• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2017

UDHËTIM I PAMBARUAR NË VENDLINDJEN E FIGURAVE HISTORIKE

October 24, 2017 by dgreca

1 aqif YmeriREPORTAZH NGA PËLLUMB GORICA/*
Ura e Vashës

Ura e Vashës në Klos, si një shtojcë e magjisë së natyrës/

Një udhëtim me sfond eksplorues, që nuk ngjan me frymën bajroniane të shtegtimit, por që riaktivizon energji të pashtershme ndaj natyrës dhe historisë, për të depërtuar nëpër labirintet, ku dora e njeriut ka ruajtur dritë-hijet e kohërave, kurioziteti e bën “ritualin” tepër pasionant e vizionin shpirtëror të prekshëm.

1 Guri i Bardhe ok

Ne Foto:Pamje nga Guri i Bardhe/

Relievi i Luginës së Matit me ngjyrën e kaltër të ujërave dhe faqet e thyera të brigjeve shkëmbore, si një tablo mbresëlënëse që ravijëzohet të shpërfaq malet, përjetimet s’i ka njësoj dhe as të pakrahasueshme me të mëparshmet. Ka veçanti në atë mozaik ngjyrash të natyrës, që bëhet frymëzim për piktorin, poetin, skulptorin, arkitektin, studiuesin, (për të gjithë ata, të cilët fshehin pak talent brenda vetes) dhe mund t’i nxjerrin në pah ato. Lumi i Matit me digat e dy hidrocentraleve të para shqiptare, të Shkopetit dhe Ulzës, me liqenet e krijuara prej tyre, të shndërruara në dritë, na rizgjon kujtesën e një kohe aksionesh të mëdha për ndërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, ku historia flet për muskuj e për burra, të cilët lanë pas këto vepra të mëdha, por edhe këtë peizazh pyjesh si tunel me klorofil. Janë pjesë të peizazhit që ndryshon kilometër pas kilometri, duke të krijuar ndjesi të mrekullueshme. Të shtojnë emocionet edhe vendbanimet me ndërtime të shpërndara, si dëshmi të origjinës shqiptare gjatë shekujve. Përmes tyre hyn thellësive historike të Matit, në rrënojat që fshehin gjurmët e Së Shkuarës, me këmbët e udhëtarëve të huaj, kronikanëve e studiuesve dhe dëshmitë e tyre.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Ne Foto:Liqeni i Shkopetit/

Mati është një tokë e banuar në të gjitha periudhat historike, me zanafillë nga qytetërimi prehistorik i Pellazgëve dhe i Kulturës Iliro-Piruste e më gjerë. Ato sot shpërfaqen, me shtrirje në tuma dhe varre ilire, vendbanime shpellash, objekte të epokës së Gurit, Bakrit, me mure fortifikimesh e qyteza antike, me ura e fragmente kalldrëmesh, etj, të cilat përbëjnë krenari edhe në legjenda, këngë, besime, veshje tradicionale të mrekullueshme dhe plot fantazi që, duke u thurur gjatë shekujve, kanë rrjedhur deri në ditët e sotme si pasuri e pashtershme kulturore apo edhe në epikën krijuese të poetëve të kësaj treve.

     Miq që afrojnë kohëra dhe figura historike

 Pas kthesave të shumta gjarpëruese, mbërrijmë në qytetin e Burrelit, ku po më priste me buzëqeshje miku im, Hamdi Hysuka, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi” Mat. Pa u shtruar mirë në bisedë me njëri-tjetrin dhe duke këmbyer përshëndetjet e mirseardhjes të kapërcyeshme lehtë, vjen radha e kafesë në këtë pragmëngjesi tetori, si shenjë mirësie që ka rëndësi për pritjen e mikut, në sofrën matjane. Me Hamdiun, ndjehesh këndshëm edhe kur bisedon për historinë.

-Çdo vend ka historinë dhe mençurinë e tij, -thotë Hamdiu. – Ka pasur e ka burra të mençur e fisnikë. Kohërat me trajektore lëvizjesh që lindën me luftra, përplasje, kurthe, kërkuan edhe trimërinë e burrërinë e tyre, që as shekujt nuk i kanë tretur. Mati, si krahinë, i ka dhënë Kombit shumë figura historike: Gjergj Kastriotin, që bën krenar çdo shqiptar; të pakrahasueshmin Pjetër Budin, Rexhep Pashë Matin, Ahmet Zogun, Shahin Toçin e shumë të tjerë, që shkruan dhe ndritën historinë e ndritur arbërore.

Është pohuar se Kastriotët ishin matjanë dhe se në Mat kishin bazat e tyre më të fuqishme, si: kalatë e Stellushit, Petralbës, Xibrit, të cilat ishin fortesa, të të mposhtnin sulmet osmane, por që u shkatërruan pas vdekjes së Kryetrimit nga osmanët e tërbuar. Të tjerë pushtues do të nxitonin të nënshtronin shpirtin matjan, por gjaku i arbërit i thërriste ata, ndaj dhe bashkonin herë-herë armët në kryengritje e kuvende të ndryshme që të mbronin trojet e veta. Dhe si mund të ndodhte ndryshe në këtë vend të përcëlluar në histori, por edhe me patriotizëm për tokën, vendin dhe shtëpinë e tyre; me vuajtje, luftëra për mbijetesë, fitore, humbje, por dhe me fatalitete, shpresa, besim, etj. E kësisoj në atë ecje të Matit, hapi i tyre, herë kthehej në triumf, herë në ndëshkime kolektive.

Kafja, biseda, na prinë të kundrojmë mjediset e gjelbëruara e çlodhësë të Burrelit, që marrin të tjera vlera me statuja dhe buste. Në sheshin kryesor të qytetit përballesh me shtatoren e mbretit të shqiptarëve, Zogu I, birit të Matit, të kthyer këtu tashmë, në monument, në truallin e vet, ku i ra për hise epoka mbretërore shqiptare në fillimshekullin e kaluar. Dhe, pa e ndalur ecjen tonë vështrojmë bustin modest të Gjergj Kastriotit, disi në kontrast me madhështinë e tij e më tej te ambientet e gjimnazit të qytetit, atë të Pjetër Budit. Këta, kanë , aty historinë, që rrezaton për Matin dhe gjithë kombin tonë. Është paradoks që këto buste, të fshihen thuajse larg syrit të matjanëve (vizitorëve patjetër) e të duket sikur nuk u kanë dhënë vendin e duhur nëpër cepa lulishteje, apo oborre shkollash.

Cilido prej shqiptarëve tashmë po përjeton goditjen e dashurisë (madhështisë) për bëmat e figurave historike. Mos vallë jemi në krizë shpirtërore si pasojë e ca shqiptarëve antishqiptarë me qëllime antikombëtare, që po vrasin historinë e lashtë e vazhdojnë të tregojnë instiktet e tyre prej tradhëtari, duke mos lënë figurë historike (dhe jo) pa njollosur e përbaltosur, që të çojnë të ardhmen tonë pa krenari?!

Eh, Shqipërisë s’i ndahet mjegullnaja mbi kokë, edhe pse demokracia që erdhi premtoi se do të ndërtonte një shoqëri vlerash dhe jo “antivlerash” si ajo e Diktaturës. Por fizikisht kjo murtajë e ka lënë litarin jashtë, ku pengohemi, të ngatërruar sa nga një anë, në tjetrën, me ndasi partiake, duke humbur elemente të karakterit tonë tradicional, si: mençurinë, dinjitetin dhe hierarkinë e vlerave. Sepse shoqëria shqiptare dhe insitucionet nuk po gjejnë mënyrën për të pasur një relatë të përgjegjësisë mbi historinë tonë në këto zhvillime të reja, por jemi aty ku kemi qënë, duke ricikluar të njëjtat probleme me të njejtët protagonistë e ide. Por mbase erërat që po fryjnë do ta pastrojnë qiellin e bukur shqiptar nga retë që të shohin horizonte me dritë dhe të japin shpresë.

     Ftesë në vënde historike

U bë shkak një ftesë e Hamdiut që të vizitoja Klosin, i cili ndërshtrihet luginës së Matit, të cilin nuk mund ta kalosh pa përshtypjen e Së Bukurës mes malesh miqësore me pamje zanash e djepesh të lashtë, ku po na priste studiuesi i kësaj treve Aqif Ymeri. Është një njeri që meriton t’ja dëgjosh fjalët. Mjafton të dëgjosh emrin Klos dhe përfytyrimet të marrin udhën e historisë Së Largët, edhe këtu e pranishme dhe mbizotëruese së bashku, me këngën e zogjve, apo tringëllimat e zileve të bagëtive, (tek-tuk) me zërat e banorëve, ndërsa dielli lind e perëndon mbi këtë natyrë magjepëse, ku jetohet raliteti i sotëm, duke shpresuar për të nesërmen.

Ecim të nanurisur nga shushurima e lehtë e lumit të Matit, që gjarpëron në shtratin e tij të stërlashtë e sikur të përpin e të gllabëron së bashku me hijeshinë e tij, gjelbërimin e ngjyrosur, për të ngjallur në shpirt një ndjenjë kënaqësie. Nëpër horizontin e mjegullt vjeshtak, në ujin e kristaltë të lumit, me gjethet e verdha e në copëzimet e tokës, në faqet e rrëpirta, në hijet dhe dritën, të shfaqet dora e palodhur, kujdesi i pamunguar i mendjes së hollë të banorëve. Janë karakteristike vendbanimet këtu në ndërtime; secila me pamje të pangjashme, diku- diku të braktisura për shumë arsye, si ajo e infrastrukturë dhe kërkesës për më shumë dije e qytetërim. Kur njerëzit e larguar të jenë lodhur nga zhurma qytetare, ne do ta kërkojnë më shumë qetësinë e saj.

-Është bukur këtu, -thotë Hamdiu, -por pa investuar dhe krijuar ato që mungojnë, gjithëçka mbetet për t’u dëshiruar. Ne duhet t’i thërrasim ndërgjegjes shoqërore dhe politike që diçka të ndryshojë edhe për këto vende me bukuri natyrore.

Pasi përshkon rrugën mes një hapësire me gjelbërim të shoqëruar, me aromën e frutave të Vjeshtës, drejtimin e marrim për në Fshat (Fushat), Klos. S’di ç’të shohësh më parë në mirëqënien arkitekturore mes pemëve, kopshteve, avllive, oborreve të tij, shtrirë rrëzë një shpati shkëmbor. Në këto ndjesi të këndshme ardhjen tonë e përshëndet një tufë zogjsh dhe të lehura qensh. Është një idil i bukur fshati. Banorët, në një bashkëjetesë natyrale, japin e marrin me njëri-tjetrin reciprokisht me dashamirësi, respekt dhe atmosferë miqësore. Një model për gjithë shoqërinë njerëzore, që nga qeliza e saj (familja) e deri në organizma të tjera shoqërore, ekonomike e politike që të shton krenarinë. Ndaj edhe mikpritja për ne, (patjetër si e gjithë të tjerëve) në këtë trevë, ishte një privilegj.

   Gjurmë Lashtësie, në themelet e pazarit të Klosit

Të parin aty takuam Aqifin, një burrë i thjeshtë e i ndershëm, njohësi i mirë me frymë drite i zbulimit të kumteve shpirtërore e historike dhe vëzhgues i mprehtë i realitetit e problemeve shoqërore të trevës së tij. Përshëndetjet dhe pyetjet e pasuruan qëndrimin në shtëpinë e tij të fshehur mes gjelbërimit.

Rritet kurba emocionale e rrëfimit të tij kur filloi të bëjë gjeografinë e trevës dhe më tej historinë, duke ngritur lart vlerat, jo vetëm me nerv të hollë lirik, por dhe me argumente që i ka pikasur ato në kujtesën e të moshuarëve të zonës. Natyrisht biseda përzihet me shkëmbime mendimesh dhe (pse jo) me debat të kulturuar gjatë hulumtimit të vlerave historike. Ndaj ajo, e mbështetur në dashuri s’mund ta lejë Aqifin të rrijë duarkryq e me një zë mikpritës, të shëtit me sy e këmbë në pamjet e natyrës dhe aspektin arkeologjik me toponiminë (pëllëmb e vend histori), por edhe me zanafillë të shumë thesareve kulturore, të lëna në harresë si vend e kohë, por që vlerën e kanë të madhe.

Njerëz hulumtues me thellime të tilla vlerash ja shtojnë dinjitetin bisedës. Prandaj jemi me fat që i mësojmë dëshmitë të cilat ngrenë historinë tonë kombëtare në kohëra dhe përcjellin shumë opinione për të ardhmen. Jetojmë në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e njerëzve janë të pushtuar nga problematika të ditës dhe, kësisoj enigmat e misteret e depërtimit në histori e për të përceptuar ngjyrën, formën e natyrës, me përqasje në botën shpirtërore, i shohin si absurditet. Duke ngjitur shpatin të mbuluar aty-këtu me drurë, ku asfalti humbet për t’i lënë vendin rrugës me çakull, makina ecën lehtë duke u lëkundur nga gropat e shumta, që duket se nuk mungojnë në infrastrukturë, e cila bën apel për më shumë fonde nga shteti.

Vështrimin e kalon në tablotë e maleve, që ngrihen triumfatorë në formën e një verande gjatësore mbi luginën e Matit. Hedh shikimin mbi këto pamje madhështore dhe provon një ndjenjë krenarie prej bukurive natyrore. Hije resh rrinë pezull në një lartësi marramendëse dhe heshtja rreth e rrotull është sunduese. Dhe, si për të zgjuar heshtjen e Natyrës u hap biseda për këto gjurmë lashtësie, që i ndesh gjatë rrugës, të cilat sipas Aqifit, janë themelet e pazarit të Klosit, që dikur shpaloste profilin e një qyteti mesjetar autokton. Na bëjnë përshtypje fragmente muresh të kalasë së Petralbës, që ngrihen mbi një majë shkëmbore.

Historia e veçantë e saj (jo vetëm) në të gjithë trevën e Matit e bën një monument historiko-kulturor tërheqës dhe të madh për nga historia. Ajo, pat qënë jo vetëm fortesë ushtarake, por edhe vendverimi i Gjergj Kastriotit me Donikën, gruan e tij. Më tej, nën këmbët e Petralbës, në një grykë përroi (Lesendra), ku shtrihet lagjia e Llaveshëve, ujërat zbresin nga maja e malit dhe derdhen në lumin e Matit. Dëshmitë tregojnë se baroti i zi shqiptar është prodhuar për herë të parë këtu. Aqifi tregon diçka nga trashëgimia në breza e familjes së Llaveshëve, këtyre prodhuesëve të njohur prej pesë shekujsh të barotit, për të cilat ka shumë dokumente e fakte me vlerë, por edhe histori të dhimbshme të qëndresës së tyre e të masakrave që u janë bërë nga pushtuesit turq.

Historia e këtyre dingave (punishte baruti) duhej të vazhdonte ende, por Aqifi të thotë se ato u shkatërruan nga pushtuesi italian në vitin 1939. Nga përtej shpatit të kalasë së Petralbës, Guri i Bardhë, si një copëz Parajse bukurie të fton të ngresh kokën dhe, të shohësh malet. Sa shumë qetësi përcjell natyra e papërsëritshme e kodrave, brigjeve të gjelbëruara, përrenjve, pyjeve e shkurreve, por edhe e ngastrave të vogla, diku zallishte e diku kullota, me prodhime të pakta!

Ndaj, këtu Së Bukurës s’i thua dot E Shëmtuar, megjithëse peizazhi është i ashpër në shkëmbinj, ku, si krifë kali shkunden retë duke t’u shfaqur në ag të kaltër, si krijim i porsadalë nga energjia e Universit. E kush s’do t’i ketë zili këto peizazhe të qëndisura në ashpërsinë e Natyrës, të cilat u ngjajnë kaq shumë atyre të Zvicrës, por që, ashtu si shumë të tjera në Shqipëri, janë lënë në harresë dhe besoj se një ditë do të mbushen nga turistë kuriozë.

Por bukurinë e një vendi e bën dora dhe mendja e banorëve të mirë dhe punëtorë në kohëra; kështu edhe të këtij vendbanimi me tradita. Eh, Guri i Bardhë ka pasur kulturë dhe, kjo është trashëguar edhe ndër breza! Eh, këtu u lind poeti ynë i madh, Pjetër Budi!

Ura e Vashës në Klos, si një shtojcë e magjisë së natyrës

 Ura e gurtë shekullore e Vashës, një bukuri arkitekturore nën shenjtërinë e Natyrës si shumë të tjera, mban mbi vete ende gjurmët e brezave. Tatëpjetë rrugës, na duhet të zbresim në një shteg gjithë gjapërime dhe aty ku ajo ka ngulur këmbët e saj, të shfaqen madhështore e të thikëzuara shkëmbinj e kanione të njëanshme në gjatësi dhe lartësi qindra metra, me rrjedhje ujërash nazike në zbritjen e tyre të beftë. Ecja krijon lodhje, por në të njënjtën kohë  edhe të gëzon kur prek këtë mrekulli, që i ka mbijetuar shekujve, si dëshmi e rrallë gjithandej te ne pothuaj identike.

Ja dhe Ura e Vashës. Ajo është ndërtuar në fundshekullin XVIII në një grykë të ngushtë duke ndërlidhur dy brigjet e lumit Mat, ku ai gurgullon i rrëmbyer nëpër gurët e bardhë me një virtyozitet mahnitës. Kjo urë harkore, me gjatësi 11 m, 2.8 m e gjerë, e gjatë, 7 m e lartë, e gdhendur me gurë të bardhë, është e ndërtuar me themele mbi shkëmb  dhe reflekton më së miri mjeshtërinë e e duarve dhe mendjve të ndërtuesëve gollobordas.

Tek ura duket sikur kalon fryma e lumit me vibrime ndijesore në shpirt e tinguj të Natyrës dhe mërmërimës së saj. Emocionet që vijnë nga errësira e shekujve ta sundojnë vetëdijen, veçanërisht kur njohësi i mirë, jo vetëm i historive të trevës, studiusi Aqif Ymeri, me ligjërimin dhe ngjyrimin lakonik të mendimit, të çon natyrshëm në botën e rrëfimit të tij interesant.

-Këtu bashkë kanë udhëtuar, -thotë Aqifi, -luftëtari dhe tregtari, halli dhe malli për ‘‘të mirë” a për  ‘‘të keq”, nuse mbi kalë, krushq e gëzime, sihariqe për djalë e hidhërime, për punë; sigurisht edhe për t’u çmallur me të afërmit, a për të takuar miqtë; por janë shpërfaqur edhe xhinde, dreqër, djaj, maluketër, ëngjëj dhe meleqe.

Dhe, pasi ka mbaruar tregimet e tij, të dhjetra detajeve, fakteve, ngjarjeve nga kujtesa e të moshuarëve, Aqifi të fut në një botë të panjohur, që, nga rrethanat, koha dhe vendet ku kanë ndodhur, nuk e lenë të qetë kështjellën e shpirtit me imagjinatën e pakufijshme. Histori të tilla të marrin përdore dhe ka pasur gjithkund, në çdo krahinë, ku kalonin rrugë e ngriheshin ura, të cilat mbartin moralin, idenë dhe shijet e gjuhës së popullit tonë; veçanërisht duke nxjerrë në pah antitezat edhe kontrastet e Së Shkuarës. Por, përderisa koha evolon dhe shoqëria zhvillohet, ato të mbushin shpirtërisht me mesazhe të gjalla, të cilat përcillen aq qartë e që përfaqësojnë një epokë të artë e të prezantojnë breza e histori.

Kjo urë ishte dikur pjesë e një rrugë të rëndësishme, e cila emërtohej si “Rruga e Arbërit”, ose “Rruga e Karvaneve”, por dhe “Rruga e Detit për Dibër” e kaluar, me kuaj e mushka të ngarkuar me mall e kripë në kriporet e Durrësit, por edhe e mbushur me kalorës e këmbësorë nga fushat e Tiranës vijonte në Shkallën e Tujanit, drejt Qafë-Murrizës, Gurit të Bardhë e zbriste tek Ura e Vashës në lumin Mat për në Dibër e më tej drejt Shkupit e anasjelltas. Ajo kalonte mes pyjeve dhe shkëmbinjëve, me gurra e burime, me prita dhe rreziqe të shumta. Është e vërtetë që jetesa ishte e vështirë dhe rronin edhe me mercenarizëm, vasalitet, apo grabitje me armë, aty ku gjenin terren. Ndaj kjo rrugë dhe Ura e Vashës me vlera e interesa mbrohej me karakolle, por kishte edhe hane për strehim.

-E kthyer në një simbol, -thotë Aqifi, -Ura e Vashës në vetvete ka vlera të patjetërsueshme historike dhe tani mundohet të mbrohet nga vërshimi i lumit e myshqet. Ndaj u jemi mirënjohës të parëve për ato vlera që na lanë trashëgim, por që ato të mos zhduken, duhet ta mirëmbajmë me kujdes. Ndërtimi i Rrugës së Arbërit do ta kthejë në një vend të vizitueshëm. Klosi s’ka parë kurrë një investim kaq me prespektivë për Të Ardhmen, që të përmirësojë jetën e banorëve dhe njohjen e pasurive natyrore e historike të tij. Ndoshta një ditë do të bëhet më mirë, por duket disi e vështirë sa kohë që ata të cilët kanë mundësi të sjellin zhvillim, nuk po mendojnë të bëjnë më shumë.

Kemi nevojë për këto vlerësime të njerëzve të mirë; të shkundin shoqërinë që të mbrojë Natyrën dhe pasuritë historike.

Një udhëtim mes bukurisë natyrore dhe monumenteve arkitekturore të mbetet gjatë në kujtesë, sidomos kur je me miq, mes maja malesh, të përqafuara nga re e të copëtuara nga ujërat, me rrëfenja që kanë mbetur në origjinë, si simbol krenarie, të cilat i flasin bindshëm Të Sotmes për Të Shkuarën e Largët.

Gërshetimi i bukurisë natyrore, i miqësisë, harmonisë dhe artistikes në shoqërinë e njerëzve të fjalës së shkruar, me natyrën shpërthyese të Klosit, të fton të kthehesh përsëri këtu dhe, nëse nuk kthehesh, ajo është e gatshme të zeri një vend të veçantë në kujtimet e tua, prej eksploratori.

  • Ne foton ne krye te faqes: Autori i reportazhit Pellumb Guri(majtas) me studiuesin Aqif Ymeri duke ecur pergjate fragmented te Rruges se Arberit/

Filed Under: Reportazh Tagged With: ne vendlindjen e figurave historike, Pellumb Gorica, reportazh, UDHËTIM

KQZ, rezultate preliminare të zgjedhjeve lokale

October 24, 2017 by dgreca

Kosovë-Sot konferencë e KQZ, rezultate preliminare të zgjedhjeve lokale/
KQZ Kosove
-Media: Këto janë votat përfundimtare në nivel të Kosovës – LDK e para. Rezultatet për asamble komunale në shtatë komunat kryesore/
PRISHTINË, 24 Tetor-Gazeta DIELLI/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot në ora 13:30 konferencë për shtyp lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë, bën të ditur njoftimi dërguar korrespondentit të Gazetës DIELLI.
Pritet të njoftohen rezultate preliminare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, të cilat vazhdojnë të publikohen e përditësohen në ueb faqen zyrtare të KQZ të Kosovës.
Sipas medias që i refereohen këtij burimi, në bazë të votave të numëruara deri më tani për asambletë komunale, si parti politike LDK del të jetë partia më e madhe në vend, duke i ikur PDK’së me 14.872 vota. Vetëvendosje shumë afër me AAK’në.
Zgjedhjet lokale të 22 tetorit e kanë nxjerrë Lidhjen Demokratike të Kosovës partinë më të madhe në vend.
Në nivel vendi, LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka marrë gjithsej 173.967 vota në zgjedhjet lokale.
Lidhja ka lënë prapa vetes Partinë Demokratike të Kosovës, që në zgjedhjet lokale ka arritur të sigurojë 159.095 vota.
Kësisoj, PDK, e udhëhequr nga Kadri Veseli, ngec pas LDK’së për 14.872 vota në nivel vendi.
Lëvizja Vetëvendosje, që doli më e votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 11 qershor, ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Partia, e udhëhequr nga Visar Ymeri, ka marrë 113.037 vota në zgjedhjet lokale të së dielës, duke u renditur e treta në nivel vendi.
Vetëvendosje ka 60.930 vota më pak se LDK, që është e para, dhe 46.058 vota më pak se PDK’ja, që zë vendin e dytë.
Jo shumë larg Vetëvendosjes ndodhet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën votimi i së dielës e ka nxjerrë partinë e katërt më të madhe në Kosovë.
Partia e kryeministrit aktual të vendit, Ramush Haradinaj, në zgjedhjet lokale ka marrë 96.102 vota në nivel vendi, shkruan Express.
 Më tej thekson se Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdimisht po publikon rezultatet e fundit në ueb faqen e saj edhe rezultatet për asamble komunale.
Në qytetin e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje për asamble ka marrë 32.81%, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës 28.54%. Pra dallimi është edhe më i vogël se në garën për kryetar, ndërmjet Abrashit dhe Shpend Ahmetit.
Në Prizren, PDK ka marrë më së shumti vota për asambe.  Kjo parti ka marrë 31.55% të votave. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje  me 16.52%. Kurse LDK-ja e cila në Prizren nuk do të jetë as në balotazh, për asamble ka arritur të marrë 15.45% të votave.
PDK kryeson edhe në asamblenë e Ferizajt. Kjo parti ka arritur të merr mbi 30% të votave, duke lënë pas vetes LDK-në me 27.64% të votave, e e trera vjen VV-ja me 16.7%.
Peja do të jetë një nga qendrat e mëdha të Kosovës e cila nuk do të shkojë në balotazh, pasi Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka arritur mbi 50 për qind të votave.
Në këtë komunë LDK-ja ka arritur të marrë 37.54% të votave për asamble, duke lënë prapa AAK-në me 26.23%.
Edhe në Gjilan LDK-ja do ta ketë numrin më të madh të asambleistëve.
33.38% të votave i ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, 19.90% Lëvizja Vetëvendosje, kurse 17.72% PDK-ja.
29.38% të votave në asamblenë komunale i ka siguruar partia e Kadri Veselit në Mitrovicë.
Në këtë qytet ku do të ketë balotazh ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, LDK-ja do të jetë e dyta me asamble pasi ka marrë 20.07% të votave.
Kurse AKR ka marrë 17.25% të votave.
Në Gjakovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 24.79% të votave për asamble, kurse Alternativa e Kusari-Lilës ka 16.76% të votave.
Pra në disa komuna, përqindjet e partive dallojnë kur bëhet fjalë për kryetar të komunave dhe për asamble, shkruan Express./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, KQZ, rezultate preliminare, të zgjedhjeve lokale

SHBA, bombarduesit strategjikë të gatshëm për luftë

October 24, 2017 by dgreca

Tensionet nga Azia në Lindjen e Mesme, kriza bërthamore me Korenë e Veriut dhe dueli me Rusinë po shtyjnë Pentagonin të marrë një vendim historik.22728777_291063141392663_2867131301472542316_n

Forcat Ajrore amerikane duhet të mbajnë bombarduesit nuklearë strategjikë në gjendje të vazhdueshme alarmi, gati për të sulmuar në disa baza. Gjenerali David Goldfein, Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, tha për web-in e Sigurisë Kombëtare Defense One, se liderët ushtarakë po detyrohen t’i përshtateshin realitetit të situatës globale në të cilën gjenden. 22687578_291063208059323_3557223619632753379_n“Bota është bërë një vend i rrezikshëm; kemi regjime që na kërcënojnë hapur për përdorimin e armëve bërthamore”, tha Gjenerali David Goldfein. Goldfein theksoi se, urdhri nuk është dhënë ende, por sipas tij ishte vetëm çështje kohe, e përgatitjet kishin nisur. Kjo lloj gatishmërie e bombarduesve nuk është parë që prej kohës së luftës së ftohtë.

22552745_291063324725978_5464209347016999080_nNë rast të dritës jeshile, një flotë bombarduesish B-52 me armë nukleare, do të viheshin në pozicione sulmi, gati për t’u nisur brenda ditës. Është parashikuar gjithashtu hapja e 9 pistave ku do të qëndrojnë në pritje mjetet gjigande, simbol i arsenalit amerikan. Ndërkohë është rinovuar edhe ndërtesa që do të presë rreth 100 ushtarakët që do të përbëjnë ekuipazhin e bombarduesve. Përpos bombardueseve, parashikohet edhe mobilizimi i mjeteve të tjera për mbikëqyrjen, inteligjencën dhe komandën e avancuar për të operuar në rast konflikti bërthamor. Njoftimi vjen pak ditë pasi kreu i CIA-s, zoti Mike Pompeo paralajmëroi se, Koreja e Veriut ishte vetëm disa muaj larg perfeksionimit të armëve bërthamore,  në gjendje për të sulmuar territorin amerikan.

By Marcus Weisgerber, Defense One.

BARKSDALE AIR FORCE BASE, La. — The U.S. Air Force is preparing to put nuclear-armed bombers back on 24-hour ready alert, a status not seen since the Cold War ended in 1991.That means the long-dormant concrete pads at the ends of this base’s 11,000-foot runway — dubbed the “Christmas tree” for their angular markings — could once again find several B-52s parked on them, laden with nuclear weapons and set to take off at a moment’s notice. “This is yet one more step in ensuring that we’re prepared,” Gen. David Goldfein, Air Force chief of staff, said in an interview during his six-day tour of Barksdale and other U.S. Air Force bases that support the nuclear mission. “I look at it more as not planning for any specific event, but more for the reality of the global situation we find ourselves in and how we ensure we’re prepared going forward.” Goldfein and other senior defense officials stressed that the alert order had not been given, but that preparations were under way in anticipation that it might come. That decision would be made by Gen. John Hyten, the commander of U.S. Strategic Command, or Gen. Lori Robinson, the head of U.S. Northern Command. STRATCOM is in charge of the military’s nuclear forces and NORTHCOM is in charge of defending North America. Goldfein, who is the Air Force’s top officer and a member of the Joint Chiefs of Staff, is asking his force to think about new ways that nuclear weapons could be used for deterrence, or even combat. “The world is a dangerous place and we’ve got folks that are talking openly about use of nuclear weapons,” he said. “It’s no longer a bipolar world where it’s just us and the Soviet Union. We’ve got other players out there who have nuclear capability. It’s never been more important to make sure that we get this mission right.” During his trip across the country last week, Goldfein encouraged airmen to think beyond Cold War uses for ICBMs, bombers and nuclear cruise missiles.     Për “Diell-in”, Shefqet Kërcelli

Filed Under: Politike Tagged With: bombarduesit strategjikë, SHBA, Shefqet Kercelli, të gatshëm për luftë

PËRFUNDOI EDICIONI I 21-TË I FNP “DITËT E NAIMIT”

October 24, 2017 by dgreca

1 ok ÇmimiNga Dimal Hadri-Tetovë,/

1 Tetove

Është mbyllur Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili u mbajt prej 19-22 tetor 2017, në Tetovë dhe në Pogradec. Ate e karakterizoi një program i ngjeshur letrar, artistik dhe kulturor. U mbajtën dy lexime letrare, u promovuan 6 libra të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”, si dhe u bënë vizita të ndryshme në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës dhe të Pogradecit.Në Edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës, si: Xhorxh Uallas (SHBA), Riki Daskal (Izrael), Gustavo Vega (Spanjë), Tonia Passola (Kataloni), Nivedita Lakhera (Indi), Poul Lynggaard damgaard (Danimarkë),  Giuseppe Napolitano (Itali), Dinos Koubatis (Greqi), Abel D Andrea (Porto Riko), Silke Liria Blumbach (Gjermani), Sema Guler (Turqi), Milosava Pavloviç (Serbi), Anton Baev  dhe Elka Dimitrova (Bullgari), Slavica Gaxhova dhe Marta Markoska (Maqedoni), Belfjore Qose dhe Arjan Kallço (Shqipëri), Bardh Frangu, Migena Arllati dhe Ndue Ukaj (Kosovë), Iljaz Osmani dhe Ekrem Ajruli (Maqedoni).Hapja e ceremonisë së Edicionit të XXI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë përmes një performance të bukur fishekzjaresh, para qendrës së kulturës  “Naim Frashëri”, në Tetovë. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, laureati amerikan Xhorxh Uallas, zonj. Teuta Arifi Komunës së Tetovës dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, një delegacion nga Komuniteti Bektashian vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit “Naim Frashëri”…Në hyrje të Qendrës së Kulturës, publikut edhe në këtë hapje iu dhurua Antologjia e këtij edicioni dhe pesë libra e tjerë të rinj të Festivalit.

Hapjen e Edicionit jubilar e bëri, drejtori i Festivalit, z. Shaip Emërllahu, i cili tha se, “Botën vazhdojnë ta shoqërojë një dis’harmoni, një kaos që herë herë është i përmasave shumë shqetësuese. Ky dimension disharmonie të kujton mitin e Abilit dhe Kabilit, ku vëllai vret të vëllanë dhe nis rruga e një lufte në mes të mirës e të së keqes. Për të bërë peshoren të anojë nga e mira shoqëria ka njohur projekte profetësh dhe libra të shenjtë, të cilët kanë luajtë një rol të rëndësishëm për të bërë një botë më të mirë. Më vonë vijnë krijuesit e arteve, të letërsisë, poezisë, të cilët me forcën e vet ndikojnë të përsoset shoqëria, njeriu, duke e bërë një botë më humane, më fisnike, më të përkryer… ku pushtetin ta ketë dashuria dhe harmonia e natyrës. Edhe operatori kulturor yni “Ditët e Naimit” ka këtë mision, i cili me aktivitetet e ndryshme letrare, muzikore, të artit pamor e artistik për më se dydhjetëvjeçarë ka luajtë rolin në humanizimin e njeriut, në ndërtimin e një bote më të mirë.

Në hapje të këtij Edicioni, aktori Arsim Kaleci, recitoi poezinë “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit, ndërsa një pikë muzikore me piano ekzekutoi, pianistja e talentuar, Biondina Selami.

Në orën e madhe letrare ‘Globi poetik’, poetët nga vendet e ndryshme lexuan poezitë e tyre, ndërkaq kryetari i Jurisë, Ndue Ukaj, lexoi motivacionin. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu ia dorëzoi laureatit çmimin e madh ‘Naim Frashëri’ që jepet për “Vlera të larta estetike dhe artistike”, si dhe ia akordoi titullin Anëtar Nderi të Festivalit, poetit të njohur amerikan Xhorxh Uallas.

Me këtët rast, laureati taivanez Lee, pasi falenderoi organizatorët dhe Jurinë për dhënien e këtij çmimi të lartë të Festivalit, theksoi se, “Pasi falenderoj Jurinë e Festivalit, ai tha se, është një nder i madh për mua të nderohem me këtë çmim letrar, që bart emrin e poetit kombëtar shqiptar Naim Frashëri…”

Titullin e lartë, Anëtarë Nderi të Festivalit, deri tani, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare (Shqipëri), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray, (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA), Tua Forsstrom (Finlandë), Athanase Vantchev de Thracy (Francë), Sebastiano Grasso (Itali), Kuei shien Lee (Taivan) etj . Në këtë edicion, poetit grek Dino Koubatis, iu dha titulli i lartë Anëtar Nderi i Festivalit, për kontributin e dhënë në letërsi.

Në ditën e dytë të Programit, në lokalin e artistëve “Oda” u bë përurimi i gjashtë titujve të rinj të shtëpisë botuese “Ditët e Naimit”. Libri i punimeve të Konferencës shkencore, që u mbajt vitin e kaluar, në 20 vjetorin e këtij operatori kulturor e letrar me titull “Ndërkomunikimet kulturore – ‘Ditët e Naimit’ dhe poeti kombëtar Naim Frashëri”, ku janë përfshirë kumtesa të poetëve dhe studjuesve të huaj dhe shqiptarë. Pastaj, libri me tregime i poetes Silke Liria Blumbach, “Një vit pas vdekjes sime”, me parathënie të poetit Moikom Zeqo, i poetit italian Xhuzepe Napolitano “Tetova e Poezisë”, të përkthyer nga poeti dhe përkthyesi Arjan Kallço, i poetes indiane Nivedita Lakhera, “Jastëku i ëndrrave”, të përkthyer nga Silke Liria Blumbach, i poetit shqiptar Ndue Ukaj, “Krijimi i dashurisë” dhe antologjia e poetëve pjesëmarrës të këtij edicioni “Vallëzim refugjati” e përgatitur nga Shaip Emërllahu. Për këto libra folën poetët dhe studjuesit Ndue Ukaj, Xhelal Zejneli, Remzi Salihu dhe Reshat Sahitaj.

Pasdite pjesëmarrësit u nisën për në Pogradec. Atje, ata mbajtën pjesën e dytë programit të Festivalit në bashkorganizim me Bashkinë e Pogradecit.

Programi i Edicionit të 21-të i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë “Ditët e Naimit” u mbyll me orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’, e cila u mbajt në qendrën e kulturës “Lasgush Poradeci” në Pogradec, ku poetët lexuan poezitë e tyre dhe u ndanë edhe çmimet e tjera letrare të Festivalit. Çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetes katalonase, Tonia Passola.

Çmimi letrar ‘Ditët e Naimit’, që jepet për karrierë letrare iu nda poetit shqiptar, Bardh Frangu.

Çmimin letrar për ciklin më të mirë poetik ‘Oaeneumi’ e mori poetja shqiptare, Belfjore Qose.

Çmimin letrar  ‘Qiriu i Naimit’ për poezinë më të mirë iu dha poetes turke, Sema Guller.

Në ditën e tretë poetë pjesëmarrës vendosën buqete lulesh te shtatorja e poetëve, Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Në sheshin e poetëve, drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, ia dorëzoi edhe mirënjohjet kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe zevendeskryetarit të Bashkisë, Avdulla Cano të dhënë për ndihmesën e dhënë për organizimin e Festi. Ata, më pas vizituan disa monumente kultuore dhe historike të qytetit të Pogradecit, pastaj Drilonin, Ohrin dhe Strugën.

Drejtoria e Festivalit edhe në këtë edicion botoi antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës, ‘Ti shfaqesh si ishull”, të përgatitur nga Shaip Emërllahu.

Në 21 vjetorin e Festivalit, Drejtoria ndau Mirënjohje për kontributin e dhënë në plotësimin e programit me vepra muzikore dhe ngritjen e Festivalit, Jeton Pustinën, Naser Dulen, Shkëlzen Pajaziti dhe Biondina Selami. Festivalin e udhëhoqi moderatorja Arlinda Zymeri. Poezitë në gjuhën shqipe i lexoi aktori Arsim Kaleci, kurse me kitarë i shoqëroi Naser Dula. Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë,  Bashkia e Pogradecit dhe sponzorët, “Logos A” e restorant “Kurtishi”.

 

Dimal Hadri

 

Tetovë, 23 tetor 2017

Filed Under: Opinion Tagged With: “DITËT E NAIMIT”, Dimal Hadri, PËRFUNDOI EDICIONI I 21-TË I FNP

FESTIVALI I 27-te SHQIPTAR NE NJU JORK

October 23, 2017 by dgreca

1 Festivali– E SIGUROVE BILETEN PER FESTIVALIN SHQIPTAR, NGJARJEN KULMORE KULTURORE TE VITIT ? MOS E HUMB RASTIN! SHQIPERIA ETNIKE NE SKENE. ARTISTE PROFESIONISTE E AMATORE, FEMIJE TE LINDUR NE AMERIKE, DO TE KENDOJNE SHQIP E DO TE FALLZOJNE VALLET E MAGJISHME TE TREVAVE SHQIPTARE, QE NGA LUGINA E PRESHEVES E DERI NE CAMERI….FESTIVALI I KUSHTOHET HEROIT KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU.

Filed Under: Featured Tagged With: FESTIVALI I 27-te SHQIPTAR, ne Nju Jork

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT