
Nga Kaltrina HOTI/
Çdo veprim në jetë ka rregullat e veta. Nëse zemrën dhe shpirtin i kemi bërë bashkë për Liri, lirinë tonë të përgjithshme ne jemi takuar diku me dashurinë e madhe që quhet Atdhe. Për fatin tonë të mirë ne kemi dy fjalë dhe mund të themi edhe Mëmëdhe se kemi gjuhë të pasur. Dashuria për tokën, gjuhën, traditën, kulturën, historinë, prejardhjen tonë na bënë përgjegjës dhe na detyron se si të veprojmë ndaj së keqes, si të hapim udhë dritë, sa duhet të jemi të matur dhe si e shikojmë ardhmërinë. Ne duhet të jemi përgjegjës për fjalën që hedhim në letër, në biseda, në tubime, mbledhje, takime të ndryshme, kuvende nëse vërtetë duam të jemi pjesë e arkivit tonë kombëtar. Ne nga historia e dimë luftën e të kundërtave; në njërën anë vepron mirësia, dashuria, maturia, mençuria që e duan ta shohin Atdheun të përparuar e të bukur… ndërsa në anën tjetër e keqja, smira, xhelozia… e ardhur nga erëra të huaja që ka depërtuar në trupin tonë dhe është e shëmtuara që do të sundoj shpirtin e popullit. Në njërën anë është pjesa që bartë përgjegjësi për të ardhmen tonë ndërsa në anën tjetër është fjala e huaj në veshin tonë. Në njërën anë është e bukura në anën tjetër shëmtia që bëjnë luftë të pandërprerë. Në njërën anë është dora që mundohet të shërojë e lidhë plagë, në anën tjetër është ajo që krijon plagë të reja. Në njërën anë është ideali në anën tjetër kundërshtari. Në njërën anë është atdhedashuria e në anën tjetër tradhtie. Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them se duam apo s’duam ne e keqja ka fund, dhe kjo e keqe që dëshiron të mbulojë trupin tonë me tesha të huaja që duan të na ndërrojnë identitet e ke një fund. Fundi për disa do jetë shumë i turpshëm, bile për një pjesë që kanë marr lapsin dhe lavdërojnë okupator të ndryshëm duke na e bërë edhe çlirimtar. Është koha për përgjegjësi dhe ndërgjegjësim që këto plumba të armikut t’i lejmë pa barot. Ata edhe përse mundohen shumë dhe këtë e bëjnë në mënyra të ndryshme kurrë nuk do kenë sukses, se e dinë që këtej kanë kaluar perandori me shekuj dhe populli ka gjallërua shqip dhe vetëm shqip. Ata që kanë marr lapsat kundër vetes së tyre duhet ta dinë se barutin e kanë të lagur dhe nuk iu shkrep. Ata sa më parë duhet të ndërgjegjësohen se përpara idealit “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar” janë hiqi i hiçit!


Në prag të mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, mbetet ende mjaft e paqartë se a do të mund të krijohet shumica parlamentare dhe a do të mund të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, të cilin pritet ta propozojë koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

Nga Tolin Kona*/Historia Ilire është e mbushur me shumë ngjarje dhe konflikte ushtarake të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në ndryshimet politike, shoqërore jo vetëm për shtetin e vjetër ilir por edhe për mbarë rajonin ballkanik. Me një hapësirë territoriale nga lumi Savë në veri e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, nga rrjedha e lumenjve Moravë e Vardar në lindje e deri në brigjet e detit Adriatik dhe Jon në perëndim, Ilirët për nga pozita gjeografike kanë zënë një vend të konsiderueshëm në Ballkanin perëndimor. Pikërisht brenda kësaj hapësire ata krijuan një nga qytetërimet më të lashta të Mesdheut, një qytetërim i mbështetur në fise të shumta me tipare të përbashkëta etno kulturore, që nga liburnët në veri e deri tek thesprotët në jug. Por tiparet e përbashkëta etnokulturore nuk u njehsuan asnjëherë në unitet politiko-shtetëror tek ilirët, ose më saktë ende nuk ka dalë ndonjë burim nga historia ilire që të na e dëshmojë këtë. Shteti Ilir gjatë ekzistencës së tij nuk përfshiu dot asnjëherë në përbërjen e tij të gjitha fiset ilire. Shumë nga këto fise krijuan organizma vetëqeverisëse si federatat,ose mbretëri të vogla.Por fiste të vecanta ilire me ritjen e fuqisë ushtarake përfshinë në përbërje të tyre hapësira të gjera territoriale dhe shumë fise të tjera,duke krijuar kështu mbretëritë e para të mirëfillta ilire.



