARBËRESHËT, MODEL UNIK I QËNDRESËS

June 23, 2017 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Kalabri: Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë/

*Presidenti: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe/

*Presidenti Thaçi vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Maqi të Kalabrisë dhe bëri homazhe te varri i tij/

1 thaci kishe2 Thaci firmos3 Thaci policet

ARBËRESHËT, MODEL UNIK I QËNDRESËS/

-Presidenti  i Kosovës në Kalabri: Arbëreshët model unik i qëndresës, ende e ruajnë identitetin e tyre/

– Në shenjë nderimi për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, me Medalje Presidenciale të Meritave, presidenti Thaçi në Shën Mitër dekoroi edhe profesoreshën Cettina Mazzei, e cila ka kontribuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e kulturës arbëreshe/

1 Thaci Kalabri

KALABRI, 24 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kalabri, mbrëmë ka vizituar edhe disa lokalitete për t’u takuar me komunitetin arbëresh atje.Gjatë vizitës së tij në Ungro, presidenti Thaçi u prit nga ipeshkvi Donato Olivero dhe bashkë vizituan edhe katedralen e Ungros.“Vizita juaj e sotme te kjo seli episkopale nderon historinë e popullit besimtar arbëresh, i cili gjashtë shekuj ruajti dhe mbrojti gjuhën arbëreshe, zakonet, traditat dhe ritin bizantin të të parëve tanë”, u shpreh imzot Olivero, duke i uruar mirëseardhje presidentit Thaçi, siç tha ai “në zemrën e Arbërisë sonë shekullore në Kalabri”.

2 Thaci

Presidenti në Ungro takoi edhe Kryetarin e Bashkisë, Guiseppino Santoianni, si dhe komunitetin arbëresh.Para autoriteteve komunale dhe fetare të Ungros, presidenti Thaçi foli për rëndësinë e thellimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes Kalabrisë dhe Kosovës, duke ua garantuar atyre kujdesin e institucioneve të Kosovës për të shënuar përparime në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve.Më tej, presidenti Thaçi vizitoi edhe komunitetin arbëresh në Shën Mitër.Presidenti Thaçi aty u prit nga kryetari i këtij lokaliteti, Salvatore Lamirata, nga Kryetari i Fondacionit Arbëresh, Ferdinando Nociti, nga përfaqësues të Shoqatave Kulturore Arbëreshe dhe nga banorët të cilët kishin organizuar edhe program me muzikë dhe valle tradicionale arbëreshe.

1 shqiponja

Në teatrin e Shën Mitrit, presidenti Thaçi theksoi se arbëreshët janë model unik i qëndresës së një komuniteti, që me shekuj larg atdheut mëmë ende e ruajnë identitetin e tyre.3 arberesh

“Ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë. Jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e racës shqiptare. Në Itali, brenda një populli me kulturë të madhe, që njerëzimit ia dha Renesansën, ju e ruajtët, zhvilluat dhe e mbrojtët identitetin. Ju e keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, rapsoditë dhe vallet”, u shpreh presidenti Thaçi.3 priti

Në shenjë nderimi për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës arbëreshe, me Medalje Presidenciale të Meritave, presidenti Thaçi në Shën Mitër dekoroi edhe profesoreshën Cettina Mazzei, e cila ka kontribuar për zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare dhe mbrojtjen e kulturës arbëreshe.Gjithashtu, për t’i inkurajuar që të veprojnë së bashku me institucionet e komunitetit në rrugën e bashkëveprimit, me po këtë medalje, presidenti dekoroi edhe Bashkimin e Shoqatave Arbëreshe (UNIARB) dhe Federatën e Shoqatave Arbëreshe (FAA).Presidenti Thaçi theksoi se këto organizata pareshtur kanë mbrojtur interesat dhe trashëgiminë e vyer gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve në Itali./b.j/

THACI:Trashëgiminë e pasur arbëreshe do ta ruajmë bashkë/

KALABRI/KOZENCË, 23 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën zyrtare në Kalabri e ka nisur me takimin e përbashkët me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë të mbajtur në pallatin e Provincës së Kozencës.Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao, tha se ndjehet i privilegjuar që ka mysafir në Provincën e Kozencës presidentin Thaçi.Ai theksoi se Kalabria është tokë e kulturës së 23 komuniteteve kalabreze, ndërkaq kultura arbëreshe është unike në kulturën njerëzore.“Vizitat e tillë i kontribuojnë ruajtjes së identitetit arbëresh dhe integrimit në shoqërinë italiane”, u shpreh Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao.Duke folur për kontributin e Italisë për Kosovën, ai tha se ushtarët italianë nuk bënë vetëm luftë për Kosovën, por ata bënë edhe paqen në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Thaçi falënderoi autoritetet e Kozencës dhe gjithë qeveritë italiane për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në periudhën e luftës dhe të pasluftës.“U jemi veçanërisht mirënjohës autoriteteve të Kozencës për strehimin e refugjatëve të Kosovës në periudhën e luftës”, tha ai.

Presidenti theksoi se Italia përveç që ka njohur shtetit e Kosovës ndër të parët, ajo ka ndihmuar shumë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.Me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për trashëgiminë e pasur arbëreshe dhe për format e mundshme të bashkëpunimit institucional dhe kulturor në mënyrë të ndërsjellë./b.j/

Presidenti: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe

Kalabri/Kozencë, 23 qershor 2017 – Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti Thaçi ka vizituar edhe Universitetin e Kozencës, i cili është një prej universiteteve më të mëdha dhe më të njohur të Italisë.Presidenti Thaçi aty u prit nga rektori i universitetit, i cili ka prezantuar punën e institucionit, duke përfshirë në mënyrë të veçantë kontributin e departamentit të albanologjisë.

“Në këtë universitet studiojnë edhe të rinj nga Kosova”, u shpreh rektori Crisci.

Ndërsa, profesori Françesko Altimari prezantoi të arriturat albanologjike, duke u ndalur me theks të veçantë te botimet e shumta të trashëgimisë letrare arbëreshe.

Duke i përgëzuar për të arriturat e universitetit, presidenti Thaçi theksoi se ndjehet krenar për mënyrën se si studiohet, botohet dhe ruhet trashëgimia letrare dhe kulturore arbëreshe.“Për ta mbajtur të pashkëputur lidhjen tonë, Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme që në forma të ndryshme t’i mbështesë vendbanimet dhe kulturën arbëreshe”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi me profesorët e Universitetit të Kozencës ka diskutuar edhe për organizimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe albanologjike, si konferenca, seminare dhe kongrese në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.Gjithashtu, presidenti Thaçi ka vizituar edhe laboratorët e teknologjisë HighTech dhe laboratorët e tjerë të Universitetit të Kozencës, të cilët kontribuojnë në ngritjen e kompanive prodhuese.Presidenti Thaçi ka thënë se implementimi i marrëveshjes mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Kozencës i hap perspektivë talenteve të Kosovës në këtë fushë me perspektivë globale.

Presidenti Thaçi vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Maqi të Kalabrisë dhe bëri homazhe te varri i tij/1 Jeronim Derada

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar shtëpinë e kolosit të Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada, si dhe ka bërë homazhe te varri i tij në Maqi të Kalabrisë.

Presidenti ka thënë se arbëreshët i kanë dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare, Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada.

“Arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”.Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte. Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën “Jeronim De Rada” e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave”, ka shkruar presidenti Thaçi.Jeronim De Rada ka luajtur një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte shumë i madh, kurse tradita poetike e shkruar prej tij vazhdon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: ARBËRESHE DO E RUAJMË BASHKË, Behlul Jashari, Trashegimine

PAS KUVENDIT-Dega Vatrës në Tampa, rizgjodhi kryetarin e saj z. Tasim Ruko

June 23, 2017 by dgreca

-Dega e Vatrës të Tampa ka me se krenohet: Me shkollën Shqipe, që sapo mbylli vitin shkollor, me veprimtaritë humanitare duke i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, me ruajtjen e traditave Kombëtare, me veprimtaritë kulturore e atdhetare…/

1 Bashke2 Kryesia flamure1 edhe kjo me flam1 diskuton1 a gjatsore1 a gjatsore1 qamili

NGA FADIL SHEHU-Tampa-Florida/Në Patricia Av,të qytetit Dunedin,në Florida,në momente optimizmi,krenarie dhe përgjegjësie, zhvilloi  zgjedhjet për kryesinë e re, dega Vatra në Tampa Bay.Në një mjedis admirues përgatitur nga biznesmenë bashkëshortë,vatranët Asim dhe Eva Keta,u diskutua me ndjenjë otimizmi dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie për të ardhmen e kësaj dege dhe komunitetit shqiptar në Florida, duke u ndalur kryesisht në rritjen e vlerave të reja,dhe fuqizimit të radhëve me elementë të rinj. Këto zgjedhje vijnë menjëherë pas Kuvendit të Vatrës në zgjedhjen e kryetarit të ri. Duke patur parasysh takimin e ngrohtë, vëllazëror, që ish kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA Dr,Gjon Buçaj dhe stafi drejtues i kësaj Federate,në qytetin Saint Petersburg,me vatranët e Tampa Bay, dega e Tampes vijon qe te jete nje faktor prijes ne komunitetin e ketushem.Në këtë eveniment mbresëlënës dhe të mirëpritur,kryetari i degës Vatra në Tampa,Tasim Ruko,foli për rrugën e përshkuar deri tani nga ana e kësaj dege,për klimën e ngrohtë që ekziston në rradhët e saj si dhe marrdhëniet e frutshme me komunitetin shqiptar të qyteteve Largo, Cllearewatër,Saint Petersburg,Sarasota,Dunedin,Pinellas, ku kjo degë shtrinë aktivitetin e saj. Përveç të tjerash ai premtoi se në çdo kohë e situatë,dega Vatra në Tampa Bay,do të jetë sërish pranë njerëzve  të cilët përballen me probleme e shqetësime të ditës në familjet e tyre, duke i ndihmuar në zgjidhjen e problemit dhe duke i ndihmuar ata financiarisht,për të lehtësuar sado pak dhimbjen e jetës. Në veçanti zoti Tasim, vlerësoi vlerat humanitare të disa prej vatranëve me përkushtimin e tyre në drejtim të fondeve të mbledhura nga aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore në disa mijë dollarë,ndaj problemeve shëndetësore emergjente për të përballuar dhe larguar sëmundjen.Një punë e admirueshme,dhe e përkrahur nga komuniteti shqiptar në këto qytete,padyshim është bërë hapja e të parës shkollë shqipe në Florida,e cila pak ditë më parë mbylli me sukses vitin e saj të parë. Ndërkohë duke patur si përherë gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të drejtuesve të kësaj dege,e cila ka treguar vazhdimisht përkushtim në vijshmërinë e lartë e të rregullt të proçesit mësimor ku gjithçka financiarisht,në veçanti librat e materialet e mësimit,sërish edhe në vitin e ri mësimor gjithçka do të jetë falas,madje këtë vit të ri shkollor do shtohet dhe një klasë e re.Për gjithçka është bërë deri më tani në këtë shkollë,prindërit e nxënësve,komuniteti dhe vatranët u janë mirënjohës për punën me përkushtim të treguar nga mësuesja e palodhur,e njohur në disa shkolla të cilkit të lartë,në Florida,Yllka Beja dhe organizatores së mjaftë aktivitetve të kësaj dege Zamira Rubjeka.Më tej kryetari i degës vatra në Tampa,Tasim Ruko,u ndal në rolin që kanë treguar vatranët në mbështetje të vlerave historike të shqiptarëve, ekzistecës të mardhënieve të mira reciproke me shoqatat homolge në disa shtete të Amerikës,pa harruar kurrësesi punën plot përkushtim ndaj anëtarëve të kësaj dege,duke punuar me shpirt dhe pasion ndaj vatrës,që nga krijimi i saj.Ndërkohë për sa i përket vështrimit të së ardhmes që vatranët duhet të përshkojnë,u vendos për forcime të reja në rradhët e Vatrës,plot besueshmëri, me trupin dipllomatik shqiptar në Amerikë.Në këtë moment optimizmi për të ardhmen më të mirë të degës Vatra,në Tampa,u zhvillua proçesi i zgjedhjes të kryetarit të ri të kësaj dege.Në fund të këtij eventi vatranët rizgjodhin në krye të tyre,sërish biznesmenin e sukseshëm Tasim Ruko.Mes urimeve dhe fjalëve të mira nga të pranishmit kryetari i posa zgjedhur,falenderoi vatranët,anëtarët e bordit drejtues të degës,për besimin e dhënë.të cilin ai do e justifikoj nëpërmjet punës dhe përkushtimit në çdo kohë e situatë.Në mbyllje të fjalës së tij Kryetari i degës Vatra,prmetoi se në një të ardhme të afërt është menduar që vatranët dhe mbarë komuniteti shqiptar në Florida,do të kenë jo vetëm parkun e tyre,i cili do shërbejë për kalimin e kohës së lirë,dhe në evenimente të ndryshme,por madje dhe një ndërtesë e re.e cila do të jetë në dispozicion të komunitetit shqiptarë në Florida.

                                         

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres ne Tampa, Fadil Shehu, kryetarin, rizgjodhi, Tasim Ruko

Kosova nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

June 23, 2017 by dgreca

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton planin operacional për zgjedhjet lokale të 22 tetorit/

1 Kosova zgjedhje ok-Drejt përfundimit rinumërimi i grupit prej 280 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit/ PRISHTINË, 23 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Është miratuar sot Plani Operacional për Zgjedhjet Lokale 2017 dhe kalendari i aktiviteteve kryesore për këto zgjedhje, që do zhvillohen në 38 komunat e Kosovës në 22 tetor.Periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike do jetë nga 21 shtatori deri në 20 tetor 2017.Komisini Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje sot pasdite kishte në axhendë edhe shqyrtimin dhe miratimin e kufizimeve të shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve lokale për subjektet politike.Shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.50 euro për një votues. Ndërsa, në komunat ku numri i votuesve është nën 5 mijë shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.70 euro për një votues.  Në mbledhje u paraqit edhe një rapot nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve nga procesi i rinumërimit të grupit prej 280 vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.U bë e ditur se procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme dhe pastaj vazhdohet me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës – 5.246 dhe i votave me kusht -25.386.Në Kosovë zgjedhjet lokale mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013.Në 21 qershor 2017, presidenti i Kosovës ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, pasi të njëjtën ditë mbajti një takim konsultativ me përfaqësuesit e 20 partive politike.Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova nis përgatitjet, për zgjedhjet lokale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT