• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2017

Florind Belliu shfaq me sukses veprën “One Week” në Nju Jork

July 13, 2017 by dgreca

Aktori dhe skenaristi i talentuar Florind Belliu prezantoi me sukses shfaqen e tij “One Week” (Një Javë) në Nju Jork. “One Week” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku. Shfaqja është roman i dramatizuar, që ndërthur aksion, komedi të zezë dhe dramë, shkruar nga novelisti i njohur gjerman Wolfgang Herrndorf.

Florind Belliu ka studiuar për aktrim tek Akademia e Arteve në Tiranë. Njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor.

img_0946img_0956img_0947img_0950img_0952img_0944

Momentalisht Florindi jeton në Nju Jork ku po merret me teatër në “of broadway” dhe po shkruan një roman.

Intervista me aktorin dhe skenaristin Florind Belliu

Intervistoi Ermira Babamusta 

Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Flori Belliu: Sigurisht pasioni për këtë ka nisur herët duke marr pjesë nëpër evente të ndryshme si amator. Unë kam mbaruar Akademin e Arteve në Tiranë dega Aktor. Më pas kam punuar në projekte të ndryshme film dhe teatër.

Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?

Flori Belliu: Në fakt tani jam vendosur në New York kam rreth 10 muaj për arsyet e mia personale. Po punoj njëkohsisht disa gjëra. Kemi ndërtuar një grup pune një producent, nje regjisor filmi dhe unë, ku po punojmë konkretisht për të ndërtuar një projekt filmi. Kemi dy skenar fillestar, ngjarjet ndodhin Në New York. Bëhet fjalë për një histori dashurie dhe skenari tjetër për dy të pastrehë.  Jemi në fillesa dhe uroj të shkojë gjithçka mirë.

Ndërkohë kam dhe 2 projekte personale. Po shkruaj një roman që e mendoja prej kohësh. Kam dhe këtë shfaqen. Jam i kënaqur nga rezultati te dyja netët gjithçka shkoi mirë salla ishte plotë, spektatori e pelqeu. Tani po flasim se kur mund ta rikthejmë dhe ta vendosim në kalendar, në sezonin e ardhshëm, ndoshta nga fundi shtatorit. Për të gjithë ata qe nuk e panë shfaqa është e stilit “one men show”. Titullohet “One Week” dhe zgjat rreth 1 orë.

Çfarë ju pëlqen në rolin/personazhin që po luani në shfaqen “One Week”? 

Flori Belliu: Personazhi është një djalë në moshën e adoleshences ku ka problemet e moshës dhe të gjitha dukurit që ndodhin në këtë moshë, përshkruar me shumë mjeshteri nga autori Wolfgang Herrndorf.  Më pëlqen zgjidhja dhe mënyra e perceptimit që ka ky personazh për gjithçka i ndodhë rrethë e qarkë. Është një djalë naiv por me zemër të madhe dhe tepër i zgjuar.

Si lidheni ju me këtë personazh? 

Flori Belliu: Me këtë personazh ndryshe nga personazhet e tjerë ku në shumë raste duhet perdorur imagjinata për të arrituar të kuptosh apo perjetosh atë që i ndodhë personazhit sepse unë si aktor nuk e kam përjetuar dhe është një ndjesi e re. Nuk ka qënë e veshtirë kalimi sepse i kam të përjetuara dhe të gjalla në kujtesën time. Lidhja është shumë e madhe me këtë personazh pasi më pëlqen shumë, sa më vjen keq kur mendoj se do punoj një tjetër shumë shpejtë dhe do më duhet ta zhbëj.

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?

Flori Belliu: Me regjisorin varet nga perqasja që ka ai sepse eshte ai vizionari dhe ka ngarkesën më të madhe të të gjithë projketit por un mundohem të bëhem “shokë” me të dhe dua ti “vjedhë” gjithçka ai ka në kokë. Kjo më bën shumë mirë për realizimin e figurës. Te ky projekt është ndryshe pasi jam krejtë i vetëm.

Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë shfaqe? 

Flori Belliu: Për ata që nuk e patën mundësin ta shohin, te kjo shfaqe ajo që do e befasoj publikun është sepse nën një skenografi minimaliste dhe me një kostum të thjeshtë duke përdorur një teatër “të varfër” njerzve do tju duhet të përfshihen shpirtërish dhe emocionalish ne gjithë këtë. Pasi shfaqa përbëhet nga fjala dhe imagjinata. E kam ndërtuar në këtë lloj forme ku publiku do jetë pjesë e shfaqes pasi herë pas here thyhet muri i katert në komunikim me spektatorin. Do të shohim disa personazhe dhe shkëputja nga narracioni kalimi në aksion të personazhit.

Besoj se është e veçantë.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrëpjesë?

Flori Belliu: Kam luajtur në disa filma që më kan pëlqyer puna dhe pastaj është pëlqyer nga publiku Filmi “Amaneti” me regji të Namik Ajazit apo filmi komik “Të fortët” me regji të Altin Bashës. Nuk mund të them se njeri ishte më i mirë. Sa për personazhin më të bukur në film nuk më ka ardhur akoma po e pres.

Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Flori Belliu: Në filmin me metrazh te shkurter “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit. Nuk mund të them se kisha rolin kryesor pasi në serialin me titull “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit kishte disa personazhe kryesor ku një prej tyre isha dhe unë.

Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

Flori Belliu: Nuk është se i kushtoj shumë rëndesi ksaj pjese unë mundohem te merrem vetem me punen time nëse personazhi është i plot ka një gjë që më pelqen dhe më ngjit e bëj me shume dëshirë. Pastaj konceptet regjisorjale i takojnë tjetër kujt mua më pëlqejnë te gjitha mjafton të bej ate që dua.

Çfarë roli luan arti në shoqëri? 

Flori Belliu: Sigurisht që ka në dorë emancipimin e shoqërisë ju hapë sytë ndonjëherë ju tregon realitetin dhe ndonjëherë ju tregon perfekten. Në shumë raste arti bërtet atë që njerzit nuk kanë as guximin ta mendojnë.

Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjeki këtë karrierë? 

Flori Belliu: Mos e bëni … bëni diçka tjetër … por nëse e bëni bëjeni mirë. Pa tjetër dokumentoni të gjitha punët tuaja. Dhe e fundit mos i lejoni askujt të ketë në dorë diçka që të mund të shkatërroj projektet tuaja.

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2018?

Flori Belliu: Teatri ku unë po punoj nuk është “on broadway “. Por of of broadway. Uroj që Zoti të ma mundësoj të kem një projektë serjozë on broadway.

Filed Under: Interviste Tagged With: “One Week”, Ermira Babamusta, Florind Belliu shfaq me sukses veprën, ne Nju Jork

UNESCO, ja ku studjojnë shqiptarët

July 13, 2017 by dgreca

harta-ku-studiojne-shqiptaret-jashte Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë jashtë vendit, përllogaritet të jetë 24,372 studentë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s.Rreth 80% e tyre kanë zgjedhur të studiojnë në vendet fqinje, Itali dhe Greqi për vitin akademik 2016-2017, raporton Monitor.Shteti me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë edhe për këtë vit mbetet Italia, me rreth 11,460 studentë, megjithëse ka shënuar një rënie me rreth 177 studentë krahasuar me një vit akademik më parë.Destinacioni i dytë me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë është Greqia me 7,339 studentë. Edhe Greqia ka pësuar një rënie nga viti i kaluar në numrin e studentëve. Një vit më parë në universitetet greke studionin  8,209 studentë shqiptarë, rreth 870 më shumë se në vitin akademik  2016-2017.

Destinacionet që po njohin rritje

Numri i studentëve shqiptarë që shkojnë në Turqi për të studiuar thuajse është dyfishuar krahasuar me vitin akademik të mëparshëm.  Nga 471 studentë që ndiqnin studimet në vitin akademik 2015-2016, numri i tyre ka arritur në 775.Europa Perëndimore është ndër rajonet më të preferuar të studentëve kudo në botë, por edhe i shqiptarëve.Vendet ku shqiptarët janë përqendruar më shumë në Perëndim janë: Gjermania me 559 studentë, Franca me 434 studentë, Austria me 285 studentë, Mbretëria e Bashkuar me 247 studentë,  dhe Zvicra me 95 studentë.Rritje të numrit të studentëve shqiptarë kanë njohur dhe vendet e ulëta, si Holanda (110 studentë), Belgjika (60 studentë), Luksemburgu (studentë).Në vendet nordike, Finlandë, Norvegji dhe Suedi, studiojnë 106 studentë shqiptarë.

Vendet e rajonit preferohen më pak

Në rajonin e Ballkanit, shqiptarët kryesisht preferojnë që të studiojnë në Rumani dhe Bullgari, ku numërohen përkatësisht 272 dhe 224 studentë shqiptarë.Në Maqedoni, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, numri i shqiptarëve që studiojnë atje është 91, ndërsa në Serbi studiojnë 20 studentë nga Shqipëria, në Kroaci 6 studentë dhe në Bosnjë 4.

Jashtë kontinentit

Nuk janë të paktë edhe studentët që studimet e tyre kanë zgjedhur që t’i kryejnë jashtë kontinentit europian. Nga 24 mijë studentët që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë, 682 prej tyre janë vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 75 në Kanada, 31 në Australi, 10 në Brazil dhe vetëm 1 në Zelandën e Re.Ka dhe nga ata që kanë zgjedhur vendet e Magrebit për të studiuar. Nga të dhënat, 26 studentë kanë vendosur që të studiojnë në Egjipt, 8 studentë studiojnë në Jordani, 4 në Marok, 7 në Emiratet e Bashkuara Arabe, 1 në Katar dhe 208 studentë studiojnë në Arabinë Saudite. {përgatiti për “Dielli-n”, SH.K.}

Filed Under: Kulture Tagged With: ja ku studjojnë shqiptarët, Shefqet Kercelli, UNESCO

Kosova, integrim evropian e bashkëpunim rajonal

July 13, 2017 by dgreca

-Kryeministri Mustafa në takimin qendror të Samitit të Triestes/

ZKM-03

-Orientim shumë i qartë i qytetarëve të Republikës së Kosovës për rrugën evropiane dhe se alternativën e vetme e shohim këtë rrugë, dhe përkrahemi nga ju që ta kapërcejmë këtë rrugë.

ZKM-05

Në Trieste, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në praninë e personaliteteve evropiane, kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj/
TRIESTE, 12 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori sot pjesë në Samitin e Triestes ku ishin të pranishëm liderët e disa shteteve të BE-së dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin qendror ku Republika e Kosovës përfaqësohej nga kryeministri Isa Mustafa, ishin të pranishëm edhe kryeministri i Italisë, njëkohësisht organizatori i Samitit, Paolo Gentiloni, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sekretari i shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini e personalitete tjera.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa fillimisht foli për rëndësinë e kësaj iniciative e cila ka krijuar një perspektivë të rëndësishme të bashkëpunimit dhe të komunikimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë shpresoj shumë që ky bashkëpunim do të na përgatis në rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian, dhe nuk e shoh në asnjë rast si formë të zëvendësimit të përkohshëm të kësaj rruge tonë”, tha kryeministri.

Kryeministri Mustafa më tej theksoi të arriturat dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

“Ne në Kosovë tani jemi në fazën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit, dhe të themelimit të Qeverisë së re, por jam i kënaqur që mund të rikonfirmoj se edhe nga këto zgjedhje del një orientim shumë i qartë i qytetarëve të Republikës së Kosovës për rrugën evropiane dhe se alternativën e vetme e shohim këtë rrugë, dhe përkrahemi nga ju që ta kapërcejmë këtë rrugë.
Ne kemi arrit që gjatë kësaj periudhe të realizojmë bashkëpunim të mirë me Bashkimin Evropian, tani po punojmë në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, po punojmë në implementimin e Marrëveshjes Kornizë për Programet e Bashkimit Evropian, kemi përmbushur 94 nga 95 kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shpresojmë që edhe kriterin e fundit do ta përmbushim. Ky kriter nuk ka të bëjë fare me kontekstin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, sepse Mali i Zi ka qenë shumë korrekt dhe ne jemi të bindur që puna është kryer në mënyrë korrekte, por është çështje e jona e brendshme dhe vlerësojmë se këtë proces ne do ta përfundojmë.
Ne po ashtu jemi shumë të interesuar që të qojmë përpara bashkëpunimin ekonomik të vendit tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shohim interes të madh në këtë hapësirë ekonomike rajonale, qoftë në tërheqjen e investimeve të huaja në këtë hapësirë, qoftë në zgjidhjen e problemit të papunësisë, me të cilin ne në Kosovë veçmas jemi të ballafaquar, sepse kemi papunësinë shumë të lartë sidomos të grave dhe të të rinjve. Kemi po ashtu edhe papunësinë strukturore e cila ka ndodh për shkak të ndryshimit të strukturës së ekonomisë, por mund t’ju them po ashtu që vitet e fundit kemi arrit edhe rritje relativisht të lartë të GDP-së, prej 4 për qind, për dy vitet e fundit, që siguron se ne mund të përmbajmë këtë rritje ekonomike, por edhe se duhet të kemi bashkëpunim më të mirë me vendet tjera.
Në suaza të realizimit të këtij bashkëpunimi, ne shohim nevojën që të bashkëpunojmë me Qeverinë e Bosnje dhe Hercegovinës në zgjedhjen e problemi të vizave, në mënyrë që mos të kemi pengesa në qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave me Bosnjen. Kemi po ashtu nevojë që me Serbinë ta zgjedhim problemin sa i përket njohjes së certifikatave të mallrave fitosanitare, certifikatave të origjinës së mallit dhe certifikatave të cilësisë. Unë shfrytëzoj rastin që t’i uroj zgjedhjen kryeministres së re të Serbisë, e cila është këtu, dhe po ashtu të shpreh gatishmërinë që ne të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të zgjidhim të gjitha çështjet përmes procesit të dialogut.
Kemi nevojë po ashtu që me Serbinë aktualisht të zgjedhim problemin e energjisë dhe transmisionit i cili ka mbetur i papërdorshëm dhe në të cilin kemi investime rreth 70 milionë euro me përkrahjen e qeverisë gjermane dhe  Bankës Gjermane për Zhvillim, që kemi realizuar së bashku me Shqipërinë.
Unë konsideroj se përmes këtij bashkëpunimi do të arrijmë që të zgjidhim problemin e konkurrueshmërisë, që Kosova e ka sidomos me konkurrencën në tregun e Bashkimit Evropian, për çfarë kemi nevojë që ta mbështesim njëri-tjetrin dhe të arrijmë që të kemi suksese më të larta. Sikurse e kemi përkrahur Traktatin e Komunitetit të Transportit, vlerësojmë se ky traktat do të arrij që të rris edhe më tutje konjektivitetin në mes të vendeve tona. Ne kemi investuar mjaft shumë në fushën e infrastrukturës, dëshirojmë që rrugën që e kemi ndërtuar së bashku me Shqipërinë, do ta lidhim tani me Serbinë, dhe do ta funksionalizojmë edhe në aspekt më të gjerë. Dëshirojmë të bashkëpunojmë me Maqedoninë, në mënyrë që investimet të cilat i kemi në rrugën për Shkup, po ashtu ta përmbyllim me pjesën e Maqedonisë, e cila do ta  mbështes këtë projekt, siç tha edhe kryeministri i Maqedonisë me këtë rast” tha kryeministri.

Përpos bashkëpunimit rajonal, kryeministri Mustafa ka përmendur edhe iniciativat e reja të bashkëpunimit, duke kërkuar që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

“Sa i përket Traktatit të Komunitetit të Transportit, unë dëshiroj të shpreh interesimin e Kosovës këtu, që selia e këtij traktati të jetë në Kosovë, sepse deri më tani nuk kemi arritur që të kemi asnjë seli të programeve të cilat i kemi realizuar bashkërisht në suaza të bashkëpunimit tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Unë e shoh të rëndësisë mjaft të madhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi, e shoh të rëndësisë të madhe edhe iniciativën që kancelaria Merkel sot lidhur me Samitin e IT-së, që do të marrë, sepse kemi interes që të zbatojmë teknologjinë informatike dhe të përparojmë edhe më tutje, dhe po ashtu e shoh edhe interesin e Kosovës që në suaza të bashkëpunimit tonë, të kemi edhe bashkëpunim edhe në fushën e shkencës dhe teknologjisë, në mënyrë që të arriturat evropiane dhe botërore ne të mund t’i aplikojmë edhe në vendet tona, si të arriturat në ekonomi, në mënyrë që të të ulim diferencat tona në zhvillim, të cilat aktualisht ekzistojnë në mes të vendeve tona dhe vendeve tjera të Bashkimit Evropian.
Dëshiroj që t’ju falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur, që t’ju bëjë ftesë që ta në përkrahni edhe më shumë në të gjitha mënyrat dhe më të gjitha instrumentet, edhe juve edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Mustafa.

Sot në Trieste, kryeministri Mustafa dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në praninë e personaliteteve evropiane, kanë nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Transportit, marrëveshje me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe në raport me BE-në dhe shtetet e saj.

 

 

 

Mustafa në Samitin e Triestes takon komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc/

 

 

Trieste, 12 korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Samitit të Triestes, ka zhvilluar një takim bilateral me komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc.

 

Gjatë takimit është biseduar për progresin e Kosovës në fushën e transportit në të gjitha aspektet, si dhe për projektet aktuale dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

 

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Transportit ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimore, që ka për qëllim përmirësimin e ndërlidhshmërisë në fushën e transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhshmërinë me vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Mustafa, në Trieste, Itali, merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku janë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane e të mekanzimave të Bashkimit Evropian, ndërsa do të zhvillojë edhe takime tjera bilaterale të nivelit të lartë.

 

Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore Muller: Rritja ekonomike në Kosovë rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa

 

Trieste, 12 korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në Trieste ka zhvilluar një takim me zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller.

Gjatë takimit është diskutuar për të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik si rezultat i reformave fiskale dhe qeverisjes së fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Kryeministri Mustafa ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke shprehur besimin se edhe më tutje Kosova do ta ketë përkrahjen e tyre në avancimin e vazhdueshëm të ambientit biznesor.

 

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller, tha se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa duke vlerësuar vendimet e marra në të mirë të zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Ai ka shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, e bashkëpunim rajonal, integrim evropian, kosova

ËNDËRR

July 13, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Që nga kohërat më të largta, ndoshta që kur Perëndia dënoi Abelin për vrasjen e vëllait të tij, individit gjithmonë  i është dashur të luftojë me njerëzit përreth a më tej. Dhe si mjet për të mbijetuar ai zgjodhi privatsinë a kujdesin për vete. Të bëhesh vetja është punë shumë e vështirë, sepse shpesh ndjehesh i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por asnjë çmim, thotë Rudyard Kipling (..v1936), nuk është shumë i lartë të paguash për privilegjin e zotërimit të vetes.

Dhe liria e vetme që meriton të quhet e tillë, është ajo e ndjekjes së të mirës për vete, sipas mënyrës tënde, për sa kohë që nuk përpiqesh të privosh tjetrin nga mënyra që ka zgjedhur, apo të pengosh përpjekjet e tij për të fituar po të mirën për vete. Dhe këtu vijmë tek Aristoteli (..v322 pes), i cili thotë se shumë gjerëz, në mos të gjithë,  i kushtojnë më shumë vemendje gjërave që kanë vetë në zotërim, sesa atyre që kanë kolektivisht me të tjerët.

Cdo njeri është kujdestar i shëndetit të  vet, qoftë trupor, mendor e shpirtëror. Por njeriut i duket se përfiton më shumë për vete duke i shkaktuar vuajtje tjetrit, i cili pastaj hidhet në luftë për të mbijetuar a jetuar siç i duket atij mirë për vete, sesa të jetojë siç është mirë për të tjetrin. Kjo duket se është zanafilla e të gjitha konflikteve dhe luftrave në botë. Ka nga ata që thonë se çlirimi i njerëzimit – liria fizike, mendore e shpirtërore – nuk është gjë tjetër veçse ëndërr, dhe kanë të drejtë, shkruan poeti  Archibald MacLeish (..v1982), sepse ajo është Ëndrra Amerikane.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: – ËNDËRR, Astrit Lulushi

KRONIKE E KOMENTE SPORTIVE- KUQ E ZINJTE,Clarence apo Seedorf, Humbja e Kukesit, Armando Sadiku

July 13, 2017 by Administrator

seedorf

Nga Albano Kolonjari.

Kush do te jete ne krye te kuqezinjeve Clarence Seedorf apo Luigi De Canio ? Synimi eshte kualifikimi i Shqiperise per ne EURO 2020. Lista e gjate duket se eshte shkurtuar ne dy emra, ajo e ish futbollistit te talentuar hollandez Clarence Seedorf dhe ekspertit te panikinave italiane Luigi De Canio. Italianet qe duan te dine kush do te jete ne krye te kundershtareve te tyre kuqezinj thone se:” Shqiperia e ka bere zgjidhjen e saj. I madhi Clarence Seedorf do te jete trajneri i kuqezinjeve”. Mediat italiane kane hedhur drite mbi zgjidhjen qe ka bere Federata Shqiptare e Futbollit. Drejtuesit e FSHF nuk mohojne por as nuk bejne fakt te kryer. “Jemi ne bisedime”. Pas bisedimeve me Filipo Inzagi, Cristian Panucci, Valter Zengas, Paolo Tramezzani, FSHF duket se eshte prane akordit me yllin hollandez dhe ate te Milanit Clarence Seedorf . Ajo qe mesohet eshte se Presidenti i FSHF Armando Duka i ka kerkuar trajnerit te ri kualifikimin e Shqiperise per ne EURO 2020. Ky eshte kushti i pare dhe qe duhet te shikohet me perparesi nga cdo tekniku kuqezi. Po ashtu mediat kane zbuluar se rroga mujore eshte rreth 20 mije dollare ne muaj. Por te ardhurat e “timonierit” kuqezi do te vijne ne forme bunusesh. Nje forme e tille u ndoq edhe per ish teknikun De Biassi.

Por prane pankines shqiptare eshte edhe italiani i njohur Luigi De Canio. 59 vjecari e ka nisur q nga stolat e Serie D per te arritur ne Serine A ku ka drejtuar skuadra si Udinese, Queens Park Rangers ne Angli, Sienen,  apo edhe Napolin ne Seria B. Kandidatura e Luigi De Canio perkrahet nga ish tekniku De Biassi por edhe nga Erion Bogdani i cili e ka patur trajner.

kukesi moldavi

Liga e Kampioneve! Kukesi humb ndeshjen e pare/

Nga Albano Kolonjari

Kukesi humbi ndeshjen e pare debutuese ne Ligen e Kampioneve me rezultatin 1-0. Kampionet e moldavise  Sherif  Tiraspolite e fituan takimin me ane te nje 11 metershi qe u shkaktua nga lojtari spanjoll i Kukesit Albert Serran qe e preku topin me menyre amatore me dore branda zones se 16 metrave. Pjesa e pare foli plotesisht per ekipin moldav qe barricade kryesore kishte portierin e talentuar Enea Kolici. Ne pjesen e pare kuksianet i kishin te gjitha mundesite te kalonin na avantazh me ane te kroatit Pero Pejic dhe brazilianit Cale. Te dy fytbollistet nuk arriten te shfrytezojne rastet qe ju paraqiten. Ne pjesen e dyte Kukesi luajti me mire, dhe pas pesimit te golit ishte shume prane barazimit por gjuajtja e izraelitit Naser u ndal nga shtylla. Me humbjen minimale 1-0 skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka , nese arrin te shfrytezoje faktorin fushe i ka te gjitha mundesite qe te kerkoje te kualifikohet per me tej. Nga ana tjeter tekniku Italian i Sherif  Tiraspolite Roberto Bordin vleresoi lojen e kuksianeve. Nersa tekniku Ernest Gjoka u shpreh:”Kemi bere nje ndeshje positive. Perballe kishim nje kundershtar te forte si Sherifi. Ndeshja u vendos vetem nga nje episode. Megjithate ne kemi mundesitë tona ne takimin e kthimit. Me merite rezultati u ruajt deri ne fund nga gjithe skuadra dhe sigurisht portieri beri detyren e tij. Ne kishim rastet tona per te shenuar ne pjesen e pare, por nuk ia arritem. Beme nje gabim te vogel te penalltia dhe mendoj se kjo ishte ajo qe na ndeshkoi”,.

Intervista e dhene per gazetat vendase.

Ernest Gjoka : “We did not ignore the weaknesses in the game of the opponent”

Head coach of FC “Kukesi” about the upcoming match of the second qualifying round of the Champions League:

– Thank you very much for your invitation.” FC “Sheriff” I’ve known for a long time, it’s a good team and we will make a lot of efforts to win today. Our team is seriously preparing to play in the qualification of the Champions League. Despite the fact that the hosts show a well-organized team game, we intend to get up over our opponent and go to the next qualifying round.

– In your opinion, what problems can the team of Roberto Bordin deliver to you?

– We analyzed the matches of FC “Sheriff” and found many advantages with our counterparts. But they also did not ignore the weaknesses in their game, which we will definitely use. Of course, our coaching staff is more focused on the vulnerable places in the team of our rival.

– FC “Sheriff” signed seven players, is there any replenishment from your club?

– At the moment we have three newcomers who have joined the staff this summer.

– At the gathering in Austria, FC Kukesi, in friendly sparring with his rivals missed 13 goals. The reason for this is strong opponents or an inexpressive team play?

– Yes, we missed a lot of goals in two meetings, and this is due to the aspects of the preparation of our team at the Austrian training camp. But in tomorrow’s game you will see how much the team is ready to meet with FC “Sheriff”.

Sadiku Varshava

Sulmuesi i Kombetares Armando Sadiku jep intervisten e pare si lojtar i Legias se Varshaves

Pas transferimit të bujshëm te Legia e Varshavës, Armando Sadiku zbulon për herë të parë dhe ekskluzivisht për “Super Sport” zgjedhjen e bërë. Bomberi shqiptar preferoi gjigandët polakë, përpara ofertave nga Rusia, Greqia dhe Izraeli.

“Të gjithë, por edhe unë vetë, prisja ndonjë skuadër në ndonjë kampionat të madh në Europë si Gjermania apo Italia. Ditën e hënë kisha përpara meje katër oferta dhe Legia ishte skuadra që më ofroi gjithçka më të mirë se të tjerat. Nuk u mendova dy herë, por e firmosa menjëherë kontratën. Pasi kalova vizitat mjekësore e firmosa kontratën dhe do të nis menjëherë stërvitjen. Do të jem gati prej fundjavës që të luaj në kampionat me Legian.”

Legia ishte interesuar për sulmuesin kuqezi prej mbylljes së Europianit në Francë, por edhe pse transferimi u realizua me një vit vonesë, entuziazmi është i lartë. Në Varshavë, Sadiku synon të afirmohet në futbollin e madh kontinental, por edhe të vijojë rritjen në aspektin personal.

“Legia më ka dashur që para një viti kur përfunduam Europianin dhe trajner ishte Besnik Hasi. Kalimi nuk u konkretizua sepse unë po prisja diçka edhe më të mirë. E desh fati që tani të më kërkonin prapë dhe firmosa këtu. Jam shumë i kënaqur sepse i shoh të gjithë njerëzit këtu që më kanë pritur me shumë entuziazëm. Tifozeria, stadiumi dhe kushtet janë perfekt për tu zhvilluar akoma më shumë në karrierën time si futbollist.”

Sadiku zbuloi edhe arsyen për të cilën klubi më i suksesshëm polak, fitues i 12 titujve kampionë dhe 18 Kupave vendosi të investojë 1,8 milionë euro për kartonin, ndërsa 1,8 milionë të tjera sulmuesi do ti përfitojë në harkun e tre vjetëve.

“Shpresoj që të shënoj sa më tepër gola dhe të ndihmoj ekipin. Te Legia kanë ambicie dhe duan të shkojnë sa më lart në Champions, sepse nuk u mungon asgjë. Që kur firmosa ditën e parë, drejtori sportiv më tha: Ne të duam për ndeshjet e rëndësishme, sepse aty kanë mungesa, pasi në kampionat dhe në Kupën e Polonisë janë dominantë. Por, në Champions mungojnë golat që të përmbushin objektivat që klubi ka, të paktën për të kaluar fazën e grupeve.”

Entuziast për aventurën e re, Sadiku po pret me padurim të debutojë te Legia, me sigurinë se do arrijë ti fitojë zemrën edhe mbështetësve, që njihen si një ndër tifozeritë më të zjarrta në Europë.

“Jam gati dhe po pres me padurim që të luaj ndeshjen e parë me Legian. Do të jetë shumë emocionuese. Shpresoj që t’ia fitoj zemrën tifozerisë prej ndeshjes së parë në shtëpinë tonë. Besoj që çdo gjë do të shkojë mirë. Unë nuk ndihem në presion, pasi jam i sigurt në veten time. Do të jap 100 për qind në çdo ndeshje. Kudo ku kam shkuar ia kam fituar zemrën tifozëve dhe besoj se kjo gjë do të ndodhë edhe këtu te Legia.”

sadiku varshava 2

From Turbina Cërrik (Albania) to Łazienkowska. Sadiku Legion with the number 99

ARMANDO SADIKU LEGION PLAYER!

Author: Kamil Majewski Fig. Mateusz Kostrzewa

Central striker Armando Sadiku has successfully passed a medical and signed a 3-year contract with Legia Warsaw. This permanent transfer from FC Zurich. The representative of Albania was the fourth reinforcement of the team before the season 2017/2018. Armando, welcome to the Polish team champion!

Armando Sadiku was born on 27 May 1991 in Elbasani. It occurs as a central striker. The career goal averaged every 144 minutes. A total of 232 official appearances at the waist as the new Jack Magiera scored 112 goals and had 18 assists. As he admits, his favorite player is Zlatan Ibrahimović and it is on this game, the player models. Way to get around on the field and also slightly resembles stature of former legionnaires striker Orlando SaArmando is a pupil of the club Cërrik turbine, which in 2009 moved to Gramozi Erseke. It was the only season in the history of this club, where he played in the top division in Albania. After the fall of the first division Sadiku has decided to transfer to the KF Elbasani, in which he performed but only for half a year, after which he decided to leave the country. The Albanian league appeared in 42 games and scored 13 goals.

In March 2011, Sadiku has signed a contract with the Swiss drugoligowcem – FC Locarno. In 42 games for this team striker scored 30 goals. In July 2012 he joined FC Lugano and in the first match in the colors of the new team (won 4: 0 against FC Biel-Bienne) scored two goals. In total, the Lugano team shirt Sadiku appeared in 62 meetings (38 goals, 11 assists)

January 1, 2014 he joined the 4.5-year contract (applicable until the end of June 2018 years) with a 12-fold champion of Switzerland – FC Zurich. After two years, the club decided on a six-month loan player to FC Vaduz. In the colors of teams from Liechtenstein (FC Vaduz is in the Swiss second division) Sadiku has occurred 18 times, scored nine goals.

After returning from a loan for the next half a year played in FC Zurich, which was relegated to the second league due to financial problems. At the beginning of 2017 years back but decided to on loan striker, this time to his former employer – FC Lugano. After half a year he returned to Zuric

Armando Sadiku is also a key player representation Albania. The squad debuted 29 February 2012, in losing 1: 2 friendly against Georgia. The player has represented his country at last year’s UEFA EURO 2016 match in the third round of the group stage against Romania scored a historical first goal for Albania at the European Championships and ensured the victory of his team. Including in the national team Armando Sadiku has occurred 27 times. He has nine goals and is the top scorer of all personnel currently present in the players. For his athletic achievements Sadiku received late last year, the title of honorary citizen of his hometown, Elbasanu.

Armando Sadiku will be played in the Legion with the number 99. Welcome at Łazienkowska!

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Armando Sadiku, Clarence apo Seedorf, Humbja e Kukesit, Kuq e zinjte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT