• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

Koha e atyre që gjuajnë me gurë

June 28, 2017 by dgreca

1-ilir-levonja-2-288x300-1-1-1

Nga Ilir Levonja/Florida/USA/

 1) Aty nga mesnata, që kaloi, Lulzim Basha dha i pari njoftimin e fitores së kandidatit të PD-së, për kryetar bashkie në Kavajë, Isa Sakja. Kavaja mbante paralelisht edhe zgjedhjet lokale. Për shkak se më 8 mars 2017, Gjykata Kushtetuese shkarkoi kryetarin e atëhershëm Elvis Roshin. Fal një kontributi me denoncim shkresor në organet përkatëse, të partisë demokratike. Kishte nisur kështu një lloj reforme në ruajtjen e laicitetit të shtetit nga feja e krimit. Ndërkohë që ca orë më përpara, ai kish ngrirë vetveten me një ndjenjë faji nga të gjitha funksionet e tia. Shkak humbja në zgjedhjet e përgjithshme. Nga ana tjetër një marri sharjesh e fyerjesh vërshonin nga ”elita” e të të ashtuquajturve demokratë rrace. Nga ai soji, që siç thotë një myzeqari im…, shkuan në PD me pantallona të grisura dhe u larguan me vila. Poshtë kësaj kësule, ai i gëzohej fitores. Ndofta më e domosdoshmja ato çaste njerëzore. E një burri familjar. Në fakt edhe për Shqipërinë e lodhur nga lufta e ashpër politike. Nga një lloj korace nervash, të standarteve që kemi vendosur këto njëzetë e shtatë vite pluralizëm. Si të thuash ai lajm nga Kavaja, duhet të ketë qënë një zgjim nga koma. Fillimi i një misioni të madh për individin.

2) Në fakt, minutat e fundit para heshtjes zgjedhore, në një studio televizive Basha, ndofta edhe pa dashje, ndofta edhe me dashje. Tha se, dua të falenderoj atë Shqipëri me këmbët në baltë. Atje ku shkela e më pritën. Pashë popullin…, pak a shumë këto. Mirëpo ne, nga që i presim shkurt drutë. Asnjëherë nuk analizojmë përmbajtjen tekstore, si tregues të njeriut. Jashtë të gjitha indicjeve nga ai, por brenda vemedjes sonë. Çfarë shohim tek ai, nga gjestet, veprimet dhe mbresat. Kësisoj, që aty u pa se, si do që të venin punët, Basha vetëm dorëheqje nuk kishte për të dhënë. Madje nga aty, dëshmoi se sapo kishte filluar misionin e politikanit. Ndaj është ajo frymë përtëritje që i dha Kavaja. Dhe emri i atij demokrati, Isa Sakja. Pse për ‘të Kavaja të rikonsiderohet si kryeqyteti i lirisë dhe demokracisë.

3) Gjatë orëve të fundit është folur shumë për mungesën institucionit të dorëheqjes tek ne. Shumë fare. Ne jemi të përkryer ta shohim këtë mungesë tek tjetri, por asesi tek vetja.

Shumë demokrat, shumë analistë studiosh… shumë militantë me sy të kuq. Përmendnin Berishën pas zgjedhjeve të 2013-ës. Po, Berisha dha dorëheqjen, por pas njezetë e katër vite pushtet. Kjo është absurditet politik shqiptar. Dhe jo model demokracie perëndimore. E dha dorëheqjen dhe nuk iku. Eshtë akoma aty. Po nuk është vetëm Berisha, kujtoni Edi Ramën me kastën e tij pas humbjes së zgjedhjeve të 2009-ës. Po kaq absurde, në këto rrethana, është edhe të presësh aplikimin e standartit të dorëheqjes në kulturën tone demokratike. Kemi mbjellur shi, erë, bubullima…, dryne me çelsa të humbur do të korrim. Kështu që, Lulzim Basha sapo ka nisur misionin. Sapo ka filluar të ndjejë domethënien dhe ekzistencën e liderit të një force të madhe. Sapo ka filluar një rrugë përplasjesh. E cila në mendësinë shqiptare, është e domosdoshme. Lulzim Basha nuk e bëri. Një rrugë përplasjesh të ashpra brenda llojit. Ndofta është në ato ujra. Kastash dhe emrash. Dhe në PD, këta emra që erdhën aty me pantallona të grisura. Që sot zgjasin dhe firmosin lista. Që u pllasin militantëve, të shkojnë e të nxjerrin me shqelma Lulzim Bashën. Nuk janë vetëm bejler të pushtetit. Por edhe të sundimit unik. Që është një antivlerë. Vlera ka vdekur, ose vdes, edhe të vdes, qysh sa nismat ndërrmerren me klithma. Me gishtin tregues. Me linçime. Jo me përbashkësinë e fajit.

4) Megjithatë, zgjedhjet e fundit në Shqipëri dëshmuan shumë. Më shumë nga pritshmëria. Një vargan gërmor arritjesh:

  1. a) Një parti mund të fitoj e vetme.

Nuk është i domosdoshëm koalicioni fiktiv me parti, emra. Dhe kryetarë deputetë të përhershëm. Për shkak të aleancave fallco. Duke stopuar karrierën breznore në partitë e mëdha. Duke u zënë rrugën të rinjëve që militojnë me një ëndërr në sy. Dëshmi që asnjë tjetër, si partia demokratike nuk po e vuan. I duhet dhënë prioritet sfidave dhe jo rehatllëkut të individëve.

  1. b) Një individ në pluralizëm mund të bëj vërtet reforma.

Pavarsisht mendjes sonë, shijes a preferences. Eshtë shumica ajo që orienton.

  1. c) Një politikë e tipit qytetari dixhital denoncon, është demode.

Madje shkak kryesor për disfatë me bythë përpjetë.

ç) Mënyra se si e zgjedhim presidentin, presidenti është krejt hallkë e pavlefshme. Shpiku presidentin fushatist. Antikushtetues. Dhe për rrjedhojë.., domosdoshmërinë e formës a mënyrës së zgjedhjes së tij, që, të largojmë iformalizmin e hirearkisë shtetërore.

  1. d) Populli nuk mallkohet pse nuk pëlqen mëndjen tënde.

Kjo është mendësi e vjetër. Kërkesa e llogarisë e të tjera, fillon gjithmonë nga vetja.

  1. dh) Populli është frymë. Një domosdoshmëri brenda selive. Një dominim.
  2. h) Dhe se në drejtimin e një shteti vjen përmes kësaj fryme. Jo frymës së meritave nga e kaluara partiake.

5) Aktualisht partia demokratike i ngjan asaj shtëpie ku të gjithë kanë qejf të hedhin gurë në çatinë e saj. Më shumë ata që kanë qeverisur. Ata i kanë pretendimet më të mëdha. Të drejtën. Ata flasin për moral. Por e drejta është gjetkë. Eshtë tek ata që, as kanë qeverisur, as kanë plotformuar, as kanë vjedhur tenderash. As kanë pështyrë. Por thjesht kanë qënë dhe janë, simpatizantë. E kundërta ndodh tek ne. Tek ne bota e paradoksit social. Hedhin gurë ata, ishët me pantallona. Dikur i jepnin deklaratat nga ca dhoma apartamentesh me punë vullnetare. Një dhomë e guzhinë. Nga ca divanë shtatë mijë lekësh…, me cigare në dorë. Me ca letra të shkruara me shkrim dore. Sot nga studio e vilave bregdetare. Me mure librash të palexuar. Por që janë dekor hirearkik. I mutërve dhe kohës së tyre. Japin deklarata me mendjen se janë stofi i shoqërisë. Kur në fakt janë haleja e saj. Ata që për inat të njëri-tjetrit, çuan një vend të tërë në luftë civile. Por ne shkojmë në varreza vetëm në rast vakish. Edhe atëhere. I shikojmë të vdekurit përciptas. Kemi frikë. Por kemi edhe turp. Atë turpin e shejtanit a dreqit. Jo turpin e njeriut normal. Njeriu normal skuqet. Skuthi, shtyhet të dali. Aty në varreza është memoria jonë e vdekur. Po sa prej nesh kanë humbur shokun, mikun të njohurin. Sa soje shtëpish shqiptarësh janë në hasmëri e të larguar nga vendi. Kurse ata japin deklarata. Qëllojnë me gura. Dhe njerëzia, dëgjo po flet filani. Kur duhet të thonë, shiko, hapi sytë, po flet m….i.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Koha e atyre, që gjuajnë me gurë

Jetojmë nga përjetësia e të tjerëve apo nga vepra jonë!

June 28, 2017 by dgreca

1Kaltrina Hoti

Shkruan Kaltrina VB HOTI/ New York/

Duke e ditur historikisht se të gjitha projektet kombëtare janë krijuar nga Shoqëritë shqiptare që kanë vepruar jashtë Atdheut, dhe duke dashur që të jap kontributin tim dy vite më parë u ula rreth tryezës së Vatrës, Vatrës që e kam adhuruar që moti. Shoqëritë tona që nga Misiri, Stambolli, Sofja, Brukseli, Bukureshti, Vjena, Bostoni etj.., kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë historike. Por sot a thua e kemi realizuar qëllimin që kemi zbehje të punës atdhetare në murgat apo jemi lodhur?! Nëse ideja e tyre e madhe nuk është realizuar, mos ndoshta nuk kemi idealist?! Besojë që idealist dhe atdhetar kemi se burimi i dritës rrezaton nga themeltarët e Federatës Vatra, por mos ndoshta jemi ulur rreth tryezës dhe kënaqemi me veprën e fjalës së moçme duke e përsërit vend e pa vend. Duke medituar rreth çështjeve të pazgjidhura dhe që janë si plagë në trupin e Mëmëdheut të copëtuar po them se duhet ndezur një zjarr në Vatër që sot tymon sa për të mos u fikur e që duhet të ngroh gjymtyrët e Atdheut. Sot kur në Amerikë ka intelektual të të gjitha profileve, artist e biznesmen, punëtorë e veprimtar , student e nxënës që e duan Shqipërinë, a thua ua kemi shtruar tryezën ku mund dhe duan të japin kontributin e tyre?!  Sot kur në Amerikë veprojnë shumë Shoqata, Klube, Organizata, Lëvizje të ndryshme shqiptare, ndër të cilët më e vjetra Vatra a ka një rrugë, a është ndezur ndonjë qiri për të bë dritë rreth një qëllimi, a ka një Projekt Kombëtar që do na ulë në një tryezë dhe në Kalanë e madhe të idesë së Lidhjes së Prizrenit çdo njëri të vendoj një gurë për të ndërtuar atë shtëpi të përbashkët që quhet Mëmëdhe. Mendoj se neve na duhet që t’ia themi njëri tjetrit ku ishim dje, ku jemi sot dhe ku duam të jemi nesër?! Nuk është turp të themi se u zumë në gjumë dje, nuk është turp të themi se nuk i besuam rinisë sonë që barti flamurin e çlirimit të Kosovës, nuk është turp të themi se u vonuam… por është turp që sot të merremi me vetveten si baballarë të kombit e mos të hapim dyert e të shtrojmë tryezën e ideve për të ardhmen tonë kombëtare. Mendoj se është koha që Federata Vatra të bëjë publike qëllimet madhore, të bashkojë të gjithë forcat intelektuale, ekonomike e atdhetare rreth vetes, të bëhet faktorë me rëndësi që jo vetëm t’i dëgjohet fjala por t’i respektohet vendimi. Është koha dhe jemi në të drejtën tonë historike që të ndikojmë në çlirimin e tokave tona, jo duke marr pushkët por dijen e diturinë dhe të ndikojmë që çamët të mund të vizitojnë vatrat e tyre, të iu kthehet prona, që të mos dëbohen shqiptarët në Mal të Zi por të iu njihen të drejtat e tyre, që shqiptarët në Maqedoni të gëzojnë barazi të plotë, që shqiptarët në Serbi të jenë element stabiliteti në mes të Kosovës e Serbisë duke ua njohur të drejtat si serbëve në Kosovë, që të mos ekzistojë dogana në mes Kosovës e Shqipërisë ky element denigrues për kombin tonë. Nuk janë këto që numërova punë të lehta, por nuk janë as të vështira nëse e kemi në pëllëmbë të dorës Shqipërinë.

Filed Under: ESSE Tagged With: e të tjerëve apo nga vepra jonë!, Jetojmë, Kaltrina VB HOTI, nga përjetësia

LIDERI QË NUK E NGATËRROI ASNJËHERË ‘LËVIZJEN’ ME ‘AKSIONIN’

June 27, 2017 by dgreca

1 SinanNGA SINAN KAMBERAJ/*

1-  Libri i Adnan Merovcit “Në hap me Rugovën”, që po promovohet sot këtu në New York, në patronatin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, është një libër i zhanrit biografik-dokumentar.
Merovci pati “privilegjin” ta ndiqte për së afërmi aktivitetin politik e diplomatik të Presidentit Rugova, brenda dhe jashtë vendit, për dhjetë vjet me rradhë, sa ishte shoqërues i tij. Autori e ka ndërtuar librin mbi bazë të kujtimeve të tij, si dhe shënimeve, dokumenteve dhe fotografive nga një arkiv personal, duke “rikrijuar” për lexuesit periudhën e “Vetmisë së Madhe” të Kosovës, në harkun kohor të viteve 1989 – 1999.
Asokohe Lideri Rugova po trokiste dyerve të zyrave të Diplomacisë Perëndimore, me qëllim që t’ua bënte atyre të qartë rrezikun që mund t’i ndodhte Kosovës, po qe se ajo lihej në “mëshirën serbe”, ndërkohë që shembja e ngrehinës së quajtur Jugosllavi po bëhej gjithnjë e më e pashmangshme.
Shqiptarët e kishin provuar “mëshirën serbe” edhe në fillim të shekullit XX, kur ishin “harruar” nga Fuqitë e Evropës, ose më saktë, kur rreth dy të tretat e trojeve të tyre etnike në Ballkan ishin copëtuar, në favor të shteteve fqinje: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Ky popull fatkeq, – thoshte publicisti dhe diplomati austriak me origjinë hebraike, Leo Freundlich, në librin e tij “Golgota shqiptare”, dëshmitar okular i masakrave serbe mbi shqiptarët (1912-13), – po rrezikohej të zhdukej nga faqja e dheut, para syve të Evropës, për shkakun e vetëm se nuk kishte asnjë lidhje etnike me popujt e tjerë të Ballkanit dhe Evropës.
Simbas dëshmive të kohës, forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe kishin masakruar mbi 25. 000 civilë shqiptarë dhe kishin dhunuar mijëra gra e vajza, në Kosovë, Maqedoni dhe në veri të Shqipërisë.
Historia, mjerisht, shpesh di të përsëritet, ndaj droja se në tragjedi e dytë shqiptare, – mbas asaj të fillimshekullit XX-të, mund të ndodhte, në fund të po këtij shekulli, – nuk ishte e pabazuar.

Zëri i mekur i Rugovës për ndihmë i ngjante shpesh një “klithme në shkretëtirë”, ndërkohë që Fuqitë e Evropës po e shihnin Kosovën si një pjesëz të vogël në mozaikun e krizës ballkanike. Kosova, në fakt, nuk do të duhej të ishte e papeshë, mbas shthurjes së pritshme të Jugosllavisë, kur interesat gjeostrategjike Lindje – Perëndim do të rikonfiguroheshin në Ballkan, në favor të Perëndimit. Natyrisht që zgjidhjen e çështjes së Kosovës e bënte të vështirë, padyshim, Rusia, aleatja historike e Serbisë, e cila nuk po denjonte ta tërhiqte lehtë “shputën” e vet nga Ballkani.

*
Në vitin 1989 Beogradi kishte suprimuar dhunshëm autonominë e Kosovës, duke e zhveshur atë nga të gjitha atributet ‘shtetërore’ që i gëzonte, simbas Kushtetutës së vitit 1974, si njësi e tetë e Federatës jugosllave. Ajo, sakaq, ishte shndërruar në një provincë pa identitet juridik që kontrollohej nga një administratë e instaluar policore serbe.
Në këto rrethana shqiptarët e Kosovës, të sprovuar nga jeta, detyrimisht do të ndiqnin rrugën e durimit, duke qenë të vetëdijshëm se një “shkëndijë” e vogël e pakontrolluar e zemërimit legjitim të tyre mund të nxiste shpërthimin e një zjarri të madh serb mbi ta.
Ishte koha e daljes në skenë e një lidershipi të ri shqiptar, i cili do të merrte përsipër ndërtimin e një sistemi paralel social-politik në Kosovë, pa u ballafaquar drejtpërdrejt me regjimin serb, me shpresë se e keqja do ta kishte një fund.

Po, kush do t’u printe shqiptarëve?

Ibrahim Rugova ishte Lideri qe do ta disenjonte dhe do ta drejtonte Lëvizjen e Rezistencës Paqësore të shqiptarëve të Kosovës, e cila, në krye të herës quhej edhe “Lëvizje Gandiste”.
Rugova do t’i qëndronte besnik deri në fund filozofisë politike të tij, duke e parë çlirimin e Kosovës në perspektivë, si një “proces” dhe jo si një  “akt”. Le të kujtojmë këtu një sentencë të shkrimtarit të madh amerikan, Ernest Hemingway, i cili, 60 vjet më parë thoshte se “nuk duhet ngatërruar kurrë ‘Lëvizjen’ me ‘Aksionin'”, (“Never confuse movement with action”). Kjo “porosi” i binte “taman” Kosovës, e cila, duke qenë e pafuqishme të çlirohej me forca të veta nga pushtuesi, me armë, – pra me “aksion”, – ishte e detyruar të priste “procesin”, sado i gjatë e i dhimbshëm të ishte ai.
Merovci dëshmon në librin e tij se Ibrahim Rugova nuk pati asnjë dilemë për kursin politik paqësor që po e ndiqte, duke qenë i sigurt se Perëndimi do ta mbështeste dhe çmonte Rezistencën Paqësore të shqiptarëve, ashtu sikundër ishte i bindur se Amerika, – “Shpresa e fundit e njerëzimit”, siç e quante këtë vend të bekuar Presidenti Abraham Lincoln, – do të ishte ajo që do ta zgjidhte përfundimisht “Nyjën Gordiane” të Kosovës.

Si u shfaq Rugova në skenën politike të Kosovës?

Merovci na kthen mbrapa, në vitin  1989, kur Rugova, përmes intervistave që ua jepte gazetave të mëdha evropiane, si “L’Unita” (italiane); “Der Spiegel”, (gjermane); Veçer (sllovene), “Der Standard” (austriake), etj., dëshmonte çfarë po ndodhte në Kosovë.
Më 26 qershor 1989, Ibrahim Rugova, asokohe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, përmes gazetës së famshme gjermane “Der Spiegel”, thoshte se “nëse Serbia do të vazhdonte t’i shtypte shqiptarët, do të kishte kryengritje”.
Rugova po ia thoshte guximshëm këto fjalë Millosheviqit, në kohën kur ai, në ekstazën nacional-shoviniste, po e yshtte kundër shqiptarëve turmën prej disa qindamijëra serbësh, në një miting në Fushë-Kosovë, duke i siguruar ata se “kurrë më nuk do të vuanin nga shqiptarët” (!).
“Edhe serbët janë një popull i vogël dhe, saherë që një popull i vogël është përpjekur të luajë rolin e një fuqie të madhe në Ballkan, ka përfunduar në tragjedine e tij”, i përgjigjej Rugova vozhdit serb, përmes gazetës “Der Spiegel”.

Që nga kjo ditë Ibrahim Rugova do të bëhej Emblema e Kosovës.

*
“Boshti” i librit të Merovcit mbështetet në Lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku zhvilloheshin të gjitha aktivitetet politike shqiptare, ku e kishte Zyrën edhe Pesidenti Rugova, që sot njihet si “Shtëpia e Pavarësisë”.
Autori thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar në vitin 1989 nga një grup gazetarësh të “Rilindjes”, – të mbështetur nga pedagogë të Universitetit të Prishtinës, doajenë të arsimit, shkencës e kulturës, – për një kohë të shkurtë do të kalonte numrin prej 700.000 anëtarësh. LDK, së bashku edhe me parti të tjera minore që u krijuan ndërkohë, do ta mbante gjallë shpresën e kosovarëve për liri.
Ky organizim e prodhoi një Këshill Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish- Jugosllavi, si dhe një Qeveri, në krye me Bujar Bukoshin, sekretar i LDK-së. Kjo qeveri, për shkak të rrethanave, vepronte jashtë Kosovës. Përmes Fondit të saj, financohej Sistemi i Arsimit, Shëndetësisë, Informimit, Mbrojtjes Sociale, etj., që vepronin  kryesisht nëpër shtëpi private, të cilat i kishin liruar për këtë qëllim shqiptarët bujarë.
Barrën më të madhe të grumbullimit të taksave prej 3% në Fonde e mbante Diaspora shqiptare në Perëndim, e organizuar në Degët e LDK-së.
Një rol të rëndësishëm për informimin e opinionit të mbrendshëm dhe të jashtëm për gjithçka po ndodhte në Kosovë e pati Qendra për Informim e Kosovës (QIK). Duke e vlerësuar lart punën e QIK-ut, të themeluar nga një grup gazetarësh të zotët e të përkushtuar, fillimisht nën drejtimin e Ibrahim Berishës, Merovci thotë se “informimi prej Zyrës së Kryetarit dhe QIK-ut ishte mekanizmi dhe arma më e fortë e Kosovës”.
QIK-u (që u drejtua me përkushtim dhe guxim nga Enver Maloku prej vitit 1993 deri ditën kur Enveri u vra në prag të shtëpisë me 11 janar 1999, në një atentat të porositur dhe ende të pazbardhur), u bë agjenci e vërtetë lajmesh. Bajram Mjeku, gazetar i QIK-ut dhe mik i Malokut, thotë se “që nga themelimi në vitin 1991, QIK-u ka përpunuar dhe distribuuar rreth 300 mijë lajme, informata, raporte e komente të ndryshme  (shqip, anglisht, gjermanisht e frëngjisht), për çështjen e Kosovës dhe lirinë e saj”.
Të gjitha veprimtaritë zhvilloheshin nga aktivistët shqiptarë, nën tytat e armëve të forcave serbe. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i drejtuar nga Adem Demaçi, i quajtur “Mandela i Kosovës”, raportonte çdo ditë për kërcënimet, plaçkitjet, rrahjet dhe vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, anëkënd Kosovës.

2.
Në vitin 1990, peisazhi politik në ish-Jugosllavi, pjesë e të cilit, për fat të keq ishte edhe Kosova, po bëhej gjithnjë e më i zymtë.
Mbahet mend kërcënimi publik i Millosheviqit ndaj popujve joserbë, të cilët deklaronin se nuk donin të jetonin më nën një çati me serbët. Ai u thoshte atyre se mund të dilnin nga Federata, por pa e marrë me vete asnjë centimetër toke nga Jugosllavia.
Megjithatë, pa u mbushur një vit, mbas një lufte dyjavëshe, diktatori “i la” sllovenët të dilnin nga Federata, madje bashkë me tokë; me Kroacinë, mbas një lufte të përgjakshme në territor të saj, filloi të bënte pazare për copëtimin e Bosnjës; Bosnja e pagoi shtrenjtë shpalljen e Pavarësisë, sado që këtë akt e kishte bërë me pëlqimin e Perëndimit; Maqedoninë e “la për më vonë”, ndërsa  Malit të Zi i dha kohë “të mendohej edhe pak”.
Po Kosova?
Kosovarëve, të lodhur nga dhuna dhe varfëria, Millosheviqi, ashtu si edhe “opozita” e tij, ua tregonte me gisht Bjeshkët e Nemuna.
Mbrapa këtyre bjeshkëve (Rugova i quante Alpet Shqiptare) ishte Shqipëria e dërmuar, e cila po përpëlitej, në përpjekjet e saj për të dalë nga diktatura staliniste gjysmëshekullore. Regjimi po linte mbrapa struktura shërbimesh të fshehta kriminale, të cilat do ta “dridhnin” herë mbas herë vendin.
Politikani i urtë, Ibrahim Rugova, e kishin të qartë se Kosova, në këto kondita, nuk mund të priste ndihmë serioze nga kjo Shqipëri e lodhur, ndryshe nga disa “patriotë kujdestarë” kosovarë, që ende nuk po arrinin të çliroheshin nga miti i krijuar me dekada për Shqipërinë “Kështjellë e Pamposhtur”.

*
Megjithatë, Merovci thotë fjalë miradije për kujdesin e shtetit shqiptar ndaj Rugovës, qysh nga viti 1991, – pavarësisht cili krah politik ishte në pushtet. Rugova dhe ekipi i tij akomodoheshin në Tiranë, me respekt dhe kujdes të madh gjatë vizitave të tij në Shqipëri ose kur nga Tirana udhëtonte jashtë Kosovës. Rugovës i ishte ofruar edhe pasaporta shqiptare. Merovci thotë se vetë e kishte marrë shtetësinë dhe pasaportën shqiptare, që i krijonte lehtësi të madhe për udhëtimet jashtë vendit, ndërsa Rugova nuk deshti ta merrte as pasaportën, as shtetësinë shqiptare.
“Adnan, krejt bota e di se unë kam pasaportë të lëshuar nga serbët, sepse Kosova është e okupuar… Unë po luftoj që shqiptarët e Kosovës të kenë shtetësi kosovare dhe që një ditë të pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës”, – i kishte thënë Rugova Adnanit, tek po ktheheshin në Vilën ku ishin vendosur, mbas një takimi me Presidentin Berisha në Tiranë. (Adnani këtë e quan ‘rugovizëm’).
Rugova, siç dihet, nuk e parapëlqente paternalizmin politik, nga kushdo qoftë, pavarësisht nga ambalazhimi “patriotik” që i bëhej.
Presidenti Rugova nuk “përzihej” në punët e mbrendshme të Shqipërisë dhe nuk kishte dëshirë të “përzihej” askush nga Shqipëria në punët e mbrendshme të Kosovës. Kështu thotë Merovci, i cili e cilëson edhe këtë qëndrim si “rugovizëm”.
Analistë politikë kosovarë vlerësonin se drejtuesit e të dy partive shqiptare, – PS-së dhe PD-së (PD quhej “motër” e LDK-së), – në çaste krizash të veta politike, përpiqeshin t’i hidhnin telashet në anën tjetër të Bjeshkëve të Nemuna, në Kosovë. Partia Socialiste dihej pse nxiste radikalizimin e kursit politik të Rugovës, por ishte e çuditshme pse në këtë grackë kishte rënë edhe Berisha. “Vëllau i Madh” një herë i pat sugjeruar Rugovës që t’i nxirte kosovarët në zgjedhjet parlamentare serbe (!), madje duke ftuar për “ndihmë” në studiot e TVSH-ë, si borizanë, edhe kundërshtarë të thekur politikë të tij nga Kosova.
Merovci thotë se Berisha më vonë e kishte pranuar gabimin dhe i kishte kërkuar publikisht falje Rugovës.
Rugova qe përgjegjur se “Kosova i kishte mbajtur kaherë zgjedhjet e veta” dhe se “nuk kishte punë më me Serbinë”.
Mbahet mend për të keq, poashtu, takimi Nano – Millosheviq në Kretë të Greqisë, – që u cilësua më shumë se një përzierje brutale në punët e Kosovës, – prej nga kryministri shqiptar u bënte apel kosovarëve “t’i kthenin sytë kah Beogradi, sepse andej u binte rruga për në Evropë’!
Nano nuk kishte kërkuar kurrë falje për këtë.
Berisha ishte dashamirës i Rugovës dhe kishte një ndjeshmëri të veçantë për Kosovën.

3.

Në kapitujt vijues të librit, Merovci pasqyron aktivitetet e dendura politike që i përshkuan vitet në vijim, siç ishte Shpallja e Deklaratës Kushtetuese të Kosovës (2 korrik 1990); Referendumit i vitit 1991, me të cilin rikonfirmohej vullneti i popullit për Kosovën shtet të Pavarur; pastaj  themelimi i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi; një vit më vonë Zgjedhjet e para parlamentare e Presidenciale, në të cilat Rugova u zgjodh President me mbi 90 % të votave, etj. Me një fjalë, udhëheqja e re politike e Kosovës po përpiqej të mbushte boshllëkun legjislativ, – të shkaktuar nga Beogradi, – për ta zënë hapin e humbur, – së paku formalisht, – me shpresë që Konferencat Ndërkombëtare do ta trajtonin Kosovën në një “pako” me njësitë federale të Jugosllavisë.
Merovci na e kujton Konferencën e Hagës dhe sidomos atë të Londrës (1991), në të cilën Kosova, për fat të keq, nuk arriti të bëhej pjesë e saj dhe, për pasojë – as e Komisionit të Badinterit. Shkaktar ishte Millosheviqi i fuqishëm, i cili kishte ngulur këmbë që Kosovës të mos i përmendej as emri në Konferencë, ndonëse pa faj nuk mbetej as Evropa, që po dorëzohej pa rezistencë para tij. Lordi Carrington, drejtues i Konferencës, thoshte se Kosova nuk po përfshihej këtu, për shkak se ajo “nuk e kishte statusin e njësisë federale”.
Për këtë punë ishte kujdesur Millosheviqi në vitin 1989!
Shqetësimi i kosovarëve pse Kosova po lihej anash Konferencave ishte i natyrshëm, ndërkohë që oponentët e Rugovës po i thellonin kritikat kundër politikës paqësore që po e ndiqte ai.
Një akt që i zbuti pakashumë shqetësimet në rritje në Kosovë, ishte vizita në Prishtinë e Ambasadorit amerikan në Beograd, Warren Zimmermann.
Merovci na e jep të plotë, të botuar për herë të parë, transkriptin e takimit të Ambasadorit Zimmermann me Rugovën, në të cilin, krahas bashkëpunëtorëve të Rugovës, merrnin pjesë edhe kundërshtarë politikë të tij, si Demaçi e Qosja.
“Zimmermann, me vizitën e tij në Prishtinë, po e konfirmonte mbështetjen amerikane ndaj strategjisë politike të Rugovës dhe të popullit shqiptar të Kosovës”, thotë Merovci.
Zimmermann tha në mënyrë eksplicite se “nëse populli shqiptar i Kosovës zgjedh rrugën e luftës, shumë shpejt do ta humbë përkrahjen nga Perëndimi”, duke bërë që të “zbuteshin” paksa kundërshtarët e Rugovës.
“Shtëpia mbahet me miq”, thoshte shpesh Rugova, – thotë Merovci.
Disa vjet më vonë, Zimmermann e kujton Rugovën si “njerin prej personaliteteve më të jashtëzakonshme” që kishte takuar në Jugosllavi.
Një tension i madh politik qe ngritur në Kosovë edhe në vitin 1995, kur po mbahej Konferenca e Dayton-it, në Ohio te SHBA-së, dhe ku bashkësia ndërkombëtare po përpiqej ta ndalonte gjakderdhjen që po merrte përmasa gjenocidi në Bosnjë.
Kundërshtarët, si gjithherë, e akuzonin Rugovën pse nuk ishte Kosova në ‘Tavolinën’ e Dayton-it.
Bosnja, siç dihet, ishte shtruar në  “tavolinën kirurgjikale”, për fat të keq të saj, për t’u copëtuar në dy entitete, simbas pazarit të Millosheviqit me Tuxhmanin.
Rugova, – thotë Merovci, –  u kritikua rreptë, por padrejtësisht.
Kritikuesit e atëhershëm të Rugovës, as sot e kësaj dite nuk e kanë të qartë, – ose nuk duan ta kenë, – se Kosova ishte me fat që nuk ishte pjesë e Dayton-it, siç u bë Bosnja.

4.

Duke i kujtuar vizitat e Rugovës jashtë vendit, Merovci e vlerëson shumë të rëndësishme atë të vitit 1993 në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe në ‘Carter Center’ në Atlanta, ku Presidenti e prezantoi Planin Dhjetëpikësh të Kosovës. Dy nga pikat e këtij Plani, ishin: dërgimi i një numri të trupave të NATO-s në Kosovë dhe vendosja e një protektorati ndërkombëtar mbi Kosovën.
Duhet të mbahet mend: Rugova po e shtronte këtë kërkesë në vitin 1993.
Një vizitë tjetër e rëndësishme e Rugovës në Washington ishte ajo kur mori pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, (1994) bashkë me Avni Spahiun, këshilltar i tij, me ç’rast pati një takim me Presidentin Clinton. Ishte e pranishme edhe Nënë Tereza. Merovci kujton çastin kur Nënë Tereza iu drejtua Presidentit Clinton: “Ky (Rugova) është Presidenti i vendit tim. Të lutem mbroje dhe shpëtoje popullin tim, që edhe ai të ketë paqe dhe demokraci”. “Kjo kërkesë e Nënë Terezës u prit me ovacione nga të pranishmit, ndërsa Presidenti Clinton e siguroi se do të angazhohej dhe do të vepronte për Kosovën”, shkruan Merovci në librin e tij.
Dy vjet më vonë, SHBA do ta rikonfirmonte mbështetjen ndaj Kosovës. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë (1996) ishte një akt dhe fakt se Amerika po “hynte me këmbë të mbarë” në Kosovë.
Gëzimi i kosovarëve asokohe ishte sa i madh, aq i natyrshëm.

***
Viti 1997 ishte vit i rreziqeve në të dy vendet shqiptare me Bjeshkët e Nemuna në mes.
Në Kosovë “qetësinë” relative që mbretëroi gjatë ’96-tës, e prishi një “furtunë” që u ngrit për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes për rihapjen e shkollave shqipe në Kosovë. Marrëveshja e nënshkruar nga Millosheviqi dhe Rugova ishte ndërmjetësuar nga një komunitet fetar italian, Komuniteti i Sant Egidios i Pulias, shumë dashamirës ndaj Rugovës dhe Kosovës, – siç e kujton me respekt Merovci.
Kjo Marrëveshje e pazbatuar gati e nxori Kosovën nga “shtrati” i vet politik paqësor. Dalja në skenë e një Organizate studentore, në krye me Albin Kurtin, si dhe protestat që i organizoi ajo, e ndërroi status-quon në Kosovë.
Rugova i kishte lutur studentët t’i shtynin protestat për më vonë, por ata nuk ishin pajtuar. Protesta që u mbajt dhe mori përmasa të një demonstrate të madhe gjithëpopullore u shtyp brutalisht nga policia serbe, por zuri vend në faqet e gazetave botërore. Të nesërmen Rugova i përgëzoi studentët dhe demonstruesit për demonstratën dhe njëkohësisht e akuzoi Beogradin për dhunën e përgjakshme që kishte ushtruar mbi demonstruesit paqësorë.
Merovci flet për përçarjet që dolën në sipërfaqe edhe për shkak të kundërthënieve që po ndodhnin brenda radhëve të LDK-së. Këtë gjendje ai e përmbyll me konstatimin: “Në Kosovë kishim Ibrahim Rugovën dhe të gjithë kundër tij”, duke shtuar se “ky ishte fillimi i një opozite që po krijohej karshi Ibrahim Rugovës dhe politikës së tij paqësore”.

***
Po këtë vit (1997) bota po tmerrohej nga pamjet televizive që pasqyronin kaosin që kishte mbërthyer Shqipërinë. Grupe rebelësh kishin shpërthyer depot e municionit, duke grabitur armët, që nga më të thjeshtat e deri te më të rëndat, mortaja, tanke e topa. Bandat e rebelëve digjnin  gjithçka që u vinte ndoresh, duke vrarë policë e zyrtarë të tjerë shteti. Shumë burime konfirmojnë se për gjashtë muaj, sa zgjati rebelimi, u vranë mbi 3.800 veta. Bashkë me bandat u panë me kallashë në krahë edhe personalitete të larta të Partisë Socialiste dhe partive simotra të saj.
Shqipëria ndodhej në prag të një lufte qytetare, e cila për fat të mirë  dështoi, por dalja e situatës jashtë kontrollit, solli rënien e dhunshme të Qeverisë së PD-së.
Këtij akti i kishte paraprirë një revoltë e gjerë e qindamijëra njerëzve që kërkonin llogari nga Qeveria pse kishte lejuar të funksiononte një sistem “piramidal” jolegal ,”bankar”.  Ata kishin humbur të gjitha paratë e dhëna me fajde, rreth 1.2 bilionë dollarë, ndërsa mbrapa tyre, organizatorët e rebelimit fërkonin duart.
Përplasja midis dy krahëve politikë ishte jashtëzakonisht e ashpër, në prag, gjatë dhe mbas rebelimit, të organizuar, pa dyshim, nga qarqe të errëta antishqiptare.
Paturpësisht, rebelimin e mbështeten edhe disa njerëz në Kosovë, nostalgjikë të ish-regjimit stalinist shqiptar, për inate, racionalisht të pashpjegueshme, që kishin me Berishën. Mbahet mend reagimi i vrazhdët i Akad. Rexhep Qosjes, një bashkëvendës i Berishës përnga origjina, i cili e quante rebelimin që e kishte sjellë vendin buzë shkatërrimit, – “revolucion i vonuar demokratik”(!)
Merovci konstaton se Rugova, i matur si zakonisht, shprehte keqardhjen për atë që po ndodhte në Shqipëri, por nuk ia mbante anën asnjërit krah politik.

5.

Në vitin 1998 Rugova po pritej në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, si një personalitet i lartë shtetëror nga Presidenti Clinton.
Merovci thotë se takimi i Presidentit Rugova me Presidentin Clinton u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, ku mbizotëronte dashamirësia dhe mirëkuptimi për Kosovën.
“Kosovën do ta ndihmojmë përmes Grupit të Kontaktit dhe NATO-s” dhe “Amerika nuk do ta harrojë kurrë Kosovën”. Ky ishte Mesazhi i Madh që po i dërgonte popullit të Kosovës “Njeriu më i fuqishëm i Botës”, siç i thotë Merovci Presidentit Clinton.
Pritja e Rugovës nga Presidenti Clinton, ishte realizuar mbas takimit Rugova – Millosheviq në Beograd, dy muaj më heret. Ky takim qe “aranzhuar mirë” nga ‘buldozeri’ i diplomacisë amerikane, Richard  Holbrooke. Vëzhguesit seriozë politikë vlerësonin se takimi u duhej amerikanëve  për “përdorim të njëhershëm” dhe, asgjë më shumë!
“Stuhia” politike anti-Rugovë, e cila qe shkaktuar në Kosovë mbas takimit Rugova – Millosheviq në Beograd, tashmë kishte pushuar.
Rugova, siç konstaton Merovci në librin e tij, shpeshherë dukej i mërzitur nga kritikat e pabaza, që i vinin nga kundërshtarët politikë të tij. Por, ai papritmas dilte shumë i fuqishëm, duke i sfiduar “kritikët kujdestarë”, pa bërë bujë, plotësisht simbas natyrës së tij.
“Politika bëhet çdo ditë nga pak”, – thoshte Rugova, – thotë Adnani, duke e regjistruar këtë sentencë tek “rugovizmat” e shumta të tij.
Viti 1998 njihet edhe si vit i një konfrontimi politik edhe mbrendapërmbrenda LDK-së. Në Kuvendin e Tretë, një krah fraksionist (Hidajet Hyseni, Jakup Krasniqi dhe të tjerë) ishte ndarë nga Partia, në shenjë pakënaqësie për zgjedhjen e “parregullt” të Këshillit të Përgjithshëm të saj. Ata pak më vonë kaluan në një parti të sapokrijuar (LBD), në krye me Rexhep Qosjen.
Rugova qe kritikuar ashpër edhe për organizimin e zgjedhjeve Parlamentare e Presidenciale, në “kohë lufte”, anipse, po në këtë kohë, kritiket po e krijonin vetë një parti të re.

6.

Në kapitullin “UÇK dhe zhvillimet politike në Kosovë”, Merovci thotë se për UÇK-në flet dhe bën vlerësime nga këndi personal, siç ishte personale edhe njohja e tij me pjesëtarë të këtyre grupeve, që nga Adem Jashari, Salih Çekaj, Zahir Pajaziti, etj. Ai thotë se këta djem bënin stërvitje ushtarake për rezistencë të armatosur, duke shtuar se “Adem Jashari i pari e krijoi Grupin e Drenicës, në vitin 1992, kur i filloi aksionet e para ushtarake”.
Faza vijuese (1998) filloi, simbas tij, “mbas rënies së Adem Jasharit, kur UÇK u rrit me shpejtësi, krijoi bazat e veta, u armatos dhe mori nën kontroll degëzimet e rrugëve më strategjike në Kosovën Qendrore, duke i detyruar forcat ushtarake policore serbe të tërhiqeshin në qytete”.
Në kaptinën “Beteja e Jasharëve në Prekaz”, Merovci thotë se me të marrë lajmin për sulmin policor-ushtarak serb mbi familjen Jashari, duke e njohur përcaktimin dhe vendosmërinë e Familjes Jashari dhe të tërë fshatit, e dinte se “aty do të zhvillohej një luftë e vërtetë”.
Ai thotë se kur e kishte njoftuar Presidentin Rugova lidhur me atë që po ndodhte në Prekaz, ai kishte shfaqur shqetësimin dhe drojën e tij për, siç thotë ai, “një masakër të madhe në Drenicë”.
Në konferencën për shtyp, të nesërmen, Rugova, në ekspozeun e tij para gazetarëve që kishin vërshuar, e prezantoi gjendjen në Prekaz, duke e cilësuar sulmin e forcave serbe mbi familjen Jashari si një “masakër mbi popullsinë civile, mbi gra, pleq e fëmijë”. Rugova bëri një apel dramatik për ndihmë nga shtetet e Evropës dhe ShBA, që ta shpëtonin popullin shqiptar të Kosovës nga masakrimi, duke kërkuar që çështja e Kosovës të shtrohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ato ditë u intensifikuan vizitat e diplomatëve botërorë, si dhe të gazetarëve të huaj, si rrallëherë më parë.
Lidhur me raportin midis “krahut te luftës” dhe atij “të paqes”, Merovci thotë se mungesa e bashkëveprimit midis këtyre “krahëve”, ” e dëmtoi unitetin dhe fuqinë vepruese”, duke shtuar se kjo vinte për shkak të injorimit të realitetit nga ana e disa individëve. Për këtë, simbas Merovcit, faji më shumë rëndon mbi ‘krahun e paqes’.

*
Në gjykimin e Millosheviqit në Hagë, Rugova e mbrojti fuqishëm UÇK-në, duke i thënë Millosheviqit para Trupit Gjykues, se terroriste ishin forcat e tij policore-ushtarake që kishin bërë krime, që kishin vrarë njerëz të pafajshëm në Kosovë, e jo pesëtarët e UÇK-së që ishin përpjekur ta mbronin popullsinë shqiptare nga masakrat.
Rugova sqaroi se asnjëherë nuk kishte qenë i kërcënuar nga UÇK, siç bënte insinuata Millosheviqi në Tribunal. Ai tha se jeta e tij kishte qenë e rrezikuar nga forcat militare serbe gjatë mbajtjes në burg shtëpiak në Prishtinë, gjatë bombardimeve të NATO-s.
Rugova e sqaroi në Tribunal se nga Millosheviqi kishte kërkuar që ta lejonte të dilte jashtë Kosovës, gjatë bombardimeve të NATO-s, duke i thënë në sy atij se ishte i rrezikuar nga forcat serbe. Rugova i demantoi fuqishëm shpifjet se gjoja ai kishte kërkuar ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe.
Ai tha se kryeqyteti i Kosovës asokohe ishte zbrazur. Njerëzit, duke përfshirë bashkëpunëtorët e tij, kishin dalë jashtë Kosovës, Forcat serbe e kishin vrarë bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Prof. Aganin, si dhe të tjerë.
Ata që e mbajnë mend gjykimin, do ta kujtojnë tronditjen që ia shkaktoi Millosheviqit dëshmia e Rugovës dhe ajo e Marovcit në Hagë.
Diplomati dhe prokurori amerikan Clint Williamson thotë në kujtimet e tij se dëshmitë e Rugovës, që ky i kishte marrë kur ishte takuar me të në Romë në vitin 1999, kishin ndikuar që të ngritej aktakuza kundër Millosheviqit për krime lufte në Kosovë.

7.

Në kapitullin “Zhvillimet në Konferencën e Rambujesë”, Merovci duket paksa më i kursyer, përsa i përket hollësive, në vlerësimet e tij. Ato mund të përmblidhen me konstatimin që mund të dalë nga leximi i këtij kapitulli, se ‘Delegacioni ishte unik dhe bashkëveprues’. Ai thotë fjalë të mira për qëndrimet e “krahut të luftës”, në krye me Thaçin, ashtu si dhe për përkushtimin e “krahut të tretë”, të pavarurit: Veton Surroin dhe Blerim Shalën.
Merovci premton se rrjedhën e Konferencës do ta jepë të plotë në librin të cilin e ka gati për botim. Ky libër, siç thotë ai, përfshin dokumente origjinale, proceverbale dhe materiale të tjera.
Shkrime të kohës, si dhe vëzhgime të analistëve, duke përfshirë edhe ”Ditarët” e disa autorëve, pjesëmarrës në Konferencë, (R. Qosja, P. Milo, V. Surroi, M. Baze, etj) flasin për shqetësime jo të vogla dhe për frymën e një mosdurimi që i përshkonte seancat e Konferencës, me dilema, hezitime, dyshime, pajtime e mospajtime midis anëtarëve të frustruar të Delegacionit të Kosovës, midis të dy “krahëve” – luftës dhe paqes.
Në shumë shkrime thihet se delegacioni i Kosovës ishte jobashkëpunues, ku shpesh manifestohej një mosdije për çfarë po kërkohej dhe çfarë duhej bërë, që, fundi i fundit, u dëshmua me shtyrjen për dy javë të nënshkrimit të Marrëveshjes nga ana e Delegacionit të Kosovës.
Dihet, poashtu se “Krahu i luftës”, gjatë Konferencës, kishte arritur ta merrte me arrogancë nga “Krahu i paqes”, pëlqimin për ta krijuar një “Qeveri të Përkohshme të Kosovës”, në krye me Thaçin.
Në disa shkrime thuhet se gjatë Konferencës së Rambujesë kishin dhënë “kontributin” e vet edhe njerëz që sorollateshin nëpër korridore e byfe të Kështjellës, si dhe jashtë saj, të ardhur nga Shqipëria dhe Diaspora, madje edhe nga SHBA, disa prej të cilëve kishin vajtur në Rambuje nga ‘kurreshtja’, ndërsa disa të tjerë –  “zyrtarisht”, në cilësi “këshilltarësh” të “krahut të luftës”.
Këta të fundit, zor të besohet se kishin “marrë udhë për hajr” deri në Rambuje.
Shkrimtari i shquar Ismail Kadare, i cili prej kohësh jetonte në Paris, simbas të gjitha burimeve, del se mbajti një qëndrim siç i ka hije një intelektuali e atdhetari të klasit. Falë autoritetit suprem që gëzonte te kosovarët, Kadare ushtroi ndikim shumë të madh që ta bindte “krahun e luftës” në krye me Thaçin, për ta nënshkruar Marrëveshjen në Paris, duke e kthyer për mbarë fatin e Kosovës, i cili mund të rrokullisej papritmas në greminë.
Merita kryesore për mbylljen me sukses të Konferencës i takon delegacionit amerikan, sidomos Kryediplomates, Znj. Madelaine Albright. Edhe Adnani ia njeh këtë meritë Mikes së Madhe të Kosovës. Shumë vjet më vonë Zonja Sekretare do të thoshte në kujtimet e saj (“Madam Secretary”) se në karrierën e vet diplomatike rrallë kishte pasur çaste më të zorshme se në Rambuje, duke e ilustruar, përveç të tjerash, edhe me një bisedë telefonike, “rrënqethëse”, siç thotë ajo, që kishte zhvilluar me një përfaqësues të “krahut të luftës”, që ndodhej larg Rambujesë. Ajo po e luste Z. Demaçi që ta bindte Thaçin për ta nënshkruar Marrëveshjen, sepse ishte në favor të Kosovës, duke paralajmëruar se durimit të saj po i afrohej fundi.
Mund të konkludohet, mbi të gjitha, se fati i Kosovës u vulos nga Vendimi i palës serbe për të mos e nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë!
Kriminelët i kishte “nxânë gjaku”, siç thuhet pë vrasësit në Veriun shqiptar, ndaj, me qëndrimin e tyre prej idiotësh, kundër Marrëveshjes, ata, për fat të shqiptarëve, vetë po e “thërrisnin” Aleancën e NATO-s që t’i ndëshkonte me një bombardim – nga kupa e Qiellit!
Serbia duhej ta paguante haraçin për masakrimin e rreth 16.000 civilëve shqiptarë, në mesin e tyre – mijëra fëmijë e pleq, për dhunimin e rreth 25.000 grave e vajzave – të pambrojtura, për pirgje skeletesh të trupave të djegur në varreza masive në Kosovë dhe në Serbi, për Kosovën e shndërruar në gërmadhë, me mbi 120. 000 shtëpi të djegura rrafsh me tokë nga piromanët e sëmurë serbë, si dhe për vuajtjet e papërshkrueshme të mbi një milon refugjatëve, që kishin shpërthyer rrethimin serb dhe kishin ikur pertej kufijve të Kosovës.

*
Pra, tashti e kishte radhën NATO, Aleanca Ushtarake Veriatlantike, në ballë me Amerikën.
Rugova me gjysmën e Delegacionit ishte kthyer në Prishtinë. Gjysma tjetër, “krahu i luftës”, ishte ndalur në Tiranë.
“Now is time for NATO”, ishte përgjegjja e vetme e Rugovës, duke hyrë në Rezidencën e tij në Velani të Prishtinës, drejtpërdrejt mbas kthimit nga Parisi, para shumë gazetarëve shqiptarë e të huaj”, thotë Merovci.
NATO, në pesëdhjetëvjetorin e saj të themelimit, do ta bombardonte për herë të parë, qëkur ishte krijuar ajo, –  një shtet sovran, Serbinë, – shtetin e kriminelit Millosheviq.

8.

Kapitujt në vijim të librit, – si: Fillimi i bombardimeve të NATO-s; Arresti shtëpiak i Rugovës; Takimi i Gandit me Kasapin e  Ballkanit; Arratisja e gazetares gjermane; Vrasja e Hajrush Abdullahut, duke u përpjekur që ta shpëtonte nga vrasja potenciale Rugovën dhe familjen e tij, së bashku me Adnanin; pastaj Shkuarja e Adnant në Shkup gjatë bombardimeve, që pasohet me lirimin e Rugovës nga mbajtja peng, si dhe shkuarjen e tij ne Itali e Gjermani; Fundi i bombardimeve të NATO-s dhe çlirimi i Kosovës, si dhe Kthimi dhe pritja e Rugovës në Prishtinë, si Hero, – janë rrëfimet më të ndjeshme të autorit të librit “Në hap me Rugovën”.
“Arresti shtëpiak i Rugovës”, që kap shtatë faqe libri, është më i veçanti. Ua lë lexuesve të librit që ta përjetojnë vetë rrëfimin dramatik të autorit për hyjen brutale të policisë serbe në shtëpinë e Rugovës në Velani, vendimin që kishte marrë Presidenti se nuk do të largohej nga shtëpia, si dhe aktin besnik të vetë Merovcit, bashkëpunëtorit të ngushtë të tij, i cili nuk deshi të ndahej nga Presidenti, duke rrezikuar jetën bashkë me familjen.

*
Autori i librit e përshkruan çastin kur kishte rënë bomba e parë mbi cakun serb, afë Prishtinës, në Hajvali. Adnani e kujton njeriun e parë që e kishte marrë në telefon nga fshati i tij, Hajvalia, gazetarin dhe mikun e tij Halil Matoshi, pastaj Iliaz Kurteshin, për të cilin thotë se ishte i vetmi që kishte shkuar në shtëpinë e Rugovës, pak para arrestit shtëpiak të Kryetarit, duke u interesuar pë sigurinë e tij; pastaj Veton Surroin, i cili përmes telefonit kishte pyetur për Kryetarin, duke sugjeruar “të ishim shumë të kujdesshëm, sepse rreziku ishte shumë i madh”.
Merovci, i cili në librin e tij përmbahet nga gjuha e “ashpër”, në këtë kapitull shpërthen, duke thënë se “bashkëpunëtorët e Rugovës i kishte lëshuar toka”. Ose, më ashpër: “disa nga ‘funksionarët’ e lartë të LDK-së kishin kërkuar ndërmjetësimin e Zyrës së RUGOVËS tek kori diplomatik i huaj në Shkup që t’u mundësohej atyre largimi nga Kosova”. Ose, edhe më ashpër: “disa të tjerë, përmes ‘miqve të serbëve lokalë’, ishin shoqëruar deri në Maqedoni”.
Adnani i quan këta “xhonturq të LDK-së”, që ishin bashkuar me grupin që “me mish e me shpirt pretendonin puçin kundër Presidentit Historik të Kosovës, derisa ai po luftonte për jetë a vdekje”.
Duke folur për kohën sa kishte qëndruar në Prishtinë, bashkë me Rugovën dhe me familjet, Adnani thotë se në Prishtinë kishin mbetur të ngujuar shumë njerëz, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kishin arritur të largoheshin. Ata i kishin kaluar ditët e netët në ankthin e vrasjes. Forcat serbe kishin kapur dhe masakruar në kryeqytet njerëz “të njohur” e “të panjohur”. Hartuesi i Dosjes kundër kriminelit Millosheviq, Bajram Kelmendi, ishte gjetur i masakruar, së bashku me dy djemtë e tij, ndanë një rruge në periferi të Prishtinës. Nga kolona e njerëzve që po largoheshin drejt kufirit me Maqedoninë ishte nxjerrë Akademik Fehmi Agani, bashkëpunëtori më i afërt i Rugovës. Ishte pushkatuar profesori i Sociologjisë dhe trupi i tij ishte hedhur në një arë në periferi të qytezës së Lipjanit.
Në Kryeqytet kishte mbetur i ngujuar, përveç të tjerësh, një bashkëpunëtor tjetër i Rugovës, këshilltari i tij, shkrimtari e publicisti Xhemail Mustafa, pastaj Adem Demaçi, Halil Matoshi, Albin Kurti, si dhe shumë njerëz të tjerë të njohur e të panjohur në Prishtinë. Dy të fundit ishin kapur nga forcat serbe dhe kishin përfunduar në burgjet e Serbisë, deri mbas lufte.
Merovci e kujton me pietet Xhemën, mikun e tij, burrin e urtë që e kishte mbijetuar vdekjen, duke bredhur nga një bodrum në tjetrin.
Xhema kishte qenë dëshmitar për 78 ditë/netët  e ferrit, që i kishin përjetuar njerëzit e ngujuar, nën bajonetat e xhelatëve serbë, të çartur nga urrejtja kundër NATO-s, ku dër shqiptarëve, ndoshta edhe kundër vetëvetes.
Xhema i kishte mbajtur mend të gjitha.
Mbas luftës, ai do t’ia ngriste Kryeqytetit një ‘Monument”, me librin “Një lutje për Prishtinën”, pa e ditur se ky do të ishte libri i Tij i fundit.
Heroi që kishte mbijetuar ferrin e luftës, i urti Xhemë, u vra në shkallët e pallatit ku jetonte, në lagjen Dardania të Kryeqytetit. Mbas luftës.
Vrasësi(t), – thanë ata që i kishin parë duke u larguar nga vendi i krimit, – ishin shqiptarë. Njiheshin nga hapat.
Ata nuk u gjetën kurrë!
*
“Ne hap me Rugovën” përmban edhe edhe shumë njësi të tjera, që shpërfaqin vyrtyte të Rugovës, por edhe vese të tij, pastaj situata të rralla, portrete të miqve, por edhe të kundërshtarëve të tij. Shumë njësi të librit që nuk arrita t’i vë në pah në këtë shkrim sigurisht që zgjojnë kurreshtjen  dhe interesimin e kategorive të ndryshme të lexuesve.

9.

Do ta përmbyllja këtë vështrim për librin e Merovcit, “Në hap me Rugovën”, me dy copëza vlerësimesh të recensentëve, me të cilat autori e hap atë.
Shkrimtari i njohur, tashmë i ndjerë, Arif Demolli, thotë, ndër të tjera, se, si letrar që ishte, nuk mund të krijonte mite, ndaj as kryetarit Rugova nuk mund t’ia vinte breroren e Profetit. Por, shton ai, “nuk kisha si të mos mrekullohesha me guximin e tij të jashtëzakonshëm për të marre përgjegjësisnë e liderit në momentin më të vështirë historik të popullit shqiptar të Kosovës”. Demolli shpreh habinë se si “arriti ta bënte grusht një popull të tërë, i cili për një fjalë të tij mund të hidhej në zjarr. Si i besonte aq shumë kauzës së vetë paqësore, (ose me drejt: si arrinte të na shpëtonte nga shfarosja) kur Ballkani po digjej flakë? Të mos flasim këtu për periudhën e bombardimeve të NATO-s, gjatë të cilave ai u zu peng në shtëpi të vet dhe u bë njeriu më fatkeq i popullit te tij”.
Ndërkaq, Avni Spahiu, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërm të Presidentit, thotë se “ky libër është thelbësor për të kuptuar me thellësisht jo vetëm një periudhë të rëndësishme të historisë sonë, por edhe përpjekjet diplomatike të Dr. Rugovës, në periudhën e rezistencës paqësore, që i parapriu asaj të armatosur”. “Duke sjellë këto kujtime të një kohe jo fort të largët në historinë tonë , Merovci jep një kontribut të veçantë në ndriçimin e kësaj periudhe dhe të personalitetit të Presidentit Rugova, si politikan, por edhe si njeri”, thotë Spahiu.

10.

Dhe, fare në fund, edhe dy fjalë.
Besoj se ndaj mendimin me lexuesit e këtij libri, si dhe me të gjithë ata që e kanë njohur mirë Rugovën, se ai ka qenë një Njeri jashtëzakonisht i Përgjegjshëm. Duke hyrë në betejën e politikës përmes “derës” së Kulturës dhe Shkencës, Rugova ka rrezatuar besim, dije dhe humanizëm.
“Nuk na duhet asgjë Kosova pa njerëz”, – thoshte shpesh ai. Ndaj, me gjithë vrasjet dhe masakrat mizore, tmerrësisht të dhimbshme, që i bâni ushtria serbe mbi shqiptarët, Ibrahim Rugovës mund t’i atribuohet me të drejtë merits për ruajtjen e substancës kombëtare të Kosovës.
Në kohën kur Kosova kishte arritur në atë derexhe, sa që, nuk do të ishte çudi që askush të mos i besonte askujt, për asgjë – shqiptarët i besuan Ibrahim Rugovës.
Respektin për Heroin e tyre e dëshmuan qindamijëra njerëz, edhe më 21 janar 2006, ditën kur po ndaheshin prej tij. Me lot të ngrirë në fytyrë dhe në një heshtje kosmike, ata e përcollën Liderin drejt Velanisë së Kryeqytetit të Dardanisë.
Qinda burrështetas të Botës së Lirë, si dhe njerëz të shquar të shkencës e të kulturës, i përkuleshin Prijësit të shqiptarëve, personalisht, fizikisht, si dhe nga larg.
Ibrahim Rugova ishte i lidhur me Dardaninë Antike si Anteu me Tokën.

*
Z. Merovci e përgëzoj për këtë libër. Besoj se ai, duke qëndruar në hap me Rugovën, ka arritur t’ua shfaqë lexuesve besnikërisht portretin e Tij.
Autorit i uroj suksese të reja në punën e tij të mëtutjeshme.
_______
New York, 10 maj 2017

*(Adnan MEROVCI: “Në hap me Rugovën”. Botues Amerkos, Prishtinë 2014)

Filed Under: Politike Tagged With: Adnan Merovci, aksioni, LIDERI (Rugova) Levizja, Sinan Kamberaj

In Memory of the Victims of Chameria

June 27, 2017 by dgreca

1 Mithat gashi (2)1 Qafe Bote1 Trendafile Camerise

By Mithat Gashi/

 Today we commemorate the last act of genocide against the ethnic Albanians of Chameria by Greece.The Chams have a legal right to return back to their home.  Why?

The London Conference of Ambassadors (1912-1913) divided Albania in half: Chameria, the southern part of Albania, was given to Greece and Kosova to Serbia. The population of Chameria has always been ethnically Albanian. According to the census held by the Turkish Administration in 1910, Chameria was populated by Albanians.  The Ottoman Census of 1912 about Chameria illustrates the following: There are four major regions within Chameria.  Gumenitza (with 10,126 Albanians) Filati (22,348 Albanians), Paramithia (13,780 Albanians), Margariti (15,732 Albanians), Parga (800 Albanians).  The total number of people in these territories, the census states, was 71,983. Out of this population 62,786 were Albanians. The rest were Greeks and some Jews.

The Greek historian Herodotus in his book Historia recognizes that Albanians, not Greeks, lived in the territory we call today Chameria.

Since its occupation of Chameria in 1912-1913, the Greek government has utilized every effort to expel the Albanian population from Chameria. There were three phases of compulsory expulsions.  The first was the period when the Ottoman Turks retreated from the Balkans in 1912. The second phase of expulsions took place after the Treaty of Lausanne signed in 1923, in which Greece and Turkey agreed to the largest single compulsory exchange of populations known to that time. Under this agreement, Greece forced thousands of Albanian Muslims from Chameria to go to Turkey.  Turkey accepted them as Muslims, not as Albanians.

When the Convention for the exchange of Greek and Turkish populations was signed at Lausanne on the 30th January, 1923, “the Greek delegate had declared that Greece had no intention to proceed with an exchange of Moslems of Albanian origin who inhabited a district well defined….” [1] The Greek leaders and diplomats reaffirmed this statement by a letter sent to the League of Nations on August 6, 1923. [2] But the reality was different.  The Greek authorities used many methods of coercion to force the ethnic Albanians out of their homeland.  Aside from various oppressions, the Greek authorities passed a law that all landed property would be expropriated. The land was the source of income for the Chams. [3]

Before the Council on the League of Nations, Mr. M. Blinishti, Chief of the Permanent Albanian Secretariat accredited to Geneva, said that the “property of Moslem Albanians was confiscated, their harvest was requisitioned, they were prohibited from sowing their corn or from selling or letting their property to forestall its expropriation, Greek refugees [from Turkey] were installed in their houses, and their right to vote was suppressed.” [4]

Furthermore, British historian J. Swire noted that Mr. Blinishti begged that the League should constitute a special Commission to investigate the case of the Moslem Albanians, but this proposal was opposed by the Greek representative, M. Caclamanos.  The Greek representative contended that the League would act beyond its power in doing so. “No state,” wrote M. Blinishti, “has the right to drive out autochthonous inhabitants from its territory like a herd of cattle.” [5]

The third phase of expulsion took place at the end of the Second World War. Special military forces organized by the Greek government massacred thousands of Chams and forced them to go to Albania.

Seventy-three years ago, on June 27, 1944, Greek criminal bands resorted to the worst atrocities witnessed in this region. The Albanian parliament passed a law in 1994, designating June 27th as a date for commemorating the “Genocide of the Chams.”  June 27th is described as the last act of genocide against the ethnic Albanians of Chameria.  The cruelty included rapes, cutting different body parts, the nose, ear, etc.  Even pregnant women and babies were massacred. On June 27, 1944, within 24 hours, more than 600 men, women, and children were massacred in a town called Paramithia.  From June 1944 to March, 1945, 1286 people were killed in the town of Filat.  626 people were massacred in Margellic and Parga and 192 were killed in Gumenica. In total, 2900 men, 214 women, 96 children were killed.  745 women were raped.  32 children, who were less than 3 years of age, were massacred.  68 villages of Chameria were razed to the ground.  5800 houses and places of worship were burned down.  Valuable property that belonged to the Chams was confiscated. [6]

Barbara Harff and Ted Robert Gurr maintain that the most serious of all human rights abuses is genocide, an active state behavior that threatens the personal security of a target population. [7]  Michael Stohl and George Lopez further advance the argument that governmental pattern of repressive actions, such as imprisonment, torture, or murder by governments, conducted either arbitrarily or for political purposes is a form of active state behavior that leads people to perceive a threat to their personal security. [8]

The Greek officials have not denied the fact that they have expelled tens of thousands of Chams to Albania as WWII was ending.  The Greeks use as an argument an accusation -simply a fabricated invention- that the reason they expelled Chams from their homes is because according to the Greeks, the Chams collaborated with the Nazis and Italian occupiers.  The Greek contention is false. For the argument’s sake, even if it were true that some Chams collaborated with the Italians and the Germans, should this reason be used as a justification of the actions that the Greek authorities undertook to expel tens of thousands of people?  And should the same line of thinking be used in the 21st Century to prevent the Chams from returning to their home?

Today, there are over 200.000 Chams in Albania. The Cham refugees and their descendants wish to return to their ancestral homeland. The concept of the right to return home in article 13(2) of the Universal Declaration [9] is specific about those people who have been denationalized or expelled from their own homeland.  It states that “everyone has the right to leave any country, including his own, and to return to his country.  The most universal provision on the right to return is codified in the 1966 International Covenant on Civil and Political Rights, which states: “No one shall be arbitrarily deprived of the right to enter his own country.” [10]

Another organization, the Human Rights Watch, has continually supported the right of refugees to return to their own homes. Most of the Chams who initially fled the territory are dying of old age.  Should their descendants claim the right to return?  Human Rights Watch maintains that the “right [to return is] held not only by those who fled the territory, but also by their descendants, so long as they have maintained appropriate links with the relevant territory.” [11] In light of what we examined, we can state that the voluntary return or re-establishment is a reflection of relevant rules of customary international law.

The Orthodox Albanian population that remained in Chameria does not have the right to declare their nationality for fear of being imprisoned. The Greek authorities have continually denied the existence of ethnic minorities in Greece.

The Universal Declaration of Human Rights article 13 reaffirms the right of every individual to leave and return to their homes and that the right of return is a human right;

It is troubling that various Greek government officials over the years have made it clear to Albanian politicians -that the compensation for the Cham’s seized property or the right of return are unacceptable and off any agenda of talks.

We call upon the International Community, the United States Government and the United Nations to intervene and put pressure on the Greek Officials to start negotiating the return of the Cham refugees and the compensation of their seized properties. It is in the interest of peace and stability in the region to engage in serious dialogue and negotiations. The Greek government should treat the Chams as Albania treats its Greek minority in the southern part of Albania. That is the right thing to do.

ENDNOTES

  1. Swire. Albania. The Rise of a Kingdom. New York: Arno Press, p. 415
  2. Ibid
  3. Swire. Albania. The Rise of a Kingdom. New York: Arno Press, 1971, p. 22.
  4. 416
  5. Ibid
  6. See Dokumente per Camerine. Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave. Tirane, 1999, p. 222.
  7. Harff, Barbara and Ted Robert Gurr.1998. “Systematic Early Warning of Humaniarian Emergencies.”  Journal of Peace Research 35(5): 551-579.
  8. Stohl, Michael and Geroge Lopez, eds. The State as Terrorist: The Dynamics of Governmetn Violence and Repression. Westport: Greenwood Press, 1983, p. 22.
  9. Universal Declaration of Human Rights, Article 13 (2).
  10. International Covenant on Civil and Political Rights, Article 12(4).
  11. http://pantheon.hrw.org/legacy/campaigns/israel/return/
  12. Ibid

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: In Memory of the Victims, Mithat Gashi, of Chameria

Socialistët festojnë fitoren, Ja Lista e Deputeteve

June 27, 2017 by dgreca

2 soc feste

Tiranë, 27 Qershor 2017- Në Shqipëri, partia socialiste festoi sot në mbrëmje fitoren e saj të thellë në zgjedhjet e së dielës, ku ajo jo vetëm u konfirmua si forca e parë më e madhe e vendit, por mori një mbëhstetje që Ii lejon të ketë e vetme kontrollin e shumicës. Në përfundim të numërimit të votave, Partia Socialiste rezulton të ketë marrë 48 përqind të votave, dhe 74 mandate, 9 më shumë se sa fitoi në zgjedhjet e vitit 2013.

Në fjalën e tij gjatë një mitingu pranë selisë së partisë së tij, kryeministri Edi Rama tha se besimi që I dhanë shqiptarët është “një barrë e madhe përgjegjësie. E imja në radhë të parë. Për të mos harruar, në asnjë minutë të katër viteve të ardhshme, se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam. Për të mos harruar se, në vend të një koalicioni të radhës mes partive që ndajnë tepsinë e pushtetit, shqiptarët kanë zgjedhur koalicionin tonë drejtëpërdrejtë me ta; jo që ne ta marrim atë tepsi të vjetër të gjithën për vete, po për ta çuar për skrap njëherë e përgjithmonë!”.

Kryeministri Edi Rama i mëshoi fort idesë për një qeverisje në shërbim të të gjithëve. “Populli ka zgjedhur Partinë Socialiste, për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse. Dhe duke e pranuar me emocion dhe përulësi këtë zgjedhje, ne do të qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë, jo me shembullin e forces, kundër të tjerëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare. Janë sfida të vjetra e të reja, të të njëjtit atdhe, të të gjithëve pa dallim”.

Në fjalën e tij zuri një vend me peshë nevoja e raporteve të reja mes forcave politike, në shërbim të interesave të vendit. “mos e dhëntë Zoti që këtë besim ta marrim si një kupë futbolli e të mos kuptojmë, që të gjithë, se nga sot, prioriteti ynë i parë duhet të jetë reflektimi për sa shumë kemi për të ndryshuar, korrigjuar, përmirësuar, tek vetja jonë dhe në punën tone në radhë të parë. E po ashtu, mos qoftë e thënë, që konkurentët tanë, të zgjedhur prej atyre që nuk na zgjodhën ne, t’i shohim si armiq të mundur dhe t’i trajtojmë si të tillë. Ne nuk kemi fituar një kampionat, po kemi marrë një detyrë shumë të vështirë. Ata nuk kanë humbur një kampionat, po kanë marrë një tjetër detyrë aspak të lehtë”.

Zoti Rama këmbënguli gjithashtu në nevojën e bashkëpunimit me opozitën. “Dua t’u them udhëheqësve të partive të opozitës, se fushata ka mbaruar. Shqiptarët na kanë shikuar, na kanë dëgjuar, na kanë duruar për një kohë më të gjatë se zakonisht këtë herë dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Tani është koha për të vënë veten tonë në dispozicion të tyre dhe Shqipërinë përpara partisë; prioritetet e vendit, përpara interesave të grupimeve tona politike dhe shqiptarët, pa dallim, përpara dallimeve politike apo hendeqeve tradicionale, ose të porsahapura mes nesh. Eshtë koha të gjejmë forcën e arsyes për të punuar më shumë së bashku, në interes të njerëzve dhe t’u marrim atyre më pak kohë me llogjet e katundit tonë politik, që nxjerrin në pah pa kriter e pa karar, veç dasitë tona”.

Kryeministri tha se i qëndronte zotimit të marrë në marrëveshjen me kreun e opozitës Lulzim Basha. “Marrëveshja ime politike me kryetarin e opozitës, pas një periudhe të zgjatur konflikti politik, ku u rrezikuan vetë zgjedhjet dhe stabiliteti demokratik i vendit, nuk ishte perfekte. Por, siç kam besuar deri dje, besoj edhe sot se ajo marrëveshje ka të gjithë potencialin për të mos u fashitur si ëndrra e një nate vere, në një Shqipëri, ku qeveria dhe opozita janë të ndara në llogoret e tyre politike, po duhet të jenë të bashkuara për interesat kombëtare dhe politike të vetë Shqipërisë, në rrugën për Europën që duam”. AI shtoi megjithatë se “natyrisht, duke pasur një fitues kaq të qartë pas përfundimit të zgjedhjeve, do të duhet pak kohë për të parë e kuptuar nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet dhe solli një klimë të pazakonshme qetësie në vend, nuk është tretur bashkë me pritshmërinë e natyrshme të liderit të opozitës për të dalë fitues në këto zgjedhje. Po, unë dua ta rikonfirmoj publikisht, dëshirën për ta pasur marrëveshjen politike të 18 majit, një busull orientuese të marrëdhënieve të qeverisë së re me opozitën e re. Duke shprehur këtu vullnetin për ta respektuar atë më tutje, pa asnjë presje, dua ta falenderoj sot Lulëzim Bashën për faktin se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën!”

Në zgjedhjet e së dielës, Partia Demokratike, mori 28 përqind të votave dhe 43 mandate, 7 më pak se në 2013. LSI u rikonfirmua forcë e tretë në vend, me një rritje si në përqindje ashtu dhe në mandate, e do të ketë në parlamentin e ri 19 vende, 3 më shumë se aktualisht. PDIU, fitoi 3 mandate, ndërsa kryetari i saj Shpëtim Idrizi, nuk arriti të siguronte një vend, në garën që u zhvillua në kryeqytet. Deputeti Tom Doshi do të rikthehet në parlament, falë votave të grumbulluara personalisht në Shkodër, ndonëse nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

E para që u prononcua zyrtarisht për rezutatin, ishte sot LSI-ja përmes kryetarit të saj, Petrit Vasili. LSI-ja do të kalojë në opozitë, pasi për 8 vjet ndau pushtetin në fillim me demokratët e së fundmi në qeverinë e zotit Rama, ku ministrat e saj vazhdojnë të jenë ende pjesë. “Mijëra e mijëra burra e gra, jo vetëm votuan LSI-në, por votuan më shumë se kaq për t’i ngarkuar asaj një mision historik, i cili ka të bëjë me bërjen e Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend”. Zoti Vasili foli për një proces zgjedhor më të shëmtuarin sipas tij, për shkak “të strategjisë së terrorit të lëshimit të miliona parave të pista, të bërjes njësh të Policisë së Shtetit dhe pjesë e bashkë-ideuese, bashkëvepruese e kësaj strategjie terrori ka në krijimin e një klime të tillë”.(Kortezi: Armand Mero-VOA)

***

REZULTATET SIPAS KQZ

Për herë të parë në Shqipëri, vetëm 47 orë pas zgjedhjeve të 25 qershorit ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë, duke shpallur edhe rezultatin.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri në një deklaratë për mediat tha se ka përfunduar zyrtarisht numërimi. Ai tha se sipas rezultatit paraprak PD merr 74 mandate, PD, 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet.

Zguri: Në këto zgjedhje në Shqipëri kanë marrë pjesë në zgjedhje 1 613 087 zgjedhës, ose 46.72% të numrit të përgjithshëm.

Në rang kombëtar, rezultati paraprak i zgjedhjeve, e ritheksoj paraprak, i mbëritur në KQZ në mënyrë elektornike përmbanë këto shifra. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1 580 778. Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon:

PS 763 999 vota ose 48.33 % të numrit të votave vlefshme, e kthyer në 74 mandate

PD 455 481 vota ose 28.81%, mandate 43

LSI 225 678 vota ose 14.28%, mandate 19

PDIU 75 938 vota ose 4.8 %, mandate 3

PSD 14 988 vota ose 0.95 %, mandate 1

Të gjitha partitë e tjera kanë marrë në totalin e tyre 44 661 vota ose 2.8% të votave të vlefshme.

Emrat e deputetëve të Legjislaturës së 9 të Kuvendit të Shqipërisë

Qarku Berat, 7 mandate:
PS
1-Blendi Klosi
2-Ermonela Valikaj
3-Adnor Shameti
4-Fadil Nasufi
PD
1-Eduard Halimi
LSI
1-Nasip Naço
2-Gledjon Rehovica

Qarku Dibër 6 mandate:
PS
1- Ilir Beqaj
2- Almira Xhembulla
PD
1- Dhurata Cupi (Tyli)
2- Xhemal Gjunkshi
PDIU
1- Reme Lala
LSI
1- Përparim Spahiu

Qarku Durrës 14 mandate:
PS
1-Eglantina Gjermeni
2-Milva Ekonomi
3-Fidel Ylli
4-Ilir Ndraxhi
5-Rolant Xhelilaj
6-Jurgis Çyrbja
7-Rrahman Rraja
8-Klodiana Spahiu
PD
1-Oerd Bylykbashi
2-Fatbardha Kadiu
3-Edi Paloka
4-Florjon Mima
LSI
1-Lefter Koka
2-Nora Malaj

Qarku Elbasan, 14 mandate:
PS
1-Taulant Balla
2-Evis Kushi
3-Arben Kamami
4-Musa Ulqini
5-Anastas Angjeli
6-Luan Duzha
7-Nuri Belba
PD
1-Edmond Spaho
2-Endri Hasa
3-Luciano Boci
PDIU
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça
LSI
1-Monika Kryemadhi
2-Edmond Haxhinasto

Qarku Fier, 16 mandate:
PS
1-Erion Braçe
2-Adelina Rista
3-Bashkim Fino
4-Ismet Beqiraj
5-Antoneta Dhima
6-Bujar Çela
7-Tatiana Piro(Nurçe)
8-Anduel Xhindi
9-Gramoz Ruçi
10-Xhevit Bushaj
PD
1-Enkelejd Alibeaj
2-Genc Pollo
3-Myslim Murrizi
4-Luan Baci
LSI
1-Petrit Vasili
2-Robert Bitri

Qarku Gjirokastër, 5 mandate:
PS
1-Bledar Çuçi
2-Mirela Kumbaro
3-Flamur Golemi
PD
1-Tritan Shehu
LSI
1-Vangjel Tavo

Qarku Korçë, 11 mandate:
PS
1-Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi
3-Elisa Spiropali
4-Ilirian Pendavinji
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode
PD
1-Valentina Duka
2-Ervin Salianji
3-Hekuran Hoxhalli
4-Klevis Balliu
LSI
1- Edmond Panariti

Qarku Kukës, 3 mandate 
PD
1-Flamur Noka
2-Isuf Celaj
PS
1-Mimi Kodheli

Qarku Lezhë, 7 mandate:
PS
1-Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu
3-Gjetan Gjetani
PD
1-Aldo Bumçi
2-Lindita Metaliaj
3-Andon Frrokaj
LSI
1- Viktor Tushaj

Qarku Shkodër, 11 mandate:
PD
1-Romeo Gurakuqi
2-Izmira Ulqinaku
3-Lorenc Luka
4-Bardh Spahia
5-Nard Ndoka
PS
1-Ditmir Bushati
2-Paulin Sterkaj
3-Senida Mesi
4-Luan Harusha
PSD
1-Tom Doshi
LSI
1- Agron Çela

Qarku Tiranë, 34 mandate 
PS
1-Elona Hoxha/Gjebrea
2-Besnik Baraj
3-Olta Xhaçka
4-Blerina Gjylameti
5-Pandeli Majko
6-Saimir Tahiri
7-Vasilika Hysi
8-Ervin Bushati
9-Ogerta Manastirliu
10-Fatmir Xhafaj
11-Rakip Suli
12-Arben Ahmetaj
13-Xhemal Qefalia
14-Sadri Abazi
15-Ulsi Manja
16-Klotilda Bushka
17-Sadi Vorpsi
18-Arben Servet Pellumbi
PD
1-Lulzim Basha
2-Orjola Pampuri
3-Rudina Hajdari
4-Grida Shqima
5-Albana Vokshi
6-Jorida Tabaku
7-Sali Berisha
8-Halim Kosova
9-Gent Strazimiri
10-Fatmir Mediu
11-Dashamir Shehi
LSI
1-Klajda Gjosha
2-Kejdi Mehmetaj
3-Floida Kërpaçi
4-Endrit Braimllari
5-Luan Rama

Qarku Vlorë, 12 mandate:
PS
1- Damian Gjiknuri
2- Vilma Bello
3- Alket Hyseni
4- Vullnet Sinaj
5- Andrea Marto
6- Edi Rama
7- Edmond Leka
8- Fatmir Velaj
PD
1- Agron Shehaj
2- Nadire Mecorapaj
3- Vangjel Dule
LSI
1-Sezai Rokaj

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ja Lista e Deputeteve, Socialistët festojnë fitoren

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT