• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

MAZHORANCA I “HEQ PRANGAT” SAIMIR TAHIRIT NE PARLAMENT

October 25, 2017 by dgreca

Saimir Tahiri u shpëton prangave: 75 vota kundër arrestimit, pro-hetimit/

*Rrëzohet kërkesa për arrestimin e Tahirit/

1 Parlamenti

E thënë dikur pas një aksioni policor, “Bravo çuna” e Saimir Tahirit sot mund të konvertohet dhe me një “Bravo shoqe e shokë”, referuar votën anti-arrest të kolegëve socialistë karshi tij.Grupi i PS-së, ka votuar kundër kërkesës së prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, që të lejojnë arrestimin e deputetit Tahiri, në total 75 vota.Ndërkaq, 60 deputetë kanë votuar kundër, duke bërë të mundur kështu që Prokuroria mund të zhvillojë hetimet ndaj Tahirit me ndjekje në gjendje të lirë, si dhe duke e kontrolluar atë, kompiuterin, telefonin apo edhe banesën.Në fjalën e tij në sallë, Tahiri tha se mirëpret çdo lloj vendimi të deputetëve, duke shtuar se rruga e tij nuk ndalet këtu, por do vazhdojë përballjen me drejtësinë.“Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar, kështu që unë do ia kursej çdo fjalë timen në lidhje me këtë. Nuk pres ta gjej të drejtën time këtu në Parlament, por para drejtësisë, kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Rruga ime nuk ndalet këtu”, tha Tahiri.Kështu, ish-kreu i Rendit i ka shpëtuar një rënie në burg, për të cilën ai nuk e fshehu ankthin e tij para publikut, gjatë një daljeje televizive në Opinion. /tesheshi

***

Rrëzohet kërkesa për arrestimin e Tahirit

Në Shqipëri, me votat e shumicës së majtë parlamenti rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë për marrë autorizimin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas dyshimeve për lidhje të tij me vëllezërit shqiptarë Habilaj, pjesë e një organizate krininale italo-shqiptare e cila u godit nga autoritetet italiane në Catania. Deputeti Tahiri, i cili sipas rregullores kishte të drejtën për të dhënë shpjegime në sallë, u mjaftua vetëm me një deklaratë të shkurtër. “Nuk pres ta gjej të vërtetën në sallën e parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe qytetarëve. Kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Përpjekja ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”, u shpreh zoti Tahiri i cili ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Përpara se parlamenti të votonte, u lexuan dy raportet e deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës, në Komisionin e Mandatave dhe Imuniteteve. Sipas përfaqësuesve socialistë prokuroria nuk ka sjellë prova dhe se ajo nuk ka kryer paraprakisht hetime ndaj ish ministrit të Brendshëm. “Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Saimir Tahiri, dy ditë pasi ka regjistruar procedimin penal dhe emrin e tij në regjistrin e çështjeve penale, krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve që ka kryer Prokuroria, kërkesa ka sfond politik”.

Por sipas opozitës parlamenti nuk duhet të hyjë në vlerësimin e provave, pasi në këtë mënyrë vlerëson fajësinë apo pafajësinë e deputetit nën hetim. Raporti i përfaqësuesve të opozitës thekson se provat e paraqitura nga Prokuroria janë mëse të mjaftueshme dhe se mos arrestimi i tij përbën rrezik për prishjen e provave. Mosdhënia e autorizimit për arrestim do të ishte sipas opoztës “pengim i drejtësisë dhe goditja më e energjike ndaj shpresës së publikut dhe aksionit politik për reformën në Drejtësi. Parlamenti nuk mund të bëhet kurrë strehë e krimit apo e mbështetësve direkt të tij”, mbyllet raporti i opozitës.(Kronika sipas VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: e shpeton mazhoranca, Saimir Tahirin

NISI REGJISTRIMI DHE KARTELIZIMI I LIBRAVE NË BIBLIOTEKËN E VATRËS

October 24, 2017 by dgreca

1 Arjeta okTë Hënën me 23 tetor nisi puna për sistemimin,regjistrimin, kartelizimin e librave në bibliotekën e Federatës VATRA.

Punonjësja e specilializuar për biblioteka, studiuesja Arjeta Ferlushkaj, punoi të Hënën disa orë, duke pasë dhe ndihmën e editorit. Në këtë grup pune do të jetë kontribues  edhe studiuesi Idriz Lamaj.

Sistemimi dhe vendosja në rafte do të bëhet veç për librin artistik, historik e shkencor, dhe veç edhe për periodikët, duke respektuar kronologjinë alfabetike.

Në bibliotekën e Vatrës ka dhe libra të rrallë, libra të vjetër 100 vjeçarë, që janë ruajtë me kujdes.

