Pasi ka lenë këtë post Z. Gjonaj si një politikan i dashur dhe i respektuar jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe ai i huaj, pret të fitojë një mandat të ri në politikën amerikane si Council në New York City. Post ky që i ofron më shumë mundësi për ti ardhur në ndihmë distriktit në punësim shëndet, strehim dhe shërbime të ndryshme publike e sociale.
Mark Gjonaj përveç punës së tij të lavdërueshme dhe ndihmës që jep për komunitetet e ndryshme në Bronx, ka ngritur zërin për ligje të reja në mbrojtje të drejtave të grave në Asamblenë e New York-ut, ligje që janë miratur dhe që kanë shënuar sukses në karrierën e tij politike, siç është edhe miratimi i ligjit që të votohet edhe në gjuhën shqipe.