Duke qenë se në bibliotekë ka libra që e kalojnë më shumë se 5 -10 kopje, komisioni mendon që në të ardhmen të organizojë një panair për shitjen e këtyre librave në mënyrë që bashkatdhetarët me një çmim simbolik mund t’i kenë në bibliotekat e familjeve ose shoqatave të tyre.

Vatra falenderon zonjëshën Arjeta Ferlushkaj për nismën që ka marrë duke punuar vullnetarisht  në sistemimin e bibliotekës.

Njoftojmë të interesuarit se biblioteka nuk do të funksionojë derisa të përfundojë sistemimi dhe kartelizimi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, Biblioteka e Vtares, Regjistrimi

U MBLODH KOMISIONI I GARANCIVE TË KANUNORES SË VATRËS

October 24, 2017 by dgreca

3 KomisioniTë Shtunën e 21 tetorit 2017 në mjediset e selisë së Vatrës, nën drejtimin e juristit Bashkim Musabelliu, u mblodh Komisioni i Garancive të Kanunores pranë Federatës Panshqiptare Vatra.

Kryetari i këtij komisioni z. Bashkim Musabelliu, në mirëkuptim me Kryetarin e Vatrës z. Dritan Mishto, ka përzgjedhur dhe dy ndihmësit e tij: Z. Mehmet Kadria, i cili është jurist i diplomuar në Universitetin e Zagrebit, me përvojë dhe me kulturë të gjërë, si dhe z.Kujtim Porja, anëtar, që është jurist me eksperiencë të konsoliduar në fushën e së drejtës administrative dhe publike.Vetë z. Musabelliu është jurist me eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.
Kryetari i Vatrës z.Mishto i ka dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme komisionit dhe ka këshilluar  kryetarin Musabelliu, që Komisioni i Garancive të Kanunores të funksionojë tërësisht i pavarur nga çdo interes apo konjukturë, dhe ti përmbahet me korrektësi vetëm Kanunores së Vatrës, si një gur i shenjtë i ekzistencës dhe mbarëvatjes së punëve në Federatë.

Kryetari i komisionit z. Musabelliu pas takimit i tha gazetës Dielli se takimi i së shtunës ishte i pari pas krijimit. Ai komentoi se kjo ishte mledhja e pare e komisionit pas vendimit te kryesisë për krijimin dhe funksionimin e tij.

Pyetjes se cili do të jetë qëllimi dhe axhenda e këtij komisioni në të ardhmen, kryetari tha se komisionit, kryesia ia ka hapur dritën jeshile për të finalizuar Kanunoren, për perfundimin e punës me kanunoren dhe paraqitjen per aprovim në Kuvendin e ardhshëm.Z. Musabelliu, në mbledhjen e parë i ka njohur dy kolegët e tjerë të komisionit me projektin e ndryshimeve dhe shtesave të Kanunores në projekt-Kanunoren e vitit 2014, si dhe ndryshimet e mëvonshme që janë propozuar.

Kryetari Musabelliu i ka njohur bashkëpunëtorët e tij të komisionit edhe me procedurat që do ndiqet deri në aprovimin e projektit. Komisioni ka rënë dakord për fazat nëpër të cilat do kalojë veprimtaria e komisionit, duke e bashkërenduar punën me organet me te larta të Federatës Vatra e deri tek degët si dhe duke bashkëpunuar edhe  me individët me kapacitet intelektual në fushën e jurisprudencës, gjuhësisë dhe historisë.

Komisioni vendosi që takimet t’i bëjë të përmuajshme.

Filed Under: Featured Tagged With: Komisioni i Garancive te Kanunores, Mbledhja e pare

ALBUMI I ATJON ZHITIT VLERËSOHET NË EUROPË…

October 24, 2017 by dgreca

1Albumi dhe dekorata ok

NË  LOUVER DY PIKTORË SHQIPTARË NDEROHEN ME ÇMIME, GJERGJ KOLA ME MEDALJEN E KRIJIMTARISE, ATJON ZHITI ME MEDALJEN E KUJTIMIT/

2 vizatim dhe dekorata

Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre  vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane./

3 nga ceremonia e dekorimitok

Albumi me vizatime e piktura i Atjon Zhiti po vlerësohet në Europë. Ai pak kohë ka që është botuar dhe eshte shperndare ne librarite kryesore te Tiranes e ato te aeroportit, po ka terhequr vemendjen dhe eshte vleresuar ne metropole te Europes, ne Itali e France, Austri… deri dhe nga japoneze

3 nga ceremonia e dekorimitok

Këto ditë u hap ne Muzeun e Louvrit ne Paris Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Kontemporane.Fondacioni Nderkombetar Artistik “Artcom Expo International”, që promovon dhe mbeshtet artiste nga vende te ndryshme te botes, kishte ftuar për të katërtin vit rradhazi piktorin tashme te njohur shqiptar me banim në Itali,  Gjergj Kola, me të cilin fondacioni bashkëpunon prej kohësh

Tabloja sugjestionuese e tij, “The Kiss”, mori vlersime të shumta dhe u nderua me Medaljen e Krijimtarise.

Në këtë edicion piktori Gjergj Kola paraqiti dhe një piktor të ri, bashkatdhetarin Atjon Zhiti. Krijimtaria e tij e permbledhur  në albumin “OPERA ATJON”, pergatitur mjeshterisht nga piktori dhe kritiku i artit Gezim Tafa, shpalos një krijimtari të çiltër artistike, plot fantazi, ngjyra e nuanca te fresketa,  te sistemuara me estetike dhe nivel te larte professional, u shpreh mjeshtri Gjergj Kola. Albumi përmbledh nje ëndërr, sa fëminore, po aq dhe universale, një realitet dëshirash, skica, vizatime e dritë, të shoqëruara me dy ese, kritika artistike nga dy profesionistë si dhe punime kushtuar Atjonit nga piktorë të njohur, që nga postkubisti Ibrahim Kodra e deri te impresionisti Gjergj Kola, i cili me elegancë ka arritur të kapë buzëqeshjen engjellore të Atjonit.

6 piktura  të Gjergj Kolës për Atjonin u vunë dhe ne ekspoziten vetiake në Galerine “Espace” ne Paris.

Bordi drejtues i ketije fondacioni, presidenti Hans Salbu dhe Baronesha Jiselda Salbu, i dhane “Medaljen e  KUJTIMIT” artistit te ri Atjon Zhiti, ne shenje nderimi dhe adhurimi per nivelin e shkelqyer artistik, te paraqitura me cilesi ne kete album, bagazh estetik i formuar nga një përvojë e veçantë, që shijohen dhe pranë veprave dhe kryeveprave në Galerite dhe muzeumet e famshme te Europes.

Gjatë kësaj kohe, piktori mbresëlënës Gjergj Kola ishte i ftuar edhe nga “Hypatija Festival” në Napoli ne Itali, ku ai bashëbisedoi virtualisht me imazh që nga Louvri me presidenten e ketij Festivali kulturor-shkensor, të mbeshtetur nga UNESCO. Piktorit tone iu kërkua të flasë  për tematiken dhe mesazhin e tablos së tij “The Kiss”  e të punës së tij në pergjithsi si dhe te prezantojë Albumin “Opera Atjon”, ku të pranishmëve në ekranin e madh u shfaqeshin fragmente dhe detale nga vepra rinore e Atjon Zhitit.

Të dy këta emra, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre  vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane.(Nga “Lajmëtari i së Mirës”)

Filed Under: Featured Tagged With: cmime, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, LOUVER

Shea në Prishtinë-NATO mbetet e përkushtuar në dhe për Kosovën

October 24, 2017 by dgreca

-Jamie Shae nderohet nga UBT me Çimin “Excellence Leadership Award”/

1 Xhemi Shi flet

-Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit Veseli presin në takime ish zëdhënësin e NATO-s, Jamie Shea, të cilit UBT i ndan Çmimin për Lidership/

1 Thaci Shea.JPGPRISHTINË, 24 Tetor-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ish zëdhënësin e NATO-së gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea.Presidenti duke i shprehur mirëseardhje, u shpreh se qytetarët e Kosovës do t’i jenë mirënjohës përgjithmonë që ishte zëri i tyre në botë, por edhe zë i Aleancës më të fuqishme në botë që sillte shpresë dhe besim.“Që nga lufta, Kosova ka ecur përpara shumë. Është zhvilluar në të gjithë sektorët”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Kemi arritur suksese të mëdha, na presin sfida të mëdha, por jemi në rrugën e duhur, me energjinë dhe vullnetin e duhur”, u shpreh Presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, Jamie Shea u shpreh i lumtur me zhvillimin e Kosovës, me të arriturat si dhe me gatishmërinë që institucionet e shtetit të Kosovës kanë për t’u përballur me sfidat.“NATO mbetet e përkushtuar në dhe për Kosovën”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi u shpreh se me angazhimin për dialog, për transformim të FSK-së në koordinim me partnerët ndërkombëtarë Kosova nga një konsumuese e kapaciteteve të sigurisë do të transformohet në eksportuese të paqes e sigurisë, në rajon e më gjerë.

1 Haradinaj Shea

Jamie Shea, i shoqëruar nga Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi,  takoi edhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ish-zëdhënësit të  NATO-s,  Jamie Shea, UBT i ndan Çmimin për Lidership, “Excellence Leadership Award”, me të cilin nderon personalitetet që kanë dhënë knotribut jetësor.Me këtë rast, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të mbahet edhe konferenca dhe diskutimi i hapur me studentë mbi temën: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, dhe pas kësaj, do të bëhet edhe inaugurimi i Forumit Euroatlantik të UBT-së

1 Jamie Sheea

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea.Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar ish-zëdhënësin e NATO-s gjatë intervenimit të Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës në Kosovë, për angazhimin e treguar dhe kontributin e dhënë.Veseli, po ashtu, ka falënderuar NATO-n për ndihmën e dhënë për qytetarët, si dhe për mbështetjen që vazhdon ta japë për Kosovën, sidomos për ngritjen e kapaciteteve të plota për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri.Nga ana e tij, Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, pasi ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për pritjen, ka vlerësuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës. Ai është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO.

Jamie Shae: Kosova ka potencial të madh
-Jamie Shae nderohet nga UBT me Çimin “Excellence Leadership Award”/
1 Xhemi shee rektori
PRISHTINË, 24 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Suksesi me i madh për mua nuk është pavarësimi, por momenti kur pavarësimi të arrihet në tërësi, me integrimin e plotë të Kosovës në institucionet dhe ky është një  proces i pandalshëm për Kosovën.
1 enver Hoxhaj
Kosova ka potencial të madh, por ky potencial është i pashfrytëzueshëm nëse nuk e zhvilloni tutje, sepse e ardhmja është edhe në duart tuaja.
Këtë mesazh dhe porosi e ka dhënë Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Sfidat në Ardhje të Sigurisë në shtabin e NATO-s, njëherësh ish-zëdhënës i NATO-së gjatë bombardimeve të vitit 1999, në Kosovë, dr Jamie Shae, me rastin e mbajtjes së konferencës: “E ardhmja euroatlantike e Kosovës”, të organizuar nga UBT, me ç’rast edhe nga rektori rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, iu nda Çmimi “Excellence Leadership Award”, çmim me të cilin UBT nderon personalitet më të njohura vendore e ndërkombëtare për kontributin e tyre në sfera të ndryshme të jetës.
Me rastin e nderimit me këtë çmim, dr Shae tha se ndjehet i nderuar që është shpërblyer për kontributin e dhënë, ndonëse sipas tij, e ka bërë atë që do ta bënte çdo njeri me ndërgjegje po të ishte në vendin e tij.
Me organizimin e kësaj konference, UBT edhe zyrtarisht ka themeluar Forumin Euroatlantik, qëllimi kryesor i të cilit do të jetë promovimi i procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës, si dhe për të krijimi i një urë lidhëse midis botës akademike dhe politik-bërësve në Kosovë.
Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se UBT ka privilegjin t’i mbështesë dhe të ofrojë platformë për zhvillimin e punës së studiuesve të rinj, dhe sipas tij, ky forum do ta afrojë Kosovën më afër lidhjeve trans-atlantike, sidomos në fushën e teknologjisë.
“Procesi i integrimit euro-atlantik është në qendër të sulmeve nga vala e fundit e popullzimit dhe përkrahjes për grupe politike të ekstremit të djathtë në Bashkimin Evropian, teksa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një përgjegjësi të veçantë, si shtetet që më së shumti po përfitojnë nga ky proces, që të prodhojnë më shumë lajmë të mira, duke përmbushur detyrat e shtëpisë, në mënyrë që qytetarët e shteteve anëtare të BE-së të jenë dëshmitarë të fuqisë transformative të procesit të integrimit”, vlerësoi Hajrizi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se Kosova ka një rrugë të gjatë para vetes, për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë edhe NATO-n, nën arsyetimin se, këto procese po ngadalësohen për shkak të vështirësive që po shfaqen në politikën e brendshme e të jashtme.
“Edhe po të merrej vendimi sot vendimi që FSK të shndërrohej në Forca të Armatosura të Kosovës, do të duheshin 10 vite që të kemi një ushtri të plotë dhe duhen bërë përpjekje që me kolegët tanë serbë të kemi një dialog të mirëfilltë dhe t’ua shpjegojmë domosdoshmërinë e krijimit te FAK-ut,  sepse nuk duhet që vota e tyre në parlament të shndërrohej në një veto të dyfishtë të Serbisë ndaj Kosovës”, potencoi Hoxhaj.
Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, Giorgio Batistti, dr Brooke A. Smith-Windsor dhe Giuseppe Marobito, të cilët rrëfyen historikun, arsyet, rëndësinë dhe funksionit e NATO-s, që nga themelimi e deri më sot.
Në fund,  studentët e UBT-së prezantuan esetë e tyre kritike mbi rolin e NATO-s në botë, si dhe ndanë një dhuratë të përgatitur nga vetë ata, për njeriun që cilësohet si njëri ndër ndikuesit më të mëdhenj në çlirimin e Kosovës, dr Jamie Shae./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova ne NATO, Veseli & Shea

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT